Close

Rezultati i Sondazhit: Cilën parti politike do te votoni ne zgjedhje?

Votues
459. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Partia Demokratike - PD

    248 54.03%
  • Partia Socialiste - PS

    112 24.40%
  • Partia Republikane - PR

    0 0%
  • Partia Levizjes Socialiste per Integrim - LSI

    14 3.05%
  • Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut - PBDNJ

    2 0.44%
  • Partia Demokristiane - PDK

    3 0.65%
  • Poli i Lirise - PIL

    4 0.87%
  • Partia Social Demokratike - PSD

    0 0%
  • Partia Agrare - PA

    0 0%
  • Partia Levizja e Legalitetit - PLL

    5 1.09%
  • Partia Aleanca Demokratike - PAD

    0 0%
  • Partia e Ballit Kombëtar - PBK

    3 0.65%
  • Parti tjeter

    3 0.65%
  • G-99

    17 3.70%
  • Zgjedh të mos votoj

    48 10.46%
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 187
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po bisedonim një ditë me një shok për një problem siç e quante ai sepse e bija e tij donte një djalë të cilin ky shoku tonë nuk e njihte dhe se punonte në Itali.Kjo Italia atij i ishte bërë tmerr nga ato që dëgjonte.Në muhabet e sipër,vjen e na ulet një shok tjetër socialist dhe pa e ditur se çfarë po bisedonim,tha: "Gërdecin e bëri PD-ja vetë që të diskretitonte Shqipërinë"!!!!
    Edhe për çdo gjë të bisedohet ashtu si e kemi parë edhe në debatet televizive,e pamundur mos kujtojnë gërdecin socialistët.Po përse vallë?!Çfarë i lidh me të?!

  2. #122
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Senatori amerikan Bob Dole, letër publike për zgjedhjet në Shqipëri

    ALBMEDIA
    NEWS



    Senatori amerikan Bob Dole ka dalë sot me një qëndrim lidhur me zgjedhjet në Shqipëri, ku ka folur me nota të larta vlerësimi për qeverinë aktuale.

    “Teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, unë përshëndes shqiptarët për arritjet e mrekullueshme që kanë ndodhur në këto vitet e fundit”, – thotë në letrën e tij, senatori nga Kansas.

    “Dua gjithashtu, – vijon z.Dole të përgëzoj kryeministrin Sali Berisha, presidentin Topi dhe skuadrën e tyre për progresin e konsiderueshëm të Shqipërisë.

    Ai konstaton se nga rezoluta e paraqitur rishtazi në Senatin Amerikanë, Shqipëria është tashmë më e fortë se kurrë.

    Kurse përforcon se “ajo është një demokraci kumbuese me një ekonomi të drejtuar nga tregu”.

    Sipas senatorit, “institucionet politike shqiptare kanë zë dhe reformat e fundit kanë forcuar kushtetueshmërinë e tyre”.

    Bob Dole thotë se “Shqipëria po kështu ka luajtur një rol konstruktiv në promovimin e stabilitetit mes vendeve të Ballkanit, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni”.

    Sipas Dole, një nga arritjet më kuptimplotë në sferën internacionale, është edhe pranimi me të drejta të plota i Shqipërisë në NATO.

    Më tej, në letrën ku bën publik qëndrimin e tij, Dole thotë se “Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu efektivitetin e forcave të policisë dhe efektivitetin e tyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

    “Për më tepër, në këto kohë sfidash, Shqipëria vazhdon të rris investimet e huaja dhe ekonominë e brendshme”, thotë Dole.

    Sipas tij, “shqiptarët dhe liderët e tyre kanë shumë gjëra për të cilat mund të ndihen krenarë”.

    Në fund, senatori i Kansas bën një urim për shqiptarët: “Uroj përgëzimet më të mira teksa ju shkoni në zgjedhje, në këtë mënyrë ju thelloni përkushtimin tuaj për demokraci, liri dhe prosperitet”.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #123
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    PO C?ESHTE KY VOTIM KETU....KETU MARRIN PJESE DHE VOTOJNE DHE KOSOVARE...dhe keni bere nje lemsh qe nuk merrey vesh. KY VOTIM NU ESHTE I VLEFSHEM.

    Pff

  4. #124
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anëtarësuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    Fiton Edi Rama..!!!!!!!!!!!!!!!!
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  5. #125
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Per ke do votoj une?

    1. Kush me perfaqeson mua, si karakter, qendrimet dhe interesat e mia?

    2. Tek cili program elektoral, shihet zgjidhja e problemeve te mia?

    3. Personi që udheheq listen ne qark, a ka integritet imtelektual, moral dhe profesional?

    4. Koherenca e qendrimit te Partise qe dua te votoj, ne detyren e saj qeverisese, apo opozite, si garanci per te nesermen.

    5. Ndikimi politik, ne zhvillimin apo ngecjen e jetes komunitare, ku banoj. Ciles parti, i detyrohem per ta votuar?

    PD, ka shterur nga idete, tundet e shkundet si nje trup pa koke. E vetmja alternative e saj, qe nga vajzat zedhenese dhe deri tek kandidatet, naten apo diten, ne fushe apo ne mal, lidhur apo zgjidhur, eshte të shajne Edi Ramen. Sa qesharake, asnje lloje programi!



    Shume bukur e ka then ja kjo eshte PD nje parti pa prespektiv pa te arthme.
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  6. #126
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shqiperia po ndryshon!

    Qe sot ngrem kupen e fitores!



    Gezuar PD.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Pavaresisht perplasjeve te aty-ketushme,shqiptaret deri sonte kane treguar nje kulture te larte demokratike,tolerance e qetesi te admirueshme, gjate gjithe ketyre diteve te fushates zgjedhore.
    Fitorja me e madhe per cdo parti,individ dhe gjthe Shqiperine, qe po ndryshon per dite e me shume per te mire,eshte kjo kulture e treguar deri sot.
    Me kete fryme,tolerance e kulture,me kete shkalle zhvillimi,pune e perpjekje te parreshtur per ndryshim kah e mira e pergjitheshme dhe e cdonjerit,Shqiperia shume shpejte do te jete vertete nje vend per tu admiruar,nje vend ne UE,vend i besimit per te punuar,jetuar dhe investuar ne te.
    Ne emer te nje Shqiperie,cfare e duam te gjithe kudo qe jemi,te urojme qe edhe keto dite te kalojne ne qetesi,paqe e votime te suksesshme !
    Te fitoje Shqiperia demokratike,qytetaret e saj te lire,shpirti i paster i rinise e i ardhmerise tone !
    Forumit dhe forumisteve qe kane votuar,pa marre parasysh preferencen e tyre,i uroj per tolerencen !

  8. #128
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Pershendetje dashnoreve te Berishes!

    Ketu nje kor sorrash kane vendosur te kendojn si te terbuara per Berishen dhe presin mos ndodh ndonje cudi dhe fitojne zgjedhjet. Por harrojne te shkretet se nje fjale e urte popullore ketej nga ne thot....
    Le te kendonje(shpresojne) sa te duan sorrat, nuk i bien te varurat Dashit!

    Besomeni mua te dashura Sorra! Te varurat e Dashit mund te tunden, por mos t'ju coj goja lenge, se ato nuk bien..... nuk ka ndodhur kurre!


    Fitorja e PS eshte e sigurt, aq me teper me nje udheheqes si Edi Rama.
    Vota ime per PS! (me bindje te plote)


    Edi Rama!
    Ka bere nje pune te perkryer. Prezenca e ketij njeriu, u ka dhene zemer njerzve te punes. Ka stimuluar endrrat edhe shpresat e shqiptareve per nje te ardhme qe ai me vizionin e tij ua sjell me afer dhe me qarte. Njeri i matur, puntor dhe tani gjate fushates na shpalosi para syve tane edhe nje oratori per t'u admiruar. I thjeshte ne komunikim, te jep pershtypjen e njeriut qe e ke njohur, qe e ke patur shok. E njeriut qe te del krah ne nje cast te veshtire. Me nje tur te shkelqyer zgjedhor neper Shqiperi po i jep mesazhin Berishes(se populli ia dha qe ne 1997) ....
    Qente le te lehin, Shqiperia do shkoj perpara!
    Ky njeri qe i solli kombit gjak te ri, ide te reja, menyre te re ne parjen dhe konceptimin e jetes arriti te shprehe me gojen e tij te gjitha ato qe populli mendonte dhe qe nje grusht hajdutesh ordiner kishte frike t'i degjonin. Ky njeri, qe u be goja dhe syte e popullit, qe hyre thell ne zemren e tij, do fitoj me siguri. Populli nuk ndalet dhe Saliu e di mire kete, e provoi nje here ne 97'-en.
    Prandaj eshte e kote qe nje grusht spiunesh ketu, qe jane regjistruar nga 30 here me 30 emra te ndryshem te bejne kra-kra ne kor si ato korbat, kur mbrojne kermen, qe i ushqen.


    Pak leksion

    Zgjedhjet ne Shqiperi. Kjo dukuri shoqerore qe eshte arritja me e cmuar e njerzimit, vendosja e probabilitetit ne sherbim te tij, ne shoqerine tone shqiptare merr forme dhe permbajtje te cuditeshme per te mos thene c'natyrohet(po mundohem te flase sa me bute).

    Nje nderthurje e ngaterruar interesash, nga ata me banal deri tek ata me te hollet, ky i fundit per mendjen tone shqiptare eshte nje dimension ende i pa shkelur, e bene kete zhvillim shoqeror, talles deri ne perqeshje, te flliqet deri ne beshtirje, te turpeshem deri ne skandal, te frikshem deri ne tmerr.
    Zgjedhjet, forma me fisnike e shprehjes se vullnetit te popullit, jane katandisur nga nje grup sharlatanesh ne nje shfaqje te paturpeshme genjeshtrash. Keta sharlatan qe mendojne se populli jeton akoma ne rendin feudal, mundohen te fshehin ate grushte vulgar interesash te ngushta vetjake nen nje carcaf te grisur genjeshtrash, te thurrur per faqe te zeze. Genjeshtrat e tyre shpesh jane aq naive, sa dhe genjeshtrat vete, skuqen nga turpi kur shikojne neper cfare goje budallenjesh sajohen.
    Per mendimin tim, PD-se i iku shansi nga duart per ti treguar ketij populli vlerat e nje partije me mendime dhe ideale demokratike. Kjo parti duhet rithemeluar. Ajo nuk ka me asnje vlere nga ato qe pretendon se percon, sa per idealet gjithmon e me shume me mbushet mendja se ne kete parti askush nuk i njeh. Ajo nuk ka, as vleren themelore te atij emri te rende dhe te lashte qe perfaqson. Demos= Popull, Demokraci= i bindem shprehjes se vullnetit te popullit. Kjo parti eshte kthyer nga nje grup sharlatanesh dhe badakshinjesh, ne nje bande trafikantesh dhe shtetshkaterruesish. PD eshte nje lidhje banale interesash pa vlera. Te pakten keshtu eshte katandisur. E vetmja lidhje qe i bashkon ata njerez eshte interesi. Dikush pasurohet duke vjedhur dhe dikush tjeter bren si miu ato, qe ngelen nga te paret, per tu ushqyer. Ata qe vjedhin s'ndihen por jane keta te dytet, brejtesit(minjte), keta fukarenje barkethare ose te quajtur ndryshe(me perkedhelje nga kryehajdutet e pare) militante, qe behen veglat e vjedhjes.

    Drejtuesit e PD-se treguan me sjelljen e tyre, qe vetem idealist nuk ishin. Keta individ qe ne 92 perqafuan shansin qe u dha koha te pa vetedijshem per rolin qe duhet te luanin dhe per rendesine e atij roli, e shemtuan me veprimet dhe sjelljen e tyre prej karagjozesh fytyren e bukur te demokracise.
    Duke hedhur veshtrimin mbi paraqitjen e surrateve te figurave qe dolen ne siperfaqe te politikes sone ne ate kohe, sigurisht, qe eshte e pa mundur te flasesh per ideale dhe qellime fisnike, qe ngrihen mbi interesat e ngushta personale. Keto paraqitje politike qofte te majta, qofte te djathta ishin nje imitim vulgar i politikes. Formimi i tyre brenda segmentit kohor te nje periudhe komuniste ku kapitalizmi ishte misherimi i shfrytezimit te njeriyt nga njeriu, nuk kishte si te mos gjente tek ta nxenes te zellshem ta shfrytezonin deri ne skaj kete misherim dhe ta kalonin ne ekstrem, ne nje shoqeri si ajo e jona qe kapitalizmin kurre nuk e kishte njohur(per kujtes ne kaluam nga rendi feudal direkt ne ate socialist pa kaluar fare ne kapitalizem)






    Me 1/3 e popullsise shqiptare qe jeton jashte vendit, neper vende te tilla qe e kane pjelle demokracine apo qe kane mbi 5shekuj qe e perdorin dhe e zhvillojne me tej ate, nuk besoj se mund te marrin leksione demokratike nga nje infermier sekretar partie komuniste sic mund te jete Saliu dhe ata qe e pasojne.



    Cili eshte berisha



    Sali Berisha!
    Ky individ vetem per nje gje eshte i sigurt, Populli shqipetar kurr nuk e ka votuar dhe kurre nuk do t'a votej(vetem ne 92' kur nuk e njihte dhe kombi kishte nevoj historike ndryshimin). Te gjitha "fitoret" e tjera jane manipulime te beshtira.
    Ky individ eshte e kunderta e Edit. Megjithese perpiqet t'a kopjoj gjate fushates, ky njeri pa ide dhe pa kultur politike me ate pamjen e tij qesharake me ato batuta pa shije po mundohet kohet e fundit me djallezite e tij te trasha politike dhe me shantazhet nen rrogoz te pergatisi terrenin per manipulimin e votave te popullit.
    Disa gjera o i ke(i zotron), o te kane(te zotrojne,te kane kapur rob).
    Ne rastin tone ky njeri eshte rob i disa deshirave prej bajraktari mesjetar me nje vizion teper te mbyllur politik, kulturor, ndoshta dhe njerzor. Berisha qe ne paraqitje te jep pamjen e nje te semuri psiqik. Nje njeri, qe cfare thot sot, nuk e thot neser. Nje nga ata "burra" qe te vret naten dhe te qan diten.....
    Me nje sere deshtimesh te renda ne karrieren politike. Ky njeri duhet larguar sa me pare nga skena politike.

    Emri i tij ngaterrohet ne te gjitha skandalet e renda te politikes shqiptare(nuk po i ze ne goj nje per nje, se nuk mjaftojne faqet e forumit) dhe kohet e fundit ka filluar te ngaterrohet edhe ne skandalet me ordinere.

    Ky Sharlatan, e ka kthyer parlamentin ne nje shfaqje cirku ku shfaq talentin e tij akrobatik ne nderrimin e surreterve dhe ngjyrave te surratit. Perdor grupin e tij parlamentar si harremin e vet dhe deputetet e tij sikur i ka dashnore. Ne ate parti nuk ekziston mendimi kunder Berishes. Ne rastin me te mire personi qe del kunder Berishes, flaket si ndonje lecke e flliqur, pa vlere. Dhe ne rastin me te keq.... O zot..... Ti je deshmitari i vetem i atyre rasteve.
    Ata te grupit parlamentar te PD-se sillen te gjithe sikur jane dashnoret(te dashurat) e Berishes. Ata kur marrin fjalen, flasin dhe shohin ne sy Berishen.
    - Cfare jane ata?! (Burra, apo shurra). Te shkretet mendojne me vete "une po flase, po ky trapi do t'i kuptoj ato qe po them apo......" Frika e tyre ndaj Berishes i ka kaluar kufijte e parlamenteve kukull te Enverit. Jane robotizuar te gjithe. Mua me vjen keq per ato shpirtera te zene peng nga djalli me emrin Berisha.


    Ehhh.... s'ke c'ben.....
    Keshtu eshte kur ia shet shpirtin djallit.

    Lehjet e Berishes, si thirrjet e nje te cmenduri pa kuptim, pa lidhje, pa llogjik, i drejtohen veshve tane si kemnguljet e nje budallai plak qe kerkon ndihme. Valle pse tingellojne si ndihme fjalet e tij? Nga kush duhet ta ndihmojme, cfare na fsheh ky njeri?
    Cfare e detyron kete njeri plak t'a humbasi toruan dhe te peruroj te njejten rruge 20(njezet) here?!
    Pse bertet ne gjuhen e tij te pa kuptueshme te njejtat gjera si ne opozit si ne pozit?
    Pse ky njeri si ne pozite, si ne opozite e kerkon gjithmon fajin tek te tjeret?!
    Vall, e kupton ky njeri, kush po e qeveris kete vend?!
    E ka ky njeri ndjesin e vendit dhe te kohes, apo do cuar ne cmendi?!

    Kush jane arritjet e ketij njeriu, qe na kerkon voten?!.....
    Kapja e gjoja bandave kriminale(nje grushte te pa organizuar xhepistash) qe i kishin zene tregun e droges dhe te armeve. Spastrimin e tyre per tu bere vete zote i atij tregu(se per te, keto, nuk jane veprimtari kriminale, por tregje qe duhen pushtuar).


    Mos te harrojme....
    Ky njeri(Berisha), qe vetem ne kater vitet e tij te fundit(ne kohen kur te gjithe menduan, se bashke me qimen nderroi dhe zakonin) luftoi dhe deboi Kryeprokurorin. Beri shantazh mbi presidentin. Shkaterroi "Zogun e zi". Masakroi popullin e tij ne Gerdec. I'a shiti Shqiperine Faslliceve. Deboi Fondin Monetar Nderkombetar(FMN) dhe i hapi rrugen pastrimit te parave te flliqta. Kerkoi te ozurponte dhe te kontrollonte bregdetin e jugut. Kthehu shtetin ne pronen e tij fammiliare(nje keqimitim i monarkise). Ndertoi deri ne gjysme dhe e inaguroi 5(pese) here te njejten rruge, qe e tejkaloi gati tre here vleren e saj dhe qe me paturpesine me te madhe e quan arritje te qeverise se tij. Vjedhja e fondeve publike nga ministra nen hunden dhe ndoshta me aprovimin e tij. Implikimi i emrit te tij ne aksidente misterioze deshmitaresh..... e te tjera, e te tjera, e te tjera.....
    Ne c'do vend tjeter te Evropes, qofte vetem me orvajtjen e kryerjes se nje veprimi nga ata qe permenda me siper, bukuroshin kryeminister do t'a kishin flakur si lecke...... Ne c'presim?!


    Berishes po i dridhet toka nen kembe. Vjedhje te tilla nuk mund te fshihen, arrogance e till nuk mund te pranohet, paaftesi e till nuk mund te tolerohet, genjeshtra te tilla nuk i ha askush!
    Dhe sorrat kendojne kengen e tyre, se ndoshta keputen e bien te varurat e dashit.


    ......Nga nje njeri qe do zhvillimin e ketij vendi!
    Mendoj se ka ardhur koha te ecim perpara, jo te degjojme thirrjet hipnotizuese te djallit qe per 20(njezet) vite na thot te njejtat gjera. Eshte koha t'ia japim voten atij qe nderton, jo atij qe shkaterron.

    ......Nga nje njeri qe enderron perparimin e ketij vendi!
    Mendoj se asgje nuk behet duke pare enderra, por duke vepruar dhe arma jote eshte vota.

    ......Nga nje njeri qe qane bashke me hallet dhe vuajtjet e ketij vendi!
    O popull! Te lutem cohu, zgjohu, merr nje vendim qe hallet e tua dhe lotet e mia te pushojne!

    .......Nga nje njeri qe gezon si femije, kur degjon qofte dhe nje gjysme fjale te mire per kete vend!
    Mos bojkotoni zgjedhjet, por votoni per punen dhe njerzit e punes, votoni Edi Ramen!


    A keni sy? O dashnoret e herresires.....






    Kjo pune ka marre rrugen!
    Qente le te lehin sa te duan, Shqiperia do ece perpara...... me Edi Ramen!


    __________________________________

    Gjeegjez.
    Pse berisha i drejton njerzve dy gishtat perpjet si kembe put....

    U tregon te gjitheve atyre qe e votojne, se ashtu du t'ju'a ngrej kembet edhe atyre..... BIG, apo....
    .... tregon se ne ate parti jane mbledhur gjithe put....
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  9. #129
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kam qejf të fitoj PS, (edhe pse prej kohësh kam qenë me demokratët), por kësaj rradhe mendoj se Shqipëria meriton një kryeplak NDRYSHE, siç është EDI RAMA. Por thellë kam një bindje se Saliu do të vjedh votën e lirë më 28 Qershor, dhe do të bëj çmos që edhe 4 vjet të bëj shqiptarët të vuajnë!

    PS 2:
    Unë nuk kam drejtë vote në Shqipëri dhe gabimisht në sondazh kam votuar numrin 1, dmth PD-në, duke menduar që pyetja është KUSH DO TË FITOJ ZGJEDHJET!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-06-2009 më 14:04
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #130
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Personalisht kam qene gjithnje asnjanes ne politike.

    Por nese do isha neser ne Shqiperi, pa hezituar aspak, voten do ja jepja PD'se.

    Per arsyje se qeveria aktuale kufizoi ne menyre maksimale trafikun e peshtire dhe korrupsionin e hapur nga PS, me Nanon i cili talli b***** me Shqiperine dhe Shqiptaret.

    Per arsye se qeveria aktuale i dha hov infrastruktures se vendit pa dallime krahinore.

    Para disa muajsh isha me idene se nje Parti nuk duhet kurresesi te permbushe dy mandate radhazi, duke menduar si alternative PS'ne. Por duke ndjekur strategjine e saj te peshtire ne fushaten elektorale, me eshte krijuar bindja se nuk meritojne aspak te qeverisin vendin ne kete katervjecarin e ardheshem. Cfare mund te presesh nga nje parti, qe gjithe shpresat e saj per fitore i mbeshtet ne nje tragjedi si ajo e Gerdecit.

    Personalisht uroj dy gjera...

    Fillimisht uroj votime te lira dhe pa trazira. Sigurisht qe PS'ja do llomotise per manipulime votimesh e blla blla blla. Neser Shqiperia tregon integrimin e saj ne Demokraci vetem nese votimet behen te lira dhe pa incidente.

    Dhe perfundimisht uroj qe fitorja te jete e partise Demokratike, dhe kam bindje te madhe per kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BvizioN : 27-06-2009 më 03:09
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  11. #131
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    I duhet dhene vota Edit vetem per faktin se nese fiton ai , athere Berisha e Nano ikin per lesh te dy , me mjafton kjo per ti uruar fitore Edi Rames.

    Nuk arrij ta kuptoj se si pas 20 vjetesh ka akoma njerez qe perkrahin Berishen .

  12. #132
    i/e regjistruar Maska e interX
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    143
    Peshkaqeni...Sali Berisha nuk ka dashnor...ndersa Edi Rama po ka.
    Sali Berisha ka simpatizant dhe nje njerez qe e vlersojne per te mirat qe i ka dhene Shqiperise.
    Une nuk jam kunder fitores se PS, jam kunder berjes kryeminister te nje njeriu si Edi Rama. Edi Rama do t'i sillte vertet ndryshim Shqiperise...por ne menyren me negatvie te mundshme. Ai nuk eshte i afte te drejtoje jeten e tij, jo me te drejtoj nje shtet te tere.
    Nese Edi Rama (larg qofte) behet kryeminister...atere do te me vinte shume keq per Shqiperine dhe Shqiptaret.
    Nje gje eshte e sigurt...shqiptaret do ta meritojne kryeministrin e ardhshem. Qofte ai Sali Berisha, qofte Edi Rama apo ndonje tjeter.
    Une dua te behet Sali Berisha, per te miren e shqiptareve, per te miren e Shqiperise.
    Love Inter

  13. #133
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    interex mos u merr me kto kurroshet mer se kane eq dje 7 faqe postime i kane zhduke komplet dhe kane lene vec shkrimet e te kuqve e atyre qe kane dashnor si ed ramosi

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    deri tani nese zgjedhjet do perfundonin kshu sic jane, te drejten per te krijuar qeveri e ka partia socialiste meqense ka dhe perqindjen me te madhe ne rang vendi. Kjo parti duke pasur 67 deputete te saj plus 3 te lsi dhe 1 te ppdnj-s, ka plotfuqin te krijoj qeverin. Megjithate eshte shpejt te flasim per kte pasi kemi pare me pare qe ne kto pozita ishte pd, pra cdo gje eshte dinamike dhe cdo gje mund te ndodhe.

  15. #135
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Ca Pbdnj thu ti mer! Ata duhet te hapin parti anej nga greqia. Ne Shqiperi ajo lloj partie sduhet te kete as edhe nje lloj biznesi.

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Ca Pbdnj thu ti mer! Ata duhet te hapin parti anej nga greqia. Ne Shqiperi ajo lloj partie sduhet te kete as edhe nje lloj biznesi.
    mor kaizer se si shum i revolut po na dukesh

    si ka munsi nuk isha kaq patriot para 4 vjetesh kur kta ban koalicion me PD?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar më parë nga OO7 Lexo Postimin
    deri tani nese zgjedhjet do perfundonin kshu sic jane, te drejten per te krijuar qeveri e ka partia socialiste meqense ka dhe perqindjen me te madhe ne rang vendi. Kjo parti duke pasur 67 deputete te saj plus 3 te lsi dhe 1 te ppdnj-s, ka plotfuqin te krijoj qeverin. Megjithate eshte shpejt te flasim per kte pasi kemi pare me pare qe ne kto pozita ishte pd, pra cdo gje eshte dinamike dhe cdo gje mund te ndodhe.
    e humbet dhe me grekun se meta i ngjiti per kafene jashtparlamentare pra ju uroj

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    eu sa peshkaqeni e sa gaforrja paska pase ngul dh;mb;t mbi at; popull!

    Sikur te ia kishin dashur te miren e ta kishin besimin nga populli, duhej te shkeputeshin me rrenje nga sistemi i shkuar dhe jo si ajo nusja vithet te burri, e koken ne gjini - dikush po don edhe Enver edhe Klinton, mashtro veten e popullin, laramana! Po dihet kush e don me shpirt popullin e atdheun ! Tash, ku ta marrim njeriun edhe Aristotel edhe Mic Sokol edhe Ciceron edhe Themide?!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  19. #139
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Pse aq gjat vazhdon numerimi i votave , sot po shkon edhe dita e 3 !?

  20. #140
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Iliri. Lexo Postimin
    Pse aq gjat vazhdon numerimi i votave , sot po shkon edhe dita e 3 !?
    Lodhje (ç'lodhje) , probleme , fishkëllima ke veshi (nga mbikqyrësit) , ushqimi , kafja , barcoletat , vjedhja votave ( ) etj.

    Këtu janë disa faktorë që ngadalsojnë numërimin.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •