Dr. Adem Harxhi

Pornografia pėr fėmijė nė internet ka marrė pėrhapje tė jashtėzakonshme. Ajo dėmton jo vetėm ata fėmijė qė abuzohen seksualisht nė imazhet pornografike, por edhe tė gjithė fėmijėt e tjerė, qė i shikojnė kėto imazhe porno. Imazhet e abuzimit seksual nė internet janė tė shumtė dhe ato, fėmijėt kudo qė janė, i gjejnė me lehtėsi, ēdo ditė qė hapin kompjuterin pėr aktivitetet e tyre normale.

Duke qenė se pornografia nė internet i prek tė gjithė fėmijėt, shqetėsimi pėr tė duhet tė jetė i tė gjithėve: i prindėrve, i mėsuesve, i prokurorėve, i gjykatėsve, i policėve, i ligjvėnėsve, pra i tė gjithė shoqėrisė dhe shtetit.

Fėmijėt i gjejnė me lehtėsi materialet pornografike nė internet. Pėr tė gjetur ato, nuk ka nevojė tė bėhesh anėtar i ndonjė klubi, as tė kėrkosh pėr website pornografike.

Ato trafikohen pa parį dhe shumica e fėmijėve e dinė mirė se ku t'i gjejnė kėto materiale nė internet. Ata i gjejnė, i pėrdorin dhe i shkarkojnė ato rregullisht, njėsoj siē bėjnė me muzikėn dhe filmat.

Imazhet pornografike nė internet, kanė pasoja negative tė mėdha tek fėmijėt dhe, mė e keqja ėshtė se prindėrit nuk dinė fare qė fėmijėt i shikojnė kėto materiale.

Ata i shikojnė kėto imazhe pornografike qė kur janė akoma nė moshėn e zhvillimit tė tyre tė gjithanshėm. Kjo ėshtė arsyeja pse dėmi i pornografisė ėshtė dhe mė i madh tek fėmijėt se sa tek tė rriturit.

Ekspozimi i fėmijėve me materialet pornografike bėn qė ata tė rriten seksualisht perversė pėr veten e tyre dhe pa asnjė dyshim, perversė nė marrėdhėniet me shokėt dhe shoqet e tyre.

Kjo do tė thotė tė rriten me personalitet tė shkatėrruar, sepse, siē dihet, seksualiteti ėshtė pjesė me shumė rėndėsi e personalitetit tė personit.

Pra, fėmijėt qė shohin pornografi rriten me personalitet dhe seksualitet pervers. Kėto pasoja i ndeshim sot dhe, po qe se nuk ndėrhyjmė, do t'i shohim dhe ndeshim edhe mė shumė mė vonė.

Si ndikon pornografia te fėmijėt

Pornografia i shkatėrron fėmijėt nė shumė mėnyra:

Imazhet pornografike kanė pėr objekt seksualitetin e fėmijėve. Ato e paraqesin seksin si njė gjė tė zakonshme, qė e bėjnė tė gjithė dhe i nxitin fėmijėt tė pėrdoren pėr seks prej tė tjerėve, veēanėrisht prej tė rriturve.

Pornografia i paraqet skenat e seksit violente, nė atė mėnyrė qė ato tė duken si normale. Aktivitetet seksuale perverse, kryhen hapur dhe, fėmijėt, emocionalisht, marrin pjesė nė to, pa qenė nevoja tė jenė prezentė fizikisht. Imagjinoni, qė tė gjitha kėto shėmti i ekspozojnė fėmijėt ndaj seksit pervers, qė nė moshė fare tė re.
Ēdo prind qė dėshiron tė rrisė fėmijė tė shėndetshėm e tė edukuar mirė, duhet ta ndjejė se ėshtė detyra e tij tė bisedojė me fėmijėt pėr kėto imazhe pornografike dhe t'u shpjegojė, pareshtur, rrezikun qė vjen prej tyre.

T'ua bėjė atyre tė qartė se ky ėshtė njė aktivitet i jashtėligjshėm qė lidhet, nė radhė tė parė, me abuzimin seksual, abuzimin fizik dhe abuzimin psikologjik tė fėmijėve.

Ėshtė detyra e prindėrve, qė kurrė nuk duhet tė reshtin pėr t'i kontrolluar dhe mbrojtur fėmijėt nga pornografia. Ata duhet ta bėjnė kėtė punė vazhdimisht, edhe atėherė kur janė tė bindur se fėmijėt nuk shikojnė materiale pornografike nė internet.

Pornografia pėr fėmijėt nė internet ėshtė njė epidemi e rrezikshme

Shumica e njerėzve e mendojnė internetin si njė shpikje qė ka vetėm tė mira, qė i lejon tė qėndrojnė nė lidhje me miqtė, tė marrin informacion tė pasur dhe tė kėnaqen pėr orė tė tėra. Por, fatkeqėsisht, shumė njerėz, kudo nė botė, pa pėrjashtuar dhe vendin tonė, e pėrdorin kėtė teknologji pėr qėllime tė kėqija, pėr tė shitur pornografi pėr fėmijėt.

Ēdo ditė, nė internet qarkullojnė mė shumė se 5 milionė piktura dhe video pornografike pėr fėmijė. Mjafton kjo shifėr qė tė kuptohet ēfarė rreziku paraqet pėr fėmijėt pornografia. Qėllimi im nė kėtė artikulli ėshtė tė tregoj se ēfarė ėshtė murtaja pornografi dhe t'ju ndihmoj tė kuptoni rrezikun e saj tė madh.

Tek ne nuk ka pėrēapje tė ndjeshme nga organet shtetėrore, pėr tė luftuar kundėr pornografisė nė pėrgjithėsi, e veēanėrisht asaj nė internet, qė mbart shumė pasoja tė kėqija. Organet e prokurorisė dhe tė policisė nuk bėjnė asgjė, ose bėjnė fare pak kundėr abuzimit seksual dhe pėrdhunimit nė internet.

Keqbėrėsit nė internet shkarkojnė dhe shpėrndajnė imazhe qė tregojnė fėmijė qė abuzohen seksualisht, nė mėnyrat mė violente.

Ata janė pėrdorues dhe zotėrues tė nivelit tė lartė tė pornografisė pėr fėmijė. Ata janė kudo nė botė. Interneti nuk ka as censurė, as doganė. Ajo futet nė tė gjitha shtėpitė nga ēdo cep i botės.

Provoni, tė dashur prindėr, tė ndiqni vetėm 50 imazhe pornografike nė kompjuterin tuaj dhe kjo do tė mjaftojė qė ju tė kuptoni se ēfarė shohin fėmijėt me orė tė tėra, ēdo ditė. Kjo do tė jetė vetėm njė fillim nė drejtimin e duhur.

Kjo do tė vlejė vetėm sa ta gėrvishtni problemin. Ka mijėra keqbėrės tė rritur nė internet, nga e gjithė bota. Me siguri ka shumė tė tillė edhe nė Shqipėri.

Shtėpitė ku banojnė kėta njerėz keqbėrės, ju nuk i dini. Ato janė si apartamentet e tė gjithė njerėzve tė tjerė. Pornografia shkarkohet nė kompjuterėt qė janė nė kėto shtėpi

Nė kėto materiale ka pornografi tė mirėfilltė pėr fėmijė. Kjo do tė thotė se ka veprime seksuale. Kur them veprime seksuale, kam parasysh penetrimin seksual vaginal, anal dhe oral.

Ka pėrdhunime seksuale tė fėmijėve. Ka skena seksuale sadiste me fėmijėt, tė cilėt, tė lidhur nė mėnyrat mė tė ndryshme, pėrfshihen nė marrėdhėnie seksuale nga mė perverset. Kėto janė vetėm pak, nga gjithė ato gjėra tė tmerrshme, qė shfaqen nė pornografinė nė internet.

Ata qė prodhojnė, shpėrndajnė dhe merren me kėto materiale, janė tė tė gjitha moshave. Ato janė adoleshentė, nxėnės shkollash, tė rritur, mėsues, gjykatės, prokurorė, politikanė, predikues fetarė. Prej tyre ka qė janė vetė prindėr. Mos u ēudisni. Ata janė nga ata qė ju u besoni fėmijėt tuaj.

Si t'i mbrojmė fėmijėt nga pornografia

Sė pari, ēdo prind, nėna ose babai qoftė, duhet tė jenė vigjilentė. Ata duhet tė dinė dhe tė kuptojnė se ēfarė bėn fėmija i tyre nė kompjuter. Tė hyjnė nė websitet e fėmijėve, nė My Space, ose Facebook qė pėrdorin vazhdimisht fėmijėt dhe t'i kontrollojnė ato.

Asnjė prind nuk mund t'i thotė fėmijės ēfarė tė mos bėjė, po qe se vetė nuk di pėr ēfarė tė flasė. Prindėrit duhet tė jenė vetė tė mirinformuar dhe tė gjejnė website qė janė pėr ta. Sa mė shumė tė dinė se ēfarė bėjnė keqbėrėsit me fėmijėt tanė, aq mė mirė do tė jenė tė pėrgatitur tė marrin masa kundėr tyre.

Ēfarė ėshtė pornografia nė tė vėrtetė

Ajo nuk ėshtė vetėm imazhe. Ajo ėshtė pėrdhunim, torturė, degradim, abuzim violent e brutal i fėmijėve. Pornografia ėshtė njė vajzė, qė, akoma pa u bėrė 10 vjeē, lakuriq, luan me gishta nė privatet e saj.

Pornografi janė imazhe ekzakte tė abuzimit tė pėrsėritur. Janė krime tė paimagjinueshme. Imagjinoni vajza tė mitura, tė lidhura, qė detyrohen tė bėjnė seks me kafshėt. Dhe kėto imazhe zgjatin 45 minuta deri njė orė. Vajzat qė provojnė kėto tmerre seksuale, alarmohen, qajnė.

Imagjinoni njė fėmijė qė, nė dhomėn e tij, fshehurazi, shikon kėto imazhe nė kompjuterin e tij. Nėna, pa ditur ē'bėn fėmija, hyn me njė copė ėmbėlsirė nė duar. Ajo mendon se nė kėtė mėnyrė bėn kujdes pėr fėmijėt e saj dhe kjo ėshtė e gjitha qė duhet tė bėjė njė nėnė e mirė.

Por, a ka gjėra tė tjera qė ajo duhet tė bėjė? Patjetėr qė ka. Ajo duhet ta njohė mirė rrezikun qė ka pėr fėmijėt pornografia nė internet. Ajo duhet tė interesohet tė mėsojė tė vėrtetėn ashtu siē ėshtė dhe tė ketė informacionin e nevojshėm pėr mėnyrėn si t'i kontrollojė fėmijėt.

Kohėt e fundit, nė Indiana tė ShBA-sė, ndodhi kjo histori:

Njė skuadėr policie, e pėrbėrė nga tetė policė, zbuloi se njė ēift qė drejtonte njė kopsht fėmijėsh, kishte filmuar fėmijėt e kopshtit duke bėrė seks. Videoja zgjaste 90 minuta dhe tregonte pėrdhunime tė pėrsėritura tė fėmijėve. Kėta fėmijė ishin ata qė sapo kishin marrė kėmbėt, madje kishte edhe infantė. Kjo ishte e shėmtuar. Kjo ishte e paimagjinueshme. Por kudo ka njerėz tė sėmurė.

Ēfarė ndodhi? Dėnimet qė u dhanė pėr keqbėrėsit nuk ishin tė ashpra, ashtu siē e meritonin. Gjykatėsit, prokurorėt, ashtu si tė gjithė njerėzit e tjerė, nuk i kishin parė filmimet dhe fotografitė ku ishin regjistruar kėto raste tė pėrbindshme.

Gjykatėsit, prokurorėt dhe avokatėt qė i gjykojnė dhe i mbrojnė kėta kriminelė, qė prodhojnė dhe shpėrndajnė kėto filmime vetėm pėr kėnaqėsi tė tyre, kurrė nuk do tė marrin vendime tė drejta, po qe se nuk i dėgjojnė klithmat dhe qarjet e fėmijėve qė abuzohen. Po t'i kishin dėgjuar e shikuar kėto tmerre, ata do ta gjenin njė mėnyrė qė t'i ndalonin kėto abuzime tė pėrbindshme.

Kėto skena nuk mund tė shfaqen nė publik. Kėto nuk i bėn tė njohura as policia, sepse ato janė shumė tmerruese.

Unė pėrshkrova vetėm pak raste, dhe mendoj se edhe vetėm kėto, do tė ndihmojnė qė tė kuptohet rėndėsia e problemit. Ata qė bėjnė ligjet dhe ata qė janė ngarkuar tė zbatojnė ligjet, duhet ta njohin e kuptojnė rėndėsinė e problemit dhe tė marrin masat pėr ta parandaluar atė.

Opinioni shoqėror duhet tė ngrihet fuqishėm kundėr pornografisė pėr fėmijėt.

Shekulli

Personalisht mendoje se ky eshte nje fenomen vertet shqetesues, po Ju a ju shqeteson ky fenomen?