-
Brohoritja e korbit.
Epoke parandjenjash
te pandjera,
paramendimesh
te pamenduara,
parapertypjesh
te pangrena.
Te gjitha i gatuam
mbi zjarrin e pyetjes
per tu ushqyer
me heshtjen.
I gatuam
mbi zjarrin e dyshimit
per tu ushqyer me friken.
Mbi zjarrin e mallit
per tu djegur ke mostakimi.
Mbas te gjithave...
trembemi mos jemi helmuar.
Dhe vjedhim ikjen
kur s'mund te ikim.
"prap vetem"
Shtepia ime u dogj sonte.
Isha vetem, mire beri.
Cigaria e harruar mbi tavoline
i dogji te gjitha
bashke me te u dogjen edhe enderrat
te vetmen paje te nuserise
qe ende s'e pata stolisur me enderra.
Proteza e te majtes u shkri.
thonjte fals te blera shtrenjt,
bashke me qerpiket.
Mire ben ishin falls.
(nuk e di pse i bleva,
kur e dija se s'do ti doja kurre
ato qe kurre s'i kam dashur.!)
I vetmi kujtim qe kisha prej nenes
u dogj per se dyti
Zjarri nuk fal!
Pse merzitem?!
...Shtepia ime u dogj sonte
isha vetem, mire beri.
Njerin corap kam veshur
njeri akrep i ores leviz,
kohen s'e mat.
...Shtepia ime u dogj sonte
kthej shpinen germadhes
kerkoj udhet...
ato, mu treten
hapsirat mu mjegulluan,
oh, prap vetem?!!!
-
-
It's not enough to speak.
Per Elinden
Te gjitha poezite qe ke postuar keto dite, i kam lexuar me kujdes dhe kenaqesi. Eshte e kote te them qe je poete e mirefillte, sepse kete duhet ta kesh ditur qe me pare. Por desha te shtoja se pervec kesaj ke nje frymezim ekspress, qe vihet re neper komentet qe le. By the way, flmn per te gjitha komentet qe me ke lene, me vjen mire qe ty te kane pelqyer. Me shume respekt ...Dikea
-
-
It's not enough to speak.
Elinda
Po te nis nje mesazh tani...lexoje
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt