Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24

Tema: Agim Hamiti

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2009
    Postime
    3

    Agim Hamiti

    Kush dine me shumė pėr kėtė shkrimtarė. Librin e kam lexuar dhe jam habitur me shkrimin dhe ngjarjen e shtjelluar nė kėtė roman. FLM

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-07-2008
    Postime
    12
    Po askush nuk din per kete shkrimtare !!!
    As per romanin askush nuk e ka lexu !!'
    Ēudi

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-10-2009
    Postime
    7
    Jam njė anėtar i ri i forumit. Interesimi juaj pėr romanin "Enigma e njė brenge" dhe autorin e tij mė ka tėrhequr vėmendjen. Edhe unė e kam lexuar atė libėr ashtu si ju dhe mė ka pėlqyer shumė.
    Unė jetoj nė Bruksel dhe rastėsisht e kam njohur personalisht autorin e librit. Kam folur me tė dhe bashkėbisedimi mė ka sjellė kėnaqėsi ashtu si libri i tij. Meqėnėse ju jeni tė interesuar tė keni informacion rreth tij, mund tė bėni pyetje konkrete se ku konsiston kureshtja juaj dhe unė do tė mundohem t'ju pėrgjigjem. Pėr ndonjė pyetje tė veēantė, unė do tė pėrfitoja nga ndonjė takim i ardhshėm me tė pėr t'ju pėrgjigjur juve. Miqėsisht, dua t'i bėj Xhindit njė vrejtje tė vogėl lidhur me titullin e romanit : shkronja e parė ėshtė "E", jo "Ė".
    Ju uroj gjithė tė mirat.

  4. #4
    [QUOTE=pellumb hamiti;2487078]
    Citim Postuar mė parė nga kjani Lexo Postimin
    Po askush nuk din per kete shkrimtare !!!
    As per romanin askush nuk e ka lexu !!'



    .
    Une i kam lexuar te tre romanet e tij. Ato jane te mbeshtetura ne ngjarje reale, te pershkruara ne menyre te persosur atristikisht. Kam lexuar edhe debatin e tij te botuar ne gazeten SOT, qe ishte nje shkrim i ashper, por real. Te drejtohet ne adresen time, kushdo qe do te njohi jeten e shumevuajtur nga regjimi komunist dhe aktivitetin e tij. Flm Pellumb Hamiti Vlore.

  5. #5

    "enigma" Agim Hamiti

    Ju pershendes te gjitheve.

    Une jam nje lexues i tre veprave te ketij shkrimtari qe jane:

    "Enigma e nje brenge",
    "Tregimet e ferrit" dhe
    "Odiseja e nje detektivi".


    Mund te them me bindje se ne keto libra pasqyrohet me nje realizem mahnites realiteti i asaj kohe, te perjetuar nga vete autori dhe njerezit perreth tij. Eshte kjo nje nga arsyet perse secili prej nesh gjene nje pjese nga vete jeta e tij ne keto vepra. Jeta e vete autorit ka qene kaq e veshtire, sa askush tjeter nuk do mundej ti pershkruante me kaq mjeshteri, me kaq realizem, me kaq trasparence e tragjizem ngjarjet tragjike te atij regjimi. Kjo rrjedhimisht ka pasur polemikat e saj. Nuk kane munguar kritikat dhe debatet e shumta lidhur me veprat e tij.

    Mund te permend ketu debatin e publikuar te gazeta "SOT" e muajit Mars 2009, debat i cili ka pasur ne qender konfliktin midis shtepive botuese me antaret e ish sigurimit te shtetit, te cilet pengonim botimin e romanit "Enigma e nje brenge", i cili nxirte ne pah bashkpunimin e ish sigurimit te shtetit komunist me ish UDB-ne jugosllave, kunder popullit kosovar dhe inetresave te tij. Kjo veper eshte nje pasqyre ku secili sheh fytyren e tij te vertete, dhe atyre qe nuk u pelqente pamja, u munduan ta thyenin ate.

    Per te gjithe te inetresuarit te cilet duan te dine me shume per prejardhejen e familjes patriotike se ketij shkrimtari dhe vuajtjeve te tij nga regjimi komunist shqipertar, mos te ngurojne te me shkruajne ne kete faqe. Mirepres cdo koment.

    Ju faleminderit,
    Pellumb Hamiti, Vlore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 30-06-2010 mė 12:35

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2009
    Postime
    3
    Shumė Faleminderit pėr kėto informata. Ka kohė qė interesohem nė internet pėr kėtė autorė. Une e kam lexua para dy vitesh dhe prej meje sė paku edhe 30 persona tjerė e kan lexua, dhe ende vazhdoj tu a japė librin pėr ta lexua me secilin qė ka deshire te lexoj, e sidomos kėt lloj teme qė ėshte shtjellua nė kėtė vepėr. Kisha dasht tė dij pėr jetėn dhe veprat e autorit tė kėtij shkrimtari.
    Faleminderit.
    PS Mė falni pėr nji gabim ortografik, pa qėllim e pranoj.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-10-2009
    Postime
    7

    "Njė zė nga shkretėtira shqiptare"

    Pėrshėndetje gjithė dashamirėsve,

    Meqėnėse Z. Pėllumb Hamiti ka pėrmendur nė mesazhet e tij debatin e Agim Hamitit botuar nė gazetėn "SOT" (8 - 10 mars 2009) e quajta tė dobishme pėr gjithė tė interesuarit qė t'ju a paraqes tė tri pjesėt e artikullit interesant "Njė zė nga shkretėtira shqiptare" nė formatin .pdf
    Ju mund ta shkarkoni tė plot artikullin duke klikuar nė kėtė link :

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=120712

    I falnderoj tė interesuarit duke u uruar gjithė tė mirat !

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2010
    Postime
    1

    kush esht..agim hamiti

    Agim Hamiti ka lindur ne Dukat ne nje familje fisnike dhe me tradita.

    Ai eshte i nipi i Hamit Selmanit, i cili njihet si fillestar i shkolles se par shqipe ne Dukat si dhe eshte dekoruar si organizator i luftes se 1920. Agimi, i biri i Gani Hamitit nje nga njerzit me te shkolluarit ne vitet 48' ne Dukat.Koha dhe sistemi nuk nuk i lane te ngrinin koken, por njeriu fisnik gjithmone e tregon veten gjate koherave.

    Kam lexuar librat e tij dhe mendoj se shkrimtari tregon vuajtjet nepermjet disa ngjarjeve reale, shume thjeshte.

    Ju faleminderit,
    Xhevit Hamiti
    Venezia, Itali
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 30-06-2010 mė 12:40

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2010
    Postime
    7

    libri i fundit i agim hamiti

    Pershendetje,

    Kam lexu keto dit librin "heronjtė e kotėsisė" te agim hamitit. Me ka pelqye mjaft. Nėpėr faqet e ati libri ēdo shqiptar mėson disa te verteta tė vlefshme.

    Kush e ka lexu le te shprehi mendimin e tij nėse eshte dakort me mua.

    Faleminerit

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-10-2009
    Postime
    7
    Duke kėrkuar emrin e Agim Hamitit nė google, takova nė kėtė temė tė Forumit.
    Shikoj qė ka pasur pėrgjigje tė reja, me tėrhoqi vėmendjen ajo e nues, sepse dhe unė e kam lexuar Heronjt e Kotėsisė, pėr tė cilin kisha lexuar nė revistėn Kult dhe ua kshilloj atyre qė duan tė kuptojnė shkaqet e gjendjes sė keqe ne Shqipėri.
    flm

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2011
    Postime
    1

    Agim Hamiti

    Kėto ditė pata rastin dhe lexova 2 romanet e dal kohėt e fundit me autorit Agim Hamiti ''Heronjėt e Kotėsisė'' dhe romanin e dal para 2 muajve ''Polina'' mė pėlqyen shumė dhe mė lanė mbresa tė shkėlqyera.Do kisha dėshir qė pėr cilindo qė ka mundėsi, ti marri dhe ti lexoje se do mbeteni shumė tė kėnaqur.

    ''Enigma e nje brenge"
    "Tregimet e ferrit"
    "Odiseja e nje detektivi" Nė veēanti.
    ''Heronjėt e Kotėsisė''
    ''Polina''

    Kėta janė romanet me autor Agim Hamitin nga Dukati i Vlorės

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anėtarėsuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar mė parė nga pellumb hamiti Lexo Postimin
    Ju pershendes te gjitheve.

    Une jam nje lexues i tre veprave te ketij shkrimtari qe jane:

    "Enigma e nje brenge",
    "Tregimet e ferrit" dhe
    "Odiseja e nje detektivi".


    Mund te them me bindje se ne keto libra pasqyrohet me nje realizem mahnites realiteti i asaj kohe, te perjetuar nga vete autori dhe njerezit perreth tij. Eshte kjo nje nga arsyet perse secili prej nesh gjene nje pjese nga vete jeta e tij ne keto vepra. Jeta e vete autorit ka qene kaq e veshtire, sa askush tjeter nuk do mundej ti pershkruante me kaq mjeshteri, me kaq realizem, me kaq trasparence e tragjizem ngjarjet tragjike te atij regjimi. Kjo rrjedhimisht ka pasur polemikat e saj. Nuk kane munguar kritikat dhe debatet e shumta lidhur me veprat e tij.

    Mund te permend ketu debatin e publikuar te gazeta "SOT" e muajit Mars 2009, debat i cili ka pasur ne qender konfliktin midis shtepive botuese me antaret e ish sigurimit te shtetit, te cilet pengonim botimin e romanit "Enigma e nje brenge", i cili nxirte ne pah bashkpunimin e ish sigurimit te shtetit komunist me ish UDB-ne jugosllave, kunder popullit kosovar dhe inetresave te tij. Kjo veper eshte nje pasqyre ku secili sheh fytyren e tij te vertete, dhe atyre qe nuk u pelqente pamja, u munduan ta thyenin ate.

    Per te gjithe te inetresuarit te cilet duan te dine me shume per prejardhejen e familjes patriotike se ketij shkrimtari dhe vuajtjeve te tij nga regjimi komunist shqipertar, mos te ngurojne te me shkruajne ne kete faqe. Mirepres cdo koment.

    Ju faleminderit,
    Pellumb Hamiti, Vlore.
    Pershendetje ,jam e interesuar per nje kopje te librit "odisea e nje detektivi" per te dy vellimet ku mund ti gjej? nese me adresoni diku ose qoft edhe ti fotokopjoja pasi me duken tejet interesant edhe per ta shperndare pse jo, pasi duhet ta dine te gjithe populli shqipetare se si eshte e verteta. me respekt, pres nje sygjerim nga ana juaj. Ju uroj gjith te mirat!!!

  13. #13
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Libri veshtire te gjendet

    Mund ta lexosh ketu

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=135043

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    1. Agim Hamiti Le 17/04/2011 nė 21:14
    AgimHamiti thotė:
    15 Prill, 2011 mė 9:28 pm
    Letėr e Hapur drejtuar:
    - Klasės politike tė Tiranės e tė Prishtinės.
    - Ambasadorit amerikan nė Tiranė.
    - Gjithė shqiptarėve, kudo qė ndodhen.
    Jam azilant politik nė Bruksel, pėr shkak tė njė libri me personazhe realė e
    ngjarje tė jetuara: Odiseja e njė Detektivi (dy vėllime). Krerėt e dy klaneve politike,
    blu e rozė, e njohin mirė kėtė libėr, mbasi policia civile e Tiranės ka paguar 100 $
    pėr ēdo kopje qė u dorėzohej, kur ai u shpėrnda nė disa fakultete tė UT.
    Nga ana tjetėr, eksperti belg, qė shqyrtoi imtėsisht dosjen time pėr njė kohė tė
    gjatė, ka shkuar dy herė nė Tiranė pėr tė verifikuar identitetet e personazheve realė
    tė librit dhe saktėsinė e disa ngjarjeve tė veēanta, tė jetuara. Meqenėse unė
    kEmbėngulja gjatė seancave tė intervistės, qė tė egzaminoheshin patjetėr skeletet e
    dy heronjve qė prehen nė varrezat e Tiranės – Fatmir Merdari e Afrim Pahia
    (personazhe tė librit) –, eksperti belg u detyrua tė pohonte: «Nuk ėshtė nevoja pėr
    asnjė lloj ekspertize. Pėr vdekjen e atyre tė dyve ekzistojnė dosjet pėrkatėse nė
    Tiranė, ku unė kam parė edhe fotografitė e tyre kur ishin tė plagosur rėndė dhe nė
    ēastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistėve tė tjerė
    tė ngjarjeve qė trajton libri juaj.»
    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisė shqiptare nuk kryhen dot veprime tė tilla.
    Ndėrsa nė mars tė vitit 2009 gazeta SOT botoi nė tre pjesė artikullin tim tė gjatė
    me titull: Njė zė nga shkretėtira shqiptare, ku trajtohen peripecitė e mia tė azilit, tė
    cilat pėrbėjnė njė odisé mė vete. Artikulli nė fjalė gjendet endé nė sajtin e gazetės
    SOT ; kushdo mund ta lexojė nė internet.
    Me kėrkesėn e shumė bashkatdhetarėve, tė cilėt me kohė kishin rėnė nė gjurmėt
    e vėllimit tė parė tė librit dhe tė artikullit nė fjalė, prej njė muaji kam publikuar
    nėpėrmjet internetit tė dy vėllimet e librit Odiseja e njė Detektivi. Vėllimi i dytė i
    ka bėrė edhe mė tepėr pėrshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat qė sjell.
    Nė mesazhet elektronike qė po marr, shumė bashkatdhetarė mė bėjnė njė vėrejtje
    qė mė ka preokupuar:
    «Njė sekret i rėndėsishėm, qė lidhet me fatet e kombit e tė popullit shqiptar, nuk
    duhet lėnė qė ta mbulojė pluhuri i kohės nė asnjė rrethanė e pėr asnjė arsye.
    Pėrndryshe edhe ju, si autor i librit, bėheni bashkėfajtor me keqbėrėsit, nė njė kohė
    qė edhe Afrika po rilind, ndėrsa ne po rrėzohemi gjithmonė e mė poshtė.»
    Nė fakt tė gjithė jemi dėshmitarė se Hosni Mubarak, lideri i njė populli 80
    milionėsh nė Afrikė, u detyrua tė braktiste postin prej qėndrimit unanim kundėr tij
    tė diplomacisė amerikano-evropiane, pėr shkak tė vrasjes sė 300 demonstruesve.
    Gjithashtu tė gjithė e dimė se nė njė vend tė injoruar evropian me emrin Shqipėri,
    nė vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarė (12-fishin e vrasjeve qė kreu
    regjimi i Mubarakut nė njė popullsi njėzet herė mė tė madhe!), plagosi mbi 11 mijė
    tė tjerė, shkatėrroi institucionet e brishta shtetėrore, hapi depot e municionit pėr tė
    nxitur tėrthorazi njė luftė tė verbėr civile, dogji vendin, dhe po e njėjta diplomaci
    amerikano-evropiane i la tė njėjtėt politikanė ish-komunistė nė pushtet. Rastėsi?
    Politika e tė mėdhenjve e pėrjashton kryekėput rastėsinė; madjé, ajo vepron me
    plane afatgjata e tė kalkuluara mirė.
    Politikanėt mėkatarė tė Tiranės u lanė qėllimisht nė pushtet, pėr tu pėrdorur prej
    diplomacisė amerikano-evropiane pėr punė tė mbrapshta antikombėtare, tė cilat po
    i jetojmė pėrditė. Eshtė utopi e naivitet i skajshėm politik t’iu kėrkosh autorėve tė
    tragjedisė sė vitit 1997-1998 tė gjykojnė me drejtėsi dramėn e Gėrdecit, apo vrasjet
    e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerėt e politikės sė sotme shqiptare (pozitė-opozitė)
    tė tentonin tė gjykonin me drejtėsi tragjedinė e Gėrdecit, ustallarėt e prapaskenave
    tė politikės – ambasadori amerikan nė Tiranė dhe tė dėrguarit e Brukselit atje – do
    t’iu thoshnin me buzėqeshje diplomatike:
    «Dakord, por mė parė duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk
    parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisė sė Gėrdecit dhe vrasjeve tė 21 janarit
    2011.»
    E ē’mund tė bėjnė ata atėherė, ndėrkohė qė dihet mirė se pėr megakrimin ‘97–
    ‘98 pėrgjigjen njėsoj tė dy klanet blu e rozė?
    Mėkati i vėrtetė i politikanėve tė Tiranės (pozitė-opozitė) ėshtė pranimi i misionit
    antikombėtar pėr hir tė karrierės sė pameritur; mė tej krimi automatizohet. Pasojat
    merren lehtė me mend dhe janė prezente ēdo ditė nė faqet e shtypit, i cili gjithashtu
    ėshtė dyngjyrėsh nė shėrbim tė dy klaneve politike.
    Nė kėto kushte unė i bėj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk ėshtė
    veēse njė skllav rrethanash, tė kontribuojė pėr denoncimin mbi baza dokumentare
    tė aktit antishqiptar e prodiktatorial tė CIAs qė sabotoi nė maj tė vitit 1984
    komplotin kundėr diktaturės, tė organizuar prej 22 trimave shqiptarė tė Sigurimit tė
    Jashtėm tė asaj kohe. Nėpėrmjet njė veprimi tė tillė, kryeministri shqiptar do tė
    shpėtonte nė radhė tė parė vetveten dhe bashkėfajtorėt e tij prej situatės pa
    rrugėdalje ku gjenden, pastaj gjithė kombin e popullin shqiptar, qė janė nė zgrip pėr
    shkak tė politikės sė tij regresive. E vėrteta e kėsaj ēėshtjeje ėshtė thjeshtėsisht e
    verifikueshme, mbasi nė arkivat e shėrbimit sekret gjenden dosjet pėrkatėse tė atyre
    22 trimave, disa prej emrave tė tė cilėve i kam cituar shpesh. Ndėrkohė po ju jap
    edhe adresėn dhe numrin e telefonit tė njėrit prej tyre nė Amerikė:
    DARI MELI
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 001 212 – 491 – 12 12
    Numri i cituar i pėrket njė linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.
    Mėnyrėn sesi komunikohet nėpėrmjet njė linje tė tillė ua shpjegon ish-Drejtori i
    Drejtorisė sė Sigurimit tė Jashtėm (DSJ) nė atė kohė, Ilir E. Hoxha, tė cilin mund ta
    gjeni nė selinė e Partisė sė Punės tė Riorganizuar nė adresėn:
    Partia e Punės e Shqipėrisė e Riorganizuar,
    Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parė,
    Tiranė.
    Mgjithėse kryeministri shqiptar pėr njėzet vjet me radhė ka harruar t’ia heqė
    titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punės Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk
    d0 tė ngurrojė t’i kėrkojė sqarimet e duhura Ilir Hoxhės lidhur me problemin
    madhor nė fjalė. Ato ngjarje janė njė fragment lavdie i historisė sė popullit shqiptar,
    realizuar nga 22 burra guximtarė tė prejardhur prej 22 familjeve tė nderuara
    ish-komuniste nga mė tė afirmuarat e kohės, siē zgjidheshin detektivėt prej
    diktaturės.
    Prejardhja ime ėshtė nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk mė pengoi tė
    lidhja miqėsi nė burg me ish-detektivin mė tė shquar tė DSJsė, Hamit Meli, idetė
    dhe vlera njerėzore e tė cilit qėndronin ndjeshėm mbi ideologjitė. Asnjė i burgosur
    nuk e njihte tė kaluarėn e tij, mbasi ajo ishte fshehur qėllimisht prej pėrpiluesve tė
    dosjes penale tė ish-detektivit. Ky u hap nė mirėbesim tek unė. Miqėsia me Hamit
    Melin u bė shkak qė unė tė lidhesha mė vonė tėrthorazi me grupin komplotist tė Guri Stretos
    Ilir Hoxha i njeh nė detaje kėto tė vėrteta tė dokumentuara. Ai duhet tė tregojė
    sot se ku gjendet ish-zėvendėsi i tij nė detyrė, Guri Streto, i cili ishte pėrkohėsisht
    edhe baxhanak i tij (i martuar ditėn e enjte mė 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet tė
    tregojė gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vėllezėrit Hamit e Dari Meli, si edhe tė
    pohojė rrethanat e vėrteta tė vdekjes sė dy heronjve tė rėnė nė prill-maj 1984, tė
    cilėt prehen nė varrezat e Tiranės. Ata u varrosėn me madhėshti e tė dekoruar si tė
    renė nė krye tė detyrės, por e vėrteta ėshtė krejt tjetėr. Pėrndryshe unė, i burgosur
    politik nė vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari
    ėshtė goditur natėn me dy plumba pas shpine prej njė distance tė afėrt, ndėrsa
    Afrim Pahia ka kryer tentativė vetėvrasjeje, duke pėrplasur fort kokėn pas murit nė
    ēastin e arrestimit me urdhėr tė Ilir Hoxhės. Ka vdekur nė spital. Nėse u bėhet
    ekspertiza skeleteve tė kėtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetė bėrė mė parė analiza e
    ADNsė), gjithēka bėhet e qartė edhe pėr mė naivin e shqiptarėve.
    Por, normalisht, nuk lind nevoja tė ndjekėsh gjurmėt, kur ujkun e ke pėrpara
    syve. Ilir E. Hoxha di gjithēka dhe e di shumė mirė ku i ka arkivuar dosjet e kėsaj
    ngjarjeje, njė substrakt i sė cilės i ėshtė treguar edhe ekspertit belg qė shqyrtoi
    dosjen time. Eshtė nė tė mirėn e krerėve tė korruptuar tė politikės shqiptare dhe tė
    vetė Ilir Hoxhės qė gjithēka t’i bėhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i
    detyrojė ata tė shprehen kundėr dėshirės sė tyre pėr njė gjė tė tillė.
    Tekefundit shqiptarėt nė kėtė rast nuk do tė kėrkojnė asgjė mė tepėr se hapjen e
    dosjeve tė njė ngjarjeje tė para 27 vjetėsh. Tė tjerat vijnė vetė pastaj… Institucionet,
    dokumentet, historia janė pronė e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanė
    Ashtu siē janė edhe heronjtė e atyre ngjarjeve bij tė popullit e jo tė politikanėve.
    Ndėrkohė normat e demokracisė amerikane, opinioni i shėndetshėm publik
    amerikan, media e fuqishme amerikane si njė pushtet i katėrt real, ia bėjnė tė
    pamundur diplomacisė amerikane dhe CIAs fshehjen e mėtutjeshme tė njė skandali
    qė ndriēohet sadopak.
    Populli shqiptar ėshtė proamerikan nga natyra dhe ky ėshtė njė virtyt, ndėrkohė
    qė po jetojmė epokėn e qytetėrimit amerikan. Por miqėsitė nė politikė nuk mbahen
    symbyllas: ky ėshtė njė ves fatal, i cili jo vetėm qė kushton tepėr shtrenjtė, por
    bėhet shkak tė fitosh edhe pėrbuzjen e mikut tė pasinqertė, duke tė quajtur tė
    padenjė pėr miqėsinė e tij. Njė ndėr presidentėt mė tė respektuar amerikanė, Ronald
    Regan, pas pushtimit tė Grenadės sė vogėl mė 1983, deklaroi:
    «Nuk mund tė jemi tė pafajshėm nė njė botė qė nuk ėshtė e tillė.»
    Ne duhet t’ua bėjmė tė qartė sot me argumente miqve tanė amerikanė fajin qė ka
    berė CIA dhe dipolmacia e fshehtė amerikane ndaj Shqipėrisė nė maj 1984, ashtu si
    dyzetė vjet para kėsaj date. Ne dėshirojmė me gjithė zemėr tė jemi miq tė
    amerikanėve, por nuk mund tė pranojmė nė asnjė mėnyrė qė trojet tona nė jug tė
    Shqipėrisė dhe nė veri tė Kosovės e ndofta mė gjerė, t’iu shėrbejnė atyre pėr ujdi
    politike me Rusinė nė Afganistan, Iran, apo nė hartėn e re gjeopolitike tė Afrikės.
    Ne nuk mund dhe nuk duhet tė pranojmė qė, pėr hir tė njė miqėsie fiktive, kombi
    ynė, tejet i dobėsuar e aktualisht nė njė proces shpėrbėrjeje tė dukshėm, tė tretet me
    kalimin e kohės si kripa nė ujė nė Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prej
    diplomacisė amerikane nė marrėveshje me BE. Tė gjitha shenjat janė tė qarta se
    kush do ta dominojė Unionin Ballkanik, ndėrkohė qė, siē shprehej dikur patrioti i
    shquar Sali Nivica, Serbia ėshtė Rusia prapa kodrės dhe Greqia, Rusia prapa
    malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshėm nė Shqipėrinė e
    Jugut dhe Serbia ėshtė ulur kėmbėkryq nė veri tė Kosovės dhe nė enklavat e saj
    brenda territorit tė Kosovės. Ndėrkohė Serbia, me ndihmėn e Ilir Metės e tė
    kryeministrit, pretendon pėr minoritet edhe nė Shqipėri.
    Politikanėt e Tiranės, tė cilėt janė tė gjithė me origjinė komuniste, kanė sot njė
    shanc historik, pėr tė shpėtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pėshtirė ku
    po fundosen ēdo ditė. Njėzet ish-kudrot e rėndėsishėm tė DSJsė, pėr tė cilėt bėhet
    fjalė, rrjedhin nga familje tė mirėfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtė, gjersa
    dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturės. Mė tė moshuarit e atyre
    burrave sypatrembur janė sot 62 vjeē dhe gėzojnė shėndet tė shkėlqyer. Shumė prej
    politikanėve tė sotėm tė Tiranės ka tė ngjarė tė kenė miqėsi apo njohje tė afėrta me
    ata tė njėzetė ose me familjarėt e tyre, mbasi tė dy palėt i pėrkisnin pjesės mė tė
    privilegjuar tė shoqėrisė shqiptare nėn diktaturė
    Nė kėto rrethana tejet tė favorshme pėr ta, politikanėt e sotėm shqiptarė nuk
    duhet tė ngurrojnė pėr t’iu mundėsuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht nė atdhe.
    Ata tė njėzetė do tė shėrbenin si njė kontigjent i shkėlqyer pėr zgjidhjen e situatės
    kritike shqiptare, mbasi gėzojnė mirėbesimin e plotė tė autoriteteve amerikane dhe
    janė tė mbrujtur tashmė me kulturėn politike e qytetare tė Amerikės demokratike.
    Si rrjedhojė, ata janė shumė tė besueshėm prej autoriteteve tė SHBA, mbasi kanė
    dhėnė prova aftėsie e guximi nė kuota tė tilla, ku politikanėve tė rėndomtė
    shqiptarė nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarė do tė mundėsonin njė
    fazė tė re e tė shėndetshme tė miqėsisė shqiptaro-amerikane dhe njė klimė tė
    favorshme mbarėshqiptare pėr njė Lidhje tė Tretė.
    Nė kasafortat e diplomacive tė mėdha ekziston gjithmonė edhe njė plan B pėr
    ēėshtjet nė proces.
    Politikanė tė Prishtinės,
    Gjithė duke e vlerėsuar kontributin amerikan pėr bombardimin e Serbisė nga
    NATO, ne nuk duhet tė harrojmė pėr asnjė ēast se politika nuk udhėhiqet kurrė prej
    bamirėsisė, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo ėshtė e natyrshme;
    kundėrta do tė ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjė, Ndėrkombėtarėt kanė tė drejtė
    tė na trajtojnė si njė popull naiv, i sapozbritur prej pemėve.
    Dymbėdhjetė vjet pas bombardimeve tė NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk
    e ēliruan Kosovėn me qėllim qė ta bėnin njė shtet tė fortė e tė qėndrueshėm (kur u
    intereson, ata dinė mė mirė se kushdo tjetėr nė botė ta realizojnė diēka), por pėr ta
    pasur si resto hesapesh politike nė sirtarėt e diplomacisė sė tyre tė fshehtė. Ndonėse
    Millosheviēi vdiq nė burg, Serbia sot jo vetėm nuk trajtohet si shtet agresor, por
    dalėngadalė asaj po i krijohen koniuktura tė tilla politike qė e bėjnė optimiste pėr
    rifitimin gradual tė Kosovės. Ndėrkohė qė Veriu i Kosovės ėshtė realisht nėn
    zotėrimin serb dhe enklavat e manastireve shėnojnė plasdarmet e ardhshme tė
    Serbisė ndaj Kosovės sė rraskapitur, Greqia po anekson nė mes tė ditės Jugun e
    Shqipėrisė. 354,3 km² tė detit Jon iu falėn Athinės nga kryeministri shqiptar.
    Vendimi i Gjykatės Kushtetuese e pezulloi atė, por kryeministri filogrek, i cili ėshtė
    shqiptar vetėm nga pasaporta, ka autorizuar sėrish bisedime tė kundėrligjshme nė
    heshtje, pėr ta rivlerėsuar paktin antikombėtar tė detit. Nuk duhet harruar pėr asnjė
    ēast se ai det nuk u pėrket vetėm shqiptarėve tė Shqipėrisė, por edhe atyre tė
    Kosovės e mė gjerė. Mirėpo sipas tė gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka
    ndėrmend t’ia bėjė kėtė dhuratė Athinės nė vjeshtė, me rastin e festės sė tyre. Sė
    bashku me regjistrimin e popullsisė sipas besimit fetar.
    Natyrisht, gjersa grekėt po u ndėrrojnė kombėsinė eshtrave tė tė vdekurve
    shqiptarė, pėr t’i pėrdorur pastaj si sinorė tė Vorioepirit nė Korēė e gjetkė, pse tė
    mos bėjnė tė njėjtėn gjė edhe me tė gjallėt e njė populli tė braktisur prej kreut tė tij?
    Ndėrsa para autoriteteve tė Athinės kryeministri ynė qėndron kokulur si ndonjė
    vajzė e ndrojtur, qytetarėt paqėsorė shqiptarė ai i vret pa gjė tė keq nė mes tė
    bulevardit, pastaj hedh valle me eunukėt e partisė sė tij, disa metra matanė pllakave
    tė pėrgjakura. Dhe pėr tė gjitha kėto akte antishqiptare e antinjerėzore, pa llogaritur
    korrupsionin mė tė madh nė Evropė dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare tė mijėra
    familjeve, ambasadori amerikan nė Tiranė i akordoi titullin burrė shteti. Dihet se
    pėr tė kryer punė tė pisėta nė vendet pa zot, nevojiten instrumente tė pisėt, me
    etiketė tė ndryshuar. Ky ėshtė njė mėsim i lashtė i historisė.
    Natyrshėm lind pyetja: Nėse SHBA do tė ishin miq tė sinqertė tė shqiptarėve (nė
    Kosovė e Shqipėri), a do t’i stimulonin vallė kėto veprime kaq tė dėmshme nė
    vendet tona respektive? A do tė akuzohej aq rėndė kryeministri i Kosovės nė prag
    tė dialogut me Serbinė dhe mandej gojėt akuzuese tė heshtnin si me magji, mbasi tė
    merrte rrugė ky dialog me leverdi tė njėanshme?
    Nuk ėshtė e nevojshme tė jesh politikan, pėr tė kuptuar se gjashtė milionė
    izraelitė bėjnė ligjin nė mes tė qindra milionė arabėve, duke mos zbatuar as
    rezolutat e OKBsė, vetėm pse janė aleatė strategjikė, pra, miq tė amerikanėve.
    Atėherė, si mund tė mendojmė ne se amerikanėt na vlerėsojnė vėrtet si miq,
    ndėrkohė qė kombi ynė po shkon qartazi nė shpėrbėrje graduale, populli shqiptar
    nė Kosovė e Shqipėri po vuan tė zitė e ullirit i nėpėrkėmbur prej serbėve e grekėve,
    dhe amerikanėt u thonė kryeministrave tanė “kėshtu vazhdoni, se e keni mirė” ?
    «Miqėsi» tė tilla kanė kosto mė tė lartė se armiqėsitė e shpallura.
    Jo, angloamerikanėt kanė qenė miq tė Enver Hoxhės dhe tė bėmave tė tij
    antishqiptare qysh prej Luftės sė Dytė Botėrore, pėr hir tė objektivave tė politikės
    sė tyre nė rajonin e Ballkanit. Kėtė mbėshtetje tė hapur ndaj diktaturės sė Enver
    Hoxhės ata e pėrsėritėn edhe nė maj tė vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajė edhe sot
    nė Amerikė njėzet komplotistėt qė rrezikuan jetėn nė luftė kundėr diktaturės (dy
    prej atyre ranė nė atė luftė), ndėrsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, ėshtė beniamin i
    tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bėjė tė flasė ish-Drejtorin e DSJsė, i cili di
    shumė pėr veprimtarinė agjenturore tė babait dhe tė tijėn.
    Dalja nė dritė e tė vėrtetės sė ngjarjeve tė majit 1984 ėshtė domosdoshmėri jetike
    Pėr popullin e pėr kombin shqiptar, nėse duam tė kemi vėrtet tė ardhme tė denjė.
    Ne duhet tė bėjmė ēmos qė autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtėsinė
    qė i kanė bėrė popullit e kombit tonė, t’i kompensojnė dėmet e shkaktuara konform
    ligjeve pėrkatėse dhe ta korrigjojnė nė tė ardhmen shėnjestrėn e diplomacisė sė tyre
    ndaj kombit shqiptar.
    Nė arkivin e shėrbimit sekret shqiptar ekzistojnė tė gjitha dosjet pėrkatėse, qė
    mundėsojnė zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje jetike brenda njė gjysmė ore. Nuk ka forcė
    qė ta mposhtė tė vėrtetėn.
    Politikanėt e opozitės kosovare janė nė pozicion tė pėrshtatshėm pėr tė dhėnė
    njė kontribut tė ēmuar nė kėtė drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit tė Tiranės e as
    prej atij tė Prishtinės. Popullarizimi i kėtij problemi madhor do tė vinte nė lėvizje
    median e fuqishme amerikane, zėri i sė cilės dėgjohet me vėmendje prej
    institucioneve autoritare tė Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Eshtė e
    sigurtė se zbardhja e kėsaj ēėshtjeje jetike do tė shėnonte njė erė tė re si nė
    marrėdhėniet amerikano-shqiptare edhe pėr tė ardhmen e popullit dhe tė kombit
    shqiptar.
    Zoti Ambasador Arvizu,
    Dosja ime si azilant politik nė Bruksel ka trajtėn e njė aktakuze ndaj CIAs.
    Vetėkuptohet qė bėhet fjalė pėr njė aktakuzė tė mbėshtetur nė prova tė
    pakundėrshtueshme, pėrndryshe ajo nuk do tė pranohej kurrė prej aleatėve tuaj tė
    Brukselit. Depozitimi, pas shumė pėrpjekjesh, i asaj aktakuze mė ka kushtuar
    shtrenjtė. Jo vetėm qė autoritetet belge mė lanė shtatė vjet e gjysmė pa dokumentet
    pėrkatėse, por gjatė gjithė kohės, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e
    komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta pėr tė pasur njė avokat. Kam
    shkuar edhe nė Luksemburg, Francė e gjetkė, pėr tė siguruar njė avokat. Nuk ka
    vonuar shumė dhe ata janė tėrhequr, tė sinjalizuar prej dikujt.
    Kjo kėmbėngulje pėr tė fshehur njė tė vėrtetė dramatike, qė po ēon drejt njė
    perspektive tė zymtė kombin dhe popullin shqiptar, mė bėnte mė tė vendosur pėr tė
    hedhur me ēdo kusht dritė mbi tė, megjithėse kisha dy fėmijė tė vegjėl dhe po
    ballafaqohesha me disa vėshtirėsi tė paparashikuara, tė organizuara prej atyre qė
    teorikisht i ngrejnė nė qiell tė drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i njė
    superfuqie dhe i kuptoni mė lehtė se kushdo tjetėr edhe ato qė unė nuk i them dot
    nė kėtė shkrim.
    «Diplomacia ėshtė njė polici me kostum madhėshtor», ka thėnė Napoleoni. Kėto
    fjalė tė gjeniut korsikan m’u kujtuan atė ditė kur ju i akorduat titullin burrė shteti
    vrasėsit gjakftohtė tė katėr bashkatdhetarėve tė mi paqėsorė. Ju mund tė thoni me tė
    drejtė:
    «Para se tė vriste ata tė katėr, ai dhe bashkėfajtorėt e tij kanė vrarė disa mijėra
    shqiptarė mė 1997–’98, vranė fukarenjtė e Gėrdecit e po tallen prej vitesh me
    dosjen e tyre gjyqėsore, po lėnė tė vriten pėrditė familjet e ngujuara nga
    gjakmarrja, pastaj vranė ata tė katėr mė 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertė
    amerikanė, pas njė sorollatjeje tė gjatė, do tė shpallin fajtorė dy-tri koka turku. Ra
    shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dėm ka shkuar pėrherė.»
    Po, kjo nuk do tė jetė njė risi, z. Ambasador. Kėshtu veprohet nė kolonitė e
    pashpallura, ku ambasadorėt amerikanė luajnė rolin e diplomatėve–guvernatorė.
    Shpresoj se kjo gjendje nuk do tė vazhdojė mė nė trojet shqiptare, mbasi tė
    ndriēohet e vėrteta qė po mbahet e kyēur nė arkivat e shėrbimit sekret shqiptar, si
    edhe nė Langley. Do tė ishte nė tė mirė tė prestigjit tė superfuqisė qė pėrfaqėsoni
    ndėrhyrja juaj pėr ta bindur burrin e shtetit, qė tė urdhėrojė zbardhjen e asaj tė
    vėrtete tė madhe me hapjen e dosjeve pėrkatėse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni
    edhe mikut tė preferuar tė CIAs, Ilir Hoxhės, tė japė kontributin e tij pėr zgjidhjen e
    shpejtė tė njė ēėshtjeje tė qartė si drita e diellit. Ndihmesė mund tė japin edhe katėr
    kriminelėt e afirmuar tė Sigurimit tė Shtetit tė diktaturės komuniste, tė cilėt
    punojnė nė ambasadėn tuaj prej dy dekadash, sė bashku me shumė kolegė tė tjerė tė
    sojit tė tyre.
    Nė njė libėr tė botuar para njė viti nė Tiranė me titull Heronjtė e Kotėsisė, unė
    kam publikuar njė listė me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarė tė inkriminuar, tė cilėt
    punojnė nė ambasadėn tuaj kundėr rregullave tė parashikuara nė pikėn 35 tė
    formularit tė aplikimit pėr punėsim tė miratuar nga DASH, i cili ndalon punėsimin
    nė atė ambasadė tė ish-komunistėve, ish-fashistėve dhe ish-dėshmitarėve nė hetuesi
    ose gjyq tė tė burgosurve politikė nė kohėn e diktaturės. Shumica dėrrmuese e tė
    punėsuarve shqiptarė nė ambasadėn tuaj i pėrkasin pikėrisht kategorisė tė tre «ishave
    » tė lartpėrmendur, ndėrsa ata tė 26 kanė tė kaluar kriminale.
    Pėr ilustrim po ju citoj vetėm emrin e njėrit prej atyre 26 keqbėrėsve tė popullit
    shqiptar, qė ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni nė ambasadė. E quajnė Rrapo
    Hazizi, nga Skrapari. Ka qenė shef i kufirit tė Jugut nė Shqipėri deri mė 1991. Prej
    datės 3 shkurt 1990 deri nė 23 gusht 1990 (pak mė shumė se 6 muaj) me urdhėr tė
    mysafirit tuaj tė nderuar, Rrapo Hazizi, janė vrarė nė pika tė ndryshme tė kufirit tė
    Jugut 23 djem shqiptarė me moshėn mesatare 27 vjeē, nė njė kohė qė me ligj
    arratisja nė kėtė periudhė nuk cilėsohej mė “tradhti ndaj atdheut” dhe neni pėrkatės
    i Kodit Penal parashikonte si dėnim maksimal pesė vjet burg. Nė faqen 269 tė librit
    “Heronjtė e Kotėsisė” ėshtė botuar lista e plotė e 23 viktimave tė pafajshme tė
    kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emėr, mbiemėr, rrethi ku ka lindur secili prej
    tyre, mosha, posta kufitare ku ėshtė vrarė dhe data e saktė e vrasjes.
    Biznesmeni i sukseshėm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy here .
    DASH-it pėr 26 kriminelėt e Sigurimit tė Shtetit diktatorial, qė ambasada
    amerikane nė Tiranė po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 tė
    formularit tė aplikimit pėr tu punėsuar atje. Mirėpo gjithēka bie nė vesh tė
    shurdhėr
    I citova kėto detaje pėr tė treguar se, kur ua kėrkojnė interesat e kamufluara,
    amerikanėt i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siē kanė shkelur edhe
    parimet bazė tė demokracisė, duke mbėshtur pėr gjysmė shekulli njė diktator mizor
    si Enver Hoxha, pėr hir tė synimeve tė fshehta nė rajonin problematik tė Ballkanit.
    Natyrisht, ju zbatoni udhėzimet qė ju jepen dhe kjo ėshtė normale. Mirėpo do tė
    jetė diēka krejt anormale, sikur ju tė porositni nėn zė burrin e shtetit, qė tė mos
    lejojė zbardhjen e ēėshtjes pėr tė cilėn po ju shqetėsoj, ndėrkohė qė ajo ėshtė e
    vetėzbardhur, veēse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
    Motra e Vėllezėr shqiptarė, kudo qė gjendeni,
    Nė historinė e dhimbshme tė popujve tė nėpėrkėmbur, por mjaft rezistentė ndaj
    sė keqes, ka njė ēast tė papėrsėritshėm kur Zoti i shpėrblen ata, duke u ofruar
    mundėsinė e shpėtimit tė pėrhershėm me njė ēmim modest. Ky ėshtė sahati i
    bekuar i historisė sė tyre, qė vjen si kompensim i gjakut tė derdhur pa hesap, i
    djersės sė shkuar lumė nė dobi tė keqbėrėsve, i vuajtjeve shekullore tė njė populli
    qė ka mbijetuar gjithmonė me shpirt ndėr dhėmbė, por qė nuk ka mundur kurrė tė
    jetojė nė mėnyrė tė denjė. Ky shanc historik nuk u paraqitet tė gjithė popujve tė
    vuajtur, por vetėm atyre qė kanė vuajtur mė shumė se tė tjerėt dhe kanė rezistuar
    mė shumė se tė tjerėt. Cili popull i Evropės ka vuajtur mė shumė se shqiptarėt dhe
    cili komb evropian ėshtė masakruar sa kombi ynė?
    Sot shqiptarėt kanė nė duart e tyre mundėsinė e zgjidhjes rrėnjėsore tė problemit
    shoqėror e kombėtar nė mėnyrė tė qytetėruar. Ne jemi nė gjendje t’i argumentojmė
    nė mėnyrė bindėse shtetit mė tė fuqishėm tė botės – superfuqisė amerikane – se na
    ka borxh lirinė e sabotuar nė favor tė diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojė e
    paevitueshme e kėtij veprimi, shkrehjen e kombit, qė po shkon gradualisht drejt
    shpėrbėrjes pėrfundimtare. Provat pėr kėtė janė tė shumta e tė shumėllojshme.
    Tė njėzet e dy komplotistėt kanė dosjet e tyre nė arkivin e shėrbimit sekret
    shqiptar, si edhe nga njė album fotografish, qė ilustron misionet e tyre mė tė
    rėndėsishme tė kryera jashtė atdheut. Dosja ime nė Bruksel ėshtė njė akuzė e
    mirėfilltė ndaj CIAs pėr ngjarjet e atij komploti tė sabotuar. Gjithė pėrmbajtja e
    dosjes ėshtė verifikuar njė pėr njė prej ekspertit belg, qė ka shkuar posaēėrisht nė
    Tiranė. Si pėrfundim, asnjė detaj i saj nuk ėshtė hedhur dot poshtė. Ajo ėshtė
    vulosur e kyēosur nė kasafortė.
    Pėrballė provave dokumentare, me protagonistė ngjarjesh tė gjallė e tė vdekur,
    me dosje e me albume nė arkivat sekrete tė Tiranės e nė Langley, ato ngjarje nuk
    mund tė mohohen dot mė prej kurrkujt. Veēse duhen hedhur hapat e nevojshėm qė
    Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnė ato zyrtarisht. Nuk ėshtė nė
    stilin qeverisės dhe nė natyrėn e shtetarėve amerikanė qė tė heshtin e tė fshihen si
    struci, kur njė popull u kėrkon me zė tė lartė qė tė prononcohen rreth njė akuze qė
    bie mbi ta. Veēse vendosmėria nė veprim ėshtė gjithmonė e domosdoshme pėr
    zgjidhjen e problemeve madhore.
    Ne jemi dėshmitarė tė luftės heroike qė po bėjnė popujt e Afrikės pėr lirinė e
    tyre. Ndėrsa shqiptarėve nuk u kėrkohet sot njė sakrificė e tillė pėr tė fituar lirine
    dhe dinjitetin kombėtar tė nėpėrkėmbur.
    Nė kėto kushte, le tė tregohemi tė paktėn njė herė popull i ndėrgjegjėsuar e jo
    turma tė ēoroditura, tė cilave nuk iu bėn mė pėrshtypje pėrēarja e sundimi. Ata tė
    njėzetė duhet t’i ēlirojmė ne prej CIAs, mandej ėshtė radha e atyre tė na ēlirojnė
    prej skllavėrisė sė dyfishtė. Pėr tė arritur kėtė objektiv madhor, duhet tė luftojmė tė
    gjithė sė bashku, shqiptarė tė Kosovės e tė Shqipėrisė, pa dallim bindjeje politike e
    ngjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARE. Ne duhet t’i detyrojmė patjetėr politikanėt
    tane t’i japin rrugė pa vonesė zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje vendimtare, pėr tė cilėn
    disponohet njė dokumentacion i pasur, qė hedh dritė tė plotė mbi tė gjitha detajet.
    Po hoqėm dorė nga zgjidhja e kėtij problemi lehtėsisht tė zgjidhshėm, ne duhet tė
    jemi tė ndėrgjegjshėm se kemi hequr dorė pėrfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynė
    si popull e si komb. Nė kėtė mėnyrė ne do t’i nėnshtrohemi vullnetarisht njė
    skllavėrie pa fund nė shekullin XXI, duke mbajtur pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen e
    zymtė tė fėmijve tanė, tė brezave qė vijnė, si edhe pėr kombin e kėrcėnuar nga
    shpėrbėrja graduale.
    AGIM HAMITI

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2011
    Postime
    2
    Me falni, kam lexuar ''odiseja e nje dektetivi'' por jam shume e interesuar per libra te tjere te autorit..nese dikush nga ju i disponon ne pdf. mund te mi dergoje?
    faleminderit per mirekuptimin, gjithe te mirat!

  16. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    KY TEKST I SHKRUAJTUR NGA NJE ATDHEDASHES DUHET TE SHPERNDAHET ANEKEND SHQIPERISE

    LIBRIN E LEXOVA, ISHTE SHUME INTERESANT,
    NQS DIKUSH KETU NE FORUM MUND TE NDIHMOJE ,DUKE POSTUAR EDHE NDONJE LIBER TJETER TE KETIJ AUTORI DO TI ISHA MIRENJOHES

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga Kermilli Lexo Postimin
    KY TEKST I SHKRUAJTUR NGA NJE ATDHEDASHES DUHET TE SHPERNDAHET ANEKEND SHQIPERISE

    LIBRIN E LEXOVA, ISHTE SHUME INTERESANT,
    NQS DIKUSH KETU NE FORUM MUND TE NDIHMOJE ,DUKE POSTUAR EDHE NDONJE LIBER TJETER TE KETIJ AUTORI DO TI ISHA MIRENJOHES
    adresa ku mund te kontaktoni direkt autorin,hamiti_agim@yahoo.fr

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2011
    Postime
    105
    Une rashe rastesisht ne gjurmet e penes se ketij autori, nepermjet internetit. Artikulli qe ka publikuar me lart joss me beri kurioze. I shkruajta Autorit ne mail-in e vet dhe u tregua shume i disponueshem te me dergonte shkrimet e tij. I kam lexuar te gjithe librat e tij, dhe e vetmja "brenge" ose me mire ta quajme keqardhje eshte fakti se i lexova ne PDF dhe jo si libra te botuar ne leter. Ne te voglen time mund te kisha dhene nje kontribut te vogel material duke i blere ato libra, por kur e kam kerkuar ne shqiperi neper librari me kane pare sikur te isha jashtetokesore, titujt e librave si "odiseja.. e heronjte" dukeshin sikur ishin tabu. I kerkova dhe ne internet qe ti blija por ishte e pamundur. Duke qene qe qellimi kryesor i autorit ishte shperndarja e informazionit, keto libra i fotocopjova ne shqiperi dhe i ndava neper miq, te cilet vazhdojne te bejne te njeten gje me miqte e tyre.
    Lumturia nuk eshte te besh c'do gje qe do, por te duash c'do gje qe ben!!

  19. #19
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Eshte nje tem ne kete forum per librin "Odiseja e nje detektivi"
    Po postoj ne forum vepren e tij
    http://www.gazetakritika.net/literatur/agim/hamiti.pdf vellimi numer 1
    http://www.gazetakritika.net/literat...m/hamiti_2.pdf vellimi numer 2.
    Ja u keshilloj e kam lexuar dhe eshte nje liber qe meriton interes.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar mė parė nga juelda Lexo Postimin
    Une rashe rastesisht ne gjurmet e penes se ketij autori, nepermjet internetit. Artikulli qe ka publikuar me lart joss me beri kurioze. I shkruajta Autorit ne mail-in e vet dhe u tregua shume i disponueshem te me dergonte shkrimet e tij. I kam lexuar te gjithe librat e tij, dhe e vetmja "brenge" ose me mire ta quajme keqardhje eshte fakti se i lexova ne PDF dhe jo si libra te botuar ne leter. Ne te voglen time mund te kisha dhene nje kontribut te vogel material duke i blere ato libra, por kur e kam kerkuar ne shqiperi neper librari me kane pare sikur te isha jashtetokesore, titujt e librave si "odiseja.. e heronjte" dukeshin sikur ishin tabu. I kerkova dhe ne internet qe ti blija por ishte e pamundur. Duke qene qe qellimi kryesor i autorit ishte shperndarja e informazionit, keto libra i fotocopjova ne shqiperi dhe i ndava neper miq, te cilet vazhdojne te bejne te njeten gje me miqte e tyre.
    Sa te jete ILIR HOXHA & Saliu ne krye te Shqiperise,sa te jete Edvini i "shkurter".deri sa Ambasada e USA-s,dhe vete USA mos te mbaje nje qendrim definitiv per ceshtjen Shqiptare,ATA LIBRA nuk ke per ti gjetur KURRE neper librarite e SHQIPERISE!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Libra te lexuar me nje fryme...
    Nga M_u_Z_a nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 23:58
  3. Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 15-12-2008, 05:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •