Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Mungesa e Kerkimit te Faljes dhe Falja e Munguar

    www.revistaklan.com

    Falja e munguar

    Asnje prej pergjegjesve te diktatures 50 vjecare nuk ka patur guximin qofte edhe nje here te vetme te kerkoje falje publikisht. Askush prej tyre nuk ka bere nje analize realiste se pse ndodhi kjo, pse shkuan deri aty?

    nga Blendi Fevziu

    Disa jave me pare, ne nje debat gjysem surrealist dhe gjysem historik mbi fajesine dhe pendesen, Fatos Lubonja, publicisti i njohur, me tregoi nje histori qe me beri te reflektoj. Ne te vertete, me shume se sa nje histori e plote, ajo ishte nje pjese e saj, nje detaj, por krejtesisht i mjaftueshem per te provokuar fantazine dhe per te shtyre ne mendime qe i kalojne kufijte e nje rasti te thjeshte.

    Diku ne vitin 1992, kur nuk kishte me shume se nje vit qe qe liruar nga burgu i gjate 17 vjecar, Fatos Lubonja, tani anetar i Komitetit per Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, shoqeronte ne burgun e Tiranes disa anetare te nje komiteti homolog europian. Te shtyre nga kureshtja dhe padyshim te detyruar nga misioni i tyre fisnik, komisioneret e huaj kishin kerkuar te kontaktonin Nexhmije Hoxhen, te vene e ish diktatorit shqiptar, qe prej disa muajsh gjendej ne qeli. Duke i bashkuar ketij motivi edhe ate te nje njeriu qe kishte bere 17 vjet burg pa e ditur perse dhe qe ne nje moment te caktuar te jetes kerkon nga nje deshmitar i vetem te mesoje qofte edhe nje justifikim te gjithe kesaj, Fatos Lubonja iu bashkua grupit ne fjale. Ne qeline e saj, paimagjinueshmerisht me normale se sa ajo ne te cilen Lubonja kishte shkuar shume vite te rinise se tij, zonja Hoxha kishte filluar te fliste me nje gjuhe te paster dhe me nje llogjike te denje per cdo njeri qe kishte lindur dhe ishte rritur ne nje vend demokratik. Dhe qe padyshim, i njihte mire dhe i ndjente si nevoje organike te gjitha te drejtat qe i jep liria ne kete rast. I kishte treguar komisionereve se ajo vete ishte denuar mbi bazen e nje akuze te padrejte dhe qe kishte rene poshte qe ne gjyq, se ishte ne nje moshe, kur asnje vend i botes nuk do te pranonte te burgoste nje plake dhe se po keshtu, familja e saj jashte qelise, po diskriminohej padrejtesisht. Me pak fjale, zonja Hoxha kishte shpjeguar se djemte dhe vajza e saj qene larguar nga puna, se kete fat kishin pasur edhe nuset, se i kishin nxjerre nga shtepia dhe se eshtrat e bashkeshortit te saj, i kishin transferuar nga varreza e deshmoreve ne ate civile te Tiranes, nderkohe qe ajo ishte ne burg. Nuk e di se sa e kishte vazhduar ankesen e saj te mbeshtetur bindshem ne Karten Universale te Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, por nje moment, i befasuar nga ligjerimi saj, Lubonja i kishte bere pyetjen me normale dhe me te thjeshte ne nje rast si ky.

    - Mire tani i kerkon keto te drejta dhe beson se te takojne, po kur denonit njerez dhe sidomos kur futet ne burg shoket dhe miqte tuaj te vjeter, a i mendonit keto?

    - Ky eshte provokim, u pergjigj gruaja ne moshe te shkuar dhe refuzoi ta vazhdonte biseden me tej.

    Lubonja nuk e zgjati tregimin e tij dhe une nuk e kuptova dot nese kjo ishte thjeshte nga fakti se ai ka ndermend ta botoje me vone dialogun e tij me gruan qe per shume vite kishte qene mikeshe e afert e prinderve te tij dhe me pas persekutore e tyre, apo thjeshte sepse nuk kishte deshire ta zgjaste me tej nje bisede, qe mund te zgjoje shume perse.

    Megjithate, detaji i takimit te tij ishte i mjaftueshem per te hapur edhe nje here temen te cilen, ndersa e kane ve re shume njerez, shume pak prej tyre kane ditur t'i japin nje pergjigje te sakte. Si shpjegohet qe asnje prej pergjegjesve te diktatures shqiptare, asnje prej atyre qe ideuan dhe me pas konsoliduan diktaturen e proletariatit, qe qene shkaktare te izolimit, te persekutimeve nga me te ashprat ne bote, nuk ka pasur guximin qofte edhe nje here te vetme te kerkoje falje publikisht? Si ka qelluar qe pas nje diktature te tille, asnje prej atyre nuk doli perpara kamerave per te shqiptuar frazen e thjeshte: Ne gabuam sepse besonim ne nje kauze qe s'ishte e drejte! Magjithese, padyshim, edhe nje justifikim i tille nuk do t'i lehtesonte aspak. Por njeriu ka gjithnje nje sens te percipte realiteti dhe nisur nga ky, se paku dicka e tille duhej te kishte ndodhur dikur.

    Nexhmije Hoxha nuk kishte pse te ishte njeriu me adapt per te ilustruar nje problem te tille, shume here me te komplikuar se sa ato gjera qe zonja Hoxha arrin te kuptoje. Me nje stil tejet te vjeteruar, gjysem roze dhe gjysem te kuq, gruaja e njeriut qe ishte padyshim me i ashpri ne gjithe lindjen pas Stalinit, ne disa qindra faqe kujtime nuk ka lene asnje deshmi te vetme te vlefshme te viteve te diktatures shqiptare. Asnje prej arsyeve dhe asnje prej momenteve te rendesishme ne te cilat ka qene i detyruar te kaloje burri i saj dhe regjimi i tij. Nje tentative e gjate dhe e veshtire, me te cilen ajo ka synuar te beje nje makiazh te ri per diktatorin e vjeter.

    Fatmiresisht, pak kohe pasi kisha lexuar librin e saj te pare me kujtime, arrita te kuptoj se ky fenomen i cuditshem, mungesa e faljes dhe tentativa e jusitifikimit per ate qe kish ndodhur, nuk ishte nje fenomen thjeshte shqiptar. Demetrio Volcic, nje nder gazetaret me te njohur italiane, ka botuar ne fund te viteve '90- te, nje liber te mrekullueshem te titulluar "EST". Ish korrespondent i RAI ne me shume se gjysmen e vendeve komuniste, ai ishte kthyer ne to, tre here. Fillimisht, si gazetar i ri, kishte njohur ngritjen e nje klase te re politike ne fund te viteve '50- te dhe ne fillim te viteve '60- te; me pas, ishte kthyer si gazetar i njohur dhe kishte ndjekur nga afer zvetnimin e pushtetit ne mes te viteve '70 dhe fillim te viteve '80; dhe se fundi, kishte shetitur edhe nje here gjithe Lindjen ish Komuniste pas renies se regjimeve diktatoriale ne te.

    "Nuk kisha besuar asnjehere qe nje klase politike mund te binte me nje zvetnim, por edhe mungese brejtjeje ndergjegjie si kjo, shprehet ai. Zakonisht diktatoret largohen nga vendi megjithe regjimin e tyre, perfundojne ne burg, ose nuk mbeten te gjalle. Te gjithe diktatoret e Lindjes jane po aty, ne vendet e tyre, nen procese te veshtira dhe disa te sapo liruar nga burgje qe nuk kane sjelle gje. Jane po ata te vjetrit, pa autoritetin qe ju jepte ai aparat dhe ajo dhune absurde qe kishin ngritur dhe me nje karakteristike te re. Te pushtuar nga grafomania, kalojne pothuajse gjithe diten duke shkruajtur. Mbushin mijera faqe me fraza standarte, me kujtime qe s'kane asnje vlere dhe duan gjithnje te justifikojne ate qe kane bere. Askush prej tyre s'ka kerkuar falje, dhe askush prej tyre nuk ka bere nje analize realiste se pse ndodhi kjo, pse shkuan deri aty. Duke terhequr ne aventuren e tyre te dhunshme edhe nje te treten e popullsise se planetit".

    Me nje stil mjeshtror Volcic tregon viziten qe i kishte bere Teodor Zhivkovit, udheheqesit te ashper te bullgarise komuniste, vetem disa muaj pas daljes se tij nga burgu. Jetonte ne nje shtepi fshati, prone e te bijes dhe mbi tryezen e punes, dukeshin qe nga oborri dhjetra fije leter. E priti me frike, pa ate shperfillje qe kish treguar kur e intervistoi ne fillim te viteve '80- te dhe pas cdo pyetjeje germonte mes letrave te tij, merrte prej aty nje fije te nenvizuar dhe fillonte lexonte justifikimin e tij. Nuk arrinte ta kuptonte se Volcic ishte gazetar, se ruante ende brenda vetes shume rezerva ndaj atyre qe kishin ndodhur aty dhe se biseda e tij nuk ishte asgje me shume se sa nje kuriozitet qe i sherbente profesionit te tij. Fliste si perpara historise dhe padyshim, edhe perpara saj, ishte i pasinqerte si gjithnje.

    Po e njejta histori kishte ndodhur kudo, edhe perpara Honekerit ne nje dhome spitali, edhe perpara Jaruzelskit ne Poloni, edhe perpara disa prej bashkepunetoreve te afert te Causheskut dhe padyshim me te gjithe ish zyrtaret e larte sovjetike.

    Rasti e solli qe me vone te bindesha edhe me shume per vertetesine e fjaleve te Volcicit dhe vezhgimin e tij. Nga te gjithe diktatoret e Lindjes, Ramiz Alia eshte i vetmi qe ka arritur te jape nje tablo edhe pse fare te zbehte te aktivitetit te tij nen diktature. Nje liber qe vetem sa i ka cekur disa nga problemet, por qe sidoqofte, tenton te shpjegoje ose deshmoje per disa nga momentet kyce te historise, ku ai ka marre pjese. Nuk e di nese do te ulet serish per te thene dicka me shume, nese do t'i rishikoje edhe nje here me deshiren per te lene dicka me shume ne ate qe mund te quhet biblioteka e varfer e letersise dokumentare shqiptare. Besoj qe nese mosha dhe lodhja qe vjen prej saj do ta lejojne, ai padyshim do te sjelle dicka. Ky ishte impresioni qe m'u krijua kur e takova pak kohe me pare. Nuk e di se sa thelle do te shkoje. Asnje prej njerezve te rritur dhe te edukuar ne ate kohe nuk mund ta kalojne kollaj nje ngerc te tille.

    Rreth dy vjet me pare, i ulur ne dhomen e ndenjies te Fadil Hoxhes, padyshim njeriut me te rendesishem te historise se Kosoves ne 50 vitet e sundimit komunist, perpiqesha t'i shpjegoja pikerisht kete gje. Qe ajo kohe kishte mbaruar, qe ato ideale qe ai kishte besuar qene zbehur, qene neperkembur dhe qene pranuar nga te gjithe si nje gabim i madh. Se tashme ishte nje kohe tjeter dhe se sherbimi i vetem i madh qe ai mund t'i bente vendit te tij, ishte te deshmonte hapur dhe drejteperdrejte te gjitha momentet qe cuan ne nje situate te tille. Nuk e di a me kuptonte. Dyshoj se jo. Perderisa midis nje teme dhe tjetres, ndersa jashte kameras fliste me pasion dhe me nje kujtese fenomenale, me pyeste me frike:

    - Po t'i them keto, nuk do te duket se po tradhtoj Lidhjen Komuniste. Kam qene anetar i saj dhe kam besuar tek ajo.

    E kisha veshtire ta bindja se nuk po bente asgje te tille. Se shume prej vendimeve qe kishte marre Lidhja e tij i kishin kushtuar rende Kosoves, se ne historine e saj ai do te mbetej nje figure kontradiktore dhe padyshim me shume e kontestuar. Se deshmia realiste e asaj qe kishte ndodhur do te ishte padyshim sherbimi i fundit qe mund t'i bente vendit, falja me e mire qe mund t'i kerkonte atij dhe gjithe atyre qe ju kishte shkaktuar kaq probleme. I kujtova Hrushovin dhe i shpreha edhe nje here bindjen time se historia boterore do ta shohe ate gjithnje me dashuri. Per te vetmen arsye te thjeshte se ai qe i gatshem per te deshmuar per nje epoke te trishte. U be denoncuesi i saj duke qene njekohesisht pjese e vete atij ingranazhi. Madje pjesa me e rendesishme e tij.

    Disa muaj me vone, ndersa i kisha marre nderkohe nje interviste te gjate, ndersa kisha lexuar edhe nje here kujtimet e Zonjes Hoxha dhe te Ramiz Alise, m'u kujtua [big]Sejfi Vllamasi[/big], kujtimet e te cilit me kishin impresionuar shume. Nje ish pjesetar i Rilindjes Kombetare dhe njeri politik i Shqiperise nga viti 1897 deri me 1942, mik i Zogut dhe me pas kundershtar i tij, i denuar nga komunistet dhe i internuar ne nje ferme rritje derrash ne Gose te Kavajes, patrioti i vjeter kishte bere ne vitet e fundit te jetes se tij nje sherbim fisnik. Kishte shkruajtur gjithe kujtimet e jetes se tij, gjithe deshmite e momenteve historike qe kishte jetuar, ashtu sic i mbante mend. Pa asnje zmadhim, pa asnje veshtrim te deformuar sipas ideologjise se kohes. Me to nen sqetull, kishte shpenzuar nje nga te paktat dite te lejes nga izolimi per t'i dorezuar ne Institutin e Historise ne Tirane.

    - Kjo eshte e gjithe jeta ime, ashtu sic e mbaj mend. Ky regjim me ka denuar dhe une jam kundershtar i tij, por kjo ishte gjeja e fundit qe mund te beja per vendin tim.

    Pastaj ishte larguar, duke lene per shume vite ne raftet e institutit qe kishte bere kaq artikuj dhe kaq tekste kunder tij, nje thesar qe do te vlente aq shume me vone.

    Fatkeqesisht ishin personazhe te ndryshme. Askush nuk duhet te besoje se historia do te perseritet dy here, qofte edhe me protagoniste te saj.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    Fevziu me Lubonjen dhe kompanine qe vjen pas tyre duhet tja bejne vetes 100 here ne dite kete pyetje.
    Si mund te kerkojne falje dikush qe nuk eshte penduar. Nese nuk je penduar si mund te pranosh qe ke gabuar?
    Si mund te pranoje Ramiz Alia, kur vete Fevziu ne kete shkrim i ben nje diferencim pozitiv, kuptohet relativisht me menyren qe ai e ka kapur.

    Nga te gjithe diktatoret e Lindjes,Ramiz Alia eshte i vetmi qe ka arritur te jape nje tablo edhe pse fare te zbehte te aktivitetit te tij nen diktature. Nje liber qe vetem sa i ka cekur disa nga problemet, por qe sidoqofte, tenton te shpjegoje ose deshmoje per disa nga momentet kyce te historise, ku ai ka marre pjese.
    PO idealet e pastra te dhjetorit kush i tradhtoi? Broci me Hajdarin, apo Fevziu me Meten, Gonxhen etj.
    Me ke u lidhen keta tipa, fill pas 92-it? A nuk u bashkuan me pasardhesit e Alise, madje jane akoma te lidhur teper ngushte me ta.
    Si mund te kerkoje falje Ramiz Alia?? Nese ai kerkon falje, nje gje te tille duhet ta beje edhe Nano, Gjinushi etj qe qendruan prane tij deri ne castin me te fundit, e perkrahen ne zgjedhjet e 91, e zgjodhen President etj etj etj.

    Fevziu nuk ka te drejte morale te kerkoje ate qe kerkon. Moshataret e tij u vrane per ate gje, ndersa Fevziu kujtohet ne Maj te vitit 2002, pas 12 vitesh te kerkoje nej gje te tille.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    hmmm

    Me daljen e gazetes RD filloi nji periudhe e re ne Historine Shqiptare.
    U c'faq e verteta e mbyllur ne kafaz prej 50 vjetesh..
    Periudha 1992-1996 eshte periudha e luftes se krokodilave te nomenklatures bolshevike me qengjat demokratikas.
    Ne 97 krokodilet fituan dhe perfundimisht e perdhosen demokracine.
    Per turpin e tije ose gomarllekun e tije Fatos Todi Lubonja i sherbeu ne kto vite (92-97) pikerisht atyre qe e mbajten 17 vjet ne biruce. Fatosi nuk shkoj ne burg prej "malokve te tropojes" ose "cecenve" por prej shokve te babait te tije.
    Pse Fatosi me nji barre mend u rreshtua ne luft kunder Saliut per te prure ne pushtet perseri persekutoret dhe torturuesit e tije 17 vjecare ate mund ta shpjegoje vetem ndonji psikolog se ne njerezit normal nuk mund ta kuptojme.
    Edhe ky Blendi kameleoni ate pune ka bere kto vite.. Eshte angazhuar totalisht ne ri ardhjen ne pushtet te mafies staliniste.

    Saliu kur u cfaq si lider i Demokracise tha dy fjale me vend..

    "Pajtimi Kombetar duhet te vije nepermjet pendeses".
    Kjo parakuptonte qe persekutoret te marrin guximin e tu kerkojne falje viktimave..
    Ditet kalonin dhe askush nga persekutoret nuk cau "me nder me thanen" te bente qofte xhestin me te vogel te pendeses.
    Kunati i Manush Myftiut, prof Arben PUTO u vu ne krye te nji komiteti te Helsinkit. Asgje nuk beri ai per te mbrojtur te drejtat e te neper kemburve ne regjimin e PPSH-se ku kunati i tije per vite me radhe kish qene kryetar i komisionit te debim-internimeve..
    Perkundrazi ai vuri ne dispozicion te Persekutoreve komitetin e tije te Helsinkit...te atij Helsinki karten e te cilit PPSH-ja e Arben Putos dhe e Manush Myftiut e kish perdor per leter higjenike.

    Vetem nje njeri tregoi pendese.
    Bedri Spahiu u tregua burre dhe denoi vehten dhe stalinizmin ndonse vete vuajti mbi 30 vjet burgjeve dhe internimeve te PPsh-se.
    Bedriu Spahiu, veterani i luftes dhe trimi me i madh qe ka nxjerre ndonji her gjate gjithe historise JUGU i Shqiperise tregoi pendese duke kerkuar falje viktimave te periudhes komuniste.
    Bedri Spahiu ndoshta eshte i vetmi udheheqes komunist qe do te fleje i qete ne varr.

    PPSH jo vetem nuk tregoi pendese por beri revolucionin e dyte me te ndyre se i pari..
    Edhe i falen katundareve te Mallakastres e Laberise te veshur kapterra krimet shtazarake qe bene me 44-50-ten e mund te justifikohen me shprehjen "gjindje pa shkolle or zoteri" .
    Por bijve te tyre profesora me 1996-97 -ten nuk u falet perseritja ...
    Prandaj Rebelizmi i 97-es eshte ngjarja me e ndyre e historise tone dhe autoret e saje jane njerzit me te ndyre te ketij populli.
    Pa ndeshkimin e tyre kurre sdo kete qetesi e perparim vendi yne.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Do ta besoja artikull shkruesin sikur mos tė ishte Blendi Fevziu. Ai ėshtė njė me ata qė ishin pėr pesėdhjetė vjetė nė pushtet dhe qė vazhdojnė ende tė jėnė nė pushtet fal ndihmės edhe tė Fevziut e kompani.
    Pra ky artikull ėshtė pėr tė ngritur njė problem qė vėrtet por qė gjithsesi Fevziu nuk e ndjen sepse iu bashkua persekutorėve duke pėrdhosur demokracinė shqiptare.
    Rycki

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Ne se e keni vene re, titulli i shkrimit eshte "Falje e Munguar", ndersa une kam vene titullin e nentemes "Mungesa e Kerkimit te Faljes dhe Falja e Munguar".

    alumni,

    gjithmone nxenes

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Per: Mungesa e Kerkimit te Faljes dhe Falja e Munguar


    Rreth dy vjet me pare, i ulur ne dhomen e ndenjies te Fadil Hoxhes, padyshim njeriut me te rendesishem te historise se Kosoves ne 50 vitet e sundimit komunist, perpiqesha t'i shpjegoja pikerisht kete gje. Qe ajo kohe kishte mbaruar, qe ato ideale qe ai kishte besuar qene zbehur, qene neperkembur dhe qene pranuar nga te gjithe si nje gabim i madh. Se tashme ishte nje kohe tjeter dhe se sherbimi i vetem i madh qe ai mund t'i bente vendit te tij, ishte te deshmonte hapur dhe drejteperdrejte te gjitha momentet qe cuan ne nje situate te tille. Nuk e di a me kuptonte. Dyshoj se jo. Perderisa midis nje teme dhe tjetres, ndersa jashte kameras fliste me pasion dhe me nje kujtese fenomenale, me pyeste me frike:

    - Po t'i them keto, nuk do te duket se po tradhtoj Lidhjen Komuniste. Kam qene anetar i saj dhe kam besuar tek ajo.

    E kisha veshtire ta bindja se nuk po bente asgje te tille. Se shume prej vendimeve qe kishte marre Lidhja e tij i kishin kushtuar rende Kosoves, se ne historine e saj ai do te mbetej nje figure kontradiktore dhe padyshim me shume e kontestuar. Se deshmia realiste e asaj qe kishte ndodhur do te ishte padyshim sherbimi i fundit qe mund t'i bente vendit, falja me e mire qe mund t'i kerkonte atij dhe gjithe atyre qe ju kishte shkaktuar kaq probleme. I kujtova Hrushovin dhe i shpreha edhe nje here bindjen time se historia boterore do ta shohe ate gjithnje me dashuri. Per te vetmen arsye te thjeshte se ai qe i gatshem per te deshmuar per nje epoke te trishte. U be denoncuesi i saj duke qene njekohesisht pjese e vete atij ingranazhi. Madje pjesa me e rendesishme e tij.
    Unė zgjodha vetėm kėtė pjesė rreth Fadil Hoxhės pėr njė koment tė shkurtėr.

    Intervistėn pėr tė cilėn flet Z. Fevziu e kam lexuar po nė kėtė gazetė dhe autor ka qenė ky gazetar.

    Mund tė konstatoj lirisht se Fadil Hoxha, pėrkundėr shumė insistimeve tė gazetarėve kosovarė, kurrė asnjėrit nuk i ka dhėnė intervistė. Ai ka shkuar dhe ka marrė shumė mistere me veti nė varr. Megjithatė, kur kam lexuar, nė gazetėn Klan se si vetė Fadil Hoxha e ka pranuar se ka qenė shqiptari i parė dhe kryesor nga Kosova qė PK tė Shqipėrisė e kishte lidhur me PK tė Jugosllavisė, jam habitur sė tepėrmi.

    Tash unė pyes se kush duhet t'i kėrkoj falje nga komunistėt shqiptarė popullit tė Kosovės?


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nuk mund te presesh falje nga njerez qe nuk kane as Zot, as komb, as bese, por vetem moral komunisti.

    Jane pikerisht keta njerez arsyeja qe Zoti krijoi Ferrin !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Albo, ke filluar tu besosh frazave boshe e bombastike. Ne shqiperi nuk ka me komuniste, kete e di dhe bufi, nuk ka pasur kurre. Shqiptari eshte shume individual per te qene komunist. Prandaj dhe u shemtua deri ne karagjoz duke dashur te hiqej si i tille, dhe jo vetem ai. Komunizmi duhet pare si nje pjese teatri, qe u luajt shume dobet nga te gjithe e sidomos nga ne. Komunizmi nuk eshte race, eshte rol, menyre sjedhje. Ndersa ju ( te djathet shqiptare) e trajtoni si te jete deformacion gjenetik. Nuk po e shihni qe shtetet ishsocialiste po rimekemben njeri pas tjetrit, duke lene pas shtete kapitaliste europiane, si Portugalia, Greqia, etj. Nuk po shihni qe Kina Komuniste per ca vite do te lere pas vete Ameriken, dhe kete jane shume specialiste qe e pronostikojne. Ndersa ne vazhdojme ushqejme te njejten histori, duke mos leshuar rruge, po te njejtat llogari e hesape, akuza nderpaleshe te perjetshme, kerkimin e pushtetit me ēdo kusht dhe me menyra te errta.
    Brarin kur e lexoj me ben me qesh, te gjithe (shqiptare e kosovare) i ben spiune dhe tradhetare, ne sherbim te agjenturave te huaja. Duke harruar qe flet me te njejten gjuhe, ate te vjetren dhe perdor te njejtat mjete. E kuptoj qe disa nga ju kerkojne shpagim, per karrike (poste) te humbura, denime te pamerituara, prona te pa shlyera, ndofta dhe krime te pesuara.
    Hakmarrja eshte ne natyren njerezore, ne ate te shqiptarit ajo eshte e vjeter dhe e pandryshuar.
    Haku duhet lare, e kuptoj, e aq me mire. Por nje gje ; jo ne kete menyre padinje, pa burreri.
    Jo duke futur ne valle te gjithe, haku eshte personal dhe lahet personalisht. Jo nen petkun e Shqiptarizmit, shqiptare jane dhe pala tjeter. Eshte me e drejte, me burrerore me eliminim direkt, siē ndodhi ne Hollande, ose ne Izrael me Rabinin. S’te dua dhe BAM. Jo duke perlyer ne krim, gjithe fshatin, qytetin, shtetin, kombin.

    Ps, Brari, RD nuk ishte dhe as eshte tribuna e se vertetes, jo sepse eshte RD, por se s’ka mundesi qe nje gazete e ēfaredollojshme te perfaqesoje TE VERTETEN. E verteta nuk eshte interes partiak a komercial. Si e vertete shqiptare e atyre viteve, pas 1000 vjetesh, do te mbeten librat e Kadarese, po ashtu si per te verteten Greke te epokes, sot marrim librat e Homerit dhe jo ēfare pershkruanin gazetat e kohes, te cilave s’ja u dime me egzistencen.
    Sa me shume zgjat diēka ne kohe, aq me e vertete behet ajo

  9. #9
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    lidhur me kete teme nga forumi i vjeter

    Enip
    Moderator
    Posts: 651
    (1/10/02 8:58:14 am)
    Reply Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Tek rubrika ĒESHTJA KOMBETARE kam postuar nje shkrim te nje ish te perndjekuri politike Luan Myftiu : Nen terrorin komunist". Shkrimi vertete eshte ca i gjate dhe prandja e kam ndare me pjese,per te qene me i lehte leximi i tij.Por nga ai shkrim disa gjera me ngelen ne mendje:
    - llojet e torturave dhe diskriminimi i shqiptareve nga diktatura.
    - dhuna e ushtruar ne to fare mire mund te barazihet me ate te nazisteve gjate LIIB.
    - fenomeni i spiunimit.
    - manipulimi i drejtesise (nqs pretendohet se ne kohen e enverit kishte drejtesi) ku te denuareve u deklarohej me te madhe se kishin te drejtat e tyre dhe askush nuk duhet t'i prekte gjate hetimit.
    -urrejtja e te denuareve ndaj satrapit dhe komunizmit e veglave te tij.
    - HAKMARRJA E TE DENUAREVE POLITIKE cila eshte dhe a kane te drejet ish te denuarit te kerkojne drejtesi.

    Keto jane pikat kryesore rreth te cilave kam menduar,sidomos gjate pjeses se fundit te shkrimit,ku po citoj pak fragmente:

    Ne s'ishim vetėm spektator, pėrkundrazi, ne ishim aktorėt e dramės sonė qė duhej ta luanim atė deri nė fund. Ne duhej tė dilnim gjallė pėr hir tė atyre qė na prisnin jashtė duke sakrifikuar. Ne duhej t'i tregonim botės se qemė viktima dhe t'i pėrshkruanim jetėn e pėrtej varrit; ne duhej tė mbijetonim. Por ne duhej tė ruanim e tė shpėtonim nė radhė tė parė nderin tonė dhe dinjitetin tonė. Ne duhej t'u shpinim tė afėrmeve kufomėn tonė tė gjallė dhe njė emėr tė nderuar. Ne duhej ta meritonim njė lot. E keqja s'kish fund dhe dhuna qė mund tė pėrdorej ndaj nesh nuk kishte asniė kufi. Asnjė dorė nuk mund ta ndalte furinė e saj shkatėrruese. Ne ishim pre e saj, objekti me tė cilėn ajo realizonte qėllimet e mbrapshta. Ajo qe vazhdimisht nė pritė dhe godiste befasisht kur ne s'e prisnim. Ajo luante kukaēefas me jetėn tonė dhe sidomos lakmonte nderin tonė. Dhe kjo frikė qe mė e rėndė se varrosja nėn shėmbjet e galerive.

    ------

    Ne e merrnim jetėn si njė detyrė qė duhej shpurė deri nė fund dhe ngrinim pėrsėri kulare shpresash dhe nga rrėnojat e mendimeve tona tė zymta. Ne ishim fatkeqėr stoikė dhe ėndėrrimtarė tė palodhur. Ne ishim banorėt e ferrit komunist qė dėnoheshim po tė tregonim edhe ėndėrat tona. Ne na lejohej t'i merrnim kėto ėndrra nė varrezat pa emėr tė burgut dhe t'i mbulonim ato nė shishet qė ruanin identitetin tonė nė arkivolet e thjeshta prej dėrrase tė pastruar ahu.

    ------

    Jeta pėr ne qe njė "mollė e ndaluar".

    ------

    Dhe ja ku erdhi mė nė fund vala e proēeseve demokratike edhe tek perdia e hekurt qė ndante Shqipėrinė nga bota e qytetėruar. Utopia ēnjerėzore komuniste po mbyllte aktin e saj tė fundit. Gjithė Lindja po shembej. Ēaushesku u tronditi seriozisht sigurinė zotėrinjve shqiptarė. Muri i Berlinit po ua vinte shpresat e fundit nėn rrėnojat e veta. Fantazma e komunizmit po futej e turpėruar nė varrin e Marksit.

    ------

    Era e lirisė qė po frynte nga Lindja dhe shpirti i zjarrtė demokratik i njė populli qė i kish vajtur thika nė kockė, e detyruan partinė e komunistėve, tashmė tė alarmuar, tė zinte pozicione tė reja. Ajo nisi tė gjente forma pėr tė zbutur zemėrimin e njerėzve, e nisur si gjithmonė me sllogane vėllazėrore, patriotike, humanitare. Tė gjithė duhej tė pranonin frytet e demokracisė sė re tė imponuar si dhurata tė shpirtit tė saj novator.

    ------

    Nė Shqipėri kish ndodhur mrekullia : gjithė djajt nė njė mėngjes u bėnė ėngjėj ! Kriminelėt rrėmbyen nga njė degė ulliri dhe, duke fshehur thikat na klithėn ne, viktimave tė tyre – "Tolerancė" ! Dhe jo si tė penduar, jo si mėkatarė, por si baballarė qė u dhimbsej kombi dhe donin tė shmangnin luflėn civile. Ata mbollėn urrejtjen, na diktonin tani dashurinė.
    Ata qė dje na shpallėn Judė tani kėrkonin tė bėbeshin Krishtėr. Qė zotėrinjtė tė mos shqetėsoheshin nė kėto kohėra tė turbullta, ne duhej tė tradhėtonim tė drejtėn tonė pėr t'i urryer. Tė falnim ata qė s'na falėn as pafajsinė; tė donim ata qė na vranė, tė ēmonim ata qė na tallėn (!). Dhe duhet t 'i falnim medoemos, ne s'donim gjakderdhje, nė tė cilėn do ta pėsonim tė parėt: ne s'donim kthim prapa, ku s'do tė kishim asnjė tė drejtė; ne s'donim tė damkoseshim si forca tė errėta, destruktive. Ne duhej t'i falnim, sepse tani zotėriojtė tanė komunistė do tė dėnjonin tė mendonin edhe pėr ne, skllevėrit e "dėnuar nga historia". Logjika komuniste nuk del dot nga shpėrngejtė e dhunės. Meqėnėse ka nė dorė pushtetin, tė drejtėn qė ti ta falėsh, ta ofron si njė dhuratė. Ne duhej tė kishim vetėm tė drejtėn e mirėnjohjes. Dhe kjo qe fyjerje.
    Mbi shpinat tona ndėrtuan skllavėrinė, mbi to tani kėrkonin tė ndėrtonin urėn qė tė kapėrcenin lumin pa lagur. Ne, tė martirizuarit prej tyre duhej tė ishim edhe shpėtimtarėt e tyre. Neve qė na u imponua roli i viktimės pėr tė trembur njė popull tė uritur, duke falur tani, tė bėheshim apostuj tė tolerancės pėr tė zbutur zemėrimin e kėtij populli tė mashtruar 50 yjet prej tyre. Po pėrse i vlen keqbėrėsit tė papenduar falja prej viktimės sė tij, kur ajo s'e ndihmon kėshtu tė kuptojė ligėsinė e veprės sė tij ? Jo! Falja jonė s'kėrkohej si vlerė morale, por pėr konsum politik. (Duke parė faljen tonė, populli nuk do tė kėrkonte llogari pėr mjerimin qė i kishin shkaktuar) Edhe tek kjo falje, tek kjo tolerancė shtqaqej pėrmbajtja mashtruese e taktikės sė "zbutjes" sė komunistėve ndaj nesh.

    Atehere pas gjithe ketyre fjaleve s'ka se si te mos mendosh se si eshte e mundur qe akoma ne Shqiperi krimineli mbetet ne fuqi e ben ēt'i teket me viktimen,si eshte e mundur qe pas gjithe atyre vjeteve tortura,diskriminime,vrasje kriminelet jane ne krye te ekonomise shqiptare dhe akoma diktojne dhe kane marshet ne dore.si eshte e mundur qe lejuam perseri qe ata te tallen me ne,me vuajtjet tona,PSE???

    Pse nuk u denuan kriminelet?
    Pse akoma ne polici,drejtesi ka figura te ish regjimit te Enverit,pse torturuesit e mijra shqiptareve qendrojne akoma ne keto poste a pune?
    A eshte e nevojshme qe ne Shqiperi te kemi nje lloj "Gjyqi Nurembergu"??? ku te denohen kriminelet (nga me te medhenjte si ish-anetarete e Byrose Politike deri dhe tek ai polici i vogel i Spaēit qe godiste me kamzhik dhe me kepuce te drunjta ne brinjet e te denuareve)

    Mendoj se Hakmarrja me keto qe kam shkruar nuk duzhet kuptuar ne sensin negativ,por perkundrazi per mua Hakmarrje=Drejtesi dhe kete na e kerkojne ata qe sot ndodhen ne varr (thjesht se ishin te guximshem e i thane JO komunizmit ne Shqiperi).

    Drejtesi per ata mijra sakate burgjesh qe sot akoma jane pa shtepi,pa pune,pa te ardhme.

    Drejtesi per te gjithe ne shqiptaret qe duam Shqiperine.






    harmonies
    Anetar i ri
    Posts: 21
    (1/10/02 3:09:22 pm)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Enip

    A eshte e nevojshme qe ne Shqiperi te kemi nje lloj "Gjyqi Nurembergu"??? ku te denohen kriminelet (nga me te medhenjte si ish-anetarete e Byrose Politike deri dhe tek ai polici i vogel i Spaēit qe godiste me kamzhik dhe me kepuce te drunjta ne brinjet e te denuareve)

    Kjo do te qe nje lloj lufte klasash ne anen tjeter. Mendoj se nje trysni e forte ne zbatimin e ligjit dhe denimi i tradhetareve te interesave kombetare ne kohen e tanishme do te qe shume me dobiprures se referimi gjithmone ne te shkuaren per te krijuar erresire ne te tashmen.

    Mendoj se Hakmarrja me keto qe kam shkruar nuk duzhet kuptuar ne sensin negativ,por perkundrazi per mua Hakmarrje=Drejtesi dhe kete na e kerkojne ata qe sot ndodhen ne varr (thjesht se ishin te guximshem e i thane JO komunizmit ne Shqiperi).Drejtesi per ata mijra sakate burgjesh qe sot akoma jane pa shtepi,pa pune,pa te ardhme.

    Drejtesia e vertete eshte nje Shqiperi e begatuar, nese te syrgjynosurit luftuan jo per karriget e dikurshme por per kete ideal. Ky eshte shperblimi me i mire per ta (nese gjalle) dhe pasardhesit e tyre.

    Drejtesi per te gjithe ne shqiptaret qe duam Shqiperine.

    Justice will be served kur une personalisht te mos trajtohem si qen neper aeroportet e botes (pa asnje arsye), dhe kur ta kem per nder te them qe jam Shqiptar.

    freedom end
    Anetar i ri
    Posts: 20
    (1/10/02 10:48:29 pm)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ti qe na fton te harrojme 50 vite krimesh ke ndonje njeri te vrare ne familje nga bandat e kuqe z.harmonies?

    Look at the past to understand the present and improve the future..ti kete e di.

    anton1as
    i Djathte
    Posts: 964
    (1/11/02 3:20:45 am)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Bo ca na ka gjet !

    lufte klasash thote.

    Ore shqiptare jeni te cmendur perfundimisht.

    Si more qeka lufte klasash kur kerkohet te denohen turturuesit e vrasesit?

    Ore shqiptar te varish prej kembesh ate qe ka pi gjak njeriu( e jo ne kuptimin simbolik por real) eshte thjesht drejtesi.

    Shnet Anton!

    Enip
    Moderator
    Posts: 653
    (1/11/02 3:35:13 am)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Harmonies,

    nga kjo qe ke shlruar :>> Kjo do te qe nje lloj lufte klasash ne anen tjeter. Mendoj se nje trysni e forte ne zbatimin e ligjit dhe denimi i tradhetareve te interesave kombetare ne kohen e tanishme do te qe shume me dobiprures se referimi gjithmone ne te shkuaren per te krijuar erresire ne te tashmen.

    dakord jam qe te denohen tradhetaret e kombit,por e shkuara nuk harrohet,perndryshe do te perseritet.Dhe ata "te se shkuares" ishin kriminele dhe kriminelet duhet te dalin para drejtesise,per te dhene llogari per krimet qe kane bere (kur do qofte koa e tyre).

    Mos harro se akoma sot e kesaj dite Mosadi apo ku di une,kerkojne dhe jane ne gjurmim te ish-nazisteve,ish krimineleve qe sot ndodhen kush e di se ku neper bote dhe te maskuar nen emra dhe identitete te tjera.
    Pra nga LIIB. kane kaluar mese 50 vjet dhe akoma ne Izrael behen gjyqe per nazistet.

    Pra them se para drejtesise duhet te dalin te gjithe ata kriminele qe kane kryer krime ndaj te pafajshmeve shqiptare,kjo duhet bere patjeter mendoj une dhe jo te maskohemi pas gjasme "nevojes per qetesi ne Shqiperi" se na duhet stabiliteti tani dhe jo gjyqe apo denime.

    Drejtesia eshte drejtesi dhe duhet zbatuar ne cdo kohe.

    Ah dhe dicka,Papa i Romes kerkoi mbas shume shekujsh falje per krimet e fese ndaj njerezimit,kurse keta kriminelet shqiptare as nuk u shkon ne mendje nje gje e tille,falje,kete koncept komunistet nuk e njohin dhe kurre s'kane per te kerkuar mimimumi falje per ato qe kane bere.


    harmonies
    Anetar i ri
    Posts: 23
    (1/11/02 9:56:44 am)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Anton

    Bo ca na ka gjet !

    Asgje nuk te gjen nga shprehja e mendimeve Anton, qofshin ato te ngjashme me te tuajat ose perafersisht te ngjashme me te tuajat.

    lufte klasash thote. Ore shqiptare jeni te cmendur perfundimisht. Si more qeka lufte klasash kur kerkohet te denohen turturuesit e vrasesit?

    Po si mendon ti, te presesh kemben ku ke nje te care? Mos u polarizo kaq shpejt bre Anton, se pastaj luajne te tjeret me ty.

    Ore shqiptar te varish prej kembesh ate qe ka pi gjak njeriu( e jo ne kuptimin simbolik por real) eshte thjesht drejtesi.

    Cdo gje ne kohen e vet apo jo. Se si i thone: drejtesia vonon por nuk harron. Pastaj nuk me pelqen qe shpreh perbuzje per fjalen Shqiptar (sikurse e perdor) une kam vene nje handle aty dhe nuk eshte qe ta vret veshin besoj.

    harmonies
    Anetar i ri
    Posts: 24
    (1/11/02 10:24:51 am)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Enip

    Ti qe na fton te harrojme 50 vite krimesh ke ndonje njeri te vrare ne familje nga bandat e kuqe z.harmonies?

    Jo, fatmiresisht nuk kam Enip. Po kjo nuk eshte premisa nga ku klasifikohesh si atdhetar besoj. Pastaj une nuk ftova njeri te harroje, perkundrazi. Mgjate shperthimi i pakontrolluar i energjive krijon vecse kaos. Ti nuk je per kaos-in besoj.

    Look at the past to understand the present and improve the future..ti kete e di.

    Kjo eshte mjaft llogjike, po ti e kupton njerez te ndryshem mendje te ndryshme. Cka i bashkon eshte interesi. Kjo nuk duhet harruar apo jo?

    dakord jam qe te denohen tradhetaret e kombit,por e shkuara nuk harrohet,perndryshe do te perseritet.Dhe ata "te se shkuares" ishin kriminele dhe kriminelet duhet te dalin para drejtesise,per te dhene llogari per krimet qe kane bere (kur do qofte koa e tyre).

    Ne asnje vend une nuk thashe qe te harrojme te shkuaren. Sidomos vjedhjen dhe shtremberimin e vazhdueshem (50 vjet jane pak) te historise shqiptare. Po nje e keqe persistente nuk e thyen dot me nje outburst, si psh i Antonit, po me nje te perballim persistent.

    Mos harro se akoma sot e kesaj dite Mosadi apo ku di une,kerkojne dhe jane ne gjurmim te ish-nazisteve,ish krimineleve qe sot ndodhen kush e di se ku neper bote dhe te maskuar nen emra dhe identitete te tjera.
    Pra nga LIIB. kane kaluar mese 50 vjet dhe akoma ne Izrael behen gjyqe per nazistet.

    Good point, shtet i forte, ekonomi e forte.

    Pra them se para drejtesise duhet te dalin te gjithe ata kriminele qe kane kryer krime ndaj te pafajshmeve shqiptare,kjo duhet bere patjeter mendoj une dhe jo te maskohemi pas gjasme "nevojes per qetesi ne Shqiperi" se na duhet stabiliteti tani dhe jo gjyqe apo denime.

    Une nuk permenda qetesi, se nuk ka qetesi me hajdutin brenda ne shtepi, porse nje gjuhe me te shtruar me te vertete qe do ta cmoja.

    Drejtesia eshte drejtesi dhe duhet zbatuar ne cdo kohe.

    Psh si "Ne emer te popullit"? Atehere me thuaj cili eshte mesimi qe ke nxjerre ti nga te shikuarit at the past?

    Ah dhe dicka,Papa i Romes kerkoi mbas shume shekujsh falje per krimet e fese ndaj njerezimit,kurse keta kriminelet shqiptare as nuk u shkon ne mendje nje gje e tille,falje,kete koncept komunistet nuk e njohin dhe kurre s'kane per te kerkuar mimimumi falje per ato qe kane bere.

    As edhe nuk ka nevoje qe ata te kerkojne falje. Sepse nuk eshte prifti ai qe te fal mekatet. Porse tu tregosh nje Shqiperi te begate per te themi 10 vjet, si do te mburren me "sukseset" e 60 vjeteve? Mos ia hiqni kenaqesine shqiptareve qe t'i shikoje me perbuzje mjeshtrit komuniste.

    anton1as
    i Djathte
    Posts: 969
    (1/11/02 11:07:16 am)
    Reply Me gjith mend ca na ka gjet
    --------------------------------------------------------------------------------

    E cfare se na ka gjet se.

    Une kerkoj drejtesi i ti me thua jo se eshte lufte klasash.

    Me vjen keq per kohen time e te enipit qe po harxhojme me ty.

    Anton!

    PS "Po si mendon ti, te presesh kemben ku ke nje te care? Mos u polarizo kaq shpejt bre Anton, se pastaj luajne te tjeret me ty."

    Te falenderoj per keshillen!
    Shqiptaret jane si enveri nga politika marrin vesh nga matematika nga psikologjia nga astronomia nga bujqesia etj, etj...






    harmonies
    Anetar i ri
    Posts: 25
    (1/11/02 11:52:55 am)
    Reply Re: Me gjith mend ca na ka gjet
    --------------------------------------------------------------------------------
    Anton

    Te falenderoj per keshillen!

    Je i mirepritur!

    Shqiptaret jane si enveri nga politika marrin vesh nga matematika nga psikologjia nga astronomia nga bujqesia etj, etj...

    Une nuk mund te flas per te tere Shqiptaret sepse perfaqesoj vetem veten time dhe, tani, njohuri te pergjithshme kam per keto qe ti rreshtove me siper, por Profesionist nuk jam ne asnjeren dhe as qe e shpreha nje gje te tille. Pastaj, ti kur thua shqiptaret, ku e fut veten tende, nese me lejon qe te te pyes?

    ReEdD
    Moderator
    Posts: 753
    (1/11/02 12:00:53 pm)
    Reply Re: Me gjith mend ca na ka gjet
    --------------------------------------------------------------------------------
    Menjehere sapo u hapen burgjet dhe te burgosurit politike u liruan, u pa nje tendence, apo nje rryme disi e cuditshme. Ne vend qe te kerkohej qe te vihej ne vend padrejtesia qe i ishte bere ketyre, u perfol shume fakti qe keta nuk duhej te kerkonin hakmarrje.
    Pra u perdor fjala "hakmarrje"dhe jo ajo "drejtesi". Ketu qendroi i gjithe gabimi, ku rane vete brenda edhe te persekutuarit politike.
    Une nuk kam qene nje i tille, por veshtire se atehere mund ta pranoja nje llogjike te tille, kur mundohesha ta vija veten time ne vendin e atyre te mjereve.

    "Une hakmarrjen nuk e njoh / eshte Zoti qe te ndeshkon", kendonte Francesk Radi.

    Edhe tani nuk mund ta pranoj nje llogjike te tille. Nese une do te isha i persekutuar me pa te drejte, duhej me doemos te kerkoja gjykimin e persekutoreve te mi. Denimi i tyre ne rradhe te pare do te thote Drejtesi dhe ne rradhe te dyte, do te bente qe mos te ndodhin me ne te ardhmen te tilla fenomene.

    Por u pa qarte, qe mos zbatimi i Drejtesise ne 92-in, i beri komunistet qe te mos kishin frike ne 97-en kur ndezen Shqiperine.

    Ne rast se PD rimerr pushtetin dhe revolucionaret e 97-es nuk do te vihen perpara Drejtesise, atehere me siguri do te kemi ndonje vit tjeter, ndofta 2010, ku ne rastin me te pare te favorshem, shqipfolesit komuniste do te rrembejne armet per te perbysur pushtetin me dhune.
    Mos ju duket cudi, por eshte ne ideologjine e tyre marrja e pushtetit me dhune dhe revolucion te armatosur.

    freedom end
    Anetar i ri
    Posts: 22
    (1/12/02 12:57:07 am)
    Reply Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Harmonies

    Pyetjen nese ke njeri te vrare ne familje nag komunistat ta kam bere une jo enipi.
    Meqe mu pergjigje se jo mendoj se nuk ke te drejte morale te flasesh.Ti nuk ke se si ti falesh ata nese ty ste kane bere asgje?
    Te na thone te pakten ku i kemi varret e baballareve se as ato nuk i dime.



    vlora67
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 8
    (1/12/02 1:45:22 am)
    Reply Drejtesia e rreme
    --------------------------------------------------------------------------------

    Dua t'ju kujtoj dicka.

    Secili individ mund te fale ke te doje. Kjo eshte nje e drejte legjitime e njerezve. Eshte qeveria dhe sistemi ligjor i nje vendi ato qe nuk duhet te falin kurre. Perndryshe kurre nuk do te kete besim tek ligji e drejtesia.

    ReEDd sygjeron se shkaktuesit e 97s duhet te vihet perpara gjyqit. Une do te thosha te fillohej nga 1945. Ne kete menyre Nexhmija e Ramizi nuk do te kishin mundesi te mbanin me leksione per "ditet e bukura" te komunizmit.

    Per mendimin tim gabimi kryesor qe beri PD-ja eshte se nuk kerkoi te vinte ne vend drejtesine. Per kete arsye shumica e krahut te djathte u larguan dhe vazhdojne te jene te larguar.

    Endrra ime eshte te formojme nje kooperative bujqesore ku te riedukojme gjithe komunistet e kelyshet e tyre. Te ngreme trekembeshat per ata qe pine gjak shqiptari. Per ata qe vrane te pafajshmit e tmerruan cilimite. Per ata qe zhduken mijra intelektuale per te sunduar ne injorance. Per ata qe e katandisen Shqiperine ne gjendjen qe eshte sot.

    Cdo gje tjeter eshte DREJTESI E RREME.


    ReEdD
    Moderator
    Posts: 755
    (1/12/02 5:39:34 am)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Vlora67, une kam thene pikerisht ate qe ke thene edhe ti.

    Kam shkruar: Por u pa qarte, qe mos zbatimi i Drejtesise ne 92-in, i beri komunistet qe te mos kishin frike ne 97-en kur ndezen Shqiperine.[/b]

    Pra ne 92-in nuk u denuan ata qe duke filluar nga tradhtia qe i bene Mukjes dhe me vone hapen vetem varre shqiptaresh.
    Dhe derisa te rrine te padenuar, shqiptaret jane te destinuar te vuajn

    Torollaku
    Nderi i Kombit
    Posts: 356
    (1/13/02 3:56:26 am)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Teme interesante.Dhe per njerez me nerva te forta.E kam fjalen per ata qe jane persekutuar nga diktatura dhe tani kerkojne...drejtesi.
    Tim vellai ia vune prinderit e mi emrin Edmond,te frymezyar nga vepra e famshme "Konti i Monte Kristos" me shprese se ai do te merrte hakun e tyre dhe te do te vinte drejtesine ne vend, ashtu si heroi i famshem i librit.Por kjo ngeli vetem nje enderr e parealizueshme, sepse im vella ketu ku eshte as qe do tia di se ku bie Shqiperia.Jeton jeten e vete, pa harxhuar as kohen , as energjine e tij me hakmarrjen aq te deshiruar te prindreve te tij.Ndofta ka te drejte...
    Drejtesia eshte nje term qe ekziston vetem i shkruar ne nje cope leter, por kurre nuk eshte real.Cfare drejtesie mund te ekzistoje ndaj plehrave qe morren ne qafe nje komb te tere?
    Nenen time e internuan per here te pare kur ajo ishte 6 vjec.Heren e trete dhe te fundit e internuan kur ishte 18 vjec, sepse nuk pranoi te mohonte babane e saj!!!Cfare denimi mund te ekzistoje per shtaze te tilla qe arrijne deri aty sa te vene femijet para nje dileme te tille?Vdekja?Per ata vdekja eshte shpetim.Ofruan nje jete te tere vuajtjesh familjeve te tera dhe si shpagim do te kene nje vuajtje 2 minuteshe para skuadres se pushkatimit apo para litarit.Por perseri femijet e tyre nuk do te vuajne ashtu sic vuajtem ne.Burgu?Do punojne perseri "kafshet"-ashtu sic na quanin keta zoterinj,qe keta shtaze me fytyre njeriu te kene kovaleshence per 10 -15 vjet, sepse keshtu jane burgjet e sotme shqiptare ne krahasim me burgjet e komunisteve.Sinqerisht nuk mund te imagjinoj asnje menyre qe ata qe moren ne qafe nje popull te tere, qe bene genocid ndaj nje pjese te kombit shqiptar te kene te njejtin fund me viktimat e tyre.Ndryshe nuk kemi si flasim per drejtesi.
    Kur vjen puna per denimin e tyre, me hipokrizi kujtohen se nuk duhet derdhur me gjak shqiptari.Thua se gjithe ai gjak qe u derdh per 50 vjet rrjesht nuk ishte gjak shqiptari, por uje cezme.Filozofojne per hakmarrjen,duke harruar se ata u hakmorren 10 fish pa asnje arsye ndaj mijera e mijera veteve,urryen dhe vazhdojne te urrejne viktimat e tyre.A mund te kete denim qe permban mendja njerezore per keta kriminele?Se kush jane e treguan veten ne 1997 kur masakruan te gjithe ish-te persekutuarit qe punonin ne SHIK.Pse?Sepse benin detyren.Harruan qe ne 1992 thonin:"Ne benim detyren", qe ti shpetonin drejtesise se viktimave te tyre!
    Personalisht nuk dua te harxhoj me jeten time, kohen time,energjine dhe nervat dhe te merrem me ata plehra.Kam 11 vjet qe kam ikur nga Shqiperia dhe jam betuar te mos shkel me ne ate vend.Nuk e di se si do te veproja, ne rast se do te ndodhesha atje.Do merrja nje AK-47 dhe do masakroja te gjithe ata dhe familjet e tyre, duke u shnderruar dhe une nje kriminel si ata apo do te kthehesha dhe une nje burracak si te gjithe te ish - te persekuatuarit, te cileve megjithese iu kane shkaterruar jeten tani kane perpara syve xhelatet e tyre te lire dhe ne pushtet.Ndofta denimi me i madh per ta eshte te vegjetojne(se mos kujtoni se jetojne, jo!)ne ate vend qe e katandisen si mos me keq.
    Toro.

    vlora67
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 9
    (1/13/02 8:22:55 pm)
    Reply Hakmarrja
    --------------------------------------------------------------------------------

    ReEd,

    komenti juaj ishte nga me te saktet dhe pikerisht per kete une e permenda. Ndoshta nuk jam shprehuar qarte ne qofte se kam krijuar pershtypjen se nuk jam dakord me mendimin tuaj.

    Toro,

    shumica nga ne qe shkruajme ne kete forum jemi te persekutuar ne nje menyre apo ne nje tjeter nga komunizmi. Mua me vjen keq per familjen tuaj, familja ime ka kaluar gjera te ngjashme.

    Megjithate, fitorja me e madhe e komunizmit do te jete ne qofte se ne (djemte e bijat e atyre qe vuajten) do te humbasim mergimit. Komunistet ne Shqiperi kane fituar disa beteja, por nuk kane fituar luften.

    Edhe une kam 11 vjet qe kam ikuar nga Shqiperia. Shkoj pothuajse 2 here ne vit. Thjesht qe ata t'a marrin vesh se jam gjalle.

    Jeta na ka lodhur te gjitheve, por une nuk do t'u jap kurre kenaqesine atyre bishave te shohin lot e deshperim tek mua.
    Ne te kundert ata vertet do te kishin fituar.

    Vlora

    Enip
    Moderator
    Posts: 664
    (1/14/02 3:41:23 am)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Harmonies te kerkosh venien e drejtesise ne vend nuk eshte shperthimi i pakontrolluar i energjive=kaos,po une nuk jamper kaos ne Shqiperi,por per drejtesi dhe me drejtesi kuptoj daljen para gjyqit te atyre qe per afro 50 vjet u tallen,vrane & prene me duart e tyre.
    Kerkoj drejtesi ne emer te atyre qe nuk ndodhen me mes nesh,kerkoj drejtesi per ata qe pas 1990 dolen nga burgjet e Enverit,por qe nuk jane me ata qe kane qene dhe akoma kujtojne me ankth dhe naten kane makthe ne gjum.
    Kerkoj qe ai 50 vjet komunizem te denohet,te publikohen libra etj per te nxjerre ne pah fytyren e vertete te regjimit komunist,dhe jo te tallemi me femijet e nxenesit,studentet shqiptare duke u rekomanduar akoma si literatura leximi librat e kuq te Enverit apo te sakoatohet akoma me shume historia e Shqiperise.
    Mund te me thuasha si mund ta thyesh nje te keqe???,pasi une menyre tjeter pervecse denimit te krimineleve nuk shikoj.
    Ne asnje vend nuk kam permendur qe drejtesia duhet bere ne "emer te popullit" (ketu nenkuptoj dhenien e drejtesise dhe thenien e gjyqtarit ne gjyq),por ne emer te drjetesise se pari,pasi krimineli duhet denuar ne menyre qe te kemi drejtesi per ata qe u vrane,syrgjynosen neper kampe internimi.
    Harmonies e solla shembullin e Papes se Romes,jo per te te thene se duhet te kerkojne falje prifterinjte,por per te kerkuar se pari falje ata qe sot na shesin mend duke dhene intervista neper kanale televizive apo gazetave,duhet te kerkojne falje ata baballaret e ketyre qe kemi sot ne krye ne Shqiperi.Por e di fare mire qe kjo qe po kerkoj une eshte dicka qe atyre "morrave te kuq" as nuk u shkon ndermend e jo me te perpiqen ta realizojne.


    Toro,
    nga ato qe lexova nga shkrimi yt,m'u kujtua nje pjese nga historia e familjes sime,por dhe nga histori te tjera te degjuara,por e di fare mire qe ne zemren tende eshte thyer dicka qe te ka bere te vendosesh te mos kthehesh me ne Shqiperi,por Toro nuk mendon se opikerisht ky vendimi yt per te mos shkelur me ne ate toke,i ben komunistet dhe kriminelet e kuq shqiptare te krenohen duke u mburrur qe "ja dhe ne demokraci po triumfojme ne dhe ata "kafshet" i kemi perzene ne nje menyre a tjeter nga vendi dhe sot cdo gje ne Shqiperi eshte ne duart tona"
    Une mendoj se pikerisht per te mos ndodhur kjo gje ne duhet te kthehemi nje dite ne vendin ku kemi lindur e te japim te pamunduren per te patur nje Shqiperi pa komuniste.


    reflektim10
    Anetar i ri
    Posts: 35
    (1/14/02 2:43:42 pm)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Kam njohur nje njeri qe ishte burgosur per shume vite dhe gjate torturave e kishin demtuar perfundimisht si mashkull. Pas ndryshimit te sistemit isha me te ne Hotel Tirana duke pire kafe. ne hollin e hotelit ai papritmas dalloi ish-torturuesin e tij dhe iu afrua duke e pyetur nese e mbante mend. Egersira qe e kishte torturuar e njohu dhe u zverdh ne fytyre(ai kishte qene kryetar i deges se brendshme per shume vite ne qytetin ku une banoja). I njohuri im i tha tekstualisht "Mos ki frike se nuk kam revole si ty dhe nuk behem xhelat si ty dhe e la me nder si te dh.... ne mes te hollit. Pastaj ne dolem. Une nuk i thashe asgje, vetem me vete mendova se me e pakta qe mund ti bente ne ate moment ishte ta peshtynte ne fytyre

    ata qe pane ferrin ne burgjet shqipatere u treguan aq fisnike sa une nuk kam degjuar per asnje vrasje xhelatesh te sigurimit per hakmarrje. kam degjuar se ne ish-Gjermanine Lindore menjehere pas shembjes se murit dhe bashkimit me pjesen tjeter te Gjermanise pati raste kur u gjeten kufoma funksionaresh partie te hedhur neper kanale (dhe te mendosh Gjermanine ne krahasim me ne)

    Gjithashtu ne Hungari ne 1956 te paret u vrane njerezit e policise sekrete dhe u terhoqen zvarre rrugeve

    Ndersa te ne ka ngelur ende plaga e madhe e hapur. Askush nuk doli te kerkoje publikisht falje,askush nga kasapet kryesore nuk shfaqi as shenjen me te vogel te pendeses. me e keqja se pas 97 jane ricikluar dhe rikthyer atje ku ishin. Ne kurriz i patem per 50 vjet, ne kurriz i kemi prape vecse ne forma me te sterholluara.

    Ne Shqiperi qarkullonte nje thenie e cila eshte pak banale po mendoj se i shkon tamam asaj qe ndodhi ne Shqiperi.

    Komunistet ne fillim u tmerruan aq shume sa i hoqen te mbathurat dhe prisnin qe tua benim. Kur e pane qe nuk e kishim ndermend ate pune i veshen prape. Pastaj me kohe u trimeruam dhe i hoqen prape kesaj radhe per te na e mballosur sic edhe na e bene ne 1997.









    anton1as
    i Djathte
    Posts: 971
    (1/15/02 4:46:43 am)
    Reply Re: Te perndjekurit politike dhe "hakmarrja e tyre"
    --------------------------------------------------------------------------------
    Jam i deshperuar ne kulm.


    O "Toro" te falenderoj per sinqeritetin.

    Kisha vetem nje pyetje:

    Pranoj qe nuk do te shkelish me ne ate vend, por a je i gatshem qe te ndihmosh ata deshirojne te bejne dicka?

    Shnet Anton!

    anton1as@yahoo.de

    tirana
    Ekonomist
    Posts: 995
    (1/15/02 10:38:20 am)
    Reply RE
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nuk ish detyre e te perndjekurve politike te hakmerreshin.Nuk nevojitej hakmarrje pasi ata te perndjekur(te cilet ne pergjithesi ishin fisnikeria e Shqiperise)nuk mund te binin ne te njejtin nivel me llumin qe i persekutoi duke u hakmarre.

    Lypsej qe qeverija te hapte dosjet e te ndeshkonte legalisht kriminelet.Po te ish bere nje gje e tille,nuk do te kish patur 1997!!

    anton1as
    i Djathte
    Posts: 973
    (1/15/02 11:22:04 am)
    Reply Drejtuar dhe nje here te gjithe te vuajtuarve
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ajo qe ke shkruar "toro" me ka vene shume ne mendime.

    Une sic duket jam me i pavuajturi nga ju dhe keshtu qe me takon qe mendimin tim ta jap i fundit.

    Do te kisha deshire qe mendimin tim te ta thoja sy me sy o "toro",por ku i dihet shpresoj qe te takohemi ndonje here.

    Me duket se e ke tepruar kur i karakterizon ashtu ata qe kane mbetur ne Shqiperi, jane me fisnike sesa ne qe kemi ikur.
    Sikur te marresh automatikun e te qerosh ata qe te kane torturuar nenen nuk je kriminel por hero dhe kete mos e harro.

    Gjithsesi dhe une jam kunder hakmarrjes personale sepse ajo sjell drejtesi por jo te ardhme.

    Por ama drejtesi nuk duhet ta presim prej kurkujt pervec se prej perpjekjeve tona.
    Jemi ne qe duhet te tregojme krimet qe jane bere kunder nesh.
    E verteta duhet te dale ne drite.
    Psh ai qe kishte torturuar ate mikun tend o reflektim kush ishte ?

    Per nje gje jam i sigurte.

    Turtura me e madhe per komunistat do te ishte nje organizate e persosur e jona.

    Mendo per nje cast sikur te gjithe ne te ishim te organizuar te njifnim -njeri tjetrin te ndihmonim njeri-tjetrin.

    Une per vete nuk di shume psh per ate Leke Qokun pervec se artikujt qe kam lexuar ne revista.
    A nuk do te ishte fisnike dhe nje torture per komunistat sikur ne nje here ne vit te shkonim 10 000 vete tek familja e tij per ngushllim?

    A nuk do te ishte torture per komunistat sikur te kishim nje fondacion tonin dhe te pakten financiarisht tia hiqnim hallet familjes se tij?

    Po sikur te ndihmonim ate familjen e atij kryetarit te shikut te Vlores ( sa turp dhe emrin ia harrova) qe e vrane ne greqi me thike?

    A nuk eshte turp per ne qe ai ishte i detyruar te shkonte emigrant ne greqine e urryer e nuk kishte asnje mundesi qe ta ndihmohej te shkonte ne nje vend te sigurt!!!!!!

    Tirana ti mendon se ishte detyre e qeverise, cfare gabimi, cila qeveri ajo e sali berishes dhe gramoz pashkos?
    Nuk mund ta bente Berisha ate gje sepse me ate marreveshje ia dhane pushtetin , per kete nuk e quaj fajtor sepse kushdo qe te ishte ishte i detyruar te bente kompromis mbas rezultatit te 1991.

    Per drejtesi nuk eshte vone kurre.

    POR DRETESIA ESHTE SI LIRIA NUK TA DHURON KUSH

    Ju pershendes dhe shpresoj qe te bashkohemi nje dite

    Anton Ashta!



    anton1as
    i Djathte
    Posts: 974
    (1/15/02 11:50:37 am)
    Reply I lumte komunistave
    --------------------------------------------------------------------------------
    "Pėr kėtė tė vėrtetė, po sjell njė fakt mjaft interesant.

    Nė vitin 1991, isha mysafir nė shtėpinė e njė miku tim nė Tiranė, ku pritej pėr darkė njė mysafir i largėt i cili vinte nga SH.B.A,
    shqiptaro-amerikani kosovar (.........)i dėrguar prej vėllait tė tė zotit tė shtėpisė, i "arratisur" nga Shqipėria, rreth tridhjetė vjet tė
    shkuara (nė tė vėrtetė ai ishte dėrguar aty prej Sigurimit tė Shtetit dhe prej asaj kohe ai banonte nė Ēikago).

    Nuk kaloi shumė dhe mysafiri i largėt erdhi shėndoshė e mirė. Tė gjithė sa ishimaty e pritėm vėllazėrisht me nderime tė mėdha. Nė fund
    tė bisedave qė u bėnė atė mbrėmje aty, muhabeti u pėrmblodh midis mysafirit tė largėt dhe mua.

    Midis shumė gjėrave, unė e pyeta mikun, mos vallė keni patur rastin tė njihni nė Ēikago, nė farė Rushit Plaku, por nuk i tregova se unė
    isha vėllai i tij. "Miku", pa mė pyetur se ēfarė e kam Rushitin, mė tha me njė nervozizėm tė papėrmbajtur. "e njoh mirė, po besa ai ėshtė
    fort burrė i poshtėr". Pse ēfarė bėnte e pyeta unė pėrsėri, duke e nuhatur se si ishte puna. Ai tha:"Rushit Plaku ka pasė qėnė armiku mė
    i madh i bac Enverit nė Amerikė. Ai vinte edhe kėtu nė shqipėri pėr tė pėrmbysur me armė qeverinė e bacės..

    I zoti i shtėpisė, mikėpritėsi ynė, mė shikonte mua tepėr i shqetėsuar se mos prishja muhabet me tė. Po unė e qetėsova atė, duke i
    shkelur syrin dhe buzėqeshur lehtė.

    Po Nimet dhe Xhevdet Malon mos i ke njohur, vazhdova unė dhe ēfarė njėrėzish ishin? Miku, si dhe pėr Rushitin tha: "edhe ata i kam
    njohur, por edhe ata burra tė poshtėr paskishin qenė. Ata ishin bėrė shumė tė pasur nė Amerikė, por kanė vdekur qė tė dy dhe varret i
    kanė afėr njėri-tjetrit. Sipas amanetit qė kanė lenė, miqtė e tyre nė Amerikė, u kanė ngritur midis dy varreve njė shqiponjė tė madhe
    krahėhapur, sa njė trup njeriu tė lartė. Shqiponja njė kėmbė e ka mbėshtetur mbi njėrin varr dhe tjetėrn nė varrin tjetėr. Ata kanė lėnė
    dhe njė amanet tjetėr qė kur tė ēlirohet Shqipėria, kockat e tyre tua sjellin tė prehen nė Shqipėri dhe nėqoftėse Shqipėria nuk ēlirohet
    shpejt, kockat tua ēojnė t'i rivarosin nė tokėn shqiptare tė Kosovės.

    E dėgjova dhe e shikoja me vėmendje tė madhe e neveri deri nė fund, atė fytyrė agjenti tė poshtėr kur mė fliste me aq pėrbuzje dhe
    urrejtje pėr amanetet e tyre me atė frymė tė lartė atdhedashurie tė rrallė qė kishin lėnė dy djemtė e tezes sime, me tė cilėt ėshtė pėr
    t'u krenuar. Fatmirėsisht, erdhi dita qė kockat e tyre prehen tani nė tokėn e shėnjtė tė nėnės Shqipėri.

    Si mbaroi agjenti i sigurimit sė foluri dhe unė do tė largohesha, i thashė, mik i tė falemnderit pėrsa mė tregove dhe ma mbushe mėndjen
    top se ata ishin vėrtet njėrėz tė poshtėr, pse ishin patriotė tė mirė dhe jo agjentė tė Enver Hoxhės, po armiq tė tij.

    Agjenti fanatik i sigurimit nė SH.B.A injorant me brirė, u prek nga fjalėt e mia tė fundit, por nuk bėri zė fare. Kur unė do tė ikja, i shtriva
    dorėn, ashtu bėri edhe ai, duke mė dhėnė vetėm majat e gishtave.

    Ja dhe njė rast tjetėr.

    Nė vitin 1994 dhe 1995 kur isha nė SH.B.A, takova shumė shqiptarė tė arratisur, disa prej tė cilėve i kisha pasė njohur qė nė Shqipėri.
    Midis tyre takova edhe shumė shok e miq tė vėllait tim Rushitit, si dhe vėllanė e "arratisur" tė mikut tė Tiranės, i cili dhe mė ftoi njė natė
    pėr darkė. Nė atė darkė, unė pata rastin tė bisedoj me tė gjerė e gjatė.

    Ai nuk hezitoi tė mė pohonte se ishte dėrguar prej Sigurimit tė Shtetit nė SH.B.A. Unė e pyeta atė nėse e kishte bėrė misionin pėr tė cilin
    e kishin dėrguar! Po, tha ai. Po pse e bėrė i thash unė, kur ti e dije se kėtu nuk ishe i kėrcėnuar, po tė mos e kryeje detyrėn pėr tė cilėn
    ishe dėrguar? E di si ėshtė puna mė tha "unė e kreva atė mision, sepse kur erdha kėtu nė Amerikė, nuk ishte si sot, atėhere ora e punės
    sė punėtorit paguhej disa cent tė dollarit dhe dita e punės nuk shkonte mė shumė se 2-3 dollarė, kurse ne tė dėrguarit e Sigurimit,
    merrnim pesė dollarė pėr orė, dyzet dollarė nė ditė, tė cilat na paguheshin nė dorė njė herė nė muaj. Ēdo muaj vinte nga Tirana njė
    person i ngarkuar pėr atė punė, emrin e tė cilit ai ma tregoi, por unė nuk e mbaj mėnd veēse mė kujtohej qė i pėrkiste besimit katolik,
    nė rast se emri i tij nuk ishte pseudonim. Siē mė tregonte ky agjent i Sigurimit nė Amerikė, me personin qė vinte nga Tirana, rrjeti i
    agjentėve nė SH.B.A takohej nė ndonjė lokal, ose hotel shqiptari aty. Ai u jepte rrogėn, si dhe udhėzime dhe porosi tė qendrės nė Tiranė
    dhe merrte prej tyre, nuskat siē u shpreh ai.

    Po, ēfarė kėrkonte nga ju agjentėt kėtu. Sigurimi i Shtetit? Me siguri, vazhdova unė, sekrete tė armėve bėrthamore, tė raketave, bazat e
    flotės detare dhe tė aviacionit ushtarak. AI qeshi me tė madhe dhe mė tha: "Ēdo njeri qė dėrgohej kėtu si agjent, instruktohej dhe
    porositej mirė ēdo tė bėnte aty ku do tė caktohej tė shkonte. Nė radhė tė parė, ne kishim pėr detyrė tė njiheshim me sa mė shumė
    shqiptarė tė arratisur, por edhe tė diasporės. Tė mėsonim prej tyre me ēfarė pune merreshin ata dhe shqiptarėt e tjerė, shok dhe miq tė
    tyre. Ēėshtja kryesore ishte, tė mėsonim a kishte organizata armiqėsore tė shqiptarėve tė arratisur, kush bėnte pjesė nė to dhe ēfarė
    bėnin ato konkretisht. Kush shquhej pėr propogandė anti-pushtet nė Shqipėri. Kush nga tė arratisurit merrej me punė diversioniste. Nga
    niseshin, kur dhe pėr ku.

    Na kishin porositur, tė lidhnim miqėsi me ēdo shqiptar qė do tė takoheshim, t'i bėnim pėr vete dhe tė mundoheshim t'i bindnim se
    qeveria nė Shqipėri, nuk i konsideron njėsoj tė gjithė tė arratisurit. Kush sillet mirė kėtu edhe mund tė riatdhesohet dhe jo vetėm qė nuk
    i bėjnė gjė, por i japin edhe punė dhe familjen ia trajtojnė ndryshe nga tė tjerėve.

    Po ju a i garantoni ata pėr ato q u thonit se po tė riatdhesoheshin do tė trajtoheshin mirė, e pyeta unė ? Po, po tha ai dhe shtoi: 'ne me
    fjalė ua bėnim shesh me lule, ndonjė naivi, por sidomos kosovarėve dhe shqiptarėve tė Maqedonisė, tė cilėt ēmėndeshin pėr Enverin,
    mjaft qė t'u tregoje ndonjė pėrrallė se bac Enveri bėn namin kundėr Titos dhe serbit.

    Tani, mė fol sinqerisht i thash, po atė Rushitin tim, a e ke raportuar ndonjė herė? "Rushitin, rahmet pastė" tha ai, nuk e takova
    asnjėherė. Ai shoqėrinė e tij e kishte me ata tė Shqipėrisė sė veriut dhe atij nuk i afrohej dot kushdo. Ai siē tregonin, tė merrte erė me
    hundė kush ishe dhe ēfarė qėllimi kishe, e pastaj tė rregullonte vet si dinte ai. Ai ishte armik i vendosur deri nė vdekje ndaj rregjimit
    komunist dhe unė kam shkruar pėr tė.

    Po ju agjentėt, a kishit njohje e lidhje midis jush, e pyeta. Jo, jo-tha ai "po kishte raste qė ishim njohur, por nuk tregonim sepse po tė
    merrte qendra vesh, kushedi se ku tė transferonin.

    Pas njė pushimi tė shkurtėr, "miku" agjent mė tha; "Unė me atė rrogė qė merrja nė Tiranė dhe punėn qė bėja nė njė restorant si
    guzhinier u bėra i pasur". Ai kishte njė vilė ku banonte vet, ishte jashtėzakonisht e bukur dhe me njė kopėsht pėrrallor, njė qen me
    peshė 100 kg i cili bėnte njė jetė tė lumtur, qė do t'ia kishte zili ēdo shqiptar sot.

    Unė vazhdoj tė punoj edhe sot si guzhinier tha"dhe njėkohėsisht investoj nė ndėrtim. Blej troje dhe bėj vila pėr t'i shitur" dhe ndėrkohė
    mė shfaqi njė film vidiokasete, ku kishte regjistruar ndėrtimin e dy vilave nė proces. Ndėrtimi i njėrės prej tyre kostonte pesėqindmijė
    dollarė dhe shiteshin me fitim tė madh. Pasuria e jote i thash unė, ėshtė venė me gjakun e shqiptarėve, tė cilėt pėr 50 vjet, janė
    rraskapitur nė punė dhe nuk kanė mbushur dot kurrė barkun me bukė.

    "Jo or jo" tha ai, duke qeshur. Unė km marrė vetėm hakun tim. Babai ynė i pėrbashkėt Enver Hoxha, tė ardhurat e ēifligut tė vet
    Shqipėri, ua ka ndarė me dorė nė zemėr popullit tė tij, sipas punės dhe meritės. Pėr shėmbull, kooperativistit i jepte 20-30 lekė pėr ditė
    pune, aq sa ai i kishte mjaft, se po t'i jepte mė shumė, tėrbohej dhe nuk dilte ēdo ditė nė punė. Enveri, gomarit i jepte njė dorė kashtė,
    kurse atit tagji. Punėtorit i jepte pak mė shumė se fshatarit, sa tė mbante shpirtin gjallė sepse ai s'kishte tjetėr gjė pėrveē krahėve.

    Atyre qė i mbanin nė kėmbė pushtetin, u jepte edhe diēka mė shumė sepse i kishte besnikėt e vet qė i ruanin pushtetin, u jepte edhe mė
    shumė, qė tė ishin gjithmonė vigjilente. Kurse mua qė mė dėrgoi me detyrė dhjetėmijė kilometra larg, qė tė mos e tradhėtoj, mė dha
    hakun tim. Ndėrsa ty dhe shokėve tė tu, armiq tė betuar, ua bėri vendin nė shtėpinė pa qera dhe u jepte njė kothere buke thatė qė tė
    vdisnin aty pak nga pak, pėr tė trembur me ju tė tjerėt qė tė rrinin urtė.

    Ai, me tė veten, llogaritė i kishte bėrė shumė mirė dhe punėt i kishte pasė gjithmonė nė terezi, prandaj fliste ashtu kaluar. Po edhe keq
    nuk foli. Ishte, tamam ashtu siē e shpjegoi ai, gjėndjen tragjikomike tė popullit shqiptar. Unė nuk u heq asnjė presje, atyre ēfarė mė the
    ti deri tani, i thashė bashkėfolėsit tim. Populli shqiptar ashtu e ka merituar. Edhe pse me barkun bosh, duart i ka gjithė kallo, jo nga
    puna, por nga duartrokitjet pėr udhėheqėsin e tij tė lavdishėm qė i pati premtuar parajsėn dhe rubinetat me qumėsht por qė nė fakt i
    ushqeu me bar."


    Kjo eshte nje pjese i nje shkrimi me autor
    Kavajė, mė 04.10.2001 Mushir Ali Plaku

    Shnet Anton!


    rycki2001
    Moderator
    Posts: 362
    (1/16/02 9:09:27 am)
    Reply Re: I lumte komunistave
    --------------------------------------------------------------------------------
    Te lumte edhe ty Anton per shkrimin e mesiperm. Ky shpreh tragjedine tone. Paradoksi eshte po aty. Te persekutuarit ishin dhe jane te tille. Ne qe jemi jashte gezojme qe u kemi shpetuar komunisteve por humbem atdheun. por nuk e di nese e dini qe ketej nga jemi ne ka ende komuniste qe vazhdojne te frekuentojne boten e jashteme veē me nje qellim (Jo te spiunojne antikomunistet, jo...) Te prishin parate qe fitojne (Vjedhin) ne Tirane.
    Para ca kohesh nje miku im vjen dhe me drejtohet i revoltuar : Ne rrojme kot , ne punojme kot. Dhe me tregoi se si kishte takuar nje shqipatar qe i ishte mburrur me ate mburrjen tipike shqiptare : Une kame punuar ne dogane. Une kam emigruar tashme ketu por une nuk rri kurr me nje vend, udhetoj, beje ē'te dua se me del hesapi....

    E pra miku im pati fatin te njeohi nje nga "ata". Por ata jane shume, shume. Dhe kane vjedhur aq shume sa nuk dine ku ti ēojne. Ne Shqiperi nuk kane ē'bejne me ato pare...
    Ndersa ne... edhe ne kemi plot...na kane ngelur fjalet.
    Te pakten ato te mos na i marrin...
    Rycki

    Enip
    Moderator
    Posts: 686
    (1/17/02 3:31:59 am)
    Reply Re: I lumte komunistave
    --------------------------------------------------------------------------------
    komunisteve i lumte derisa nuk eshte zbatuar drejtesia kundrejt tyre.

    anton1as
    i Djathte
    Posts: 977
    (1/17/02 4:25:20 am)
    Reply Re: I lumte komunistave
    --------------------------------------------------------------------------------
    Enip Drejtesia eshte me te vertete nje koncept abstrakt ,por ne kete rast eshte dicka konkrete e cila nuk dhurohet, por perkundrazi duhet shume mund e sakrifica per tia arritur.

    Prandaj kete pyetje duhet tia bejme ne vetes:

    Je te gatshem te sakrifikojme per te arritur DREJTESINE SIC ISHIM TE GATSHEMTE SAKRIFIKOJME PER TE ARRITUR LIRINE?

    Shnet Anton!



    Enip
    Moderator
    Posts: 687
    (1/17/02 6:03:36 am)
    Reply Re: I lumte komunistave
    --------------------------------------------------------------------------------
    ne ckuptim e ke kete shprhje Anton,mund te shpjegohesh pak me qarte.


    tirana
    Ekonomist
    Posts: 997
    (1/17/02 7:00:20 am)
    Reply Re: I lumte komunistave
    --------------------------------------------------------------------------------
    E ka fjalen qe lirine shqiptaret e fituan me sakrifica ndoshta e njesoj duhet vepruar dhe per te fituar drejtesine.(liria dhe drejtesia nuk jane e njejta gje.)

    Ndersa une mendoj qe lirine shqiptari nuk e fitoi vete(ne 1990 flas)por ia dhuroi momenti dhe zhvillimet nderkombetare(Gorbaēovi,muri i Berlinit,Causescu etj).E njejta gje mendoj qe do te ndodhe dhe me drejtesine.....

    Enip
    Moderator
    Posts: 695
    (1/17/02 9:03:10 am)
    Reply Re: I lumte komunistave
    --------------------------------------------------------------------------------
    dakord,por dhe mllefi,uria,varferia,ishin faktore qer bene shqiptaret te kujtoheshin se qene ne roberi-tiraneri,dhe prandaj u ngriten ne revolte dhe rezuan bustin e Enverit ne Tirane.Por fatkeqesisht une akoma nuk shoh shenja te lirise derisa shumica e shqiptareve e kane mbyllur "sqepin" dhe nuk degjohen me ankesa si ne kohen e Sales.
    Me ngjan se cdo gje po vlon nga brenda dhe po pres momentin kur shperthimi do te dali ne siperfaqe.

    tirana
    Ekonomist
    Posts: 1004
    (1/17/02 9:45:43 am)
    Reply Re: I lumte komunistave
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nuk ankohen pasi u mesuan per 60 vjet parazite.Ne sistemin e berishes u konfrontuan me punen dhe lodhjen.E si pasoje,kur sistemi i Berishes u zevendesua nga ai enverist,rigjeten vetvehten,rigjeten parazitizmin dhe sarhosherine karakteristike 60 vjeēare,letargjine.....



    anton1as
    i Djathte
    Posts: 978
    (1/17/02 10:49:40 am)
    Reply Re: I lumte komunistave
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ashtu eshte qe lirine shqiptaret nuk e fituan vete ,por te mos harrojme se po te mos ishin cuar shqiptaret te pakten studentat e gjithato revolta zor se dhe ata 5 vjet do ti kishim hequr komunistat prej pushtetit.

    Po liria dhe drejtesia nuk jane e njejta gje, por drejtesine mos prisni se do ta sjelli ndonje here shteti shqiptar, por vetem shteti shqiptar kur perfaqesuesit e tij te jemi ne e jo ilir meta apo ilir gjoni kjo eshte e para.

    E dyta eshte per te pasur drejtesi duhet te pakten te njihen krimet me fakte dhe prova.

    Dhe per kete ne duhet te kishin ngritur me kohe strukturat per te mbledhur keto.
    Nga dueht te kishte nje grup qe vetem me kete te merrej qe nga 1990 ,por ce do ne presim se drejtesine do te na e japi shteti.

    Keshtu te vuajturit dhe deshmitaret vdesin, ne ikim, shteti shqiptar i mbetet mafiozeve komuniste qe tani ata jane bere milioner ne dollar dhe ne enderrojme se nje dite do te kete drejtesi.

    Dhe per te arritur kete: mbledhjen e deshmime dhe provave duehn marre parasysh dhe sakrifica duke ditur se kush jane komunistat, shembuj kemi plot, per kete duhet qe te kishim nje organizate te fuqishme tonen.

    Shnet Anton!



    vlora67
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 10
    (1/17/02 12:28:31 pm)
    Reply Ju bej ftese
    --------------------------------------------------------------------------------

    Me duket se ne keto forumet tona ka plot njerez te djathte e te persekutuar nga komunizmi. Deshira ime eshte te formojme nje group ku t'a njohim njeri tjetrin. Te jete nje group i mbyllur per publikun e jashtem (komunistet e ish-sigurimsat) ku jo vetem te diskutojme temat tona por edhe t'a perdorim si network per te ndihmuar njeri tjetrin.

    Une kam biseduar pak me Antonin per kete. Kush ka deshire te jete pjestar i nje grupi te tille le te me dergoje adresen elektronike mua ose Antonit.

    Tani per tani do te jete thjesht nje group shokesh qe jane dashamires te njeri tjetrit dhe i lidhin bindjet e djathta dhe urrejtja per komunizmin.

    Me vone ndoshta mund te bejme dicka me shume.

    Juaji,

    Vlora




    anton1as
    i Djathte
    Posts: 991
    (1/18/02 6:14:34 am)
    Reply Re: Ju bej ftese
    --------------------------------------------------------------------------------
    Eshtė thėnė se nė burgun e Tiranės asokohe kane qenė
    dhe
    disa kosovarė tė cilėt mė pas u ekstraduan pėr nė
    Jugosllavi. Si qėndron e vėrteta rreth kėsaj? " Po,
    kjo gjė
    ėshtė mė se e vėrtetė. Mbaj mėnd se asokohe nė burgun
    e
    Tiranės ishin tė arrestuar dhe disa persona tė cilėt
    gjatė
    kohės sė pushtimit kishin shėrbyer nė poste tė larta

    administratėn vendore tė Kosovės.

    Njė mbrėmje drejtori i burgut erdhi dhe me zė tė lartė
    lexoi njė listė emrash tė cilėt i porositi qė tė
    bėheshin
    gati, pasi tė nesėrmen do tė udhėtonin pėr nė
    Jugosllavi.
    Me sa mė kujtohet nė atė listė emrash mbaj mėnd se
    ishin
    Bedri Pejani ish kryetari i Lidhjes sė Dytė tė
    Prizėrenit,
    Profesor Selman Riza, Qazim Bllaca, Muharrem Mitrovica
    dhe
    ushtarakėt e lartė Qazim Komani, Fuat Dibra
    (Xhaferri),
    Sitki Shkupi, Xhelal Preveza e disa tė tjerė qė nuk mė
    kujtohen. Tė nesėrmen e asaj nate ndodhi njė ngjarje
    tepėr
    e dhimbėshme. Ndėrsa kamioni me rimorikio qė do ti
    transportonte ata pėr nė Jugosllavi kishte ardhur,
    urdhėri
    pėr ti nxjerrė ata nė oborr po vononte. Mbas pak nė
    oborrin
    e burgut u duk njė ambulancė dhe nga pjesa e burgut Nr
    2,
    dolėn katėr veta tė cilėt mbanin njė trup njeriu tė
    mbėshtjellė me njė batanije dhe e ngarkuan atė nė
    ambulancė. Ndėrsa tė tjerėt tė lidhur me pranga dy e
    nga dy
    i hypėn nė kamionin me rimorikio dhe i nisėn pėr nė
    Jugosllavi, nga ku siē kam mėsuar mė vonė shumė prej
    tyre
    nuk u kthyen mė tė gjallė. Tė nesėrmen e daljes tonė

    ajrim, mėsuam se ngjarjen qė kishte ndodhur nė burg.
    Njėri
    nga ata qė ishte caktuar pėr tė shkuar nė Jugosllavi,
    quhej
    Riza Ferri dhe ishte nipi i patriotit tė madh kosovar
    Jakup
    Ferrit. Rizai kishte helmuar veten dhe ishte ai qė e
    nxorrėn me batanie pėr nė ambulancė. Dua tė tregoj
    dialogun
    e Rizait nė ēastet e fundit tė jetės me Komandantin e
    Brigadės sė Mbrojtjes sė Popullit majorin Zija Kambo.
    Kur e
    lajmėruan nė telefon major Kambon, ai erdhi dhe e
    gjeti
    Rizanė akoma tė gjallė. Rizai qė ishte helmuar duke
    pirė
    njė grusht tė madh ilaēesh, ju drejtua atij duke i
    thėnė: A
    mor tė poshtėr, pse nuk na vrisni ju, por na dėrgoni
    qė tė
    na vrasi Tito".



    Pjese nga nje interviste me Xhemal Alimehmetin.


    anton1as
    i Djathte
    Posts: 992
    (1/18/02 6:20:02 am)
    Reply Vazhdimi
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nga tė burgosurit qė ishin shtetas tė huaj, kė ke
    pasur
    rastin tė njohėsh?
    " Siē thashė dhe mė lart nė atė burg asokohe kishte
    shumė
    shtetas tė huaj dhe me disa prej tyre ne shiheshim
    shpesh
    sepse atėhere dyert e brendėshme tė burgut nuk
    mbylleshin
    dhe ne komunikonim sa herė me ta. Nga kėta mbaj mėnd
    tre
    vajza gjermane tė cilat i sollėn nė burg aty nga fundi
    i
    dhjetorit tė vitit 1944. Siē thashė dhe mė lart ato
    quheshin Elsa, Amri dhe Erna dhe ishin kapur rob nga
    partizėnt teksa udhėtonin me njė autokollonė gjermane

    rrugėn Kukės-Prizėren Njėra prej tyre ishte sekretarja
    e
    Gjeneralit Fizztung kryekomandantit tė forcave
    gjermane nė
    Shqipėri. Ndėrsa dy tė tjerat kishin punuar mė duket

    shoqėrinė gjermane tė nxjerrjes sė naftės nė Kuēovė.
    Ne
    ishim nė kontakt tė pėrditshėm me to, sepse dhoma e
    grave
    ishte ngjitur me dhomėn tonė. Historinė e tyre e
    mėsuan tė
    gjithė tė burgosurit sepse kishte lidhje me masakrėn e
    ekzekutimit tė 104 shqiptarėve qė ishin tė internuar

    kampin e Prishtinės. Mbasi ato u kapėn rob, shtabi
    gjerman
    nėpėrmjet pėrkthyesit tė tyre kapitenit Petraq
    Pekmezi,
    ndėrhyri pranė shtabit partizan qė asokohe ishte i
    vendosur
    nė fshatin Priskė tė Tiranės, qė ti lironin duke i
    shkėmbyer me disa robėr qė ishin nė kampin e
    Prishtinės.
    Marėveshja u bė dhe gjermanėt sipas kėrkesės sė
    shtabit tė
    Enver Hoxhės i liruan dhjetė tė internuar qė ishin
    komunistė jugosllavė, por Enveri kėrkoi qė tė
    liroheshin tė
    gjithė shqiptarėt qė ishin atje. Pas kėsaj gjermanėt

    indinjuar pėr prishjen e marveshjes, pushkatuan 104
    shqiptarėt e kampit tė Prishtinės. Ato tre vajza
    qėndruan
    nė burgjet e kampet e internimit nė Shqipėri, deri nga
    viti
    1956 kur u bė e mundur riatdhesimi i tyre mbas
    marveshjes
    Hrushov-Adenhauer. Kėtė ngjarje ma ka treguar
    hollėsisht
    profesori im i muzikės Luigj Filaj i cili kishte
    punuar si
    pėrkthyes pranė gjermanėve bashkė me kapiten Petraq
    Pekmezin tė cilin me urdhėr tė Enver Hoxhės, tre ditė
    para
    ēlirimit tė Tiranės njė grup partizanėsh shkuan dhe e
    ekzekutuan nė oborrin e shtėpisė tij aty nė bregun e
    Lanės".


    Kė keni njohur tjetėr aty nė burg nga eksponentėt
    kryesorė
    tė politikės shqiptare tė kohės sė Zogut dhe tė
    pushtimit?
    "Aty nė burg siē thashė dhe mė lart ishin njė numėr i
    madh
    prej tyre. Dua tė kujtoj Ibrahim Biēakun, djalin e
    patriotit tė madh Aqif Pashė Elbasanit qė kishte
    kryesuar
    Kongresin e Lushnjes, i cili kishte qenė Kryeministėr

    kohėn e pushtimit gjerman. Ibrahimi ishte i vetmi
    kryeministėr nga ata qė u quajtėn kuisling, nė tė
    gjithė
    Europėn Lindore qė nuk u pushkatua. Kjo gjė erdhi pasi

    gjygjin e tij i doli si dėshmitar Myslym Peza, qė nė
    atė
    kohė ishte zv / kryeministėr dhe figura kryesore pas
    Enver
    Hoxhės. Myslymi deklaroi nė gjygjė se gjatė kohės sė
    luftės
    kur Ibrahim Biēaku ishte kryeministėr, i kishte
    dėrguar
    atij nė Pezė dy kamionė me armatime, ushqime dhe
    veshmbathje, pėr partizanėt e Pezės. Po kėshtu aty nė
    burg
    kam pasur rastin tė njoh nga afėr dhe Bahri Omarin
    kunatin
    e Enver Hoxhės dhe shokun e tij tė ngushtė Kol
    Tromarėn tė
    cilėt qė nga viti 1920-tė, ishin bėrė tė njohur si
    personalitete dhe njerėz me reputacion tė madh nė
    jetėn
    politike shqiptare. Mbaj mėnd se aty nga shkurti i
    vitit
    1945, Bahriut i erdhi nė takim gruaja e tij qė ishte e
    motra e Enver Hoxhės, sė bashku me Nexhmijen qė sapo
    ishte
    martuar me Enverin. Tek dhoma e takimeve, gruaja e
    Bariut e
    prezantoi burrin e saj me Nexhmijen duke i thėnė se
    ajo
    ishte nusja e Enverit dhe nga ēantat qė kishte me
    vete,
    nxorri disa peshqeshe tė vogla tė cilat ēifti i
    porsamartuar jua kishte bėrė peshqeshe sipas zakoneve
    gjirokastrite. Bahriu nuk deshi qė t` i merrte fare
    ato,
    por ju lut shoku i tij Kolė Tromara duke i thėnė se
    nuk
    ishte mirė qė tua kthente mbrapsht ato. Po kėshtu nė
    atė
    burg kam njohur dhe Osman Gazepin, njė oficer i vjetėr
    karriere qė nga koha e Turqisėi cili pėr shumė kohė
    kishte
    shėrbyer si adjutant i Mbretit Zog me gradėn e
    Kolonelit.
    Mbaj mėnd aty nga gushti i vitit 1945, kur nė radio po
    lexohej njė artikull pėrkujtimor pėr dy vjetorin e
    Luftės
    sė Barmashit kundėr forcave gjermane, Osmani mu lut
    t`ja
    lexoja artikullin sepse vetė nuk lexonte dot. Mbasi ja
    mbarova artikullin ai mė tha: Sa gėnjejnė. Mė pas ai

    shpjegoi se nė Luftėn e Barmashit, nė javėn e parė tė
    gushtit 1943, nuk kishin luftuar vetėm partizanėt, tė
    cilėt
    e braktisėn frontin, por aty kishin bėrė njė luftė tė
    madhe
    forcat e Ballit Kombėtar. Kjo gjė kishte ndodhur pas
    njė
    mbledhje nė Vithkuq tė Korēės ku kishin marrė pjesė
    eksponentėt e Ballit Kombėtar, Kolė Tromara, avokat
    Xhevdet
    Kapshtica dhe Faslli Frashėri. Pėr kėtė gjė kishte
    dijeni
    dhe kryetari i Misionit anglez majori Maklin i cili
    kishte
    ndjekur nga afėr luftimet e forcave tė Ballit Kombėtar

    komandoheshin nga Maliq Dushari, Safet Butka, Qemal
    Burimi
    dhe komandanti i operacionit kapitenit me akademi Jani
    Dilo, i biri i patriotit Ilia Dilo Sheperi".


    Po nga klerikėt a keni pasur nė atė burg?
    Nga klerikėt nė atė kohė ka pasur shumė nė atė burg,
    por
    unė do tė kujtoj disa prej tyre. I pari klerik qė u
    pėrplas
    nė burgun politik tė Tiranės, ishte Hafiz Sherif Langu
    i
    cili kishte qenė Kryetar i Komunitetit Myslyman nė
    Shqipėri, detyrė tė cilėn e kishte ushtruar dhe gjatė
    okupacionit. Ai rridhte nga njė familje e nderuar
    dibrane
    dhe kishte qenė pėr njė kohė tė gjatė Myfti nė Shkup
    ku
    kishte marrė pjesė nė shumė kuvende shqiptarėsh i
    njohur si
    antisllav, gjė e cila kishte ēuar dhe nė arrestimin e
    tij.
    Ai vuante shumė dhe mbas bėri pesė vjetė burg aty, e
    liruan
    pak para se tė vdiste. Nuk do tė mė harrohet kurrė njė
    natė
    e ftohtė dimri, kur u dėgjua hapja e derės kryesore tė
    burgut. Mbas pak pamė se nė korridor kishin hedhur dy
    qenije tė gjalla tė mbuluar me njė batanije. Njeri nga
    ata
    ishte i veshur me kostum Kombėtar dhe nė kokė mbante
    njė
    fesė tonuz, kurse tjetrin e kishin futur nė njė thes
    dhe
    vetėm koka i dukej jashtė. I pari ishte Sulēe beg
    Bushati,
    njė burrė i vjetėr afėr tė 90-ve, tė cilin e njohėn
    nipėrit
    e tij qė ishin tė burgosur aty, Shefkiu, Shyqėriu dhe
    Myfiti, kurse tjetri ishte shkrimtari dhe prifti
    katolik
    Dom Lazėr Shantoja. Nga torturat barbare qė ju kishin
    bėrė
    atyre, i kishin kthyer nė kufoma tė gjalla. Herė mbas
    here
    Dom Lazėr Shantoja me njė zė qė tė ngjallte keqardhje,
    ju
    lutej rojeve tė burgut duke ju thėnė: A mani bre
    burra, pėr
    hir tė zotit mė pushkatoni. Nga klerikėt e tjerė kam
    njohur
    dhe Padėr Mėshkallėn. Kujtoj se njė ditė ai po
    shėtiste nė
    ajrim me dy djem tė rinj.

    Nga penxherja e katit tė dytė ata i pa kapiten Muēo,
    oficer
    i Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme qė shėrbente dhe
    si
    hetues nė burg. Mbasi mbaroi ajrosja, kapiten Muēo sė
    bashku me dy policė tė tjerė qė mbanin nga njė kėrbaē

    dorė erdhi, brenda nė qelinė e dy tė rinjėve qė ishin
    shoqėruar me Padėr Mėshkallėn. Ai ju kėrkoi atyre se
    ēfarė
    ju kishte thėnė prifti dhe urdhėroi qė ti rrihnin me
    kėrbaē. Pas pak thirri dhe Padėr Mėshkallėn duke i
    kėrkuar
    dhe atij se ēfarė po ju thoshte tė rinjėve nė oborr.
    Mbas
    pėrgjigjies sė tij, kapiten Muēua urdhėroi dy policėt
    qė ta
    rrihnin dhe Padren e shkretė. Ndėrsa ata e godisnin
    atė,
    Mėshkalla i thoshte kapiten Muēos: Si do tė mė kuptosh
    ti
    mor zotni qė ke 13 muaj qė mė torturon, unė do tė
    vdisja i
    lumtur si Jezu Krishti, po tė mė kryqėzoje si atė.
    Asokohe
    nė atė burg, klerikėt nuk torturoheshin dhe vriteshin
    vetėm
    fizikisht, por ata poshtėroheshin dhe moralisht., Mbaj
    mėnd
    se aty nga viti 1947, sollėn tė arrestuar dhe dy
    klerikėt e
    mirėnjohur qė shėrbenin nė Tiranė, Kryepeshkopin Irene
    Banushi dhe patriotin e poetin Ibrahim Hafiz Dalliu.
    Kapiten Muēua qė thashė mė lart, donte tė argėtohej me
    ta
    dhe ēallmėn e Hafiz Dalliut ja vuri nė kokė
    Kryepeshkopit
    Banushi dhe pastaj mblodhi tė burgosurit duke i pyetur
    se
    a` i shkonte ajo. Nuk e harroj pėrgjigjien e Banushit

    tha: Nuk e di mor zoti kapiten, a e meritoj unė qė tė
    vė nė
    kokėn time ēallmėn e kėtij patrioti tė madh. Pas
    kėsaj,
    tėrbimi i kapitenit ishte i madh dhe mjafton tė them
    se
    Hafizit ja theu tė gjithė dhėmbėt".


    Gjatė asaj periudhe qė ju keni qenė nė atė burg, a
    ėshtė
    pushkatuar ndonjė i burgosur?
    " Po, vetėm gjatė vitit 1945 ishte e pamundur qė ēdo
    ditė
    tė mos pushkatoheshin pesė a gjashtė burra nė ditė dhe
    shpesh herė edhe gra. Kėshtu nė qershorin e atij viti
    janė
    pushkatuar nė njė ditė 13 veta. Ata i lidhėn dy e nga
    dy nė
    korridor dhe i trembėdhjeti prej tyre ishte njė djalė
    i ri
    qė nuk i kishte mbushur akoma tė 20-at, i cili quhej
    Mustafa Vrapi. Qėlloi qė atė ditė Mustafait i kishte
    ardhur
    nėna dhe e priste pėr takim tek porta e jashtėme. Ajo
    e pa
    djalin e saj tė vetėm teksa skuadra e pushkatimit po e
    ēonte nė Bregun e Lumit pėr ta ekzekutuar. Ajo u vu
    mbrapa
    makinės dhe qante e bėrtiste, por rojet e burgut e
    zbrapsėn
    me forcė. Tė gjitha kėto skena, ne tė burgosurit e
    tjerė i
    shikonim nga frengjitė e burgut. Nė atė grup qė po i
    ēonin
    pėr ti pushkatuar ishin Major Murat Basha, Sure Ajazi,
    Hajredin Zogolli, Osman Taraku, Mersin Hasa, Xhelal
    Peza,
    Besim Pazari, Ibrahim Bodinaku, Avdulla Kusi etj.
    Mbasi i
    vunė nė rresht dy e nga dy sikur tė ishin ushtarė, ata
    i
    nisėn pėr ti pushkatuar nė Breg tė Lumit. Atė ēast
    ndodhi
    ajo qė unė nuk do ta harroj kurrė. Ata tė trembėdhjetė
    u
    mblodhėn kokė mė kokė dhe filluan tė kėndonin nė kor
    Himnin
    e Flamurit dhe zėrat e tyre u dėgjuan deri sa humbėn
    nga
    sytė tanė, nė drejtim tė vėndit tė ekzekutimit, i cili
    nuk
    ishte mė larg se 20 minuta qė aty dhe krismat e armėve
    dėgjoheshin fare qartė nga ne nė burg".

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ē'te kerkojne te falur Nexhmija, Ramizi & Co. kua ata akoma nuk kane te konceotuar ne kokat e tyre se gjate viteve te komunizmit kane qene arkitektet e krimeve ne kurriz te popullit te vet.

    Kjo del shume qarte dhe nga nje artikull qe pat sjelle Redi tek faqja kryesore e albasoul-it ku Nexhmija shfaqej me formen me te zeze te saj dhe ku e nxirrte veten dhe Enverin te pafajshem,udheheqes te denje te kombit e shtetit shqiptar.

    NUk kerkoj qe ata te mundohen te konceptojne kerkimin e faljes, por thjeshte kerkoj zbatimin e drejtesise nga shteti shqiptar,kerkoj qe ata qe jane sot gjalle te dalin para banges se te akuzuarit, kerkoj te denohen per krimet qe kane kryer,kjo jo si teke e imja,por si nje kerkese per drejtesi

    ---------
    para pak ditesh ne Gjermani u zhvillua gjyqi tjeter i rradhes ndaj nje ish nazisti, i cili urdheroi vrasjen e qindra italianeve ne LIIB,pse te mos kemi dhe ne nje gjyq te atille ku te denohen kriminelat e kuq qe akoma marrin fryme te lire ne ajrin shqiptar???

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ornament qeshu qeshu

    Ornament lexo pak kte fundin e shkrimit te ENIT.

    E di se te vjen te qeshesh o nipi kapterr Mucos..
    Kapterr Mucua ka poshteruar qindra Rilindas dhe une nuk mund te pajtohem e as te qesh. Jam njeri cte bej.
    Nuk jemi njesoj. Keshtu eshte bota... Disa vrasin e qeshin disa ndjejn dhimbje..

  12. #12
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ata jo vetem qe nuk kane kerku falje por,


    kane vra e i kane pi gjakun femijeve te ish-burgosurve dhe te persekutuarve:


    1. Major Besnik Hidri Lindur me 7 shkurt 1966 ne Durres. Ishte i persekutuar politik, gjyshi i tij ishte ne burg politik, e ema e internuar. Ne vitin 1993 futet ne sherbimin e fshehte SHIK Durres. Me 1994, transferohet ne Tirane dhe me 1995, emerohet Shefi i Kunderzbulimit pėr ambasadat e huaja Tirane. Ishte specializuar prane sherbimeve sekrete italiane, turke dhe CIA-s ne SHBA. Fliste ne italisht dhe anglisht. Ishte i martuar me Marielen me te cilen kishte dy vajza, Livian dhe Samuelen. Me 28 shkurt 1997 kur bandat komuniste te Neki Dredhes dhe Albert Gjahtarit, Niko Veizit dhe Nedin Xhelilit sulmuan SHIK- un ne Vlore. Besniku e mbrojti shtetin heroikisht dhe ra nga plumbat e komunisteve vlonjate. Ishte vetem 31 vjeē.



    2. Kapiten Leke Qoku Lindi me 13 prill 1961 ne Tropoje. Ishte i persekutuar politik. Dajot e tij i kish pushkatuar regjimi diktatorial. Ne shtator 1992 futet ne sherbimin e fshehte SHIK dhe fillon edhe fakultetin juridik. Me 1995 emerohet ne detyren e rendesishme te shefit te Sherbimit te Brendshem Rinas. Ishte i martuar me Valentinen dhe kishte nje djale Kristin, i cili kur i vrane babane ishte vetem 1 muajsh. Ai ra ne mbrojtje te shtetit shqiptar me 28 shkurt 1997. Egersirat komuniste e terhoqen zvarre trupin e tij dhe e ēuan tek studentet qe gjoja ishin ne greve urie. Ne sy te studenteve trupi i tij ende pa dhene shpirt eshte coptuar dhe i eshte prere mishi copa-copa. Deputetja e sotme Liza Hoxha i ka pire gjakun dhe e ngazellyer i ka dhene doren dhe ka perqafuar Niko Veizin dhe Neki Dredhen duke i gjakosur edhe ata. Kisha Katolike nderhyri pėr te marre trupin e tij pa jete. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan duke thene se trupi i tij do te behej copa-copa dhe do te hahej nga komunistet vlonjate!" Ishte vetem 36 vjeē kur e vrane.


    3. Kapiteni i pare Gjergj Mehmeti
    Gjergji ishte nga Tepelena dhe kishte dajon e itj te denuar politik. U godit pabesisht nga bandat komuniste te "Komitetit te Shpetimit" Sarande, u vra duke luftuar si luan dhe pastaj bandat e dogjen pa dhene shpirt. Gazeta "55" date 8.4.2000 ka akuzuar pėr vrasjen e tij major Shpetim Idrizin, i cili pėr kete vepėr makabre ju dha shefit kuadrit ne Garden e Republikes, i akuzuar po nga kjo gazete si kapo mafie e gardes se Republikes ku u transferua si keshilltar i ministrit shokut Spartak Poēi. Nuk e njihte friken i kudo ndodhur, polic i vertete qe beri aq shume pėr Vloren, duke lene tek shoket e tij kujtime te paharruara. Ishte vetem 35 vjeē kur e vrane dhe e dogjen komunistet.



    Orna beji te fala Luita Hoxhes , por kij kujdes kur ti thuash se nuk ka me komunista ne RSH se te pin gjakun!

    E ne presim qe ata te kerkojne te falur?


    O te djathte o mjerim!

    Ata tallen me ne!

    E kam treguar me kohe historine e fevziut ne demostrat e studenteve 1991

    e kam pase ne gjimnaz plehren.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  13. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872

    kapter Muēo,

    Brari, fakti qe ti me ben te qesh nuk eshte fyerje, as kritike, por evidentim dhe jo vetem nga une. Njerezit me nje dhunti te tille une i respektoj. Sa per Enin, ajo eshte « rimorkjo me zhavor », gure ne fillim, gure ne mes, gure ne fund. Duhet te jesh « mulli guresh » qe te shquash mesazhin qe fshihet ne ta.
    Tani do te tregoj diēka per « kapter Muēon » ; Kapteri ishte bir kapteri, nip dhe sternip kapteri. Kapterllikun ata e kishin per fis. Tregonin qe te paret e fisit kishin luftuar per sulltanet e empirit Otoman. Nuk dinin tjeter mjeshteri perveē luftes. Ishte gjenetike per ta. Tregonin qe i pari i tyre, ne kohen kur per shtepi banimi kishin nje guve mali, vrau ariun qe si linte te kultivonin token. Te nesermen njerezia e thriti Aria dhe i gjithe fisi tij Ariane. Mevone kur ardhen plot te huaj ne ato toka, ata u thiren me Argonate, e me pas Aristokrate. Me mbrapa kur te tjere te huaj erdhen dhe populluan vendin, kapteri u quajt Aga dhe fisi Agallare. Ne fakt thelbi mbeti i njejte ARI, i cili u shndrua ne emblemen e familjes tyre.
    Kapter Muēo ishte nenprefekt, e me pas komandant xhandermarie i nje qyteti te rendesishem ne kohen e Zogut, i cili si mbret u mbeshtet kryesisht tek aristokracia shqiptare. Gruaja e kapter Muēos ishte nje vashe e re, siē e donte tradita e fisit, me leshra te verdha gjer ne mes te belit. Ajo bente pjese ne kolegjin e pare te vajzave te hapur ne shqiperi, te drejtuar nga nje femer e shkelqyer me emrin Urani, nje foto e saj bashke me nje grup teatral si dhe mesuesen gjendet ne muzeun kombetar. E bija e saj dhe kapter Muēos, kur isha i vogel me tregonte qe ishte nxenese e shkelqyer, dhe di pse, sepse ishte e detyruar te pergjigjej ēdo dite ne mesim ngaqe mesuesja donte te shihte ēfare fustani kishte veshur dhe si kombinohej ai me kepucet. Shetitjet me automobil dhe jaht, qe shohim sot ne filma, per fisin e Muēojve ishin realitet. Gojet e liga flisnin qe dhe mamuzet e gojezen e kalit i kishte te lara ne flori. Me ardhjen e italise dhe arratisjen e bretit Zog, kapter Muēo shkoi ne Greqi, ku s’ndejti shume. Atdheu dhe lufta e therisnin, siē e thame lufta ishte gjenetike per ta. Me Mithat Frasherin e te tjere u perpoq te organizonte Nacionalistet Shqiptare, por pa sukses. Atehere ne 44 me gjermanin u hodh ne mal te zi e me pas ne Itali. Ne itali u vu ne sherbim te anglezeve, e rekrutuan per ti bere atentat Palmiro Toliatit, nje nga shefat komuniste italiane, qe kapteri nuk e vrau duke u shfajesuar qe s’i shkrepi arma. Ne 48 nen urdherin e mbretit Zog, si kapter dhe bir kapteri qe ishte shkoi me detyre ne Egjypt, ku mbreti gjendej asokohe. Morri pjese ne luften e Palestines, por edhe disa plage te renda qe shkaktuan vdekjen e tij rreth viteve 60, ne Kairo.
    Varri i kapterit, as sot e kesaj dite nuk dihet. Ndoshta ai gjendet prane faraoneve, kusherinj te larget te fisit te Muēajve. Fund.



    ____________________________________________

    Ornament, te lutem mos ofendo diskutantet e tjere me nofka te papershtatshme. Keto nofka e ulin nivelin e diskutimeve.

    Sinqerisht,

    vlora
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vlora : 09-05-2002 mė 14:21

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ORNAMENTO

    DEGJO ORNAMENTO !

    Une fola per kapter Mucon ne kete shkrimin e ENIT.
    Ti fole per nje kapter Muco tjeter...nejse.


    Ne kete cope shkrim te Enit ka mesazhe sa te duash. Natyrisht ti ushqehesh me mesazhet e nanos kurse une As NANOs e As Thanasit nuk ja dua mesazhet.
    Per mua Eni eshte "karroc me gure" por gure te atdheut ama e jo si karroca jote me ***** e edi rames dhe fatos nikoll gaxhes,.

    Mesazhi kryesor per mua eshte...

    "Ne dore te kujt kane perfunduar ata njerez te ndritur te kombit tone..."
    Mjafton vetem nji emer Pader Meshkalla dhe perballe tije kapter MUCUA.. per te kuptuar permasat e tragjedise tone 50-60 vjecare.

    Lexo Ornament edhe nji here kete pjese..

    "dhe Padėr Mėshkallėn. Kujtoj se njė ditė ai po
    shėtiste nė
    ajrim me dy djem tė rinj.

    Nga penxherja e katit tė dytė ata i pa kapiten Muēo,
    oficer
    i Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme qė shėrbente dhe
    si
    hetues nė burg. Mbasi mbaroi ajrosja, kapiten Muēo sė
    bashku me dy policė tė tjerė qė mbanin nga njė kėrbaē

    dorė erdhi, brenda nė qelinė e dy tė rinjėve qė ishin
    shoqėruar me Padėr Mėshkallėn. Ai ju kėrkoi atyre se
    ēfarė
    ju kishte thėnė prifti dhe urdhėroi qė ti rrihnin me
    kėrbaē. Pas pak thirri dhe Padėr Mėshkallėn duke i
    kėrkuar
    dhe atij se ēfarė po ju thoshte tė rinjėve nė oborr.
    Mbas
    pėrgjigjies sė tij, kapiten Muēua urdhėroi dy policėt
    qė ta
    rrihnin dhe Padren e shkretė. Ndėrsa ata e godisnin
    atė,
    Mėshkalla i thoshte kapiten Muēos: Si do tė mė kuptosh
    ti
    mor zotni qė ke 13 muaj qė mė torturon, unė do tė
    vdisja i
    lumtur si Jezu Krishti, po tė mė kryqėzoje si atė.
    Asokohe
    nė atė burg, klerikėt nuk torturoheshin dhe vriteshin
    vetėm
    fizikisht, por ata poshtėroheshin dhe moralisht., Mbaj
    mėnd
    se aty nga viti 1947, sollėn tė arrestuar dhe dy
    klerikėt e
    mirėnjohur qė shėrbenin nė Tiranė, Kryepeshkopin Irene
    Banushi dhe patriotin e poetin Ibrahim Hafiz Dalliu.
    Kapiten Muēua qė thashė mė lart, donte tė argėtohej me
    ta
    dhe ēallmėn e Hafiz Dalliut ja vuri nė kokė
    Kryepeshkopit
    Banushi dhe pastaj mblodhi tė burgosurit duke i pyetur
    se
    a` i shkonte ajo. Nuk e harroj pėrgjigjien e Banushit

    tha: Nuk e di mor zoti kapiten, a e meritoj unė qė tė
    vė nė
    kokėn time ēallmėn e kėtij patrioti tė madh. Pas
    kėsaj,
    tėrbimi i kapitenit ishte i madh dhe mjafton tė them
    se
    Hafizit ja theu tė gjithė dhėmbėt".


    Gjatė asaj periudhe qė ju keni qenė nė atė burg, a
    ėshtė
    pushkatuar ndonjė i burgosur?
    " Po, vetėm gjatė vitit 1945 ishte e pamundur qė ēdo
    ditė
    tė mos pushkatoheshin pesė a gjashtė burra nė ditė dhe
    shpesh herė edhe gra. Kėshtu nė qershorin e atij viti
    janė
    pushkatuar nė njė ditė 13 veta. Ata i lidhėn dy e nga
    dy nė
    korridor dhe i trembėdhjeti prej tyre ishte njė djalė
    i ri
    qė nuk i kishte mbushur akoma tė 20-at, i cili quhej
    Mustafa Vrapi. Qėlloi qė atė ditė Mustafait i kishte
    ardhur
    nėna dhe e priste pėr takim tek porta e jashtėme. Ajo
    e pa
    djalin e saj tė vetėm teksa skuadra e pushkatimit po e
    ēonte nė Bregun e Lumit pėr ta ekzekutuar. Ajo u vu
    mbrapa
    makinės dhe qante e bėrtiste, por rojet e burgut e
    zbrapsėn
    me forcė. Tė gjitha kėto skena, ne tė burgosurit e
    tjerė i
    shikonim nga frengjitė e burgut. Nė atė grup qė po i
    ēonin
    pėr ti pushkatuar ishin Major Murat Basha, Sure Ajazi,
    Hajredin Zogolli, Osman Taraku, Mersin Hasa, Xhelal
    Peza,
    Besim Pazari, Ibrahim Bodinaku, Avdulla Kusi etj.
    Mbasi i
    vunė nė rresht dy e nga dy sikur tė ishin ushtarė, ata
    i
    nisėn pėr ti pushkatuar nė Breg tė Lumit. Atė ēast
    ndodhi
    ajo qė unė nuk do ta harroj kurrė. Ata tė trembėdhjetė
    u
    mblodhėn kokė mė kokė dhe filluan tė kėndonin nė kor
    Himnin
    e Flamurit dhe zėrat e tyre u dėgjuan deri sa humbėn
    nga
    sytė tanė, nė drejtim tė vėndit tė ekzekutimit, i cili
    nuk
    ishte mė larg se 20 minuta qė aty dhe krismat e armėve
    dėgjoheshin fare qartė nga ne nė burg".


    __________________

    qeshu sifiliz i partis qeshu..limprehti eshte i juaji...lol.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Eni, duke vene ketu temen e vjeter e nxore jashte loje kete teme.


    Ornamenti, je i pari qe degjoj te thote se "ne Shqiperi nuk ka dhe nuk ka pasur kurre komuniste". Nuk di cfare i quan ti ata shemtirat qe hanin njeri tjetrin si kanibalet.


    Sa per Kinen, ti nuk i ke kuptuar mire ato qe ke lexuar. Shume njerez vertet besojne se Kina mund t'ja kaloje edhe Amerikes ne 50-100 vitet e ardhshme, por kjo do te ndodhe po t'a hedhe tej systemin komunist dhe te shnderrohet ne demokraci.


    vlora
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vlora : 09-05-2002 mė 14:22

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-08-2023, 08:26
  2. Bing makina e kėrkimit nga Microsoft
    Nga RaPSouL nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 12:16
  3. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 10:46
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Problemet Shoqerore te Shkaktuara nga Mungesa e Mashkulloresise
    Nga Arb nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •