Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 160
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Lightbulb PS çel fushatën, Rama: Të shkruajmë një faqe të re në historinë e vendit

    Nën moton “Politikë e re për ndryshim” dhe nën brohoritjet e të pranishmëve, që kanë mbushur fushën e sportit në Qytetin Studenti , “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është celur fushata e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit. Për herë të parë në publik, jane ulur në podium 140 kandidatët për deputetë të PS.“Sot shqiptarët meritojnë më shumë se sa luftën e vjetër, shqiptarët meritojnë më shumë se sa një politikan qe fiton me një tjetër, meritojnë një politikë që të ketë zemër që të ndjejë problemet e tyre, pasion dhe vullnet për të shkruar bashkë me atë një faqe të re në historinë e Shqipërisë” theksoi Rama. ÇOHU

    TIRANE-
    Rama: Të shkruajmë një faqe të re në historinë e vendit

    Ora 20:50- “Përulem përpara shqiptarëve” kështu e nisi fjalën e tij kreysocialisti Edi Rama duke theksuar se politika e re do të ndryshojë qeverisjen e vendit.
    “Sot shqiptarët meritojnë më shumë se sa luftën e vjetër, shqiptarët meritojnë më shumë se sa një politikan që fiton me një tjetër, meritojnë një politikë që të ketë zemër që të ndjejë problemet e tyre, pasion dhe vullnet për të shkruar bashkë me atë një faqe të re në historinë e Shqipërisë” theksoi Rama , teksa fjalët e tij ndërpriteshin nga brohorimat e turmës.
    Rama deklaroi se fillimi i një historie të re duhet nisur nga ndryshimi i mënyrës se si janë bërë gjërat në vitet e fundit, duke ndryshuar rrënjët e politikës qeverisëse të këtij vendi. “Ja pse dua të bëhem kryeministër” theksoi Rama duke përmenduar zgjidhjet për shumë probleme që shqetësojnë vendin.

    “18 vite më parë doli një rrymë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kjo është ëndërra që më nxorri dhë mua në rrugë atëherë dhe më ka sjellë përsëri këtu për tju thënë se dua ta sjell qeverinë dhe politikën tek ju, duke e cuar në cdo fshat duke e bërë instrument ndryshimi në duart e të gjithve ju” u shpreh kreu socialist.

    Blushi: Regjimi i varfërisë që kemi sot na ka vrarë si Gërdec

    Ora 20:00- Kandidati socialist në Korcë, Ben Blushi deklaroi se sot shqipatrët janë të barabartë vetëm në varfëri. Duke përmendur faktin se ka qënë protagonist në lëvizjen studentore që solli ndryshimin e madh për Shqipërinë, Blushi thekson se “sot Shqipëria nuk është ajo për të cilën luftuam , për të cilën kemi punuar dhe ëndërruar”.
    “Regjimi i varfërisë që kemi sot na ka braktisur si femijë, na ka harruar si të moshuar, na ka izoluar si shqiptarë, na ka turpëruar si europian. Shqiptarët nëse kanë një armik, ajo është varfëria e tyre, nëse kanë kundërshtar ajo është qeveria e tyre, nëse kanë një problem kjo është varfëria, e cila ushqehet përditë nga paaftësia e qeverisë shqiptare” deklaroi Blushi.

    Duke përmenduar dështimet e qeverisë, që e kanë larguar Shqipërinë nga Europa, blushi theksoi se nga rruga e shqiptarëve për në Europë na ndajnë vetëm 30 ditë. “28 qershori është fitorja e parë e Europës në Shqipëri” tha Blushi.

    Përfaqësusja e të verbërve: Jo dhunës, pro politikës së re

    Ora 19:40- Në këtë sipar të hapjes zyrtarisht të fushatës elektorale të Partisë Socialsite për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, fjalën e ka marrë edhe një përfaqësuese e të vërbërve. Ajo është shprehur se duhet të kundërshtojmë dhunën dhe duhet ti themi po dashurisë dukë përdorur të gjitha mjetet ndëshkuese ndaj politikës dhunuese.
    “Në shekullin e ri, nuk ka vend politika dhunuese, ne duhet të ngremë zërin kundër dhunuesit, ndaj duhet ti ndëshkjmë ata me të gjitha mjetet, duhet ta luftojmë atë për ti thënë po dashurisë”- u shpreh e verbra.
    Më tej ajo ka shtuar se vendi ka nevojë për një politikë të re ku të gjithë shtetasit të gëzojnë në vendin e tyre.

    Luiza Xhuvani: Për ta bërë Shqipërinë si Europa duhet ta bëjmë më parë si Tirana

    Ora 19:38- Aktorja e madhe Luiza Xhuvani, kandidate për deputete e PS theksoi se për ta bërë Shqipërinë si Europa duhet ta bëjmë më parë si Tirana.
    “Shqipërinë, shqiptarët do ta bëjnë si Europa, por përpara duhet ta bëjmë si Tirana, ky është vizioni i ri që përfaqëson Edi Rama dhe Shqipëria meriton. Kjo është arsyeja pse jam krenare që bëj pjesë në listën e Partisë Socialsite” deklaroi Xhuvani.

    Ruci: Edhe 30 ditë i kanë mbetur Berishës

    Ora 19:30- Deputeti socialist Gramoz Ruci ka hapur ceremoninë e hapjes së fushatës zgjedhore të Partisë Socialsite duke theksuar se kjo është një ditë e madhe për shqiptarët.
    “Sot është një ditë e madhe për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt politikës së re, kanë mbetur 30 ditë për Sali Berishën” kështu e filloi Ruci fjalën e tij përpara turmës së njerzve të mbledhur në Qytetin Studenti.
    Ruci ka përmendur dështimet e qeverisë aktuale në 4 vitet e saj .
    “Berisha premtoi shërbim shëndetësor por dështoi, premtoi se do reduktojë papunësinë, por dështoi, sa herë që pati mundësinë të na ndihmonte ktheu shpinën dhe dështoi. Skandali me i madh i qeverisë së tij ndodhi në Gërdec, humbja e shumë njerëzve shkaterrpi shumë familje, do të mbetet në zemrat e mijra të dëmtuarve.
    Shqiptarët do ta kujtojnë Gërdecin dhe do të votojnë kundër qeverisë së Gërdecit” theksoi Ruci.
    Gramoz Ruci u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen Partisë Socialiste për tu cliruar nga politika e vjetër, për të sjellë shpresën. “Bashkohuni me Ramën për të ndërtuar Shqipërinë” u shpreh Ruci.

    PS hap fushatën nën moton “Politikë e re për ndryshim”

    Ora 19:00- Nën moton “Politikë e re për ndryshim”, Partia Socialiste cel zyrtarisht fushatën elektorale në Qytetin Studenti. Është zgjedhur pikërisht ky vend i cili ka një domethënie të madhe. Pritet që pas disa minutash të fillojë ceremonia e hapjes së fushatës, ndërkohë që fusha e sportit në Qytetin Studenti është mbushur me njerëz. Mësohet se për herë të parë në publik, do të marrin pjesë 140 kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.
    PS është munduar të sjellë të reja në mënyrën e organzimit, duke zgjedhur të japë mesazhi e saj të ndryshimit, drejtuar vecanërisht të rinjve të cilët 18 vite më parë sollën ndryshimin e madh për Shqipërinë.
    Personat që do të flasin do të jenë qytetarë nga shtresa të ndryshme shoqërore, disa nga kandidatët, fjalimi i kryetarit Edi Rama dhe më pas do të lancohet hiti të cilin PS do të ketë kolonë zanorë në këtë fushatë, e cila nis zyrtarisht sot. Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 120 minuta.

    Baraj: Festa e ndryshimit fillon sonte

    Ora 17:35- Partia Socialiste hap sonte në orën 19:00 fushatën e saj për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.Qyteti Studenti, atje ku 18 vjet më parë nisi ëndërra për ta bërë Shqipërinë si Europa është zgjedhur nga socialistet si pikënisja e ditëve zgjedhore. “Festa e Ndryshimit fillon sot pasdite në orën 19:00 në fushën e sportit të qytetit Studenti, aty ku 18 vjet më parë nisi ëndrra e çdo shqiptari për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. PS fton të gjithë qytetarët e Tiranës ashtu si 18 vite më parë të jenë bashkë në qytetin studenti, aty ku mori jetë vullneti ynë për të pasur një vend ndryshe, të ngjashëm me vendet e tjera të BE, që sot pas 18 vitesh ende nuk e kemi” deklaroi për mediat, Besnik Baraj.

    Kryetari i PS, Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen në orën 19:00, festës së ndryshimit për politikën e re.
    “Ftojmë qytetarët e Tiranës të jenë sot pasdite në orën 19.00 në qytetin studenti për ti dhënë shpresë të gjithë Shqipërisë se ndryshimi që presim prej 18 vjetësh e nuk e shohim të realizuar, do të nisë së shpejti, vetëm 32 ditë na ndajnë nga ky ndryshimi i madh, ejani të jeni dëshmitarë të tij” tha Baraj.

    Detajet e mitingut

    Ora: 15:00- “Gazeta Shqiptare” ka zbuluar detajet e mitingut. Nga një ekran i madh do të transmetohen sloganet e PS-së “Politikë e re për ndryshim” dhe “Çohu për ndryshim” si dhe videoklipi i këngës së prezantuar dy ditë më parë nga Edi Rama së bashku me grupin e njohur “West Side Family”, “Çohu”. Burimet bëjnë të ditur se do të flasin njerëz të ndryshëm, që përfaqësojnë grupe të ndryshme interesi.
    Po kështu, 140 kandidatët do të përfaqësohen në këtë hapje fushate, por vetëm pak përfaqësues prej tyre do të marrin fjalën në miting. Të pranishëm do të jenë edhe aleatët e PS-së dhe përfaqësues të tyre, në rast se ndonjë prej kryetarëve, për shkak të takimeve elektorale të fiksuara, do të mungojë.
    Ka një motiv pse mitingu hapës këtë herë nuk u bë në sheshin “Nënë Tereza”. Këtë herë, politika e re e socialistëve dhe aleatëve të saj do ta fillojë aksionin e ndryshimit aty ku gati 19 vjet më parë nisën edhe protestat e studentëve, për të sjellë në Shqipëri pluralizmin dhe demokracinë.

    (e.n/BalkanWeb)

    PS hap zyrtarisht fushatën, e fillon nga Qyteti Studenti

    Fillon nga lindi Lëvizja e Dhjetorit

    Partia Socialiste do të startojë sot pasdite zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Nga nesër fillon numërimi mbrapsht për të ndalur më 28 qershor ditën kur shqiptarët do të vendosin se kush janë preferencat e tyre politike. Veç detajit të këngës që do të shoqërojë të gjithë fushatën e selisë rozë, çdo detaj tjetër i mundshëm është mbajtur sekret nga organizatorët për të lënë surprizë çdo element tjetër të tij për pasditen e sotme. Ditën e djeshme nisën përgatitjet e ngritjes së skenës ku do të zhvillohet mitingu i hapjes së fushatës. Gjatë ditës së djeshme pranë fushave të sportit në Qytetin Studenti mbërritën materialet e nevojshme dhe menjëherë pas tyre filloi montimi i skenës qendrore. Mitingu do të zhvillohet në ambientet e Qytetit Studenti në mënyrë simbolike, në të njëjtin vend ku lindi Lëvizja Studentore e viteve ‘90.

    Dy ditë më parë, kreu socialist prezantoi një element të fushatës elektorale. Ai u është rikthyer bashkëpunimeve muzikore me grupin "West Side Family" me të cilët këndoi gjashtë vite më parë një tjetër këngë me titullin "Tirona". Në një prezantim të limituar të këngës kuptohet se teksti dhe tingujt e saj janë një mesazh i qartë i filozofisë së Partisë Socialiste e në veçanti i kryetarit të saj, Edi Rama. Më thirrjen "Çohu", Rama përmes këngës u bën thirrje shqiptarëve për të reaguar përmes votës që do të sjellë ndryshimin. Pjesa tjetër e këngës që do të këndohet nga grupi "West Side Family" dhe Edi Rama do të prezantohet sot e plotë gjatë hapjes së fushatës elektorale.

    Mësohet se mesazhet e lëshuara në hapjen e fushatës do t‘u drejtohen veçanërisht studentëve, duke dashur që nga i njëjti vend ku 18 vjet më parë u ndryshua sistemi, këtë herë të ndryshojë e gjithë Shqipëria. Pjesë e mitingut që shënon hapjen zyrtare të fushatës do të jenë ekipi me 140 kandidatë, të cilët për herë të parë do të prezantohen së bashku para elektoratit si dhe aleatët e PS me të cilët ajo ka nënshkruar një koalicion, PSD, PDS, G99 dhe PBDNJ.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Rama: Une, kryeministri i Shqiperise europiane

    Partia Socialiste zyrtarisht nis prej qytetit Studenti, fushaten elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit.
    Ne nje miting te vecante, ne sheshin ku thuajse dy dekada me pare, studentet shprehen fuqishem deshiren per ta pare Shqiperine si gjithe Europa, njeri prej tyre, Edi Rama sot kryetar i PS-se, vendosi te nise rrugetimin e tij ne kerkim te fitores ne votimet e fundqershorit.

    “Ju bej thirrje te merrni pjese ne ndryshimin e vendit me voten tuaj, ndryshimi qe eshte pertej te majtes dhe te djathtes”, u shpreh Rama.

    Kreu i PS-se theksoi se loja e Berishes ka marre fund dhe politika e re do te ndryshoje qeverisjen dhe drejtimin e ketij vendi.

    "I ftoj te gjithe ata qe duan nje jetese me te mire, me shume rruge, me shume pune, shkolla e sistem shendetesor me te mire, te kthejne faqen e historise. Pas 30 ditesh ju do te zgjidhni mes nje historie te vjeter qe te tjeret do ta shkruajne per ju edhe kater vjet te tjera dhe fillimit te nje historie te re qe ne mund ta shkruajme se bashku duke transformuar nga rrenjet politiken e qeverisjes se ketij kombi", u shpreh Rama.

    Sipas Rames, qeveria e re qe do te vije do te jete nje instrument i te gjithe qytetareve, i shumices se papushtetshme qe 18 vjet me pare doli ne rruge per te ndryshuar rrjedhen e historise dhe sot kerkon serish realizimin e kesaj endrre.

    Duke i ftuar qytetaret ta votojne, Rama premtoi se do te beje te pamunduren te mundur dhe bashke me qytetaret e ketij vendi do ta beje Shqiperine si gjithe Evropa.

    "Nuk ka arsye se perse Shqiperia te mos jete ne Bashkimin Evropian dhe qytetaret e ketij vendi te mos levizin lirisht. Me fitoren e 28 qershorit te gjithe rruget dhe mundesite do te jene te hapura", premtoi Rama.

    Megjithate Rama theksoi se nuk mund te shkohet ne Evrope pa transformuar fshatin, pa i dhene bujqesise dyfishin e buxhetit, pa i dhene bujkut e fermerit certifikaten mbi token apo ndihmen per familjet e varfera.

    Kreu socialist nuk mund te linte pa permendur sulmet e kryeministrit Berisha, i cili sipas Rames po vepron i frikesuar per humbjen e radhes.

    "Berisha po hedh balte mbi punen e bashkise dhe me kerkon te largohem pa perfunduar kontraten me qytetaret e Tiranes. Une kam nje mendim krejt tjeter. Per Berishen, politika eshte nje tallje cinike sa shperthimi i Gerdecit. Per mua pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qellimet e perbashketa dhe kontrata me qytetaret e Tiranes eshte nje detyrim moral", u shpreh Rama.

    Kreu socialist theksoi se ka qellim te marre persper detyren me te veshtire, ate te kryeministrit per te bere realitet te prekshem te njerezve, nje qeverisje te tyren me ta dhe per ta.

    "Nuk do te jem kryeministri i nje oborri familjar, po kryeministri i njerezve qe kane nevoje per nje shtet ne sherbim te tyre. Une dua t'u jap mbeshtetje te varferve dhe dua ta bej Shqiperine si gjithe Evropa, ku te gjithe te jene te barabarte mes barabarteve", u premtoi Rama.

    Blushi: Ne jemi rrugezgjidhja

    Deputeti socialist, Ben Blushi, deklaroi se Shqiperia nuk eshte ende pjese e Evropes edhe pse per 18 vjet kjo ka qene endrra e te gjithe shqiptareve, qe ka mbetur e parealizuar.

    Student i dhjetorit, Blushi u shpreh se Shqiperia nuk eshte vendi per te cilin eshte punuar, ndersa vonesa 19-vjecare lidhet me keqqeverisjen.

    "Ne nuk kemi patur nje qeveri qe kemi merituar, nuk kemi patur mbeshtetjen e shtetin. Regjimi qe kemi sot na ka turperuar si qytetare evropiane, pasi shqiptaret jane barabarte ne kete vend vetem me varferine", u shpreh Blushi.

    Megjithate edhe pse paraqiti kete panorame te zymte, Blushi u shpreh se rrugezgjidhja eshte e pranishme, ndaj ka ardhur koha per ndryshim dhe per te kthyer perpjekjen ne mision dhe misionin ne shpetim.

    "Ne duhet t'i nxjerrim shqiptaret nga turpi dhe varferia. Ata qe na penguan per 18 vjet nuk mund te na pengojne nga rruga drejt Evropes", u shpreh Blushi.

    Top Channel

    TIRANË- Partia Socialiste hap fushatën në Qytetin Studenti, aty ku 18 vjet më parë nisi ëndrra e çdo shqiptari për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Në fushën e sportit pranë Qytetit Studenti janë mbledhur mijëra simpatizantë.

    Rama: Kryeministër për të sjellë qeverisjen te shqiptarët
    Lideri socialist Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve për ta bërë vendin si gjithë Europa. Nga podiumi i hapjes së fushatës Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve për të qenë kryeministër i një qeverisje që do të jetë e të gjithë zgjedhësve, që ëndërrojnë ende shpresën dhe ndryshimin e paarritur gjatë 18 vjetëve.
    "Jam këtu për t'u thënë pse dua të bëhem kryeministër i Shqipërisë"- ka nisur fjalën e tij Rama me një përulje para gjithë shqiptarëve. Ai ka kujtuar se bindja se ndryshimi nuk ndodh pa ndryshuar politikën e ka sjellë sërish në këtë shesh ku 18 vjetë më pari doli në rrugë për të kërkuar demokracinë.
    "Ëndrra që më nxorri në rrugë atëherë më sjell sërish këtu. Kërkoj votën tuaj, që qeverinë e Shqipërisë ta sjellë te ju, si një instrument ndryshimi në duart e të gjithëve ju, të kësaj shumice që 18 vjet më parë donte ndryshimin, dhe sot del për të bërë realitet një ëndërr ende të parealizuar"- tha Rama. Ai shtoi më tej se në këtë shesh e ka sjell sërish, jo vetëm dashuria dhe dhimbja për vendin, jo vetëm fuqia e parafytyrimit për gjërat e mira që mund të bëhen, por forca e besimit që i ka krijuar shembulli i transformimit të Tiranës, për ta rrezatuar atë kudo në Shqipëri përmes një qeverie kombëtare me një vullnet të ri atdhetar. "U kërkoj votën për kryeministër në 28 qershor bashkë me PS-në dhe ju them se jam për të bërë të mundur gjëra që duken të pamunduara, për të shëruar plagë që duken të pashërueshme, për të arritur stacione që duken të paarritshme, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa"- theksoi Rama në fjalën e tij.
    Sipas tij, ndryshimi që presim nuk ndodh pa shembur muret që politika e hasmërive ka ngritur, pa mundur t'u japë zgjidhje problemeve që vuajmë të gjithë bashkë, të majtë e të djathtë. "Dua të bëhem kryeministri i vendit, që loja e vjetër të mbarojë, për një politikë të re, të njërëzve për njerëzit, për ndryshimin e qeverisjes dhe jetën e vendit"- tha ai.
    Rama i ka dhënë përgjigje kërkesës së Berishës për të ikur nga Bashkia e Tiranës.
    "Kryeplaku i politikës së vjetër më kërkon mua të iki nga bashkia pa i pyetur ata që më zgjodhëm mua për të tretën herë. Unë kam një tjetër kuptim për politikën dhe për kontratën me qytetarët"- ka thënë Rama.
    Sipas tij, për Berishën politika është tregti gënjeshtrash dhe kontrata me qytetarët është një tallje sa shpërthimi i Gërdecit. "Për mua, pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta dhe kontrata me qytetarët e Tiranës është detyrimi moral, pasi gjithçka që kam arritur e kam arritur me ta dhe sukseset ia dedikoj atyre"- tha ma tej ai, duke theksuar se janë pikërisht qytetarët që do të vendosin për të në 28 qershor.
    Rama ka premtuar se nuk ka hyrë në beteje për të ndërruar një karrike me një tjetër; nuk do të jetë kryeministri i një oborri familjar, por i njerëzve që kanë nevojë për një shtet në shërbim të tyre, dhe politikë të ëndrrave dhe shpresave.
    Pas fjalës së liderit socialist, ka jehuar himni i fushatës, kënga "Cohu", e cila ka shënuar edhe mbylljen e mitingut të organizuar në Qytetin Studenti.

    Ruci: Votë kundër qeverisë së Gërdecit
    Fushatën e PS-së e ka hapur zyrtarisht Gramoz Ruçi, duke deklaruar në fillim të fjalës së tij se është koha për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt politikës së re.
    "Kanë mbetur vetëm 30 ditë për Sali Berishën. Në këto ditë shqiptarët do të kenë mundësi të rimarrin në dorë të ardhmen e tyre, duke zgjedhur socialistët, Edi Ramën, politikën e re. Ditët e Berishës po mbarojnë"- tha Ruçi, duke numëruar gjithë premtimet e pambajtura të Berishës dhe dështimet e tij në gjitha sa deklaroi si premtime.
    Sipas tij, Berisha ka dështuar, pasi u ka kthyer shpinën shqiptarëve. "Ai injoron problemet tona, vështirësitë tona. Berisha nuk ka përgjigje për problemet tona. Nëse çështja nuk është në të mirë të Berishës, të familjes dhe miqve të tij, ai nuk do të dijë për qytetarët e vendit. Në këto zgjedhje shqiptarët do ta kujtojnë Gërdecin dhe do të votojnë kundër qeverisë së Gërdecit. Ne do të zgjedhim Ramën, kurse Berisha do të mbetet e kaluara"- tha ai.
    Ai kujtoi se tashmë është koha që t'i kthejmë shpinën Berishës, është koha që ai të ikë. Ndërkohë që Rama prezanton shpresën, përfaqëson ndryshimin që na duhet dhe që ne e meritojmë.
    Xhuvani: Shqipëria si Europa, por më parë, si Tirana
    Për kandidaten e PS-së, Luiza Xhuvani te lideri socialist Edi Rama politika dhe arti janë të ndërthurura. "Ai ka përdorur bagazhin e tij për të transformuar Tiranën, ai futi frymën e një ere të re në një qytet që ishte lënë për vite në harresë. Si shkak i vizionit të Edit, sot Tirana është kthyer në simbol të shpresës. Shqiptarët do ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa, po më parë duhet ta bëjnë si Tirana"- tha ajo. Xhuvani është shprehur krenare që bën pjesën në listën e PS, edhe më shumë krenare që mbështet Ramën, kryeministrin e ardhshëm.

    Seseri: Projekti ynë, për transformimin e vendit
    "Projekti i socialistëve shqiptarë ka të bëjë me transformimin e vendit". Kështu e nisi fjalën kandidatja tjetër, Rudina Seseri, që e quajti programin të denjë për një shtet të denjë, politikë të thjeshtë me parime të qarta, që gjenden përtej së majtës e të djathtës. "Ky është ekipi për transformimin e vendit, që pas një rruge të gjatë ka arritur të mbledhë idetë më të mira të gjithë shqiptarëve, duke vlerësuar kontribute dhe duke hapur mundësi ideve të reja. Me në krye Ramën kjo është skuadra e duhur"- tha ajo, duke deklaruar se merr përgjegjësi për të kontribuar në nxjerrjen e vendit nga kriza ku gjendet. "Secili nga ne i ka borxhe vendit të vet, dhe besoj se është rasti për të realizuar ëndrrën për një Shqipëri të denjë e Europiane"- përfundoi ajo.
    Përfaqësuesja e të verbërve: Kundër politikave dhunuese
    Pjesë e atyre që përshëndesin hapjen e fushatës së PS-së, ka qenë edhe një përfaqësuese e të verbërve, e cila ka bërë apel për t'i dhënë fund dhunës dhe politikës dhunuese. Duke marr shkas nga ngjarja e fundit e dhunimit të kësaj kategorie, ajo ka kërkuar ndëshkim për dhunuesit. "Në shekullin e ri, nuk ka vend politika dhunuese, ne duhet të ngremë zërin kundër dhunuesit, ndaj duhet t'i ndëshkojmë ata me të gjitha mjetet, duhet ta luftojmë atë për ti thënë po dashurisë"- u shpreh ajo. Ajo ka bërë apel për mbështetje dhe votë për Edi Ramën, që përfaqëson shpresën dhe të ardhmen.
    Blushi: Sot jemi europianë, por jo në Europë
    Kandidati i PS-së, në Korçë, Ben Blushi kujtoi se gjendej në këtë fushë si 18 vjet më parë, kur bashkë me studentët e tjerë kërkonte demokraci. "Përpara 18 vjetësh unë si gjithë shqiptarët besova se Europa ishte shumë afër dhe se ajo na takonte. Besova sinqerisht se ne mund të ktheheshim në Europë, por sot e kam të vështirë t'i them vetes se ajo që besoja është përmbushur. Ne jemi europianë, por nuk jemi në Europë"- tha ai. Blushi e ka quajtur të dhimbshme që sot të pranohet se nuk jemi pjesë e Europës. "Shqipëria sot nuk është vendi që kemi punuar, pritur, që kemi merituar, nuk është e hapur ndaj botës, s'ka shpresë, mirëqenie dhe nuk ka liri. Shqipërinë nuk e kërcënon komunizmi por një regjim i padrejtë, i pabarabartë. Shqiptarët sot janë të barabartë, por të barabartë në varfëri"- tha ai.
    ******
    Gjatë paradites, PS ka ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës, ashtu si 18 vite më parë të jenë bashkë në qytetin Studenti, aty ku mori jetë vullneti për të pasur një vend ndryshe, të ngjashëm me vendet e tjera të BE.
    Kreu i PS-së, Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të jenë bashkë për të çliruar nga duart e politikës së vjetër ëndrrën e përbashkët. Ndërkohë në emër të PS-së, Besnik Baraj ka ftuar kryeqytetasit të jenë të pranishëm. "I ftojmë në orën 19.00 në qytetin studenti për t'i dhënë shpresë të gjithë Shqipërisë se ndryshimi që presim prej 18 vjetësh e nuk e shohim të realizuar, do të nisë së shpejti, vetëm 32 ditë na ndajnë nga ky ndryshimi i madh, ejani të jeni dëshmitarë të tij" tha Baraj.
    Vetë lideri i socialistëve, Rama ka ndjekur vetë nga afër të gjitha përgatitjet e bëra për atë që socialistët e kanë quajtur Festa e Ndryshimit. Sipas programit, mësohet se nga një ekran i madh do të transmetohen sloganet e PS-së "Politikë e re për ndryshim" dhe "Çohu për ndryshim" si dhe videoklipi i këngës së prezantuar dy ditë më parë nga Edi Rama së bashku me grupin e njohur "West Side Family", "Çohu". Të pranishëm mësohet se do të jenë 140 kandidatët e zgjedhur nga PS-ja.

    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 28-05-2009 më 16:57
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    politika e re nuk eshte gje tjeter vecse nje genjshter pa lidhje dhe pa shum finese,,,qe shqiptaret se hajne kurr.

    nuk behet politika e re me Skender Gjinusha dhe bij komunistash,,,te shkollum ne shpatullat e miliona SHqiptareve te pafajshem...

    politika e re e partise socialiste, eshte sikur ky gripi me i ri i derrave.,...thjesht nje semundje e re ama pa shprese per simbioza te metejshme.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    kjo ishte hapje fushate pertej sheshit nene tereza e atij skenderbej.politike e re dhe kjo.
    ...Tirana eshte e para

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Rames me duket i ka mbetur ora 18 vjet mbrapa. Politika e re e PPSH, pardon PS do te prevetesoje kujtimin e 90 - 91. Mungonte vetem thirja " Dy respie ka Shqipria, nje Nexhmia dhe bija".
    Helbete nuk mjaftojne premtimet e genjeshtra tani Rama do te shese dhe pinjollet e ish regjimit si te "perndjekur politike" !!!!!!!!!
    Te shkretet socialiste per ke do votojne tani qe dhe partine ja u mori Rama dhe e beri partine e Rames. Tani as karafilatnuk i mbajne me ne grusht por ne dore te hapur.
    Ndodhin dhe cudira dhe mbase edhe kjo ender vere mund te realizohet ????????
    Prostitucion politik...............

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    banda hakmarrja e altin arapeve.. eshte politika e "re" e edvinit..
    eshte risjellja e kelisherise se nomenklatures enveriste ne pushtet..
    eshte vjedhja pa doreza fare e cdo pike djerse te shqiptareve..
    dy bukuroshe te mira ..sikurse matilda e rudina.. nuk ishte i afte ti trajtoje njerezisht ky xhelat.. e jo me 3 milion e ca shqiptare..te bien ne dor te tije..
    vdiq ne makinen e tan chanellit nje vajze shqiptare.. dhe me urdher personal te tije u hesht e vazhdon te heshtet per ate qytetare te tiranes..
    kaq bizantin e cinik e sadist eshte aktori edvin rama..
    i jati i tij e njohu mire se cfar malli kishte prodhuar..
    ai vdiq se nuk mund te duronte me poshterimin e te birit atje ku nuk mban me..
    ky hajdut kriminel i cili urdheroj vrasjen e genc sines per te kercenuar prokuroret.. me koburet e kelishve te juntes enveriste xhahile te llojit altin orik.. kerkon me cdo kusht te behet diktatori i plotfuqishem i shqiptareve..
    kerkon te sundoje me milionat e vjedhura nga betonizimi kanceroz qe po ja shkurton ymrin dhjetra gjeneratave..
    ky maskara nuk ka guximin ti thote banoreve te pashallekut te vet.. se ajri ku ju rrini eshte kancer i gjalle prandaj un sulltani me armani marr frym ne kodrinat gjelberoshe te pezes..
    miku i delijorgjit edvin rama.. i ka shfrytezuar pushimet superluksoze te paguara nga mafiozet e vet.. per te perpiluar planin e gerdecit..
    prandaj qeshte delijorgji..

    hajdute si erionet veli e brace jane "politika e re " e ketij enveri modern..
    kanibale si dokle e ruci gjinushi e kac islami jane prapashpina e tije..
    bij e bija e nipa sherbetoresh te felliqur te regjimit enverist.. jane bashkpuntoret e tij te llojit blush e bushat dervish e xhelate..

    kapobanda e 97 tes. shoku ruci.. .i dha "sihariq" shqiptareve sot..

    dhe 30 dit berish ka tha..pastaj vijme ne..
    pra ne kanibalet ne junta enveriste..ne te hurit e te litarit..

    nuk besj se do ta hane "llokumin" ruco edvinist ky popull..

    o burra dhe nje 3 korrik tjeter ti shporrim me vote.. gjirizet edviniste me te feliqura se vet gjirizi enverist..

    me Saliun e fituam lirine..
    me keta morrem tragjedine e 97 tes..
    eshte i qarte dallimi..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-05-2009 më 17:54

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Te shkretet socialiste per ke do votojne tani qe dhe partine ja u mori Rama dhe e beri partine e Rames.
    Ta di qe e ben Partine e Rames, ja bej hallall voten, po kam frik mos e marrin perseri ne dore Skender Gjinushet e Gramoz Rucet me shoke, edhe jan duke perfituar vetem prej figures se mire qe ka Edi Rama.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    flsim per nje hapje kolosale te gjith antart e byros ishin aty krimenelet komunist sa per ata qe nuk jetonin kishin shku femijet e tyre .. o popull thirrini mendjes po shfaqen njerez te rrezikshem per kombin komunistet bashk me kelyshet e tyre kerkojn pushtet .. politika re me gramoz ruqin nga njera an skender gjinushi nga ana tjeter femit ekrimeneleve nga mbrapa ...edhe gomert kan fillu me qesh ....
    DRAGON+++

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=_EEZkeLWZQw

    http://www.youtube.com/watch?v=i9-s5...e=channel_page

    Nën moton “Politikë e re për ndryshim” dhe nën brohoritjet e të pranishmëve, që kanë mbushur fushën e sportit në Qytetin Studenti , “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është celur fushata e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit. Për herë të parë në publik, jane ulur në podium 140 kandidatët për deputetë të PS.“Sot shqiptarët meritojnë më shumë se sa luftën e vjetër, shqiptarët meritojnë më shumë se sa një politikan qe fiton me një tjetër, meritojnë një politikë që të ketë zemër që të ndjejë problemet e tyre, pasion dhe vullnet për të shkruar bashkë me atë një faqe të re në historinë e Shqipërisë” theksoi Rama. ÇOHU

    TIRANE-
    Rama: Të shkruajmë një faqe të re në historinë e vendit

    Ora 20:50- “Përulem përpara shqiptarëve” kështu e nisi fjalën e tij kreysocialisti Edi Rama duke theksuar se politika e re do të ndryshojë qeverisjen e vendit.
    “Sot shqiptarët meritojnë më shumë se sa luftën e vjetër, shqiptarët meritojnë më shumë se sa një politikan që fiton me një tjetër, meritojnë një politikë që të ketë zemër që të ndjejë problemet e tyre, pasion dhe vullnet për të shkruar bashkë me atë një faqe të re në historinë e Shqipërisë” theksoi Rama , teksa fjalët e tij ndërpriteshin nga brohorimat e turmës.
    Rama deklaroi se fillimi i një historie të re duhet nisur nga ndryshimi i mënyrës se si janë bërë gjërat në vitet e fundit, duke ndryshuar rrënjët e politikës qeverisëse të këtij vendi. “Ja pse dua të bëhem kryeministër” theksoi Rama duke përmenduar zgjidhjet për shumë probleme që shqetësojnë vendin.

    “18 vite më parë doli një rrymë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kjo është ëndërra që më nxorri dhë mua në rrugë atëherë dhe më ka sjellë përsëri këtu për tju thënë se dua ta sjell qeverinë dhe politikën tek ju, duke e cuar në cdo fshat duke e bërë instrument ndryshimi në duart e të gjithve ju” u shpreh kreu socialist.

    Blushi: Regjimi i varfërisë që kemi sot na ka vrarë si Gërdec

    Ora 20:00- Kandidati socialist në Korcë, Ben Blushi deklaroi se sot shqipatrët janë të barabartë vetëm në varfëri. Duke përmendur faktin se ka qënë protagonist në lëvizjen studentore që solli ndryshimin e madh për Shqipërinë, Blushi thekson se “sot Shqipëria nuk është ajo për të cilën luftuam , për të cilën kemi punuar dhe ëndërruar”.
    “Regjimi i varfërisë që kemi sot na ka braktisur si femijë, na ka harruar si të moshuar, na ka izoluar si shqiptarë, na ka turpëruar si europian. Shqiptarët nëse kanë një armik, ajo është varfëria e tyre, nëse kanë kundërshtar ajo është qeveria e tyre, nëse kanë një problem kjo është varfëria, e cila ushqehet përditë nga paaftësia e qeverisë shqiptare” deklaroi Blushi.

    Duke përmenduar dështimet e qeverisë, që e kanë larguar Shqipërinë nga Europa, blushi theksoi se nga rruga e shqiptarëve për në Europë na ndajnë vetëm 30 ditë. “28 qershori është fitorja e parë e Europës në Shqipëri” tha Blushi.

    Përfaqësusja e të verbërve: Jo dhunës, pro politikës së re

    Ora 19:40- Në këtë sipar të hapjes zyrtarisht të fushatës elektorale të Partisë Socialsite për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, fjalën e ka marrë edhe një përfaqësuese e të vërbërve. Ajo është shprehur se duhet të kundërshtojmë dhunën dhe duhet ti themi po dashurisë dukë përdorur të gjitha mjetet ndëshkuese ndaj politikës dhunuese.
    “Në shekullin e ri, nuk ka vend politika dhunuese, ne duhet të ngremë zërin kundër dhunuesit, ndaj duhet ti ndëshkjmë ata me të gjitha mjetet, duhet ta luftojmë atë për ti thënë po dashurisë”- u shpreh e verbra.
    Më tej ajo ka shtuar se vendi ka nevojë për një politikë të re ku të gjithë shtetasit të gëzojnë në vendin e tyre.

    Luiza Xhuvani: Për ta bërë Shqipërinë si Europa duhet ta bëjmë më parë si Tirana

    Ora 19:38- Aktorja e madhe Luiza Xhuvani, kandidate për deputete e PS theksoi se për ta bërë Shqipërinë si Europa duhet ta bëjmë më parë si Tirana.
    “Shqipërinë, shqiptarët do ta bëjnë si Europa, por përpara duhet ta bëjmë si Tirana, ky është vizioni i ri që përfaqëson Edi Rama dhe Shqipëria meriton. Kjo është arsyeja pse jam krenare që bëj pjesë në listën e Partisë Socialsite” deklaroi Xhuvani.

    Ruci: Edhe 30 ditë i kanë mbetur Berishës

    Ora 19:30- Deputeti socialist Gramoz Ruci ka hapur ceremoninë e hapjes së fushatës zgjedhore të Partisë Socialsite duke theksuar se kjo është një ditë e madhe për shqiptarët.
    “Sot është një ditë e madhe për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt politikës së re, kanë mbetur 30 ditë për Sali Berishën” kështu e filloi Ruci fjalën e tij përpara turmës së njerzve të mbledhur në Qytetin Studenti.
    Ruci ka përmendur dështimet e qeverisë aktuale në 4 vitet e saj .
    “Berisha premtoi shërbim shëndetësor por dështoi, premtoi se do reduktojë papunësinë, por dështoi, sa herë që pati mundësinë të na ndihmonte ktheu shpinën dhe dështoi. Skandali me i madh i qeverisë së tij ndodhi në Gërdec, humbja e shumë njerëzve shkaterrpi shumë familje, do të mbetet në zemrat e mijra të dëmtuarve.
    Shqiptarët do ta kujtojnë Gërdecin dhe do të votojnë kundër qeverisë së Gërdecit” theksoi Ruci.
    Gramoz Ruci u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen Partisë Socialiste për tu cliruar nga politika e vjetër, për të sjellë shpresën. “Bashkohuni me Ramën për të ndërtuar Shqipërinë” u shpreh Ruci.

    PS hap fushatën nën moton “Politikë e re për ndryshim”

    Ora 19:00- Nën moton “Politikë e re për ndryshim”, Partia Socialiste cel zyrtarisht fushatën elektorale në Qytetin Studenti. Është zgjedhur pikërisht ky vend i cili ka një domethënie të madhe. Pritet që pas disa minutash të fillojë ceremonia e hapjes së fushatës, ndërkohë që fusha e sportit në Qytetin Studenti është mbushur me njerëz. Mësohet se për herë të parë në publik, do të marrin pjesë 140 kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.
    PS është munduar të sjellë të reja në mënyrën e organzimit, duke zgjedhur të japë mesazhi e saj të ndryshimit, drejtuar vecanërisht të rinjve të cilët 18 vite më parë sollën ndryshimin e madh për Shqipërinë.
    Personat që do të flasin do të jenë qytetarë nga shtresa të ndryshme shoqërore, disa nga kandidatët, fjalimi i kryetarit Edi Rama dhe më pas do të lancohet hiti të cilin PS do të ketë kolonë zanorë në këtë fushatë, e cila nis zyrtarisht sot. Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 120 minuta.

    Baraj: Festa e ndryshimit fillon sonte

    Ora 17:35- Partia Socialiste hap sonte në orën 19:00 fushatën e saj për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.Qyteti Studenti, atje ku 18 vjet më parë nisi ëndërra për ta bërë Shqipërinë si Europa është zgjedhur nga socialistet si pikënisja e ditëve zgjedhore. “Festa e Ndryshimit fillon sot pasdite në orën 19:00 në fushën e sportit të qytetit Studenti, aty ku 18 vjet më parë nisi ëndrra e çdo shqiptari për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. PS fton të gjithë qytetarët e Tiranës ashtu si 18 vite më parë të jenë bashkë në qytetin studenti, aty ku mori jetë vullneti ynë për të pasur një vend ndryshe, të ngjashëm me vendet e tjera të BE, që sot pas 18 vitesh ende nuk e kemi” deklaroi për mediat, Besnik Baraj.

    Kryetari i PS, Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen në orën 19:00, festës së ndryshimit për politikën e re.
    “Ftojmë qytetarët e Tiranës të jenë sot pasdite në orën 19.00 në qytetin studenti për ti dhënë shpresë të gjithë Shqipërisë se ndryshimi që presim prej 18 vjetësh e nuk e shohim të realizuar, do të nisë së shpejti, vetëm 32 ditë na ndajnë nga ky ndryshimi i madh, ejani të jeni dëshmitarë të tij” tha Baraj.

    Detajet e mitingut

    Ora: 15:00- “Gazeta Shqiptare” ka zbuluar detajet e mitingut. Nga një ekran i madh do të transmetohen sloganet e PS-së “Politikë e re për ndryshim” dhe “Çohu për ndryshim” si dhe videoklipi i këngës së prezantuar dy ditë më parë nga Edi Rama së bashku me grupin e njohur “West Side Family”, “Çohu”. Burimet bëjnë të ditur se do të flasin njerëz të ndryshëm, që përfaqësojnë grupe të ndryshme interesi.
    Po kështu, 140 kandidatët do të përfaqësohen në këtë hapje fushate, por vetëm pak përfaqësues prej tyre do të marrin fjalën në miting. Të pranishëm do të jenë edhe aleatët e PS-së dhe përfaqësues të tyre, në rast se ndonjë prej kryetarëve, për shkak të takimeve elektorale të fiksuara, do të mungojë.
    Ka një motiv pse mitingu hapës këtë herë nuk u bë në sheshin “Nënë Tereza”. Këtë herë, politika e re e socialistëve dhe aleatëve të saj do ta fillojë aksionin e ndryshimit aty ku gati 19 vjet më parë nisën edhe protestat e studentëve, për të sjellë në Shqipëri pluralizmin dhe demokracinë.

    (e.n/BalkanWeb)

    PS hap zyrtarisht fushatën, e fillon nga Qyteti Studenti

    Fillon nga lindi Lëvizja e Dhjetorit

    Partia Socialiste do të startojë sot pasdite zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Nga nesër fillon numërimi mbrapsht për të ndalur më 28 qershor ditën kur shqiptarët do të vendosin se kush janë preferencat e tyre politike. Veç detajit të këngës që do të shoqërojë të gjithë fushatën e selisë rozë, çdo detaj tjetër i mundshëm është mbajtur sekret nga organizatorët për të lënë surprizë çdo element tjetër të tij për pasditen e sotme. Ditën e djeshme nisën përgatitjet e ngritjes së skenës ku do të zhvillohet mitingu i hapjes së fushatës. Gjatë ditës së djeshme pranë fushave të sportit në Qytetin Studenti mbërritën materialet e nevojshme dhe menjëherë pas tyre filloi montimi i skenës qendrore. Mitingu do të zhvillohet në ambientet e Qytetit Studenti në mënyrë simbolike, në të njëjtin vend ku lindi Lëvizja Studentore e viteve ‘90.

    Dy ditë më parë, kreu socialist prezantoi një element të fushatës elektorale. Ai u është rikthyer bashkëpunimeve muzikore me grupin "West Side Family" me të cilët këndoi gjashtë vite më parë një tjetër këngë me titullin "Tirona". Në një prezantim të limituar të këngës kuptohet se teksti dhe tingujt e saj janë një mesazh i qartë i filozofisë së Partisë Socialiste e në veçanti i kryetarit të saj, Edi Rama. Më thirrjen "Çohu", Rama përmes këngës u bën thirrje shqiptarëve për të reaguar përmes votës që do të sjellë ndryshimin. Pjesa tjetër e këngës që do të këndohet nga grupi "West Side Family" dhe Edi Rama do të prezantohet sot e plotë gjatë hapjes së fushatës elektorale.

    Mësohet se mesazhet e lëshuara në hapjen e fushatës do t‘u drejtohen veçanërisht studentëve, duke dashur që nga i njëjti vend ku 18 vjet më parë u ndryshua sistemi, këtë herë të ndryshojë e gjithë Shqipëria. Pjesë e mitingut që shënon hapjen zyrtare të fushatës do të jenë ekipi me 140 kandidatë, të cilët për herë të parë do të prezantohen së bashku para elektoratit si dhe aleatët e PS me të cilët ajo ka nënshkruar një koalicion, PSD, PDS, G99 dhe PBDNJ.
    nuk e uptoj me ke do shkruaj nje faqe te re ai ...... me qe te pelqen informacioni kerko informacion per ata te rinjet qe ishin ne tribun kush jan e pretendojn per nje faqe te re .ma merr mendja se ata te vjetrit qe ishin ne tribun i njeh ske nevoj per informacion . ketu nuk po flasim vetem ish antar komuniste se kjo ishte nje gje e zakonshme ,un po te them se atu ishin femit nipat mbesat e kupoles komuniste.....
    DRAGON+++

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Kryeredaktor Bledi Kasmi
    --------------------------------------------------------------------------------

    Koment

    Kur krimineli kthehet në vendin e krimit

    Kryetari i PS nisi dje fushatën elektorale nga Qyteti "Studenti" i shoqëruar nga dy figura mjaft domethënëse për këtë qytezë, si ajo e Gramoz Ruçit dhe e Skënder Gjinushit. Pas 19 vitesh, janë rikthyer në këtë qytezë, simbol të rrëzimit të diktaturës, tre njerëz, të cilët u përjashtuan 19 vjet më parë që të ngjiteshin në tribunat e studentëve të dhjetorit '90. I pari është Edvin Rama, i biri i një ish-aparatçiku të Komitetit Qendror të PPSH, nip i një ish-byroisti dhe sportist i klubit të ish-Ministrisë së Brendshme të Sigurimit të Shtetit. Rama e pati të pamundur që 19 vjet më parë të arrinte të merrte mbështetjen e studentëve dhe pedagogëve për t'u shndërruar në një promotor të lëvizjes studentore, jo se ai nuk tentoi, por nuk e pranuan dhe e zbuan prej saj. Ai është rikthyer dje në një shenjë hakmarrjeje ndaj asaj qyteze historike dhe simbol i mposhtjes të së keqes në përpjekjen për të përdhosur historinë e saj.

    Ajo lëvizje studentore e dhjetorit '90 ka pasur një filtër të vlerave morale të pashkruar, por që funksiononte në heshtje, ku ata që kërkonin të infiltroheshin brenda saj, ata që ishin pinjollë të diktaturës, të lindur dhe të rritur në Bllok, ata që baballarët e tyre ideologjikë dhe biologjikë i kishin në krahun e njerëzve që në ato ditë mbanin kamzhikun në duar dhe vendosën helmetat në kokë, nuk u lejuan ta nëpërkëmbnin atë lëvizje të shenjtë për shqiptarët, duke u futur si mish i huaj brenda saj.

    Ky ishte një standard i vendosur në ato ditë historike dhe që preku jo pak kameleonë, hipokritë dhe anonimë, që kërkonin t'i kacavirreshin asaj lëvizjeje që tërhoqi zvarrë etërit e tyre idelogjikë dhe biologjikë. 19 vjet pas atyre ditëve, Rama është rikthyer për t'u hakmarrë ndaj historisë fatkeqe të tij, duke pasur në krah të njëjtët personazhe, që në ato ditë i shpëtuan tërheqjes zvarrë si kufoma të gjalla të atij regjimi që ishte në ikje.

    Rama është rikthyer dje në Qytetin "Studenti", duke pasur në krah kufomat politike të 19 viteve më parë. I pari që mori fjalën dje në Qytetin "Studenti" ishte ish-ministri i Brendshëm, Gramoz Ruçi. Ajo që mbahet mend prej tij është qenia në krye të Ministrisë së Brendshme gjatë masakrës së 3 prillit të vitit 1991, ku u vranë pesë qytetarë shkodranë dhe u plagosën me qindra të tjerë. Mes të vrarëve ishte edhe një prej themeluesve të PD dhe student i Dhjetorit, Arben Broci, student që kishte nisur betejën ndaj diktaturës që mbronte Gramoz Ruçi, pikërisht nga ai qytet dhe ai vend, ku dje Gramozi, pas 19 vitesh, u ngjit në tribunë për të mbajtur ligjëratë për "ndryshimin" dhe "politikën e re".

    Një prej atyre njerëzve që studentët e Dhjetorit '90 kanë pasur përballë në ato ditë, ka qenë pikërisht Gramoz Ruçi, të cilin sërish e kemi përballë sot duke mbajtur leksione për demokracinë, si përfaqësues i të ashtuquajturës politikë e re, ndërsa 19 vite më parë drejtonte aparatin kriminal të diktaturës për të shtypur lëvizjen e Dhjetorit '90.

    Rama u rikthye dje në Qytetin "Studenti" me një tjetër simbol të urrejtjes së asaj qyteze. Skënder Gjinushi ishte ministri i fundit i diktaturës, njeriu që studentët e kishin përballë në debatin me Ramiz Alinë. Në ato ditë, Gjinushi kërkonte përjashtimin e studentëve nga shkollat, mbylljen e tyre dhe ishte kundër vendosjes së pluralizmit politik. Ishte një nga njerëzit më të afërt të diktatorit, ndërsa sot është një nga njerëzit më të afërt të Ramës. Edhe ky e ka pasur të pamundur që të futej ato ditë në Qytetin "Studenti". Një herë që tentoi të afrohej, e zbuan dhe u largua nga sytë këmbët dhe që nga ajo kohë nuk kishte shkelur politikisht në Qytetin "Studenti", për t'u rikthyer dje si përfaqësues i të ashtuquajturës politikë e re e Edvin Ramës.

    Rama e nisi fushatën dje me një provokacion ndaj të gjithë atyre që rrëzuan dhe tërhoqën zvarrë bustet e etërve të tij shpirtërorë dhe në një tentativë për të përdhosur dhjetorin '90, duke u thënë shqiptarëve se ja ku më keni sërish, bashkë me Gramozin dhe Skënderin si simbole të së shkuarës, që kemi mbijetuar në këto vite në politikë dhe tani jemi edhe një alternativë për të rimarrë pushtetin e humbur 18 vite më parë. Mënyra se si Rama kërkoi të rikthehej dje në Qytetin "Studenti" është e njëjtë si ajo e vraësit që kthehet në vendin e krimit me qëllimin për të zhdukur provat dhe për të shpëlarë duart nga krimi, si një Ponc Pilat i vërtetë.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    ^^^Kjo eshte shume e paafte per punen qe ben, as te thote ato qe i shkruajne me sharje nuk di si ti thote.

    Ne hapje fushate asnjehere nuk del me kete lloj gjuhe. Mund te besh te tjera kritika, por jo te zesh familjet e njerezve ne goje. Vetem per kete lloj komunikimi PD vertet duhet te reformohet, nqs njerezve u ka ngelur pak llogjike.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Kënga "Çohu" ishte e lezetshme.

    Por me fantastik ishte Vidioclipi.

    Te gjithe Vidioclipin e pershkonin 3 linja.

    1- Edi Rama duke dalë nga thellsitë e nëntokës.

    2- Edi Rama me kosë ne dorë

    3- Edi Rama qe ka kapur shumë peshq dhe që ju a shperndan miqve te tij

    Simbolikat e ketyre tre linjave:

    1. Djalli po del nga nëntoka

    2. Kosës së tij të vdekjes nuk i shpëton dot askush në PS

    3. Shqiptaret që do votojnë për Ramën dhe qe e besuan "Politikën e re"

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    PS nis fushaten me dokumentarin e rrezimit te bustit te diktatorit Hoxha

    Sic jemi te gjithe ne dijeni, dje Partia Socialiste e hapi fushaten elektorale...
    Por cka ishte per tu cuditur, dhe ne fakt ishte nje gjest krejtesisht i coroditur, ne nje minutazh-dokumentar qe paraqiten socialistet aty gjate hapjes se fushates, ishin filmime te protestave te viteve te 90'ta e ku tregohej edhe rrezimi i permendores se Enver Hoxhes...
    Valle... si eshte e mundur qe PS (ish PPSH) te paraqes nje dokumentar ku shikohet duke u rrezuar permendorja e Enver Hoxhes? Cfare qellimi donte te arrinte Edvin Rama me kete? A mos donte ti hutonte shqiptaret dhe te thoshte se kinse PS eshte dicka tjeter e qe nuk ka te beje asgje me Enver Hoxhen? Apo mbase Edvin Rama enderron qe faktet historike te kishin qene ndryshe dhe se do qe te paraqes PS si partine qe e ndryshoi Shqiperine? Apo mbase politika dhe planet strategjike te Edvin Rames jane coroditur fare dhe se nuk jane ne gjendje ti shohin se sa konfliktuoze jane njeri me tjetrin argumentet e PS?

    *Ju kisha lutur me sinqeritetin me te madh ithtarve te PS-se dhe Edvin Rames ketu qe te na e spjegojne kete politike dhe strategji te coroditur te Edvin Rames, apo se paku nese as ju nuk jeni ne gjendje ta kuptoni, ju lutem na e tregoni qe te mos humbim kohe ne te tjeret, sepse nese ju nuk e kuptoni, as ne nuk do te jeme ne gjendje ta kuptojme e te mos humbim kohe kot.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin

    Nuk e di c'fare ka per tu coroditur, mbasi shume veta te asaj kohe qe ishin ne rradhet e Partise Demokratike si edhe Edi Rama, ishin ne protestat e studenteve.

    C'fare paskeni memory te shkruter nga doli PD keshtu!?

    Po Edit dhe shume te tjereve qe jane sot ne rradhet e PS i takon ajo video, nuk ka asjegje absurde, mabsi te dyja keto parti tashme jane ne kohen e Demokracise, dhe te dyja dolen nga gjiri i PPSH, si edhe njerezit qe e drejtuan dhe njera parti po e drejton akoma, ishte nje nder komunistet i cili eshte edhe akoma.

    Atehere rrezuan bustin e Enverit, tani duhet te rrezojme lapidaret qe njerezit na paskan ngritur ne shpirtrat e tyre per Salen.

    Nuk e kuptoj pse i beni keta politikane heronj, kur e kane treguar kush jane. Ansje nga politikanet nuk duhet ta hyjnizojme sepse aty humb komplet llogjiken. Keta jane vetem njerez qe hyjne aty per emer dhe per te bere ndonje allyshverysh, mirepo ne disa vende edhe kujtohen per njerezit.

    Duke munduar ti nderrosh keta njerez ne nje demokraci, u jep te kuptojne shume politikaneve te ardheshem qe po nuk bene pune te mire jane te zvendesueshem.

    I vetemi qe nuk mund te zvendesohet per kombin tone eshte Skenderbeu.

    Keta te tjeret vetem disa lyrasher jane, qe puthin doren e gjithkujt.
    Vertet zotri Realist mos kujto se po na hedh siren me keto keoherat e para se i kemi jetuar.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Kënga "Çohu" ishte e lezetshme.

    Por me fantastik ishte Vidioclipi.

    Te gjithe Vidioclipin e pershkonin 3 linja.

    1- Edi Rama duke dalë nga thellsitë e nëntokës.

    2- Edi Rama me kosë ne dorë

    3- Edi Rama qe ka kapur shumë peshq dhe që ju a shperndan miqve te tij

    Simbolikat e ketyre tre linjave:

    1. Djalli po del nga nëntoka

    2. Kosës së tij të vdekjes nuk i shpëton dot askush në PS

    3. Shqiptaret që do votojnë për Ramën dhe qe e besuan "Politikën e re"

    Ehhhh hajde skagje se te gjitha keto ky qe kemi tani e po na drejton e ka tejkaluar planin.

    PS. Mos u mundoni te fshini te verteten, se e morrem vesh qe pasknei blere fshirese te reja....lol
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,405
    Postimet në Bllog
    17
    Valle... si eshte e mundur qe PS (ish PPSH) te paraqes nje dokumentar ku shikohet duke u rrezuar permendorja e Enver Hoxhes? Cfare qellimi donte te arrinte Edvin Rama me kete? A mos donte ti hutonte shqiptaret dhe te thoshte se kinse PS eshte dicka tjeter e qe nuk ka te beje asgje me Enver Hoxhen? Apo mbase Edvin Rama enderron qe faktet historike te kishin qene ndryshe dhe se do qe te paraqes PS si partine qe e ndryshoi Shqiperine? Apo mbase politika dhe planet strategjike te Edvin Rames jane coroditur fare dhe se nuk jane ne gjendje ti shohin se sa konfliktuoze jane njeri me tjetrin argumentet e PS?
    Kur nje pensionist shqiptar qe ka 20 vjet qe i jep voten PS pa dokumentarin ne televizor, nuk u besonte syve dhe i dha urdher nipit qe ta shuante televizorin ose do ta thyente fare. Kur nusja e vete e pyeti: "Cfare ke o baba qe u bere kaq nevrik?" plaku iu pergjigj, "Na u bene edhe socialistet si Berisha..."

    Plaku i irrituar e kapi thelbin e asaj qe Rama po orkestron. Rama po perpiqet te beje nje fushate si Berisha, ai po imiton fushaten e demokrateve. Gjeja tjeter qe Rama po ben eshte shkaterrimi dhe deshperimi i bazes tradicionale te PS ne keto 20 vite, me shprese se vendin e pensionisteve dhe veteraneve do ta zene brezi i ri i shqiptareve.

    Keto zgjedhje do te hyjne ne historine e pluralizmit shqiptar si zgjedhjet ne te cilat opozita hyri pa nje lider, pa nje kryetar. Edvin Rama nuk eshte lideri i PS, ai vazhdon te jete kryetari i bashkise Tirane. Dhe kjo flet shume se sa besim ka Rama ne fitoren e zgjedhjeve dhe sa mire ai i ve interesat e veta personale perpara interesave te elektoratit te tij.

    Albo

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ke te drejte o Albo, harrove qe Sala i hynizuari i disa nga juve ishte komunist me teste Partie nga ato te medhajat gati per 20 vjet.
    Si te ka shpetuar kjo, po paske degjuar plakun qe paska pare kete dokumentar.

    Derisa demokratet e vertet duhet ta kuptojne qe ta heqin Salen nga politika ashtu sic bene edhe socialistet, per arsye nqs do ta cosh ate ide me perpara, jo ta lesh ne vend numero me idete i dikujt qe ka qene ne rradhet e Partise Komuniste dhe si te tille akoma argoanizon nje Parti qe ai premtoi do te ishte vetem nje mik i saj.

    Ketij i pelqyen kojnitat me duket e nuk do te ckulet.

    Cudi si disa qe u duken se po bejne analizime te mira, deshtojne nga vete ato qe thone!
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 29-05-2009 më 01:17
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Rama: Une, kryeministri i Shqiperise europiane

    Partia Socialiste zyrtarisht nis prej qytetit Studenti, fushaten elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit.
    Ne nje miting te vecante, ne sheshin ku thuajse dy dekada me pare, studentet shprehen fuqishem deshiren per ta pare Shqiperine si gjithe Europa, njeri prej tyre, Edi Rama sot kryetar i PS-se, vendosi te nise rrugetimin e tij ne kerkim te fitores ne votimet e fundqershorit.

    “Ju bej thirrje te merrni pjese ne ndryshimin e vendit me voten tuaj, ndryshimi qe eshte pertej te majtes dhe te djathtes”, u shpreh Rama.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Sa mire i paskan shkue studenteve me Gramoz Ruçin qe ishte ministri i brendshem i diktatures (u vra ne Shkoder studenti i dhjetorit Arben Broci prej njerezve te Ruçit) e me Skender Gjinushin qe ishte ne krah te Ramiz Alise perballe studenteve te dhjetorit!!! I paska shkue bash me armiqte e studenteve te dhjetorit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 29-05-2009 më 04:07

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    Shqiptaret jane mesuar te perserisin skandalet Historike.
    Tek Fishta mund te gjeni ca vargje te mrekullueshem kushtuar bejlereve e mehmureve te turqis qe u kthyen ne shqiperi pas 1920.Populli keta njerez i dergonte ne parlament dhe priste nga keta rrugaqe demokracin .E njejta qe ndolli ne 90 .Nuk i beri efekt ketij Populli 45 vjet diktature me kerrbaq.Donte me.Shikoni podiumet majtas dhe djathtas ,por sidomos mbiemrat e njerezve te politikes se re. Me duket se te gjithe jane mbiemra qe i njohim mire.

    Ktû, prá, tash, Ju rrugaça të Shqypnis
    Ju vagabonda, ju edhe aventurjera,
    Ju rriqna t' ndýt të kombit e t' njerzís,
    Per batakçi qi larg u ndihet era:
    E ju ish-mehmurë-mikroba të Turkis
    Me dý teskere n' shqek e t' zeza tjera,
    Të msuem mbi Shtet me ngranë me dy germaza
    Turku prandej qi u pshtýni si gelbaza:

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Fjala e Berishes
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39
  5. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •