Close

Rezultati i Sondazhit: Cilën parti politike do te votoni ne zgjedhje?

Votues
459. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Partia Demokratike - PD

    248 54.03%
  • Partia Socialiste - PS

    112 24.40%
  • Partia Republikane - PR

    0 0%
  • Partia Levizjes Socialiste per Integrim - LSI

    14 3.05%
  • Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut - PBDNJ

    2 0.44%
  • Partia Demokristiane - PDK

    3 0.65%
  • Poli i Lirise - PIL

    4 0.87%
  • Partia Social Demokratike - PSD

    0 0%
  • Partia Agrare - PA

    0 0%
  • Partia Levizja e Legalitetit - PLL

    5 1.09%
  • Partia Aleanca Demokratike - PAD

    0 0%
  • Partia e Ballit Kombëtar - PBK

    3 0.65%
  • Parti tjeter

    3 0.65%
  • G-99

    17 3.70%
  • Zgjedh të mos votoj

    48 10.46%
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 187
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Nuk ka vend pa burokraci, nuk ka vend pa halle, mirepo PD e ka marr stafeten ne BE gati eshte, Evropa Perendimore ka filluar ti kthej syte nga Shqiperia, Rruga Durres - Kukes eshte nje projekt nderkombetar qe filloi pikerisht me fillimin e qeverisjes se PD.
    Tash a e ka pasur nafak te saj apo kan qene rrethanat...te gjitha jan ngapak...
    Mirepo nje gje dihet qe per popullin e Kosoves Sali Berisha ka qene krahu me i fuqishem i djatht, e don me zemer kete Kosove...dhe po ben qmos per Kosoven qe te shkon krah Shqiperise!

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    or Humanist nuk ka EU me Sali Berishen dhe sistemit e korrupsionit qe ka krijuar ai ... Shqiperis i duhet 1 lider i ri qe te fitoj besimin e Europes. ateher do kemi shance per te hyr ne EU.. Europa don dikend qe ti besoj fondet e EU qe do i jepen Shqiperis pas hyrjes ne EU. tani ti si humanist qe je me thuaj c'far do ndodh sikur Europa te niste do Euro drejt Salise e krimineleve qe ai ka mbledh rreth vete...esht njelloj si te marresh 1 dele e ta hedhe ne mes te ujqerve ..imagjino c'far behet ... prandaj mos gjenjehi or te shkret ..nuk ka EU me Salin e kto politikan qe kemi sot ..edhe gabelet e Rumanis hyn ne Europ qe shesin fmit e tyne per tu ngopur me buk a Bullgaret qe jan te mbaru krejt .. ata kan klasa politike te besueshme dhe prandaj hyn e EU dhe tani shikoni ndryshimin e ketyne shteteve .. populli Shqiptar esht shum me i pasur se popujt Rumun a Bullgar fale ne refugjateve te mjer por esht politika e korruptuar ajo qe nuk na lejon as ti afrohemi EU. politikan budall ..zihen kush te vjedh do miliona qe vijn si ndihma humanitare..po te kishin pak tru do kishin pritur per Bilionat qe EU jep dhe do kishin per te vjedh vet e per popullin .. deri sa te zhduket Berisha nuk ka Europ or popull mistrec i Beratit .. a merrni vesh ju apo jo ...

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e interX
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    143
    Partia Socialiste del ne debate duke thene se Shqiperia eshte e zhytyr ne korrupsion, se eshte ne krize. Edi Rama thote se do na nxieri nga tyneli, se do jete shume e veshtire, por ai do ja dali.
    Pra Shqiperine e shohin vetem gri.
    Me pas...pas gjith ketyre fjaleve thone: "ne premtojme se do liberalizojme vizat per 6 muaj"
    po si u liberalizokan vizat per 6 muaj nese Shqiperia eshte aq mbrapa?
    Qe te liberaizohen vizat duhe narritur shume kritere, (qe Shqiperia i ka arritur pjesen me te madhe ) dhe me pas te arrish deri aty.
    Pra keta njerez qe kerkojne voten, bien ne kundershtim me fjalet e tyre.
    Edi Rama del dhe flet per politiken e re, dhe nuk flet per asnje gje tjeter.
    Njerzit nuk duan te dine nese politika eshte e re apo e vjeter, duan te dine se cfare do te bej politika, dhe ne fund te kater viteve te mandatit te thone: kete e ke realizuar, kete jo. Ashtu sic i thone qeverise Berisha...qe i ka realizuar premtimet.
    Premtim eshte ai i Z.Berisha para 4 vitesh ku ne mes te nje krize energjitike u shpreh se do ta bente Shqiperine nje Super Fuqi energjitike.
    Te gjith e menduan te cmendur.
    Por sot po e shohim se Shqiperia po behet realisht nje super fuqi energjitike.
    Keto jane premtime...dhe jo premtimet per politike te re, apo te vjeter.
    Love Inter

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e mastermind
    Anëtarësuar
    10-04-2005
    Postime
    10
    keto dite kam ndjek debatet e fushates te pd-se, ps-se, lsi-se dhe tjere.
    bindja ime, siç mund te lexoni ne postet e mija te meparshme, ishte se shqiperia duhet te ndrojte ngjuren ne pushtet, mendoja se Rama me stafin e ps ishin personat qe do te qeverisnin me mire dhe ne menyre me korekte se sa beri Berisha ne keta kater vitet e fundit.

    Mirepo kjo bindje ra, duke pare me vemendje emrar e listes se PS (dhe te partive te koalicionit te majte), dhe kush u paraqiste ne debatet televizive, ku jan te perfshire komunista te vjeter, nipat ose femite e tyre, qe Rama i shet si "politike e re per ndryshim".
    Mendoj qe kjo eshte nje tallje me qytetaret shqiptare dhe me elektoratin, per kete arsye sipas meje PS nuk meriton qe te fitoje zgjedhjet.

    Prandaj neqoftese do te banosha ne shqiperi vota ime do te shkonte PD ose nje partie te koalizionit te djathte si Poli i Lirise i Dashamir Shehi-t.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mastermind : 06-06-2009 më 03:31

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e mastermind
    Anëtarësuar
    10-04-2005
    Postime
    10
    nje shtese e vogel...
    kjo, jo se kam simpati per te djathten shqiptare ose per te majten, sepse mas fundit pjelle e nje nane jan, por socialistat qelbin fare dite mbas dite.

    Dhe si pronare vota ma e mire do te ishte, po e perseris dhe nje here, per "Poli i Lirise"
    Ndryshuar për herë të fundit nga mastermind : 06-06-2009 më 05:50

  6. #66
    Zgjedhjet e vitit 2005 kane qene pika e ktheses ne politiken shqiptare!

    Socialistet erdhen ne pushtet ne vitin 1997, me dhune, me banda, me nje makuteri te papare per grabitje dhe me nje perberje politike krejtesisht te lidhur koke e kembe me regjimin e para vitit 1990.

    Ne 8 vite ata instaluan nje shtet bandash, nje shtet shtypes, nje shtet mbytes te atyre pak lirive qe ishin fituar pas vitit 1992, nje shtet ku vota ishte e paranumeruar, nje shtet ku i sherbehej atyre qe ju ndihmuan te vijne ne pushtet me maska dhe arme, nje shtet i cili e copetonte buxhetin ne menyre qe te kenaqte bandat ne cdo fshat e qytet te Shqiperise, nje shtet ne te cilin administrata e tij merrej me biznes te pandershem, merrej me larje parash, merrej me bandat qe trafikonin arme, droge dhe njerez, nje pushtet qe i detyroi shqiptaret te largoheshin nga vendi dhe i beri qe t'ju vinte turp per shtetesine e tyre.

    Bandat e drejtuara dhe te komanduara nga qeveritaret, benin kontrabanden e gjithellojshme, jipnin lejet e ndertimit dhe organizonin tregetine me shumice te materialeve te ndertimit, kishin sistemin e tyre te kontrollit te gjithckaje qe hynte dhe dilte ne Shqiperi ne menyre te paligjshme, kishin bandat qe ishin te gatshme te pushkatonin cilindo qe ju priste rrugen apo ju denonconte trafiqet, kishin pushtetin lokal ne Bashkine e Tiranes e bashkite e tjera te medha te vendit, ne te cilat kryhej korrupsion i hatashem me fondet e dhena pas luftes ne Kosove dhe largimit te shqiptareve te strehuar perkohesisht ne Shqiperi etj.

    2005 shenoi ne fakt vetem fazen e pare te cmontimit te kesaj qelbesire politike, qe ndyu dhe felliqi jo vetem shqiptaret, por mbare Europen, me krim dhe kriminalitet, me droge dhe me prostitucion.

    Ne vitin 1998, po benim nje seminar ne Linze per problemet e energjise dhe nder te tjera ne biseda te lira flitej dhe per ngjarjet e vitit 1997. Specialiste te ministrive dhe te institucioneve te tjera kishin frike te shpreheshin, kishin frike te cilesonin dike me emer.

    Kishte vdekur dhe mbaruar fjala e lire, liria e mendimit dhe njerezit jetonin nen terror!

    Ne krye te instituicioneve ku ata punonin, ishin njerez qe kishin qene ne krye te bandave kriminale dhe si te tille ata mbanin pas vetes banditet e tyre te sjelle nga zonat kriminale ne Tirane.

    Ne Shqiperi, shtetin e viteve 1997-2005, mund ta krahasoje lirisht me ate qe ngjet sot e kesaj dite ne Somali.

    Kjo klase politike e shperfytyruar u largua me voten e lire ne vitin 2005 dhe permes nje makinacioni te kryer nga Nano, ata sollen ne krye nje kreature qe quhet Edi Rama, qe vazhdon te paraqitet si nje "ardhje e re" ne krye te politikes shqiptare, por qe ne fakt nuk perben asgje tjeter vecse nje makiazh te kryer mbi fytyren e vrerosur te prostitutes se vjeter te quajtur PPSH-PSSH!

    Edi Rama eshte ne fakt i njejte me efektin qe percjell ne treg nje produk i ri kozmetik, qe te trullos ne fillim nga reklama marramendese qe i behet, por qe shpejt kuptohet se nuk eshte asgje me teper se nje imitim i asaj qe ishte me pare ne treg, pra i pushtetit bandito-kleptokrat!

    E perseris ne cdo shkrim, se shqiptaret duhen kursyer nga nje mundim i gjate, ai i shnderrimitte vendit ne nje Palermo te shekullit te 21-te.

    Se majtes shqiptare, nuk i duhet Nano, Gjinushi, Ruci, Rama, Dokle por figura te verteta socialiste, personalitete qe jane te afte te mbartin ideale socialiste, qe jane te gatshem t'ju prijne atyre ne rrugen e transformimit perfundimtar drejt nje se majte europiane, qe jane te afte t'ju dalin ne krah dhe ti mbrojne shtresat qe ata kane per mision ti mbrojne.

    Une personalisht, nuk shoh ende nje te majte qe eshte e afte dhe e gatshme te marre persiper nje mision te tille dhe kjo perben nje fatkeqesi kombetare.

    Nuk mbrohen kurre shtresat e varfera, te papunet, te pastrehet, pakicat etj me nje kaste drejtuese te ardhur ne krye te menyre artificiale, me nje kaste qe ka ardhur ne krye me prostitucion politik dhe me korrupsion te gjithanshem ekonomik, si rrjedhoje ata neser do te jene vetem nje mburoje e atyre qe i sponsorizuan te vijne ne pushtet!

    Ky eshte rreziku!

    Shqiperia do te perballet tashme me nje pushtet qe ka si mision larjen e borxheve me cdo mjet, ndaj atyre qe i pompuan me para dhe me reklame!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-06-2009 më 06:44

  7. #67
    po pres nga ti te ma mesosh anglishten,,po me gabimet e shkrimit merresh ti se me gjana te tjera nuk mund te merresh se nuk ke hapesire per jeten por nejse se je i corjoditur nga efektet site ka lene komunizmi e nuk ta ve re...merru me rrealitetin e shqiptareve ,e jo me gabimet e shkrimeve,,po kjo te ben me te zgjuar ti ,,se zgjuarsija jote nuk i sherben as gomarit,e jo me njeriut..pse nuk e pranoni o kelysh te komunizmit,,jetoke edhe jashte pale dhe nuk e shikoke ndryshimin,,apo i ke syte ne byt hhhhhh or injorant,,po kure me pare se sot e ke pasur me per ndere te ndihesh shqipetar o palle ariut,, o njeri qe vetem ligji ju ben njerez juve se ndryshe ,,i shkreti shqipetar do perfundoje me lecka ne rruge,,po ti shkoje mrapa hajduteve me te medhenj te botes siq jane kelyshat qe ti i del per zot,, e di si jeni ju komunistat pjerdh pjerdh po vari bol ettttt..ke per ta marr pergjigjen me 28 qershor dhe do shikosh.. se duhet ta dish se shumica ben fuqine e jo pakica,,po ju merr lumi me gjith tosumbaqin o i pa udhe....

  8. #68
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Shqiperia po ndryshon- reklama skandaloze te pd-se. E pashe ne youtube. Kush i beson ato pleqte qe kendonin aty mer aman . LOOOOOOOOOOL

    Vetem SALES Gomarit mos ja jepni voten. Say NO TO SALA. lol

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e interX
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    143
    Nje njeri qe nuk respekton familjen e tij, nje njeri qe nuk respekton bashkeshorten, femijen, nenen babain, e me pas as te dashurne...nuk krijon besim se mund te respektoj njerzit e tjere.
    Edi Rama nuk ka per te qene kurr Kryeminister!
    Shqiperia po Ndryshon...jo thjesht sllogan
    Love Inter

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Nganjehere ne ato debatet qe po organizohen cdo dite, me ben pershtypje pyetja qe iu behet perfaqesuesve te PD-se "se nga dolen gjithe ato para qe po investohen gjithandej"? Eshte shume indikativ fakti qe nje shtet relativisht i varfer dhe i vogel t'ia dale mbane ta beje nje rruge sic eshte ajo Durres - Morine. Shpresoj dhe mendoj qe kjo rruge do te shnderrohet ne nje korridor te vertete dhe te mos vegjetoje si puna e korridorit 8 te bere me aq pompe para disa vjetesh. Pra, fakti qe Shqiperia po ia del mbane te beje nje rruge te tille, sigurisht se e rrit seriozitetin me te cilin shtetet tjera do t'i qasen ketij vendi. Ne fund te fundit nese nje parti, cilado qofte ajo, arrin te rianimoje nje shoqeri te tere per te bere vepra te tilla titanike dhe me interes kombetar, them se ia vlen t'i zgjatet mandati qeverises.

  11. #71

  12. #72
    Nuk e kuptoj se c' pret populli nga nje njeri qe nuk eshte ne rregull me veten e vet. Si mund t'i fitoje zgjedhjet nje njeri qe ka frike te kandidoje? Nuk i duhet mandati i deputetit? Dakort. Po bashkine pse nuk e le, apo mendon me te keqen, humbjen? Si mund te bej politike te re ai njeri kur rri e merret me Berishen dhe Nanon? Politiken e re po e ben PD-ja. Ajo po e ndryshon Shqiperine.

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e interX
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    143
    Prometeu2
    Pyetjes qe ke shtruar ti dhe shume te tjere Sali Berisha i ka dhene pergjigje para 4 vitesh. Une e kam ndiekur ne nje debat para kater vjetesh, kur ai tregonte programin e tij dhe si do e realizonte.
    Ai tha se do rrisi rrogat, do rrisi pensionet, do shtroj me shume rruge, do ndertoje shkolla...dhe do ULI taksat.
    ne momentin e pare mendova "eshte i cmendur??"
    Por ai e argumentoi dhe e besova: Ai tha se vertet do te ulte taksat...por do ti vilte ato, cdo biznes do te paguante nje me nje taksat sic e parashikon ligji, do te ulte shpenzimet e zyrtareve, dhe te administrates, keto do te sillnin rritje te te ardhurave, ulje te korrupsionit.
    Merita me e madhe eshte ne finance...mbledhja e taksave, gje qe me pare nuk behej.
    Me pare taksat ishin te larta, bizneset nuk paguanin taksa, dhe kur policet e tatimeve shkonin ata u jepnin rryshfete per te mos ja mbyllur biznesin. Pra zyrtaret pasuroheshin, ne arkat e shtetit nuk derdheshin para.
    Ky eshte nje nga shume ndryshimet e medha qe i solli kesaj qeverie te ardhura me te me larta.
    Love Inter

  14. #74
    I Pavarur nga poli.ditore
    Anëtarësuar
    29-12-2006
    Postime
    56
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Te nderuar votues shqiptare,

    Uroj qe te keni nje fushate te qete,me shume ide e alternativa,programe konkrete per te gjitha problemet qe mundojne shoqerine shqiptare dhe nje votim dinjitoz,te lire dhe numrim korrekt te cdo vote !
    Uroj te fitojne kandidatet me te mire qe e duan kete vend,qe kane cka t`i ofrojne qytetareve te saj, dhe te percaktuar kombetarisht per nje Shqiperi te lire,demokratike,te pasur , te integruar ne UE dhe ne miqesi te perhereshme me SHBA !
    S U K S E S !
    Le te fitoj me i miri !
    -----------
    Ps.do te kisha pasur nje lutje per anetaret e FSH nga Kosova,diaspora e Maqedonia qe ne kete kohe fushate,mundesisht mos te jemi ne ata qe hedhim vaj ne zjarr,sepse kujtoj se nuk e njohim sa duhet realitetin shqiptare,sistemin politik te saj dhe teknikat e zhvillimit te fushatave te ketyre permasave.Fundja ,ne i kemi vellezer te gjithe;si te majtet ashtu edhe te djathtet dhe preferencat tona personale shume pak mund te ndikojne ne kete ngjarje te madhe te demokracise shqiptare.
    Ne kemi cka te mesojme nga akteret e kesaj skene te madhe te demokracise....
    Fakti se demokracia shqiptare po konsolidohet ne keto permasa eshte fitore historike per gjithe kombin.
    Pa u lodhur, se e paskam te gaditur nga ky zoteriu, une veqse i bashkangjitem ketije mendimi sa i perket neve te tjereve.
    P.s. meqe jemi ne forum (nji vote e hodha s'behet kiameti ndoshta) nje te fsheht ashtu.
    Edhe nëse do të vdisja nuk do të mërzitësha, ama ti bijer njëher autostrades Durrës-Morinë

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    F.....,

    Te falem nderit per kete shkrim ne lidhje me rrugen Durres Morine qe do te mbarohet ne Qershor te ketij viti.

    Kam filluar te mendoj qe ne vitin 2010 te udhetoj kete rruge dhe pastaj te vdes rehat si nje Ballist qe e realizoj ëndren e vet.

    Kete fund jave, do te shkoj ne New Jersey te visitoj familjen e djalit tim Bekim.

    Pas ketij udhetimi jam gati te vije aty dhe te takohemi se s'bën.

    Te lutem me lajmero me email se si mund te rregullohet takimi i yne.

    Perqafime dhe mireupafshim.

    Sejfi Protopapa

    Wayland, MA

    V.O. Me gezon fakti qe fitoren e PD e konsideron te perfunduar.

    ****************************

    Sejfi Protopapa eshte nje prej atyre ballisteve qe sistemi komunist dje, dhe bishtrat e tyre sot po mundohen te na i shesin si "te shitur", "hajdut" dhe "injorant".

    Zoti Sejfi ka mbaruar per fizik dhe ka punuar ne Los Alamos dhe me pas ne Cambrige MA kurdoher per llogari te NASA-s per sistemin e nderlidhjes dhe trasmetime satelitore.

    Per sa i perket "injoranteve" te tjere, kushdo mund te shikoje listen e drejtuesve te Organizates se Ballit Kombetar (te gjithe universitar ne perendimor), dhe le te beje nje krahasim me ata te Partise Komuniste te asaj kohe perbere nga furxhinj, pafillxhinj, etj. apo me Pali Misken, Loqen Shenka, dhe gjithe shoket e tyre me mbrapa.

    Me shprese se moderatoret do ta kalojne mesaxhin.

    Gjirfabe

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Ajo cfare bie ne sy edhe kesaje radhe,eshte armiqsia shume e madhe qe " rrezatojne " dhe propagandojne te dy taborret.Dhe kjo armiqsi,kam frike,se nuk do te mbetet vetem ne nivelin e politikajve,por do te kaloj edhe te zgjedhesit.Dhe nese kjo do te ndodhe,atehere egziston rreziku qe mos te kemi zgjedhje si ne i duam.
    Shpresoj shume,se populli nuk do te bie pre e kesaje lufte te pakompromis per pushtet.Me te vertete eshte shansi i fundit te deshmojme se jemi te qyteteruar dhe ta qojme Shqiperine perpara.Dhashte zoti e cdo gje kalon ne qetesi.Kjo eshte deshira ime me e madhe.

  17. #77
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Per te vetmen gje qe me vjen keq eshte se fanatizmi eshte ne kulm,dhe te vetmit qe humbasin ne gjithe kete mishmash jane Shqiperia dhe shqiptaret.
    Kur shikoj debatet qe behen si ketu ne forum dhe ne tv,shprehen me nje menyre agresive,qe shpesh mendoj se kemi te bejme me kriminel.
    Thone se Shqiperia ka ndryshuar,shkoj ne Shqiperi nje ose dy here ne vit,gjithmon mbas nje kohe te gjat,ndryshimi me i vogel te bie ne sy,te vetme gje qe nuk kam pare eshte ndryshimi i Shqiperise.
    Uroj qe te gjithe ne te shikojme gjerat me me realitet,dhe gjithmon ne te mire te vendit dhe jo te interesave personale.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  18. #78
    i/e regjistruar Maska e Burreli1924
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    86
    personalisht dhe familjerisht jam me Mbretin Zog,,

    nese partite e Mbretit,,

    Levizja e legalisteve,,
    Levizja per Zhvillim kombetar,,
    Levizja per Monarki,,
    bashkohen me kualicionin e djathte atehere dhe vota ime shkon andej,

    mendoj se shqiperise i duhet mbreteria,, jo vetem shqiperise por shumices se vendeve ballkanike.
    Me mire jeto nje dite si Luan,
    se 100 vjet Lepur.

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kjo fushatë parazgjedhore,për mendimin tim, nuk është jashta standardeve te simotrave ne shumicen e shteteve ballkanike.Ashpërsia e saj,kryesisht verbale deri më tash,është një pasqyrë e problemeve reale,arritjeve,dështimeve e premtimeve të kësaj maxhorance në këto 4 vjet, dhe premtimeve shpeshherë bombastike të opozitës drejtuar elektoratit shqiptarë, e që me sa e kam përcjellur deri tash,nuk janë edhe ku e di çka më shumë se ato që po bënë ose ka në plan të bëjë pozita.
    Një gjë që ende fare nuk është trajtuar,e që mendoj se meriton një vëmendje më të madhe,është politika e jashtme dhe marrdhëniet e Shqipërisë me shtetet fqinjë,sidomos Kosovën,Maqedoninë dhe Malin e Zi.Kam një përshtypje se politika e jashtme,sikur i është lënë në duar dikujt tjetër...,në emër të një lloj konformizmi pan-atlantik dhe evropian.Gjithsesi,këto organizma (NATO,UE),kanë ndikimin e vet të fuqishëm në politikat e jashtme globale,por marrdhëniet me shtetet ku ka një përqindje të madhe të bashkëkombasëve, janë shumë më tepër se politikë e jashtme rutinore.Nuk janë të pakta problemet e shqiptarëve në Maqedoni(edhe ndërshqiptare me përçarjet tradicionale që nuk janë bash krejt prodhim vendor),rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit,sidomos me moszbatimin e dispozitave rreth gjuhes shqipe në këtë republikë dhe injorimit të vazhdueshem të problemeve zhvillimore të viseve shqiptare.
    Hiç më mirë nuk është gjendja edhe në Malin e Zi.Praktikisht,atje në mënyrë të vazhdueshme viset ku historikisht shqiptarët kanë qenë shumicë,janë lënë në harresë e varfëri ektreme dhe për pasojë,këto treva po shpopullëzohen përditë e më tepër.
    Kapitull i veçantë e i ndjeshëm janë raportet me R. e Kosovës.Kjo republikë e re shqiptare, ka nevojë edhe shumë kohë të asistohet me shumë kujdes për pranimin e saj ndërkombtar,për ndërgjegjësimin e klasës së saj politike për përgjegjësitë shtetrore,edukimin e profileve të caktuara të zyrtarëve të lartë shtetror për çështjet e marrdhënieve me jasht,sigurinë e brendshme,forcen e armatosur dhe bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare.
    Këto probleme,kam një përshtypje se ende nuk janë trajtuar në prezantimet e krerëve kryesor pretendent për marrjen e kreut të qeverisë.Sidomos,krahu i majtë deri më tash,gati që fare nuk është deklaruar për politikat e jashtme dhe shihet haptas mungesa e dijeve dhe paltformes së z. Ramës për to.
    Ky segment nuk meriton të injorohet deri nëp këtë masë.

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e interX
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    143
    Qeverisja Demokratike 2005-2009 eshte qeverisja qe ka bere me shume per politiken e jashtme te Shqiperise. Kjo qeveri ka sjelle ndryshimin ne Shqiperi ne cdo aspekt. Ka akoma shume per te bere, nuk thote njeri qe gjithcka eshte bere, nuk thote njeri qe Shqiperia tani eshte perfekte (nuk mund te jete). Ka shume probleme, por kjo qeveri ka dhene provat se eshte e gatshme te punoje. Ndrsa partia socialiste per 8 vjet nuk beri asnje hap pozitiv, perkundrazi.
    Ndaj Shqiptaret duhet te votojne per vazhdimin e ndryshimit.
    Eshte njesoj sikur te kemi bere gjysmen e rruges, dhe tani te kthehemi mbrapa...jo kjo nuk ka per te ndodhur.
    Love Inter

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •