Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kongresi i PD-sė

    paska pas kongres PD-ja?

    po kush e ndoqi le te na tregoje..

    ja cthot nje gazete..

    --


    Kongresi i PD-sė, Berisha: Ju tregoj dhimbjet e shpirtit

    VALENTINA MADANI



    Njė rrėfim i rrallė nė politikėn shqiptare, nė evenimentin mė tė rėndėsishėm tė njė partie nė pushtet. Kryeministri Sali Berisha njohu mbrėmė shqiptarėt nė kongresin e 9-tė tė PD-sė me anėn njerėzore tė njė lideri politik plot energji dhe pėrkushtim ndaj bashkėkombėsve tė tij. Pasi prezantoi platformėn e re tė qeverisjes sė djathtė, Berisha tregoi pėr qytetarin, kardiologun, pedagogun, prindin, pėr tė arritur tek karriera tjetėr 19-vjeēare, ajo politike, qė nisi nė vitet ‘90. Nė laboratorėt kėrkimorė, pėrtej profesionit human tė mjekut, Sali Berisha kishte kuptuar se tashmė jo e vėrteta shkencore, por e vėrteta njerėzore, ajo e lirisė, ėshtė eprore ndaj gjithēkaje. Ndaj vendosi tė braktisė profesionin e doktorit, pėr tė nisur njė tjetėr, kurimin e shqiptarėve nga diktatura enveriste. “Kam qenė mjek, kardiolog, studiues i apasionuar, profesor universiteti pėr afro njė shekull, me pėrkushtim u kam shėrbyer tė sėmurėve, kam punuar me studentėt. Karrierėn time tė dytė nuk e kam nisur kurrė pėr pushtet. E kam nisur me njė vendim timin, tė cilin do ta bėja pėr t’u pėrballur me njė regjim ēnjerėzor, si ai i diktaturės komuniste”, - deklaroi z. Berisha. Duke folur pėr dashurinė ndaj tė sėmurėve, z. Berisha kishte bindur veten mė shumė se kushdo tjetėr se dhimbjet e shpirtit janė shumė mė tė dhimbshme se ato tė zemrės, tė cilat i kishte kuruar me vite e vite tė tėra. Ndaj u pėrball me shtypjen e egėr komuniste, pėr ta sfiduar ai antinjerėzore. “Jam njeri qė i kam dashur tė sėmurėt, studentėt, kam botuar kėrkime shkencore edhe nė botė, por ēfarė ndodhi me mua? Teksa merresha me dhimbjet e zemrės dhe tė sėmurėve tė mi, arrita tė kuptoj se mė tė dhimbshme ishin dhembjet e shpirtit. Tek shqyrtoja nė laboratorėt e mia tė vėrteta shkencore, gradualisht po zbehej dhe po ngrihej njė pasion tjetėr. Disa tė vėrteta tė tjera janė mė eprore, janė tė vėrtetat e lirisė”, - u shpreh z. Berisha. Ai foli pėr mbėshtetjen qė i dha familja e tij gjatė fillimit tė karrierės politike, pavarėsisht se rruga e nisur ishte shumė e vėshtirė. Fakti qė nuk e kishte provuar shtypjen e egėr tė regjimit, siē kishte ndodhur me qindra e mijėra familje shqiptare tė burgosura dhe tė pėrndjekur politikisht, e shty edhe mė tepėr qė tė pėrballej me kuēedrėn komuniste. Berisha iu drejtua tė pranishėmve tė shumtė nė sallė se: “Njėlloj si ju kam dashur dhe dua shumė familjen time dhe prindėrit e mi dhe pėr politikėn nė atė kohė nuk i ndėrroja kurrė, por mė mungonte dinjiteti i shtypur, ndaj luftova nė emėr tė tyre, ndaj dolėm tė gjithė themeluam PD-nė dhe pėrmbysėm diktaturėn”. Por momentet e vėshtira vijnė gjatė rebelimit tė ‘97-ės, pėr tė cilėn Berisha nuk hezitoi tė thotė se ishte njė borxh i pamarrė qė nuk mund ta paguante. Dhe paskėtaj vitet e gjata nė opozitė, dhunimet nga regjimi kleptokrat socialist, pėrndjekjet ndaj demokratėve, derisa shqiptarėt i dhanė fund me votėn e lirė mė 3 korrik 2005. “Udhėhoqa opozitėn bashkė me bashkėpunėtorėt e mi drejt ‘92. U zgjodha President kur shqiptarėt ishin nė mjerim tė plotė, qė pėrjetonin urinė dhe mjerimin, por pasioni pėr lirinė, me mbėshtetjen tuaj na bėri qė tė vendosnim themelet e shtetit tė ri. Shqipėrisė iu mbushėn dyqanet dhe la pas kolapsin ekonomik, duke e ēuar nė prag tė negociatave nė ‘96. Arritėm atė gabim qė kam njohur, rebelimin komunist tė ‘97, shpifje, trillime, akuza, por unė sėrish mbeta qytetari Sali Berisha. Njėlloj si ju, me pasionin e lirisė, deklarova se njė borxh qė nuk e kam marrė nuk mund ta paguajė, por dhashė dorėheqjen. U bashkuam bashkė, qėndruam nė vite, pėrmes dhunės, nuk u mposhtėm. Nė 2005 ne pėrmbysėm sistemin kleptokratik dhe fituam”, - theksoi z. Berisha. Por njė tjetėr risi e Kryeministrit tė vendit mbrėmė nė kongresin e PD-sė ishte se nuk u mor me kundėrshtarin politik. Dhe pėr njė arsye tė thjeshtė, se Edi Rama u dorėzua pa hyrė nė garėn e 28 qershorit, duke e braktisur konkurrimin pėr deputetė. “Nė respekt tė traditės mė tė lashtė shqiptare, tė mos i them asnjė fjalė, sepse kjo traditė thotė se koka e falur nuk pritet mė. U dorėzove, nuk kam fjalė mė pėr ty”, - tha Kryeministri. Me zotimin se edhe gjatė 4 viteve tė ardhshme do tė jetė pranė halleve tė qytetarėve shqiptarė, si qytetar i kėtij vendi, Sali Berisha premtoi: “Sė bashku do ta ndėrtojmė kėtė vend, pėr ta qėndisur Shqipėrisė, pėr ta bėrė nuse nė Evropė, pėr tė shndėrruar ėndrrėn e shqiptarėve nė realitet”. Kongresin e demokratėve e pėrshėndeti mbrėmė edhe pėrfaqėsuesi i Partive Popullore Evropiane, i cili lexoi mesazhin e kancelares gjermane, Merkel, Presidentit francez, Nikolas Sarkozy, Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni dhe atij grek, Kostas Karamanlis.
    24/05/2009


    standart

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Cila liri, prej kujt, per cilen ... ???

    ===================================
    Shqip Online

    KUR BERISHA BROHORET: RROFTE LIRIA!
    Andrea Stefani

    Tė gjithė diktatorėt dhe kaudiliot e botės kanė folur pėr lirinė, janė betuar pėr lirinė, kanė mashtruar popujt nė emėr tė "lirisė sė popullit". Kėshtu kanė bėrė Musolini, Hitleri, Enveri, Stalini apo tė gjithė truiliot. Duke u betuar pėr lirinė krijuan sisteme skllavėruese, ku "mbrojtėsi" i lirisė nuk ishte sistemi i institucioneve qė i pengon pushtetet politike dhe qeveritė tė dhunojnė liritė e tė drejtat e njerėzve, por vetė qeveria, Kryeministri, lideri. Pra, nė kohėn e Musolinit "mbrojtės" i lirive dhe tė drejtave ishte jo sistemi i institucioneve, jo drejtėsia dhe gjyqėsori i pavarur, por Musolini, nė kohėn e Hitlerit-Hitleri, nė kohėn e Stalinit-Stalini, nė kohėn e Enverit-Enveri. Dhe ne e dimė se si u "mbrojt" liria dhe tė drejtat e njeriut nga kėta tiranė.

    Por sot ka dalė pėrsėri njė tjetėr lider qė pretendon "tė mbrojė" liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve duke e korrigjuar dhe reformuar sistemin e institucioneve. Po ashtu si Enveri, ai ka vendosur tė qėndrojė shumė gjatė nė politikė pėr tė bėrė tė mundur ėndrrėn e shqiptarėve, integrimin nė Evropė qė ėshtė, nė thelb, njė ėndėrr lirie. Pra pas thuajse 20 vjet tranzicion ne nuk kemi njė sistem institucionesh qė na mbron nga ekseset e liderėve, por kemi njė lider shpėtimtar, njė Mesia, qė mbron lirinė tonė nga ekseset e sistemit, qė "na mbron" nga institucionet. Dhe kjo "mrekulli" u pa edhe nė kongresin elektoral tė PD-sė, ku pa asnjė pikė modestie Sali Berisha bėri thirrje tė votohet pėr Sali Berishėn.

    Dhe qėndrimin e tij nė politikė edhe pėr shumė vite tė tjerė (le tė pėlcasė armiku!) e lidhi me fatin e popullit, me tė ardhmen evropiane tė tij. Vetėm liderė si Hitleri kanė pasur ēmendurinė politike tė unifikojnė publikisht fatin e vet me atė tė popullit, ndėrkohė qė edhe Enver Hoxha ishte shumė mė dinak pėr tė dėshmuar hapur njė kult tė tillė prej megalomani. Ai u shndėrrua nė Zot, nė Zeus, e megjithatė pėr "politikė" deklaronte "nuk jam koka e Zeusit". Diktatori Hoxha bėnte thirrje tė votoheshin "kandidatėt e Frontit Demokratik", qė ishin nė fakt kandidatėt e Partisė sė Punės, por nuk arriti kurrė tė bėnte thirrje, votoni pėr Enverin. Sali Berisha arriti t‘ia kalojė edhe diktatorit, duke bėrė thirrje tė votohet pėr Berishėn! Eshtė njė degradim politik qė pėrputhet me dinamikėn e natyrės sė tij tė pandreqshme prej autokrati.


    ***

    Kryeministri Berisha u pėrpoq tė shitej nė Kongresin elektoral tė PD-sė si kampion i lirisė dhe tė drejtave tė njerėzve. Veē qėndrimi i tij politik ėshtė edhe mė i vjetėr sesa ai i Skėnderbeut, i cili mbi 5 shekuj mė parė u thoshte shqiptarėve: Lirinė nuk ua u solla unė! Berisha bėn tė kundėrtėn. Po mbush 20 vjet nė politikė dhe akoma u kėrkon shqiptarėve qė ta votojnė Berishėn, liderin e vetėm qė mund tė pėrmbushė ėndrrėn e tyre evropiane, ėndrrėn e lirisė. Por tashmė dihet qė kur luftohet pėr lirinė kombėtare, kur nuk ka institucione luftėvazhdonjėse, njė lider mund tė luajė njė rol tė pazakontė dhe humbja e tij mund tė sjellė, edhe pse jo pėrgjithmonė, zbaticėn e luftės pėr liri. Kėshtu ndodhi nė rastin e Skėnderbeut. Por njė skemė e tillė ėshtė shumė e vjetėr, shumė patriarkale, shumė autokratike pėr t‘u zbatuar sot, kur problem nuk ėshtė mė liria e kombit, por liria e popullit, pra jo liria kombėtare por shoqėrore, jo liria e shqiptarit nga i huaji por liria e shqiptarit nga shqiptari, liria e shtetasit dhe qytetarit nga lideri e pushteti i liderit.

    Dhe kjo liri qytetare dhe shoqėrore, qė nė vetvete pėrbėhet nga njė strukturė tė drejtash (tė punės, pronės, tė lėvizjes, fjalės, organizimit, protestės, kritikės) nuk mund tė garantohet nga lideri i pushtetit apo pushteti i liderit, por nga institucionet e pavarura, nga pushteti i liderit dhe lideri i pushtetit. Pra kėto liri dhe tė drejta mund tė mbrohen vetėm kur institucionet e pavarura si prokuroritė, gjykatat, avokati i popullit, media, shoqėria civile, veē e veē dhe tok, nuk e lejojnė liderin qė tė abuzojė me pushtetin, nuk lejojnė fanatikėt e liderit nė pushtet qė tė dhunojnė kėto tė drejta.


    ***

    Tė pretendosh si Berisha se ai, qeveria, pushteti i tij dhe partia e tij janė garancia e lirive e tė drejtave dhe jo sistemi e institucionet e tij, do tė thotė tė deklarosh hapur dėshtimin e sistemit me pushtete dhe institucione tė pavarura. Eshtė njėherazi provė se nuk ke asnjė kuptim mbi rėndėsinė qė ka ndarja e pushteteve pėr lirinė dhe tė drejtat. Tė mos kuptosh se liritė dhe tė drejtat janė zhvilluar dhe mbrojtur nė Evropė, qė nga koha e Kartės sė Madhe tė Lirive, vetėm duke kufizuar pushtetin e monarkėve dhe jo duke e rritur atė. Nė fakt Berisha nuk ka lėnė gur pa lėvizur qė tė mos themelohet nė Shqipėri njė sistem me institucione dhe pushtete tė kufizuara, tė ndara, tė balancuara. Lufta e tij kundėr kryeprokurorėve tė radhės, shantazhimi i gjyqtarėve qė nuk i shėrbejnė, prodhimi i juristėve nė kursin e plepave, projektkushtetuta e vitit 1994, tė gjitha synonin krijimin e njė pushteti ku pėrqendroheshin tė gjitha pushtetet, krijimin e njė sistemi "heliocentrik", ku Berisha do tė ishte qendra, "dielli" i tij.

    Sundimi i plotė, total dhe jo liria e pushteteve dhe ndarja e tyre mbetet ėndrra e pafjetur e Berishės. Kėtė qėllim kanė edhe reformat "e mėdha" (tė kryera, mjerisht, nė bashkėpunim me Edi Ramėn) pėr ndryshimin e Kushtetutės dhe sistemit zgjedhor qė e kanė bėrė Berishėn njė Kryeministėr mė tė fuqishėm, qė i kanė bėrė deputetėt mė tė nėnshtruar po ndaj Kryeministrit qė ėshtė edhe kryetari i partisė qė cakton se kush do bėhet deputet, qė i bėn deputetėt tė ulin kokėn para vullnetit tė Kryeministrit, ndryshe humbasin karrigen e deputetit, qė i jep mundėsi Kryeministrit tė zgjedhė Presidentin e Republikės vetėm me votat e shumicės sė tij, pra tė vėrė nė krye tė "qeverisė sė gjyqėsorit" njė besnik tė tij qė do tė thotė, veten e tij. Tė gjitha reformat e Berishės kanė ēuar nė njė humbje tė lirisė sė institucioneve tė pavarura pėrballė pushtetit nė zgjerim tė Berishės mbi tė gjitha, nė bjerrje tė lirisė sė pushtetit tė drejtėsisė. Dhe atje ku nuk ka drejtėsi nuk mund tė ketė liri dhe tė drejta.


    ***

    Krejt nė kundėrshtim me atė qė Berisha deklaroi nė Kongresin e tij elektoral, reformat e tij nuk tė ēojnė nė Evropė, por nė gropėn e tragjedive, si ato tė piramidave financiare apo tė Gėrdecit. Si tragjedinė e piramidave ashtu edhe atė tė Gėrdecit, Berisha kėrkon t‘i paraqesė si "aksidente" qė ndodhėn nga "padija". Por kėto tragjedi dhe tė tjera skandale janė prova kokėfortė e mosfunksionimit tė sistemit tė institucioneve qė duhet tė kishin denoncuar me kohė verbėrinė, injorancėn, padijen e qeverisė. Nė tė dyja rastet sistemi, institucionet e tij nuk e parandaluan katastrofėn, nuk i mbrojtėn jetėt e qytetarėve, paratė, pronat e tyre. Pėrse? Sepse i kishte trembur pushteti skandaloz i Berishės. Institucionet heshtėn, ashtu sikundėr heshtet pėrballė terrorit qė shkakton njė mafie. Dhe pasi e ka bėrė sistemin tė dėshtojė nė parandalimin e njė tragjedie si ajo e Gėrdecit, pushteti i Berishės po lufton me shpirt ndėr dhėmbė tė pengojė pushtetin e drejtėsisė, lirinė dhe tė drejtėn qė duhet tė ketė ky pushtet tė hetojė dhe gjykojė shkaktarėt e tragjedisė. Berisha ėshtė kundėr tė drejtės, kundėr sė vėrtetės sė tragjedisė sė Gėrdecit, sepse nė kėtė aferė tė tipit mafioz duket i pėrfshirė thellė djali i tij, ministrat e tij, bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt.

    Interesi privat i Berishės, pėrfitimet dhe pasurimi i tij, i klanit politik dhe i familjes, janė nė konflikt me tė vėrtetėn dhe tė drejtėn. Sepse e vėrteta e "Gėrdecit" ėshtė korruptimi i familjes dhe kabinetit "Berisha", ndėrsa e drejta, ndėshkimi i kėtij korruptimi. Por ai qė ėshtė nė konflikt me tė drejtėn, nuk mund tė mos jetė nė konflikt me lirinė, me lirinė e tė gjithė atyre qė duan tė shqiptojnė tė vėrtetėn mbi tė cilėn themelohet dhe e drejta. Prandaj pushteti i Berishės, ndėrsa Berisha betohet pėr lirinė e medias, bllokon "pėr arsye shtetėrore" gazeta si "Tema", apo pėrpiqet tė fshijė nga tregu tirazhin e "Gazetės Shqiptare" qė i tregojnė publikut tė vėrteta tė zymta pėr tragjedinė e Gėrdecit. Pushteti i Berishės dhe qeverisjet e tij kanė degraduar pėrfundimisht nė qeverisje antiliri, sepse bazohen te gėnjeshtra dhe jo te e vėrteta, te padrejtėsia dhe jo te drejtėsia.


    ***

    Konflikti i interesit qė i ka lindur me drejtėsinė dhe lirinė e saj pėr shkak tė korrupsionit pushtetar dhe familjar, e bėn Berishėn qė tė mos shprehet pėr lirinė e drejtėsisė, por nė fjalėn e tij nė Kongres, tė flasė vetėm pėr modernizmin e burgjeve. Ēfarė aspirate lirie! Ndėrkaq, instinkti autoritarist kundėr njė sistemi me liri, e bėn qė tė investohet pėr kultin e tij tė individit. "Unė kam bindjen se mė 28 qershor qytetarėt shqiptarė do tė votojnė pėr Sali Berishėn, pėr luftėn e tij kundėr korrupsionit me zero tolerancė edhe pėr krimin e organizuar", deklaroi Berisha. Ėshtė njė thirrje jo vetė mesianike dhe antisistem, por edhe shprehje e njė dėshire tė fshehtė, qė luftėn kundėr korrupsionit tė mos ta zhvillojė dot sistemi, por vetė i korruptuari, qė "ujkut" t‘i varen nė qafė mėlēitė. Kur ėshtė fjala pėr t‘u shpjeguar publikisht pėr misteret e tė birit apo skandalet e tjera tė qeverisė, ky politikan dinak e kalon "topin" te "drejtėsia e cila po heton", por kur ėshtė fjala pėr demagogji premton se do tė jetė ai, Berisha, dhe jo sistemi i pavarur i drejtėsisė, shpresa e vetme pėr njė luftė me tolerancė zero kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Kulti i Berishės ėshtė shpresa e fundit e Berishės pėr t‘i shpėtuar drejtėsisė.

    Prandaj, edhe kur premton dhe betohet se do tė qėndrojė pafundėsisht nė politikė kėtė nuk e bėn nė emėr tė demokracisė dhe lirisė, as qė shqiptarėt tė mund tė shkojnė nė Evropė. Kėto janė premtime dhe betime antidemokratike dhe antiliri, sepse dihet qė ku ka liri dhe demokraci ka edhe rotacion liderėsh dhe pushtetesh. Nė demokraci nuk ėshtė lideri qė determinon fatin e popullit, por populli atė tė liderit. Ku nuk ka liri dhe demokraci, aty ku partia shndėrrohet nė bandė, nė tribu apo klan, shefi i partisė mbetet gjithė jetėn nė krye tė saj. Tamam si nė Partinė e Punės. Tamam edhe si nė PD. Tamam si Enveri. Tamam si Berisha. Dhe nuk mund tė mos gajasesh kur shikon kėtė gėrmadhė politike qė u premton shqiptarėve liri dhe Evropė nė kėmbim tė njė mandati tjetėr nė pushtet. Sepse ėshtė njė pushtet qė e do pėr tė mbytur pėrfundimisht drejtėsinė dhe lirinė.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    josiv..

    kur te shkoc ne tirane.. bej zamet e njihu me berberin e andrea stefanit te edvin dades se valo lesko rucit te nexhit..
    e pyete.. o shoku barbiere.. meqe ke vite qe e qeth andrea stefanin.. askush me mire se tyjan or babam nuk ja njeh se sa q.ime ne koke e ne mjekerr ka ky "luftater per lirine"..
    pa me thuaj o shoku berber.. pyete.. po te verteten ama.. se sa qime floku ka humbur ki andrea stefani nga regjimi obskurantist i berishes te cilin ky trim e shan 7 here ne dite me nga nje ore ne 7 ekrane televizive..

    ne se berberi do te thote se i ngrati klient i im .. ndreu i stefanajve te haureve te selise khmer rruzhe.. humb cdo dite me dhjetra shtellunga floku ne betejat kunder shtypesit te lirise..sali berisha..ahere brari do propozoje ti japin cmimin e lirise shokut andrea.. per vuajtjet e tija nga regjimi berishian ne mbrotje te fjales se lire..

    po jam i bindur se berberi do thote..po cbenet mor aman.. si nuku i ra nje qime floku ketij andreut me tere kete lufte te per-ore-shme e te perditshme kunder diktatorit berisha..

    josif..

    pse luan thejatro mor zotni..
    asnje liri nuk i eshte shkelur andreas nga berisha.. perkundrazi andrea me erionet ja shkel cdo dite lirine berishes e gruas se tij e femijve te tije.. e asnje qyme floku nuk ka tentuar tja shkulle regjimi i berishes.. bubuzhelit andrea..

    as zhejit.. mikut te andreas.. nuku i eshte paksuar sasia e leshit ne koke..

    sa per edvinin.. qe i kan rene ca flok ne betejat tash 20 vjet kunder berishes.. pyesni doktorr.. dermatolugun.. nakucin e ka per tju thene se.. nuku e ka nga regjimi shtipes i berishes.. shoku edvin.. te renit e flokut..

    pra krejt keta m.uter qe fabrikojne pallavren se berisha shtyp shtypin e lire e te drejtat e njeriut jane ca neperka .. armike te demokracise e lirise..

    7 herr rresht e degjova kto dite ne 7 ekrane njeheresh.. kte neperken fringo te PS-se.. ditmir bushatin .. te thote se berisha shkel te drejtat e njerzve te jevgjiteve etjetj..

    mirpo gjith tirana e di se.. padroni i ketij enveristit ditmir bushat.. edvin m.utollaraj.. per te liruar vend per mafien e ndertimit qe ja mbush thaset me miliona euro edvinit.. i rrafshoj brenda ores para disa muajsh.. qindra baraka e shpiza te lagjes jevgjite atje tek don bosko.. e i la qindra gra e femije b.ithjashte lakuriq ne mes te shiut e eres e te ftohtit.. e pastaj i vuri ca nga keta jevgj te vallzojne e kendojne per edvinin ne nje cader festive freshisto mjaftoiste..
    ironi e cinizem i paster qe as enveri nuk e bente..


    ka qen kjo nje masaker anti njerzore e pa pare.. qe shum mir e ka pare andrea e ky ditmiri i edvinit te bushatit.. mirpo jan aq pa ftyre sa.. ska kandar tu a peshoje paciperinė..

    vazhdo o "anti nomenklaturisti" dujsiv. na knaq me te tlla pacavure.. se na shton kulturen e njohjes se zhabave e kamaleonteve te selise roze..

    josif mbaje mire timonin se po e dh.jet cdo dite..

    te kemi a ste kemi anti punisto nomenklaturist a jo..

    lol


    mo ke qene ne nje kurs aktorlliku ti me kte ditmirin bushat mo..

    ta dinte e ngrata vilolet manush se sa aktore mjeshtra ka ne gjirin e saje selia roze.. kushedi sa e lumtur do ishte..

    oj po u shkel saliu lirine.. anti salinjve..
    kulmi..
    lol



    ..

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar prej bari fallis (se ashtu e ka koken):

    pse luan thejatro mor zotni..
    thiatro nuk luaj une, thiatro makabre ka lojtur e lot salis, cekas, pashko (ndjese paste), imamis, etj qe u lyen me "boje" ne maj '96, bene katrahuren e '97 me mijra viktima te pafajshme, dhe perseri u kthien ne skene per te qeverrisur se bashku, aktore, qendistare, qendrestare, pendestare, kthimtare, halbakare, pistare ... dhe na sollet lirine gerdecare, ekonomine fazlliēare, boom-in argitar, kllaposjen kamorristo-zeniste te shtetit, korrupsionin menxyre medi-pangist ...

    kerkon te besh paēavure pa pushim, mbjell e perhap genjeshtra e shpifje pa mbarim, perdor fjale te ulta rrugaēesh qe blloku e brraka i kane zili, inkurajo salis te genjeje diten per diell, te perdellehet ne tribuna, te mos i hiqet gershera e inagurimave ... se po e kryen, me stermundim, detiren qe ramiz-sigurimi ka ngarkuar ...

    por "kredencialet" kane rene si asnje here tjater, o zombi e te kaluares se erret puniste ... brenda e dhe jashte ... ato mashtrimet me "viznat" europiane dolen jo flluska sapuni, po ballona ... ato pislleqet e katranosje zgjedhjesh kane jo me kot glover ne krie (edhe kjo do te jete shoqe e violeta manushit) ...

    por ende nuk arrite t'i pergjigjesh ni pyetje: ku i gjeti, kush ia dha salis tagrat, pronat, bredgetat e detat, karrigat, ofiqat, kollonat, lirit ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    hhaaa si kongreset e enverit vetem per enverin flitej me falni djalin sailun

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Tamam si kongreset e Enverit, administrata me urdher, shkollat me urdher, ithtaret me urdher, kalecet roje gjithandej.
    O sali more sali djali
    Eja mor se na mori malli.

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i dytė i KOASH nė 16-29 qershor 1929, Korēė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-02-2013, 20:41
  2. Kongresi I Manastirit
    Nga gerrard73 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 13:58
  3. Kongresi I Pare Boteror I Diaspores Shqiptare.
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 07:18
  4. Kongresi i Elbasanit dhe Shkolla e Kalase
    Nga Iliriani nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •