http://www.youtube.com/watch?v=_EEZkeLWZQw
http://www.youtube.com/watch?v=i9-s5...e=channel_page
Nën moton “Politikë e re për ndryshim” dhe nën brohoritjet e të pranishmëve, që kanë mbushur fushën e sportit në Qytetin Studenti , “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është celur fushata e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit. Për herë të parë në publik, jane ulur në podium 140 kandidatët për deputetë të PS.“Sot shqiptarët meritojnë më shumë se sa luftën e vjetër, shqiptarët meritojnë më shumë se sa një politikan qe fiton me një tjetër, meritojnë një politikë që të ketë zemër që të ndjejë problemet e tyre, pasion dhe vullnet për të shkruar bashkë me atë një faqe të re në historinë e Shqipërisë” theksoi Rama. ÇOHU
TIRANE-
Rama: Të shkruajmë një faqe të re në historinë e vendit
Ora 20:50- “Përulem përpara shqiptarëve” kështu e nisi fjalën e tij kreysocialisti Edi Rama duke theksuar se politika e re do të ndryshojë qeverisjen e vendit.
“Sot shqiptarët meritojnë më shumë se sa luftën e vjetër, shqiptarët meritojnë më shumë se sa një politikan që fiton me një tjetër, meritojnë një politikë që të ketë zemër që të ndjejë problemet e tyre, pasion dhe vullnet për të shkruar bashkë me atë një faqe të re në historinë e Shqipërisë” theksoi Rama , teksa fjalët e tij ndërpriteshin nga brohorimat e turmës.
Rama deklaroi se fillimi i një historie të re duhet nisur nga ndryshimi i mënyrës se si janë bërë gjërat në vitet e fundit, duke ndryshuar rrënjët e politikës qeverisëse të këtij vendi. “Ja pse dua të bëhem kryeministër” theksoi Rama duke përmenduar zgjidhjet për shumë probleme që shqetësojnë vendin.
“18 vite më parë doli një rrymë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kjo është ëndërra që më nxorri dhë mua në rrugë atëherë dhe më ka sjellë përsëri këtu për tju thënë se dua ta sjell qeverinë dhe politikën tek ju, duke e cuar në cdo fshat duke e bërë instrument ndryshimi në duart e të gjithve ju” u shpreh kreu socialist.
Blushi: Regjimi i varfërisë që kemi sot na ka vrarë si Gërdec
Ora 20:00- Kandidati socialist në Korcë, Ben Blushi deklaroi se sot shqipatrët janë të barabartë vetëm në varfëri. Duke përmendur faktin se ka qënë protagonist në lëvizjen studentore që solli ndryshimin e madh për Shqipërinë, Blushi thekson se “sot Shqipëria nuk është ajo për të cilën luftuam , për të cilën kemi punuar dhe ëndërruar”.
“Regjimi i varfërisë që kemi sot na ka braktisur si femijë, na ka harruar si të moshuar, na ka izoluar si shqiptarë, na ka turpëruar si europian. Shqiptarët nëse kanë një armik, ajo është varfëria e tyre, nëse kanë kundërshtar ajo është qeveria e tyre, nëse kanë një problem kjo është varfëria, e cila ushqehet përditë nga paaftësia e qeverisë shqiptare” deklaroi Blushi.
Duke përmenduar dështimet e qeverisë, që e kanë larguar Shqipërinë nga Europa, blushi theksoi se nga rruga e shqiptarëve për në Europë na ndajnë vetëm 30 ditë. “28 qershori është fitorja e parë e Europës në Shqipëri” tha Blushi.
Përfaqësusja e të verbërve: Jo dhunës, pro politikës së re
Ora 19:40- Në këtë sipar të hapjes zyrtarisht të fushatës elektorale të Partisë Socialsite për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, fjalën e ka marrë edhe një përfaqësuese e të vërbërve. Ajo është shprehur se duhet të kundërshtojmë dhunën dhe duhet ti themi po dashurisë dukë përdorur të gjitha mjetet ndëshkuese ndaj politikës dhunuese.
“Në shekullin e ri, nuk ka vend politika dhunuese, ne duhet të ngremë zërin kundër dhunuesit, ndaj duhet ti ndëshkjmë ata me të gjitha mjetet, duhet ta luftojmë atë për ti thënë po dashurisë”- u shpreh e verbra.
Më tej ajo ka shtuar se vendi ka nevojë për një politikë të re ku të gjithë shtetasit të gëzojnë në vendin e tyre.
Luiza Xhuvani: Për ta bërë Shqipërinë si Europa duhet ta bëjmë më parë si Tirana
Ora 19:38- Aktorja e madhe Luiza Xhuvani, kandidate për deputete e PS theksoi se për ta bërë Shqipërinë si Europa duhet ta bëjmë më parë si Tirana.
“Shqipërinë, shqiptarët do ta bëjnë si Europa, por përpara duhet ta bëjmë si Tirana, ky është vizioni i ri që përfaqëson Edi Rama dhe Shqipëria meriton. Kjo është arsyeja pse jam krenare që bëj pjesë në listën e Partisë Socialsite” deklaroi Xhuvani.
Ruci: Edhe 30 ditë i kanë mbetur Berishës
Ora 19:30- Deputeti socialist Gramoz Ruci ka hapur ceremoninë e hapjes së fushatës zgjedhore të Partisë Socialsite duke theksuar se kjo është një ditë e madhe për shqiptarët.
“Sot është një ditë e madhe për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt politikës së re, kanë mbetur 30 ditë për Sali Berishën” kështu e filloi Ruci fjalën e tij përpara turmës së njerzve të mbledhur në Qytetin Studenti.
Ruci ka përmendur dështimet e qeverisë aktuale në 4 vitet e saj .
“Berisha premtoi shërbim shëndetësor por dështoi, premtoi se do reduktojë papunësinë, por dështoi, sa herë që pati mundësinë të na ndihmonte ktheu shpinën dhe dështoi. Skandali me i madh i qeverisë së tij ndodhi në Gërdec, humbja e shumë njerëzve shkaterrpi shumë familje, do të mbetet në zemrat e mijra të dëmtuarve.
Shqiptarët do ta kujtojnë Gërdecin dhe do të votojnë kundër qeverisë së Gërdecit” theksoi Ruci.
Gramoz Ruci u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen Partisë Socialiste për tu cliruar nga politika e vjetër, për të sjellë shpresën. “Bashkohuni me Ramën për të ndërtuar Shqipërinë” u shpreh Ruci.
PS hap fushatën nën moton “Politikë e re për ndryshim”
Ora 19:00- Nën moton “Politikë e re për ndryshim”, Partia Socialiste cel zyrtarisht fushatën elektorale në Qytetin Studenti. Është zgjedhur pikërisht ky vend i cili ka një domethënie të madhe. Pritet që pas disa minutash të fillojë ceremonia e hapjes së fushatës, ndërkohë që fusha e sportit në Qytetin Studenti është mbushur me njerëz. Mësohet se për herë të parë në publik, do të marrin pjesë 140 kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.
PS është munduar të sjellë të reja në mënyrën e organzimit, duke zgjedhur të japë mesazhi e saj të ndryshimit, drejtuar vecanërisht të rinjve të cilët 18 vite më parë sollën ndryshimin e madh për Shqipërinë.
Personat që do të flasin do të jenë qytetarë nga shtresa të ndryshme shoqërore, disa nga kandidatët, fjalimi i kryetarit Edi Rama dhe më pas do të lancohet hiti të cilin PS do të ketë kolonë zanorë në këtë fushatë, e cila nis zyrtarisht sot. Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 120 minuta.
Baraj: Festa e ndryshimit fillon sonte
Ora 17:35- Partia Socialiste hap sonte në orën 19:00 fushatën e saj për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.Qyteti Studenti, atje ku 18 vjet më parë nisi ëndërra për ta bërë Shqipërinë si Europa është zgjedhur nga socialistet si pikënisja e ditëve zgjedhore. “Festa e Ndryshimit fillon sot pasdite në orën 19:00 në fushën e sportit të qytetit Studenti, aty ku 18 vjet më parë nisi ëndrra e çdo shqiptari për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. PS fton të gjithë qytetarët e Tiranës ashtu si 18 vite më parë të jenë bashkë në qytetin studenti, aty ku mori jetë vullneti ynë për të pasur një vend ndryshe, të ngjashëm me vendet e tjera të BE, që sot pas 18 vitesh ende nuk e kemi” deklaroi për mediat, Besnik Baraj.
Kryetari i PS, Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen në orën 19:00, festës së ndryshimit për politikën e re.
“Ftojmë qytetarët e Tiranës të jenë sot pasdite në orën 19.00 në qytetin studenti për ti dhënë shpresë të gjithë Shqipërisë se ndryshimi që presim prej 18 vjetësh e nuk e shohim të realizuar, do të nisë së shpejti, vetëm 32 ditë na ndajnë nga ky ndryshimi i madh, ejani të jeni dëshmitarë të tij” tha Baraj.
Detajet e mitingut
Ora: 15:00- “Gazeta Shqiptare” ka zbuluar detajet e mitingut. Nga një ekran i madh do të transmetohen sloganet e PS-së “Politikë e re për ndryshim” dhe “Çohu për ndryshim” si dhe videoklipi i këngës së prezantuar dy ditë më parë nga Edi Rama së bashku me grupin e njohur “West Side Family”, “Çohu”. Burimet bëjnë të ditur se do të flasin njerëz të ndryshëm, që përfaqësojnë grupe të ndryshme interesi.
Po kështu, 140 kandidatët do të përfaqësohen në këtë hapje fushate, por vetëm pak përfaqësues prej tyre do të marrin fjalën në miting. Të pranishëm do të jenë edhe aleatët e PS-së dhe përfaqësues të tyre, në rast se ndonjë prej kryetarëve, për shkak të takimeve elektorale të fiksuara, do të mungojë.
Ka një motiv pse mitingu hapës këtë herë nuk u bë në sheshin “Nënë Tereza”. Këtë herë, politika e re e socialistëve dhe aleatëve të saj do ta fillojë aksionin e ndryshimit aty ku gati 19 vjet më parë nisën edhe protestat e studentëve, për të sjellë në Shqipëri pluralizmin dhe demokracinë.
(e.n/BalkanWeb)
PS hap zyrtarisht fushatën, e fillon nga Qyteti Studenti
Fillon nga lindi Lëvizja e Dhjetorit
Partia Socialiste do të startojë sot pasdite zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Nga nesër fillon numërimi mbrapsht për të ndalur më 28 qershor ditën kur shqiptarët do të vendosin se kush janë preferencat e tyre politike. Veç detajit të këngës që do të shoqërojë të gjithë fushatën e selisë rozë, çdo detaj tjetër i mundshëm është mbajtur sekret nga organizatorët për të lënë surprizë çdo element tjetër të tij për pasditen e sotme. Ditën e djeshme nisën përgatitjet e ngritjes së skenës ku do të zhvillohet mitingu i hapjes së fushatës. Gjatë ditës së djeshme pranë fushave të sportit në Qytetin Studenti mbërritën materialet e nevojshme dhe menjëherë pas tyre filloi montimi i skenës qendrore. Mitingu do të zhvillohet në ambientet e Qytetit Studenti në mënyrë simbolike, në të njëjtin vend ku lindi Lëvizja Studentore e viteve ‘90.
Dy ditë më parë, kreu socialist prezantoi një element të fushatës elektorale. Ai u është rikthyer bashkëpunimeve muzikore me grupin "West Side Family" me të cilët këndoi gjashtë vite më parë një tjetër këngë me titullin "Tirona". Në një prezantim të limituar të këngës kuptohet se teksti dhe tingujt e saj janë një mesazh i qartë i filozofisë së Partisë Socialiste e në veçanti i kryetarit të saj, Edi Rama. Më thirrjen "Çohu", Rama përmes këngës u bën thirrje shqiptarëve për të reaguar përmes votës që do të sjellë ndryshimin. Pjesa tjetër e këngës që do të këndohet nga grupi "West Side Family" dhe Edi Rama do të prezantohet sot e plotë gjatë hapjes së fushatës elektorale.
Mësohet se mesazhet e lëshuara në hapjen e fushatës do t‘u drejtohen veçanërisht studentëve, duke dashur që nga i njëjti vend ku 18 vjet më parë u ndryshua sistemi, këtë herë të ndryshojë e gjithë Shqipëria. Pjesë e mitingut që shënon hapjen zyrtare të fushatës do të jenë ekipi me 140 kandidatë, të cilët për herë të parë do të prezantohen së bashku para elektoratit si dhe aleatët e PS me të cilët ajo ka nënshkruar një koalicion, PSD, PDS, G99 dhe PBDNJ.
Krijoni Kontakt