Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 82
  1. #21
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga TheCompany Lexo Postimin
    ...

    Unë jam akoma në pritje të këtyre mijëra fjalëve, madje po e ul pretendimin tim në disa qindra që mos ti haj shumë kohë "atleta christit".
    Kastrioti, jo christi.

    Citim Postuar më parë nga TheCompany Lexo Postimin
    Zotëri,

    Ju thoni --> "mijëra fjalë".
    Na i listoni këto mijëra fjalë në forum. Turqishtja vetë ashtu sic është një popull i sajuar, ashtu e ka dhe gjuhën të sajuar.
    Së pari unë supozova që janë me mijëra fjalë. Nuk thash që i kam numëruar. Së dyti nuk mund të pritesh nga unë të i brenda një apo dy ditëve të i gjej të gjitha fjalët turke e t'i shënoj këtu. Por ja disa që më kujtohen:


    çoban
    tenxhere
    kofë
    sofra
    patlixhan
    pis
    milet
    hamam
    amanet
    muhabet
    muhalif
    asgan
    faj
    komshi
    sheqer
    vatan
    top (p.sh. i futbollit)
    kese
    kajsi
    dud (man-i)
    stomak
    bardak
    çaj
    syrgjyn
    tapi-a
    mahallë
    qeshme
    dallavere
    topall
    tollovi
    kallaballëk
    çesme
    çerek
    çelik
    çatall
    çakmak
    kafka (turqisht: kafa)
    çorapë
    inat
    fidan
    fasulje
    teze
    dajë
    axhë/xhaxhi/turqisht: amxha
    kopil
    evlad
    baba
    mangup
    manjak
    xhami (p.sh. nga qelqi)
    samar
    filan
    damlla
    tava
    qofte
    raki
    tefter
    daulle
    def
    sahat
    sahadet
    sebep
    siklet
    llaf
    jaran
    sabër
    sevda
    fukara
    lezet
    syret
    sapun
    dilingji
    sahan
    ibret
    insan
    ahmak
    llokum
    pide
    kamxhik
    kollaj
    muhaxher
    adet
    zakon
    haram
    pazar
    xhenaze
    tullusum
    jabanxhi
    mashallah
    peshkir
    xhahil
    katil
    oda
    sakat
    salltanet
    suxhuk
    sanxhak
    selvi
    sehir
    senduk
    sikter
    tepsi
    tespi
    qymyr
    ramazan
    bajram
    adalet
    sagllam
    sehir
    sixhim
    sokak
    melaqe
    shejtan
    mashë
    ilaç
    kaçak
    kafaz
    rrospi


    ...


    Kaq për një herë, se tjera nuk më kujtohen. Ndoshta nuk janë të gjitha fjalë të Shqipës së Njësuar, por i mora disa që përdorën në gojën e popullit, sidomos tek ne në Kosovë.


    *

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    shumica e ketyre qe ke shkru si perdorin shqiptart po turqit,jo vetem ti po sa i lexova edhe disa tjer.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Disa nga keto fjale qe i solle ti Chino, jan fjale shqipe ne gjuhen turke.
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga Centaurus Lexo Postimin
    Disa nga keto fjale qe i solle ti Chino, jan fjale shqipe ne gjuhen turke.
    Pikërisht, gjuha turke eshte e mbushur me fjale rrenjet e te cilave jane nga nje substrat i lashte (me prapashtesa persishto-arabisht), dhe nje pjese e te cilave kane hyre ne shqip, pikerisht si shkak i aferise se saj me kete substratum.
    Psh fjalet

    odë
    zakon
    seh-ir
    faj
    llokum=llokme
    kajsi
    amanet
    tavë
    inat
    kafke
    stomak

    etj, etj jane thelbesisht te trasheguara prej gjuhes meme te shqipes.

    Ato kane egzistuar shume me perpara se sa turqit te shkelnin kontinentin e vjeter.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Tema është për fjalët turke, por besoj se nuk prish punë që solla këto vargje pë përdorimin pa nevojë të disa sllavizmave.

    TA FLASIM SHQIPEN PA SLLAVIZMA

    Selman Vokshi

    Ta duam, ta mësojmë, ta flasim e ta shkruajmë
    Shqipen tonë të bukur, pa gabime e bastardime.

    Për ju prindër shqiptarë,
    Për ju nxënës shkollarë,
    Kosovare e kosovarë,
    Shkrova këtë poezi,
    Me të vetmen porosi:
    “Shqipen tonë të mrekulluar,
    të dashur e të praruar,
    sa më parë për ta liruar,
    prej shkinishtës së tepruar,
    që aq shumë e ka kapluar,
    që më nuk duhet duruar,
    pa pasur aspak nevojë,
    për çdo ditë po e zëmë me gojë.

    Pse dërzhavë e jo shtet?!
    Pse zavodë e jo ent?!
    Pse strujë e jo korrent?!
    Pse kaish kur ai është rrip?!
    Pse opshtinë e jo komunë?!
    Pse vilushkë e jo pirun?!
    Pse gollub e jo pëllumb?!
    Pse tost e jo brumë?!
    Pse rekë kur ai është lumë?!
    Pse porez e jo tatim?!
    Pse nagradë e jo shpërblim?!
    Pse reshenje e jo vendim?!
    E pse i thoni frizhider?
    Kur ai është frigorifer.
    Të flasim shqipen pa gabime
    Kjo është porosia ime.
    Pse sobë e jo dhomë?!
    Kur e kemi shprehjen tonë?!
    Pse gumë e jo gomë?!
    Pse stanicë e jo stacion?!
    Pse upravlaç e jo timon?!
    Pse penzi e jo pension?!
    Pse mast e jo yndyrë?!
    Pse stub e jo shtyllë?!
    Pse pivë e jo birrë?!
    Kur tingëllon shumë më mirë?!
    Pse carinë jo doganë?!
    Pse zadrugë e jo kooperativë?!
    Pse halinë e jo fustan?!
    Pse pasosh e jo pasaportë?!
    Po pse shargarepë e jo karrotë?!

    Për të folur shqipen mirë
    Duhet pasur shumë dëshirë.

    Pse krevet e jo shtrat?!
    Pse stomak e jo bark?!
    Pse plloçë e jo pllakë?!
    Pse grealicë e jo nxehëse?!
    Pse pod e jo dysheme?!
    Pse bubrek e jo veshkë?!
    Pse breske e jo pjeshkë?!
    Pse praznik e jo festë?!
    Pse dnevnik e jo ditar?!
    Pse konop e jo litar?!
    Pse bollnicë jo spital
    Pse vazduh e jo ajër?!
    Pse zejtin e jo vaj?!
    Pse poziv e jo ftesë?!
    Pse stan e jo banesë?!

    Prandaj ta flasim me dëshirë,
    Gjuhen tonë shumë të mirë,
    Se ky fjalor i mallkuar
    Pa nevojë i huazuar
    Shqipen tonë e ka dëmtuar.
    Ky fjalor i çoroditur,
    Shqipen tonë e ka tronditur.
    Shqipja jonë është shumë e pasur,
    Është e ëmbël, është e dashur,
    Është gjuhë e moderuar,
    Është krejtësisht e njësuar,
    Është në botë e respektuar.
    Këtë kurrë s’duhet harruar.
    Prandaj të flasim me dinjitet,
    Me përkushtim e me vullnet.
    Të flasim bukur, e të flasim lehtë,
    Të flasim pastër siç e do ky vend.
    Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det.
    Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë,
    Se nuk kanë vend më në shqipen tonë.
    Ne se kemi aspak vështirë,
    Që shqipen tonë ta flasim mirë.
    Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare
    Gjuhën e bukur - gjuhën amtare.

    TË FLASIM PA SLLAVIZMA

    Halil Xani


    Të flasim pa sllavizma

    E zgjata pak këtë poezi
    Le të jetë kjo porosi
    Për nxënës, prindër e arsimtarë
    Se gjuha jonë është sikur ar
    Ka plot fjalë-margaritarë
    Këto sllavizma t`i harrojmë
    Nga e folmja t`i mënjanojmë
    Kjo porosi nuk është e sotit
    Kemi amanet prej burrave të motit
    PRA:
    Pse ulicë e jo rrugicë
    Pse jo poç po sijalicë
    Pse jo rimorkio po prikolicë
    Pse jo shpojës po bushalicë
    Pse vodovod e jo ujësjellës
    Përse branë e jo ujëmbledhës
    Përse shina jo binarë
    Pse çuvar e jo rojtar
    Pse jo ndeshje po sudar
    Pse ostallë jo tavolinë
    Pse okolinë e jo rrethinë
    Pse granicë e jo kufi
    Pse majstor e jo zanatli
    Thua tabëll e jo tabak, burrë
    Përse thua zid e s`thua mur
    Pse prezore jo dritare
    Thua zheg e vapë është fare
    Përse, përse o lum daja
    Në vend shkuja, thua promaja
    Përse vallë soka të themi
    Fjalën lëngje kur e kemi…

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Nga cili regjion eshte ky Selman Vokshi ?
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  7. #27
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin

    Kaq për një herë, se tjera nuk më kujtohen. Ndoshta nuk janë të gjitha fjalë të Shqipës së Njësuar, por i mora disa që përdorën në gojën e popullit, sidomos tek ne në Kosovë.


    *
    Shumica jane fjale turke veq disave ja ke fut kot

    Fjalet (qe jane shqipe):

    -Kopil
    -Zakon
    -Faj

    Ku i ke ndegju ti keto fjale? se une e njoh gjuhen turke, ata keto fjale as nuk e kane fjalorin e tyre e harro qe perdorin populli i thjeshte...ketu ja ke fut kot.

    Po keto fjale te tjera, turke te duken?

    -Stomak
    -Babi
    -Mangup
    -Manjak

  8. #28
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Disa ia ka fut kot. Baba është fjalëe lashtë pellazge e përdorin edhe retoromanët në Zvicër që asnjëherë nuk kanë pasur as kontaktin më të vogël me turqit.

    Çoban më duket se është fjalë e përbashkët rumuno-shqiptare.

  9. #29
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch Lexo Postimin
    Shumica jane fjale turke veq disave ja ke fut kot

    Fjalet (qe jane shqipe):

    -Kopil
    -Zakon
    -Faj

    Ku i ke ndegju ti keto fjale? se une e njoh gjuhen turke, ata keto fjale as nuk e kane fjalorin e tyre e harro qe perdorin populli i thjeshte...ketu ja ke fut kot.

    Po keto fjale te tjera, turke te duken?

    -Stomak
    -Babi
    -Mangup
    -Manjak
    Unë i njihja për fjalë turke. Sepse i dëgjoja edhe tek turqit, konkretisht tek një shoqe që e kam njohur afro 5 vite dhe kam kaluar shumë kohë me të. Ajo edhe më thoshte se disa nga fjalët për të cilat e pyetsha unë se a janë turke (a i kanë edhe ata), thoshte se janë fjalë të Turqishtes së vjetër, asaj të P. Osmane, e cila paska dallim të madh me Turqishten sot.

    Por nëse thua që e njeh Turqishten dhe që këto fjalë që i ke përmendur nuk qenkan turke, atëherë duhet ta lëshoj rrugën. Nëse gjej kundërshembuj, lajmërohem. Deri atëherë ke të drejte nga unë.

    Por që këto fjalët që i quajta unë siç supozohet gabimisht turke janë të zëvëndësueshme me fjalë tjera turke, të cilat nuk u përmendën deri tani, këtë të drejtë ia jap vetit. Që tregon nr. fare të lartë të barbarizmave turke në Gjuhën Shqipe, siç pohon postimi fillimtar.


    *

  10. #30
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Disa ia ka fut kot. Baba është fjalëe lashtë pellazge e përdorin edhe retoromanët në Zvicër që asnjëherë nuk kanë pasur as kontaktin më të vogël me turqit.

    Çoban më duket se është fjalë e përbashkët rumuno-shqiptare.
    E di që ndoshta për secilën fjalë mund të thuash se është e jona, jo turke. Por me cilin argument? Influencoj Shqipja edhe shkrepat e fundit të Anadolisë e Kapadikosë? Sigurisht se jo. Atëherë çka "lypë" fjala kinse shqipe "çoban" kur përdoret edhe atje?

    Nëse fjala çoban është fjalë e përdorur edhe në Rumanishte, kjo nuk e mohon mundësinë që edhe Shqipja edhe Rumanishtja të jenë përplot barbarizma turke. Si p.sh. fjala "çorba" përdoret edhe tek rumunët. Po ia ndien erën turke kësaj fjale. Apo fjala "komshi" që përdoret edhe në Shkinisht, por nuk dyshoj aspak që ka prejardhje turke. Apo ato qindra fjalë që ka Greqishtja e Turqishtja të përbashkëta, sidomos fjalë nga kuzhina (veglat dhe udhqimet). Nuk besoj se Shqipja, Greqishtja, Serbishtja e Rumanishtja kanë influencuar Turqishten, por e kundërta qëndron. Për këtë flet fakti që e përmenda në fillim (fjala shqipe në Kapadokia - e pabesueshme).



    *

  11. #31
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk besoj se Shqipja, Greqishtja, Serbishtja e Rumanishtja kanë influencuar Turqishten, por e kundërta qëndron.
    Vallha menermethan e kan sh'k'e'r'dh'y'e' Heee

    E jo qi pe tham prej qefit a prej imagjinatës, por turqishtja moti osht studiue edhe i kan vërejt fjalët e huja në turqishte.

    Ma së pari vlon prej fjalëve persiane e arabe, që i ka marrë si pasojë e fesë së përbashkët.

    Pastaj vlon prej fjalëve greke, se në teritor grekofon u formue, edhe 75% e turqve të sotëm e kanë prejardhjen prej grekofonëve të asimilum.

    Pastaj vlon edhe prej fjalëve kurde, armene, sllave, shqipe etj.

    Pse ça po menon ti, gjith ata pashallarë, beglerë, vezirë, edhe asni fjalë mos me shkue, plus sa miliona shqiptarë janë shpërngulë, non stop e janë përzie non stop me turqit.

    Mënyra qysh po logjikon ti: "Ça ka lyp shqipja midis shkrepave të Anadollit", kjo nuk osht shkencë. Kjo osht veç muhabet i odav.

    Ka lyp "që ç'ke me të" edhe sot flitet shqipja midis shkrepave të Anadollit. S'din duhesh me vet, jo jo, shko mëso e çat'her hajde kallxona neve.

    Çikaq për kësaj here.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alibaba : 29-05-2009 më 06:30

  12. #32
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Edhe nuk mujta me kuptu qysh rakia ka ardh prej vendeve islamike.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Nuk besoj se Shqipja, Greqishtja, Serbishtja e Rumanishtja kanë influencuar Turqishten, por e kundërta qëndron.
    Pasiqe osmanlinjet kur erdhen ne turqine e sotme dhe ne ballkan, te gjith ishin doktor-profesora.
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga Centaurus Lexo Postimin
    Nga cili regjion eshte ky Selman Vokshi ?
    http://shqiperiaetnike.bravehost.com..._ka_fe_111.htm

  15. #35
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Vallha menermethan e kan sh'k'e'r'dh'y'e' Heee
    Oj msuse, qy Alibaba po folë fjalë të ndyta!!



    E jo qi pe tham prej qefit a prej imagjinatës, por turqishtja moti osht studiue edhe i kan vërejt fjalët e huja në turqishte.

    Ma së pari vlon prej fjalëve persiane e arabe, që i ka marrë si pasojë e fesë së përbashkët.

    Pastaj vlon prej fjalëve greke, se në teritor grekofon u formue, edhe 75% e turqve të sotëm e kanë prejardhjen prej grekofonëve të asimilum.

    Pastaj vlon edhe prej fjalëve kurde, armene, sllave, shqipe etj.
    As që e mohova që Turqishtja është një gjuhë e influencuar nga gjuhë tjera. Vlerësimet e mia në këtë drejtim janë madje edhe më ekstreme se tuat, sepse mendoj se Turqishtja deri në 40% është kopje e Persishtes. Ataturku e "dëboi" pak a shumë Persishten nga Turqishtja. Prandaj edhe dallimi i Turqishtes sot nga Turqishtja e P. Osmane. Edhe influencën e gjuhëve tjera që i ke përmendur, e pranoj. Por jo influencën e Shqipes, Serbishtes dhe Greqishtes. Të paktën jo në atë masë që ia vlen të ceket.

    Pse ça po menon ti, gjith ata pashallarë, beglerë, vezirë, edhe asni fjalë mos me shkue, plus sa miliona shqiptarë janë shpërngulë, non stop e janë përzie non stop me turqit.
    Këtë e pranoj si kundërargument të vlerësimit tim që Shqipja nuk ka mundur të influensojë edhe Lindjen e Turqisë. Por nuk dihet se kush ka të drejtë. Do na duhej një njohës i historisë së Turqishtes dhe të na tregojë se a u përdorën këto fjalët, të cilat ti i sheh si fjalë me origjinë shqipe, në Gjuhën Turke para shpërnguljes së miliona shqiptarëve në Turqi. Apo ndonjë njohës i Gjuhës Shqipe të tregojë se a u përdorën këto fjalë në Shqipe para vërshimit turk në Ballkan.

    Mënyra qysh po logjikon ti: "Ça ka lyp shqipja midis shkrepave të Anadollit", kjo nuk osht shkencë. Kjo osht veç muhabet i odav.
    Hahah. Po unë nuk thash more zotëri se jam e kuqja e vezës përsa i përket shkencës së historisë se Shqipes dhe Turqishtes. Po flas thjesht si qytetar me dy fije e gjysë mend. Mos më mbivlerëso shumë! Pastaj nuk është ashtu që argumenti im nuk ka të bëj aspak me shkencën. Sepse kur them se Shqipja nuk ka mundur të influencojë edhe Lindjen e Turqisë, kjo nënkupton një hap të pranueshëm logjik, sepse ka për bazë fakte të njohura p.sh. gjeografike, politike e tjera. Shkenca shpesh disa gjëra që janë vet-evidente as që tenton të i dëshmoj enkas, por i parashtron si ekzistente. Së fundja edhe ti argumenton me shpërnguljen e milionë shqiptarëve në Turqi. Edhe ky argument "çalon" përsa i përket shkencës, nëse i përdorim kriteriet tua.

    Ka lyp "që ç'ke me të" edhe sot flitet shqipja midis shkrepave të Anadollit. S'din duhesh me vet, jo jo, shko mëso e çat'her hajde kallxona neve.

    Çikaq për kësaj here.
    Veç çikaq aa? :/P

    Po nëse pres deri sa të vijë në atë nivel të diskuroj me kalibra si ti, unë nuk do të guxoj të postoj kurrë diçka :/P

    *

  16. #36
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Centaurus Lexo Postimin
    Pasiqe osmanlinjet kur erdhen ne turqine e sotme dhe ne ballkan, te gjith ishin doktor-profesora.
    Ti sikur nisesh nga ajo që influencimi gjuhësor kërkon patjetër një superioritet arsimor të influencuesit ndaj të influencuarit. Që të ishte ky hap i mendimit i saktë, do të duhej të ishte çdo fjalë e huaj kudo në Botë rezultat i superioritetit arsimor të influencuesit. Atëherë trego në cilin superioritet arsimor të rusëve bazohet sipërmarrja e disa fjalëve ruse, p.sh. fjalëve "perestojka" apo "bolshevizmi" në p.sh. Gjuhën Gjermane, Angleze e Franeze?

    Unë besoj se faktor kryesor (jo i vetmi, por kryesori) për influencim gjuhësor është dembelia e të influencuarit për të hulumtuar domethënien e fjalës së huaj dhe për të përkthyer këtë në gjuhën e tij. Në këtë veti apo më mirë të them në këtë ves bazon fakti që neve këtu flasim për "forumin" shqiptar e jo për p.sh. "tregun" apo "gjyqin" shqiptar, të cilën fjala "forum" në të vërtetë nënkupton. Pra pa profesorë e doktorantë latinë neve e sipërmarrim këtë fjalë latine.


    *

  17. #37
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    chino t'a marrim vetëm një shembull:

    Retoromanët janë një popull që jeton në Alpet e Zvicrrës. Kurrë në jetën e tyne, a në historinë e tyne nuk kanë pasur as kontaktin më të vogël me turqit. As në mënyrë indirekte nuk kanë pasur kontakt me turqit. Babait i thonë BABA

    Shqiptarët, babait i thonë BABA

    Turqit babait i thonë BABA.

    Nga rrjedh kjo fjalë?

  18. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    chino t'a marrim vetëm një shembull:

    Retoromanët janë një popull që jeton në Alpet e Zvicrrës. Kurrë në jetën e tyne, a në historinë e tyne nuk kanë pasur as kontaktin më të vogël me turqit. As në mënyrë indirekte nuk kanë pasur kontakt me turqit. Babait i thonë BABA

    Shqiptarët, babait i thonë BABA

    Turqit babait i thonë BABA.

    Nga rrjedh kjo fjalë?
    kjo fjale eshte shume e vjeter sepse dokumentohet mbishkrimisht qe nga kohet me te vjetra.Ne ato kohe nuk ekzistonin as turkovicet edhe as retoromanet

    BABA MEME VAIZ....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    huazimet më të shumta në gjuhën shqipe e kanë prejardhjen nga latinishtja jo nga turqishtja. në shekullin e kaluar (20të) u bënë shumë përpjekje për t'u pastruar turqizmat (kryesisht nga a. xhuvani, m. domi, s. mansaku etj) dhe në fakt ishin të suksesshme. tendencat e purizmit kundrejt gjuhës turke kishin filluar që nga k. kristoforidhi.
    Me falni se po dal nga tema.
    Po ti shohim me imtesi latinishtja ka marr nga pellazgo shqipja, ka shum fjal qe jane fjale te vjetra, psh: monument, vjen nga mani-men qe do te thot me kujtua dicka etj.

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Bab, me duket se eshte krijua prej kohes qe njerzit kan mesuar fjalet e para.
    Kur lind femija, fjalet e para qe mesojne jan ba ba dhe ndoshta prej kesaj ka ardh fjala baba, e kam lexuar diku, dhe me duket bindese.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Fjalët e huaja në gjuhën shqipe
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 14:55
  3. Windows XP në gjuhën shqipe!
    Nga edspace në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 24-07-2008, 20:27
  4. Një tezë e Selman Rizës për gjuhën letrare shqipe
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •