Close
Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 400 prej 410
  1. #381
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Mendoj se eshte nje veprim pozitiv....mendoj se s`ka nevoje te behemi "kosh plehrash", pavaresisht nga perfitimet momentale qe mund te kemi, behet fjale per shendetin tone dhe femijeve tane...
    por vetem nje here ka te drejte ta ktheje ligjin Presidenti, sepse fjalen perfundimtare e thote Kuvendi, i cili mund edhe te mos i marre ne konsiderate Kryetarit te Shtetit.
    Kam frike se fjala "Shqiperia kosh plehrash" se shpejti do te jete nje realitet.
    se mos vetem keto..po fabrikat e cimentos qe po semurin banoret zones, po guroret etj...., ...
    E cuditshme eshte,..duan me domosdo te sjellin "plehra" tek ne dhe kjo ka filluar qe ne vitin 2003, por me kembenguljen e shoqerise civile, nuk u vu ne jete...
    Eshte e kote te na mbushin mendjen se "importi i plehrave nuk ka rrezik"...kete nuk e ha njeri ne Shqiperi, ku per ca usd shesin nenen e tyre...
    Theksoj se risqet e zhvillimit dhe pasurimit te vendit nuk mund te kalojne nga prishja e shendetit tone dhe mjedisit tone.
    Ky ishte veprimi me i guximshem i ketyre diteve ne Shqiperi. Por kam frike se me force do ta kalojne kete ligj, ose do te presin sa te heqin Topin ose rrezik e zhdukin Topin fare vetem qe ta kalojne kete ligj pasi ketu eshte futur mafia!

  2. #382
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Vertet tronditse,me shume te trondit fakti se keto "njerz" nuk di ku do te ndalen ne munges te vetedijes dhe kultures qytetare, ne shkatrrimin e ambijentit ,helmimin dhe ndotjen e natyres!!Fakti se si eshte katandisur ambijenti ne Shqipri te ngjall nje irtim
    perbuzje dhe neveri per te gjithe ata maskarenj, qofshin ata pushtetare politikan apo individ,qe nuk lene vend pa shkatrruar,park siç ishte ai i lures, pyje ,male,rrafshe, rrafshnalta,lumenj,liqej proje procka vetem e vetem duke pare interesin pesonal dhe klanor ne dem te ambijentit dhe gjithe Shqiprise!!Keta kriminel ordiner dhe armiq te Shqiprise dhe ambijentit Shqiptare,as qe e çajne koken fare qe brazave pas, po i lejne nje katastrofe natyrore me nje kosto te pa riparushme per eko-sistemin dhe Natyren Shqiptare dhe qe bejne gjithnje e me te veshtire nje jete me cilsore te brezave dhe zhvillimin e nje turizmi me cilsor ne nje vend pa ambijent natyrore.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 14-10-2011 më 13:06
    Mos i bej dikujt ate,qe nuk ke deshire te ta bej dikush

  3. #383
    Dje Top Channel në emisionin "Shqipëria tjetër" dha pamje mbi gjëmën mjedisore që po ndodh nga gërryerja e detit gjatë gjithë vijës bregdetare të Adriatikut për shkak të shfrytëzimit barbar të lumenjve. Për më tepër lexoni më poshtë.

    Shqiperia që po zvogëlohet

    http://www.top-channel.tv/video.php?id=2595

    Vandalizmi ndaj natyrës në të gjithë territorin e Shqipërisë u risoll edhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes së emisionit të Pasdites, në «Top Channel ».

    Struktura jo funksionale apo të korruptuara shtetërore qëndrore e lokale që rrinë e veshtrojnë, teksa Shqipëria, tërhiqet, shqyhet e shkallmohet sikur të jetë një rrobë e pavlerë. E teksa kjo tragjikomedi po luan aktet e saj pambarim, vendi po perballet si pasoje me nje dukuri katastrofike, perpirjen me shpejtesi nga deti.

    Shfrytezimi i tejskajshem i lumenjeve per te marre inertet ka keputur zinxhirin natyror qe ruante ekulibrin midis tyre dhe detit. Te zhvatur e shkaterruar pa asnje kriter, lumenjte te ndare dhjetra copash , mes gropezash uji, e perrenjsh te pafuqishem e kane te pamundur sot e 20 vjet te shkarkojne materiale te gurta ne bregdet. Rrjedhimisht, deti ka nisur ofensiven e tij, duke pushtuar e mbuluar pa asnje pengese token.

    Ky eshte sot bregdeti i Semanit ne Fier, ose me mire kjo eshte çka ka mbetur nga plazhi i ngritur diku ne fund vitet 1960. Një kullë që ka sherbyer per depozite uji ka qene jo me pak se 300-350 metra nga deti, ndersa sot eshte plotesisht brenda tij.

    Pakkush do ta besoje, por rreth 100 metra pertej kulles dikur ngriheshin edhe kabinat e kohes ku pushuesit kalonin pushimet. Pak me tej, nje bunker i gjate rreth 650 metra prej te cilit sot nuk ka asnje shenje. Ketu kalonte edhe nje rruge automobilistike e cila sic shihet eshte shembur dhe zhdukur plotesisht nga deti. Gjithcka e ndodhur pas viteve 1990.

    ”Semani, ngaqë nuk furnizohet në atë sasi të madhe rërë që kishte përpara, po tërhiqet gjithmonë e më shumë në tokë. Nqs atëherë ishte 7 metra spostrim drejt detit në vit, tashmë kjo është hapësira që deti i merr tokës. Për 2-3 vjet, në det do të përfundojnë edhe pemët, ndërsa s’dua të llogaris ç’mund të ndodhë për 10-20 vjet me këto ritme”, thotë profesori Spiro Boçi.

    E kote te kerkosh edhe lokalin qe ka qene i ngritur ne kete zone qe para viteve 80 sepse sipas matjeve te avancimit te ujit ai sot duhet te jete diku rreth 200 metra brenda ne det.

    Sic sqarohet imtesisht nga studimi i Profesor Boçit, gjithçka ketu eshte shkaktuar nga dy faktore kryesore. E para, marrja e reres qe ka nisur diku ne vitet 1992, dhe e dyta e me kryesorja nderhyrja pa kriter ne shtratin e lumit te Semanit. Situata pritet te perkeqesohet me disafish ne momentin kur do te nise funksionimin HEC i Kalivaçit, i cili do te frenoje edhe prurjet e gurta te lumit Vjose, duke e zbuluar edhe me shume kete zone perballe presionit te detit qe sot avancon me te pakten 7 metra ne vit. Vetem gjate 10 viteve te fundit, Semani ka humbur rreth 200 hektare plazh, pyll dhe toke.

    Nga Semani ne Golem te Durresit, ku uji avancon me të paktën 2 metra në vit. E njëjtë është situata edhe ne Plazhin e Vjeter apo ate te njohur si zona e Ilirise. Pjesa me e dukshme eshte pikerisht ajo ne brendesi te zones se bllokut, aty ku kane qendruar e qendrojne qeveritaret. Shtyllat e ndriçimit, dikur me shume se 100 metra nga deti sot per pak do te jene brenda tij.

    Grykederdhja e Erzenit prane fshatit Rrushkull te Durresit eshte ndoshta nje nga zonat me te prekura nga erozioni. Masakra qe po vazhdon edhe sot mbi shtratin e ketij lumi vetem pak kilometra nga Tirana, prane Ures se Peshkatarit dhe pergjate gjithe shtratit, ka prodhuar si rezultat ne bregdet, hektare te tere toke nen uje.

    Bunkere e godina te ndryshme jane perpire e mbuluar plotesisht nga deti, disave u duken vetem kryet. Nga krahu tjeter thellesia e çarjes se tokes jep nje panorame te frikshme te avancimit te detit qe tashme sic pohon edhe profesor Boci do t’i drejtohet edhe Gjirit te Lalzit, zones me te lakmuar per ndertime turistike.

    «E gjithë kjo zonë është nën vullnetin e detit, pasi nuk ka më asnjë prurje rëre që ta shtyjë atë më tej. Për momentin situata duket e stabilizuar, por nuk do të vazhdojë gjithmonë kështu », shprehet Boci.

    Diçka me tej, edhe ne Qerret deti vazhdon te gllaberoje token, ketu per shkak te demtimeve te shtratit te lumit Shkumbin. Perfundimi i 20 viteve marrje inertesh eshte dhjetra hektare toke e zhytura, e bunkere te cilet eshte e pamundur sot t’i dallosh, dikur perbenin kordinim e mbrojtes te vijes bregdetare dhe ishin dhjetra metra larg vijes se ujit.

    Ky lokal dikur ka patur sic pohojne edhe vete peshkataret, nje distance jo me te vogel se 400 metra nga deti, ndryshe nga sot kur te pakten 350 metra kane humbur nen uje. Leme pas Durresin per te udhetuar drejt Patokut. Gjate rruges kemi kohe per t’u perballur me fadromat e rradhes qe vazhdojne te punojne me intensitet te larte ne shtratin e lumit Mat.

    Ky i fundit, se bashku me Ishmin eshte ndikuesi i drejteperdrejte ne ndryshimet qe ka pesuar laguna e Patokut. Mjaftojne vetem pak minuta per te hasur ne provat qe tregojne gjithepushtetin e ujit ne kete zone. Shtyllat e tensionit te larte nje pjese flluskojne, ura eshte demtuar, teksa kabinat dikur 400 metra nga uji tashme jane vetem nje hap prej tij.

    Asgje nuk ndryshon ne Velipoje, ketu brezi i gjate i reres e ben me te veshtire dallimin, por pjerresia e saj tregon tendencen e forte te detit per te avancuar drejt tokes. Gjithçka e shkaktuar prej shkaterrimit te grykderdhjes se Bunes

    Para viteve 1990, raporti mes tokes se fituar dhe asaj te humbur nga deti ka qene 2,4 me 1, pra fitohej 2,4 metra dhe humbej vetem 1 i tille. Sot ky raport eshte barazuar dhe po tejkalohet ne krahun tjeter. Cka do te thote se Shqiperia cdo dite po tkurret nen mbreterimin e detit, i cili prej mese 20 vitesh po ndryshon kufijte tokesorë te vendit tone.

    Mjedisi eshte nje gjallese qe leviz pandalur. Fushat, qe sot perbejne ultesiren bregdetare, jane shtrire drejt detit si pasoje e inerteve qe kane depozituar lumejte. Toka dhe deti kane qene dhe jane ne lufte te perhershme, por lumenjte kane qene ne anen e tokes. Nje ekuiliber te cilin natyra e vendos vete, jashte vullnetit te njeriut.

    Por, sot ky ekuiliber eshte prishur. Lumejte nuk shkarkojne me inerte ne det, dhe deti eshte ne sulm. Por, ndryshe nga formimi qe kerkon mijera vite, shkaterrimi kerkon vetem pak dekada. Natyra eshte duke u hakmarre tashme mbi token tone dhe hakmarrja e natyres eshte katastrofike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 18-10-2011 më 04:38

  4. #384
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ky ishte veprimi me i guximshem i ketyre diteve ne Shqiperi. Por kam frike se me force do ta kalojne kete ligj, ose do te presin sa te heqin Topin ose rrezik e zhdukin Topin fare vetem qe ta kalojne kete ligj pasi ketu eshte futur mafia!
    Ne kete rast Presidenti i ka dale se keqes perpara. Edhe projektligji ka dale ne kushtet e pafuqise se shtetit per te marre persiper vete riciklimin e mbetjeve brenda vendit..dhe detyrohet te drejtohet jashte, ku merr parasysh edhe riskun...
    se lind pyetja, mos valle ata qe sjellin mbetje nuk kane mundesi t`a bejne riciklimin ne vendet e tyre..pse pra duan t`i nxjerrin "mbetjet" nga territori i vendeve te tyre??? A nuk te fut kjo ne dyshim se dicka "helmuese" duan ta nxjerrin jashte, duke helmuar te tjeret??
    I takon shtetit te jete vigjilent.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #385
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Nuk do me vinte keq sikur 30% e popullit shqiptar te vdiste nga kanceri, 30% nga fatkeqesite natyrore dhe 30% nga dora e vete shkaterruese. Vetem 10% meriton te jetoje.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  6. #386
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ditari i një gazetareje televizive
    2011-10-31
    Klodiana Kapo
    Gazeta Shqip

    E hënë, 24.10.2011
    Ligjet, unë edhe mund t’i shkel!?

    Lumi Erzen na jep një pasqyrim të qartë të fytyrës së qeverisë sonë, e cila vendos të mbrojë apo të shkatërrojë një pronë publike, edhe me vendime qeverie. Edhe pse në vitin 2006, kreu i qeverisë dhe dhjetëra funksionarë të lartë ngritën zërin dhe vendosën unanimisht listën e lumenjve që nuk duhet të preken, sot po ndodh krejtësisht e kundërta. Shfrytëzuesit nuk janë ilegalë, por janë krerët e lartë të qeverisë sonë.
    Prej muajsh lumi Erzen po shfrytëzohet me një kërkesë-leje të Ministrisë së Transporteve, e cila kërkon të shfrytëzojë shtratin e lumit Erzen për të mbushur shtresën kryesore të lotit të Unazës së Madhe. Edhe pse e pafirmosur, kjo kërkesë për leje është funksionale, pasi Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nuk ndërmerr asnjë hap për ndalimin e firmave të inerteve. Vendimi i qeverisë për ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit, i cili kërkon një kurban të madh, siç është lumi Erzen, nuk mund të kundërshtohet. Edhe pse ligjërisht është një veprim i jashtëligjshëm. Asnjë nga institucionet shtetërore, të ngritura për të zbatuar ligjet e shtetit shqiptar dhe interesat publike, nuk reagon. Këto struktura që përbëhen nga individë nuk mund të përballen nga njerëzit e mëdhenj të vendit, fjala dhe dëshira e të cilëve është më e fortë se ligji dhe shteti. Në thelb ata po tregojnë çdo ditë se ligjet duhet t’i përshtaten atyre, çka do të thotë që edhe zbatimi i tyre varet nëse i shkon ose jo për shtat.

    E martë, 25.10.2011
    Ngërç në institucionet e shtetit

    Trupi i lumit Erzen po gërmohet edhe nga dhjetëra firma inerte, të cilat pasi paguajnë një faturë financiare çdo muaj, janë të lira të punojnë. Pa asnjë leje, pa asnjë kriter ato punojnë të qeta, duke shpërfillur çdokënd që ankohet se po i shembet shtëpia, po i prish tokën e bukës apo po shkatërron gjithë sistemin e ujitjes së zonës së tij. Kush janë ata që ankohen? Janë ca njerëz që s’mund t’i ndalojnë, pasi strukturat, ato të fortat, ato të shtetit, janë miqtë e tyre, që ata i shpërblejnë çdo muaj. Në ‘Top Channel’ u denoncua një nga këto firma inerte. Reagimi erdhi vetëm nga Inspektorati i Mjedisit, që tha se e ka gjobitur disa herë, por është detyrë e Inspektoratit të Ndërtimit, mbledhja e gjobave dhe sekuestrimi apo penalizmi i këtij subjekti. Mungesa e koordinimit dhe e zbatimit të ligjit tregon qartë se në Shqipëri punohet dhe veprohet me disa standarde.

    E diel, 30.10.2011
    Shqipëria në gjendje katastrofike, 75 % e grave me kancer gjiri

    Kanceri i gjirit vret më pak nëse zbulohet më shpejt. Kjo është motoja e Shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare (‘YWCA of Albania’), për të tretin vit radhazi, e cila ka organizuar aktivitete të ndryshme që ndihmojnë jo vetëm në informimin dhe sensibilizimin e popullsisë me kancerin e gjirit, por edhe në diagnostikimin e saj. Ditën e diel, me këtë aktivitet të shoqërisë civile të mbështetur edhe nga ambasada amerikane dhe nga partnerë privatë, u ofruan mamografi falas. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek femrat në Shqipëri. Të dhënat zyrtare tregojnë se është një ndër 3 kancerët me të shpeshtë në të gjithë popullatën. Por ajo çka na bën t’i biem fort kambanave të alarmit është fakti se mbi 75% e kancerëve të gjirit kapen në fazën e fundit. Mjekët saktësojnë se në fazën e katërt, mundësitë për trajtimin e pacientëve janë më të vogla. Sëmundja avancon dhe efektet e medikamenteve apo të kimioterapisë nuk janë rezultative. Numri i vdekjeve nga kjo sëmundje po shënon një rritje të madhe. Dhe kanceri po prek moshat e reja, edhe pse pacientët nuk shkojnë për t’u vizituar dhe mjekët nuk arrijnë ta kapin sëmundjen në kohë. Në moshat e reja, kanceri i gjirit ka prirje të përhapet shpejt. Mjekët e Shëndetit Publik kërkojnë që në të gjitha qendrat shëndetësore të kryhet vetë ekzaminimi i gjirit me dorë, një formë që ndihmon në kapjen sa më të shpejtë të kësaj sëmundjeje. ‘YWCA’-ja kërkon që fushata të tilla të zhvillohen sa më shumë dhe shteti të hartojë dhe të zbatojë sa më shpejt strategjinë për kancerin e gjirit, pasi numri i të prekurve po rritet nga viti në vit.

  7. #387
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Lumi Erzen ka vite qe eshte duke u shkaterruar, por sic duket kohet e fundit ky shkaterrim ka fituar te drejten e qytetarise. Paraliza dhe pafuqia e shtetit duket hapur, sepse sundimtaret e vertete te Shqiperise jane firmat e fuqishme, bashkimet e tyre, interesat ekonomike,...paraja pra,...para se ciles nuk ndalet njeri....,
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #388
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    Ekspertët: Tirana është e mbuluar nga një re toksike

    TIRANË- Ajri që thithin çdo ditë banorët e Tiranës është disa herë më i ndotur se normat e lejuara. “Gazeta Shqiptare” në numrin e sotëm i referohet ekspertëve të fushës, të cilët theksojnë se ndër ndotësit kryesor në kryeqytet janë makinat.

    Dhimitraq Trajani, profesor i Inxhinierisë Mekanike thotë se institucionet përgjegjëse jo vetëm nuk kanë marrë masa për shpërbërjen e resë toksike që mbulon kryeqytetin, por ajo madje sa vjen e dendësohet duke paralajmëruar prej kohësh një stuhi të fortë. Sipas Trajanit, fajtorët kryesorë për këtë situatë janë amortizimi i madh i automjeteve.

    Në një shkrim të gjatë analizues ai sqaron se pavarësisht viteve të gjata, institucionet përkatëse nuk kanë arritur të japin të dhëna specifike se sa për qind e ndotjes i dedikohet pluhurit për shkak të ndërtimeve, sa për qind amortizimit të automjeteve dhe sa për qind cilësisë së karburanteve. Ai propozon që të ndryshojnë tekstet me të cilat mësojnë studentët, ndërkohë që studentët e Politeknikut dhe të Mjekësisë të bëjnë matjet specifike në terren.

    (m.a/BalkanWeb)
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #389
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nafta, 10% e tregut, jashtë standardit
    2011-11-02
    Ard Kola
    Gazeta Shqip

    Raporti
    Inspektimet e IQT zbulojnë abuzimin me përzierjen. Deri në gusht, 30 mijë tonë abuzime

    Një ndër arsyet pse makinat në Shqipëri amortizohen më shpejt, deri në shkatërrimin e plotë, lidhet me cilësinë e karburantit. Sikur të mos mjaftonte infrastruktura e dobët rrugore, drejtuesit e automjeteve duhet të kujdesen edhe me cilësinë e karburantit.

    Një raport i detajuar, hartuar dhe publikuar së fundmi nga Inspektorati Qendror Teknik, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, nxjerr në pah milionat e abuzimeve në tregun e naftës. Inspektimet e kryera në pika të ndryshme të shitjes së naftës, benzinës dhe gazit të lëngshëm, kanë zbuluar se rreth 10 për qind e tregut furnizon “mall” jashtë standardit. Bëhet fjalë për karburante që tregtohen pasi janë kryer përzierje të paligjshme, duke shtuar sasinë e pastër me lëndë që i përshtaten përkohësisht lëngut djegës, të cilat nuk kanë standardin e duhur, me elemente ndotëse dhe të rrezikshme, jo vetëm për mjetin e transportit, por edhe për mjedisin.

    Në raportin e IQT-së, i cili bazohet nga 5585 inspektimet e kryera gjatë periudhës janar-gusht 2011, mësohet se laboratorët e kontrollit nxorën rreth 592 mostra karburanti jashtë standardi, apo gati sa 10 për qind e të gjitha testeve të mbledhura, në rang vendi. Sipas portalit ‘energjia.al’, mostrat e analizuara në laboratorë janë marrë në pika të ndryshme dhe nuk bëjnë dallim, nëse mblidhen nga autobotet, anijet-cisternë apo në pikat e zakonshme të shitjes. Për të pasur një panoramë më të qartë të situatës, IQT ndoshta duhet të kishte specifikuar se në cilën infrastrukturë janë gjetur kryesisht këto shkelje.

    Nga të dhënat e mostrave dhe përqindja me abuzimet e zbuluara del se, nisur nga importi dhe prodhimi, kemi të paktën rreth 30 mijë tonë karburante pa standard që i ofrohet tregut. Në vlerë, përkthehet në rreth 4 miliardë lekë efekt negativ për xhepat e drejtuesve të automjeteve, vetëm nga cilësia e karburantit, pasi pasojat zinxhir vijnë me dëmtimin e mjetit dhe shpenzimet te servisi.

    Megjithatë, ajo që konsiderohet më shqetësuese lidhet me mungesën e transparencës, që Inspektorati Qendror tregon ndaj konsumatorit, edhe pse me ligj ka pikërisht mbrojtjen e tij. Sikurse veprojnë shumë vende të BE-së, apo të rajonit, institucioni që ka zbuluar shkeljet duhet të kishte bërë publike emrat e shoqërive që tregtonin naftën jashtë standardit. Ky veprim duhet të ishte shërbimi më i mirë ndaj konsumatorit (dhe jo sikurse nxiton policia të bëjë publik emrin e dyshuar të kriminelit).

    Tjetër problem që shikohet me shqetësim nga ekspertët e fushës ka të bëjë me masat ndëshkuese që, sipas tyre, janë tepër të ulëta. Ligji aktual parashikon gjoba që variojnë në 300 000-500 000 lekë për pikat e karburantit dhe 500 000-700 000 lekë për shoqëritë anonime. “Penalitetet nuk janë të lidhura me masën e abuzimit, por janë relativisht fikse. Theksoj se në rajon (p.sh. Greqi) një penalitet për një pikë karburanti mund të shkojë deri në 250 000 euro (në varësi të përqindjes së abuzimit)”, shprehet një ekspert i portalit ‘energjia.al’.

    Debati mbi cilësinë e karburanteve në vend dhe forcën ndëshkuese të ligjit nuk ka reshtur kurrë, sikurse nuk ka prodhuar një rezultat të plotë final mbi zgjidhjet e mundshme. Qeveria tenton përmes VKM-ve të minimizojë ndotjet nga karburanti, duke vendosur limitin mbi squfurin, por pakkush nga institucionet ka kurajën të raportojë se sa dhe kush nga kompanitë e bën dëmin më të madh, në mënyrë që konsumatori të dijë se si të veprojë.

  10. #390
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ekspertët: Tirana është e mbuluar nga një re toksike
    02/11/2011 - 15:45

    Gazeta Shqiptare

    Esmeralda Keta

    Ajri që thithin çdo ditë banorët e Tiranës është disa herë më i ndotur se normat e lejuara. Dhimitraq Trajani, profesor i Inxhinierisë mekanike thotë se institucionet përgjegjëse jo vetëm nuk kanë marrë masa për shpërbërjen e resë toksike që mbulon kryeqytetin, por ajo madje sa vjen e dendësohet duke paralajmëruar prej kohësh një stuhi të fortë. Sipas Trajanit, fajtorët kryesorë për këtë situatë janë amortizimi i madh i automjeteve. Në një shkrim të gjatë analizues ai sqaron se pavarësisht viteve të gjata, institucionet përkatëse nuk kanë arritur të japin të dhëna specifike se sa për qind e ndotjes i dedikohet pluhurit për shkak të ndërtimeve, sa për qind amortizimit të automjeteve dhe sa për qind cilësisë së karburanteve. Ai propozon që të ndryshojnë tekstet me të cilat mësojnë studentët, ndërkohë që studentët e Politeknikut dhe të Mjekësisë të bëjnë matjet specifike në terren.
    Ndotja
    Për profesor Dhimitraq Trajanin problemi nis që në burimet e matjeve, raportet e të cilave më pas bëhen publike. Sipas tij deri më tani, institucionet përgjegjëse për matjen e cilësisë së ajrit japin vetëm të dhëna të përgjithshme, por pa zbuluar shkakun e vërtetë të ndotjes. "Të dhënat që na serviren janë të dhëna të përgjithshme. Institucionet nuk na japin se sa kanë ndikuar në këtë nivel ndotjeje, amortizimi i automjeteve, cilësia e karburantit, mbeturinat urbane apo faktorë të tjerë, ndërkohë që ekzistojnë aparatura specifike të cilat mund të të japin këto të dhëna", - ka shpjeguar ai. Pikërisht për këtë arsye ai duket dyshues ndaj të dhënave që japin institucionet dhe nuk nguron të thotë se situata është vërtetë alarmante. "Duke mos besuar shumë në institucionet shtetërore të monitorimit të ajrit, për shpërbërjen e asaj reje gjigante toksike që mbulon kryeqytetin tonë, që sa vjen po dendësohet, dhe që prej kohësh ka paralajmëruar stuhinë që ajo mbart, iu drejtova me një shkrim një reviste shkencore të një Universiteti publik në Tiranë. Në shkrim pasi bëja një paraqitje të përgjithshme të zhvillimeve intensive konstruktive në dy dekadat e fundit për automjetet në përgjithësi dhe veçanërisht në sistemet e motorëve dhe nënvizoja edhe trendin e kërkimeve shkencore në alternativat energjetike të së ardhmes dhe sidomos arritjet e teknologjisë gjermane në bashkëpunim me një nga korporatat amerikane më të njohura në prodhimin e automjeteve, për përdorimin e hidrogjenit si lëndë e parë energjetike në disa automjete të prodhuara pas vitit 2000; por që akoma këto informacione nuk "kanë gjetur rrugën për në faqet" e literaturës sonë teknike, bëja edhe një propozim konkret, gjithmonë edhe si një element parësor të reformës në arsimin e lartë, që mendoj se realizimi i tij do të ishte një risi jo vetëm në funksion të mësimit, por edhe të vetë punës shkencore, si pjesë parësore e reformës në sistemin tonë arsimor. Meqenëse Instituti i Shëndetit Publik, sipas të dhënave që merr nga disa stacione për matjen e komponimeve toksike, të montuara në Tiranë dhe në ndonjë qytet tjetër, na jep edhe disa të dhëna se sa më të larta janë ato vlera nga normat e BE-së, na tregon se "Tirana është e toksikuar, është e sëmurë", por nuk na jep asnjë rekomandim se si të kurohet! Është e kuptueshme se informacionet e tij janë të përgjithshme, ai nuk specifikon burimet e tyre sigurisht nuk mundet të japë as edhe masat respektive dhe veçanërisht nga automjetet si burimi më potencial i emetimit të tyre, sepse nuk ka as specialistët e fushës dhe as infrastrukturën e nevojshme të matjeve; pa përmendur se në vende të Evropës, ata vlerësohen në gr/km për rrugë të kryer ose ppm/km (pjesë për milion), me matje direkt në tubot e shkarkimit të motorëve, duke i konsideruar më të sakta rezultatet kur mjeti është në lëvizje", - shpjegon Trajani.
    Propozimi
    Sipas profesor Trajanit propozimi ka të bëjë me angazhimin e studentëve të Inxhinierisë dhe të Mjekësisë. Ata të profilit inxhinierik të transportit, do përcaktonin masat e komponimeve toksike dhe sigurisht zonat më toksifikuara; studentët e mjekësisë, do të observonin pasojat e komponimeve toksike në grup mosha të ndryshme, pikërisht në banorët pranë rrugëve dhe shesheve me vlera të larta me emissione dhe komponime toksike. "Dhe tani, do e përsërisë atë propozim, por si një apel i dy universiteteve më me përvojë në vendin tonë në fushën e mësimdhënies, Universitetit Politeknik dhe Universitetit të Tiranës, që kanë mundësi të kryejnë më shumë eksperimente dhe studime, që atë që nuk e kanë bërë institucionet shtetërore në vendin tonë, edhe pse e kanë një nga detyrat parësore të tyre, ta realizojnë vetë studentët dhe pedagogët e shkencave inxhinierike, të natyrës dhe të mjekësisë, si një detyrim moral dhe intelektual ndaj qytetarëve. Për t'i studiuar dhe eksperimentuar këto dukuri, publikimin e tyre, për të sensibilizuar qytetarët për rreziqet që mbartin këto komponime, akoma sa gjendja mjedisore në vendin tonë s'ka hyrë në shkallën e rrezikshmërisë të lartë, veçanërisht për banorët e zonave urbane, ku pasojat tani shkencërisht të provuara, janë më të rënda te fëmijët dhe adoleshentët, dhe në të ardhmen e afërt, në qoftë se ato nuk do të parandalohen, fatkeqësisht pasojat do të jenë shumë të rënda", - ka përfunduar profesor Dhimitraq Trajnani. Duke iu referuar edhe përmbajtjes së teksteve tona shkollore, që janë larg atyre të vendeve të tjera të zhvilluara, ai me të drejtë shtron pyetjen se kur institucionet tona arsimore, në kuadrin e reformimit në drejtim të integrimit të informacionit të ri, do i japin vendin e duhur në literaturën mësimore, këtyre dukurive e fenomeneve të reja, që para dy dekadave s'paralajmëronin ndonjë rrezik, kur ne nuk jemi në gjendje të adaptojmë as edhe një filtër mbrojtës në tubot e shkarkimit të motorëve, por kurrë nuk na lejohet që të mos i njohim mirë ato.

  11. #391
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shekulli Sot|07/11/2011 07:13
    Rrëshqitjet e tokës, specialistët: “Jemi në dorë të Zotit”

    Entela Resuli

    Në gjeologji nuk ka thënie: “këtu ndërtohet e këtu jo”. Kudo mund të ndërtohet, por mënyra si ndërtohet dhe kostoja ndryshon. Ajo për të cilin specialistët ngrenë alarmin, është mungesa e studimeve gjeologjike në momentin që bëhet një ndërtim. Është e nevojshme që ndërtesa t’i ngulë mirë “këmbët” në tokë dhe vendi për të, të jetë i përshtatshëm. Në ditët e sotme njerëzit ndërtojnë dhe kur ndodh tragjedia kujtohen se në atë zonë duhet të ishte bërë një studim para se ngrehina e tyre të zinte vend. Shkeljet janë me qindra, sipas specialistes gjeologo-inxhinierike Pranvera Dokle. “Ne na ruan zoti… se po të ishte në dorë të njeriut tragjeditë do ishin të mëdha”-thotë ajo. Drejtori marketingut dhe publikimeve pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar Sokol Marku tregon se, ky institucion e ka hapur disa herë sirenën e alarmit që, ndërtimet në Shqipëri të bëhen konform rregullave që më pas askush të mos i bjerë kokës me grusht. Tashmë që dimri ka futur këmbët dhe mundësitë për shkarjet e tokës janë më të mëdha, kjo për shkak të mosmirëmbajtjes së saj dhe mungesës së kanalizimeve, inxhinieria Dokle tregon gjendjen që ndodhet Shqipëria, Tirana dhe se çfarë duhet të kemi parasysh kur ndërtojmë apo blejmë një shtëpi.



    Znj. Pranvera, cilat janë problemet që ka vendi ynë nga ana gjeologjike, duke u bazuar në ndërtimet që janë bërë?

    Ka sheshe me bazament më të përshtatshëm dhe me pak të përshtatshëm për ndërtim, në kuptimin që në disa raste karakteristikat fiziko-mekanike të bazamentit janë më të favorshme për ndërtim dhe kërkojnë kosto më të ulëta, por ka raste kur karakteristikat fiziko-mekanike janë më të disfavorshme dhe për të njëjtin tip objekti, para se të ndërtohet kërkohet domosdoshmërisht marrja e masave inxhinierike për përmirësimin e kushteve, gjë që drejtpërdrejt rrit koston e objektit. Por ka ndonjë rast kur studimi gjeologo-inxhinierik bëhet formal, pa punime dhe jo nga specialiste të fushës përkatëse, ose nuk merret në konsideratë nga projektuesit. Në këto raste siguria e objektit mbetet ne ”dorë të fatit”.



    Është ky një problem i pas viteve 90’?

    Para viteve ‘90 për çdo objekt që do të ndërtohej në gjithë Republikën, detyrimisht më parë bëhej studimi i plotë gjeo-inxhinierik me punime shpimi dhe kampionet i nënshtroheshin analizimeve laboratorike, gjë që realizohej në “ish-ndërmarrjen e Gjeologji-Gjeodezisë”. Pas viteve ’90 këto studime realizohen kryesisht nga persona të liçensuar për këto studime, por ka një problematike pasi për tu liçensuar mjaftonte një diplome e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, pavarësisht nëse kishe studiuar apo punuar në specialitetin e Gjeologjisë Inxhinierike apo në një specialitet tjetër.



    Cilat janë problemet që keni hasur ju, çfarë mungon, jemi ne një popull i “pakulturuar” për sa i përket studimeve gjeologjike, që do të thotë, para se të ndërtosh, të konsultohesh me specialistin?

    Ligji përcakton që për marrjen e lejeve të ndërtimit, pjesë e dokumentacionit duhet të jetë dhe studimi gjeologo–inxhinierik, por ka raste kur ky studim është thjesht formal, dhe kjo ndodh dhe për arsyen se personeli i ngarkuar për ta kontrolluar këtë studim nuk është i fushës përkatëse. Nga përvoja vërejmë se: Së pari, domosdoshmëria e kryerjes së studimit gjeologo-inxhinierik. Së dyti, nevoja që ky studim duhet realizuar vetëm nga specialiste të fushës përkatëse nga disa investitorë apo qytetare, kuptohen vetëm pasi të ndodhin fenomene që vënë në rrezik, dëmtojnë apo shkatërrojnë objektet e tyre, ndërkohë që studimi gjeo-inxhinierik ka si funksion të parë parandalimin e fenomeneve negative, dhe jo gjithmonë mund të jetë efikas në korrigjimin e tyre, pasi mund të jetë tepër vonë për ndërhyrje me masa mbrojtëse inxhinierike.



    Pse shteti nuk ju financon?

    Studimet për objekte të ndryshme realizohen në mënyrë private nga individë të liçensuar, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, si konsulent i shtetit për problemet gjeologjike, ndër to dhe atyre gjeologë-inxhinierike, nuk ka asnjë mundësi kontrolli mbi cilësinë e kryerjes së këtyre studimeve. Vetë si institucion kryen shumë pak studime për ndërtime objektesh, për arsye vështirësish në procedurat financiare. Nga specialistët e SHGJSH çdo vit realizohen me dhjetëra studime për raste rrëshqitjesh të objekteve të veçuara apo grup objektesh, kryesisht objekte banimi, në komuna apo dhe bashki të ndryshme. Objektet e rrezikuara, të dëmtuara apo të shkatërruara janë dhe objekte ekzistuese (relativisht më të vjetra), por në shumë raste janë objekte të reja, të cilat patjetër duhet të ishin ndërtuar në sheshe të studiuara. Shpesh ndërtimi i një objekti të ri pa studim përkatës vë në risk dhe objektet e mëparshme pranë tij, duke u bërë shkas për fillimin e fenomeneve negative. Studimi gjeologo-inxhinierik në çdo rast parashikon domosdoshmërinë e masave mbrojtëse për objektet pranë kur ata mund të rrezikojnë nga gërmimet apo nga vetë ngarkesa e objektit të ri.



    Cilat janë zonat më problematike nga ana gjeologjike, na përmendini disa prej tyre, fshatra, qytete dhe problemet që kanë?

    Probleme për shkaqe gjeologjike kanë ndodhur jo rrallë në objekte inxhinierike, pothuajse në çdo rast ka munguar studimi gjeologo-inxhinierik apo më rrallë herë nuk është marrë në konsiderate nga projektuesit apo investitoret ( studimi është bërë formalisht). Zona ku ne kemi verifikuar më shumë raste rrëshqitjesh janë Elbasani, Librazhdi, Gramshi, Kavaja, Kukësi, por ka mjaft dhe në Patos, Lushnje, Krujë, Peshkopi, Pukë etj .



    Mund të thoni ju që kjo është një gjendje alarmante?

    Nuk mund të thuhet se kjo apo ajo zonë paraqet rrezik dhe duhet vënë alarmi. Kudo ndërtimi i objekteve duhet paraprirë nga studimi gjeologo-inxhinierik i bazamentit ku do ndërtohet. Nëse studimi bëhet nga specialistë të fushës dhe me përgjegjshmëri, nëse ky studim merret në konsideratë nga projektuesit dhe nuk anashkalohet, nuk ka arsye të shqetësohemi. Por ndodh që gjërat nuk rrjedhin kështu… Konstruktorët dhe investitorët ndonjëherë e anashkalojnë studimin gjeologo-inxhinierik apo e kërkojnë formalisht nisur thjeshtë nga interesa të vogla financiare. Them interesa të vogla pasi kostoja e studimit të plotë gjeologo-inxhinierik për një objekt është tepër e ulët, ndërkohë që qytetarët e dinë fare mirë çmimin për një metër katror ndërtim. Besoj se një përqindje shumë e ulët në kosto, për të rritur sigurinë e objektit nuk duhet të neglizhohet. Investitorët dhe konstruktorët i kushtojnë mjaft rëndësi pjesës së konstruksionit dhe jo po të njëjtën rëndësi bazamentit ku mbështetet ky konstruksion, ndërkohë që mjaft qartë dihet se, pikërisht bashkëveprimi bazament konstruksion përcakton së pari sigurinë e objektit.



    Është sistemi i mirëmbajtjes së tokës, një problem? Gjithmonë e më shumë mungon kujdesi, kanalizimet…

    Është për tu theksuar që në komunat Synej e Kryevidh në Kavajë dhe Ballagat në Lushnjë kanë ndodhur rrëshqitje masive ku një pjesë e madhe e objekteve të prekura kanë qenë objekte të reja, të ndërtuara pa studime gjeologjike. Vihet re dhe përbën alarm fakti që mirëmbajtja e tokës ku në vendosim objektet tona mungon. Nuk ekzistojnë më kanalet e ujërave të larta, sistemet e kullimit e të drenazhimit ose dhe ku ekzistojnë nuk mirëmbahen. Prania e ujit dhe luhatja e nivelit të tij, përbëjnë një nga elementët që ndikon negativisht në gjendjen fizike të tokës si bazament ndërtimi, sidomos në zona kodrinore, ku shpesh luan rol parësor aktiv në aktivizimin e fenomeneve të rrëshqitjes.



    Po për Tiranën, për ndërtimet e shumta që janë bërë çfarë mund të na thoni, ka Tirana zona problematike, cilat janë ato?

    Rreziku nuk ka lidhje direkte me faktin se ndërtimet janë të shumta apo jo, por me kushtet si ndërtohet. P.sh. Në zonat kodrinore rreth Tiranës apo në sheshe ndërtimi që kanë përkuar pikërisht mbi ish shtratin e vjetër të lumenjve apo përrenjve, ndërtimi pa studim gjeologo-inxhinierik mund të ketë “risk të lartë”.

    Në rastin e parë objektet mund të iniciojnë rrëshqitje apo të bëhen pre e rrëshqitjeve, kur nuk shoqërohen me masa mbrojtëse inxhinierike. Në rastin e dytë karakteristikat fiziko-mekanike të bazamentit janë të dobëta dhe moskryerja e studimit për verifikimin e gjendjes apo mosmarrja në konsiderate e rekomandimeve të specialistëve mund të jenë fatale për objektin.



    Vera apo dimri, apo shirat e shumta i nxjerrin në pah këto probleme? Cilat zona rrezikojnë?

    Prania e lartë e ujërave, sidomos në zonat kodrinore, me formacione gjeologjike shtresore dhe jo njëlloj të përshkueshme nga uji janë më të predispozuara për zhvillim fenomenesh gjeodinamike në periudha reshjesh të dendura, por për objekte të vendosura në terrene dhe pse të sheshta, por me depozitime të dobëta, nëse nuk janë studiuar, nuk janë parashikuar gjatë llogaritjeve të themeleve karakteristikat e tyre të dobëta, pavarësisht nga stina, sjellin probleme si çedimet, deformimet etj. deri shkatërrim të objekteve.

    Nuk ka zona që rrezikojnë në aspektin gjeologo–inxhinierik nëse në to objektet janë ndërtuar në kushte të njohura gjeologo–inxhinierike, pra me studime përkatëse dhe janë marrë në konsideratë rekomandimet e specialistëve për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen bazamentit.



    Përmbytjet në Shkodër, u ndërtua mbi pranë lumenjve

    Nga informacionet që kanë specialistët zona e Shkodrës, që përmbytet shpeshherë ka qenë pjesë e parashikuar në projektet e kaskadës së Drinit, si zonë me potencial përmbytjeje në rast reshjesh dhe prurjesh të mëdha mbi nivelet e kapacitetit mbajtës të kaskadës. Zona ka qenë e shfrytëzuar vetëm për qëllime bujqësore për të minimizuar dëmin në rast se ndodhte përmbytja. Kjo zonë tashmë është maksimalisht e shfrytëzuar për banim, pra është ndërtuar në mes të rrezikut, duke mos respektuar as traditën e mençur popullore për të ndërtuar në kodra dhe jo në fusha pranë lumenjve që shpesh vërshojnë e përmbysin gjithçka. Përveç që është ndërtuar në ato fusha, është ndërtuar mbi veprat hidroteknike (kanale kullimi, drenazhe, hidrovore), janë dëmtuar me papërgjegjshmëri totale, ndërkohë ato do shërbenin që të mbanin nën kontroll apo shkarkonin ujerat në rastet e përmbytjeve.



    Zgjidhja, ja propozimet e specialistëve

    Sipas specialistëve, pika më e rëndësishme është përgjegjshmëria profesionale e personave të liçensuar për studimet e ndërtimit, duke mos pranuar bërjen e studimeve formale dhe duke mos u angazhuar në këto studime, kur nuk janë profesioniste të kësaj fushe. Gjithashtu kërkohet rritje e përgjegjshmërisë së investitorëve dhe konstruktorëve për të mos kërkuar formalitete në këto studime, por të kërkohen studime të plota, që do merren në konsideratë gjatë projektit, dhe të kërkohen vetëm nga specialiste të fushës. Një hap tjetër është rritja e kontrollit të studimeve nga organet kompetente, ku do përfshihen specialiste gjeologe të gjeologjisë inxhinierike, jo çdo gjeolog pavarësisht specialitetit e përvojës, gjithashtu dhe rritja e kërkesave për liçensimin e individëve. Ndërtimi i objekteve pa studim mund të sjellë rrezik për vetë objektin, por mund të bëhet rrezik dhe për objektet e tjera pranë. Siç ndodhi me rrëzimin e një pallati në Gjirokastër, rrëzimin e disa banesave në Synej të Kavajës brenda një nate, e shumë banesa të rrezikuara, të dëmtuara e të shkatërruara në komuna të ndryshme, pa përmendur hektarë të tërë tokë bujqësore të shkatërruar bashkë me ato banesa.



    Shtëpia, qytetarët të informohen për studimin e ndërtimit

    Qytetarët që duan të ndërtojnë gjithmonë duhet të kërkojnë konsultim me specialistin, i cili pasi të njihet me sheshin ku do ndërtohet do të rekomandojë studimin që duhet kryer në varësi të llojit dhe madhësisë së objektit. Të mos hezitojnë të kryejnë studimin pasi mund të ndodhë një fenomen negativ dhe investimi të dëmtohet, apo më keq akoma të shkatërrohet. Shpesh, në disa objekte, kur kanë filluar të dëmtohen, ndërhyjnë me idenë për t’i mbrojtur, por në të vërtetë i përkeqësojnë kushtet. Që të mos shpenzojnë më vonë shumë më tepër, për të arnuar objektet e tyre, të kërkojnë mendimin e specialistëve për të ndërtuar të sigurtë. Mund të mos jetë e thjeshtë, por nuk është as e pamundur për tu informuar nëse studimi është kryer i plotë dhe nga specialistë apo është thjesht formal. Paguhen shumë para dhe është e drejtë e tyre të kërkojnë që një pjesë e këtyre parave të shpenzohen për sigurinë e banesave të tyre. Objektet kanë rrezikun nga bazamentet dhe konstruksioni, në rast të shkatërrimit të tyre pësojnë jo vetëm studiuesi e projektuesi por e gjithë shoqëria, prandaj duhet të jetë përgjegjësi e gjithë shoqërisë që të rriten kërkesat në këtë drejtim. Për investime tepër të vogla mendohemi shumë më tepër dhe kërkojmë kushtet më të mira; le të kërkojmë maksimumin e sigurisë për objektet ku do jetojmë e punojmë.



    Pse është i nevojshëm studimi gjeologo-inxhinierik?

    Gjeologjia inxhinierike e studion tokën si mjedis ku ndërtohen objekte të ndryshme inxhinierike, si ato social-kulturore, industriale, etj. Në Gjeologjinë Inxhinierike nuk mund të thuhet këtu ndërtohet diku tjetër jo. Parimi themelor është: Kudo mund të ndërtohet, por mënyra si ndërtohet dhe kostoja ndryshon, pasi kushtet fiziko-mekanike të bazamenteve ku ndërtohen objektet ndryshojnë dhe në varësi të tyre ndryshojnë kushtet si duhet ndërtuar, kostot e objekteve, etj. Studimi gjeologo-inxhinierik përcakton pikërisht këto kushte fiziko-mekanike të bazamentit ku do vendoset objekti përkatës.



    Dimri problematik

    Problemet më të rënda për sa i përket relievit të tokës dhe përmbytjes, territorit të Shqipërisë i vijnë në stinën e dimrit. Rasti konkret është ai i Shkodrës, ku banorët e asaj zone kanë ndërtuar në një territor ku potencialisht është më i rrezikuar nga përmbytjet. Pra kemi ndërtuar në mes të rrezikut, duke mos respektuar as traditën e mençur popullore për të ndërtuar në kodra dhe jo në fushat pranë lumenjve që shpesh vërshojnë e përmbysin gjithçka. Një tjetër problem madhor është mungesa e mirëmbajtjes së tokës dhe mospasja e një sistemi kanalizimesh, ndërsa ato që kanë qenë para viteteve ‘90 kanë dalë jashtë përdorimit nga dora e njeriut.



    Galeritë e minierës, Bulqiza si kulluese makaronash

    Një qytet si Bulqiza është shndërruar në kryeqendër minierash. Prej vitesh aty vetëm gërmohet për të nxjerrë prej andej mineralin e kromit. Madje është gërmuar aq shumë sa specialistët pranë Shërbimit Gjeologjik tregojnë se po vendosësh pak imagjinatën në punë e ta shohësh këtë qytet nga poshtë të ngjan si kulluese makaronash dhe për ta është e habitshme se si ai qytet gjendet ende në këmbë. Sipas përllogaritjeve, në nëntokën e saj gjenden ende 30 milionë tonë rezervë krom, i cili me tregun e sotëm kap një vlerë prej 6 miliardë dollarësh. E kjo është arsyeja që në atë vend ka vazhdimisht greva, minatorë të vdekur, dhe dëshirë të madhe për ta “gërmuar” të gjithën.

  12. #392
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shihni harten me problematiken mjedisore ne Shqiperi te pergatitur nga anetari i Forumit Shqiptar Dasius, i cili eshte me te njejten nofke edhe te Forumi Mjedisor:

    http://www.iep-al.org/forum/viewtopic.php?f=65&t=856

  13. #393
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shihni harten me problematiken mjedisore ne Shqiperi te pergatitur nga anetari i Forumit Shqiptar Dasius, i cili eshte me te njejten nofke edhe te Forumi Mjedisor:

    http://www.iep-al.org/forum/viewtopic.php?f=65&t=856
    Vendin e pare e mban Tirana me sa shihet ne ate harte.
    Jam kurioze te di cik gjendjen e Sarandes se ne mos gaboj kam lexuar njehere per ndotje uji edhe atje.
    Gjithsesi, nje ide shume e bukur per te permbledhur ato qe jane pikat kryesore problematike te mjedisit shqiptar.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  14. #394
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Buxheti dhe mjedisi
    2011-11-21
    Xhemal Mato

    Gazeta Shqip

    Sul Bregu jeton në një fshat të Tiranës. Ai ka pesë fëmijë dhe jeton me prodhimet e tokës, produktet nga bagëtia dhe nga një ngastër me pemë frutore dhe pyll.

    Nga puna e këtij viti, ai nxori më pak lekë se vitet e tjera. Pjesën kryesore të tyre vendosi ta përdorë për të ndërtuar shtëpinë dhe për të blerë një makinë të re. Pjesën tjetër e hoqi mënjanë për të blerë ilaçe për fëmijët dhe gruan, të cilët vitet e fundit i sëmuren gjithnjë e më shpesh. Mjeku i fshatit i ka thënë se uji që përdorin për të pirë është i ndotur nga shkarkimet e WC së shtëpisë së tij, prandaj ai duhet të investojë për të hapur një gropë septike për t’i grumbulluar dhe kontrolluar këto ujëra, por hë për hë, ai mendon se ky investim duhet bërë më vonë. Plehrat e shtëpisë prej vitesh hidhen në një qoshe të oborrit dhe tani ato janë shtuar dhe përhapur aq shumë sa që duket e pamundur të pastrohen. Një vit më parë, njëra prej lopëve të tij i ngordhi, se kishte futur në bark një fletë plastike 3 metra të gjatë. Shirat e rrëmbyeshëm të dimrit e frynë përroin që i rrëmbeu 500 metra katrorë tokë nga arat e tij. Prita mbi përrua që dikur zbuste vrullin e ujit, ishte prishur dhe rindërtimi i saj gjithashtu kërkon para. Edhe zjarret rrotull, janë përsëritur shpesh në ditët e nxehta të verës. Këtë verë i ra zjarri dhe ia shkrumboi gjysmën e pyllit. Djali i tij që merrej më parë me pyllin, tani merret me rrugën. Me këto dëme në pasuritë e tij natyrore, ai këtë vit nxori vetëm gjysmën e parave krahasuar me ato që nxirrte para pesë vjetësh. Me dëshpërim ai po e ndjen se nga viti në vit, po keqësohen gjërat, por s’e di se pse po i ecën kaq ters.

    Imazh
    Gjithë kjo histori dhe vetë Sula janë imagjinare, por pjesë të tyre ndodhin realisht në ekonominë e shumë familjeve në zonat ku problemet mjedisore janë përkeqësuar. Ndërkohë që kjo histori në përmasa globale po ndodh për shtëpinë tonë të madhe, Shqipërinë.

    Duke parë projektbuxhetin që është parashikuar për Ministrinë e Mjedisit për vitin 2012, del qartë se kjo politikë e shpërndarjes së parave po i shton borxhet në burimet natyrore: në tokën, ujin, ajrin, pyjet dhe kafshët, mbi të cilat e mbështet jetën çdo shoqëri. Mosruajtja, shkatërrimi dhe humbja e këtyre burimeve jetësore, jo vetëm që nuk e bën ekonominë të qëndrueshme, por dobëson dhe investimet direkte, duke përkeqësuar gjithnjë e më shumë ekonominë.

    Ministria e Mjedisit, prej vitesh nuk është më një ministri thjesht politikëbërëse, pra që mund të kërkojë lek vetëm për paga të punonjësve të administratës. Ajo ka në ngarkim dhe menaxhim disa prej pasurive më të mëdha të një vendi si pyjet, parqet kombëtare, ujërat dhe peshkimin.

    Dihet qartë tashmë se erozioni drastik i tokës sonë (25-30 ton/ha/vit, nga mё tё lartët nё botё), rrëshqitjet dhe përmbytjet e shumta gjatë viteve të fundit, lidhen direkt me shpyllëzimet masive.

    Për vitin 2012, buxheti i shtetit ka planifikuar për pyllëzime vetёm 500 milionë lekë (që mund të arrijnë mbjelljen e vetëm 250 hektarë terren (nëse me të vërtetë këto do të mbillen), ndërkohë që para viteve ‘90 ne kemi pyllëzuar rreth 3000 ha/vit, dhe sot është e domosdoshme të pyllëzohen tё paktёn 1000 ha/vit (se kemi ende rreth 350,000 hektarë toka pyjore tё ashtuquajturat nё kadastër toka me bimësi pyjore). Pra me këtë hiç “investim” në pyje apo në prita malore, i kemi të sigurta përmbytjet, rrëshqitjet dhe erozionin e tokave dhe për vitet që do vijnë. Kujtojmë se kostoja e përmbytjes së Shkodrës ishte sa gjysma e buxhetit të shtetit (ndonëse nuk u pagua). Pra duke mos investuar për pyjet sot, nesër shteti do të duhet të paguajë dhjetëfishin për pasojat që sjell ky degradim mjedisor. (Nëse vërtet qeveritë e nesërme do ta ndiejnë apo do të detyrohen ta realizojnë këtë përgjegjësi).

    Para disa vitesh, për mungesë fondesh u hoqën nga Ministria e Mjedisit vrojtuesit e pyjeve. Ata ishin mjaft të nevojshëm veçanërisht në identifikimin e vatrave të zjarrit që në fillimin e tyre. Këtë verë u pa qartë rezultati i këtyre shkurtimeve: Zjarret dogjën shumë herë më tepër pyje se në vitet e mëparshme. Pra u kursyen, le të themi, 10 mijë dollarë për pagat e tyre dhe Shqipëria humbi 10 milionë dollarë pasuri natyrore, pa shtuar këtu kostot e tjera anësore që sjellin këto djegie. Shqipëria ka rreth 15 parqe kombëtare, me vlera të tilla natyrore që duhet të mbrohen veçanërisht, por për to s’ka lekë dhe asnjë park kombëtar nuk ka një ruajtës, pa le më një ekip menaxhues. Në vendet fqinje parqet natyror janë bërë burime fitimesh për ekonominë nga turizmi në natyrë.

    E njëjta gjë po ndodh në peshkim. Reduktimi në maksimum i inspektorëve ka lejuar peshkimin e pakontrolluar dhe ilegal (me dinamit dhe mjete të tjera shfarosëse) dhe ja rezultati: Rezervat e peshkimit janë reduktuar në 10 herë më pak se në vitet ‘90.

    Me të drejtë Ministria e Shëndetësisë kërkon më shumë nga buxheti i shtetit për të përmirësuar sistemin shëndetësor në vendin tonë, por dihet se rreth 60 për qind e sëmundjeve shkaktohen nga ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit. Sëmundjet kanceroze janë shtuar me 3500 raste të reja në vit. Kostoja në spitale dhe në ilaçe për këto sëmundje është shumë e madhe dhe në rritje. Kostoja për familjarët gjithashtu. Nëse do të investohej për përmirësimin e mjedisit nga këta ndotës, do të kushtonte dhjetëra herë më pak dhe do të reduktoheshin shumë shpenzime në sistemin shëndetësor. Kjo politikë e dhënies së buxhetit për pasojat dhe jo për shkaqet, ngjason me atë që bën një amvisë në shtëpinë që po i përmbytet nga uji dhe në vend që të mbyllë çezmën, blen kova për të hequr ujin.

    Nga grafiku i shpërndarjes së buxhetit për vitin 2012 del se Ministria e Mbrojtjes kishte një buxhet 10 herë më të madh se Ministria e Mjedisit. Pra sado që të thuhet se Mjedisi është prioritar për qeverinë, sasia e lekëve që i jepen tregon me shifra të kundërtën. Argumentimi se përse ministria që “mbron Shqipërinë” merr 10 herë më shumë, është se tashmë kemi detyrime ndaj NATO-s. Por realisht ne s’po e mbrojmë Shqipërinë. Në vitet e fundit, në bregdetin e Lezhës, Shqipëria ka humbur rreth 40 hektarë toka se ia ka pushtuar deti. Pra tokat tona nuk po na i pushton dhe shkreton pushtuesi i huaj, por degradimi mjedisor. A duhet të mbrojmë Shqipërinë dhe nga ky “armik” i ri apo tërë buxhetin ta përdorë për të çuar ushtarët shqiptarë në Afganistan?

    Gjithë këto argumente për një shpërndarje me largpamësi të buxhetit, shpesh i kundërvihet argumenti se “ne jemi një shtet i vogël, kulaçi ynë buxhetor është i vogël, shtojmë dhe krizën globale. Të gjitha këto na detyrojnë që ndarjen e kulaçit ta bëjmë në këtë mënyrë”. Por përsëri na del përpara një shqetësim real. Vërtet kjo politikë mund të na shpëtojë një vit po më tej, në të ardhmen, kur burimet tona natyrore dhe jetësore do të na varfërohen dhe shkatërrohen në minimum, çfarë do të ndodhë me ekonominë tonë? Mos është koha që të ndryshojmë mënyrën e investimit të parave të buxhetit jo vetëm për vitin që vjen por dhe për vitin e pestë pas tij?

    Obama, në strategjinë e tij për të futur politikat mjedisore të zhvillimit theksonte: “Ndonjëherë ju duhet përkohësisht të dështoni para se të mund të keni sukses”. “Dhe shpesh kjo nuk merr vetëm angazhimin e një novatori, por angazhimin e një vendi dhe këtu është e nevojshme mbështetja e qeverisë”.

  15. #395
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqipëria e zhveshur
    21/11/2011 20:30

    Video: http://www.youtube.com/watch?feature...v=I0d61xcrHyA#!
    Territoret e shkretuara, pyjet ku mbizotërojnë vetëm kërcunjtë e atyre që dikur quheshin pemë, shkatërrimi i zonave të tëra të zonave të gjelbërta, u vendosën në qendër të vëmendjes së reportazhit të përjavshëm, “Shqipëria Tjetër”.

    Kamerat e “Top Channel”, nisën rrugëtimin e tyre në një rrugë që niset nga Gjirokastra, për t’u ndalur diku në zonën e Fushë Bardhës.

    Male të rrjepur vend pas vendi servirin këtu brutalisht të vërtetën e natyrës së përçundnuar keqazi e pa asnjë mëshirë.

    Minutat, ende pa zënë njëra-tjetrën shfaqin diku në sfond hordhitë e para të shkelësve të ligjit. Si një karvan vdekje që shkreton gjithçka gjen përreth, ata zbresin ngadalë e dredhshëm nga thellësia e majave.

    Me kafshë të ngarkuara lodhshëm, që lënë pas hektarë të tërë të zhveshur nga pyjet e lisit, shkozës e panjës.

    I njejti ritual perseritet e perseritet me varganet qe hyjne e dalin nga fshati i vogel ku dikur njerezit mbjetonin permes minierave te fosforiteve e qe sot ja kane lene vendin tregetise se drurit.

    Ne mungese te te ardhurave, fshati i gjithe sheh si burim mbijetese vetem pyjet dikur te dendur te kesaj zone. Ne krahun tjeter te zene ne befasi nga kamera jone ne cepat e fshehur, nje pjese e shkelesve largohen menjehere duke lene pas kafshe e drure, ne nje masaker qe ketu tregon fytyren e saj me brutale.

    Lejmë pas pyjet e Fushë Bardhës, që mes djegjeve te njepasnjeshme, perdorimit per qymyr druri e prerjes se paligjshme kane pesuar deme te jashtezakonshme, që dite pas dite po i marrin frymen natyres se kesaj zone. Nga Gjirokastra kalojmë në Permet, në Bredhin e Hotoves.

    Nga nje pyll i thjeshte ne Fushe Bardhe, tek nje park kombetar. Ajo çka ndryshon është vetëm harta, por jo rezultati. Edhe ketu askush nuk pengon hordhite e abuzuesve qe ikin e vijne mes pemeve te prera e shkretimit qe lihet pas si nje mortaje shfarosese dhe e pasherueshme.

    Sharrat qe thyejne qetesine ne 1200 hekataret e ketij parku kombetar udhetojne me pas jo vetem me kafshe, por edhe automjete te ndryshme. Per roje pyjore s’behet fjale. Shkelesit jane zoterit e vetem te parkut te Hotoves.

    Nga ajo qe konsiderohet te pakten ne leter mushkëria e jugut te Shqiperise, udhetojme drejt nje tjeter zone te mbrojtur, asaj te Shelegurit ne Leskovik.

    Vetem pak minuta per te kuptuar se ketu zhveshja e maleve nga pyjet ka marre edhe mandatën e fundit. Sharra qe s’rreshtin e makina te tonazhit te rende qe ngarkohen deng me drure, ne mes te dites, ne mes te rruges, duke sfiduar gjithçka.

    Me tej, brenda pyllit jo larg rruges nacionale, nje shesh eshte kthyer ne piken e grumbullimit te drureve qe presin transporuesin e rradhes.

    Ne kete zone, sic na thote dikush, makinat ngarkohen cdo dite per tu drejtuar me pas ne qytetin e Leskovikut apo me tej edhe ne Permet.

    Sic mund te dallohet ketu flitet per peme me moshe dhjetra vjecare, qe i shkeputen kesaj zones te mbrojtur sikur te ishin hic e asgje.

    Asgje nuk ndryshon me tej, ne Erseken e permbytur nga prerjet abusive, ku jane te perfshire edhe shume prej te zgjedhurve vendore.

    Me pas, ne Vithkuqin aq shume te dashur nga artistet korçare, ne Arrezen fqinje te Dardhes, per te zbritur me tej poshte ne parkun kombetar te Drenoves, ku zemra e pyllit eshte kthyer ne nje sharre gjigande.

    Ne parkun kombetar te Prespes, e keshtu me rradhe ne nje shterpëzim qe ka zene Shqiperine ne cdo cep te saj. E veshtire te gjesh sot qofte edhe nje zone te vendit ku pyjet nuk jane demtuar.

    Nga Lura, qe sot eshte ndoshta krimi me i madh e i pafalshem mjedisor, tek pyjet e Pukes ku prerjet kane arritur deri ne kuroren e qytetit, ne Fushe Arrez, Kukes, Shkoder, Bulqize, Kruje e deri ne zonen pas malit te Dajtit, kudo Shqiperia eshte zhveshur, duke marre pamjen e turpshme te nje vendi te ç’virgjeruar nga lukunite e pafundme, qe ne shumicen e rasteve qendrojne ne te njejten llogore me ata qe duhet ti mbrojne keto zona.

    E duket se askush nuk po pyet se ku po shkon ky vend? Shqiperia eshte ne alarm mjedisor dhe shpetimi i vetem do te ishte nje moratorium qe do te frenonte prerjen e pyjeve ne nivel te pakten afatmesem, mbi 5-vjecar.

    Ne te kundert, barbaria do te vazhdoje deri sa jo shume kohe me pas, ky vend nuk do te kete me asgje per te ofruar ne natyren e tij, perveç shkurreve nga ku do te vezullojne premtimet boshe qe po e shnderrojne Shqiperine ne nje shkretetire pa te ardhme, në një shtretëtirë që do ta bjerrë gjithçka, edhe vete jeten e njerezve te saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 22-11-2011 më 06:41

  16. #396
    Pyes veten nganjehere, a ka ndonje vend ne bote me te piset se Shqipria dhe Shqiptaret ?
    Revolution 1848

  17. #397
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Booo kur pashe nje dite ne nje emision liqenet e Lures ....Fatkeqesi ,turp turp turp.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  18. #398
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Dëmtohet liqeni, Bashkia Tirane padit shkollën private


    TIRANE- Institucioni arsimor “Wilson” është paditur sot penalisht nga Bashkia e Tiranës për dëmin që ky institucion i ka shkaktuar parkut të Liqenit Artificial. Policia Bashkiake ka konstatuar pemë të prera dhe prova të tjera material.
    Për të inspektuar zonën, sot në ambjentet ku është evidentaur dëmi ishte nënkryetari I Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, I cili shprehu tronditje dhe indinjatë për këtë që ai e quajti masakërdhe krim mjedisor.
    “Bëhet akoma më dramatike dhe problematike kjo situatë, kur në qendër të ngjarjes ndodhet i përfshirë një institucion arsimor, i cili duhet të bëjë të kundërtën. Ai duhet të promovojë dashurinë e studentëve dhe nxënësve për mjedisin, për ruajtjen e tij dhe për fat të keq jep shembullin e kundërt. Më lejoni njëkohësisht t’ju bëj të ditur edhe vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për të marrë masa të rrepta, për të bërë kallëzim penal ndaj aktorëve që janë përgjegjës për këtë masakër mjedisore. Njëkohësisht, në bashkëpunim me organet e pushtetit qëndror, ne do të marrim të gjithë masat e tjera, deri në revokim të liçencës për ushtrimin e aktivitetit.”- tha Panariti për mediat.
    Pas një inventarizimi që Bashkia do t’i bëjë Liqenit Artificial, rreth tri ditë më vonë Liqeni do të marrë statusin e Parkut Natyror Rajonal, ku sipas Bashkisë, do të jetë garancia dhe mbrojtja ligjore që do i jepet këtij fondi të vyer të kryeqytetit.


    Panorama
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  19. #399
    'Made in Albania': Nje shkolle qe shkaterron nje park

    Babëzia nuk njeh kufinj në Shqipëri. Në emër të zgjerimit të një shkolle, shkatërrohet parku i vetëm që kryeqyteti shqiptar ka në pronësi, ai i liqenit artificial. Dhe ky është morali që u injektohet nxënësve, kjo është dashuria për mjedisin dhe pronën publike që u mësohet atyre.

    Tiranë – Një masakër mjedisore është cilësuar nga Bashkia e Tiranës dëmi që ka shkaktuar ndërtimi i shkollës “Willson” në parkun e Liqenit Artificial në kryeqytet. Për këtë arsye Bashkia ka bërë sot një kallëzim penal ndaj institucionit arsimor “Wilson”, duke denuar aktin e prerjes së pemëve në këtë zone dhe duke kërkuar penalizimin e sipërmarrësve të saj. Nënkryetari i Bashkisë më të madhe në vend, Edmond Panariti, theksoi se një institucion arsimor duhet të japë shembull pozitiv dhe jo të shkatojë një krim mjedisor.

    “Më lejoni të shpreh tronditjen e thellë por njëkohësisht edhe indinjatën e thellë për këtë masakër mjedisore, për këtë krim mjedisor, por njëkohësisht më lejoni të shpreh edhe përçmimin e neverinë, ndaj aktorëve që janë protagonistë të këtij shkatërrimi, të kësaj prerje abuzive, të prerjes së pemëve në parkun Natyror të Liqenit Artificial. Bëhet akoma më dramatike dhe problematike kjo situatë, kur në qendër të ngjarjes ndodhet i përfshirë një institucion arsimor, i cili duhet të bëjë të kundërtën. Ai duhet të promovojë dashurinë e studentëve dhe nxënësve për mjedisin, për ruajtjen e tij dhe për fat të keq jep shembullin e kundërt”- u shpreh Panariti.

    Më tej ai shtoi se Bashkia është e vendosur që do të çojë para drejtësisë çdokënd që shkakton të tilla masakra mjedisore, dhe paralajmeroi se do të merren masa të rrepta deri në heqje të licensës.

    “Më lejoni njëkohësisht t’ju bëj të ditur edhe vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për të marrë masa të rrepta, për të bërë kallëzim penal ndaj aktorëve që janë përgjegjës për këtë masakër mjedisore. Njëkohësisht, në bashkëpunim me organet e pushtetit qëndror, ne do të marrim të gjithë masat e tjera, deri në revokim të liçencës për ushtrimin e aktivitetit”- nënvizoi Panariti.

    Nënkryetari i Bashkisë Panariti u shpreh se pas afro tre ditësh Liqeni Artificial do të mbrohet me ligj, duke kaluar në statusin e Parkut Rajonal Natyror. Në këtë mënyrë do të rritet garancia për mos shkatërrimin e pasurive natyrore.

    “Duke filluar që nga dita e nesërme, Bashkia e Tiranës do të organizohet për të bërë një inventarizim të detajuar të çdo bime, të çdo peme , të çdo shkurre dekorative në Parkun e Liqenit Artificial dhe kjo pas dy tre ditësh do të shoqërohet edhe me kalimin e statusit të Parkut Natyror Rajonal për Liqenin që do të jetë garancia dhe mbrojtja ligjore që do i jepet këtij fondi të vyer të kryeqytetit”- përfundoi deklaratën e tij Panariti.

  20. #400
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Eshte vertet shume shqetsues fakti si eshte duke u shkatrruar Natyra Shqiptare,keshtu si jemi nisur per pak vite nuk do i leme brezave nje pyll pa prer,nje lume,liqe apo ambijent natyror pa e ndotur,nese nuk ndergjegjsohemi per faktin se sa rreziqe perbene impakti negativ i njerzve ne rapot me natyren...,

    PS: Paskem qene nje popull i trashe..,qe nuk kupton se duke shkatrruar dhe ndotur natyren,jemi duke bere dite per dite vetvrasje per breza te tere...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 26-11-2011 më 07:29

Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •