Nezir Myrta / LINGUISTIKA
Fjala Linguistika, apo gjuhėsia, si fjalė shkencore botėrore, ėshtė shkenca e cila merret me studimin e njė gjuhe dhe origjinėn e saj, me studimin e njė grupi gjuhėsh dhe origjinėn e tyre dhe me studimin e Gjuhėsisė sė Pėrgjithshme (Linguistikės Gjenerale) e origjinėn historike tė saj. Kjo fjalė Linguistika ėshtė njė kompozitė gjenerale, e cila e ka origjinėn e vet nė dy rrėnjė fjalėsh: lin + gui tė cilat pėrbėjnė fjalėn lungui, nga fjala pėr emėrtimin e gjuhės nė gjuhėt latine lingua.
Nėse e dėshifrojmė kėtė kompozitė gjenerale Linguistika, sipas methodės linguistike gjenetike, pėr ta njohur origjinėn linguistike tė saj, na del sipas formimit fonomorfologjik kėshtu: Lin+gui+st+i+k+a. Tė dy rrėnjet lin+gui nė pėrbėrjen e tyre morfologjike, formojnė bazėn kompozitore lingui, nga fjala lingua, si pėrshtatje pėrcaktuese fonetike me ndryshimin e tingullit fundor, zanores a, nė i, ndėrsa, pjesėzat kompozitore st+i+k+a=stika, janė sufiksale i.e., qė pėrcaktojnė fjalėn lingua (lingui), nė trajtėn e pashquar si emėr linguist, pėmes grupit - st, nė trajtėn e shquar linguisti, pėrmes zanores - i, si formė mbiemrore e pashquar linguistik, pėrmes tokzanores - k dhe si trajtė shquese e kompozitės nė pėrcaktim tė emėrtimit tė saj Linguistika, pėrmes zanores a.
Rrėnja kryesore e kompozitės Lingustika, ėshtė nomi gui, qė kuptojmė fjalėn pėr emėrtimin gjuha e cila sipas shqipes na del si trajtė e shkurtė e emrit gui=gua=guha=gjuha, nėpėr trajtat zhvillimore tė illirishtes sė lashtė, qė nė shqipen e vjetėr e kemi nė disa forma dialektore gua giua=giuha=gluha=gjuha si ndryshime historike fonetike shqipe-illire.
Fillesa morfologike e kompozitės Linguistika, rrėnja Lin ėshtė kuptimi i formimit tė njė gjuhe nga njė burim i pėrbashkėt gjuhėsh, nga njė gjuhė e parė - njė gjuhė e cila lindet nga Ama e saj e lashtė lin=lind=lindet si gjuhė e re lineare, me spjegimin shqip lin gua lind gua (guha), lindet gua (guha-gjuha) gua e re lind gua lin gua lingua.
Pra, rrėnja e fjalės lin ethymologjinė e saj e ka nė fjalėn lind, nga fjala lindje, gjuhė e lindur, e formuar si gjuhė linerare, e cila pėrbėhet nga tre tinguj lin(d), ku origjina fonetike e tingujve na difton diftongun l+i=li si diftong qė difton lindje (lindja e diellit, lindja e djalit, lindja e vajzės, lindja e foshnjes) nė shqipen. Kurse tingulli i tretė i rrėnjes lin lin(d) ėshtė trajta e shkurtė fonetike e grupit tė shqipes nd qė theksohet nė shqipen e vjetėr tė folur me njė tingull tė bashkėdyzuar, tė cilin e kemi nė fjalėt e fjalėformimet shqipe: ndij, perėndij, perėndia, ndigjua, ndjej, ndjenja, parandjenja, ndjeva, parandjeva, ndoshta, ndashtė, mendja, mendim-i, ndeja (nde^ja), ndera, ndihma, ndikimi, andej, kėndej, ėndė-ėndet-ėndje, andje-andja-anda-ėnda etj.
Nė lidhje me dytingullorin, apo grupin fonetik tė shqipes sė vjetėr nd e kemi shėmbullin e mirėpritur tė albanologut, F. Boppi (1855), ku shihet pėrpjekja e tij pėr ta konstatuar mendimin se shqipja e vjetėr, ka mundėsi mė tė forta pėr ta spjeguar gjuhėn sanskrite, ku na del mendimi i tij krahasues: Pėrsa i pėrket leksikut tė shqipes, me anėn e sanskritishtes, gjindet njė pikė referimi mė e lehtė dhe mė e natyrshme, se sa me anė tė greqishtes. Nė numrorin e shqipes nėndė (nandė, gege na^nd), duket se nėn ndikimin e likuideve tė mėparshme ėshtė futur njė d, nė vend tė t-sė. Po tė hiqet rrokja dė, nga nandė (na^nd), gege-shqipe, spjegohet mė lehtė me rrėnjen sanskrite pėr numrorin navan, se sa me greqishten evvea. Duke mos e njohur mirė fonetikėn historike tė dytingullorit tė Gegėnishtes nd, qė ėshtė bazė e shumė fjalėve kryesore shqipe tė lartėpėrmendura (mend-je, mend, ndij, perėndij...), nuk duket aspak se ėshtė futur njė d, nė vend tė - t-sė, nėn ndikimin e likuideve tė mėparshme, por, ishte dhe ėshtė kjo nd, qė pėrbėn natyrėn e njė tingullit shumė tė rėndėsishėm linguistik. Sikur ta dinte Boppi, kėtė dytingullor nd, qė tok me atė ng (nga, ngasje, ngamje, ngue, nguemja, ngat, ngati, ngucama, nge...) i cili poashtu theksohet vetėm me njė tingull nė tė folur shqip do ta kishte shumė mė lehtė ta spjegonte afėrsinė e lashtė tė shqipes me sanskritishten, duke krahasuar spjegimin shqip tė numrorit gegė na^nd (nandė) na^nd=navan, kunė shqipen pėrbėhet nga tre tinguj, kurse nė sanskritishte nga pesė tinguj, do tė thotė se nė shqipen ėshtė edhe mė shkurt si trajtė emėrtuese na^n(d), gege-shqipe = navan, sanskrite.
Kėshtu, rrėnja lin nė pikėpamje linguistike e ka kuptimin e lindjes sė njė gjuhe nga njė gjuhė e parė (nėna lind foshnjen e gjuha lind gjuhėn) gjuha lind gjuhėn lingua, ku si folje lind formoi fillin e kompozitės Linguistika.
Kompozita i.e. Linguistika, e cila sot merret edhe si kompozitė gjenerale pėr Linguistikėn Gjenerale fomohet kryesisht nga njė fjalė pėr emėrtimin e gjuhėve latine, kurse nė shqipen janė dy fjalė, sipas ethymologjisė sė shqipes sė vjetėr, apo illirishtes sė re me njė ndryshim intonal fundor nga rrėnja gua, nė gui (gua=gui), si formė paraindo-europiane.
Guha lind guhėn lingua (gua lind guen lingua). Gjuha greke lindi gjuhėt greke (sllave), kurse gjuha latine lindi gjuhėt latine (romane). Ndėrsa, me plot kuptimin e fjalės - gjuha illire-pellgaze, lindi gjuhėt indo-europiane.
Gu^ me ku^ (guhė me kun, gjuhė me kun gjuhė kuniforme)
GUA E GEO
Gua e geo janė dy fjalė - termine tė para tė fillit tė shprehjės sė zhvillimit tė kulturės sė tė folurit tė njeriut, duke formuar komunikimin e njeriut gjuha si mjet shprehjeje. Gua ėshtė gjuha, kurse geo ėshtė dheu, toka.
Fjala gua, si trajtė e shkurtė e fjalės, termit guha (gjuha), ėshtė nė tri trajta emėrtuese: 1. gua, si emėrtim i organit anatomik tė trupit tė njeriut, organ i gojės gua e gojės guha e gojės, shqisa e tė shijuarit, 2. gua, guha-gjuha, emėrtimi i gjuhės sė njeriut, pėrcakimi pėr gjuhėn dhe 3. gua, folja, tė folurit e gjuhės sė njeriut ku shqipja i ka shumė forma tė pasura linguistke, si thesare burimore tė koncepteve: ligjėrim - /gjuhė/ - tė folur. Termat e vjetra bartin nė vetvete lashtėsinė e njeriut, kulturėn e veprimit tė tij dhe karakteret terminologjike e leksikore, tė cilat ndryshojnė nė koncepte tė reja. Kur marrim shembuj nga shqipja e vjetėr, kemi shprehjet: po folė djali / a po tė folė djali-qika / ka nisė me folė pak / po folė mirė / ēka po folė ashtu?/ po foli drejtė / fol e mbushma menden / guha asht sashtė po eshtna then / foli sa mujti / fol e mos hesht / fol me mend / etj., ky term fol, folja, formoi konceptin tė folurit, si koncept i ri shqip, kurse termi folja u formua pėr emėrtimin e pjesės sė ligjeratės gramatikore folja, si koncept i ri, nga termi i vjetėr.
Termi i lashtė gua, formoi konceptin e ri gjuhė, nga (gu^- gu^h(ė), ndėrsa termi i lashtė geu-dheu, toka, formoi koncepin e ri geo, ku diftongu ge (ge) me zanoren e zgjatur tė theksuar e, ėshtė njė term i lashtė ge qė pėrcaktoi emėrtimin e hidronomit ege (Ege-Egje-Egjeu), si kuptim i gjetjės sė dheut, tokės (ujdhesave tė shumėta tė detit Egjee dhe nga kuptimi i tokės, dheut, iu dha emri hidronomit, ujit tė detit, emėrtimi i detit). Ky kuptim i gjetjės e gje ėshtė shprehja shqipe gjetja e dheut, tokės e gjee, (lype tokėn se e gje), e gjenė, si kuptim i foljės shqipe me gjetė, pėr tė gjetur. Por ky term ge krijoi emėrtimin gen-i, geni i njeriut, geni i gjallesės, (genesis) - lidhet me emrin gegė (gega) Gega i Dardhanisė (emėrtimi i Grykės sė Dardhanelleve Dardanelet), qė substancionohet, nė kuptimin e pėrgjegjės sė njeriut tė foljės sė njeriut, kur njeriu gjegjet = geget gega geget ai qė pėrgjegjet, njeriu qė geget tė folurit e njeriut gua guha e geges germa e geges.
Diftongu ge ka kuptimin e dheut, tokės, nė kohezionin linguistiko-historik, tė rrjedhės sė theorisė se njeriu u krijua nga dheu, toka edhe do tė bėhet dhee, tokė nga dheu u krijua e dhee bėhet. Diftongu ge difton dhee, tokė ku nė kuptimin e atij qė u krijua nga Dheu ai qė pėrgjegjet, ai qė jep gjegje (gege), flet, apo geget geget gega gega geget, rrodhi emėrtimi i fjalės gega, si antroponom gjeneral i banorit tė atij vendi, Gega i Gegėnisė, kurse si toponom Gegėnia. Poashtu ky diftong ge, formoi termat: Gea (Perėndia e Tokės), si term mythologjik. Tash, tė shohim, se sa kanė lidhje kronologjike linguistike fjalėt: geo - gua gea geni gega goga. Kėta terma tė lashtė bartin me vete vet lashtėsinė e njeriut, nė formimin e koncepteve tė reja tė sotme linguistike, tė cilat i takojnė njė periudhe tė hershme para indo-europiane.
Gua e njeriut qė u krijua nga dheu (geu-geo). Termi gua nėpėrmjet tė varianteve shqipe tė lashta gua guha giuha gluha, ku termi giuha e dha konceptin gjuha, tė folur, e folme (dialekt).
Fjala dialekt formohet nga pjesėt: di+a+lek+t, qė diftongu di, ka kuptimin e njė pjese tė sė folmės, tingulli apo zanorja a, nė kėtė rast tė termit ėshtė njė lidhėse e kompozitės, ndėrsa rrėnja lek (qė ėshtė edhe kuptimi i Lekut-monedhės shqiptare, nga antroponomi Lekė, Leka dhe Lekėt), ėshtė kuptimi i tė folurit, kuptimi i gjuhės, qė nė rastin alek, nėnkuptohet njeriu qė flet, folėsi i parė qė formoi antroponomin Lekė-a, nga illirishtja Aleksandėr, me kuptimin shqipja flet folėsi shqip i Folėsi i Parė. Kurse nė rastin e tė folmės lek(t) alekt, tingulli t, skajon termin dialekt pra, ai qė formoi tė folurit e parė gjuhėn e parė.
Ndėrsa, termi gluha qė e hasim nė shkrimet e Buzukut tek Meshari, ėshtė term i lashtė, qė formoi konceptin glosė, glosa (glosse), gjithashtu formoi nė greqishte fjalėn glota gjuhė - si kuptim i konceptit mė tė vonshėm glosa (fjala). Nė kėta terma vlenė tė theksohet, se si dominon tingulli L, qė ėshtė vet filli i lėvizjes sė gjuhės nė gojė lėvizja e gjuhės nė gojė, si organ anatomik, me pėrshkrimin njė copė mish nė gojė, e gjatė nė formė shpatuke (guha-gjuha). Pra, kėtu kemi dy variante tė termave gua guha, si terma shumė tė hershme tė fillit tė gjuhės sė parė dhe kėta dy termat tjerė tė mėvonshėm giuha e gluha (glosa si kuptim pėr fjalėn).
Ethymologjia e termit gua. Gjuha si mjet komunikimi nė mes njerėzve, krijoi emėrtimet e natyrės dhe komunikimin indirekt me natyrėn, nga zėrat e natyrės formoi tingujt e gjuhės, nė abecetė e para i.e., nga pozita e hapjes sė gojės, rrodhi tingulli i parė a, si fill i gjuhės sė shkruar. Pikėrisht kjo zanore a pėrcaktoi diftongun gu gua. Diftongu gu i cili theksohet me zanoren hundore u^ - nė shqipėn e vjetėr emėrton edhe pjesėn e mesme tė kėmbės, gu^ - guni (gju^ - gjuni, gjuri), nė terminologjinė dialektore: gazhdra e gunit, ashti i gunit, ashti i rrumbullakėt lėvizės, nė pjesėn e parme tė kėmbės. Tash, kėta dy terma shqipe gua-guha e guni rrjedhin nga njė diftong gu^, ku gua-guha ėshtė njė copė mishi lėvizėse, e zgjatur nė gojė dhe guni ėshtė njė copė ashti rrumbullak lėvizės nė kėmbė, tė cilat dhanė dy terma tjera guni e goja, guha e gojės e guni i kėmbės (gjymėtyrė), kėta si terma anatomik. Kurse, nė shqipen, diftongu gu dha emėrtimet: guha, gur-i, gurrė-a, gup-i (fati, gopi), gushė-a, guxim-i, gusa, guaca, guci, gulshim-i, guma, gufim-i etj.
Nė variantet terminologjike tė hershme rrodhėn fjalėt e para me tė cilat mund tė formojmė njė diagram, me tė cilin pasqyrojmė lidhjen nė mes emėrtimit tė fjalės gua (guha-gjuha), si mjet komunikimi me termin geo-dheu, toka, poashtu, me emėrtimin e zotit tė tokės gea, deri tek termi guha (gjuha):
Gua
/ \
/ \
Geo Gea
\ /
\ /
Gega
Emėrtimi gua, iu prinė tė gjitha termave tjera nė kuptimin e tė folurit, sepse pėrmes gjuhės filloi emėrtimi terminologjik dhe vet linguistika theorike, gjuha ėshtė ajo fuqia e tė shprehurit tė njeriut, qė flet pėr gjithēka dhe duhet tė vihet nė pikėn fillestare tė gjithēkafes, pėrmes tė cilės shprehet kultura e njeriut, zhvillimi i diturisė e shkencės.
Fjala gua guha gjuha, nė termat e Linguistikės i.e. lingua, langue, language, kryesisht nė gjuhėt romane, nė theorinė linguistike, na del nė forma tė ndryshme si termine. Gjuha gjermane dhe gjuhėt gjermanike, ndryshojnė nė termin e koncepteve tė tyre pėrnga forma e tė shprehurit, pėr gjuhėn si organ anatomik, gjuha si mjet i tė folurit dhe tė folurit. Gjermanshtja ka emėrtimin pėr termin linguistik krejt shqip me tė gjitha elementet tingullore dhe morfologjike sprache (shprahe), qė ėshtė shprehje, shprehja german sprache (deutsche sprache), me kuptimin e shprehjes sė njeriut, tė shprehurit me tė folur. Kurse, tek termi gjuha, si organ anatomik i gojės, tek gjermanishtja e kemi zung (cung), e cila lidhet me shqipen pėrmes fjalės cung-u, njė cung mishi i zgjatur nė gojė dhe lėvizės, ku kemi disa fjalė shqipe lidhur me kėtė term - cung-u: cungu i drunit, cungu i bimės, cungu i druve (njė copė dru ku copėtohen drutė me spatė), cungu i bimės (pjesa e trupit tė bimės nėn dhe, nėn tokė, nė tė cilėn lidhen rrėnjet cungu i lisit, cungu i bungut, cungu i ahut). Njė copė dru i shkurt, reflekton njė copė mishi nė gojė si term anatomik pėr gjuhėn nė gjermanishten. Kur njeriu ka ndonjė fatkeqėsi dhe pret gishtat e dorės, nė shqipe themi i ka mbetė dora cung (pa gishta), ose kur e kėputė dorėndhe i mbetet pjesa tjetėr e krahut, themi se i ka mbetė krahu cung, i cunguar, si cungu. Poashtu, kemi fjalėn - cung edhe si mbiemėr: i,e,tė cunguar-a, si folje cungua, cunguar, kurse si term tjetėr cungim-i-e-et etj.
Njė nga problemet mė tė ndėrlikuara tė theorisė liguistike moderne edhe vet nė Linguistikėn Gjenerale, ėshtė kundėrvėnja nė mes dy termave: gjuhė e tė folur. Kemi probleme terminologjike nė gjuhėt i.e. ger. Sprache cunge / ang. Speak speech language tonge / fr. Langue langage parole discours parler / it. Lingua linguaggio parole / span. Lengua lenguaje habla / arab. Lisan kalam (gjuhė tė folur) / greq. Glota logos / lat. Lingua sermo / rus. Jazyk rec govor / kroat.serb. jezik govor / .
Rreth termave gjuhė dhe tė folur probleme ka gjermanishtja: sprache rede das sprechen-sprachact-sprachbesitz- Spreche Einzel, Sprache Sprachfahigkeit etj. Edhe gjuha angleze ka probleme terminologjike, lidhur me termat gjuhė dhe tė folur, e gjuha organ anatomik language gjuhė, kurse, speech tė folur,e tonge termi anatomik pėr gjuhėn. Sipas W. Baskinit, qė e pėrktheu Kursin e Saussure-t, e jep tash njė zgjidhje tė re anglishte: language gjuhė / speech (humman speech) ligjėrim dhe speaking tė folur.
Dihet se kompozita Linguistika u formua nga gjuhėsia romane dhe gjenetika linguistike e vet fjalėformimit lingua (lingui), na jep shkrepje tė reja mendimesh dhe hapė udhė tė re qė duhet ndjekur, pėr tė ardhė deri tek burimi i vėrtetė terminologjik. Udha ėshtė e hapur pėr tė gjitha gjuhėt, pėr studime ethymologjike, por shqipja e vjetėr, pėrbėn nė fokusin e saj linguistik njė thesar tė madh e tė pastudjuar mirė elementesh fonetike e fonomorfologjike, sidomos nė morfologjinė historike tė saj, me rrėnjet e lashta linguistike. Shumė nyje linguistike tė lashta shqipe, nga ato edhe parahistorike, pėr tė cilat nuk kanė mundėsi spjegimi shumė gjuhė tjera edhe tė mėdha. Mu pėr kėto shkaqe linguistike edhe nuk kanė mundur derisot ta pėrcaktojnė shqipen nė asnjerin grup gjuhėsh i.e. satem e kentum.
Termi langue, shpesh pėrdoret edhe si synonom pėr language langage. Sipas Fjalorit Linguistik, Paris, 1973 Language - ėshtė terėsia e fenomenit njerėzor gjuhė, jo gjuhėt konkrete, por tė bazuara nė faktin e ekzistencės sė tyre dhe nė faktin psikologjik tė aftėsisė sė njeriut pėr tė komunikuar me shenja. Language ėshtė aftėsia specifike e gjinisė njerėzore pėr tė komunikuar me ndihmen e njė sistemi shenjash tingullore gjuhėsore duke vėnė nė lojė njė teknikė trupore komplekse dhe duke supozuar ekzistencėn e njė funksioni symbolik edhe tė qendrave nervore gjenetikisht tė specializuara. Ky sistem shenjash tingullore pėrdoret nga njė grup shoqėror i caktuar dhe pėrbėn njė gjuhė tė veēantė. Sipas problemeve qė ushtron termi language ėshtė vend analizash shumė tė ndryshme, qė implikon raporte tė shumėanshme: relacioni midis subjektit e ligjėrimit, qė ėshtė fusha e psikolinguistikės midis ligjėrimit e shoqėrisė, qė ėshtė domen i sociolinguistikės midis funksionit symbolik dhe sistemit qė pėrbėn gjuha, midis gjuhės si tėresi dhe pjesėve qė e pėrbėjnė, midis gjuhės si sistem uniersal dhe gjuhėve qė janė forma tė saja tė veēanta, midis gjuhės sė veēantė si formė e pėrbashkėt e njė grupi shoqėror dhe realizimeve tė ndryshme tė kėsaj gjuhe nga folėsit e gjithė kjo hyn nė domenin e Linguistikės.
Pėr strukturalizmin amerikan, gjuha ėshtė sistem relacionesh, ose bashkėsi sistemesh tė lidhura ndėrveti, elementet e tė cilave nuk kanė asfarė vlere jasht relacioneve tė barazisė e tė kundėrvėnjes qė i bashkojnė. Termi langue, i kundėrvihet dialektit (tė folmes) dhe shenon gjuhėn e njė bashkėsie folėse, ose terėsinė e mjeteve shprehėse, qė pėrdorė njė shoqėri pėr tė komunikuar. Kėtu mendojmė, ndryshon qendrimi freng nga ai amerikan, pėr domenin Linguistikė. Pėr frėngėt, termi, dialekt - domethėnė, jo variacion territorial i njė gjuhe, por variacion i pavleshėm i njė gjuhe, qė mė shumė pėrdoret nga ato shtresa tė caktuara dhe qė dialekti ėshtė i denjė, tė pėrdoret si gjuhė kulture. Mendojmė se dialektet kanė rėndėsinė e tyre, ato janė bazamenti i gjuhės sė kulturės dhe pa ato nuk ka as gjuhė kulture, sepse vet gjuha e kulturės ėshtė vet fryti i dialekteve, si normė letrare e njė gjuhe moderne por, jo tė merret dialekti s gjuhė kulture kombėtare dhe amerikanėt kanė tė drejtė logjike sociolinguistike dhe shkencore, ku strukturalizmi duhet tė jetė nė qendėr tė vėmendjes, pėr konceptin gjuhė, language, langage, langue. Prandaj, koncepti i Linguistikės strukturale nė pėrgjithėsi gjuha si sistem relacionesh, i kundėrvihet jo tė folurit, por strukturės sė asaj pjese tė ligjėrmit gjuhės dhe tė folurit si prodhim individual, duke formuar komunikimin e njė bashkėsie. Krejt, kjo mvaret nga rregullimi i kombinimit tė rregullave sintagmatike dhe rregullave paradigmatike, tė cilat bashkohen midis njė sistemi shenjash, qė i kemi tek termi gjuha langue.
Spjegimi linguistiko-fonetik dhe sociomorfologjik i kompozitės fillestare Linguistika, rifillon bazėn shkencore tė Linguistikės Gjenetike, ku shihen rrėnjet e nėndheshme, apo tė nėngjuhėshme dhe dalin nė provė shkencore tė secilės gjuhe indo-europiane dhe asaj Gjenerale dhe dihet kush kujt i ka borxhe huazimesh epokale linguistike. Nuk ka asnjė gjuhė tė vdekur, vetėm pasi tė ketė vdekur njė popull totalisht bashkė me gjuhėn e tij, ashtu sikundėr ndodhi me disa popuj tė zhdukur tėrėsisht.
Gjuha pėrcakton popullin, kurse Linguistika, pėrcakton Historinė e Botės.
2000
http://www.arbitalia.it/cultura/inte...i_archivio.htm
Krijoni Kontakt