Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 31 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Fillo nga vetja ....

    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    Tashme ne prag fushate shofim televizionet, lexojme gazetat dhe dalin shum pak qe mund te jene te pamvarura.


    Top Channel nje investim shum miliona dollaresh, haptasi perkrah ed ramen dhe PSne, cdo emision dhe gazeta SHqip luan politike dhe e ben ate kunder PDse....duke filluar nga Fiks Fare qe eshte cdo dite dhe duke perfundu tek Top Show nje emision plotik ku haptasi me majta favorrizohet ne kulem

    Kemi Gazeten te ashtu quajtur Shqiptare me pronar shtetas Italjan, nje nder gazetat qe ne cdo numer te sajin ne cdo flete te sajen edhe ato te sportit ben politike kunder PDse....dhe qorrazi pro PSse.


    Gazeta Shekulli, pronari i se ciles eshte Koco Kokedhima, nje biznesmen i sukses'shem qe ne cdo faqe dhe cdo shkrim te asaj gazete behet politike per Ed Ramen.


    Kemi gazetat me rradhe qe cdo njera merr anen e dikujt dhe ne menyre verberisht shtazerore shajne dhe shantazhojne qe partia e tyre te fitoj.



    Tani, si mund te quajme nje shtyp te pamvarur, kur me nje tender ndertimi ne Tirane blihet kontrata me median per dy pal zgjedhje.

    SI mund te kemi shtyp te pavarur, kur shtypi nuk mund te mbaj veten ne kembe dhe kjo vlen per gazetat.


    Kur SHqiptaret do marrin informacion dhe jo disinformacion sic kemi mare deri tashi nga gazeta te lidhura ngusht me lejet e ndertimit e sidomos ato te Tiranes?


    Shqiperia nuk ndryshohet dhe nuk perparon nese cdo njeri prej nesh nuk e fillon nga vetja .
    Ja ju psh jeni shqetesuar per lirine e njeanshme te shtypit, ne Shqiperi shum mire do te thote se mendoni dhe analizoni ate qe lexoni pastaj konludoni, dhe me pas veproni, duke hapur nje teme ne internet mbi kete problem.

    Por per mendimin tim edhe ju gaboni dhe beni te njejtin gabim per te cilin keni hapur temen dhe mendoni se keni kuptuar ate qe ndodh ne Shqiperi.

    Pse e keni gabim?
    Sepse ju keni qene i njanshem ne informazionin e sjelle pra keni sjelle shembuj vetem kunder njeres parti, ndersa per partine tjeter asnje llaf asnje rrjesht,
    PSE?
    mos don te thuash se ata te shkretet e PD-se nuk kan asnje gazet,televizion,apo program qe flet per ta dhe shan kundershtarin?
    Nuk e di por ai postim dhe kjo teme kete pershtypje te le , megjithse titulli eshte pergjithsues dhe postimi juaj jo i tille.

    Prandaj them qe fillojeni nga vetja mos gjykoni asnjerin jepni shembuj per te dy apo me shum parti ,gazeta,televizione etj,, qe te arrini ne titullin e temes.
    Ose nderrojini titullin temes thujani " Mediat e PS kunder PD-se.

    Ky ishte vetem nje sugjerim ju mund te shkruani e thoni cdo gje por mos kujtoni se edhe kjo teme qe keni hapur eshte shtyp i lire, sepse i lire quhet kur jepen shembuj dhe ai qe lexon nxjerr rezultatin, ndersa ne kete rast rezultatin e keni dhene ju qe ne postimin e pare, duke u bere me dashje apo pa dashje pjese e atij shtypi " jo te lire"

  2. #22
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    A egziston shtypi i lirë në Shqipëri?

    Shtypi ne Shqiperi eshte i lire.

    Pyetja duhet te ishte ,A jane neutral,te zhveshur nga ideologjit partiake ??????
    Gazetat ne Shqiperi nuk jane te pavarura nga ana Ekonomike,keshtu vetem zhurme bejne asgje konkrete.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Lexova tërë temën dhe jo vetëm që nuk gjeta argumente bindëse që dëshmojnë se shtypi shqiptar (në përgjithësi) nuk është i lirë, por nuk gjeta as argument se një gazetë e vetme apo një medium tjetër nuk është i lirë.

    Të titullohet tema "A ekziston shtypi i lirë në Shqipëri" dhe të mos gjesh gjë tjetër në tërë postimin nismëtar veç se disa belbëzime kalamajësh, tregon dy gjëra: E para është se kemi vërtetë liri të gjërë të shprehjes së mendimit. E dyta: Nuk na kalon kush në botë për paskrupullsi - prej foshjnores e katapulton shqiptari vetvetën direkt në ligjerues në univerzitet. Gaz i botës.
    Shprehja "Shtyp i lire " nuk shkon per kushtet e shqiperise.Ajo kufizohet me te drejten per te hapur nje mdia te shkruar.Pyetja qe i shkon asaj qe ti deshiron me dite eshte se a ka mundesi, qe nje gazetar i pa varur, te shprehet lirisht ne shtypin shqipetare?Jo, sepse e vtemja alternative e tij eshte qe ti beje qefin pronarit te gazetes i cili e paguan.Vend tjeter per te shprehur mendimet e tia te lira gazetari shqipetar nuk gjen.Shpesh gazetaret ngjasojne me ato punetoret e punes se zeze,( pasi nuk i paguhen siguracionet)qe kane kazmen e matrapikun ne biciklete dhe jane gati me te hape nje "grope" si e do ti kundrejt pageses.Ndersa gazetaret vipa jane te percaktuar mire ne qendrimin e tyre , ato jane te politizuar dhe te pakten ne keto vite ku udheheq e djathta nuk kemi asnje cenim te tyre dhe se shpesh kane dhene lajme te rreme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 23-05-2009 më 13:05

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    S'ka ekzistuar,nuk ekziston(ketu fakt)
    Tung

  5. #25
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Shprehja "Shtyp i lire " nuk shkon per kushtet e shqiperise.Ajo kufizohet me te drejten per te hapur nje mdia te shkruar.Pyetja qe i shkon asaj qe ti deshiron me dite eshte se a ka mundesi, qe nje gazetar i pa varur, te shprehet lirisht ne shtypin shqipetare?Jo, sepse e vtemja alternative e tij eshte qe ti beje qefin pronarit te gazetes i cili e paguan.Vend tjeter per te shprehur mendimet e tia te lira gazetari shqipetar nuk gjen.Shpesh gazetaret ngjasojne me ato punetoret e punes se zeze,( pasi nuk i paguhen siguracionet)qe kane kazmen e matrapikun ne biciklete dhe jane gati me te hape nje "grope" si e do ti kundrejt pageses.Ndersa gazetaret vipa jane te percaktuar mire ne qendrimin e tyre , ato jane te politizuar dhe te pakten ne keto vite ku udheheq e djathta nuk kemi asnje cenim te tyre dhe se shpesh kane dhene lajme te rreme.
    Dtth je i mendimit që shtypi përsa i përket shtetit është i lirë. Të kuptoj drejtë? Kjo më duket me rëndësi, sepse vetëm nëse mendojmë se shteti cenon lirinë e shtypit, vetëm atëherë kemi shtyp jo të lirë në Shqipëri. Dhe nëse kemi shtyp jo të lirë në Shqipëri, atëherë jetojmë në diktaturë. Dhe kush thotë (tërthorazi) se jetojmë në diktaturë, ai duhet të argumentojë këtë mendim. Sepse është thjesht tepër i shëmtuar dhe (varet se nga kush thuhet) ka potencial për nxitje të moskënaqësisë, frikës, urrejtjes së qytetarit ndaj shtetit dhe në fund revoltës së tij. Këso vlerësimesh të shëmtuara e të pa baza janë sipas meje armik qenësor i shtetit shqiptar. Pavarësisht se a bëhet vlerësimi me apo pa dashje. Impakti vije nga të dyjat.

    Kjo duhet të i gozhdohet në kokë çdo megallomani, i cili e dëgjon një term diku dhe i duket interesant për ta publikuar ketë në forum në lidhje me shtetin shqiptar dhe në këtë mënyrë me apo pa dashje e perverton lirinë e shprehjes në dëm të shtetit shqiptar.

    Përsa i përket problemit të varësisë së gazetarit nga punëdhënësi i tij, si parapërgjegje së pari kam këto pyetje:

    - Sa mund të gjeneralizohet (argumentativisht!) kjo gjë në tërë shtypin shqiptar?
    - Sa tregon kjo gjë se shtypi shqiptar nuk është i lirë?
    - Si është puna në vendet tjera demokratike?
    - Çfarë alternativa dhe me cilët argumente propozon?


    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 23-05-2009 më 17:49

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Te me falni por ketu nuk eshte vendi per te treguar te drjtat e gazetarit, pasi ato jn te sansionuara me ligj.
    Ketu diskutohen si jane madheniet reale me shtypit dhe qeverise , me shtypit dhe individit.
    E majta shqipetare ka ne duart e sja nje fabrike te trere mediatike ,nje fuqi te jashtezakonshme e cila per vet kushtet e shqiperise,ku sistemi i derjtesise eshte i pa reformuar pra ne duart e se majtes,ben qe shtypi te abuzoje e te shpife e te dizinformoje sa te mund.Asnje pergjegjesi nuk mban.Jane te degjeneruar.Fakt konkret eshte abuzimi me informacionet e marruna nga prokuroria.Eshte bere nje debat i madhe per kete ceshtje.Prokurori te kete apo te mos kete imunitet.Te djathtet synuan te heqin imunitetin , te majtet kundershtojne dhe braktisin parlamentin.Keshtu nga prokuroret te cilet jane pa diskutim te majte, lindin ceshtje te rreme, ushqejne shtypin me informacione dhe me pas kur te jete konsumuar qellimi e mbyllin ate.
    Berisha duke e ditur se ne kete mardhenie eshte ne disfavor i bindur se do te punoje me ndershmeri, eshte shperhur se gjate qeverisjes se tij nuk do te merret me penalizimin e gazetareve te cilet dizinformojne ose shkelin te drejtat kushtetuese te individit.Fakt eshte qe shtypi ka bere palle dhe eshte ule kembekryq ne prokurori dhe skemi asnje denoncim per penalitet.
    Kjo ben qe nga njera ane kryeministri te ndjehet mire ne vizionin e pergjithshem per lirine e shtypit nga ana e tij ,por kjo liri ose abuzim, sjell fenomenin e degjenerimit te shtypit. Pra kemi nje gazetar rrugac sic kemi nje njeri rrugac,kemi nje shtyp rrugac ,pra kemi nje pushtet mediatik rrugac.E njepushtet i tille mediatik sjell pasoja terrezikshme per cdo shoqeri por ne vecanti per realitetin tone ku mungon kultura demokratike, dhe ku kuntradiktat mes dy grupeve te shoqerise jane te jashtezakonshme.

  7. #27
    Me shume se kurre sa "i pavarur" eshte shtypi shikohet ne prag zgjedhjesh. Fenomeni qe ndodh ne Shqiperi, qe nje pjese e shtypit mbeshtet njerin krah apo tjetrin, nuk eshte veçori vetem e Shqiperise. Te njejten gje e shikojme ne Amerike, Itali, Greqi...
    Shtypi, si çdo gje tjeter, financohet dhe drejtohet nga njerez qe kane bindje dhe drejtime te ndryshme politike, sociale, ekonomike. Jane te rralle ato media ne bote qe nuk influencohen ose influencohen shume pak ne pasqyrimin e lajmeve.
    Ajo qe do te thoja per shtypin shqiptar eshte qe le shume per te deshiruar niveli i gazetarise per saktesine e informacionit, analizen dhe gjuhen e perdorur.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    SI mund te kemi shtyp te pavarur, kur shtypi nuk mund te mbaj veten ne kembe dhe kjo vlen per gazetat.
    Kjo qe ke shkruajtur eshte edhe zemra e problemit. Ne Shqiperi nuk ekziston "tregu i lire i shtypit", ne Shqiperi shtypi dhe mediat ne pergjithesi jane te uzurpuara nga monopolet qe kontrollohen here nga krimi i organizuar, here nga biznesmene qe duan te ushtrojne presion qeverise e shtetit per te avancuar e mbrojtur interesat e tyre, here nga pushtetare qe e shohin investimin ne media si nje mjet per te pastruar parate e pista te korrupsionit.

    Si mund te konkurosh duke hapur nje gazete me Tirane kur duke filluar nga godina, leja e biznesit, shtypshkronja, pikat e shperndarjes, kontrollohen nga monopolet? Si mund te konkurosh ndershem ne shtypin shqiptar kur disa gazeta shiten edhe nen koston e tyre reale? Si mund te krijosh nje staf te perkushtuar gazetaresh kur kriminelet dhe te korruptuarit i blejne gazetaret me parate e tyre te pista?

    Ne Shqiperi as qe nuk mund te flitet per shtyp te lire pasi ende nuk ekziston nje treg i lire shtypi. Dhe me faj per kete duhet bere qeveria qe ende nuk ka rregulluar me ligj kete segment te shtypit shqiptar. Ligji mbi shtypin e mediat duhet te siguroje mbi te gjitha transparencen e botuesit perpara publikut. Gjithe shqiptaret duhet te mesojne se kush eshte pronari i gazetes apo televizionit, kush jane investitoret, kush ka qene investimi fillestar dhe nga ka dale ky kapital. Vetem kjo transparence mund ti presi udhen krijimit te monopoleve mediatike nga ana e krimit te organizuar shqiptar. Per ta kjo eshte nje forme e pastrimit te parave te pista.

    Gjeja tjeter qe duhet te ndryshoje me ligj eshte heqja dore nga praktikat propagandistike te njerezve ne pushtet. Qeveria nuk duhet tu japi godina me qira kompanive mediatike apo te shtypit; ministrite e dikasteret e pushtetit qendror apo lokal nuk duhet tu kalojne parate e reklamave gazetave e televizioneve qe kane me per zemer, por duhet te hapin nje tender dhe kompania qe ben oferten me te ulet e me te mire te marri parate e reklamave.

    Dhe e treta eshte sanksionimi me ligj i pergjegjesise se mediave karshi cdo qytetari shqiptar: cdo informacion i pavertete qe printohet ne nje gazete apo televizion qe prek interesat e nje shtetasi eshte i denueshem me ligj. Qytetari ka te drejten te kerkoje pergenjeshtrim nga ana e gazetes dhe nese kjo e fundit nuk e ben nje gje te tille qytetari ka edhe te drejten te ngreje padi per shpifje ndaj gazetes dhe drejtuesve te tyre. Perse kjo eshte e rendesishme? Pasi shtypi shqiptar ka harruar qe qellimi i ekzistences se vete eshte mireinformimi i publikut. Jo pak here faqet e gazetave shqiptare jane kthyer ne "fleterrufe" ku shpifjet, sharrjet dhe ofendimet e paskrupullta shiten per lajm e risi. Ata qe i orkestrojne keto trillime e sharrje jo vetem qe nuk u hyn gjemb ne kembe por nuk kane as kurajon qe ti pergenjeshtrojne.

    Nese keto ndryshime do te behen, parate e krimit te organizuar do te shterrojne, ndikimi i pushtetareve dhe te korruptuareve do te bier ndjeshem dhe nje treg i lire do te krijohet edhe per shtypin e mediat shqiptar. Do te jete nje treg i lire ku te gjithe mund te konkurojne per besimin e publikut shqiptar jo ne baze te milionave te trafiqeve apo korrupsionit, por ne baze te permbushjes se misionit te gazetarit: mireinformimit te publikut. Ato gazeta e televizione qe do ta kryejne me sukses misionin e tyre do te fitojne edhe mirebesimin e publikut qe do ta bleje gazeten, do ta shohi televizionin rregullisht. Kurse ato gazeta qe trillojne dhe mbahen me tabloid do te falimentojne detyrimisht pasi askush nuk do ti bleje apo shikoje.

    Albo

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Berisha,eshte nje ndyresire qe ndau Shqiperine Veri dhe Jug,patriote dhe rebel.Dhe erdhen Dylberet e pro Berishes nga Kosova(ose serboshqipetaret) qe s'dine te flasin shqip.Dhe keta jashtetokesoret apo moralistat pa moral,ose me mire dopiomoralistat,qe edhe pederastine na e shesin per moral.Kta qime nonash,qe shume vajza shqiptare kane mashtruar,kta pidhe somash,qe jane shkerdhy me Serbin tere jeten.Dhe keta bejne moral shqiptar.
    Bestiet e malit qe kane fat te zbresin ne autostrade(apo toke pjellore+det).
    Ka moral serbishqiptar?
    ------------
    A do të duhej që edhe kjo të konsiderohej liri e fjalës së lirë dhe shtypit...???!!!!
    Paç faqen e zeze ti bastardh,kodosh e ...birë .......!

    ps.ka mbi dy javë që ky monstrum e ka postuar këtë shpifje e pisllëk antishqiptarë dhe asnjë nga moderatorët nuk u kujtua ta shlyej këtë....

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    Po te shikosh mbiemrat e gazetareve ,jane te jejtet me ata te komunismit.Shqiperia fale ketyre medjave eshte akoma fashizem

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ekonomia e tregut ben qe cdo kompani apo biznes te kete nje pronar e ky pronare do kete prirjet e tij politike.
    keshtu qe dhe ne bote dhe kudo ka gazeta te ashquajtura te pavarura po qe mbajne nje krah politik

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •