Prej kohësh kam menduar ta hap këtë temë, por bija në siklet si ta titulloja. Një herë më shkoj ndërmend ta titulloja:
1. Kush po na vret dashurinë për atdheun. ( prej kësaj hoqa dorë se m'u duk fort e ashpër )
mandej mendova ta titulloja pak si në stilin folklorik "Larg syshë, por afër zemrës"... edhe prej kësaj hoqa dorë...
Ajo që më shtyri për ta hapur këtë temë qe rasti pasi lexova temën "Cka më mësoi emigrimi". Nga shkrimet pashë se të gjithë kishin nostalgji për atdheun, natyrisht siç kam edhe unë, por asnjërin nuk e pashë të thoshte se do të kthehem në atdhe, ashtu siç nuk po bëj as unë. Paramendo sa e vështirë është të kesh dashuri kaq të madhe për diçka dhe nga ana tjetër mos të bësh ballë ta realizosh ( duke duruar 100 mënxyra në dhe të huaj).
Vallë ku është arsyeja?
Thuajeni hapur!
Me nderime,
Adem Gashi, mësues
Danimarkë
Krijoni Kontakt