Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Besimet fetare në Shkodër

    Hyrje Histori Besimet fetare
    Besimet fetare në Shkodër
    Popullsia e Shkodrës ndahet ndërmjet dy besimeve fetare kryesore: katolikë dhe myslimanë. Një pjesë e popullsisë ka besim ortodoks, kryesisht minoriteti serbo-malazez, dhe ka pasur si banim zonën e Vrakës, Komuna Gruenmirë.




    Shqiptarët përmenden për tolerancë fetare dhe vërtetë, që konflikte të hapura për shkak të fesë, ashtu siç kanë ndodhur e ndodhin në Lindjen e Mesme, në Irlandën e Veriut, etj., fatmirësisht në Shqipëri, apo në Shkodër nuk kemi pasur. Kjo është ana pozitive e tolerancës fetare, që duhet vlerësuar dhe duhet mbështetur në vendin tonë.

    Por me tre besime në Shqipëri, vendi është i ngjashënm me kopshtin e Babilonit, ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Pra, kuptueshmëria fetare, fsheh nën rrogoz një armiqësi të heshtur, që nuk e lë këtë vend të prosperojë, sidomos për arsye të kulturave të ndryshme, që sjell në bashkëjetesë, dhe mentalitetit oriental, bizantin e mashtrues, që ka ardhur nga pushtimi 500 vjeçar osman, apo depersonalizimi i njeriut të ri, që ka ardhur sidomos nga 50 vjetët e regjimit komunist.

    Edhe vitet e demokracisë në Shqipëri mbetën një tranzicion i tejzgjatur, si rrjedhojë e shoqërisë shqiptare, të papërgatitur e të paaftë për të gjetur rrugën e duhur dhe për të ecur përpara. Shpeshherë dolën në dritë njerëz me pasion e vetëdije arabike, që fusin letra në shishe e besojnë në hajmali, për të hipur në pushtet apo për të mbajtur pushtetin, në vend që të bëjnë rregulla të përbashkëta të lojës politike dhe me logjikë të thjeshtë, t'i respektojnë ato.





    Si rrallë vend tjetër në Shqipëri, në Shkodër përkatësia fetare ndikon ndjeshëm edhe në përzgjedhjen e njerëzve në postet drejtuese të pushtetit lokal, apo të përfaqësuesve në pushtetin qendror. Ka një konkurrencë të brendshme negative katolikë-myslimanë, që nuk shpie drejt progresit, pasi shpeshherë zgjidhen njerëz të paaftë në krye të punëve, vetëm sepse është katolik, apo mysliman. Pra, përzgjedhja nuk bëhet sipas aftësisë, por për arsye të tjera të dorës së dytë.

    Kjo ka ardhur edhe për shkak të faktit se kultura e shoqërisë shqiptare është e tillë, ka mungesë respekti për shtetin dhe pronën e përbashkët dhe shtetarët tanë, të dalë nga ky popull, hipin në një post vetëm për të siguruar të mirat materiale për vete dhe si në një shoqëri pa vetëdije, ata nuk mendojnë fare për tjetrin. Ose shumë pak. Në një shoqëri ku toleranca ndërmjet njëri-tjetrit është tepër e vogël, nuk mund të pritet shumë tolerancë fetare, por meqë feja në fakt nuk ka sjellë ngartërresa të dukshme, atëherë merita për këtë duhet t'u atribuohet drejtuesve fetarë të të trija feve, veçanërisht priftërinjve katolikë të shkolluar, një pjesë e të cilëve kanë pasur një rol kulturor e historik në shërbim të kombit.





    Një gjë duhet të jetë e qartë: Fetë nuk krijojnë konflikte në Shqipëri, por në vetvete ato nuk të lënë të unifikohesh si komb. Dhe ky mund të jetë edhe shkaku kryesor pse shqiptarët nuk dinë të merren vesh. Ata rrjedhin nga i njëjti komb, që në përpjekje për të mbijetuar, ka marrë përdhuni besime të ndryshme, të cilat transmetojnë në shoqërinë shqiptare, kulturë dhe mresazhe të ndryshme. Krijojnë kështu për secilin komunitet një botkuptim të ndryshëm, që nga injoranca krijon probleme të bashkëpunimit siç duhet me njëri-tjetrin.

    A nuk do të ishte mirë, që fetë të aplikohen brenda objektit fetar dhe banorët të mos shqetësohen jashtë objekteve fetare nga tingulli i zërit të myzeinit, përmes altoparlantëve zëlartë, këmbanat e kishave etj.? Kjo do ta rriste më shumë kuptueshmërinë për njëri-tjetrin dhe tolerancën fetare për besiminh e tjetrit.

    Ka mendime të ndryshme në formën dëshirore të tyre: ah sikur të kishim qenë të gjithë në një fe, e meqë zhvillim më të madh ka marrë bota kristiane, aludohet se mund të kishim qenë ndryshe, më mirë, sikur të gjithë të kishim qenë katolikë. Por ky mendim nuk u përshtatet atyre, që janë fanatikë myslimanë, ose që përfitojnë në emër të fesë. Dhe fenë myslimane nuk mund ta injorosh sot, kur ka një shumicë njerësish në Shqipëri, që besojnë ose trashëgojnë familje me besim mysliman.





    Për të hequr një fe, që ka hyrë në kombin tonë me majën e shpatës është realisht e pamundur. Do duhej të përdorej e njëjta metodë, që është përdorur për ta futur atë. Kjo, as që duhet të na shkojë nëpër mend, që të ndodhë, se atëherë nuk ka më tolerancë fetare. Ajo që i intereson kombit tonë, në rrugën e tij të zhvillimit, është mënjanimi i ndikimit negativ, që vjen prej feve, ddhe sidoms nga fundamentalistët e saj. Sot, islamikët janë në objektiv si fundametalistë. Kjo është e dëmshme...

    Ndërgjegjësimi dhe kuptueshmëria më e madhe për proceset fetare, si pjesë e botës shpirtërore dhe jo asaj politike, si dhe zhvillimi i vendit, punësimi i njerëzve dhe zhdukja e varfërisë, siç ka ndodhur edhe në vendet e perëndimit, e kalon fenë në plan të dytë, feja humbet forcën fundamentaliste e negative të saj, dhe shoqëria bëhet më imune dhe më racionale. Duhet të punojmë për zhvillimin e tolerancës dhe arsyes, se paqja sociale nuk vjen vetvetiu.

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Si rrallë vend tjetër në Shqipëri, në Shkodër përkatësia fetare ndikon ndjeshëm edhe në përzgjedhjen e njerëzve në postet drejtuese të pushtetit lokal, apo të përfaqësuesve në pushtetin qendror. Ka një konkurrencë të brendshme negative katolikë-myslimanë, që nuk shpie drejt progresit, pasi shpeshherë zgjidhen njerëz të paaftë në krye të punëve, vetëm sepse është katolik, apo mysliman. Pra, përzgjedhja nuk bëhet sipas aftësisë, por për arsye të tjera të dorës së dytë.
    ..
    Një gjë duhet të jetë e qartë: Fetë nuk krijojnë konflikte në Shqipëri, por në vetvete ato nuk të lënë të unifikohesh si komb.
    Kjo eshte shume e dallueshme edhe ketu ne forum...
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Dakord me temen. Nje teme e rralle qe i meshon tolerances fetare ne kete forum te "tolerances fetare". Personalisht, nuk me shqeteson aspak zeri i Hoxhes nga Xhamia, apo kembana e Katedrales Katolike. Po keshtu nuk me shqetesojne as misionaret e tjere qe kane hyre dhe perpiqen te perhapin fete e tyre dhe bile as ata te rruges se Kavajes nuk me shqetesojne per paraqitjen dhe as per mendimet e tyre, qe jane per veten e tyre dhe jo per mua. Jam takuar me njerin prej tyre qe ishte djali i nje kolegu tim dhe nuk pata asnje lloj kompleksi apo paragjykimi ndaj tij. Nuk me shqetesojne aspak vajzat e grate me shami.
    Shqetesim me sjellin disa forumiste qe nuk jane thjesht ekstremiste, por edhe qe shajne me nje fjalor banal dhe te rendomte, nje pjese te te cileve i kam vene ne listen e injorimit.
    A e perfaqeson vendin tone ky forum? Me keto qe po degjoj them jo! Disa here kam pare ne forumin orthodhoks postime provokuese prej myslimaneve, te cilat kuptohen fshihen nga moderatoret. Tolerance eshte kjo? Shiko mendimet per Kryepiskopin +Anastas qe jepen dhe do te shikosh se 90 % e mendimeve jane qe te largohet, a thua se varet prej tyre kjo gje dhe jo prej Komunitetit Orthodhoks.
    Ne kete forum, jo qe nuk ka tolerance fetare, por ka urrejtje fetare ndaj Orthodhoksise dhe Kryepiskopit, qe perbejne 30 % te popullsise shqiptare (mund te jete edhe me shume).
    A thua se kemi hyre ne forum per te prishur gjakun! Po qe keshtu edhe per pak do te jem ne kete forum. Forumi duhet te jete burim kenaqesie dhe shlodhjeje e jo burim stresi, prej te cilit kemi boll.
    Perfundimisht do te thosha qe duhet rritur kultura e pranimit te tjetrit si i ndryshem, ndryshe ka rrezik te mos shkojme kurre ne Evrope.

    Pershendetje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-05-2009 më 13:40
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Ilia,
    po e shohe se je i prekur dhe pak sa i ofenduar nga disa persona, forumiste, dhe e kam lexuar disa here kete shkrim tendin.
    Vella,
    mos u merakos dhe mos e helmo gjakun tend me ato fjale te cilat perdoren shpesh nga keta njerez....

    edhe une mund te them: mea culpa, sepse kam reaguar ndaj disa provokimeve te mbjellura nga disa vete... por kam vendos nje gje: te shkruaj dhe te shprehem me nje vemendje me te bindur porsi njeri i cili beson se Zoti eshte dashuri, dhe ta dua te afermin porsi veten.,
    pra,
    Ilia, besoj se do te bahet mire.

    duhet patjeter te japim shembull si njerez te cilet dine te shprehen si duhet.

    prandaj, qyteti i Shkodres, eshte per shembull per te gjithe.... edhe pse ... ndodhin apo kan ndodhur ne te kaluaren edhe ne Shkoder disa lloj ndarjesh... edhe ne lagje... apo gete te perkatesise fetare shembull: rusi katolik, rusi mysliman; ura e thive; apo kisha te ara e madhe... e keshtu me rradhe.

    por, besoj se ne pergjihtesi Shkodra meriton lavdata, dhe duhet te marrim shembull me shume secili nga ne.

    pershendetje.

Tema të Ngjashme

  1. Besimet fetare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 07:16
  2. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Ndërroi jetën Haxhi Hafiz Sabri Koçi
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-07-2004, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •