Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 254 prej 254
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Sulejman NAIBI


    Sulejman Naibi, also known as Sulejman Ramazani, was a gifted Albanian poet of the Muslim tradition, a contemporary of Nezim Frakulla. He was born in Berat where he lived most of his life and died in 1771 [1185 A.H.]. Little else is known of him except that he got married in Elbasan and is thought perhaps to have spent some time in Turkey or the Middle East.

    Sulejman Naibi is the author of a 'divan' of poetry in Albanian, a manuscript of which survived in Fier until 1944, but was then unfortunately lost. As a result, we know Sulejman Naibi's verse only from the few poems which have surfaced in other manuscripts or which have survived orally in central Albanian folk songs, such as Mahmudeja e stolisurė (Mahmude, Well-Adorned One). Among the little of this eight and twelve-syllable verse which has been published, we find delicate lyrics of a certain metrical precision. Naibi is the first Muslim poet to devote verse to the beauty of women, most other poetry in the Oriental tradition being composed by men to the beauty of young men. Naibi's language is less imbued with orientalisms than that of Nezim Frakulla.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Njė libėr qė tė bėn krenar se je shqiptar!


    Libri “Arnavudėt” s’ėshtė njė libėr mirėfilli shkencor historik, sidoqė tepėr serioz dhe njė mėtues i paanshėm pėr tė sjellė kokėfortėsinė e fakteve dhe ashpėrsinė e kronikės. Ai i ngjan mė fort njė asilloj libri, ku e dhėna historike shkencore prehet paqėsisht mbi supet e brishtė tė shpjegimit artistik, ndonjėherė imagjinatės dhe shpėrthimeve lirike tė mendimit, sikurse ėshtė dashuria e kritikut ndaj fuqisė migruese tė fjalės ose ajo e artistit ndaj ngjyrės dhe linjės. Mbase kjo,pasi edhe vetė autori ėshtė njė nga studiusit e mirėnjohur tė artit pamor si dhe piktor i shquar i dizajnit. Ndihet nė kapitujt ndarės tė librit padurimi, por edhe habia e gjallėrisė dhe energjisė krijuese, qė vinte prej shqitarėve vite mė parė nga dherat e huaja. Njihet ky fakt: rėndom shqiptarėt i shkrinė talente e tyre tė habitshme nė vende tė tjera dhe pėr kombe tė tjera duke shkruar libra,duke ngritur katedrale e xhami madhėshtore, duke bėrė luftėra (ēlimtare ose robėruse) e duke shtypur (ose ēliruar) tė tjerėt pėr hesap po tė tė tjerėve, duke themeluar institucione tė llojllojshme qė u bėnė gurė themeli pėr shtetet e kulturat pritėse. Shqiptarėt, e quajtur Arnavud prej otomanėve, kurse vend i tyre Arnautllėk,sidoqė tė ndarė nė tri fe (por asnjėherė nė armiqėsi me njėri-tjetėrin), nė katėr vilajete, tė copėtuar e tė gjymtuar, krijuan vlera tė vėrteta kulturore, artistike e civile, po ashtu administrative e ushtarake, fituan poste me rėndėsi tė dorės sė parė nė Perandorinė Otomane. Pikėrisht si pjesė e kėsaj kulture rrumbullakėsohet edhe lėnda e librit “Arnavudėt”. Poetė tė njohur si Mesini Prishtinas, Jahja bej Dukagjini, Akif Mehmet Pejani; piktorė si Hajdar Arnavud, Kasem Arnavud dhe Ajaz Arnavud; arkitektė tė mėdhenj me famė botėrore si Atik Sinani, Sedefqar Mehmet Aga, Kasem Aga dhe Mehmet Isa; po ashtu edukatorė, mjeshtra e zanatēi tė mbaruar, fearė tė lartė, politikanė e administratorė nė rang perandorie derdhėn energji tė shumta intelektuale, talente e gjeniume tė lakmuara, duke dėshmuar forcėn kijuese tė kombit prej nga vinin: Shqipėrisė.
    Nė malet, rrėpirat dhe shtigjet e ngushta tė Ballkanit u zbraz fuqia e njė supershteti, tė cilin Evropa e lodhur nga kryqėzatat dhe grindjet nuk mundi ta mbante, as ta pėrballonte dot. Betejė pas beteje (Marica, Savra dhe mbi tė gjitha ajo e Fushė –Kosovės mė 1389) osmallinjtė do tė vinin nėn “hyqėm” viset shqiptare. Akti heroik i pashembėllt i vrasjes sė sultan Muratit I Brenda nė ēadrėn e tij nga njė djalosh shqiptar, Millosh ose Mėhill Kopili, u regjistrua nė kronikat e kohės dhe mbeti e ngulur fort edhe nė kėngėn popullore autentike shqiptae drenicake. Serbėt e kanė pėrvetėsuar kėtė akt si tė tyren, dhe djaloshin e kanė quajtur Millosh Kopiliqi ose Obiliqi. Mirėpo kujtesa e kėngės shqipe drenicare flet bash pėr tė kundėrtėn dhe, tok me dėshmitė e kronistit turk Evlia Jelebia, autori i librit Shyqri Nimani ngulmon qė kjo krenari historike ėshtė pikėrisht bėmė e shqiptarėve, ndaj dhe s’duhet kush tė na i grabisė. Inferioriteti, qoftė edhe ai “shkencor”, shėrben si njė gur themeli mė pak pėr kulturėn e shpirtin tonė. Nė esencė ai ka qenė mėkues dhe pėrligjės i eksodeve rrėnuese tė vetėdijes kombėtare. Pas ēdo batėrdie qė ka ardhur ose qė na ėshtė imponuar si e “vėrtetė” prej ushtrive tė grafomanėve shovinistė, sidomos atyre sllavė, lipset tė kontestohet. Ky mendim parimisht ėshtė i drejtė, porse shkenca lipset tė ngulmojė mė fort pėr tė gjetur dhe argumentuar tė vėrtetėn. Nga kjo pikpamje libri “Arnavudėt” rreket tė kryej gjithsesi njė mision tė tillė rivendosės.
    Mė, tutje pas zulmės sė Skėndėrbeut dhe islamizmit masiv tė shqiptarėve nė shekullin XVII dhe XVIII, Nimani qėndron pikėrisht nė ndihmesėn e dhėnė nga shqiptarė tė shquar nė voli tė Perandorisė Osmane, tė artit dhe kulturės sė saj. Qysh nga koha e Sulltan Sulejmanit, periudha e artė e kulturės osmane, ku krijonin artistėtė mėdhenj nė fushėn e arkitekturės, poezisė e pikturės, mes artisėve tė ftuar nga vendet e krishtera kishte edhe artistė shqiptarė, nakkas (piktorė tė miniaturave, tė ornamenteve dhe tė dekorimeve tė mureve dhe tė formėsimeve floreale) dhe musavvir (piktor tė portreteve). Studiuesi I mirėnjohur bashkėkohor turk Metin And, ndėr tė tjera shkruan:
    “Nga 29 artistėt 14 ishin turq. Tė tjerėt pėrbėnin njė numėr artistėsh persianė e disa shqiptarė, qerkezė dhe moldavianė”. Ndėrkaq nė hapėsirat e trojeve shqiptare filloi njė process urbanizimi, veēanėrisht ngritja e objekteve tė kultit islam si xhami, mesxhide, teqe,tyrbe, medrese etj.”shumica e kėtyre objekteve ndėrtohej nga mjeshtėrit vendas tė profileve tė ndryshme,- nėnvizon studiuesit Sh. Nimani.- Tė tilla janė Xhamia e Mbretit nė Elbasan (1492), e Mirahorit nė Korēė (1496), e Muradies nė Vlorė (1542). Njėra nga xhamitė mė tė mėdha dhe mė tė bukura ėshtė Xhamia e Sulltan Muratit (1436) nė Shkup, e cila pėr mundėsitė e mėdha tė grumbullimit tė besimtarėve quhej Ubi-Cami –xhami festive”. Po kėshtu nga mjeshtėrit shqiptarė u ngritėn edhe Xhamia e Mustafa Pashės nė Shkup, e Sinan Pashės nė Prizren, Xhamia e Mehmet Fatiut nė Prishtinė, Xhamia e hadumit nė Gjakovė, Xhamia e Larme nė Tetovė dhe Xhamia e Ethem Beut nė Tiranė. Po kėshtu u ndėrtuan pazare, rrugė, ura. Mė tutje, shqiptarėt nė Greqi, tė quajtur ndryshe arvanitas, nėpėr krahinat e Atikės, Megarindhos, Egjinit, Thivės, Korinthit, Agros, Trifilias (qė mė parė i thoshnim More), si dhe ēamėt dhanė shumė emra nė fushėn e muzikės, pikturės, arsimit, diplomacisė, ushtrisė, tok me 12 kryeministra (i pari ndėr ta ishte Gjergj Kondurjoti).

    Shkėlqimi i vizionit perandorak

    Desha ta emėroja kėshtu kėtė syth tė shkrimit pėr kapitullin “Arnavudėt arkitektė”,ēdo lexues shqiptar do tė ndjehej i pėrkėdhelur nga maddhėshtia e gjenisė sė atyre artistėve qė i dhanė Stambollit, por edhe qyteteve tė tjera tė perandorisė, njė shkėlqim tė atillė qė kurė nuk shuhet. Ėshtė fjalla pėr arkitektėt me famė botėrore Atik Sinani, Mimar Sinani, Sedehqar Mehmet Agai, Kasem Agai, Mehmet Isai. Nuk ėshtė vetėm madhėshtia e veprės sė kėtyre arkitektėve qė e bėn kėtė syth tė lexuar me shumė ėndje, po edhe vetė shpriti i autorit qė duket sikur shkrifet e kėndellet nėpėr cilėsimet e bėra te faktet, vlera estetike, te vendosja e tyre nė relieving historik, te moria e referencave dhe e tė dhėnave. Kisha e famshme e shėn Sofisė, e ngitur dhe e ringritur nėpėr rrjedhėn e disa shekujve, u shndėrrua nė xhami me katėr minaret e saj, nėn sundimin e tre sulltanėve. Sultan Mehmeti II, I quajtur ndryshe Fatiu (ngadhėnjyesi), ai qė kishte pushtuar Konstadinopojėn , me gruan e tij me origjinė shqiptare (Gjylbehares), deshte ta sfidonte edhe shpirtėtėrisht kėrthizėn e Bizantit luksoz, ku ai ngriti edhe perandorinė e tij. I duhej njė akitekt me imagjinatė tė jashtėzakonshme, por qė tė trashėgonte kulturėn krishterė. Ky duhej tė ndėrtonte tempullin e madhėrishėm, Xhaminė e Mehmet Fatiut; dhe ky ishte pikėrisht Atik Sinani (emir nė shqip: Kristo Dulloja). “Ai ishte themelues i arkitekturės konstandinopojane tė hershme tė periudhės osmane dhe me sintetizimin e hamonishėm tė kanoneve kristiane islamike”,- pėrcakton studiuesi Nimani. Jo vetėm xhamia por krejt njė kompleks arkitektuor krijonte konceptin e qėndrės sė kryeqytetit me gjithė aksesoėt dhe institucionet e rėndėsishme qarkuese e ploėsuese si 8 medresetė (shkollat e larta), tetimet (internatet pėr studentėt), imaret (kuzhina pėr studentė e varfanjakė), me darusifa (spitale), bujtinė (han), bibliotekė (kitabhane), shkollė fillore (mekteb), ēmendinė (timarhane). Ai punoipesė vjet pėr ta ndėrtuar atė me 1000 mjeshtėr dhe 10.000 punėtorė. Dhe pas pėrfundimit tė kėsaj kryevepre arkitektonike sulltani e rau arkitektin e vet, sikurse ishte bėrė rėndom zakon me perandorėt e mėdhenj dhe tempujt e tye madhėshtorė e tė papėrsėritshėm.
    Arkitekt Mimar Sinani, i quajtur edhe Mikelanxhelo i Lindjes, cilėsohet si akitekti mė i madh osman mė i madhi gjithė kohėrave. Nė 50 vjet at ai projektoi 81 xhami, 50 mexhide, 55 medrese, 26 teqe e tyrbe, 15 imarete, 8 ura, 33 hammame, 33 pallate, 17 karavansaraje, 7 ujėsjellsa etj. “Njė numėr kaq tė madh veprash, qė mund tė duket gati e pabesueshme, ka mundur tė krijojė vetėm njė artist me energji dhe invencė tė jashtėzakonshme dhe me njė jetė tė gjatė gati 100 vjeēare – ēfarė ishte Mimar Sinani – skruan Sh. Nimani. Nė gjithė kėtė mori veprash dritėson mbi to Xhamia e Sulltan Sulejmanit, ku edhe syri analitik i studiuesit Sh. Nimani sikur i bėn tė dukshme vlerat, rėndėsinė, habitė. Jo pak tė bukura kanė qenė edhe Xhamia e Sulltan Selimi, xhamia Shehzade, banjat e sulltaneshės, gjer te xhamia e Muradies nė Vlorė.
    Duke ecur faqeve tė librit “Arnavudėt” autori tė njeh me arkitektin tjetėr tė gjakut shqiptar Sedefqar Mehmet Again, projektusin e xhamisė Sulltanahmet, pėrndyshe e njohur edhe si “xhamia blu”, pėr shkak tė dominimit tė ngjyrės blu nė tė blertė tė 21043 pllakave tė fajancit, secila me vlerė prej 18 akēe agjendi, qė tė japin pėrshtypjen sė toku tė njė kopshti pėrrallor tėndafillash (sipas studiusit). Ky artist vinte nga Shqipėria e Mesme, Elbasani dhe e pat marr emrin “Sedefqar” pėrshkak tė formėsimit artistic tė sedefeve deri nė pėrsosmėi. “Arkitekti i katėrt i madh, - shkruan mė tutje Sh. Nimani, - gjithashtu me prejardhje shqiptare, i periudhės sė madhe tė arkitekturės osmane tė stilit klasik qė kurrė nuk do tė pėrsėritet nė tė ardhmen, ėshtė Kasėm Agai. Me tė po pėrmbyllej ajo epokė madhėshtore, nė tė cilėn nė mėnyrė maestrale kishin shkėlqyer yjet e mjeshtėrisė fascinuese tė ndėrtimtarisė islame”. Ky shqiptar i shquar do tė projektonte pikėrisht Xhaminė e Re (Yeni Cami) dhe Misir Ēarsisi (tregu egjyptian ose tregu i erėrave). Sikundėr dihet, njė nga 7 mekullitė e gjenisė njerėzore nėpėr kohė, Margaritari i Bardhė i Indisė, ėshtė Taxh Mahalli, ky monument i pashoq nė Agra. Autori i saj, Ustad Isa Muhammad Effendi (mjeshtėr Mehmet Isai), ishte shqiptar nga Opari. Ky tempull, ky mauzule, u ngit pėr dashurinė. Mumtaz Mahalli, gruaja e dashur e perandorit Shah Xhahan, vdiq. Tristimin dhe dhimbjen e tij mund ta shndėronte nė njė ėndėrr e pėrjetėsi veēse gjenia e njė arkitekti tė pėrzgjedhur nė hapėsirat e pamata tė dheut, dhe ky ishte pikėrisht Mehtet Isai. 20.000 bura, pėr 22 vjet, nėn drejtimin e arkitetektit shqiptar i dhanė formėn e sotme kėtij varri gjigand, kėsaj mrekullie. Perandori i magjepsur, pėr ta ruajtur tė kyēur nė mendje dhe nė zemėr kėtė imazh drithėrues e hyjnor, urdhėroi qė t’ua shkulnin e t’ua prisnin duart mjeshtrėve ndėrtues, “i verboi kaligrafėt dhe i preu kokėn arkitektit, nė mėnyrė qė asnjėri nga ata tė mos mund tė ndėrtonte njė godinė qė do t’i shėmbėllente taxh Mahallit”.


    Liria e poezisė,e penelit dhe e mendjes

    1- Stambolli, kryeqyteti i katėrt dhe i fundit i osmanėve, krahas shkėlqimit tė arkitekturės dhe arteve figurative (posaēėrisht asaj tė miniaturės), do tė lėshonte dritė tė fortė,ndoshta mė shumė se kėto, te fjala e thurur ndėn ritmet e rimat poetike. Ishte bėrė madje zakon qė kryeministri dhe vetė sulltani tė ushtronin poezinė (le tė kujtojmė kėtu sultanėt Mehmetin II, Sulejman Madhėshtori dhe tė tjerė mė pas). Poezia lėvrohej nė katėr lloje: divan, mesnevi, hamse (ose quintet) dhe antologjia. Pikėrisht nė elegancėn e forcės dhe thellėsinė e mendimit poetik do tė spikatin poetėt e shquar arnavudė nė shekujt XV dhe XVI, ku mbėrrihet edhe nė majat mė tė larta tė mjeshtėrisė. Pristinely Mesihi (ose Mesihi Prishtinasi) nga Kosova, poeti qefli, i natyrės dhe i kėnaqėsive, solli nė palitrėn e ngjyrave tė tij romantikėn e parqeve tė bleruara dhe pijeve egzotike, kėngėn e bilbilit dhe buthtimin e pranverės, sikundėr i sendėrton fort bukur kėto nė vjershėn e tij tė njohur Murabba’-i bahar (Odė pėr Pranverėn). Njė nga kryeveprat e poezisė klasike osmane e shkruar prej tij, poezia Sehr-engiz (Tmerri Qytetit), me 186 kuplete, qė ka pėr subjekt dyzetė e gjashtė djelmoshat e Edrenesė do tė shėrbente, siē shprehetNimani, “si njė kontrapunkt ndaj njė ngopjeje me poezi tė tejkaluara mediativo mistike tė deriatėhershme”.
    Nėse poeti Mesihi Prishtinas nuk ka lėnė ndonjė fjalė ose shprehje pėr origjinėn e tij shqipėtare,pėrkundrazi poetėt Jahja bej Dukagjini dhe Akif Mehmet Pejani janė shprehur mėse njė herė pėr shqiptarėsinė e tyre .Jahja bej Dukagjini ishte nder dhjetė poetėt mė tė famshėm tė kohės dhe,sikurse shkruante Sami Frasheri,”ishte i shpates (luftėtar ) dhe i penės (shkrimtar)”.Nė stilin e popullarizuar me trajė politike tė distikut (mesnevi), ai ka, sė paku , 7 sosh tė njė bukurie tė rallė, ku spikat veēanėrisht Shah u Geda (Mbreti dhe Lypėsi). Ai ka shkruar gjithashtu njė Divan me 2000 vargje tė quajtur Suleymanname. Poeti tjetėr, Akif Mehmet Pejani, i cilėsuar ndryshe edhe si kryepoeti i Turqisė moderne, bėhet pjesė e informimit dhe cilėsimit tė Nimanit nė librin e tij “Arnavudėt”. Pasqyrė e poezive tė Akif Mehmet Pejanit u bėnė temat islame dhe ngjarjet historike qė kalonte Turqia midis luftėrave ballkanike, Luftės I Botėrore dhe luftėrave ēlirimtare tė viteve 1919-1922. “Vargjet e tij, tė shkruara nė gjuhėn osmane, janė gėrshetuara me shumė arabizma dhe persizma”. Vepra madhore e kėtij poeti themelues tė poezisė moderne turke ėshtė Safahat (Fytyrat). Nė kėtė vepėr, ndėr poemat e tjera ėshtė edhe ajo kushtuar shqiptarėve dhe Shqipėrisė. Poeti lėngon nga dhimbja pėr vendin e robėruar, bėn thirje pėr tė mbrojtur lirinė nė ēastet tragjike tė vendit kur lakmitė sllave copėtonin trojet tona dhe e ndanin Kosovėn e Shkupin nga trungu mėmė. Poema pėrbėhej prej 96 vargjeve dhe u pėrfundua mė 6 mars 1913. Ajo nis me vargjet:

    Tre miljon njerėz po vuajnė nga tri koka pa tru
    Shqipėria po digjet… Kėsaj here djegjet janė shumė tė mėdha.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Mytevelinjtė, bejlerėt qė hodhėn themelet e Korēės


    Historia e njė familjeje nga Panariti. Iliaz Myteveliu, ushtaraku madhor i perandorisė turke, qė vendosi tė jetojė pėrgjithnjė nė Shqipėri - Mytevelinjtė, bejlerėt qė hodhėn themelet e Korēės - Dhėndėri shqiptar i Sulltan Bajazitit, ishte korēari qė nėn komandėn e Portės sė Lartė, zhvilloi qytetin jugor.

    Nga znj.Raimonda Moisiu - Hartford, USA

    Duke u nisur nga ndjenja e qytetarisė, e atdhetarisė, si edhe pėr t’u lėnė brezave tė ardhshėm elemente historike me vlera kombėtare, por edhe si e lindur dhe e rritur nė njė nga lagjet e dėgjuara tė myslimanėve tė qytetit tim mondan dhe tė bukur, Korēės, kam ėndėrruar dhe kam pasur dėshirė pėr tė hedhur disa fakte historike me vlera kombėtare, me shkrim, pėr pinjollėt e parė tė familjes sė Mytevelinjėve, familje 600 vjeēare.

    Pinjolli i fundit i kėsaj dere, i cili rron edhe sot e kėsaj dite e ėshtė nė moshėn 74-vjeēare, djali i Hysen beut, Rustem Hysen Myteveliu (junior), me profesion ekspert nė Zyrėn e Urbanistikės sė qytetit tė Korēės. Duke qenė gjithmonė e mirėpritur nė kėtė derė bejlerėsh, e qė nė fėmijėrinė time njoh zotin Rustem Myteveliu (i riu), pasi ishte shok fėminije dhe shkolle i nėnės sime, interesimit tim pėr tė mė treguar rreth derės sė Mytevelinjve iu pėrgjigj me njė ndjenjė qytetarie, repsekti dhe mirėnjohjeje tė veēantė.

    Historia e fisit sė Myteveliut, ku stėrnipėr janė vėllezėrit Frashėri

    Tregimin e tij, zoti Rustem Myteveliu (i riu), e fillon me tė parin e kėsaj dere, rreth 600 vjet mė parė, duke u bazuar edhe nė pemėn gjeneologjike tė familjes, ai e fillon me Iljaz bej Mirahorin (Myteveliu). Rustemi ėshtė brezi i 16-tė dhe fėmijėt e tij janė brezi i 17-tė i kėtij fisi tė dėgjuar. Iljaz bej Mirahori lindi aty rreth vitit 1408 nė Panarit tė Korēės. Ai ishte biri i priftit tė Panaritit. Kishte trup tė bėshėm, ishte 2 metėr i gjatė dhe jetoi 104 vjet. Mėsimet e para i mori nė trevat e Panaritit. Gjatė kėsaj periudhe Shqipėria ka qenė nėn sundimin e dinastisė otomane turke dhe Iljazi merret peng, nizam, si jeniēer, nga Porta e Lartė. Nė Stamboll ai mori mėsimet e para nė gjuhėn osmanishte turke dhe mė pas, vazhdon edhe shkollėn. Shkallė mbas shkalle, ai ngrihet nė poste tė rėndėsishme, ku edhe emri nga Ilia, i kthehet nė Iljaz bej. Nė vitin 1457 ai ishte pjesėmarrės nė luftėn pėr ēlirimin e Stambollit; mė pas si komandant nė luftėn e Konstandinopojės dhe gradė pas grade mori titullin “Mirahor”, qė do tė thotė gjeneral i gjeneralėve, kryegjeneral. Rreth Iljaz bej Mirahorit ka shkruar edhe Sami Frashėri si stėrnip i tij, nga dera e nėnės sė Frashėrllinjve, Emineja.

    Iljazi, shqiptari qė i shėrbeu Sulltan Bajazitit tė Dytė
    Iljaz bej Mirahori i ka shėrbyer Sulltan Bajazitit tė Dytė, i cili i dha gradėn “LALE” dhe titullin e “Profesorit tė dinastisė turke” tė asaj kohe. Iljazi u martua me tė bijėn e Sulltan Bajazitit tė Dytė dhe nga kjo martesė pati edhe tre djem: Muhamet bej, Mehmet bej dhe Sefer bej. Mehmet bej, djali i dytė i Iljaz bej Mirahorit, i quajtur ndryshe edhe Ine beu, u vra nė luftėn pėr marrjen e Bagdadit, betejė nė tė cilėn ishte komandant i ushtrisė turke dhe u shqua pėr trimėri.

    Mė pas, Iljaz bej Mirahori u zhvendos nė Shqipėri, nė trevėn e Korēės, ku me nėnshkrimin e 4 fermaneve nga ana e Sulltan Bajazitit tė Dytė, i falin disa fshatra si: Panaritin, Treskėn, Trebickėn, Katundin, Drenovėn, Boboshticėn dhe Vithkuqin. Duke bėrė martesė me vajzėn e Sulltanit, ky i fundit bėn shkėmbimin e Panaritit me Leshnjėn, dhe Vithkuqit me Korēėn, qė nė atė kohė quhej Peshkėpi. Ai jetoi gati 70 vjetėt e jetės sė tij nė Korēė. Iljaz bej Mirahori ndėrtoi xhaminė e Korēės, aty rreth vitit 1496. Mė pas ai ndėrtoi medresenė, shkollėn afėr saj, hanet dhe hodhi hapat e para tė tregut, d.m.th., ndėrtoi Pazarin e Korēės. Nė vitin 1504 ai krijoi Imaretin, qė do tė thotė Vakėf ose nė shqipen e sotme, Mision Bamirėsie. Dy-tri herė nė javė, tė varfėrit shkonin dhe hanin falas nė Imaret. Gjithashtu, gjithė tregtarėt qė shkonin e vinin pėr tregti nga Janina e Follorina, nėpėrmjet Bilishtit, qėndronin dhe hanin nė kėtė Imaret, falas.

    Njė lagje e Stambollit mban emrin e Iliaz Mirahorit, themeluesit tė Korēės

    Iljaz bej Mirahori, duke ardhur nga Stambolli, ku mori njė kulturė tė gjerė nė tė gjitha fushat nga njohja e mirė e qytetit tė Stambollit, qytet model i periudhės mesjetare (ku edhe sot njė lagje e tėrė mban emrin e Iljaz bej Mirahorit, vetė ky i fundit diti me mjeshtėri tė shfrytėzojė territorin pėr zhvillimin e qytetit tė Korēės, si nga ana gjeografike, ekonomike, tregtare dhe pėr lėvizjen e lirė tė tregtarėve dhe tregtisė, veēanėrisht me Janinėn. Ai krijoi bazėn social-kulturore tė Korēės dhe hodhi themelet e kėtij qyteti. Nė shpirtin e karakterin e Iljaz bej Mirahorit kishte shumė bamirėsi, aq sa kėto nuk njihnin kufij. Pėr kėtė arsye, atij i jepet edhe titulli “Myteveli”, qė nė greqisht do tė thotė Epitropos e nė shqip Kujdestar, ndėrsa, pėrshtatur me shqipen e sotme, pėrkthehet Bamirės. Edhe sot dera dhe pasardhėsit e Mirahorit tė madh njihen me mbiemrin Myteveliu. Kėtė titull e trashėgonte djali dhe nė rast se nuk kishte trashėgimtar pėr ta trashėguar, pėr tė drejtuar administratėn e Imaretit, e merrte Sulltani, dhe kjo pronė nuk shitej, por mbetej, Vakėf. Martesa e tij me vajzėn e Sulltan Bajazitit tė Dytė ndikoi shumė nė zhvillimin e rajonit tė Korēės, duke e pėrjashtuar kėtė rajon nga taksat e dinastisė turke deri edhe nė pėrjashtimin e tė rinjve nga detyrimi ushtarak, por edhe pėr vakėfet, nuk donte taksė.

    Filantropia e Korēės, e para nė Evropė
    Pjesėn mė tė madhe tė pasurisė Iljaz bej Mirahor Myteveliu e bėri Imarete, Vakėfe. Nė dokumente qė kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, del qartė ideja e tij, pėr tė qenė njeriu njė filantrop i madh. Madje, nė testamentin e tij, testament qė ekziston edhe sot, dhe ruhet me shumė fanatizėm nga Rustem Myteveliu (i riu), ai ėshtė shprehur: “Pjesėn mė tė madhe tė pasurisė sime e bėra Imaret, se ėshtė pjesa me jetėgjatė dhe ndikon nė zhvillimin e rajonit. Ky Imaret, Vakėf, vazhdoi pėr 500 vjet dhe drejtohej brez pas brezi nga dera e Mytevelinjve, pasardhėsit e Mirahorit tė Madh. Deri nė vitin 1933, kur drejtohej nga Rustem Myteveliu (i vjetėr), d.m.th., gjyshi i Rustem Hysen bej Myteveliut (i riu), nga i cili ka marrė edhe emrin. Format dhe rrugėt pėr tė ndihmuar tė varfėrit kanė ekzistuar nė shekuj nė Shqipėri dhe ato e kanė zanafillėn e tyre qė me Iljaz bej Mirahor Myteveliun, qė tregon fare mirė se pėr bamirėsi jemi tė parėt, jo vetėm nė Evropė, por edhe nė botė.

    Iljaz bej Mirahor Myteveliu vdiq mė 1512. Varri i tij, i gruas dhe djalit tė vogėl, Sefer beut, ndodhen nė tyrben ngjitur me xhaminė e ndėrtuar prej tij nė vitin 1496. Pinjollėt e ardhshėm tė derės se Mirahorit tė Madh, nipėr, mbesa, stėrnipėr dhe stėrmbesa, do tė vazhdonin rrugėn e bamirėsisė tė nisur nga Iljaz bej Mirahor Myteveliu. Ata do tė shkėlqenin si atdhetarė dhe patriotė, por edhe si bejlerėt e Korēės. Babai i Rustem Myteveliut (junior), Hysen beu, si njė atdhetar dhe patriot i ndershėm, mori pjesė nė jetėn social-kulturore tė qytetit tė Korēės, si anėtar i grupit “Lira”. Gjyshja e Rustem Myteveliut (i riu) vjen nga dera e Frashėrllinjve, rilindasve tanė tė shquar, Sami, Abdyl dhe Naimi. Ajo ėshtė kushėrirė e parė me nėnėn e Frashėrllinjve, Eminenė. Gjylistania, duke ardhur nga kjo derė rilindasish, ndikoi shumė nė edukimin dhe formimin e tyre patriotik. Gjatė viteve tė pushtimit fashist dhe nazist, kjo derė e bejlerėve tė Korēės, pra, Mytevelinjtė, u vunė nė shėrbim tė Luftės Nacional-Ēlirimtare, pėr tė cilėn shkrinė, po ashtu, edhe pasurinė e tyre. Ata i kanė dhėnė luftės pesė partizanė, ku midis tyre, edhe dėshmoren e Atdheut, Floresha Myteveliu, bija e Ruzhdi bej Myteveliut. Dy rrugė, shumė ngjitur me njėra-tjetrėn, rrotull xhamisė sė ndėrtuar nga Mirahori i Madh, mbajnė emrin Iljaz bej Mirahori dhe Floresha Myteveliu. Por gjatė regjimit komunist, dera e Mytevelinjve u godit nė heshtje, ku nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, u konfiskohet pasuria, duke filluar me shtetėzimin e malit tė Rungajės, prishjen e disa shtėpive, Imaretin, furrat e pjekjes sė bukės dhe gatimit. Varrezat e pinjollėve tė Mytevelinjve, pasardhėsit e Mirahorit tė Madh, ndodhen prapa tylbes, ngjitur me xhaminė 600-vjeēare. Aty ndodhet edhe varri i Rustem bej Myteveliut (i vjetri). Por shumica e varreve tė Mytevelinjve do tė sheshoheshin nga regjimi komunist dhe mbi eshtrat e tyre do tė ngriheshin vendstrehimet nė rast lufte, pra, bombardimit tė aviacionit armik. Sheshimi i kėtyre varreve, jo vetėm ishte shkatėrrimi i elementit historik me vlera kombėtare, por do tė lėndonte edhe ndjenjat shpirtėrore, shqiptare dhe kombėtare tė Mytevelinjve.

    Rustem Hysen Myteveliu (i riu), me profesion ekspert nė urbanistikėn e qytetit tė Korēės, si njė nga stėrnipat e Mirahorit tė Madh, duke atribuar nga i pari i fisit tė tij anėt me tė mira, shprehet kėshtu pėr qytetin e Korēės, tė themeluar nga Iljaz bej Mirahor Myteveliu: “Korca ka njė truall me njė pjerrėsi tė favorshme dhe tė pėrshtatshme, pėr zhvillimin dhe ndėrtimin e infrasrtukturės sė rrjetit rrugor, tė lagjeve tė banimit, shpėrndarjen e zonave ekonomike, industriale apo pėr ēlodhje dhe tė gjitha kėto, janė tė lidhura nė mėnyrė organike, qė i japin qytetit njė komoditet, tė mjaftueshėm dhe nė pėrshtatje me klimėn. Kodrat e qytetit formojnė njė kurorė tė larmishme ku mbi to ngrihet mali i Moravės, qė mbron qytetin nga pėrmbytjet dhe erėrat e forta. Duke shfrytėzuar kėto elemente tė pozitės gjeografike, Iljaz bej Mirahor Myteveliu i famshėm, hodhi themelet e Korēės sonė”. Duke u ndarė nga Rustem bej Myteveliu (i riu) me kėtė histori me shumė vlera kombėtare pėr popullin tonė, pėr derėn e bejlerėve Mytevelinj, si hedhės tė themeleve tė qytetit tim, Korēės, nė shpirtin tim vlonte krenaria kombėtare, mirėnjohja, respekti, nderimi dhe pėrjetėsimi pėr kėtė derė bejlerėsh patriotė dhe pėr Mirahorin e Madh. Duke ecur nėpėr rrugėt me kalldrėm tė lagjes sime, tė lagjes sė Mirahorit tė Madh, nė mendjen time ishin tė ngulitura 600 vitet e themelimit tė qytetit tė Korēės, m’u kujtuan vargjet e Mihal Gramenos: “Lumja ti moj Korēė, o lule/qė le pas shoqet e tua/si trimi nė ballė u sule/ta paēim pėrjetė hua”. Nuk do rresht sė shkruari pėr historikun e qytetit tim, Korēės, tė bukur, mondan, modern, historik, antik, tė tolerancės fetare, tė dijes e tė kulturės, tė arsimimit, tė ėndėrrave tė mia, tė serenatave, tė dashurive tė pastra. Pėrkulem dhe puth me respekt varrin e Mirahorit tė Madh pėr kėtė qytet qė themeloi dhe na la pas.

    Historia e qytetit tė Korēės

    Zona e Korēės ka qenė e banuar qysh nė kohėt e hershme. Rrėnojat neolike tė gjetura nė kėtė qytet tregojnė vazhdueshėm pushtimin e tij brenda kėtyre 6000 vjetėve. Ėshtė njė numėr i madh qendrash arkeologjike tė pazbuluara nė kėtė qytet, shumica e tė cilave besohet tė janė tė sė njėjtės kohė me civilizimin mycenian nė Greqi. Kjo zonė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpėrndarjen e kristianitetit bizantin nė Shqipėri; njė kishė u themelua mė 898. Qyteti modern e ka filluar ekzistencėn e tij nė shek. e 15-tė, kur Iljaz bej Mirahori, nėn komandėn e Sulltan Mehmetit II, zhvilloj Korēėn. Pėr njė kohė tė gjatė qyteti rivalizohej nga Voskopoja, por me shkatėrrimin e saj nė shek e 18-tė, Korēa mori njė pozitė nė kėtė zonė qė kurrė nuk e humbi. Ajo ishte njė pikė qėndrimi pėr rrugėt e karvaneve dhe, nė njė kohė nuk kishte mė pak se 16 hane nė qytet. Ky qytet u bė nė mėnyrė tė veēantė edhe qendėr e rritjes sė ndėrgjegjes kombėtare shqiptare. Nė mars 1878 u ngrit shkolla e parė qė mėsonte shqip nė Shqipėri dhe mė 1891 shkolla e parė shqipe pėr vajza. Zona ishte nė trazira gjatė luftėrave ballkanike dhe pati dėme tė mėdha nė popullsi dhe ndėrtesa, nėn shtypjen e lėvizjeve iridentiste greke nė atė kohė. Korēa u pushtua nga forcat greke mė 6 dhjetor 1912. Sė shpejti u tėrhoqėn nga vendimet e Komisionit tė Kufijve, por u mor pėrsėri nga ta mė 10 korrik 1914. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria, pėrsėri nga grekėt dhe mė vonė nga trupat franceze nė vitin 1916, qė shpallėn Republikėn Autonome tė Korēės, njohur kjo edhe nga Greqia, si Korica. U vendos, por u rrėzua pėr shkak se Greqia u hodh nė luftė nė anėn e aleatėve; Themistokli Germenji u qėlluan nga njė skuadėr pushkatimi nė Selanik. Pushtimi francez mbaroi nė vitin 1920, por influenca kulturore vazhdoi me Liceun Francez tė Korēės. Nė vitin 1929 banorėt e Korēės ishin aktivė nė agjitacionin pėr kthimin e Vidit si monark i Shqipėrisė. Gjatė viteve ‘30-tė lėvizjet punėtore, u rrit shumė shtresa e grupit komunist tė Korēės; u bė bėrthama e PKSH-sė. Nė vitin 1936, njė demonstratė e tė papunėve u shyp brutalisht nga xhandarėt e Zogut dhe gazeta liberale e Korēės, “Bota e Re”, u ndalua nga qeveria. Nė Luftėn e Dytė Botėrore qyteti ishte njė pikė qėndrese e lėvizjeve partizane dhe pikė e luftės antifashiste. Njė demonstratė kundėr pushtuesve u ndalua nga trupat gjermane nė vitin 1943.

    Personazhe tė famshėm tė historisė - Elita shiptare e Turqisė

    Jahja bej Dukagjini
    Ėshtė njė nga djemtė e familjes sė Lekė Dukagjinit, qė mund tė jetė strehuar ose marrė peng dhe ėshtė rritur nė oborrin e Sulltanit, dalluar si ushtarak i zoti. Ka marrė pjesė nė luftimet qė komandonte Sulltan Sulejman Kanuni nė Tameshvar (Hungari)

    Osman bej Dukagjini
    Nipi i vezirit hero, Ahmet Pashė Dukagjinit, dhe biri i Mehmet Pashė Dukagjinit. Ai ishte dijetar i urtė e punoi si kadi nė Stamboll. Hartoi veprėn biografike “Kaditė e Stambollit”

    Arkitekt Kasem Agai
    Ka lindur nė fshatin Grėmsh, tė krahinės sė Tomoricės. Rininė e parė e kaloi nė Berat. Pastaj i ati e dėrgoi nė Stamboll pėr studime profesionale. U bė asistent pranė Koxha Mimar Sinanit (tė madh) dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar nė punime arkitekturale, mė 1595 u afirmua arkitekt i pallatit. Mė 1622 u bė kryearkitekt. Ka ndėrtuar JENI XHAMI (Xhaminė e re) tė Stambollit dhe ka edhe shumė vepra tė tjera.

    Kryemjeshtėr Mehmet Isa
    Ėshtė arkitekt me origjinė shqiptare, njė nga kryemjeshtėrit e Tyrbes sė famshme TAXH-MAHAL nė INDI. Mehmet Isai kishte lindur nė Opar

    Arkitekt Sinan Atik Agai
    Ky arkitekt quhet edhe Sinan Isuf. Megjithėse nuk dihet plotėsisht jeta e tij, shumė shkrimtarė thonė se Sinan Atiku ka qenė shqiptar, edukuar nė pallatin osman. Ishte arkitekti qė kishte ndėrtuar XHAMINE FATIH tė Stambollit

    Arkitekt Mehmet Sedefqar
    Ėshtė marrė nga Elbasani mė 1562 dhe u bė nxenėsi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bėri studime nė Rumeli dhe Lindje tė Mesme. Nė vitet 1597–1598 ai ishte drejtor i pėrgjithshėm i krojeve tė Stambollit, ku shėrbeu 8 vjet. Mė 1606 u bė kryearkitekt, ndėrtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij ėshtė Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).

    Dedė Ismail Efendi
    Ka lindur nė Stamboll, por rrjedh nga njė familje shqiptare. Babai i tij, Sulejman Agai, ishte shpėrngulur nga Elbasani pėr nė Stamboll. Kishte blerė njė hamam dhe nga ky mbante mbiemrin Kosturi, qė e shndėroi nė Hamamizade (bir hamamxhiu). Kėngėt e tij u pėlqyen edhe nga Oborri i Sulltanit. Mė pas atė e emėruan kryemuzikant nė Pallat. Kėngėt ishin me karakter popullor dhe hartuar me njė turqishte tė thejshtė. Kėnga e titulluar “Fati im i zi, varet te flokėt e tua”, u pėlqye shumė prej Sulltan Selimit. Dede Ismail Efendiu kishte kompozuar mė tepėr se 200 vepra muzikore. Sot kanė mbetur tė paharruara dhe dėgjohen me kėnaqėsi, 160 kėngė klasike turke. Dijetarė tė shquar turq, me origjinė shqiptare

    HALIL PASHA BUSHATI
    Poet dhe dijetar

    HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA
    Nipi i Ali Pashė Tepelenės, poet, ka vepra tė botuara dhe rreth 15 dorėshkrime.

    SELIM SIRRI PASHA
    Nipi Ali Pashė Tepelenės, poet lirik i dalluar

    MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA
    Lindi nė Janinė, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashės. Kishte hartuar poema filozofike.

    HASAN HAKI PASHA
    Ka lindur nė Shkodėr dhe padishahut i qe paraqitur me petka shqiptare. Shėrbeu si zėvendėsvali

    NUMAN MENEMENXHIOGLU
    Diplomat i dalluar, shėrbeu si ambasador nė Paris nė fillim tė Luftės II Botėrore. Deputet gjatė viteve 1955-1956 dhe 1957-“58.

    TURHAN PASHA
    I lindur nė Janinė, diplomat dhe burrė shteti. Nė kohėn osmane shėrbeu si ambasador nė Vjenė, Moskė, Madrid etj. Pas Luftės I Botėrore mori pjesė nė qeverinė shqiptare. Nė Konferencėn e Paqes, mbajtur nė Paris mė 25 shkurt 1919, mbrojti tė drejtat shqiptare, duke bashkėpunuar me shumė delegacione tė diasporės shqiptare.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #244
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Mimar Sinani


    Mimar Sinani apo Arkitekt Sinani lindi nė kohėn e Perandorisė Osmane dhe vdiq mė 1490 nė Stamboll, Turqi, ishte arkitekt shqiptar.

    Data e lindjes sė arkitetkt Sinanit si duket ėshtė ngatėrruar pėrshkak tė ndryshimeve tė kalendarėve krishterė dhe Islam. Si i ri, Sinani ishte rradhitur nė repartet ushtarake tė Sulltanit. Gjatė fushatave tė repartit tė cilit i takote, nė vendet Aziatike, Evropiane dhe Afrikane u interesua pėr arkitekturen e kėtyre vendeve.
    Kariera e tij si arkitek ėshtė e njohur pas ndėrtimit tė urės mbi lumin Prut, Moldavi. Kėtė urė, Sinani e projektojė ashtu qė tė mund tė ndėrtohej brenda 13 ditėve dhe tė i shėrbente ushtrisė sė Sultan Sulejmanit (tė ashtėquajturit "Kanuni") i cili po merrte pjesė nė fushatėn e Kara Budanit. Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin nė afėrsi tė tij dhe mė vonė puoi si kryeartitekt i perandorisė. Evropianėt krishterė, Sinanin e krahasonin me Mikel Anxhelon dhe e thėrrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Sinani si kryarkitek punoi edhe gjatė kohės sė sundimit tė Selimit II, dhe Muratit III.
    Nga kėtu projektet e kryera nėn mbikėqyerjen e tij ndahen nė tri drejtime: ndėrtimet teologjike, urbane dhe ushtarake.
    Gjatė punės sė tij Sinani projektoi objektet mė simblike tė perandoris mė tė madhe tė asaj kohe siq janė xhamia Shehzade Mehmetit dhe Sulejmanien nė Stamboll si edhe Selimijen nė Edrene. Pėr shėrbimet e bėra u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh)
    Nga artitektet modern tė ditėve tona, puna e Sinanit vlersohet lart pėr pėrdorimin e gurit dhe pėr akustikėn e objekteve.
    Historianėt e arqitekturės mendojnė se ai e kishte ndarė veprimtarin e tij nė tri periudha. Nė tė parėn, fazėn e ēirakllėkut nė arkitekturė, ai ndėrtoi Xhaminė e Shezade Mehmetit nė Stamboll. Periudha e dytė ėshtė ajo e kallfės nė tė cilėn ndėrtoi Sulejmanien Madhėshtore po nė Stamboll nė njė hark kohor prej 7 vjetėsh, kushtuar Sulltan Sulejmanit. Nė fazėn e tretė dhe e fundit, pra nė atė tė ustallėkut-mjeshtėrisė, Sinani ndėrtoi Selimijen nė Edrene, nė kohėn kur mbretėronte Selimi i Tretė.
    Po ashtu Sinani ėshtė i njohur pėr ndėrtimin e ujėsjellėsit ``40 ēezmat`` (Kėrkēeshme) nė Stamboll tė paramenduar nga Justiani. Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur nė njė natė vere tė vitit 1490 nė shtartin e tij duke kėrkuar njė gotė (kupė) ujė.
    Deri mė tani si veprat mė tė njohura tė Arkitekt Sinanit, janė: 84 xhamia. 52 xhami tė vogla mesxhide, 57 medrese, 7 spitale, 22 mazoleume, 17 strehė vorfėnore, 5 ujėsjellėsa, 8 ura , 20 hane dhe 48 hamame. Po ashtu ka edhe disa objekte por tė cilat nuk kanė ndonjė rėndėsi tė nivelit perandorak.

    Mirnjohjet

    Sipas burimeve historike osmane, njė natė vere tė vitit 1490, ai do lutej pėr njė kupė me ujė nė shtratin e vdekjes. Njeriu i cili i shoi etjen njė qyteti tė tėrė, tashmė do bėnte lutjen e fundit pėr njė pikė ujė qė tė shuante zjarrin, dhe kėrrkush nuk do t`ja japte.
    Rreth 15 milionė turistė nė vit vizitojnė Turqinė, ndėrsa tre pikat mė kryesore qė vizitohen janė Porta e Lartė (Pallati i Sulltanit), Sulejmania hijerėndė si Vatikani pra xhamia e Sinanit dhe Xhamia Blu, vepra e Mehmet Sedefqarit.
    Veprat e tij, nė ish-hapsirėn osmane, janė tashmė vepra dhe vlera tė gjithė njerėzimit
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Arkitekt Mehmet Sedefqar


    Arkitekt Mehmet Sedefqar
    Ėshtė marrė nga Elbasani mė 1562 dhe u bė nxenėsi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bėri studime nė Rumeli dhe Lindje tė Mesme. Nė vitet 1597–1598 ai ishte drejtor i pėrgjithshėm i krojeve tė Stambollit, ku shėrbeu 8 vjet. Mė 1606 u bė kryearkitekt, ndėrtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij ėshtė Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Dedė Ismail Efendi


    Dedė Ismail Efendi
    Ka lindur nė Stamboll, por rrjedh nga njė familje shqiptare. Babai i tij, Sulejman Agai, ishte shpėrngulur nga Elbasani pėr nė Stamboll. Kishte blerė njė hamam dhe nga ky mbante mbiemrin Kosturi, qė e shndėroi nė Hamamizade (bir hamamxhiu). Kėngėt e tij u pėlqyen edhe nga Oborri i Sulltanit. Mė pas atė e emėruan kryemuzikant nė Pallat. Kėngėt ishin me karakter popullor dhe hartuar me njė turqishte tė thejshtė. Kėnga e titulluar “Fati im i zi, varet te flokėt e tua”, u pėlqye shumė prej Sulltan Selimit. Dede Ismail Efendiu kishte kompozuar mė tepėr se 200 vepra muzikore. Sot kanė mbetur tė paharruara dhe dėgjohen me kėnaqėsi, 160 kėngė klasike turke.
    Dijetarė tė shquar turq, me origjinė shqiptare
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    HALIL PASHA BUSHATI
    Poet dhe dijetar

    HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA
    Nipi i Ali Pashė Tepelenės, poet, ka vepra tė botuara dhe rreth 15 dorėshkrime.

    SELIM SIRRI PASHA
    Nipi Ali Pashė Tepelenės, poet lirik i dalluar

    MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA
    Lindi nė Janinė, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashės. Kishte hartuar poema filozofike.

    HASAN HAKI PASHA
    Ka lindur nė Shkodėr dhe padishahut i qe paraqitur me petka shqiptare. Shėrbeu si zėvendėsvali

    NUMAN MENEMENXHIOGLU
    Diplomat i dalluar, shėrbeu si ambasador nė Paris nė fillim tė Luftės II Botėrore. Deputet gjatė viteve 1955-1956 dhe 1957-“58.

    TURHAN PASHA
    I lindur nė Janinė, diplomat dhe burrė shteti. Nė kohėn osmane shėrbeu si ambasador nė Vjenė, Moskė, Madrid etj. Pas Luftės I Botėrore mori pjesė nė qeverinė shqiptare. Nė Konferencėn e Paqes, mbajtur nė Paris mė 25 shkurt 1919, mbrojti tė drejtat shqiptare, duke bashkėpunuar me shumė delegacione tė diasporės shqiptare.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #248
    Une se kuptoj pse ke kopjuar Historine e Letersise Shqiptare (kapitullin e letersise gjate pushtimit osman) dhe e ke risjelle ketu? Cpune kane veprat letrare, poezite dhe bejtet ne nenforumin e historise?

  9. #249
    Į Я † ι $ † Maska e Homer
    Anėtarėsuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    A i lexo kush gjith k'to Copy/Past ?! lol

    ILMGAP, duke lexu afersishte 13 faqe ( u lodha lol ) ne kyt Teme dhe duke pa gjith publicitetin qe u bo "horoive" tuj, kam dal ne konkluzjonin:

    Ti je Turk qe flet shqip !

    Nuk eshte ndonje ēudi e madhe te jesh Turk ne Kosove ka Turq boll atje dhe qe flasin shqipen shum mir ... ashtu si ka dhe Kinez ne shqiperi qe flasin shqip ... dhe gjith historia mbaro me kaq !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Homer : 30-07-2009 mė 14:27
    D'Oh!

  10. #250
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    Shqiptaret qe bene emer ne kulturen osmane, duhen respektuar?

    Jo aspak,dhe ne fakt nuk i ka respektuar kush,e thjeshte fare, sepse ne nuk respektojme "kulturen" osmane qe ne fakt eshte antikulture.

    Kta njerez nuk bene emer ne kulturen Shqiptare keshtu qe nuk ja vlen te merremi me kta kellira.

  11. #251
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Nėse kan qen Shqiptar edhe kan luftu Perandorine Osmane edhe kan qen per Shtetin Shqiptar at'her po te mire sepse un di disa qe kan qen musliman por edhe pashallek mirpo kan luftu perandorine Osmane dhe jan rebeluar Portes se larte kjo gje me pelqen

  12. #252
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Une se kuptoj pse ke kopjuar Historine e Letersise Shqiptare (kapitullin e letersise gjate pushtimit osman) dhe e ke risjelle ketu? Cpune kane veprat letrare, poezite dhe bejtet ne nenforumin e historise?
    E Kam kopjuar pėr tė ju bėrė juve tė ditur qė edhe ata ishin Shqiptarė.
    Dhe ju kėtė e mohoni, e dini pse e mohoni ...!?
    Vetėm se ishin Musliman.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  13. #253
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga Homer Lexo Postimin
    A i lexo kush gjith k'to Copy/Past ?! lol

    ILMGAP, duke lexu afersishte 13 faqe ( u lodha lol ) ne kyt Teme dhe duke pa gjith publicitetin qe u bo "horoive" tuj, kam dal ne konkluzjonin:

    Ti je Turk qe flet shqip !

    Nuk eshte ndonje ēudi e madhe te jesh Turk ne Kosove ka Turq boll atje dhe qe flasin shqipen shum mir ... ashtu si ka dhe Kinez ne shqiperi qe flasin shqip ... dhe gjith historia mbaro me kaq !!!
    Zbulim Interesant, shpresoj tė vazhdosh me kėto zbulime, gjithashtu shprsoj tė tė shėrbejnė nė tė ardhmen...!


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  14. #254
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    E Kam kopjuar pėr tė ju bėrė juve tė ditur qė edhe ata ishin Shqiptarė.
    Dhe ju kėtė e mohoni, e dini pse e mohoni ...!?
    Vetėm se ishin Musliman.
    Ti ske nevoje te me besh te ditur as mua dhe as te tjereve gjera qe ne rradhe te pare une vete i kam postuar. E dyta forumi nuk eshte vend ku te propagandohen preferencat personale dhe te trajtohen temat sipas qejfit. Cdo nenforum ka specifiken e tij dhe nuk mund te lejohet qe te hapen tema e te behen postime komplet jashte vendit. Kjo teme mbyllet ketu.

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema tė Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 30-04-2017, 14:19
  2. Rexhep Qosja: Moisiu nderoi tradhtarin Rugova
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-05-2007, 12:50
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •