Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Ceremonia, çelet sezoni turistik pa ujë e drita

    Ceremonia, çelet sezoni turistik pa ujë e drita

    DURRES -Dje, bashkia e Durrësit organizoi një ceremoni festive për hapjen e sezonit turistik veror 2009. Në përshëndetjen e tij, kryebashkiaku Vangjush Dako pohoi se ndryshe nga vitet e tjera, hapja e sezonit turistik të këtij viti është paraprirë me investime për kushte sa më të mira për turistët, me qëllim që të shtohet numri i frekuentuesve. Ceremonia që u zhvillua në ambientet e plazhit të Durrësit, e konceptuar dhe realizuar me një numër aktivitetesh sportive, u ndoq nga qindra qytetarë dhe pushues, që tashmë prej disa ditësh kanë ardhur për pushime në këtë qytet.
    CEREMONIA
    Mes qindra pjesëmarrësve në hapjen zyrtare të "Vera 2009", ishin dhe shumë kosovarë, që prej 2-3 ditësh janë akomoduar në hotelet e kësaj zone për të bërë pushimet vjetore. Në fjalën e tij, kreu i bashkisë, Dako u shpreh se, "turizmi është një prioritet dhe këtë vit, bashkia ka akorduar dy herë më shumë fonde se vitin e kaluar për këtë sektor". Ai vlerësoi njëkohësisht dhe bashkëpunimin me operatorët turistikë privatë si dhe me të gjithë sektorët e tjerë institucionale që i shërbejnë turizmit. Në vijën bregdetare të qytetit të Durrësit ka më shumë se 80 hotele, me rreth 3200 shtretër, të cilët gjatë stinës së verës mbështeten nga turizmi familjar. Megjithëse është vështirë të gjendet një shifër e saktë zyrtare, janë më shumë se 1000 familje, të cilat japin dhoma me qira për pushuesit e shumtë, të cilët vijnë kryesisht nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Sipas kryebashkiakut Dako, "këtë sezon synohet që të ketë vizitorë edhe në objektet antike, pasi Durrësi është pjesë e guidave turistike në disa vende të Europës". Janë amfiteatri antik, muret e Torra mesjetare, muzeu arkeologjik, ai etnografik, Bazilika e Arapajt, termat e forumi rrethor, etj, që falë rikonstruksionit e përkujdesjes, shpresohet që sivjet të vizitohen nga më shumë turistë.
    MASAT
    Fillimi i sezonit turistik veror u parapri me një sërë masash e investimesh nga bashkia. U pastrua bregu i detit dhe rëra nga papastërtitë e grumbulluara nga dimri i gjatë, u evaduan disa mijëra tonelata leshterikë etj. Por, me gjithë masat e bashkisë dhe biznesit të kësaj fushe, dhe sivjet nuk munguan problemet në fillimin e sezonit turistik. Kështu, edhe këtë vit, nuk është arritur që të ketë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm në gjithë zonën e plazhit. Mësohet se furnizimi do të jetë me orar, ku në disa zona pushuesit do të kenë vetëm pak orë ujë gjatë ditës. Ndërkohë, një defekt teknik në zonën e Shkozetit ka bërë që nga dita e shtunë Plazhi të mos ketë energji. Drejtues të filialit lokal të OSSH-së pohojnë se avaria nuk është e rëndë dhe po punohet që rikthimi i furnizimit me energji elektrike të bëhet sa më shpejt.

    Dhe qerane ta kerkojne me cmim europian ne durres

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Gjera qe ndodhin se jemi ne 2009.Edhe pretendojme te shtojme turizmin ne Shqiperi.


    Nejse...........
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Propagand e socialistve eshte kjo,une isha per nje jave dhe te gjitha ishin edhe dritat edhe uji

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Propagand e socialistve eshte kjo,une isha per nje jave dhe te gjitha ishin edhe dritat edhe uji
    Pikerisht, propangade koti. Uje edhe drita ka 24 ore, te dielen e shkuar isha vete ne Durres.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    propagand komunistash.. ne Durres ka drita dhe uj perdit ashtu si ne gjith Shqiperin... vetem naten nuk ka por nata esht per gjum rrasja gjumit sapo te erresohet dhe qohi heret ne mengjes pasi te dhjesin qent se ateher keni driten e zotit nuk keni nevoj per drit elektrike...

  6. #6
    /\/€√έя D|€
    Anëtarësuar
    22-03-2009
    Vendndodhja
    n\a
    Postime
    26
    turistave u sherbehet me perpikmeri, ndersa banoret qe jane aty...shifini mire se s'po gjejn dot as bidona me mbush uje kendej nga durrsi o ju qe paskeni ardh nja dy dit

Tema të Ngjashme

  1. Turizmi në Shqipëri: 1 milion turistë në sezonin veror të 2012
    Nga Eglantina_A në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 24-09-2012, 16:17
  2. Si ta quaj agjension turistik
    Nga Bardhi në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 11-09-2009, 13:50
  3. Sezoni IV - 'Duke kërcyer me yjet'
    Nga Fiori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 10:39
  4. Shqipëria destinacioni i 90-të turistik më atraktiv në botë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 21:16
  5. Udhëheqës turistik për në Shqipëri
    Nga Lumnjani në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 20:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •