Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    William Walker, admirues i Sali Berishes

    Tuneli u kry,

    William Walker: "Rruga, nje investim per integrimin"
    Fjoraldi Zguro
    E Diele, 31 Maj 2009

    Diplomati i shquar amerikan, Uiljem Woke (William Walker), vlereson se anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte nje arritje monumentale e qeverise shqiptare. Sipas tij, kjo jep me shume shanse per heqjen vizave me vendet e BE-se dhe anetaresimin ne familjen evropiane ne nje te ardhme te afert. Me karriere te gjate dhe ne Ballkan, i njohur vecanerisht per shqiptaret dhe per kontributin e tij ne ceshtjen e Kosoves, Walker, ne nje interviste per Tv Klan, thote se reformat ekonomike, masat kunder korrupsionit, kunder krimit, kane qene pozitive. Sot (e Diel), ai do te jete ne perurimin e tunelit te rruges Durres-Kukes, qe bashkon Shqiperine me Kosoven dhe shprehet se eshte i impresionuar nga kjo veper qe ia kushton Sali Berishes.

    Shqiperia eshte tashme anetare me te drejta te plota e NATO-s. A eshte kjo nje arritje?

    Mendoj se eshte nje arritje shume e madhe, absolutisht. Isha ne Uashington kur erdhi kryeministri juaj perpara se ju zyrtarisht te beheshit pjese e NATO-s, dhe ne u takuam me senatorin Lugar, i cili eshte nje senator amerikan shume i respektuar dhe ai uroi Shqiperine, uroi Sali Berishen per kete arritje. Eshte monumentale. Mendoj se kjo do te thote se ju jeni tani nje partner me te drejta te plota ne Evrope, jeni partnere me Britanine e Madhe, Gjermanine, Francen dhe te gjitha keto vende qe kane qene partnere te NATO-s qe nga fundi i luftes. Mendoj se eshte nje arritje shume e madhe per qeverine.

    Muajin e kaluar gjithashtu, Shqiperia aplikoi per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin e Evropian. Si e shihni kete?

    E njejta gje. Te gjithe e dine qe Evropa po behet gjithmone e me shume e integruar, gjithmone e me shume pa kontrolle kufijsh, pa probleme me pasaportat, me vizat, dhe per Shqiperine anetaresimi ne NATO e po ashtu ne BE eshte pjese moderne e nje Evrope moderne, cka eshte e mrekullueshme.

    Sa afer mendoni se do te jete dita kur Shqiperia do te jete pjese e BE?

    Mendoj se po vjen, heret apo vone, personalisht mendoj se eshte e mrekullueshme qe ne linjen e anetaresimit ne NATO ju keni kaluar perpara disa vendeve te tjera si Serbia, te cilet mendonin se do te ishin te paret qe do te anetaresoheshin. Mendoj se eshte nje arritje shume e madhe. Une me te vertete uroj Sali Berishen dhe qeverine per ato qe kane bere gjate viteve te fundit. Kam ardhur ne Tirane 4 here, hera e pare gjate luftes ne Kosove, dhe sa here qe vij shoh permiresime, por gjate 3-4 viteve te fundit ju jeni ngritur lart. Dhe anetaresimi ne NATO dhe aplikimi per statusin e vendit kandidat ne BE mendoj se eshte nje indikator qe tregon se sa te suksesshem keni qene.

    Po ne lidhje me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare?

    Per sa u takon reformave ekonomike, marrja e masave kunder korrupsionit, kunder krimit, sa here qe kthehem une degjoj me shume lajme pozitive. Kjo ka ndodhur e gjitha gjate viteve te fundit. Keshtu qe, serish une jam nje admirues i Sali Berishes, jam admirues i qeverise, dhe mendoj se ata pa dyshim po bejne nje pune shume profesionale, po bejne shume qe te jene si pjesa tjeter e Evropes. Ne fakt, ashtu sic e shoh une, ekonomia juaj po vazhdon te rritet kur pjesa tjeter e Evropes nuk e gezon kete rritje. Pese, gjashte apo shtate vjet me pare nuk besoj se do t'ju besonte dikush ne rast se do t'i thoshit qe kjo do te ndodhte. Une mbaj mend qe kur erdha per here te pare ketu gjate luftes, 1998 fillimet e 1999, u ula ne aeroportin e Tiranes me nje helikopter nga Kosova. Isha i shokuar. Kjo eshte Evropa? Dhe tani une vij ne aeroportin tuaj te ri e modern, ne neser do te kemi nje tunel dhe nje autostrade. Jam shume i impresionuar me ato qe ka bere gjate viteve te fundit. Dhe keto ia dedikoj Sali Berishes.

    Permendet tunelin dhe autostraden, cfare do te thote ndertimi i nje vepre te tille infrastrukturore, per Shqiperine dhe rajonin?

    Pak minuta me pare ne po flisnim per tunelin, per autostraden dhe kjo me thane qe eshte dera kryesore e Shqiperise drejt Evropes. Dhe une them: Eshte po ashtu edhe dera e Evropes drejt Shqiperise. Mendoj se eshte nje ide e mrekullueshme. Une nuk kam qene ketu, por e kuptoj, qe qeveria juaj ka pasur shume kritika, shume njerez menduan se ishin para te harxhuara kot, qe ju kishit gjera te tjera qe duhet te benit sesa te ndertonit nje autostrade, por une mendoj se do te jete nje sukses shume i madh. Serish, ne integrimin e Shqiperise jo vetem me Kosoven, me ate pjese, me Ballkanin por edhe me pjesen tjeter te Evropes, dhe te sjelle evropianet nga vendet e tjera ketu. C'mund te them? Kush e mendoi kete projekt, i takon merita. Nuk jane para te hedhura kot, jam i bindur per kete. Ne kemi pasur nje president Tedi Rusvelt dhe ai kishte nje ide per ndertimin e nje kanali nga Atlantiku ne Paqesor, Kanali i Panamase, dhe te gjithe i thane: Je i cmendur, eshte nje harxhim parash. Por sa shume ka bere jo vetem per SHBA-ne, per Panamane por edhe per te gjithe boten, ai kanal eshte nje xhevahir. Dhe une jam absolutisht i sigurt se autostrada nga ketu ne Kosove do te sjelle perfitime ekonomike. Jo vetem per Shqiperine, per Kosoven, por per gjithe pjesen tjeter te Evropes.

    Ju keni qene disa here ne Shqiperi, a shihni ndryshime?

    Mezi po pres te uroj Sali Berishen per vizionin qe ka, por jo vetem per autostraden, por edhe per ekonomine, luften ndaj korrupsionit ku une besoj se shume para jane kursyer per te eliminuar disa nga praktikat me te keqija por po ashtu une kam ndjenjen duke folur me shqiptaret, se njerezit ndihen me te qete ne rruge. Eshte nje qytet tjeter nga ai qe pashe disa vite me pare. Jam shume i impresionuar. Kam folur me njerez te tjere ne Uashington per eksperiencat e tyre kur kane qene ketu dhe kushdo qe ka qene ketu pak vite me pare, 10 vjet me pare ata flasin per nje Shqiperi ndryshe.

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ku eshte admirimi ketu, apo mi ka mbyllur site "obsesioni" anti-berishe???

    sa per termin "impresionues", diplomatet e perdorin si element asnjanes, per te mos u pozicionuar - ashtu i kane folur ramizit, po ashtu salis, ashtu tosit e prap salis ...

    artikulli i mesiperm - limonate freskuese, me terma as mish as peshk, per fushate elektorale -fresk ...

  3. #3
    e ėmbėl - pa sheqer :) Maska e Yllėza*
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    2,315
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ku eshte admirimi ketu, apo mi ka mbyllur site "obsesioni" anti-berishe???

    sa per termin "impresionues", diplomatet e perdorin si element asnjanes, per te mos u pozicionuar - ashtu i kane folur ramizit, po ashtu salis, ashtu tosit e prap salis ...

    artikulli i mesiperm - limonate freskuese, me terma as mish as peshk, per fushate elektorale -fresk ...

    Nuk besoj se William Walker perdor terme si elemente asnjejese per te mos u pozicionuar, perderisa ne Shqiperi erdhi nga Kosova ku la nje mori kritikash per qeverine kosovare.
    Thank God I'm a woman!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ku eshte admirimi ketu, apo mi ka mbyllur site "obsesioni" anti-berishe???

    sa per termin "impresionues", diplomatet e perdorin si element asnjanes, per te mos u pozicionuar - ashtu i kane folur ramizit, po ashtu salis, ashtu tosit e prap salis ...

    artikulli i mesiperm - limonate freskuese, me terma as mish as peshk, per fushate elektorale -fresk ...
    Pikrisht obsesioni te ka verbua dhe nuk shef realitetin,amerikanet vetem shqiptaret i duan,kurse shqiptaret e duan ameriken.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    DUAJE SI VETEN, sigurisht qe ti ka mbyllur syte urrejtja e verber qe e ke per kryepatriotin dhe kryeshqiptarin Sali Berisha, urrejtje qe te eshte mbjellur padrejtesisht nga hienat e kombit sic eshte Edvin Rama dhe disa te tjere.
    Perndryshe, lexoje me vemendje dhe e sheh ku thote William Walker se eshte admirues i Berishes.
    Ja lexoje paragrafin se po ta sjell prap e shpresoj qe kesaj here te mos verberohesh........ Po ne lidhje me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare?

    Per sa u takon reformave ekonomike, marrja e masave kunder korrupsionit, kunder krimit, sa here qe kthehem une degjoj me shume lajme pozitive. Kjo ka ndodhur e gjitha gjate viteve te fundit. Keshtu qe, serish une jam nje admirues i Sali Berishes, jam admirues i qeverise, dhe mendoj se ata pa dyshim po bejne nje pune shume profesionale, po bejne shume qe te jene si pjesa tjeter e Evropes.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339

    bashkim kombetar

    Sot eshte nje dit e madhe historike per mbar popullin dhe kombin shqipetare.Sot eshte realizuar endera shekullore mbar shqipetare dhe endera mbar kombetare ne realitet.Urime te perzemerta mbar popullit shqipetar kudo qe ata jetojn.Zoti e bekofte shqiperin , Zoti e bekoft Kosoven dhe popullin mbar shqipetar kudo qe jane.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Nje Diplomat si ky, qe e ka deshmuar veten ne te mire te Shqipetarve, normal se do jet admirues i Berishes.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Shume gjera flasin vete dhe nuk ka nevoje te na i tregoje Walker. Por ato marrin nje rendesi te vecante kur i konfirmon nje dipllomat karriere e kalibrit te Walker. Me siguri tani komunistet e forumit do mundohen ta nenvleftesojne dhe ta nulizojne.Bile nuk eshte cudi qe te thone qe e ka fut Sala te flase .......

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin

    Ndonjehere dhenia e shpejt e gishtave tregon te verteten e hidhur. Nga e dije ti qe te tjeret mund te perpiqen ta nenvleftesojne apo ta nulizojne kete, dhe aq me teper te thone se e ka fut Sala te flase?! Une psh qe jam asnjanese ne politike, me shkoi ndermend dicka e tille tani qe lexova ca ke shkruar ti dhe aspak me pare. Mos ndoshta jeni ju qe i mendoni dhe ne fakti i ushtroni keto gjera zoteri, por nga ana tjeter akuzoni te tjeret?!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ndonjehere dhenia e shpejt e gishtave tregon te verteten e hidhur. Nga e dije ti qe te tjeret mund te perpiqen ta nenvleftesojne apo ta nulizojne kete, dhe aq me teper te thone se e ka fut Sala te flase?! Une psh qe jam asnjanese ne politike, me shkoi ndermend dicka e tille tani qe lexova ca ke shkruar ti dhe aspak me pare. Mos ndoshta jeni ju qe i mendoni dhe ne fakti i ushtroni keto gjera zoteri, por nga ana tjeter akuzoni te tjeret?!
    Infinit......ne qofte se ke ndonje gje per temen thuaje dhe mos u merr me brockulla. Sa here shkruan ketu do merresh me replika. Shkrime shterpe dhe kaq. Nuk kam ndermend te replikoj me ty se nuk dua te humb kohe. Do ti injoroj dhe nuk do ti lexoj fare shkrimet e tua, ashtu sic bej per postet e Aulones, nuk ka asnje dobi kur i lexon. Keshtu ti mund te shkruash cfare te duaash tani e tutje .......

  11. #11
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    Infinit......ne qofte se ke ndonje gje per temen thuaje dhe mos u merr me brockulla. Sa here shkruan ketu do merresh me replika. Shkrime shterpe dhe kaq. Nuk kam ndermend te replikoj me ty se nuk dua te humb kohe. Do ti injoroj dhe nuk do ti lexoj fare shkrimet e tua, ashtu sic bej per postet e Aulones, nuk ka asnje dobi kur i lexon. Keshtu ti mund te shkruash cfare te duaash tani e tutje .......
    Flm...me dashje apo pa dashje thjesht vertetove ate c'ka shkruajta me lart, qe eshte se ju jeni thjesht akuzues medioker per gjera qe i beni vete.

    Citim Postuar mė parė nga beni67
    Shume gjera flasin vete dhe nuk ka nevoje te na i tregoje Walker. Por ato marrin nje rendesi te vecante kur i konfirmon nje dipllomat karriere e kalibrit te Walker. Me siguri tani komunistet e forumit do mundohen ta nenvleftesojne dhe ta nulizojne.Bile nuk eshte cudi qe te thone qe e ka fut Sala te flase .......
    FYI, nje shkrimi skandal si ky i joti me siper qe btw nuk thote asgje rreth temes, vetem ate lloj replike mund te besh.

    Ah po, nqs nuk e ke kuptuar akoma, je ne nje forum ku behet debat dhe replike dhe jo ledhatime partiake qe te pelqejne ty apo atyre per te cilet propagandon.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne 4 vitet e ardhsme berisha tha do ujdis ceshtjen e pronave..
    ne e lencin..sigurisht..

    ne fakt nje gje duhet te behet.. se populli do nje qeverisje te sherbeses sic tha berisha por qe nuk u realizua..
    pra te kemi nje shtet ku qytetari i kryen fet e fet hallet me shtetin.. pra nje administrate ku shteti te ndihmon e nuk te lodh e derrmon e sorrrolat me varavingo pa fund..
    pra te kemi nje shtet ku qytetari i thjeshte ti kryej hallet e tij te pakten me 1 te dhjeten e shpejtesise qe i kryejn hallet me shtet militantet socialiste.. ne cdo stine e kohe e legjislature.. e pamvaresisht se kush eshte kryeminister e kryetar bashkie.. a shef i x y zyre e drejtorie..
    sdi a me kuptoni..

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    asgje ne kete interviste nuk flet per kurfare admirimi per kryeministrin....
    perkundrazi ai ngeh ne pah vleren e kesaj vepre e cila zhvillon infrastrukturen dhe afron njerzit
    noshta ai flet me nje pasion qe ka per shqiptaret dhe tragon dsashamiresine e tij kundrejt tyre duke ia veshur klases politike drejtuese ne keto momente por besoj se si nje njeri me kulture dhe me nje shkalle njohje te larte te rajonit keto ndryshime por sidomos ndryshimi i konceptit (nga kjo klase politike) per zhvillim dhe ngritjen e veprave madhore dhe c'perfytyrimi i se vjetres i kane bere pershtypje dhe me delikatese e tregon ate....
    NJE NJERI QE SHQIPTARET DUHET TA VLERESOJNE, RESPEKTOJNE E TA MBAJNE AFER.....
    AI ESHTE NJE MIK

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Citim Postuar mė parė nga cool_shqype Lexo Postimin
    asgje ne kete interviste nuk flet per kurfare admirimi per kryeministrin....
    perkundrazi ai ngeh ne pah vleren e kesaj vepre e cila zhvillon infrastrukturen dhe afron njerzit
    noshta ai flet me nje pasion qe ka per shqiptaret dhe tragon dsashamiresine e tij kundrejt tyre duke ia veshur klases politike drejtuese ne keto momente por besoj se si nje njeri me kulture dhe me nje shkalle njohje te larte te rajonit keto ndryshime por sidomos ndryshimi i konceptit (nga kjo klase politike) per zhvillim dhe ngritjen e veprave madhore dhe c'perfytyrimi i se vjetres i kane bere pershtypje dhe me delikatese e tregon ate....
    NJE NJERI QE SHQIPTARET DUHET TA VLERESOJNE, RESPEKTOJNE E TA MBAJNE AFER.....
    AI ESHTE NJE MIK
    O shqype a di te lexosh shqip? Me siper ne interviste ai thote tekstualisht: "Keshtu qe, serish une jam nje admirues i Sali Berishes, jam admirues i qeverise, dhe mendoj se ata pa dyshim po bejne nje pune shume profesionale, po bejne shume qe te jene si pjesa tjeter e Evropes"

Tema tė Ngjashme

  1. Nderohet denoncuesi i masakrave serbe nė Kosovė, William Walker
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 10:42
  2. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  3. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22
  5. "Nano Ik", protesta sėrrisht nė Bruksel
    Nga Asteroid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •