Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275

    A e sundon fati jetën tonë?

    A e sundon fati jetën tonë?

    Apo Perëndia na quan ne përgjegjës?


    SI DO t'u përgjigjeshe këtyre dy pyetjeve? Sigurisht, mund të mos kesh menduar kurrë për këtë çështje. Ose mund të kesh pyetur veten se ç'kanë të bëjnë këto pyetje me njëra-tjetrën, duke thënë: 'Sigurisht, Perëndia do të na quajë përgjegjës për atë që bëjmë, por edhe do të ndodhë siç është shkruar fati ynë.'

    Nëse ky është mendimi yt, të lutemi, ndalu pak e mendo!

    Kush na quan përgjegjës? Perëndia. Kush e përcakton, atëherë, fatin tonë? Shumë do të përgjigjeshin po njësoj: «Perëndia.» Por a është logjike kjo? A do ta detyroje një person të bënte diçka e pastaj ta quaje fajtor që e ka bërë atë? Mendo për një baba që në mëngjes i mbyll dyert e shtëpisë, me qëllim që të mos e lërë të birin të dalë jashtë. Kur në mbrëmje kthehet në shtëpi, vëren se i biri ka ndenjur brenda gjithë ditën. Tani, ç'mund të themi nëse i ati e pyet të birin përse nuk ka dalë nga shtëpia e ndoshta madje e ndëshkon atë duke e quajtur dembel? A do të ishte e drejtë? Çfarë do të mendoje për një baba të tillë?

    'Kjo s'mund të ndodhë kurrë',—do të thoshe. Megjithatë, sipas disave, kjo është ajo që Perëndia bën. Nëse e mira dhe e keqja vijnë prej tij dhe ai na e ka shkruar çdo gjë që më përpara, atëherë, përse na quan përgjegjës kur bëjmë atë që është e keqe? Nëse ajo që bëjmë, është pikërisht ajo që Perëndia ka përcaktuar, përse të quhemi përgjegjës për veprimet tona? Përse t'i japim llogari Perëndisë lidhur me diçka për të cilën nuk kishim ndonjë mundësi për të zgjedhur?

    Ndoshta në këtë pikë po mendon: 'Kjo është një çështje shumë e thellë. Kush jemi ne që të kuptojmë mënyrat se si vepron Perëndia? Le të merren teologët me këtë.'

    Është diçka që të përket

    Megjithatë, mendo. Këto pyetje kanë të bëjnë me ne të gjithë. Në këtë botë kemi vetëm një jetë e ajo kalon shumë shpejt. Mënyra si e jetojmë atë ndikohet thellësisht nga përgjigjet që u japim pyetjeve të përmendura më sipër. Nëse Perëndia e ka përcaktuar fatin tonë, atëherë përse ta vrasim mendjen duke u përpjekur të përmirësohemi? Pse madje dhe ta vrasim mendjen për të mësuar për Perëndinë? Fjalë të tilla, si: «e drejtë» dhe «e gabuar», «mëkat» dhe «meritë» do të ishin pa kuptim. Nëse është fati ynë që të bëjmë diçka që e quajmë të gabuar, atëherë do ta bëjmë, sido që të jetë, sepse nuk mund ta ndryshojmë atë që është paracaktuar.

    Megjithatë, nëse gjërat janë kështu, përse na i ka mësuar Perëndia urdhërimet e tij? Përse i dërgoi profetët? Përse u shkruan librat e quajtur, Fjala e Perëndisë? Nëse sundon fati, a nuk do të ishin të gjitha këto pa kuptim? Sigurisht, mençuria njerëzore nuk e pranon arsyetimin që bie në kundërshtim me veten. Mendja e logjikshme njerëzore nuk mund ta pranojë atë.

    Nga ana tjetër, nëse kemi vullnet të lirë dhe Perëndia na quan përgjegjës për atë që bëjmë, atëherë na duhet ta përdorim jetën tonë të shkurtër për të fituar njohuri të saktë rreth Perëndisë dhe qëllimeve të tij e të mësojmë të jetojmë sipas mënyrës që ai dëshiron për ne. Kjo është përgjegjësia personale e çdo njeriu të gjallë. Askush tjetër nuk mund t'i shërbejë Perëndisë për ne. Një proverb turk na kujton: «Çdo mish varet nga këmbët e veta.» Kjo do të thotë që secili duhet të përgjigjet për keqbërjet e tij. A e kupton përse është kaq e rëndësishme që të mësojmë përgjigjet e sakta të pyetjeve: A do të na quajë Perëndia ne përgjegjës? Apo jetën tonë e sundon fati?

    Ku mund të gjenden përgjigjet?


    Ku mund të gjenden përgjigjet e pyetjeve tona? Një vend është në Bibël. Në botën islamike ajo njihet si Tevrati, Zeburi dhe Inxhili e pranohet si «Fjala e Perëndisë».* Në Bibël, lexojmë si më poshtë: «Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se zbaton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar, nuk ka për të vdekur. A ndiej vallë gëzim nga vdekja e të pabesit, . . . apo përkundrazi që ai të kthehet nga rrugët e tij dhe të jetojë?» (Ezekieli 18:21, 23) Me sa duket, për një të lig është e mundur që të ndryshojë udhën e tij. Nuk është në dorë të fatit që të mbetet i lig gjithë jetën.

    I njëjti përfundim është nxjerrë nga një pjesë tjetër e Biblës: «Bir njeriu, të kam caktuar si roje...; kur të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, do t'i lajmërosh nga ana ime. Në rast se unë i them të pabesit: 'Me siguri ke për të vdekur' dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet për ta lajmëruar të pabesin që të braktisë rrugën e tij të keqe për të shpëtuar jetën e tij, ai i pabesë do të vdesë në paudhësinë e tij, por unë do të kërkoj llogari prej teje për gjakun e tij.»—Ezekieli 3:17, 18.

    Po, Fjala e Perëndisë e thotë qartë se nuk e sundon fati jetën e njeriut. Njeriu mund të zgjedhë. Ai mund të bëjë atë që është e mirë ose e keqe. Dhe nëse bën nga padija të keqen, kur mëson të vërtetën mund të ndryshojë duke bërë të mirën dhe kështu fiton jetën. Qartë, jemi ne përgjegjës për veprimet tona.

    Si mund të zgjedhësh?


    Bibla thotë se Krijuesi ynë është një Perëndi i dashur tek i cili nuk banon asnjë ligësi. Ky Perëndi i dashur thotë: «Unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetosh ti dhe pasardhësit e tu.» (Ligji i përtërirë 30:19) Perëndia e krijoi njeriun me vullnet të lirë. Kur njerëzit zgjedhin të mos veprojnë në përputhje me qëllimin e Perëndisë, ata i nënshtrohen vdekjes. Megjithatë, ti mund të zgjedhësh jetën. Por ti duhet ta bësh vetë zgjedhjen. Askush nuk mund ta bëjë këtë zgjedhje për ty.

    Si e zgjedh jetën? Së pari, duhet të sigurohesh ti për vete që Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë. Për këtë, nevojitet një studim i zellshëm e pa paragjykime i këtij libri. Më pas duhet të mësosh nga Bibla përse e krijoi Perëndia njeriun, përse vdesim, çfarë ndodh pas vdekjes dhe si mund t'i pëlqesh Perëndisë.

    Mos thuaj: 'Është një punë shumë e vështirë; S'jam në gjendje ta bëj.' A do të premtonte Perëndia jetë e më pas t'u jepte mundësi vetëm disa individëve që ta gjenin atë? Nëse të dhënat që nevojiten gjenden në Bibël, a nuk do të na ndihmonte Perëndia gjatë studimit të këtij libri? Mjaft që të bësh një përpjekje të sinqertë. Është gjëja më e vlefshme që mund të bësh.

    Kohët janë urgjente

    Dhe mos vono! Kohët janë urgjente. Në Bibël gjejmë një 'shenjë' të përbërë që shënon ditët e fundit të këtij sistemi. (Mateu 24:3) Ja disa pjesë të shenjës:

    «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie.» «Do të ketë mungesa ushqimi.» (Mateu 24:7) «Do të ketë tërmete të mëdha.» «[Do të ketë] nga njëri vend në tjetrin murtaja.» (Luka 21:11) 'Paligjshmëria do të rritet.'—Mateu 24:12.

    Sipas Biblës, këto dhe shenja të tjera të ditëve të fundit do të ndodhin të gjitha së bashku. E gjithë dëshmia thotë se kjo shenjë është bërë e dukshme që nga koha e Luftës I Botërore, e cila shpërtheu në vitin 1914.

    Për këtë arsye të ftojmë që ta shqyrtosh Biblën pa vonesë. Fjala e Perëndisë na thotë: «Përfundimi i çështjes, pasi është dëgjuar çdo gjë, është: frikësoju Perëndisë së vërtetë dhe ruaj urdhërimet e tij. Sepse ky është tërë detyrimi i njeriut. Sepse vetë Perëndia i vërtetë do të nxjerrë në gjykim çdo lloj vepre, në lidhje me çdo gjë të fshehur, qoftë kjo e mirë ose e keqe.»—Eklisiastiu 12:13, 14, BR.

    * Në Kuran lexojmë si më poshtë: «Ne vazhduam gjurmët e tyre me Isain [Jezuin], birin e Merjemes [Marisë], vërtetues i Tevratit që kishim më parë. Atij i dhamë Inxhilin që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishim pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit. Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që Allahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.» («Përmbajtja» [Suretu 5 El Maide] vargjet 46 dhe 47, përkthyer nga H. Sherif Ahmeti) Disa pohojnë së Tora, Psalmet dhe Inxhili —pjesë të Biblës—janë të korruptuara, por një pohim i tillë do të thotë se Perëndia nuk ka mundur t'i mbrojë librat që dha. Ata që thonë këtë, e akuzojnë me fjalë të tjera Perëndinë se është i dobët.
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    JO!
    Fati ekziston vetem per ata qe ekzistojne per fat.

  3. #3
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Fati jo vetem qe nuk ekziston sipas Bibles, por ne jeten e perditshme kjo tradite pagane ka bere qe njerezit te rrezikojne jeten e tyre dhe te tjereve duke vendosur mbi fatin. Shume njerez ngasin makinen deri ne maximum duke thene: "Nese e kam te shkruar do te perplasem edhe me 40km/h!" Shume te tjere qe kam pasur rastin te flas, kur jane ne vendin e punes nuk tregojne kujdes aspak, me po kete mendim: "Nese e do fati (apo: e kam te shkruar) do te vdes, nese jo - pse me duhen keta litare apo kapele?"

    Keshtu qe edhe ne realitet edhe ne Bibel shihet e verteta.
    Sa per ate se njerezit jetojne per fatin, te besoj, ka shume te tille, qe pastaj kane rene ne depresion duke ia lene fatit ta drejtoje kane marre vendime jo te mencura.

    Nuk i lihet ne dore rastesise jeta jone.

    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Jim Marrs
    Nga Apollyon në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 18:03
  3. Disa data historike
    Nga urtesia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  4. Nese Perendia ekziston... perse sundon e keqia..
    Nga ABIGAIL në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 09-09-2003, 15:18
  5. Si mund te rritet fryma kombetare ne brezin e ri ne Shqiperi
    Nga PEGASSUS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 08:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •