Qe kur instalova proven e pare te Windows 7 e kam perdorur ate per punen time te perditshme, si sistemin kryesor operativ, ndonese kjo nuk keshillohet shume nga ekspertet e Microsoft. Kalimi nga versioni i meparshem ka qene shume i thjeshte, ndaj e pergezoj korporaten per kete produkt.

1. Per instalimin e Windows 7 shkova ne faqen e tij zyrtare, duke perdorur Internet Explorer 8, dhe ndoqa hapat e duhur per ta shkarkuar ate. Ky version mund te perdoret pa shkeputje deri ne daten 1 mars 2010 (duke nisur prej kesaj date e ne qershor, qe eshte fundi, kompjuteri do te fiket ēdo dy ore). M'u dha kodi i cili do te zhbllokonte kopjen time te Windows 7 dhe m'u desh te instaloja nje 'prize' (nje lloj "plug-in") e cila do te sherbente si nje menaxhere e shkarkimit, dhe shkarkimi nisi. Masa e imazhit ISO qe shkarkova ishte 2,36 GB.

2. Pas shkarkimit me duhej ta digjja imazhin ne nje DVD (meqe ra fjala, DVD-te me te mira jane te markes Verbatim). Per kete perdora ImgBurn. Vetem shkova te "Shkruaj njė imazh nė disk", shfletova vendin ku ndodhej skeda e shkarkuar, e zgjodha ate dhe klikova "Shkruaj". Ky proces zgjati rreth 8 min. Hoqa DVD-ne nga drajvi dhe fika kompjuterin.

Kompjuteri im eshte nje laptop Toshiba me procesor Intel Core2Duo T5200 1.60 GHz, me kujtese fizike 1 GB, me hapesire 100 GB dhe me karte grafike NVIDIA GeForce Go 7300 (256 MB).

3*. Nisa kompjuterin dhe para se te kryhej hapja normale e Windows-it zgjodha qe laptopi te njihte ne fillim CD/DVD-nė, jo diskun e ngurte. Qe te krijoja nje kopje te paster te sistemit, e fshiva me siguri hapesiren e diskut tim me HDDErase. Pas perfundimit me sukses, hoqa CD-ne nga drajvi dhe e rinisa kompjuterin.

4. Futa DVD-ne e Windows 7 qe kisha djegur me pare dhe instalimi filloi. Me duhej te zgjidhja drajvin ku do kryeja vendosjen e sistemit operativ, te shtypja disa here OK, te pranoja licensen e produktit, te shkruaja emrin tim dhe pastaj kodin qe kisha marre para shkarkimit.

5. Procesi i instalimit te Windows 7 zgjati 30 min te kompjuteri im. Hapesira e zene pas instalimit te tij ishte 6.77 GB. Fikja e Windows-it, pas daljes nga llogaria ime (Log off) zgjati 11 sek.

Deri tani nuk kam vene re ndonje veprim te ērregullt ose ngadalesim te papritur. Kam marre ridatimet (Windows Update) me te fundit dhe, pas instalimit te programeve qe perdor me shpesh, mund te them se ky sistem mbetet po aq fort i qendrueshem sa edhe versioni i meparshem.

* Ky hap mund te anashkalohet me nje formatim normal.