Close

Rezultati i Sondazhit: Cilën parti politike do te votoni ne zgjedhje?

Votues
459. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Partia Demokratike - PD

    248 54.03%
  • Partia Socialiste - PS

    112 24.40%
  • Partia Republikane - PR

    0 0%
  • Partia Levizjes Socialiste per Integrim - LSI

    14 3.05%
  • Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut - PBDNJ

    2 0.44%
  • Partia Demokristiane - PDK

    3 0.65%
  • Poli i Lirise - PIL

    4 0.87%
  • Partia Social Demokratike - PSD

    0 0%
  • Partia Agrare - PA

    0 0%
  • Partia Levizja e Legalitetit - PLL

    5 1.09%
  • Partia Aleanca Demokratike - PAD

    0 0%
  • Partia e Ballit Kombëtar - PBK

    3 0.65%
  • Parti tjeter

    3 0.65%
  • G-99

    17 3.70%
  • Zgjedh të mos votoj

    48 10.46%
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 187
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Votoni, shprehni mendimin tuaj ne nje postim, lexoni ne heshtje pa replikuar mendimin e anetareve te tjere. Nuk eshte kjo teme per diskutim, ka plot te tilla ne forum, kjo eshte teme sondazh.

    Albo

  2. #22
    Te gjithe duhet te votojne. Vota abstenim eshte vote pro. Nese nuk jeni dakort me partite e medha, jepjani voten nje partie cfaredo te vogel, thjesht per ti derguar mesazh te medhave qe vota jone nuk shkon per ju. Askush nuk duhet t'ia mohoje vetes kete te drejte te shenjte.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2009
    Postime
    2
    Cili do duhet ta shikoje dhe ta votoje ate qeveri qe i ralizon te gjitha premtimet.
    Vetem me Partin Demokratike dhe me liderim Sali Berisha ne krye hyme ne Europe.
    Pra vota e familjes tone eshte per P D

  4. #24
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Zgjedhe te mos votoj.
    Arsyet e kame thene dhe ne postimet e mia te dikurshme,akoma gezojme sistemin komunist.
    Gjithmone jame i mendimit te mos e kaloj 4 vjecarin nje parti ne pushtet
    .Dhe do te preferoja partite e vogla dhe me njerez te rinje.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e interX
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga Reiart Lexo Postimin
    LETERNJOFTIMET!
    Eshte njera nga arsyet e shumta per te mos votuar per kete qeveri hajdute duke futur ketu edhe qeverine e vogel: bashkine. Vertete qe shume kane marre po i marrin dhe do ti marrin ato karta, por a dini juve qe shume nga ato karta u paguan me dhune??? Me qarte: kush punonte ne nje zyre te shtetit u pajis me kuponin e blerjes se kartes ne menyre arbitrare dhe pa u pyetur qe ne ditet e para te fillimit te procesit 1200 leke. Dhe deshen apo nuk deshen te shkretet punonjes i moren kuponat sepse parate iu mbajen nga rroga pa i pyetur. Tani hipokrizia vazhdon me daulle se kartat kushtojne 200 leke. Po leket e vjedhura ku perfunduan? A do te pergjigjet njeri per kete vjedhje?
    Kam votuar per here te fundit ne 1995, dhe nuk do te votoj me per njerez pa moral dhe fe.
    Pershendetje te gjitheve dhe votim te kendshem.
    Pershendetje!
    Se pari te them se une vet jam studente dhe e kam mare karten 1200 leke pasi kisha pashaporte, dhe personave me pashaporte u jepet 1200 leke karta. (vendim i drejte)
    sa per ate vjedhjen qe permend: Kartat kushtojne 1200 leke per cdo person, te varfer apo te pasur. Kompania qe i ka mare persiper nuk ben asnje perjashtim, ai qe beri perjashtim eshte Kryeministri me Qeverine e tij, duke paguar pjesen tjeter te parave. pra nuk eshte nje vjedhje por nje e mire qe ben kjo qeveri pasi po te ishe ne nje shtet tjeter do ta blije karten edhe me shtrenjte se 1200 leke (as qe behet fjale per 200 leke)
    Eshte e vertet qe punonjesve ju moren nga rroga leket per karte identiteti por cdo puntor do ishte dakort me kete vendim pasi ka dale me pare nje vendim qe rroga nuk terhiqet pa karte identiteti. atere nese nje puntor nuk do pranonte te bente karten me se do ta merte rrogen?? Dhe ajo karte ka nje kosto qe eshte 1200 leke.
    Dhe te mos harrojme deklarfatet e ambasadorve dhe autoriteteve te huaja ku shpesh here jane shprehur se kartat ne menyre absolute nuk duhet te jepen falas, se ato kushtojne shume lire ne krahasim me shtetet e tjera, dhe kane te njejten kosto si ne cdo shtet!
    Love Inter

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Votova ne heshtje sic kerkon Albo dhe voten time e dhashe "zgjedh te mos votoj", pasi nuk jetoj ne Shqiperi.

  7. #27
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Per ke do votoj une?

    1. Kush me perfaqeson mua, si karakter, qendrimet dhe interesat e mia?

    2. Tek cili program elektoral, shihet zgjidhja e problemeve te mia?

    3. Personi që udheheq listen ne qark, a ka integritet imtelektual, moral dhe profesional?

    4. Koherenca e qendrimit te Partise qe dua te votoj, ne detyren e saj qeverisese, apo opozite, si garanci per te nesermen.

    5. Ndikimi politik, ne zhvillimin apo ngecjen e jetes komunitare, ku banoj. Ciles parti, i detyrohem per ta votuar?
    Dhe mëqënëse të gjitha këto pyetje, marrin përgjigje negative të mua zgjedh të mos votoj! E di, shkelje e një detyre dhe njëkohësisht të drejte qytetari të sanksionuar në kushtetutë, por si qytetar jam shkelur një mijë herë. Vota ime dhe e shumë të tjerëve nqs nuk manipulohet siç ndodh rëndom në çdo proçes zgjedhor, as që e ka fuqinë të vendosë në të mirë të një populli: janë ca interesa madhore politikanësh aty që i zhdukin këto vota.

  8. #28
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Te mos votosh esht gabimi me i madh.Vota eshte e drejta jote,eshte detyre qytetare dhe detyrim personal ndaj ndergjegjies tende.Shko tek kutia e votimit, mere flete votimin, hiqu viz te gjitha partive, por voto.

    Une personalisht votova PD-se vetem per 2 arsye. Nuk dua qe sa here qe te shkoj ne Shqiperi te paguaj taksen "Majko" per xhepat e socalisteve (ruga Durres-Kukes mbaroi) dhe dua qe ne janar kur te shkoj te kem drita ( shiko investimet energjitike) dhe te mos degjoj Andis Harasanin te thote se ka fituar ne Kazino 40 milion dollare dhe une te lahem me legen dhe te ngrohem me flaken e qiririt.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #29
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Vota ime shkon per PD dhe per SALI BERISHEN

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    ai që nuk e voton berishën osht i 3nt

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    vota ime shkon per kryeministrin Berisha.

    qeveritaret e keqinj zgjidhen nga te miret qe nuk votojne.votoni votoni votoni!
    ...Tirana eshte e para

  12. #32
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Sikur te isha mbrenda kufijeve te Shqiperis kuptohet se PD.

    Do te votoja per PD-ne sepse ka arritur shum me teper se cka eshte mundur,dhe votoj per PD-ne sepse po kjo parti ne krye me Sali Berishen ne nje te ardhme te afert do ti tregojn botes se jemi zot te ketij vendi dhe zotri te ballkanit,dhe ne te Maqedonis kemi nje simpati te vecant per Sali Berishen dhe partin e tij,se dim pse.

    Uroj qe te kete zgjedhje te drejta dhe pa kurfar problemi. Dhe nje mesazh per ju qe nuk doni te votoni apo ju qe jeni neutral,dilni njeri jepjani nje vot PD-se si me votu une.

    Suksese PD-se dhe ishalla me nje fitore te bindshme.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qenka bere poll ketu.
    Jam larg e smar dot pjese.
    Dhe nuk them qe po te isha aty per ke do votoja se vota eshte fshehte dhe nuk duhet deklaruar.
    Ata qe e deklarojne se per ke votojne bejne propagande elektorale te nje force politike.

  14. #34
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anëtarësuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    ktu ne forum votova per [ PD ] Partia demokratike .
    Skam se si te votoj ne te vertete se ndodhem ne USA .

    Me Zemer Demokrat
    BanDa-BuTueSi

  15. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ore dihet se PS-istat do e marrin kete rradh ... barkderret blu i mbushen xhepat tani e kan rradhen te dobtit e ps te barkderrizohen dhe ju pordhacet votoni per to

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Postime
    2
    Pershendetje:
    Un Nuk Jam I Perfshir Ne Asnje Parti Politike Por Mendoj Se Duhet Te Provojm
    Nje Forc Tjeter Politike Se Kto Dy Te Medhajat U Ben 17 Vjet Dhe Te Njejtet Mbetem
    Pa Asnje Ndryshim, Besoj Se Esht Koha Te Bejm Dicka Per Shqiperin.
    Faleminderit.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e cubel
    Anëtarësuar
    30-05-2005
    Postime
    34
    Sigurisht PD E cili shqiptar me mend voton partinë rozë ( partinë e kuqe)

  18. #38
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga gezim20 Lexo Postimin
    Pershendetje:
    Un Nuk Jam I Perfshir Ne Asnje Parti Politike Por Mendoj Se Duhet Te Provojm
    Nje Forc Tjeter Politike Se Kto Dy Te Medhajat U Ben 17 Vjet Dhe Te Njejtet Mbetem
    Pa Asnje Ndryshim,
    Besoj Se Esht Koha Te Bejm Dicka Per Shqiperin.
    Faleminderit.
    Ti paske problem me veten, ose s'je nga ky Planet.



    Sa për temën: Unë nuk votova se skam te drejt te votoje. Por po te kisha te drejt vote dhe te me jepej mundësia do votoja PD, arsyet dihen. Po e dërgon Shqipërinë ne rruge te drejte dhe shume ndihme po i jep Kosovës. Si vëllai vëllait.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  19. #39
    Humbja e Zgjedhjeve e paevitueshme për PS dhe Koalicionin e Majtë


    Nga Pirro PRIFTI*


    Grupi i vjetër i PPSH dhe servilët e tyre që po parazitojnë në PS, PSD, e në ndonjë parti tjetër të majtë janë përgjegjës për gjendjen e rëndë që ka kapluar spektrin e majtë spektër i cili jo vetëm që nuk po gjen rrugën për tu shkëputur realisht nga e kaluara por po mundëson nëpërmjet njerëzve pa identitet të mbijetojë duke formuar grupe, shoqata të ashtuquajtura shoqëri civile apo dhe parti të majtë si G-99, që më tepër ngjan me 99-shat e rrugës sesa me një parti normale.
    Këto grupe janë pjesë të klanit ish-komunist që drejtohet në hije nga dy drejtuesit aktualë të PS dhe të PSD të dy tepelenas që mbajnë përgjegjësi për mos reformimin siç duhet të së majtës. Këta përfaqësues duhet të ishin tërhequr prej kohësh nga pozitat që kanë dhe nga politika, por këmbëngulja e tyre për të qëndruar në politikë ka krijuar precedentin që çdo kush i nomenklaturës së kuqe mund të vazhdojë të drejtojë, se nuk i thotë njeri gjë. E ky problem që tashti para zgjedhjeve të 28 qershorit kur ata pa pikë turpi vendosin emrat e tyre për kandidatë për deputetë do të thotë shumë: sfidë dhe arrogancë ndaj demokracisë, sfidë dhe arrogancë ndaj elektoratit të majtë, sfidë dhe arrogancë ndaj popullit dhe shtetit shqiptar cili do të hyjë në Europë me drejtues ish-komunistë!?
    Herë fshehurazi e herë pa turp, ata me dashje kanë ngadalësuar dhe shtrembëruar të majtën shqiptare aq sa është vështirë që e majta të reformohet seriozisht e vetëm për shkak të tyre e klanit të tyre që ka marrë disa karakteristika të Ali Pashë Tepelenës.
    Njihet prej 2 shekujsh e ca se si Ali Tepelena (Pashai) kaçaku i krahinës, mori ofiqet nga sulltani dhe pasi e tradhtoi, formoi një territor të administruar nga ai popullata e të cilit vuajti tmerrësisht nga mizoritë e pashoq qofshin shqiptarë apo grekë. Sipas të dhënave me mijra shqiptarë e grekë u vranë e u masakruan nga ky Pasha mizor me dy Hareme (njëri për dylberet dhe tjetri për dylberët), të cilit qejflinjtë e Tepelenës i këndojnë këngë duke përfshirë që nga Hormova e duke mbaruar në Janinë. Gjëmat e mëdha të tij njihen sepse një pjesë e shqiptarëve që banuan aty u larguan nga frika e tij por dhe nga hakmarrja e sulltanit i cili shkretoi zonën, dhe krahinën.
    E përmenda këtë pjesë të historisë së Shqipërisë të shkruar jo saktë qoftë nga historianët tanë, qoftë nga dëshira për të lartësuar një figurë të shëmtuar nga ana morale dhe historike që s`na nderon aspak- sepse mesa duket, kjo periudha e post komunizmit ka nxjerrë në pah disa veçori të disa politikanëve nga kjo krahinë, një pjesë e të cilëve janë të nderuar e të respektuar, por disa individë të tjerë që për fat të keq kanë mbijetuar në postet drejtuese të së majtës shqiptare (edhe pasi ata kanë patur poste të rëndësishme në kohën e PPSH), por duke treguar disa tipare malinje të personalitetit të tyre të ngjashme me ato të Pashait të Tepelenës : pra atë të mbijetesës me çdo kusht në raste konfliktesh e ndryshimesh, atë të marrjes së servilëve (njerëz pa individualitet dhe intrigantë) përreth vetes, duke i vënë ata në poste të rëndësishme partiake në mënyrë që të kenë mbështetje (autokratë dhe armiq të demokracisë), duke përdorur mirë bërrylat për t`jua futur të tjerëve (intrigat), dhe duke përfituar nga rasti të bëhen të pasur e të pushtetshëm duke mos rënë në sy (dezinformimi).
    Pikërisht këta të mbijetuar në kohën e demokracisë të cilët vazhdojnë të mbahen me thonj e dhëmbë pas pushtetit qoftë partiak qoftë atë ekzekutiv, njëlloj si në kohën e diktaturës (sepse s`mund të rrinë pa pushtet), kanë arritur çuditërisht që në raport me popullatën e zonës nga ata vijnë, e duke prishur çdo raport brenda partive dhe koalicionit të majtë,- të kenë më shumë deputetë se Korça, Gjirokastra, Shkodra, Kukësi, Peshkopia biles dhe të rretheve të tjera në periudha të ndryshme të demokracisë (1991-2009).
    Megjithatë duke parë statistikat partiake të kohës së diktaturës, vërehet se ndonëse partiakë nga rrethet e përmendura më sipër kishte më shumë, por në poste të rëndësishme rrinin dhe atëherë tepelenasit.
    Gjendja në të majtën shqiptare pavarësisht nga ngjyrat e ylberit, karafilat e kuq, sfondi mashtrues i një të majte të shëndetshme është e rëndë dhe po të shihet me kujdes vihet re menjëherë se ka një ndarje të vërtetë të interesave të elektoratit të majtë me drejtuesit e elektoratit të majtë ndarje që ka të bëjë me interesat ekonomike pra, drejtuesit e majtë të vjetër dhe të rinj (të miratuar nga të vjetrit) kanë si qëllim pasurimin dhe janë bërë elita e të pasurve të vendit.
    Me të drejtë lind pyetja: ç`duan këta njerëz në drejtimin e të Majtës?
    Ka një ndarje ideologjike të parimeve të social-demokracisë perëndimore me të cilat duhej ndërtuar spektri i majtë me atë që u thuhet elektoratit të majtë dhe me atë që i serviret internacional socialiste dhe BE. Dhe këtu janë fajtorë ish Ministrat e PPSH dhe ata që u shkojnë pas.
    Ka një copëtim të së majtës e cila ka ardhur si rezultat jo vetëm për shkak se drejtuesit e Partive të së majtës aktuale shqiptare kërkojnë të jenë në rast fitoreje në zgjedhje- thelat më të majme të drejtimit (me synimin që të pasurohen sa më shumë e t`i ndajnë pasurinë me servilët që do t`i pasojnë)- gjë që tregon se aspiratat e social -demokracisë janë shkelur me këmbë prej kohësh, por edhe për shkak se elektorati i majtë po del tashmë pas 19 vitesh nga kthetrat e narkozës së nostalgjisë komuniste (ku, prania e dy ish ministrave të asaj kohe deri në ditët e sotme- e ka zgjatur atë gjendje makthi për të gjithë elektoratin e majtë).
    Ka dhe një proces tjetër interesant i cili për fat të keq është negativ, sepse në vend që të ndihmonte të majtën në reformimin e saj, praktikisht po e dëmton atë, aq më tepër kur në Partinë e re të krijuar G-99 kanë hyrë djem e vajza të reja që drejtohen nga një arrogant i ri (i cili jo vetëm se nuk ka asgjë të re t`i japë elektoratit të majtë përveçse po i kërkon votën se ashtu e kanë mësuar të tjerët) i cili po i mashtron nëpërmjet mësimeve djallëzore marksiste-leniniste të mësuara nga ish- nomenklaturistët e kuq, por dhe nga lobi çifut i cili po e financon për qëllimet e veta dhe mesa duket për t’u pasuruar dhe të marrë pushtetin me dinakërinë e ish-komunistëve dhe me paratë qyl nga ky lob, i cili nuk po e kupton se kë po financon.
    Në përfundim, gjendja e të majtës është e rëndë dhe as që mendohet të fitojë zgjedhjet ashtu e përçarë siç është, por më tepër të vjen keq kur sheh që drejtimin e saj e kanë zënë xhaketat e vjetra së bashku me klinentelistët bashkiakë, të cilët po majmën e po fërkojnë duart për nga lehtësia me të cilën u ra në dorë bashkia dhe politika.
    Me sa duket mjaftoka të flasësh me zhargonin e majtë, mjaftoka të shash kundërshtarin, mjaftoka të vjellësh vrer për kryetarin historik të së majtës, dhe.. ndodh mrekullia e gënjeshtrës: elektorati i verbër i së majtës voton për çfarëdo individi që i servirin këto dy klane të rrezikshme.
    Por megjithatë, ka shumë militantë të majtë të vërtetë që po shohin se si po rrokulliset drejtimi i Partive të majta. Këta po përpiqen të reformojnë të majtën por, së pari duhet që elektorati i majtë të shohë të vërtetën se ç`po ngjet me Koalicionin e tyre të ndryshkur nga këta vampirë të kuq.
    Të shpresojmë që në të afërmen më të afërt, të reformohet e majta shqiptare sipas parimeve të internacionales socialiste dhe ekonomisë post-kapitaliste të tregut në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të integrohen në Europë pa ish-ministrat komunistë.

    *Analist

    sot

  20. #40
    IFIMES: Pse Rama do t'i humbe zgjedhjet

    E Shtune, 30 Maj 2009

    LUBJANE - Instituti Nderkombetar per Studime Ballkanike dhe te Lindjes se Afert "IFIMES" me qender ne Lubjane ne nje analize te botuar per zgjedhjet e qershorit ne Shqiperi sjell me shume arsye te cilat e bejme te sigurt fitoren e Partise Demokratike dhe liderit te saj Sali Berisha.

    Instituti IFIMES publikon disa arsye te cilat do te ndikojne qe nje pjese e trupi votues te PS-se te votoje ne favor te Partise Demokratike, transmeton agjencia e lajmeve INA.

    Sipas ketij studimi te publikuar dje, Partia Socialiste tashme prej nje viti e gjysme eshte ne fushate zgjedhore, dhe ne perfundim te saj eshte duke treguar lodhje.

    Instituti permend edhe nje varg arsyesh te cilat sipas tij, zbehin shanset e Partise Socialiste per nje fitore te mundshme. "Ofensiva zgjedhore e Partise Demokratike eshte shume me teper intensive ne perdorimin e retorikes politike qe eshte terheqese per votuesit shqiptare; Fjalori Politike i PS-se nuk eshte i modernizuar, dhe eshte nje lloj rrethi vicioz qe krijon armiqesi tek votuesit; Aktivitet i opozites eshte ne venitje dhe ende pa ndonje strategji per fitore; Opozita vazhdon per te shpenzuar shume energji per mosmarreveshjet brenda vetes, duke i lene votuesve nje shije te hidhur te ndarjes dhe shijen e mosbesimit per ndonje fitore zgjedhore; Provat dhe argumentet e partise ne pushtet te perdorura kunder opozites, vecanerisht ato qe lidhen me licencat per ndertime te cilat i ka ndare Kryetari i Komunes se Tiranes dhe kreu i opozites Edi Rama e kane demtuar imazhin e tij; Surpriza me e madhe dhe e pakendshme qe i ka zene ngushte votuesit shqiptare eshte fakti qe kreu i PS Edi Rama nuk eshte bartes i listes ne partine qe e udheheq, qe eshte totalisht e pakuptueshme per nje lider te partise me te madhe opozitare qe synon te behet kryeminister i Shqiperise", thuhet ne analizen e IFIMES.

    Arsyet sipas IFIMES:

    Ofensiva zgjedhore e Partise Demokratike eshte shume me teper intensive ne perdorimin e retorikes politike qe eshte terheqese per votuesit shqiptare

    Fjalori Politike i PS-se nuk eshte i modernizuar, dhe eshte nje lloj rrethi vicioz qe krijon armiqesi tek votuesit

    Aktivitet i opozites eshte ne venitje dhe ende pa ndonje strategji per fitore

    Opozita vazhdon per te shpenzuar shume energji per mosmarreveshjet brenda vetes, duke i lene votuesve nje shije te hidhur te ndarjes dhe shijen e mosbesimit per ndonje fitore zgjedhore

    Provat dhe argumentet e partise ne pushtet te perdorura kunder opozites, vecanerisht ato qe lidhen me licencat per ndertime te cilat i ka ndare Kryetari i Komunes se Tiranes dhe kreu i opozites Edi Rama e kane demtuar imazhin e tij

    Surpriza me e madhe dhe e pakendshme qe i ka zene ngushte votuesit shqiptare eshte fakti qe kreu i PS Edi Rama nuk eshte bartes i listes ne partine qe e udheheq, qe eshte totalisht e pakuptueshme per nje lider te partise me te madhe opozitare qe synon te behet kryeminister i Shqiperise





    koha jone

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •