Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114

    Nezir Myrta LINGUISTIKA

    Nezir Myrta / LINGUISTIKA


    Fjala – Linguistika, apo gjuhėsia, si fjalė shkencore botėrore, ėshtė shkenca e cila merret me studimin e njė gjuhe dhe origjinėn e saj, me studimin e njė grupi gjuhėsh dhe origjinėn e tyre dhe me studimin e Gjuhėsisė sė Pėrgjithshme (Linguistikės Gjenerale) e origjinėn historike tė saj. Kjo fjalė – Linguistika ėshtė njė kompozitė gjenerale, e cila e ka origjinėn e vet nė dy rrėnjė fjalėsh: lin + gui – tė cilat pėrbėjnė fjalėn – lungui, nga fjala pėr emėrtimin e gjuhės nė gjuhėt latine – lingua.



    Nėse e dėshifrojmė kėtė kompozitė gjenerale – Linguistika, sipas methodės linguistike gjenetike, pėr ta njohur origjinėn linguistike tė saj, na del sipas formimit fonomorfologjik kėshtu: Lin+gui+st+i+k+a. Tė dy rrėnjet – lin+gui – nė pėrbėrjen e tyre morfologjike, formojnė bazėn kompozitore – lingui, nga fjala – lingua, si pėrshtatje pėrcaktuese fonetike me ndryshimin e tingullit fundor, zanores – a, nė – i, ndėrsa, pjesėzat kompozitore – st+i+k+a=stika, janė sufiksale i.e., qė pėrcaktojnė fjalėn – lingua (lingui), nė trajtėn e pashquar si emėr – linguist, pėmes grupit - st, nė trajtėn e shquar – linguisti, pėrmes zanores - i, si formė mbiemrore e pashquar – linguistik, pėrmes tokzanores - k dhe si trajtė shquese e kompozitės nė pėrcaktim tė emėrtimit tė saj – Linguistika, pėrmes zanores – a.



    Rrėnja kryesore e kompozitės – Lingustika, ėshtė nomi – gui, qė kuptojmė fjalėn pėr emėrtimin – gjuha – e cila sipas shqipes na del si trajtė e shkurtė e emrit – gui=gua=guha=gjuha, nėpėr trajtat zhvillimore tė illirishtes sė lashtė, qė nė shqipen e vjetėr e kemi nė disa forma dialektore – gua – giua=giuha=gluha=gjuha – si ndryshime historike fonetike shqipe-illire.



    Fillesa morfologike e kompozitės – Linguistika, rrėnja – Lin – ėshtė kuptimi i formimit tė njė gjuhe nga njė burim i pėrbashkėt gjuhėsh, nga njė gjuhė e parė - njė gjuhė e cila lindet nga Ama e saj e lashtė – lin=lind=lindet si gjuhė e re lineare, me spjegimin shqip – lin gua – lind gua (guha), lindet gua (guha-gjuha) – gua e re – lind gua – lin gua – lingua.



    Pra, rrėnja e fjalės – lin – ethymologjinė e saj e ka nė fjalėn – lind, nga fjala – lindje, gjuhė e lindur, e formuar si gjuhė linerare, e cila pėrbėhet nga tre tinguj – lin(d), ku origjina fonetike e tingujve na difton diftongun – l+i=li – si diftong qė difton – lindje (lindja e diellit, lindja e djalit, lindja e vajzės, lindja e foshnjes) nė shqipen. Kurse tingulli i tretė i rrėnjes – lin – lin(d) – ėshtė trajta e shkurtė fonetike e grupit tė shqipes – nd – qė theksohet nė shqipen e vjetėr tė folur me njė tingull tė bashkėdyzuar, tė cilin e kemi nė fjalėt e fjalėformimet shqipe: ndij, perėndij, perėndia, ndigjua, ndjej, ndjenja, parandjenja, ndjeva, parandjeva, ndoshta, ndashtė, mendja, mendim-i, ndeja (nde^ja), ndera, ndihma, ndikimi, andej, kėndej, ėndė-ėndet-ėndje, andje-andja-anda-ėnda etj.

    Nė lidhje me dytingullorin, apo grupin fonetik tė shqipes sė vjetėr – nd – e kemi shėmbullin e mirėpritur tė albanologut, F. Boppi (1855), ku shihet pėrpjekja e tij pėr ta konstatuar mendimin se shqipja e vjetėr, ka mundėsi mė tė forta pėr ta spjeguar gjuhėn sanskrite, ku na del mendimi i tij krahasues: “Pėrsa i pėrket leksikut tė shqipes, me anėn e sanskritishtes, gjindet njė pikė referimi mė e lehtė dhe mė e natyrshme, se sa me anė tė greqishtes. Nė numrorin e shqipes – nėndė (nandė, gege – na^nd), duket se nėn ndikimin e likuideve tė mėparshme ėshtė futur njė – d, nė vend tė – t-sė. Po tė hiqet rrokja – dė, nga nandė (na^nd), gege-shqipe, spjegohet mė lehtė me rrėnjen sanskrite pėr numrorin – navan, se sa me greqishten – evvea”. Duke mos e njohur mirė fonetikėn historike tė dytingullorit tė Gegėnishtes – nd, qė ėshtė bazė e shumė fjalėve kryesore shqipe tė lartėpėrmendura (mend-je, mend, ndij, perėndij...), nuk duket aspak se ėshtė futur njė – d, nė vend tė - t-sė, nėn ndikimin e likuideve tė mėparshme, por, ishte dhe ėshtė kjo – nd, qė pėrbėn natyrėn e njė tingullit shumė tė rėndėsishėm linguistik. Sikur ta dinte Boppi, kėtė dytingullor – nd, qė tok me atė – ng (nga, ngasje, ngamje, ngue, nguemja, ngat, n’gati, ngucama, nge...) i cili poashtu theksohet vetėm me njė tingull nė tė folur shqip – do ta kishte shumė mė lehtė ta spjegonte afėrsinė e lashtė tė shqipes me sanskritishten, duke krahasuar spjegimin shqip tė numrorit gegė – na^nd (nandė) – na^nd=navan, kunė shqipen pėrbėhet nga tre tinguj, kurse nė sanskritishte nga pesė tinguj, do tė thotė se nė shqipen ėshtė edhe mė shkurt si trajtė emėrtuese – na^n(d), gege-shqipe = navan, sanskrite.



    Kėshtu, rrėnja – lin – nė pikėpamje linguistike e ka kuptimin e lindjes sė njė gjuhe nga njė gjuhė e parė (nėna lind foshnjen e gjuha lind gjuhėn) gjuha lind gjuhėn – lingua, ku si folje – lind – formoi fillin e kompozitės – Linguistika.



    Kompozita i.e. Linguistika, e cila sot merret edhe si kompozitė gjenerale pėr Linguistikėn Gjenerale – fomohet kryesisht nga njė fjalė pėr emėrtimin e gjuhėve latine, kurse nė shqipen janė dy fjalė, sipas ethymologjisė sė shqipes sė vjetėr, apo illirishtes sė re – me njė ndryshim intonal fundor nga rrėnja – gua, nė – gui (gua=gui), si formė paraindo-europiane.



    Guha lind guhėn – lingua (gua lind guen – lingua). – Gjuha greke lindi gjuhėt greke (sllave), kurse gjuha latine lindi gjuhėt latine (romane). Ndėrsa, me plot kuptimin e fjalės - gjuha illire-pellgaze, lindi gjuhėt indo-europiane.



    Gu^ me ku^ (guhė me kun, gjuhė me kun – gjuhė kuniforme)



    GUA E GEO



    Gua e geo janė dy fjalė - termine tė para tė fillit tė shprehjės sė zhvillimit tė kulturės sė tė folurit tė njeriut, duke formuar komunikimin e njeriut – gjuha si mjet shprehjeje. Gua ėshtė – gjuha, kurse geo ėshtė – dheu, toka.

    Fjala – gua, si trajtė e shkurtė e fjalės, termit – guha (gjuha), ėshtė nė tri trajta emėrtuese: 1. gua, si emėrtim i organit anatomik tė trupit tė njeriut, organ i gojės – gua e gojės – guha e gojės, shqisa e tė shijuarit, 2. gua, guha-gjuha, emėrtimi i gjuhės sė njeriut, pėrcakimi pėr gjuhėn dhe 3. gua, folja, tė folurit e gjuhės sė njeriut – ku shqipja i ka shumė forma tė pasura linguistke, si thesare burimore tė koncepteve: ligjėrim - /gjuhė/ - tė folur. Termat e vjetra bartin nė vetvete lashtėsinė e njeriut, kulturėn e veprimit tė tij dhe karakteret terminologjike e leksikore, tė cilat ndryshojnė nė koncepte tė reja. Kur marrim shembuj nga shqipja e vjetėr, kemi shprehjet: po folė djali / a po tė folė djali-qika / ka nisė me folė pak / po folė mirė / ēka po folė ashtu?/ po foli drejtė / fol e mbushma menden / guha asht s’ashtė po eshtna then / foli sa mujti / fol e mos hesht / fol me mend / etj., ky term – fol, folja, formoi konceptin – tė folurit, si koncept i ri shqip, kurse termi – folja – u formua pėr emėrtimin e pjesės sė ligjeratės gramatikore – folja, si koncept i ri, nga termi i vjetėr.



    Termi i lashtė – gua, formoi konceptin e ri – gjuhė, nga (gu^- gu^h(ė), ndėrsa termi i lashtė – geu-dheu, toka, formoi koncepin e ri – geo, ku diftongu – ge – (ge’) me zanoren e zgjatur tė theksuar – e, ėshtė njė term i lashtė – ge – qė pėrcaktoi emėrtimin e hidronomit – ege (Ege-Egje-Egjeu), si kuptim i gjetjės sė dheut, tokės (ujdhesave tė shumėta tė detit Egjee dhe nga kuptimi i tokės, dheut, iu dha emri hidronomit, ujit tė detit, emėrtimi i detit). Ky kuptim i gjetjės – e gje – ėshtė shprehja shqipe – gjetja e dheut, tokės – e gjee, (lype tokėn se e gje), e gjenė, si kuptim i foljės shqipe – me gjetė, pėr tė gjetur. Por ky term – ge – krijoi emėrtimin – gen-i, geni i njeriut, geni i gjallesės, (genesis) - lidhet me emrin – gegė (gega) Gega i Dardhanisė (emėrtimi i Grykės sė Dardhanelleve – Dardanelet), qė substancionohet, nė kuptimin e pėrgjegjės sė njeriut – tė foljės sė njeriut, kur njeriu – gjegjet = geget – gega geget – ai qė pėrgjegjet, njeriu qė geget – tė folurit e njeriut – gua – guha e geges – germa e geges.



    Diftongu – ge – ka kuptimin e dheut, tokės, nė kohezionin linguistiko-historik, tė rrjedhės sė theorisė se njeriu u krijua nga dheu, toka edhe do tė bėhet dhee, tokė – nga dheu u krijua e dhee bėhet. Diftongu – ge – difton dhee, tokė – ku nė kuptimin e atij qė u krijua nga Dheu – ai qė pėrgjegjet, ai qė jep gjegje (gege), flet, apo geget – geget gega – gega geget, rrodhi emėrtimi i fjalės – gega, si antroponom gjeneral i banorit tė atij vendi, Gega i Gegėnisė, kurse si toponom – Gegėnia. Poashtu ky diftong – ge, formoi termat: Gea (Perėndia e Tokės), si term mythologjik. Tash, tė shohim, se sa kanė lidhje kronologjike linguistike fjalėt: geo - gua – gea – geni – gega – goga. Kėta terma tė lashtė bartin me vete vet lashtėsinė e njeriut, nė formimin e koncepteve tė reja tė sotme linguistike, tė cilat i takojnė njė periudhe tė hershme para indo-europiane.



    Gua e njeriut qė u krijua nga dheu (geu-geo). – Termi – gua – nėpėrmjet tė varianteve shqipe tė lashta – gua – guha – giuha – gluha, ku termi – giuha e dha konceptin – gjuha, tė folur, e folme (dialekt).

    Fjala – dialekt – formohet nga pjesėt: di+a+lek+t, qė diftongu – di, ka kuptimin e njė pjese tė sė folmės, tingulli apo zanorja – a, nė kėtė rast tė termit ėshtė njė lidhėse e kompozitės, ndėrsa rrėnja – lek (qė ėshtė edhe kuptimi i Lekut-monedhės shqiptare, nga antroponomi Lekė, Leka dhe Lekėt), ėshtė kuptimi i tė folurit, kuptimi i gjuhės, qė nė rastin – alek, nėnkuptohet njeriu qė flet, folėsi i parė – qė formoi antroponomin – Lekė-a, nga illirishtja – Aleksandėr, me kuptimin – shqipja flet – folėsi shqip i Folėsi i Parė. Kurse nė rastin e tė folmės – lek(t) – alekt, tingulli – t, skajon termin – dialekt – pra, ai qė formoi tė folurit e parė – gjuhėn e parė.

    Ndėrsa, termi – gluha – qė e hasim nė shkrimet e Buzukut tek Meshari, ėshtė term i lashtė, qė formoi konceptin – glosė, glosa (glosse), gjithashtu formoi nė greqishte fjalėn – glota – gjuhė - si kuptim i konceptit mė tė vonshėm – glosa (fjala). Nė kėta terma vlenė tė theksohet, se si dominon tingulli – L, qė ėshtė vet filli i lėvizjes sė gjuhės nė gojė – lėvizja e gjuhės nė gojė, si organ anatomik, me pėrshkrimin – njė copė mish nė gojė, e gjatė nė formė shpatuke (guha-gjuha). Pra, kėtu kemi dy variante tė termave – gua – guha, si terma shumė tė hershme tė fillit tė gjuhės sė parė dhe kėta dy termat tjerė tė mėvonshėm – giuha e gluha (glosa – si kuptim pėr fjalėn).



    Ethymologjia e termit – gua. – Gjuha si mjet komunikimi nė mes njerėzve, krijoi emėrtimet e natyrės dhe komunikimin indirekt me natyrėn, nga zėrat e natyrės formoi tingujt e gjuhės, nė abecetė e para i.e., nga pozita e hapjes sė gojės, rrodhi tingulli i parė – a, si fill i gjuhės sė shkruar. Pikėrisht kjo zanore – a – pėrcaktoi diftongun – gu – gua. Diftongu – gu – i cili theksohet me zanoren hundore – u^ - nė shqipėn e vjetėr emėrton edhe pjesėn e mesme tė kėmbės, gu^ - guni (gju^ - gjuni, gjuri), nė terminologjinė dialektore: gazhdra e gunit, ashti i gunit, ashti i rrumbullakėt lėvizės, nė pjesėn e parme tė kėmbės. Tash, kėta dy terma shqipe – gua-guha e guni – rrjedhin nga njė diftong – gu^, ku gua-guha ėshtė njė copė mishi lėvizėse, e zgjatur nė gojė dhe guni ėshtė njė copė ashti rrumbullak lėvizės nė kėmbė, tė cilat dhanė dy terma tjera – guni e goja, guha e gojės e guni i kėmbės (gjymėtyrė), kėta si terma anatomik. Kurse, nė shqipen, diftongu – gu – dha emėrtimet: guha, gur-i, gurrė-a, gup-i (fati, gopi), gushė-a, guxim-i, gusa, guaca, guci, gulshim-i, guma, gufim-i etj.



    Nė variantet terminologjike tė hershme rrodhėn fjalėt e para me tė cilat mund tė formojmė njė diagram, me tė cilin pasqyrojmė lidhjen nė mes emėrtimit tė fjalės – gua (guha-gjuha), si mjet komunikimi – me termin geo-dheu, toka, poashtu, me emėrtimin e zotit tė tokės – gea, deri tek termi – guha (gjuha):



    Gua

    / \

    / \

    Geo Gea

    \ /

    \ /

    Gega



    Emėrtimi – gua, iu prinė tė gjitha termave tjera nė kuptimin e tė folurit, sepse pėrmes gjuhės filloi emėrtimi terminologjik dhe vet linguistika theorike, gjuha ėshtė ajo fuqia e tė shprehurit tė njeriut, qė flet pėr gjithēka dhe duhet tė vihet nė pikėn fillestare tė gjithēkafes, pėrmes tė cilės shprehet kultura e njeriut, zhvillimi i diturisė e shkencės.



    Fjala – gua – guha – gjuha, nė termat e Linguistikės i.e. lingua, langue, language, kryesisht nė gjuhėt romane, nė theorinė linguistike, na del nė forma tė ndryshme si termine. Gjuha gjermane dhe gjuhėt gjermanike, ndryshojnė nė termin e koncepteve tė tyre pėrnga forma e tė shprehurit, pėr gjuhėn si organ anatomik, gjuha si mjet i tė folurit dhe tė folurit. Gjermanshtja ka emėrtimin pėr termin linguistik krejt shqip me tė gjitha elementet tingullore dhe morfologjike – sprache (shprahe), qė ėshtė shprehje, shprehja – german sprache (deutsche sprache), me kuptimin e shprehjes sė njeriut, tė shprehurit me tė folur. Kurse, tek termi – gjuha, si organ anatomik i gojės, tek gjermanishtja e kemi – zung (cung), e cila lidhet me shqipen pėrmes fjalės – cung-u, njė cung mishi i zgjatur nė gojė dhe lėvizės, ku kemi disa fjalė shqipe lidhur me kėtė term - cung-u: cungu i drunit, cungu i bimės, cungu i druve (njė copė dru ku copėtohen drutė me spatė), cungu i bimės (pjesa e trupit tė bimės nėn dhe, nėn tokė, nė tė cilėn lidhen rrėnjet – cungu i lisit, cungu i bungut, cungu i ahut). Njė copė dru i shkurt, reflekton njė copė mishi nė gojė si term anatomik pėr gjuhėn nė gjermanishten. Kur njeriu ka ndonjė fatkeqėsi dhe pret gishtat e dorės, nė shqipe themi – i ka mbetė dora cung (pa gishta), ose kur e kėputė dorėndhe i mbetet pjesa tjetėr e krahut, themi se i ka mbetė krahu cung, i cunguar, si cungu. Poashtu, kemi fjalėn - cung edhe si mbiemėr: i,e,tė cunguar-a, si folje – cungua, cunguar, kurse si term tjetėr – cungim-i-e-et etj.



    Njė nga problemet mė tė ndėrlikuara tė theorisė liguistike moderne edhe vet nė Linguistikėn Gjenerale, ėshtė kundėrvėnja nė mes dy termave: gjuhė – e tė folur. Kemi probleme terminologjike nė gjuhėt i.e. – ger. Sprache – cunge / ang. Speak – speech – language – tonge / fr. Langue – langage – parole – discours – parler / it. Lingua – linguaggio – parole / span. Lengua – lenguaje – habla / arab. Lisan – kalam (gjuhė – tė folur) / greq. Glota – logos / lat. Lingua – sermo / rus. Jazyk – rec – govor / kroat.serb. jezik – govor / .



    Rreth termave – gjuhė dhe tė folur probleme ka gjermanishtja: sprache – rede – das sprechen-sprachact-sprachbesitz- Spreche – Einzel, Sprache – Sprachfahigkeit etj. Edhe gjuha angleze ka probleme terminologjike, lidhur me termat – gjuhė dhe tė folur, e gjuha organ anatomik – language – gjuhė, kurse, speech – tė folur,e tonge – termi anatomik pėr gjuhėn. Sipas W. Baskinit, qė e pėrktheu Kursin e Saussure-t, e jep tash njė zgjidhje tė re anglishte: language – gjuhė / speech (humman speech) – ligjėrim dhe speaking – tė folur.



    Dihet se kompozita – Linguistika u formua nga gjuhėsia romane dhe gjenetika linguistike e vet fjalėformimit – lingua (lingui), na jep shkrepje tė reja mendimesh dhe hapė udhė tė re qė duhet ndjekur, pėr tė ardhė deri tek burimi i vėrtetė terminologjik. Udha ėshtė e hapur pėr tė gjitha gjuhėt, pėr studime ethymologjike, por shqipja e vjetėr, pėrbėn nė fokusin e saj linguistik njė thesar tė madh e tė pastudjuar mirė elementesh fonetike e fonomorfologjike, sidomos nė morfologjinė historike tė saj, me rrėnjet e lashta linguistike. Shumė nyje linguistike tė lashta shqipe, nga ato edhe parahistorike, pėr tė cilat nuk kanė mundėsi spjegimi shumė gjuhė tjera edhe tė mėdha. Mu pėr kėto shkaqe linguistike edhe nuk kanė mundur derisot ta pėrcaktojnė shqipen nė asnjerin grup gjuhėsh i.e. satem e kentum.



    Termi – langue, shpesh pėrdoret edhe si synonom pėr – language – langage. Sipas Fjalorit Linguistik, Paris, 1973 “Language - ėshtė terėsia e fenomenit njerėzor – gjuhė, jo gjuhėt konkrete, por tė bazuara nė faktin e ekzistencės sė tyre dhe nė faktin psikologjik tė aftėsisė sė njeriut pėr tė komunikuar me shenja. Language – ėshtė aftėsia specifike e gjinisė njerėzore pėr tė komunikuar me ndihmen e njė sistemi shenjash tingullore gjuhėsore duke vėnė nė lojė njė teknikė trupore komplekse dhe duke supozuar ekzistencėn e njė funksioni symbolik edhe tė qendrave nervore gjenetikisht tė specializuara. Ky sistem shenjash tingullore pėrdoret nga njė grup shoqėror i caktuar dhe pėrbėn njė gjuhė tė veēantė. Sipas problemeve qė ushtron termi – language – ėshtė vend analizash shumė tė ndryshme, qė implikon raporte tė shumėanshme: relacioni midis subjektit e ligjėrimit, qė ėshtė fusha e psikolinguistikės – midis ligjėrimit e shoqėrisė, qė ėshtė domen i sociolinguistikės – midis funksionit symbolik dhe sistemit qė pėrbėn gjuha, midis gjuhės si tėresi dhe pjesėve qė e pėrbėjnė, midis gjuhės si sistem uniersal dhe gjuhėve qė janė forma tė saja tė veēanta, midis gjuhės sė veēantė si formė e pėrbashkėt e njė grupi shoqėror dhe realizimeve tė ndryshme tė kėsaj gjuhe nga folėsit – e gjithė kjo hyn nė domenin e Linguistikės.”



    Pėr strukturalizmin amerikan, gjuha ėshtė sistem relacionesh, ose bashkėsi sistemesh tė lidhura ndėrveti, elementet e tė cilave nuk kanė asfarė vlere jasht relacioneve tė barazisė e tė kundėrvėnjes qė i bashkojnė. Termi – langue, i kundėrvihet dialektit (tė folmes) dhe shenon gjuhėn e njė bashkėsie folėse, ose terėsinė e mjeteve shprehėse, qė pėrdorė njė shoqėri pėr tė komunikuar. Kėtu mendojmė, ndryshon qendrimi freng nga ai amerikan, pėr domenin – Linguistikė. Pėr frėngėt, termi, dialekt - domethėnė, jo variacion territorial i njė gjuhe, por variacion i pavleshėm i njė gjuhe, qė mė shumė pėrdoret nga ato shtresa tė caktuara dhe qė dialekti ėshtė i denjė, tė pėrdoret si gjuhė kulture. Mendojmė se dialektet kanė rėndėsinė e tyre, ato janė bazamenti i gjuhės sė kulturės dhe pa ato nuk ka as gjuhė kulture, sepse vet gjuha e kulturės ėshtė vet fryti i dialekteve, si normė letrare e njė gjuhe moderne – por, jo tė merret dialekti s gjuhė kulture kombėtare dhe amerikanėt kanė tė drejtė logjike sociolinguistike dhe shkencore, ku strukturalizmi duhet tė jetė nė qendėr tė vėmendjes, pėr konceptin – gjuhė, language, langage, langue. Prandaj, koncepti i Linguistikės strukturale nė pėrgjithėsi – gjuha si sistem relacionesh, i kundėrvihet jo tė folurit, por strukturės sė asaj pjese tė ligjėrmit – gjuhės dhe tė folurit si prodhim individual, duke formuar komunikimin e njė bashkėsie. Krejt, kjo mvaret nga rregullimi i kombinimit tė rregullave sintagmatike dhe rregullave paradigmatike, tė cilat bashkohen midis njė sistemi shenjash, qė i kemi tek termi – gjuha – langue.



    Spjegimi linguistiko-fonetik dhe sociomorfologjik i kompozitės fillestare – Linguistika, rifillon bazėn shkencore tė Linguistikės Gjenetike, ku shihen rrėnjet e nėndheshme, apo tė nėngjuhėshme dhe dalin nė provė shkencore tė secilės gjuhe indo-europiane dhe asaj Gjenerale dhe dihet kush kujt i ka borxhe huazimesh epokale linguistike. Nuk ka asnjė gjuhė tė vdekur, vetėm pasi tė ketė vdekur njė popull totalisht bashkė me gjuhėn e tij, ashtu sikundėr ndodhi me disa popuj tė zhdukur tėrėsisht.



    Gjuha pėrcakton popullin, kurse Linguistika, pėrcakton Historinė e Botės.


    2000

    http://www.arbitalia.it/cultura/inte...i_archivio.htm
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    citim:

    Nė lidhje me dytingullorin, apo grupin fonetik tė shqipes sė vjetėr – nd – e kemi shėmbullin e mirėpritur tė albanologut, F. Boppi (1855), ku shihet pėrpjekja e tij pėr ta konstatuar mendimin se shqipja e vjetėr, ka mundėsi mė tė forta pėr ta spjeguar gjuhėn sanskrite, ku na del mendimi i tij krahasues: “Pėrsa i pėrket leksikut tė shqipes, me anėn e sanskritishtes, gjindet njė pikė referimi mė e lehtė dhe mė e natyrshme, se sa me anė tė greqishtes. Nė numrorin e shqipes – nėndė (nandė, gege – na^nd), duket se nėn ndikimin e likuideve tė mėparshme ėshtė futur njė – d, nė vend tė – t-sė. Po tė hiqet rrokja – dė, nga nandė (na^nd), gege-shqipe, spjegohet mė lehtė me rrėnjen sanskrite pėr numrorin – navan, se sa me greqishten – evvea”. Duke mos e njohur mirė fonetikėn historike tė dytingullorit tė Gegėnishtes – nd, qė ėshtė bazė e shumė fjalėve kryesore shqipe tė lartėpėrmendura (mend-je, mend, ndij, perėndij...), nuk duket aspak se ėshtė futur njė – d, nė vend tė - t-sė, nėn ndikimin e likuideve tė mėparshme, por, ishte dhe ėshtė kjo – nd, qė pėrbėn natyrėn e njė tingullit shumė tė rėndėsishėm linguistik. Sikur ta dinte Boppi, kėtė dytingullor – nd, qė tok me atė – ng (nga, ngasje, ngamje, ngue, nguemja, ngat, n’gati, ngucama, nge...) i cili poashtu theksohet vetėm me njė tingull nė tė folur shqip – do ta kishte shumė mė lehtė ta spjegonte afėrsinė e lashtė tė shqipes me sanskritishten, duke krahasuar spjegimin shqip tė numrorit gegė – na^nd (nandė) – na^nd=navan, kunė shqipen pėrbėhet nga tre tinguj, kurse nė sanskritishte nga pesė tinguj, do tė thotė se nė shqipen ėshtė edhe mė shkurt si trajtė emėrtuese – na^n(d), gege-shqipe = navan, sanskrite.


    Numrori shqip -na^nd(ė) ka tre tinguj, del para numrorit tė njejtė nė Sanskrishte - navan!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •