Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Astrit Kosturi: Vjersha per femije

    KONKURSI

    Nė konkurs tė asaj vere,
    Qė u bė me gjithė insektet,
    Ēmim i parė iu dha gjinkallės,
    Si talent pėrmbi talentet.

    Mori pjesė dhe milingona,
    Po ajo s'fitoi asgjė,
    Qe e lodhur asaj vere,
    Mblidhte grurė njė pėr njė.

    Kur gjinkalla, kjo fodulle,
    Milingonėn pa tė qante,
    Iu afrua ashtu krekosur
    Dufn' e vjetėr s'mund ta mbante.

    "Tė kujtohet vjet nė dimėr,
    Kur s'mė dhe njė dorė ushqim?
    Sa kam hequr unė e shkreta!
    Ndėrsa sot, fitova ēmim ...

    Tani kot e ke qė qan,
    S'je pėr kėngė, veē pėr punė."
    - Ke tė drejtė, i tha tjetra,
    po, gabimin e kam unė.

    Veēse ti mos e harro,
    Ti qė veten sot pėlqen,
    Kėngės shum' mos iu gėzo,
    Sepse dimri prapė vjen ...


    DUART

    Dora e djathtė i tha sė majtės:
    Punė bėj mė shumė nga ti.
    Pesha ngre, godas nė shenjė,
    Jam e zonja gjithsesi.

    Lapsin marr e nė fletore,
    Shkruaj gjithēka qė unė dua,
    Pa dyshim, jam mė punėtore,
    S'mund tė hahesh dot me mua.

    Ē'mburresh kot, i tha e majta,
    Njera dorė, tjetrėn lan.
    Dhe tė dyja lajnė faqet,
    Rri pra urtė, tė kam xhan ...


    BLETĖT DHE GRERĖZA

    Me polenin lulevesė,
    Bukur bletėt endėn hojet.
    Hyri grenxa qėllimzezė,
    Nė koshere kur s'pa rojet.

    Merr kėtu e shpjerė atje,
    Ku i kishte hojet bosh.
    Po kur bletėt vunė re,
    Pritė i zunė te njė qosh.

    Porsa hyri, menjėherė,
    vrap e kapėn nė kosherė:

    Ti na vidhke moj e ligė,
    Ne tė vuajmė, ti tė hash?
    Iu versulėn me vėrtik.
    Tė pajetė e flakėn jasht...

  2. #2
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Poezite e paraqitura ne kete teme, i kam nxjerre nga libri im per femije, me titull "Zogj te ikur..."

    Perzgjedhjen e kam bere, duke patur parasysh klimen e nxehte jo vetem te stines se veres, por edhe te ndeshjes politike. (Ēfar' ta quaj tjeter. Me teper se beteje elektorale, eshte ndjeshje te fortesh, gladiatoresh dhe hileqaresh)
    Pra, poezite japin mesazhe edhe per te rriturit, qė femijet veshtire se i kuptojne.

    Faleminderit, kush frekuenton kete n/forum!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Astrit kosturi, shkrimtari polemizues.
    Nga armando cuni nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-06-2009, 03:43
  3. Astrit Kosturi: Tregime per femije.
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 10:20
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Astrit Kosturi: Fabula per femije.
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 10:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •