Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    qka dreqin je kap bre kush e ka vra Drinin,tek e fundit kush dreqi je ti per me fol per to,per me fol per Drinin duhesh me u qu ne kemb,se nje Drin edhe nje AB-e e ka pas kosova,turp te kesh.
    e ku ishe ti kur u vra Adem Jashari,duke shiku nga ana e serbeve apo duke u fsheh ner dimija te grave,te lutna.
    e more brari po gabim e paske nikun jo brari por bari,edhe barinjet qe ruajn dhent dine ma mire se ti,more qetnik serbi.
    ylli i mëngjesit

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    TMK-ja me punën e saj të shkëlqyeshme ka bërë përparim të madh në përmbushjen e standardit të tetë Janë 8 qëllime të standardit të 8 të cilat duhet përmbushur për t’i arritur objektivat kryesore ; TMK-ja të veprojë në përputhje të plotë me ligjin dhe të operojë në mënyrë transparente profesionale dhe të disiplinuar, duke përfaqësuar të gjithë popullin e Kosovës.
    Në këtë drejtim TMK-ja ka treguar progres të lartë në raport me aspektet që ndërlidhen me prioritetet e standardit të 8. Kështu u tha sot në debatin publik të organizuar nga Fondacioni Gjerman për Shoqëri Civile “ Fridrih Erbert dhe Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe TMK-së.

    Në debat, përveç përfaqësuesve të shoqërisë civile morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, UNMIK-ut, KFOR-it dhe TMK-së.

    Duke folur për të arriturat e TMK-së në plotësimin e standardit të 8, gjeneral brigade Kadri Kastrati, tha se vlerësimi i UNMIK-ut dhe KFOR-it është se TMK-ja ka arritur një progres të madh në përmbushjen e standardit të 8.

    Kastrati tha se TMK-ja në strukturat e veta ka edhe minoritete të cilat shumë mirë janë pritur dhe kryejnë detyrat duke pasur një tretman të barabartë me të tjerët.

    Ndërkaq, koordinatorja e UNMIK-ut, për TMK-në Helen Garden, tha se TMK-ja me punën e saj të shkëlqyeshme ka bërë përparim të madh në përmbushjen e standardit të tetë.

    “TMK-ja ka punuar shkëlqyeshëm dhe kështu ka shënuar një përparim në plotësimin e standardit të tetë. Kjo dëshmohet sidomos me përfshirjen e minoritarëve në radhët e TMK-së duke bërë atë një shoqëri shumetnike. TMK-ja po punon në arritjen e dhjetë përqindëshit të kërkuar, por në këtë duhet tëandihmojnë edhe ndërkombëtarët”, ka thënë koordinatorja Gerden.

    TMK-ja tani numëron 3 mijë e 500 pjesëtarë aktivë dhe 2000 rezervë aktive. Për pjesën rezervë për çdo vit organizohen trajnime të ndryshme. Si rezultat i punës, angazhimit dhe kryerjes së shumë projekteve dhe ngritjes profesionale, krijimit të një disipline dhe të një atmosfere të punës, TMK-ja në shumë sondazhe të organizuara nga organizata të ndryshme, zë vendin e parë të besueshmërisë në Kosovë.

    /Mejreme Tahirukaj/

    Postuar më: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me Jun 07, 05 | 12:51 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    52 pjesëtarët të TMK-së marrin indekset e UP-së



    Prishtinë, 8 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 12 : 55

    Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Agim Çeku, tha të martën se pranimi i pjesëtarëve të TMK-së në UP, do të mundësojë në ngritjen e shkallës së arsimimit dhe përmbushjen më të shpejtë të standardeve që kërkohen për integrim në NATO.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Ushtria e kosoves egziston, kjo qe eshte, edhepse i fsjin rruget e trotuaret tona nuke është turp!
    Pse turpë ?
    Ata jan bijet tane ne mbrojtje te popullit. turpe do ishte nese do shkonin ti fshinin rruget e serbise si dikur qe ç'ka ju thonin ne ushtrin e huaj shqiptaret e vuanin, apo mos keni harruar.
    Te punosh pere vend tendin s'eshte aspake marre.

    Na ruajt zoti TMK-në qe besoj se do te behet ushtri e profesionalizuar si te tjerave shtete.
    Prandaj ne bisedimet rrethe statusit te kosoves nuk duhet lshua pe fare kur te vjen ne pytje ushtrija jonë.

    I ruajt zoti ushtaret tone.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përfunduan kursin për të drejtat e njeriut 30 pjesëtarë të TMK-së

    30 pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, përfunduan sot në Prishtinë kursin intensiv njëmujor, me temën “të drejtat e njeriut”. Ky kurs, është organizuar nga Qendra Juridike, në kuadër të Fakultetit Jurdik. Gjatë kësaj periudhe, pjesëtarët e TMK-së, kanë përcjellur ligjërata nga profesorë eminenet vendorë dhe të huaj në lëmin e të drejtave të njeriut si dhe dokumentare të ndryshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave njerëzore.


    Kolonel Ramë Arifaj nga Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, shfaqi shpresën se pjesëmarrësit në këtë trajnim, njohuritë e arritura do ti bartin tek pjesëtarët tjerë të TMK-së.


    RTK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    TMK organizon aktivitete të shumta për festën e Ditës së Flamurit


    Prishtinë, 24 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 14 : 52

    Me rastin e festave të 28 nëntorit –Ditës së Flamurit, datëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK –së, pjesëtarët e TMK-së do t’i shënojnë me një sërë aktivitetesh, ka thënë të enjten në një konferencë për media, zëdhënësi i TMK-së Shemsi Syla.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Komandanti i TMK-së nesër niset për vizitë në SHBA


    Prishtinë, 25 nëntor 2005 (Kosovapress) Time: 18 : 00

    Komandanti i TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çeku, të shtunën, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë ushtarake të TMK-së, që do të mbahet në kazermën “Adem Jashari”, do të udhëtojë për një vizitë pune në SHBA, me ç’rast do të ketë takime të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, Pentagon dhe do të vizitojë edhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Amerikanët ndihmojnë TMK-në në logjistikë


    Prishtinë, 5 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 12 : 52

    Ushtria e Shteteve të Bashkuara Amerikane i ka dhënë të hënën në formë donacioni dy autobusë TMK-së, të cilët do të përdoren në fushën e logjistikës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Limaj lavdëron kontributin e TMK-së për përparimin e proceseve në Kosovë


    Prishtinë, 21 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 16 : 57

    Fatmir Limaj ka vizituar të mërkurën SHP të TMK-së me ç’rast është pritur nga komandanti i saj, gjenerallejtënant Agim Çeku dhe eprorët tjerë të lartë. Gjeneral Çeku me këtë rast në emër të të gjithë pjesëtarëve të TMK-së, shprehu kënaqësinë që Fatmir Limaj e Isak Musliu u shpallën të pafajshëm nga Tribunali i Hagës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Lidershipi kosovar kërkon që në themel të FSK-së të qëndrojë TMK-ja

    Pakoja e prezantuar të premten nga ndërmjetësi ndërkombëtar, Martti Ahtisaari edhe zyrtarisht “promovon” idenë për formimin e një force të re mbrojtëse të Kosovës të quajtur Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila “anashkalon” institucionin më të respektuar për shtatë vitet e kaluara në Kosovë, Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Davius, ketu ne kete pike une nuk jam i pajtimit qe te shuhet TMK-ja.
    Nese e lexoni me vemendje tekstin e Ahtisarit ne lidhje me Policine dhe sigurimin e kufijve dhe qytetarve te kosoves atehere aty do hasim ne kete pike te demshme per shqiptaret nese ne zonen veriore me shumice serbe te zgjidhen polic serbe te cilet, kuptohet do ta kene edhe vijen kufitare me serbine ne dor, e nga ketu edhe vjen rreziku e jo nga qafe Morina !
    Ju kujtohet se si e bene serbet republiken e kraines ne kroaci, republiken serbe ne bosnje e tani prite republiken serbe te kosoves ne veri.
    Une kam frike se do kete konflikte dhe pasoja te renda ky plani i Ahtisarit.
    E vetmja gje do na shpetoje qe te shpallnim pamvarsine sa me shpejte ku do na njohi amerika, perndryshe keq i kemi punet se duhet filluar nga zeroja si duket.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •