Close

Rezultati i Sondazhit: Cilën parti politike do te votoni ne zgjedhje?

Votues
459. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Partia Demokratike - PD

    248 54.03%
  • Partia Socialiste - PS

    112 24.40%
  • Partia Republikane - PR

    0 0%
  • Partia Levizjes Socialiste per Integrim - LSI

    14 3.05%
  • Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut - PBDNJ

    2 0.44%
  • Partia Demokristiane - PDK

    3 0.65%
  • Poli i Lirise - PIL

    4 0.87%
  • Partia Social Demokratike - PSD

    0 0%
  • Partia Agrare - PA

    0 0%
  • Partia Levizja e Legalitetit - PLL

    5 1.09%
  • Partia Aleanca Demokratike - PAD

    0 0%
  • Partia e Ballit Kombëtar - PBK

    3 0.65%
  • Parti tjeter

    3 0.65%
  • G-99

    17 3.70%
  • Zgjedh të mos votoj

    48 10.46%
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 187
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-06-2009
    Postime
    15

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Po ravijezohet cdo dite e me shume qe gjithe keto zgjedhje ne siperfaqe te mira dhe ne brendesi te korruptuara ne qelize nuk qene gje tjeter vecse nje skenar alla komunist i pergatitur shume kohe perpara zgjedhjene.
    Aktoret e Katovices Nano, Berisha dhe Meta te derguarit e Ramiz Alise ne partite respektive te cilet kane privatizuar gjithe shqiperine, e ndjene me kohe rrezikun Rama i cili eshte investuar te cmontoje gjithe ngrehinen e tyre.
    Fundin e kesaj vepre te turpshme te Katovices do ta shikoni kur per president shqiptaret do te kene ne krye kryebanditin Fatos Nano.
    Megjithse beteja nuk u fitua dhe zgjedhesit te cilet edhe pse se njohin katovicen kane tashme nje alergji ndaj saj se e kane ndjere ne lekure padrejtesite e saj votuan kunder saj, Shqiperia beri nje hap te madh para se e vuri ne te njejten tabele qitje gjithe shpuren katoviciane. Tani Berisha, Meta, dhe Nano qeverisin bashke dhe kane kunder gjithe popullin qe vuajti 50 vjet ne komunizem plus 20 vjet ne katovicen post komunsite.
    Sado qe kjo treshe makabre duket sikur tashme i ka te forcuara pozitat koha per te po numeron mbrapsh.
    Shqiptaret kane tani betejen vendimtare kunder gjithe te zezave te katovices dhe nuk do jete e larget koha kur kjo qelbesire sociale qe na lane komunistet te varroset e ti cele rrugen prosperitetit te shqiptareve.

    Gezohuni fort o demokrate qe i falet popullit shqiptar grumbullimin me te madh mafioz qe kemi pasur deri tani.
    Shume dakort. Nuk kam se cfare te shtoj.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Në fund u detyrova...

    BURRI I MADH BURR LIND DHE BURR VDES
    Edhe pse një ditë për mua ishte një ditë më e çoroditur në Parlamentin shqiptar, kur Ilir Meta si një “bishë e egër” kërcej mbi tavolinë në drejtim të Jozefina Topallit duke ju kërcënuar me fjalë që në fjalorin tim nuk ekzistonin. Fjalë të çoroditura, fjalë që nuk i takonin as vet Ilir Metës e as një intelektuali shqiptar që ka përjetuar katrahurën e shpirtit të vet duke kaluar përmes sfidave më të mëdha të sistemit monist e më pas edhe sistemit transitor. Kur viçi në barkun e nënës së vet i ka përjetuar këto sfida, mos të flasim për qenien shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në të gjitha trojet shqiptare. Fjalët e asaj dite nga Ilir Meta kohë të gjatë mu skalitën në zemër, siç skaliten gravura druri në e tempujt të ndryshëm fetar. Me një fjalë zemra ime e përjetoi edhe një thyerje të thellë në mes thyerjeve tjera të gjysmë shekullit që përjetova. Kisha bindje të thellë se fjalët e tilla dhe mënyra e shprehjes së tyre në Parlamentin Shqiptar nuk ishin as në kohë, as në hapësirë. Ja pra edhe kjo ndodhi!
    Erdh dita kur fati i shqiptarëve dhe Shqipërisë të përcaktohet pikërisht nga ILIR META. Çdo kush ka mendimin e vet, por mendimi im është mendim i shenjtë. Si Kodi zgjedhor, ashtu edhe vendimi i ILIR METËS nuk ishte as kodi që e imponoi PS, e as vendimi i ILIR METËS nuk ishte vendimi i ti, por të dyja ishin një sihariq i madh për popullin gjithë shqiptar. Zoti është ai që ja mbushi mendjen PS të impononin Salës kodin zgjedhor, ndërsa vendimi i ILIR METËS gjithashtu ishte vendimi që ju imponuar nga Zoti për të shpëtuar popullin shqiptar nga veprimet dhe kalkulimet subjektive që bënte subjekti politik për interesin personal, grupor, apo klanor. Ashtu ishte edhe rasti i Milloshit kur Zoti ja mbushi mendjen të mohoi Hollbuk-un për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës. Për gjërat madhore vendimin merr Zoti përmes misrave të vet që i cakton në kohë dhe hapësirë. “...dy qershi lidhë një rrëfanë, ku fillojnë kufijtë gegë rrinë dy çika me një nanë...” Këtë të vërtetë të Andon Zako Çajupit e theu Sala me ndërtimin e rrugëve dhe urave. Fjala popullore thotë: “sa ma ngatë syve, aq ma ngatë zemrës”. Larg, shumë larg kanë qenë qershitë e Çajupit duke marrë për bazë dy polet shqiptare, kur shqiptari ka udhëtuar me gomar apo me kalë nëpër bjeshkët e ashpra të vendit tonë. Tani në emër të Zotit, me ndihmën e Salës edhe bashkëmendimtarëve të ti, dhe pjesës dërmuese të anëtarëve që i takon PS-së (popullatës së shëndoshë shqiptare) që ndërtuan rrugë dhe ura, si dhe me “vulën” e fundit të ILIR METËS, shqiptarët nga jugu ashtu edhe nga veriu do të takohen kë qershia e Çajupit për të pirë kafe dhe për të ua shëruar zemrat njëri tjetrit që u thyen nga sfidat shekullore.
    Edhe pse nuk e njoh personalisht Jakup Krasniqin, por e njoh përmes opinionit publik, ose ndonjë fjalë miradije nga miqtë e ti, deklarata e ti në lidhje me vendimin e ILIR METËS nuk me pëlqej ashtu si e deklaroi në mënyrë të pa përcaktuar. Kur ai thotë: “koalicioni i ILIR METËS me SALI BERISHËN ka qenë i imponuar” edhe pikë. Sa unë e kuptova “ishte e imponuar nga njëra forcë politike (konotacion negacioni) e jo e imponuar nga vet natyra e vuajtjeve shqiptare me shekuj e që Zoti po i shpërblen me një sihariq të madh. Bëjë një pyetje, a ka shqiptar që kur ngritët nga krevati të thotë “ndihmo Zot” apo në gjuhen arabe “bismilahe” për të ja nisur një pune të mbar. Shumë dyshoi! E sidomos të subjektet politike shqiptare që gjithmonë kanë vuajtur për të shijuar lirinë e cila është harruar fare, pasi që përmes lekut shikonin diellin e LIRISË. Jo, jo nuk ishte vendim i imponuar as nga PD e as nga PS, por ishte e imponuar nga Zoti që ka ardhur koha për të ja kthyer borxhin shekullor duke ja mohuar të drejtat e tyre, pikërisht për vjershën e Çajupit dhe shumë para Çajupit “...dy qershia lidhë në rrëfanë, ku fillojnë kufijtë gegë rrinë dy çika me një nanë...”

  3. #163
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Po ravijezohet cdo dite e me shume qe gjithe keto zgjedhje ne siperfaqe te mira dhe ne brendesi te korruptuara ne qelize nuk qene gje tjeter vecse nje skenar alla komunist i pergatitur shume kohe perpara zgjedhjene.
    Aktoret e Katovices Nano, Berisha dhe Meta te derguarit e Ramiz Alise ne partite respektive te cilet kane privatizuar gjithe shqiperine, e ndjene me kohe rrezikun Rama i cili eshte investuar te cmontoje gjithe ngrehinen e tyre.
    Fundin e kesaj vepre te turpshme te Katovices do ta shikoni kur per president shqiptaret do te kene ne krye kryebanditin Fatos Nano.
    Megjithse beteja nuk u fitua dhe zgjedhesit te cilet edhe pse se njohin katovicen kane tashme nje alergji ndaj saj se e kane ndjere ne lekure padrejtesite e saj votuan kunder saj, Shqiperia beri nje hap te madh para se e vuri ne te njejten tabele qitje gjithe shpuren katoviciane. Tani Berisha, Meta, dhe Nano qeverisin bashke dhe kane kunder gjithe popullin qe vuajti 50 vjet ne komunizem plus 20 vjet ne katovicen post komunsite.
    Sado qe kjo treshe makabre duket sikur tashme i ka te forcuara pozitat koha per te po numeron mbrapsh.
    Shqiptaret kane tani betejen vendimtare kunder gjithe te zezave te katovices dhe nuk do jete e larget koha kur kjo qelbesire sociale qe na lane komunistet te varroset e ti cele rrugen prosperitetit te shqiptareve.

    Gezohuni fort o demokrate qe i falet popullit shqiptar grumbullimin me te madh mafioz qe kemi pasur deri tani.

    Është lufta finale
    vendimtare mbi dhe
    Iiinternacionaaale
    do jeeete botë e reee.

    Aman plako se jena lodh me keto "betejat vendimtare".
    -

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Është lufta finale
    vendimtare mbi dhe
    Iiinternacionaaale
    do jeeete botë e reee.

    Aman plako se jena lodh me keto "betejat vendimtare".
    Ka ndyshy konga cuno knoje me salen si e ke shkru

    Eshte ndryshu texti ne 2009

    Eshte lufta finale
    Per me luftu ato hale
    Zimbabvee fare
    Se lejm shqipnin ne

  5. #165
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Do e boni Mun-hatan ju.
    -

  6. #166
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga INT3R Lexo Postimin
    Ku jeni o antiveririor te terbuar anti sali te terbuar ahahah ju thoni per inat te vjehrres shkoj me mullixhun loooooooooooooooool.
    jeni te pa ndreqshem me at urrejtje qe keni skeni ku myteni ju shajeni veriun e salen sa te doni se e bardha nga e zeza dallohet sa do te shani ju me urretje biblike.
    Me kete shprehje qe ke nxjerr nga mendja Shqiperia po ndryshon nji m.u.t. ! Shif ku je katandis ne teorite e shekullit 19 kur propogandoheshin nga greket dhe serbet !

    Me fal, po ne rast se e ke fjalen per kete ndryshim , perkohsisht mund te kesh te drejt , por nuk shance te gezohesh por shume kohe !

    Saliu , sa per dijeni , nuk eshte VEriu por serbiu . Une nuk njoh ndonje malesor qe t'i doje te keqen Shqiperise ! Flas per shqiptare dhe jo per ata qe jane martu per politike me shkinat !

  7. #167
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    u bene zgjedhjet? inshalla ka fituar Berisha

  8. #168
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    u bene zgjedhjet? inshalla ka fituar Berisha
    berisha ka thon qe toka rrotullohet.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Proceset zgjedhore gjithmonë të shoqëruara me kontestime

    Proceset zgjedhore gjithmonë të shoqëruara me kontestime

    ERGYS GJENçAJ

    13/07/2009

    Në shtatë përballje politike partitë kanë folur për vjedhje dhe tjetërsim votash


    Zgjedhjet parlamentare në historikun e Shqipërisë pluraliste kanë vuajtur gjithnjë nga sindromi i kontestimeve. Në të shtatë proceset zgjedhore, përfshirë edhe këtë të fundit, që ende nuk është mbyllur zyrtarisht, partitë janë përfshirë në debate tepër të ashpra politike, duke përcjellë kontestimet e tyre. Kryesisht dy forcat më të mëdha në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, gjatë këtyre 18 vjetve janë shprehur për procese të parregullta zgjedhore. Sipas tyre, vota e qytetarëve është tjetërsuar në mjaft raste dhe për pasojë rezultati i votimeve është shpërfytyruar, askush nuk ka marrë atë që vërtet i takon. Në shtatë proceset zgjedhore politike anatemimet për parregullsi të theksuara, për vjedhje të votës, për shkelje të ligjit zgjedhor, për kërcënime qytetarëve apo administruesve të procesit në nivele të dyta apo të treta janë ndërmarrë nga partia që në ato zgjedhje vinte nga opozita.

    Proceset

    Procesi i parë zgjedhor u zhvillua në vitin 1991, kur në vend u njoh pluralizmi politik. Këto zgjedhoje u kontestuan ashpër nga Partia Demokratike, e cila sipas rezultateve zyrtare doli humbëse. Për PD-në partia në pushtet, Partia e Punës, përmes mekanizmave të saj kishte arritur manipulimin e votave. Pas në periudhe agonie politike dhe ekonomike në vend, rrëzime qeverish u shpall mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Në mars të vitit 1992 PD-ja fitoi me një diferencë të ndjeshme ndaj rivales së saj kryesore, Partisë Socialiste, e cila ishte pasardhësja e PPSH-së, me ndryshimin që i kishte bërë emrit. Kontestimet e ashpra, deri në mosnjohje të zgjedhjeve, nisën me procesin zgjedhor të vitit 1996. PS-ja pretendoi për vjedhje flagrante dhe manipulime të mëdha të votave nga partia në pushtet. Pas krizës së thellë në vend në vitin 1997 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme, ku fituese doli PS-ja. Në këtë rast demokratët kontestuan zgjedhjet, duke pretenduar se nuk kishin pasur mundësinë më të vogël për të zhvilluar fushatë elektorale në një pjesë të konsiderueshme të vendit, sidomos në Jug. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ishin ndër më të kontestuarat. PD-ja doli humbëse sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror u Zgjedhjeve të asaj kohe. Ajo pretendoi për manipulime të jashtëzakonshme, madje denoncoi përmes filmimeve te ndërkombëtarët për manipulimet e bëra nga strukturat qeverisëse të PS-së. Me gjithë certifikimin e zorshëm nga ndërkombëtarët, PD-ja refuzoi të njihte zgjedhjet. Për disa muaj deputetët demokratë bojkotuan Parlamentin shqiptar. Në vitin 2005 fitorja e zgjedhjeve parlamentare i buzëqeshi Partisë Demokratike, e cila vinte pas tetë vjetësh opozitë. Në këto zgjedhje, momenti më dramatik ishte varsja e komisionerit të PR-së në zonën zgjedhore në Tiranë, ku përballë ishte kandidati i PD-së Ei Paloka dhe ai i PS-së Shpëtim Idrizi. Çuditërisht, në këtë proces kontestimet më të mëdha erdhën nga përfaqësues apo kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste, e cila deri atëherë ishte në pushtet. Procesi i ankimimit në këto zgjedhje, si në KQZ, ashtu dhe në Kolegjin Zgjedhor, vazhdoi për disa muaj. Por kontestime për zgjedhjet u bënë edhe nga demokratët, të cilët u shprehën kundër për shumë parregullsi të vëna re. Me gjithë këto kontestime dhe pretendime për manipulime nga përfaqësuesit e të dy spektrave politikë, PD-ja arriti të marrë pushtetin në dorë. Sot zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë kontestuar nga socialistët. Në KQZ janë vërsulur pretendimet për manipulime. Madje lidershipi i PS-së ka deklaruar shpeshherë ditët e fundit se nuk do të njohë zgjedhjet dhe se do të organizojë protesta të gjera qytetarësh për atë që ajo e pretendon si vjedhje të votës. Gjithsesi, në bazë të rezultateve paraprake zgjedhore është rënë dakord për krijimin e një qeverie përmes koalicionit të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, forcë politike që i përket spektrit të majtë. Një gjë e tillë sjell edhe humbjen e zgjedhjeve nga PS-ja dhe kreu i saj Edi Rama.

    Ndërkombëtarët dhe zgjedhjet shqiptare gjatë viteve

    Vlerësimet dhe sugjerimet pas çdo procesi

    OSBE–ODIHR-i, roli në ndryshimet në Kodin Zgjedhor

    Parregullsitë e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri janë konstatuar dhe janë bërë publike jo vetëm nga partitë politike, por dhe nga faktori ndërkombëtar. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, sidomos ata që janë parë dhe ende shihen si kritizerët apo vulëvënësit e ecurisë së procesit, kanë qenë përfaqësues të OSBE-së dhe të ODIHR-it. Ata kanë qenë prezentë në Shqipëri para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. OSBE-ja dhe ODIHR-i si në raportin paraprak, ashtu dhe në atë përfundimtar në të gjitha rastet kanë evidentuar shkelje ligjore gjatë zgjedhjeve. Për kryevëzhguesit dhe përpiluesit e raporteve për zgjedhjet politike shqiptare klima politike zgjedhore përgjithësisht në të shtatë zgjedhjet në periudhën pluraliste ka qenë e acaruar, sidomos gjatë procesit të numërimit të votave. Ata kanë bërë përgjegjës politikën vendase për acarimin e situatës. Gjatë gjithë këtyre proceseve zgjedhore vëzhguesit ndërkombëtarë kanë raportuar për ngecje, por edhe kanë dhënë këshilla se si mund të përmirësohej procesi i ardhshëm zgjedhor. OSBE-ja dhe ODIHR-i pas çdo procesi kanë reflektuar në raportet e tyre sugjerimet edhe për ndryshimet në ligjon zgjedhor, pra në Kodi Zgjedhor. Edhe pse indirekt ata kanë bërë të qartë nevojën e ndryshimit të ligjit, pasi kanë vërejtur anomalitë në zgjedhjet përkatëse. Por edhe pas sugjerimeve dhe ndryshimeve të shpeshta në Kod situata politike postzgjedhore nuk ka ndryshuar shumë në Shqipëri. Partitë politike janë bërë pjesë çdo herë në komisione të përkohshme parlamentare për reformën zgjedhore. Edhe në këto komisione janë vërejtur përplasjet mes interesave të forcave politike shqiptare. Shpeshherë i është dashur vetë faktorit ndërkombëtar, sidomos OSBE-së të ndërhyjë për të sheshuar tensionet dhe për të mundësuar rënien dakord të palëve mbi ndryshimet në ligj. Por edhe pas kësaj zgjedhjet kanë shkaktuar kontestime të ashpra nga ana e aktorëve politikë shqiptarë. Gjatë proceseve të fundit zgjedhore ndërkombëtarët sollën një modë të re në raportet e tyre. Shprehjet “janë vërejtur përmirësime” dhe “zgjedhjet ishin një hap përpara, por ka ende shumë punë për t’u bërë”, haseshin rëndom në raportet e tyre për proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri.

    Zgjedhjet e vitit 1991

    Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 1991 ishin të parat pluraliste në Shqipëri. Partia e Punës, e drejtuar nga Ramiz Alia, do të fitonte zgjedhjet. Pas kësaj fitoreje Partia Demokratike kontestoi ashpër rezultatin dhe në seancën e parë plenare të asaj legjislature dërgoi përfaqësuesin e saj, deputetin Neritan Ceka, që deklaroi mosnjohjen e zgjedhjeve për shkak të manipulimeve nga partia-shtet. PPSH-ja ndenji në pushtet vetëm një vit, pasi u detyrua të shpallte zgjedhjet e parakohshme. Në këtë përballje elektorale demokratët gjendeshin të vetëm përballë një koalicioni të gjerë të përbërë nga PPSH-ja dhe disa parti politike të sapokrijuara dhe organizata mbështetëse të PPSH-së, si ajo e Bashkimeve Profesionale, Organizata e Rinisë e të tjera organizata satelite. Zgjedhjet e para pluraliste shqiptare të periudhës postkoniste të vitit 1991 janë të vetmet zgjedhje të zhvilluara me sistem të pastër maxhoritar. PD-ja në mandate doli e humbur me diferencë të thellë, deri në 38% të vendeve në Parlament.

    Zgjedhjet e vitit 1992

    Këto ishin ndoshta zgjedhjet parlamentare që nuk shkaktuan kontestime të mëdha nga forcat politike shqiptare. Partia Socialiste, e cila ishte trashëgimtarja e PPSH-së, pas ndërrimit të emrit në kongresin e majit të vitit 1991 arriti të merrte 25.7% të votave dhe shkoi automatikisht në opozitë. Nga ana e saj PD-ja, e cila kishte mbështetjen më të madhe popullore si dhe një përkrahje të hapur nga faktori ndërkombëtar, mundi të merrte 62.1% të votave, duke marrë 92 nga 140 deputetë në parlamentin e ri. Gjatë kësaj legjislature grupi parlamentar i PD-së votoi në Parlament liderin e saj Sali Berisha si president të Republikës, post të cilin e mbajti deri në vitin 1997. Në zgjedhjet e vitit 1992 demokratët premtuan se do të rimëkëmbnin vendin dhe do të përmirësonin gjendjen ekonomike dhe shoqërore. Në këto zgjedhje parlamentare ishte e pritshme që PD-ja të dilte fituese, pasi populli ishte tejet i acaruar nga gjendja e krijuar në vend pas kolapsit që solli regjimi komunist.

    Zgjedhjet e vitit 1996

    Zgjedhjet parlamentare të majit të vitit 1996 u kontestuan fuqishëm nga Partia Socialiste, e cila deklaroi se ato ishin krejtësisht të manipuluara nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha, dhe partia e tij në pushtet. Ditën e zgjedhjeve PS-ja deklaroi tërheqjen nga gara elektorale. Megjithatë, procesi zgjedhor vazhdoi dhe sipas rezultateve zyrtare PS-ja mori 10 vende në Parlament dhe PD-ja arriti të merrte 122 vende. Opozita organizoi mitingje, gjatë të cilave ndodhën edhe përplasje të forta me forcat e rendit. Për socialistët ato ishin zgjedhjet më të paprecedenta në aspektin e manupilimit të votës së qytetarëve. Por këto pretendime u hodhën poshtë nga PD-ja. Për demokratët rezultati përcillte frymën dhe mbështetjen e elektoratit për partitë politike. PS-ja shpalli mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare dhe nisën protestat. Në zgjedhjet e vitit 1996 nisën deformimet e sistemit elektoral me një hendek të thellë midis numrit të votave dhe numrit të mandateve parlamentare.

    Zgjedhjet e vitit 1997

    Kriza e thellë në vend, situata aspak e qetë për shkak të hapjes së depove të armëve, solli dorëheqjen e Berishës nga posti i presidentit, dorëheqjen e qeverisë së PD-së dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Dimrin e vitin 1997 qeveria e kryeministrit të atëhershëm Aleksandër Meksi, u detyrua të japë dorëheqjen dhe të shpallte zgjedhjet e parakohshme. Protestat dhe pakënaqësia ndaj ish-presidentit dhe kreut të PD-së Berisha sollën pakënaqësi. Rrëzimi i firmave piramidale, ku një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë humbën paratë, shpërthimi i depove të armëve krijoi një gjendje pasigurie në vend. Sipas rezultatit të atyre zgjedhjeve, PS-ja arriti të merrte 101 vende në Parlament, kurse pjesa tjetër i takoi partive të djathta. Kryetari socialist Fatos Nano, i cili kishte dalë nga burgu, u zgjodh kryeministër i vendit. Por PD-ja kontestoi zgjedhjet dhe i vlerësoi ato si të parregullta, duke thënë se nuk kishte pasur mundësi të zhvillonte fushatë elektorale në një pjesë të konsiderueshme të vendit, sidomos në Jug. PD-ja vlerësoi gjendjen e krijuar si revoltën komuniste në vend.

    Zgjedhjet e vitit 2001

    Procesi zgjedhor i tetë vjetve u kontestua dhe u vlerësua i papranueshëm për Partinë Demokratike. Rezultati zyrtari i dha fitoren PS-së, e cila së bashku me aleatët e saj arriti të merrte 73 deputetë në Kuvend, ndërkohë që PD-ja dhe aleatët morën pjesën tjetër. Në këto zgjedhje socialistët u rikonfirmuan mazhorancë në Parlament, por duke pësuar një tkurrje në rezultat në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Kështu, PS-ja mori 41.5% të votave, por duke marrë me vete Partinë Socialdemokrate, Partinë Agrare, Aleancën Demokratike, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, fitoi shumicën e deputetëve. Por këto zgjedhje parlamentare u kundërshtuan ashpër nga Partia Demokratike. Për demokratët zgjedhjet e atij viti ishin tërësisht dhe thellësisht të manipuluara nga socialistët në pushtet. PD-ja pretendoi për manipulime të jashtëzakonshme, madje denoncoi përmes filmimeve te ndërkombëtarët për manipulimet e kryera nga strukturat qeverisëse të PS-së. Për disa muaj PD-ja bojkotoi Parlamentin.

    Zgjedhjet e vitit 2005

    Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 3 korrikut 2005 ishin ndër më të kontestuarat nga partitë politike shqiptare. Me ndryshimet që iu bënë Kodin Zgjedhor, u eliminua mundësia e shkuarjes së balotazh dhe mandatin e deputetin e fitonte ai kandidat që kishte marrë qoftë edhe një votë më shumë se rivalët e tij. Në këto zgjedhje fituese rezultoi PD-ja. Kontestimet e zgjedhjeve u paraqitën nga partitë kryesore politike në vend. Procesi i shqyrtimit të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor vazhduan për afro dy muaj. Në këtë proces kontestimet më të mëdha erdhën nga përfaqësues apo kandidatë për deputetë të PS-së, e cila deri atëherë ishte në pushtet. Në këto zgjedhje ngjarja më dramatike ishte vrasja e komisionarit të PR-së në zonën zgjedhore në Tiranë, ku përballë ishte kandidati i PD-së Edi Paloka dhe ai i PS-së Shpëtim Idrizi. Por kontestime për zgjedhjet u bënë edhe nga demokratët, të cilët u shprehën kundër për shumë parregullsi të vëna re. Humbja e PS-së erdhi edhe për pasojë të ndarjes së votave, pasi në vitin 2004 nga PS-ja u largua një grup deputetësh, të cilët formuan Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pas humbjes Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i kreut të PS-së.

    Zgjedhjet e vitit 2009

    Zgjedhjet e fundit parlamentare, nga i cili do të dalë Parlamenti i ri shqiptar, u zhvilluan në datë 28 qershor 2009. Kontestimet më të mëdha ndaj këtij procesi janë artikuluar nga Partia Socialiste, e cila pretendon se në shumë qendra votimi janë bërë manipulime nga Partia Demokratike dhe segmente të caktuara të shtetit. Socialistët kanë ngritur zërin gjatë muajve të fundit në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit. Sipas tyre, qeveria qëllimisht nuk i pajisi qytetarët e zonave të ndryshme, pasi njiheshin si mbështetës së saj. PS-ja ka ngritur zërin për bllokim dhe tendenca manipulimi, sidomos të disa qendra votimi që i përkasin Qarkut të Fierit. PS-ja ka deklaruar se, nëse nuk do t’i njihet mandati i nëntë në këtë qark, atëherë do të organizojë protesta qytetare. Ndërkohë sipas rezultateve paraprake PD-ja është fituese e zgjedhjeve parlamentare. Gjithashtu është bërë publike krijimi i qeverisë së ardhshme mbi bazën e një koalicioni me LSI-së, parti që vjen nga e majta politike shqiptare.

    Vlerësimet e ODIHR-it

    Procesi i numërimin e votave rezultoi negativ

    Në raportin e fundit të ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit shprehen kritikat ndaj procesit të numërimit të votave. Vëzhguesit ndërkombëtar në raportin e ndërmjetëm, që i përket periudhës 29 qershor deri më 7 korrik, fokusohen në procesin e administrimit të votave dhe nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve. Vëzhguesit theksojnë se metodat moderne të numërimit të votave nuk ndihmuan në shtimin e transparencës, madje krijuan dyshime te partitë e vogla. ODIHR-i në raportin e tij thotë se procesi i numërimit të votave ka pasur shumë defekte, të cilat janë vërejtur në qendrat e numërimit të votave, ku në 22 nga 66 qendra procesi është zhvilluar keq ose shumë keq.

    Vërejtjet

    Në 22 qendra numërimi nga 66 të tilla procesi ishte keq ose shumë keq.

    Probleme procedurale nga mungesa e udhëzimeve dhe trajnimit të nevojshëm.

    KQZ-ja ka trajtuar kërkesat ankimore në mënyrë jo gjithmonë të njëllojtë.

    KQZ-ja shpesh zgjodhi të mos ndërhyjë në rastet kur gjatë numërimit të votave kishte probleme.

    Sistemi i ri elektronik i monitorimit nuk e ka rritur shumë transparencën e procesit, pasi nuk ishte gjithmonë e mundur të shihej se për cilin subjekt ishte votuar.

    Partitë filluan të ndërhynin më shumë në procesin e numërimit, kur rezultatet paraprake tregonin diferenca të vogla.

    Numërimi i votave u zvarrit dhe u karakterizua nga nivele të larta mosbesimi mes partive politike në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore.

    Vonesat në numërim provokuan tension mes partive, sidomos aty ku rezultatet ishin ose dukej sikur ishin të afërta.

    Në disa raste numërimi i votave u bllokua përkohësisht.

    Ndërhyrjet e vëzhguesve të partive dhe kandidatëve në procesin e numërimit krijuan shpesh shpërqendrim nga procesi.

    metropol.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #170
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Mos rrej zotnia tate se Nalmadhnia e tij Sali Ram berisha ka thone qe bota rrotullohet rreth tij
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  11. #171
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    berisha ka thon qe toka rrotullohet.
    epo ai esht berisha ska nevoje per thagma te tjera ai

  12. #172
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga bayern Lexo Postimin
    Mos rrej zotnia tate se Nalmadhnia e tij Sali Ram berisha ka thone qe bota rrotullohet rreth tij
    Vallai, u dashka kthy patjeter noi gjo persmrapshti! Si t'kam plako?
    Sala solli demokracine ne Shqiperi (qe ta dish mire ti), shpiku edhe politiken. Llafe ka, qe ne rini te vet pati shpik edhe seksin. Kjo, pas sorrollatjesh te shumta rreth e siper sllaves Liri, naten e pare te marteses.

    Ndersa per zgjedhjet, fillimisht u gezova se mu duk nisje e mbare, disi spikatej civilizim dhe qetesi. Me vone kur pash kopete e katunarise anej nga veriu, qe votonin me urdher te bariut, filloi te venitej pak euforia. Pasoi idiotelliku kur sapo mbaroi votimi, u mbush Tirana me kauboj prej malit, qe xhironin gomat, ulerisnin me flamuj PD-je, duke gezuar fitoren (Zoti e di nga e kishin marr rezultatin). Me vone filloi bojkotimi i qendrave te votimit. Filloi pordhalitjet edhe ky Ristani me prostitutat e tjera te PD qe kane ne dore KQZ-ne. U bllokuan kuti votimesh duke i nxjerre si te pavlefshme ne cdo vend ku PS kishte avantazh. Nuk duroi Meta, mbreti i Skraparllinjve dhe beri veprimin me sensacional, paradoksal dhe me nje nxitim te llahtarshem (nderkohe qe numerimi i votave nuk kishte mbaruar) dhe beri aleance me Sali Ram Berishen, personin kundra te cilit kishte dedikuar tere luften dhe qellimin e fushates se tij, prej nga vodhi edhe votat e elektoratit qe e votuan duke e besuar. Pastaj u hodhen tere deshtakek e rezultatit te zgjedhjeve, te tere shushunjat komuniste, tere politikanet e Nexhmijes, te cilet duke e pare veten jashte loje, te mbledhur me finese prej Nanos, i cili eshte edhe strumbullari e regjizori i bashkimit Meta-Berisha, hidhen te tere ne sulm kundra PS dhe Rames.

    Sot, pas insistimit (serisht u vertetua qe Rama kishte te drejte) te Rames, se ne kutiat e bllokuara te Fierit, ndodhej mandati i 9-te i PS, te cilin qeveria Berishiane nuk preferonte ta publikonte perpara aleancave shtatanike, votat numerohen dhe PS merr 9 mandate. E njejta gje do ndodhe edhe ne kutiat e qarqeve te tjera ku vota e lire e shqiptareve, mbahet peng, manipulohet, vidhet e perdhunohet nga kjo qeveri korruptive, anti-shqiptare dhe jo-demokrate.

    Perfundimisht, zgjedhjet nuk ishin zhgenjim fare. Treguam edhe nje here se c'nacion jemi dhe se kush na drejton!

  13. #173
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    mbreme ka shperthyer nje bumje perballe Parlamentit ..... nuk besoj se ka te beje me numerimin ( apo rinumerimin) e votave ... ndoshta aksident i rastesishem
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 16-07-2009 më 05:18

  14. #174
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    mbreme ka shperthyer nje bumje perballe Parlamentit ..... nuk besoj se ka te beje me numerimin ( apo rinumerimin) e votave ... ndoshta aksident i rastesishem
    benard ujkaj e ka emrin ai qe ia kishin vu bumjen, pronar firme ndertimi me ca mora vesh.

    si thu, i permush kushtet fuoristrada e benardit per te pas lidhje me "votat"?

  15. #175
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    benard ujkaj e ka emrin ai qe ia kishin vu bumjen, pronar firme ndertimi me ca mora vesh.

    si thu, i permush kushtet fuoristrada e benardit per te pas lidhje me "votat"?
    ka qene drejtori i rregullimit te territorit ne bashkine e tiranes te dushkes,
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #176
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    se s'i nodh qe kto punet e fuoristradave, ndertimit dhe bumjeve vijne gjithmon rrotull dushkes..., kshu rastesisht sic thot dhe msusi siper

  17. #177
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    me ate qe mora vesh une ( sipas agjensive ) makina i perkiste nje shoqerie te quajtur Galaxy Motors Albania .... tani se si eshte puna e ketij ndertuesit qe leviste me kete makine qe i perkiste kesaj shoqerie nuk e di .... ose ndoshta kane ndonje lidhje keto te dyja ..... ca s'bo vaki ?! ne Shqiperi gjithcka eshte mundur
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 16-07-2009 më 15:52

  18. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Pershendetje te dashur miq bashkatdhetare!Fillimisht deshiroj te falenderoj administratoret e ketij forumi si dhe ti pergezoj per perpjekjen e vyer qe bejne per te miren e pergjitheshme ..
    Nga mesazhi qe gjeta ne korrespondencen tim , verejta se e patet ndjere mungesen time.Kjo sinqerisht me ben te ndjehem i detyruar kundrejt jush qe vleresoni se edhe pjesmarja ime ne kete forum eshte e domosdoshme sadopak, per te dhene nje kontribut,nje ide sado te vogel per bashkimin dhe ridimensionimin e nje bashkepunimi real ,thelbesor e patriotik te gjithe emigranteve kudo qe jane neper bote...
    Natyrisht ky eshte nje mision teper i veshtire ne gjendjen e soteme aktuale qe ndodhen masat e emigranteve shqiptare, do te duhet nje pune e vazhdueshme metodike e mbi te gjitha e cveshur nga mediokriteti e interesi personel qe efektivisht eshte nje nga shkaqet kryesore qe e shkaterruan dhe e sabotuan besimin dhe shpresen e emigrantit te thjeshte ...
    Duhet pra, filluar nga nje baze e re e shendoshe.me pervoje e besim per nje te ardhme me te mire e dinjitoze.
    Zgjedhjet ne Shqiperi na dhane nje koalocion politik te cuditshem; Berisha-Meta.Po ta profetizonte dikush gjate fushates parazgjedhore,dota merrnin per te cmendur sepse motoja me te cilen e hapi fushaten "kryeministri i inatosur"(kupto I.Meta) ishte;" TA RREZOJME BERISHEN NGA POSTI I KRYEMINISTRIT"si politikan i korruptuar e figure politike e konsumuar dhe e diskredituar...Me kete platforme e me kete premtim Meta arriti te fitoje nje numur te konsiderueshem zgjedhesish dhe kater deputete ne parlamentin e ri.Deri ketu mire e bukur ,
    po aleanca me Berishen si dote justifikohet perpara zgjedhesve qe u mashtruan ne menyren me te pa skurpullt?!Paradoks?!Papasterti politike, mashtrim?!Rrugaceri politike alla shqiptare?! Nuk e di!!
    Ne fakt ,sipas mendimit tim, nje aleance e tille do te tregonte pjekurine e tolerancen e sistemit politik shqiptar... Dote ishte nje shembull i shkelqyer per ti treguar Evropes se Shqiperia po ndryshon e po emancipohet ne te gjithe strukturat ,politike , e civile, se duhen harruar zenkat e sharjet e ndyra ne nivel personal te deputeteve ne parlament.Vec kesaj ashtu si dhe ne vende te tjera evropiane me kulture e pervoje politike e demokracie, aleanca te tilla jane mjaft konstruktive e te fryteshme kur ato bashkepunojne per te miren e pergjitheshme e begatine e qytetareve...Sot ne rrafshin ekonomiko-politik mbareboteror,ideologjite e dogmat po deshtojne dhe po zevendesohen me teori efikase,universale per zgjidhjen e problemeve emergjente sic eshte kriza e thelle ekonomike qe ka mberthyer boten e zhvilluar...Per te dale nga kjo krize,kerkohen zgjidhje te shpejte nga eksperte te zote e jo psallme te moralizmit biblik apo kushdoqofte ai...Pra nje kabinet teknik me eksperte te sprovuar te gatshem per te dhene zgjidhe ne problemet e veshtira te krizes,dote ishte edhe per ne shqiptaret nje qeveri ideale e cveshur nga tabelat,perrullat e hipkrizia...Personaliht dota deshiroja shume qe kjo te meshirohej ne kete koalicion qeveritar
    cka eshte edhe domosdoshmeri por perparimin e zhvillimin e metejshem te atdheut tone aq shume te lodhur nga periudha e tejzgjatur e tranzicionit....Por a eshte ky koalicion ne te vertete ajo qe edhe ne te gjithe deshirojme?!Eshte pra ky "kompromis" baza e fillesa e nje bashkepunimi te sinqerte te te gjitha forcave politike shqiptare panveresisht nga ngjyra apo idete qe perfaqesojne?!Eshte e mundur qe se fundi "baballaret e kombit"vene atdheun mbi te gjitha?!
    Po te kemi parasysh faktin qe Ilir Meta per te kenaqur ambicjet e egoizmin e tij te pa ngopur e intolerant,krijoi partine e tij private si deshmi e nje kapricoje te eger politike ,te papjekur e teper reaktive, verejme se asgje nga ato qe thashe me larte nuk mund te behet realitet dhe kjo per faktin e thjeshte se "ortaklleku" Berisha-Meta eshte nje pazar i shemtuar karieristesh qe s'ka asgje te perbashket me politilen e mirefillte...Nga keta matrapaze-karikatura te jetes politike shqiptare nuk mund te shpresosh asgje vec destabilizimit e pasigurise politike e ekonomike ne vend.Sepse nje lider qe nuk e ka problem te mashtroje elektoratin e tij duke bere pikerisht te kunderten e asaj qe u premtoi,nuk dota kete problem gjithashtu te mashtroje perseri kete rradhe partnerin e tij politik qe e ftoi ne nje pazarllek te pandershem per te qeverisur.Pra qe te mos zgjatem me ,qeveria qe dote dale nga kjo perzjerje dote jete nje "aliazh" i dobet dhe rrjedhimisht nuk doti rrezistoje kohes....

  19. #179
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Plako! Kjo eshte aleanca qe do te beje ndryshime historike, qe priten prej gati 70 vitesh nga te gjithe trojet Shqiptare. Po ta mbante PD e vetme do sulmohej nga ato "nderkombetaret" si ekstemiste, prandaj LSI duhet, si pjese e opozites ne vendimarrje te rendesishme, ATDHETARE sic tha edhe Meta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 18-07-2009 më 16:24

  20. #180
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    ...dy qershia lidhë n'i rrfanë, ku fillojnë kufijt gegët, rrinë dy çika me nji nanë...” NDRE MJEDA
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •