--------------------------------------------------------------------------------
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
SHEJH SHEQFQET SHEHU
(1900-1952)
Shejh Shefqet Shehu lindi nė Gjakovė, nė vitin 1900. Ishte djali mė i vogli, i katėrti, i Aqif Efendiut, nga familja e njohur Shehu, me prejardhje nga Shejh Sylejman Efendiu, qė ishte themelues i Teqesė sė Madhe, tarikati Saadi, nė Gjakovė dhe nė Marash, Prizren
Mėsimet e para i nisi nė Gjakovė, i vazhdoi studimet nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės, pranė Myderrizit mė tė njohur tė kohės, Hafiz Iljaz Efendiut, qė ishte nipi i Yvejs Efendiut, myderrizit tė parė tė Medresės sė Madhe tė Gjakovės
Diplomoi nė Prizren, nė Medresenė e Mehmet Pashės, tek dijetari, Nusret Efendiu, qė ishte edhe Myfti i Prizrenit.
Nė vitin 1928, nė moshėn 43 vjeēare, ndrroi jetė, nė Gjakovė, Shejh Qamili, vėllau i madh i Shejh Shefqetit. Shejh Qamili ishte i martuar, por nuk la pasardhės, kėshtu, me vdekjėn e tij, Teqja e Madhe e Gjakovės pėr disa vjet mbeti pa shejh, pa udhėrrėfyes
Nė muajin prill tė vitit 1928, Shejh Shefqeti u nisė pėr nė Damask, Siri, pėr tė marrė Hilafetnamenė tek Shejh Ibrahimi, qė ishte udhėrrėfyesi kryesor pėr tarikatin Saadi.
Nga vendlindja, Gjakova, Shejh Shefqeti shkoi nė Shkup, nga Shkupi nė Selanik, nga Selaniku me anije nėpėr Detin Mesdhe, arriti nė Halep, nga Halepi nė Damask
Nė Damask, kryeqyteti i Sirisė, u vendos nė Teqenė e Shejh Ibrahimit, i cili u befasue kur Shejh Shefqeti u prezentue , por e priti me shumė dashamirėsi
Shejh Shefqeti i tregoi se vjen nga Gjakova, Vilajeti i Kosovės, nė Shqipni (Arnautllėk), nė Rumeli, siē quhej atėherė , se ėshtė stėrnip i Shejh Sulejman Efendi Axhiza Babės dhe se qėllimi i ardhjės sė tij ėshtė marrja e Hilafetnamesė, sipas rregullit tė tarikatit Saadi dega Axhizi, pėr tė plotėsue vendin zbrazėt nė teqe, pas vdekjės sė vllaut, Shejh Qamilit
Shejh Ibrahimi, ndėr tė tjera, tha:
Shejh Saadeddin Xhebbaviu ėshtė Piri i Tarikatit Saadi, kurse Shejh Sulejman Efendiu nga Jakova, ėshtė Piri i dytė pėr Rumeli Prandej, nėse ka ndonjė shejh tė tarikatit Saadi dega Axhizi mund ta pranoni Hilafetnamenė prej tij
Shejh Shefqeti i tregoi se ka shejhlerė tė tarikatit Saadi kolli Axhizi, njėri ndėr ta ėshtė Shejh Muharrem Mitrovica, i cili ka marrė hilafet nga vėllau im i ndjerė Shejh Qamili .Kur i dėgjoi kėto fjalė tė Shejh Shefqetit, atėherė Shejh Ibrahimi tha:
Ardhja e juej kėtu, nė Damask, na ka befasuar, por edhe na ka gėzuar! Jeni tė mirėseardhur! Mund tė pushoni kėtu, mund tė qėndroni sa tė dėshironi, sepse nė gjuhėn arabe shumė mire po komunikoni, kjo dėshmon se keni pėrgatitje tė duhur, prandaj, kur tė kthehesh nė vendlindjen tėnde, menjėherė njoftoni tė gjithė dashamirėsit tuaj dhe Shejh Muharremin, i cili do ta kryen ceremoninė e hilafetit
Nė muajin nėntor, 1929, nė Teqenė e Madhe nė Gjakovė, Shejh Shefqeti, nė njė ceremoni madhėshtore drejtue nga Shejh Muharrem Mitrovica, u gradue Shejh i tarikatit Saadi nė Teqes e Madhe, ku shėrbeu me nder pėr 23 vjet, deri sa ndrroi jetė me 1952
Shejh Shefqeti ishte dijetar, i devotshėm, shumė bujar Njohės i mirė i fesė Islame, praktikues i Sheriatit, shembull pėr pjestarėt e tarikatit
Gjatė shėrbimit tė tij, Shejh Shefqeti me secilin njeri ėshtė sjellur me shumė dashamirėsi, por ishte shumė rigoroz nė zgjedhjėn, pranimin e anėtarėve tė rinj Sipas djalit tė tij, Shejh Muhamedit, :
Baba i ka pranue vetėm 40 myhybė, 4 dervishė dhe nuk ka pranue pėr tė gradue asnjė shejh! A thue pse? Sepse, fakiri thoshte: Ai qė nuk ėshtė i udhėzuar, qysh do ti udhėzojė tė tjerėt? Ai qė nuk di pėr veti, qysh do ti mėsojė tė tjerėt? Ai qė ska edukatė, kujt mund ti japė?
Pėr Shejh Shefqetin tregohen shumė keramete, por kjo ėshtė njė temė nė vete Por, thėnė shkurt, ai ka qenė njė burrė shumė i nderuar, sepse me vepra e ka dėshmuar Me gjithė kėtė, ai ka vuajtur, ėshtė arrestuar, ėshtė burgosur, nga komunistėt e Gjakovės, nuk ėshtė lejuar as nė Teqe tė Madhe pėr tu varrosur !
Shejh Shefqeti ndrroi jetė, kaloj nė jetėn e vėrtetė, nė orėn 13-tė, ditėn e martė, me 11 mars 1952. Tė nesėrmen, ditėn e merkurė, me 12 mars 1952, u varros me nderime tė mėdha, qė nuk mbaheshin nė mend nė Gjakovė, deri nė atė ditė !
Nė varrimin e Shejh Shefqeti, me gjithė pengesat e pushtetit, morėn pjesė mbi 12.000 vetė, jo vetėm tė Gjakovės, por nga tė gjitha anėt e Kosovės !
Trupi pa jetė, i tė ndjerit, shejhut Shefqet, nga Teqeja e Madhe nėpėr Ēarshi tė Vogėl, u bartė nė maje tė gishtave nga rinija, ndėrsa madhėrohej me tekbire, Allahu, Zoti, Perėndia, deri tek xhamija
Nė Xhaminė e Sefės u falė namazi i xhenazės, nėn drejtimin, udhėheqjen, e trimit, luftėtarit, atdhetarit, Hafiz Ymer Efendi Guta, ku ishin tė pranishėm edhe shumė shejherė, hoxhallarė, ndėr tė cilėt vlenė tė pėrmendėn: Myderriz, Hafiz Fahri Efendi Iljazi, Mulla Mustafė Efendi Canhasi, Mulla Mustafė Efendi Loshi, Mulla Jahja Efendi Bakalli, Mulla Sahit Berki, Mulla Hamdi Doli, Hafiz Hysni Efendi Yvejsi, Hafiz Selim Efendi Yvejsi, Mulla Sejdiu etj. Kurse nga shejhlerėt ishin tė pranishėm, ndėr tė tjerė, edhe kėta: Baba Qazim Bakalli, pėrfaqėsues i bektashinjve, Shejh Aliu i Teqės sė Shejh Banit, tė Saadive, Shejh Mehmeti i Shejh i Shejh Aliut tė Doblibarės, Shejh Danjolli i Teqės sė Haxhi Shejh Musasė, tė Rifaive, Shejh Dyli i Teqes sė Shejh Eminit, tė Saadive, Shejh Lita (Haliti) i Halvetive, Shejh Mahmudi i Teqes sė Kaderive, Mulla Hajrullah Hoxha i Junikut, Shejh Hyseini nga Prizreni etj. etj. Pėr gjithė kėta emra tė nderuar ka dėshmi, sepse dėshmohen me fotografi .
Mbasi u krye falja e Namazit tė Xhenazes nė Xhaminė e Sefės, ashtu tė bashkuar, hoxhallarė e shehlerė, qytetarė e katundarė, bujqė e tregtarė, pasunikė e fukara, nė rreshtė tė gjatė pa u nda, nga tė gjitha besimet, muslimanė, katolikė, ortodoksė e tė pa fe, nėn vėzhgimin e sigurimit (udbashėve), u pėrcollė xhenazja e Shejh Shefqetit nė maje tė gishtave deri nė banesėn e fundit, te Ura e LLukacit, ku sot i ėshtė ngritur njė tyrbe madhėshtore, siē ishte madhėshtor edhe ai vetė, nė kėtė jetė !
Krijoni Kontakt