Close
Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 410
  1. #341
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Shani e çirruni sa të doni, hidhjani fajin Edi Ramës, Sali berishës, edhe djallit po të doni. Kur vjen puna për të vepruar përgjigja e vetme që dëgjon rëndom është, "e çmë duhet mua?!"

    Rri o Shqiptar, ha muut gjithë ditën se me indiferencën tënde po ia bën gropën vetes dhe fëmijëve të tu. Merru me politikë, pi kafe, llafosu ca e në fund të ditës, për inat të vjerrës shko me mullixhinë.

    Mirë të na bëhet, të na vjedhin, të na shkatërrojnë, të na shfrytëzojnë se jemi bërë si vend prostitutë. Shko o Shqiptar lëpiji byythën parasë se do të të nxjerrë në selamet.
    Ashtu eshte...shumica e shqiptareve e kane ne maje te gjuhes kete "c'me duhet mua?"
    Ajri i ndotur vret, shqiptari thote-c'me duhet mua, uji dhe ushqimet e ndotura e vrasin, ai prape-c'me duhet mua, mafia me pushtet e vret, ai prape--c'me duhet mua. Por atij i duhen para, se paraja hahet edhe kur uji dhe ushqimet jane te helmuara, paraja thithet edhe kur ajri eshte tym helmues, parate e mborjne edhe nga plumbat e mafies...dhe ne fund varroset ne nje toke te ndotur me gjithe parate e veta qe kujton se do ti gezoje ne boten e pertejvarrit...
    Ti shihe vetem reagimin qe ka rreth kesaj videoje ne forum. Ke me mijera postime per ****** e metes, berishes, rames e muutit e te birit, por asnje nuk pipetin per vdekjen qe i ka kapluar shqiptaret.

  2. #342
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kriminelet shenojne fitore te re ne betejat ndaj mjedisit ne Shqiperi. Kete rradhe i sulen kodres se vetme te mbetur me pisha ne Berat duke prere gjysmen e tyre. Per me teper shikoni videon:

    http://www.balkanweb.com/videoAlbum/..._id_video=8994

  3. #343
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Përqeshje mbi Mjedis
    Ardian Klosi | 22/02/2011 |

    Para pak ditësh një grup shoqatash mjedisore i kanë dërguar një letër kryetarit të delegacionit europian në Shqipëri z. Luig Brusa, përfaqësueses së misionit të UNDP (United Nations Development Programme) znj. Zineb Touimi-Benjelloun dhe përfaqësueses së zyrës të Bankës Botërore te ne znj. Ksenyia Lvovsky, lidhur me një numër projektesh për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri që janë miratuar ose financuar tashmë prej këtyre organizmave ndërkombëtare por që përplasen, rrëzohen ose mbeten pa objekt si pasojë e vendimeve e veprimeve të qeverisë shqiptare. Letra është botuar edhe në të vetmen gazetë mjedisore në vend "Ekolëvizja" - gazetë me ndjeshmëri të lartë, por fat të keq me përhapje të kufizuar dhe e parregullt në botim.
    Konkretisht renditen projekte që kapin vlera nga 1 milion në 25 milionë dollarë dhe që kanë emra me të vërtetë bukurtingëllues për zonat që marrin në mbrojtje e zhvillojnë, si për shembull:


    - Projekti "Menaxhimi i Integruar i Ujërave dhe Ekosistemeve" i Bankës Botërore - me një komponent për mbrojtjen dhe zgjerimin e zonës së mbrojtur Kune-Vainit, ku përfshihet dhe liqeni i Knallës (vlera rreth 1 milion US$ për zonën e mbrojtur).


    - Projekti për "Menaxhimin e Integruar të Zonës Bregdetare të Jugut" i Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare - që merret me studimin, konceptet menaxheriale dhe investime konkrete në mbrojtjen e zonës bregdetare nga Gadishulli i Karaburunit deri në Kepin e Stillos (me një vlera rreth 24 milionë US$).


    - Projekti i "Zhvillimit të Burimeve Natyrore" Banka Botërore, qeveria italiane, SIDA - që kërkon të mbrojë dhe të fusë një koncept të ri menaxherial për zonat pyjore dhe mikrobasenet ujore (vlera rreth 25 milionë US$).


    - "Conservation of Wetlands and Coastal Ecosystems in Mediterranean Region" UNDP - për mbrojtjen e vlerave të larta të biodiversitetit, me rëndësi për rajonin e Mesdheut, të zonës së Nartë-Karaburuni (vlera 2 milionë US$).
    Pasi që jepet lista e 12 projekteve - jo e plotë, ngaqë të tjera nuk përmenden - nënvizohen vendime e veprime të qeverisë shqiptare që bijen haptazi ndesh qëllimit dhe drejtimit të këtyre projekteve.


    - Ndërkohë që projekti për ruajtjen e sistemit lagunor të Kune-Vainit (vlera 1 milionë US$) kërkonte dhe zgjerimin e tij konkretisht me përfshirjen në të të liqenit të Knallës, qeveria shqiptare lejon ngritjen në anë këtij liqeni të depozitave të naftës në përfitim të disa kompanive si dhe ndërtimet urbane. Të gjithë kujtojmë shpërthimin e depozitave të kompanisë Taçi Oil në dhjetor të vitit 2006 dhe ndotjen e menjëhershme të liqenit. Zor se ai do mund t'i rikthehet më sistemit lagunor.


    - Ekosistemi bregdetar Nartë-Karaburun ka marrë ndërkohë pyka që vënë në pikëpyetje vetë qenien e tij: a ekziston ky sistem, mbrotjen e të cilit synonte projekti përkatës (vlera 2 milion US$) ? Ndërtimi i TEC-it me naftë dhe i portit të Petroliferës te zona e Pyllit të Sodës, ishin goditje që përjashtojnë tanimë dhjetëra hektarë bregdet nga ekosistemi (një nga financuesit e TEC-it ishte vetë BB). Një goditje edhe më e rëndë, në të vërtetë vdekjeprurëse, do të ishte ngritja e një porti gjigant kontenierësh aty ku ende është Pylli i Sodës, vendim që është marrë në dhjetor 2009 nga qeveria shqiptare.


    - Pak më në jug, në zonën Karaburun-Llogora - objekt mbrojtjeje i disa projekteve si ai i lartpërmenduri i Nartë-Karaburunit ose ai i Menaxhimit të Integruar të Zonës Bregdetare të Jugut (vlera 24 milionë US$) - qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë siciliane Moncada me vendim të dt 5.8.2008 95 746 ha dhe me vendim të dt. 3.11.2010 edhe 45 mijë hektarë të tjerë pyje dhe kullota, për 1 euro, me qëllim ngritjen e një parku gjigant të mullinjve të erës. Këto sipërfaqe bënin pjesë deri dje në Parkun Natyror të Karaburunit dhe në Parkun Kombëtar të Llogorait.
    - Projekti ELPA për Zhvillimin Strategjik Rajonal të zonës Lezhë-Shkodër, financim i BE me vlerë rreth dy milionë euro, natyrisht që nuk ka të bëjë me vendimet e qeverisë shqiptare për ngritjen e fabrikave të çimentos në këtë zonë, sikundër në Balldren, vendime që shoqërohen gjithmonë me tjetërsime (falje) sipërfaqesh pyjore.


    - Një tjetër projekt i financuar nga BB, vlera 2 milionë US$, është Plani i menaxhimit të Butrintit, ku hyn dhe futja e liqenit në zonën A, pra rreptësisht të mbrojtur ku ndalohet peshkimi. Ndërkaq, Ministria e Mjedisit përgatit një VKM që kërkon kthimin e zonës A në zonë C dhe lejimin e peshkimit.


    - Në përgjithësi projektet për mbrojtjen e pyjeve dhe rezervave të tjera natyrore në Shqipëri - këtu hyn edhe ai më i shtrenjti i quajtur projekti për Zhvillimin e Burimeve Natyrore (25 milionë US$, bashkëfinancim i BB dhe qeverisë italiane) - janë të gjitha në rrugën e dështimit. Prej vitesh në Shqipëri nuk mbillen pyje (mbjellja e pemëve e ka dukën e vet veç mbas 10 vjetëve ose më shumë dhe kjo nuk u shkon fushatave elektorale që zhvillohen çdo 4 vjet, prandaj kërkohen rrugë dhe vetëm rrugë); në Shqipëri vetëm shkatërrohen pyje dalëngadalë nga individi dhe në mënyrë masive nga qeveria me vendimet e saj për tjetërsimin e sipërfaqeve ku ndodhen ato.
    Por çfarë ndodh në të vërtetë? Si ka mundësi që institucione serioze siç janë BE, UNDP, Banka Botërore nxisin dhe financojnë projekte të cilat kthehen pastaj në gërmadha nga zhvillimi konkret, i pakontrolluar, i Shqipërisë, por sidomos nga VKM-të e qeverisë shqiptare? Gjendja është kaq alarmante sa që vetë BE në raportin e vjetshëm për progresin e Shqipërisë, theksonte: There is no overall environmental investment strategy. Priority needs to be given to environmental spending from national resources, to complement international funding (Nuk ka një strategji të përgjithshme investimesh në mjedis. U duhet dhënë përparësi shpenzimeve në fushën e mjedisit prej rezervave kombëtare, për të plotësuar financimet nga jashtë).
    Në shpjegimin dhe kuptimin e fenomenit mendoj se kanë rëndësi tri konsiderata:



    1. Kur themi institucione serioze, nuk kemi thënë njëkohësisht institucione të mençura. Këto megaorganizma ndërkombëtare kanë në vetvete njëfarë automatizimi, një logjikë të verbër funksionimi ku rëndësi kanë tek e fundit shifrat dhe raportet vjetore. Parashikohet në shifra që ruajtja e mjedisit të financohet me kaq, projekti niset e zhvillohet dhe në fund quhet i suksesshëm (ai mund të merret p.sh. edhe vetëm me vetëdijësimin e banorëve të një zone për dobinë e pyjeve, ndërkohë që pyjet përreth zhduken). Burokrati përgjegjës bën raportin për eprorët e tij, gjithçka është në rregull. Ndërkaq realiteti konkret ka marrë një zhvillim që i bije ndesh ose edhe e asgjëson gjithë investimin e donatorit. Në rastin më të mirë mund të themi se projektet bëhen pa marrë parasysh veçantitë e realitetit shqiptar;


    2. Por në një rast më të keq mund të thuhet edhe se zyrtarëve përkatës që merren me Shqipërinë konkretisht me ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të saj, aq u bën që një projekt në vështrim afatgjatë është i dështuar. Për kohën kur u planifikua ishte i mirë. Të hollat u shpërndanë në mënyrë të rregullt, raportet financiare janë edhe ato të rregullta. Askush nuk mund t'i bëjë ata përgjegjës për keqmenaxhim ose edhe më keq, për shpërdorim fondesh. Mirëpo ndërkaq shpërdorim ka, edhe pse jo i shprehur. Korrupsion ka, edhe pse jo-aktiv. Pasi një zyrtar që pajtohet me një projekt të dështuar (ai e di pas gjasave që në krye që do të jetë i tillë), edhe pse letrat në fund i ka në rregull, përgjersa nuk ka sjellë fryte me miliona dollarët e tretur në ujë ose kallur në dhè, është bërë pjesë e një realiteti të korruptuar dhe nuk ka ndërtuar në këtë vend asgjë më shumë përtej mirëqenies së vet private tre ose katërvjeçare, përkundrazi ka e hequr këtë nga rrisku i vendit, pasi të ardhurat e tij të begata janë llogaritur si ndihmë për Shqipërinë.


    3. Qoftë që kemi të bëjmë me ndërkombëtarë të tipit 1 qoftë me të tipit 2, atyre u do njohur si rrethanë lehtësuese fakti që kanë të bëjnë me zyrtarët më dinakë, më të shtirur e më lakmiqarë që mund të gjenden në këtë kënd të kontinentit. Sepse është e papërfytyrueshme për standardet e një politikani europian, që një kryeministër me njërën dorë vendos krijimin e zonave të mbrojtura, me dorën tjetër vendos heqjen e 142 mijë hektarëve pyll e kullota nga kjo zonë e mbrojtur për t'ia dhënë për një euro një firme nga Sicilia. Ata as kanë parë as kanë dëgjuar të paktën në këtë kontinent, për administratorë që ta duan kaq pak vendin e tyre e t'ia shesin atij kaq kollaj pasuritë e patundshme.


    Më datë 23 qershor, një javë para zgjedhjeve të vitit 2009, qeveria nxirrte një VKM që në nenin 1, pika a, thoshte: Çmimi i tokës pyjore, që do të përdoret për truall ndërtimi do të jetë 1 (një) euro. Dhe në pikën b: Tarifa e heqjes apo përdorimit/shfrytëzimit të pyllit apo fondit kullosor, kur kontrata e investimit është miratuar me ligj të veçantë, të jetë 1 (një) euro. Ja pra sa është vlera e pyllit në Shqipëri! Ky vendim nuk u publikua në faqen e Këshillit të Ministrave. Një vit më parë, pa zhurmë e pa bujë, qeveria shqiptare kishte ndryshuar ligjin për pyjet dhe kullotat: Ligji i vjetër sanksiononte që një sipërfaqe toke shtetërore më e madhe se 30 hektarë, mund të kalonte nën pronësi private vetëm me ligj të vecantë. Ndryshimi e rriti këtë kuotë deri në 100 hektarë. Edhe pesë fabrikat e çimentos nga Fushë Kruja në Shkodër morën sipërfaqe të madhe pyjore përmes këtij ndryshimi ligjor.


    Jemi të gjithë në një mendje që qytetarët e këtij vendi kanë vetëdije të ulët mjedisore dhe kush më pak e kush më shumë secili kontribuon në shtimin e ndotjes, në prishjen e pyjeve, në betonimin e vendit. Megjithatë edhe nga këto pak fakte është e qartë që shkatërruesi kryesor dhe rreziku më i madh për të ardhmen e këtij vendi është vetë administratori të cilit i janë besuar pasuritë e tij: qeveria shqiptare. Sidomos VKM-të janë bërë armë vrastare dhe krejt e pakontrolluar e qeverisë në ushtrimin e pushtetit të vet absolut, për pasurim vetjak dhe ruajtje të këtij pushteti. Mbi një vend e mbi qytetarë në të vërtetë të pambrojtur. E për çudi me bashkëpunimin, këtu si bashkëjetesë, aty si indiferencë, të disa prej organizmave më të rëndësishme ndërkombëtare.

  4. #344
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Rrofte demokracia dhe plehrat ne Shqiperi:

    Përfundon me arrestime protesta kundër importit të plehrave

    Nga Rinia Aktive


    Protesta e forumit “Rinia Aktive” kundër vendimit të qeverisë për importin e plehrave nga vendet e tjera ka përfunduar me arrestime. Dhjetëra aktivistë kanë protestuar sot para ministrisë së Mjedisit, por duket se drejtuesit e dikasterit kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit.

    Pas protestët të zhvilluar përpara Ministrisë së Mjedisit, Policia e Tiranës ka shoqëruar aktivistët e forumit “Rinia Aktive” në komisariat, pas një tubimi kundër vendimit për importin e plehrave. Rinia Aktive i cilëson arrestimet si një “sulm politik ndaj shoqërisë civile, që të mos protestojë për këtë biznes fitimprurës të politikbërësve shqiptarë”.

    “Ky institucion, i cili duhet të kujdeset për mjedisin tonë, por vetëm këtë gjë nuk bën, madje kërkon të na e shkatërrojë më shumë atë me anë të vendimit për importin e mbetjeve, i cili vazhdon të jetë në fuqi. Tashmë këta zotërinj vazhdojnë të realizojnë legjislacionin për importin e plehrave, një legjislacion i cili po realizohet në heshtje të plotë dhe sipas interesave të pushtetarëve tanë.

    Këta zotërinj po krijojnë me duar e tyre, legjislacionin për kthimin e Shqipërisë në një kosh plehrash. Këta zotërinj po hartojnë planin

    “Shqipëria e barabartë më mega Gërdec”.

    Kërkesa jonë e vetme dhe e panegociueshme është anullimi i vendimit për importin e mbetjeve në vend, ky vendim është kundër interesave kombëtare, prandaj ne sot jemi këtu për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe për mbrojtjen e të ardhmes tonë.

    Nuk do lejojmë zbatimin e këtij vendimi sepse nuk mund të pranojmë që Shqipëria të bëhet një vend i pabanueshëm për qytetarët e saj. Është e papranueshme që për interesat tuaja personale të shkatërroni jetën tonë,” tha në deklaratën e saj për mediat aktivistja, Denisa Budini.

    Marrë nga www.riniaaktive.org

  5. #345
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndersa shqiptaret sypatrembur dhe trima i thone plehrave "ejani se ju mirepresim" dhe arrestojne ata qe jane kundra plehrave, ne Greqi njerezit perleshen per te mos lejuar plehrat..

    Greqi, perleshje mes banoreve dhe policise per impiantin e plehrave
    Anila Jole, Balkanweb

    Nje “lufte” e vertete u zhvillua gjate gjithe se martes ne Keratea, prane Athines, ku banoret jane perplasur me forcat e policise.
    Episodet e dhunes u zhvilluan pas vendimit te ministrise se Puneve Publike per te derguar ne vend ekskavatore dhe makineri te renda me qellim heqjen e mbeturinave, qe banoret i kishin vene si barrikada te improvizuara.
    Konflikti shpertheu rreth ores 15:30, kur banoret e zones hodhen gure dhe koktejle “Molotov” drejt policise ne pergjigje te perdorimit te kimikateve nga ana e saj, per te shperndare turmen qe ishte grumbulluar ne sheshin Lavrio.
    Me heret, ne mengjesin e sotem, banoret e komunes dogjen nje ekskavator, duke hedhur drejt tij koktejl molotovi.
    Incidentet e sotme s’jane te parat qe ndodhin ne Keratea prane Athines dhe kane te beje me kundershtimin e vazhdueshem te banoreve per ndertimin e nje impinati ne zonen e tyre, ku do mblidhen mbeturinat. Banoret nuk rreshtin se protestuari duke i konsideruar reagimet e tyre te ligjshme e te drejta.

  6. #346
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ndotja nga metalurgjia, rritet numri i të sëmurëve me kancer në Elbasan

    Ndotja nga metalurgjia, rritet numri i të sëmurëve me kancer në Elbasan
    2011-04-03
    Gazeta Shqip

    Prefekti kërkon marrjen e masave ndëshkimore për “Kurum”, si ndotësin kryesor

    Elbasani prej vitesh renditet ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një studim, nga ku ka rezultuar se shifrat e personave të prekur nga kanceri dhe sëmundjet e mushkërive janë tepër të larta. Specialistët shprehen se shkaktari kryesor i shfaqjes së këtyre sëmundjeve është smogu, ndërkohë që ish-Metalurgjiku vazhdon të mbetet ndotësi kryesor. Prej disa muajsh, qyteti i Elbasanit mbulohet nga re të zeza tymi, të cilat janë mbetje industriale të ish-Metalurgjikut, ku zhvillon aktivitetin kompania koncesionare “Kurum”. Kjo e fundit duhej të kishte instaluar impiantin e pastrimit të skrapit prej disa muajsh, por puna është zvarritur nga drejtuesit e kompanisë. Çdo mëngjes, qyteti zgjohet i mbështjellë nga një re e zezë, ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi. Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, ka kërkuar disa javë më parë marrjen e masave nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, për ndotjen që shkakton “Kurum”. Madje, ai ka kërkuar që në rast se nuk merrem masa urgjente nga kompania e huaj, të shkohet deri në mbylljen e aktivitetit të saj.

    Përveç ish-Metalurgjikut, shkaktarë të ndotjes së mjedisit në Elbasan janë mbetjet e skrapit dhe mbeturinat urbane. Kështu, depozitimi i mbetjeve të skrapit pranë ujërave të lumit Shkumbin vijon të mbetet një problem shumë serioz për qytetin. Sakaq, fusha e grumbullimit të mbeturinave urbane vazhdon që të mbetet një nga ndotësit kryesorë. Djegia e mbeturinave është shndërruar në një shqetësim të madh për banorët e qytetit dhe me gjithë kërkesat e herëpashershme nuk është marrë asnjë masë për spostimin e tyre në një landfild që të plotësojë kriteret mjedisore. Mbeturinat depozitohen në të njëjtin vend që prej 60 vitesh, ndërkaq që banorët e tri lagjeve jugore të qytetit janë të detyruar të jetojnë 24 orë nën atmosferën ndotëse të djegies së plehrave. Vetëm brenda një dite në fushën e plehrave depozitohen 100 tonë mbeturina. Skarpatet e larta të tyre arrijnë në shtratin e lumit Shkumbin, duke shkaktuar ndotje masive, ndërkaq që tymi që del nga djegia e tyre arrin të depërtojë dhe në banesa.

    Ndërkaq, drejtues të bashkisë dhe të prefekturës disa herë janë shprehur se situata është alarmante, por nuk ofrojnë zgjidhje konkrete. Veç qytetit të Elbasanit, zona të ndotura në këtë qark, sipas specialisteve të mjedisit janë edhe Bradasheshi, Baleza, si dhe Përrenjasi, sidomos zona pranë ish-minierës së kromit.

  7. #347
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Buletini i Luftës - 4

    Nga Artan Lame
    Marrë nga Gazeta Shqip
    SHQIPNI TAVOLINASH

    Po transmetojmë Buletinin e luftës së shqiptarëve kundër vendit të tyre.

    • Në Shkodër vazhdon me ritme gjithnjë e më të larta shkatërrimi i varrezave të vjetra katolike. Varrezat, të krijuara që në fillim të shek. XIX, të përdorura deri në vitet ’70, të ruajtura me roje deri në vitet ’80 dhe të shpallura monument kulture në vitet ‘2000, sot po ripërdoren pa asnjë lloj kontrolli dhe lejeje. Skema është kjo: banorë të zonave përreth qytetit, zgjedhin varre sipas rastit, shkatërrojnë monumentin përsipër, hapin varrin, kockat i hedhin në Kir dhe vendi i liruar shitet për vend varrimi të ri. Them se kjo duhet të jetë buza e humnerës, se përtej kësaj vetëm kanibalizmi mbetet. Një prej priftërinjve shkodranë arriti deri aty sa të thoshte se, në kohë të diktaturës situata nuk ka qenë kaq keq e kaq zi sa sot. Dhe të arrijë ta thotë këtë një prift, duket vërtet që e keqja të ketë shkuar aty ku s’mban më.

    • Brenda në qytet të Shkodrës, ndërhyrja në lagjet e vjetra tradicionale duke ndërtuar monstra betonarmeje shumëkatëshe po i shkatërron përfundimisht ato. Vetë hyrja e qytetit tashmë kalon në një tunel të ngushtë midis dy rreshtash pallatesh që nga njëra anë bllokojnë pamjen e kodrës së Kalasë dhe nga ana tjetër nuk lënë asnjë centimetër pamje të Liqenit.

    • Në Lezhë vazhdon me intensitet sulmi i shqiptarëve kundër kujtesës së të parëve të vet. Sulmi është i koordinuar nga dy drejtime. Nga njëra anë, ndërtimet pa leje që po veshin kodrën e Kalasë po shkatërrojnë jo vetëm pamjen e saj, por edhe fizikisht atë, pasi po ndërtohen duke përdorur gurët masivë të mureve të periudhës ilire të qytetit. Nga ana tjetër, sulmi po organizohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës që, siç është marrë vesh, ka përgatitur një projekt për ta mbushur kalanë me klube, mejhane e motele.

    • Kanceri i radhës në trup të Atdheut, po bëhen guroret, karrierat e inerteve, furrat e gëlqeres dhe fabrikat e çimentos. Ngado, zona nga më të bukurat e vendit, tash ose nuk ekzistojnë më, ose janë në rrugën e zhdukjes. Kodrat e Kakariqit, kodrat buzë Gjadrit, zona shkëmbore rrugës për në Velipojë, kodrat mbi Shëngjin, kodrat pranë Zgërdheshit, kodrat e Fushë-Krujës dhe ato të Krujës, i gjithë ky pellg i stërmadh kodrash shkëmbore po zhduket. Në vend të tyre, pas disa vjetësh do të kemi vetëm një rrafshinë gurësh ku do të jetë e nevojshme të ribëjmë edhe hartat nga e para. Këtë e them pa ekzagjerim, pasi realisht që tani ka kodra që nuk ekzistojnë më përveçse në hartat e vjetra.

    • Lufta kundër kodrave shkëmbore, vazhdon njësoj edhe në Shqipërinë Qendrore. Shkalla e Tujanit, guroret përpara Dajtit, guroret e Dajtit dhe guroret përtej Dajtit, punojnë me ritëm të plotë. Tashmë një pjesë e tyre kanë filluar të shihen si njolla të bardha që poshtë nga Tirana, gjë që “fatmirësisht”, për shkak të mjegullës së smogut, bën vaki rrallë.

    • Ka mbi dhjetë vjet dhe çdo vit më shumë, që mali i Tomorit po hahet me mina e me dinamit, me matrapik e me kamionë, me fadroma, me qysqi e me çdo mjet tjetër të mundshëm. Janë me dhjetëra gurore me leje dhe qindra të tjera pa leje, që ja kanë bërë benë malit dhe po ja krrejnë binanë. Ajo që po ndodh me këtë mal, është një tragjedi e vërtetë natyrore, mjedisore dhe kulturore, aq sa i ndjeri Baba Reshati në të gjallë të vet, arriti në atë pikë sa u detyrua të bënte një mallkim publik për ata që hapin gurore në Malin e Tomorit.

    • Por ka edhe më tej. Rruga e re e hapur përgjatë Bregut të Jonit, e bashkuar me mosekzistencën e shtetit, po bën që i gjithë Bregu t’i nënshtrohet një masakre të paparë. Ngado ndërtohet pa asnjë plan, pa asnjë leje, pa asnjë kufizim, ku të duash, ku të mundesh e sa të mundesh. Dhe për më tepër, e gjitha kjo duke përdorur si lëndë të parë gurore të hapura vend e pavend, mu aty buzë udhës e duke e mbushur gjithë Bregun me gropa e plagë, që duket sikur sapo ka mbaruar ndonjë bombardim. Mu në majë të Llogarasë, aty ku që prej dyqind vjetësh poetët e udhëtarët, duke filluar nga Pukëvili e Bajroni e deri më sot) janë mrekulluar nga pamja, këto ditë po piketohet ndërtimi i një Kishe. Pa leje, pa plan, në tokë publike, në pikën më të ngarkuar me histori. Vërtet besojnë në Zot ata që po e ngrenë?! A bën vaki t’i shpëtojnë një ditë flakëve të ferrit, si dënim për plagët që po i hapin veprës së Zotit mbi tokë?

    • Por ka edhe më. Guroret vazhdojnë edhe më tej, në shpatet e Këlcyrës, në shpatet e Malit të Gjerë, në Gjirokastër, në shpatet e Kodrave përreth Sarandës e Lëkurësit. Sa për vetë Sarandën, ka kohë që nuk e beson më njeri atë shakanë e të qenit “Perla e Jugut”. E mbytur në pallate, e ngecur mes kolonave të pallateve që nuk po i përfundojnë dot dhe të zgafellave të apartamenteve që nuk po shiten dot, ajo tashmë shërben për të huajt vetëm si pikë transiti për të ikur tutje që aty.

    • Por sëmundja e Sarandës tani ka zënë edhe Vlorën. Vlora e ndërtuar në fushë, edhe nëse disi në mënyrë të tepruar, sidoqoftë ishte një gjë që mund të kontrollohej disi. Por tashmë pallatet dhe ndërtimet absurde, i janë qepur gjithë zonës së Ujit të Ftohtë. Ndërtohet në kodra, në brigje, mbi rrugë e nën rrugë, anash Tunelit e sipër Tunelit, rrëzë detit e deri edhe brenda në det. Edhe për hapësirën midis Vlorës dhe Radhimës, hartat duhen bërë nga fillimi. Të ngjeshur me pallate deri ku rrahin valët e detit në shkëmbinj, tani po gërmohet ngado dhe po mbushet deti me gurë e platforma betoni për të krijuar hapësirë të re, bankina, e valëthyese pa asnjë projekt e plan.

    • Në Gjirokastër u shkatërrua me sukses Memoriali i Rilindësve i ndërtuar në vitet ’30 nga Mbreti Zog dhe i plotësuar më pas

    • 18 prilli është dita ndërkombëtare e Monumenteve. Ministria e Kulturës me gjithë myteberët e kulturës, organizuan një konferencë me këtë rast. Megjithëse ishte DITA NDERKOMBETARE E MONUMENTEVE, Konferenca në fakt fliste për TRASHEGIMINE SHPIRTERORE dhe, sipas organizatorëve, po mbahej në DITEN BOTERORE TE TRASHEGIMISE!!! Besoj se edhe ky lesh arapi, del e tepron për të treguar se në ç’autobus kanë hipur këta njerëz që ne i paguajmë për ministra drejtorë e ruajtës të trashëgimisë sonë. Ndërsa nëpër Shqipëri ndodhnin ato që ju rreshtova më sipër, mendjet e mykura ishin mbledhur e bënin konferenca për sukseset e papara të tyre në mbrojtje të monumenteve. Në fund të konferencës, kishin organizuar edhe një performancë me nxënëset e shkollës së baletit. Helbete, pleqtë si pleq hesapi, në fund kishin nevojë të eglendiseshin duke parë ca shalka çupash.

    • O lexonjës! A e dini pse Zoti i shkatërroi qytetet e Sodomës dhe Gomorrës? Se mendja të thotë që mund të kish shkatërruar vetëm njërin syresh, atë që ishte më i zhytur në fëlliqësi e korrupsion dhe qyteti tjetër të shpëtonte e të ndreqej. Por jo, librat e shenjtë na thonë se Perëndia, pasi i pa mirë e mirë, pasi kërkoi të gjente të paktën 10 njerëz të mirë në këto qytete dhe nuk i gjeti dot, u lëshoi zjarr e squfur dhe i zhduku nga faqja e dheut. Të mos çuditemi nëse një ditë do bëjë të njëjtën gjë edhe me ne, paçka se studionjësit do t’ia vënë emrin tërmet cunam a meteor.

  8. #348
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Në këtë pikë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi, "Në të s'ëmës vaftë shqipëria me gjithë monumentet e saja qofshin këto natyrore, qofshin njerëzore."

    Fundja nuk është ndonjë çudi. Popull barbar kemi qenë, pa histori dhe të tillë do të mbetemi.
    Nëse në 10 veta, 7 nuk e duan shtëpinë e tyre, çmund të bëjnë ata 3 që mbeten? Asgjë. Vetëm të qahen e të ankohen.

    Kështu që, mos e vrisni shumë mendjen, se kësaj pune nuk i bëhet derman. Kanë për të kaluar edhe 1000 vjetë të tjera dhe shqipot prapë këtu do jenë dhe prapë të njëjtën gjo do të bëjnë.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  9. #349
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Fundja nuk është ndonjë çudi. Popull barbar kemi qenë, pa histori dhe të tillë do të mbetemi.
    Barbar nese je ti zotrote, se populli shqiptar nuk eshte barbar, apo po na ben si ndonje akademik i moderuar?

  10. #350
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Barbar nese je ti zotrote, se populli shqiptar nuk eshte barbar, apo po na ben si ndonje akademik i moderuar?
    Kjo e imja është thirrje dëshpërimi. E bëj ngaqë më vjen inat për vendim tim ku injoranca lulëzon si askund tjetër.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  11. #351
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Kjo e imja është thirrje dëshpërimi. E bëj ngaqë më vjen inat për vendim tim ku injoranca lulëzon si askund tjetër.
    Te njejtin deshperim kam edhe une, sidomos kur kaloj nga liqeni i Shkodres dhe Moloja, gjithe ajo bukuri natyrore e rralle dhe gjithe ato fonde qe investohen, por qe shkojne ne duart e ca hajduteve qe kane ngrite gjoja shoqata mjedisi. Por sado deshperim te kem, nuk me del kurre te them qe jemi popull barabar, sepse cilesine nuk e perfaqeson ajo sasia psh nr 7 qe more, por 3-shi qe perben ate elite qytetare dhe te kulturuar. Duhet pune, duhet ndergjegjesim, por nuk zgjidh gje, as ti as une me deshperim, dhe nerva te tipit jemi barabar.
    U kuptuam tani?

  12. #352
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Te njejtin deshperim kam edhe une, sidomos kur kaloj nga liqeni i Shkodres dhe Moloja, gjithe ajo bukuri natyrore e rralle dhe gjithe ato fonde qe investohen, por qe shkojne ne duart e ca hajduteve qe kane ngrite gjoja shoqata mjedisi. Por sado deshperim te kem, nuk me del kurre te them qe jemi popull barabar, sepse cilesine nuk e perfaqeson ajo sasia psh nr 7 qe more, por 3-shi qe perben ate elite qytetare dhe te kulturuar. Duhet pune, duhet ndergjegjesim, por nuk zgjidh gje, as ti as une me deshperim, dhe nerva te tipit jemi barabar.
    U kuptuam tani?
    Dakord, këto qe ke shkruajtur më sipër janë ai vrulli i parë emocional meqë edhe unë dola si medemek kundërshtar.

    Tani, mendoje me qetësi, vërtetë mendon se ka shance të ndryshojë kjo gjë? Really?????
    S'ma merr mendja. Vetëm po të jetoje jashtështetit, se po të jetoje këtu, thellë thellë edhe pse nuk e pohon dot je në një mendje me mua që ne në thelb popull barbar jemi, më injoranti në Europë.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  13. #353
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Tani, mendoje me qetësi, vërtetë mendon se ka shance të ndryshojë kjo gjë? Really?????
    PO dhe PO, jam nga ata njerez qe besojne dhe punojne per ndryshime, nuk rri e qarravitem nuk ben kjo e nuk ben ajo, se sikur te nisem sipas kesaj llogjike, i bie qe ky eshte muhabet i kryer, i perfunduar dhe nuk po lodhem fare. Per mua nuk ka gje te pamundur, dhe asgje te pakthyeshme, pamundesia dhe pakthyeshmeria, eshte motoja e pertaceve.
    S'ma merr mendja.
    Nuk ta merr ty, por ma merr mua.
    Vetëm po të jetoje jashtështetit, se po të jetoje këtu, thellë thellë edhe pse nuk e pohon dot je në një mendje me mua që ne në thelb popull barbar jemi, më injoranti në Europë.
    Thelle thelle , them qe jemi njerez per se mbari, se po ta thoja ne siperfaqe do thoja njesoj si ty, por ngaqe e mendoj me thelle, them qe jemi njerez qe e duam rregullin, pastertine, jeten e ndershme, por problemi qendron tek ata qe kemi zgjedhur te kemi mbi koke. Po keta shiqptare jemi, qe kur shkojme ne europe e me tej oqeanit, jemi qytetare po shembullor; tani se ka ca barbare te tille jane ne te gjithe boten, por eshte e tepert te thuhet qe perfaqesojne te gjithe popullin. Nese do kisha menduar qe ky vend nuk behet do kisha ikur me kohe jashte, sepse i kam pasur ato mundesi.
    A ka me bukur se ta ndertosh vendin tend, dhe ta ndjesh qe je edhe ti pjese e ndryshimit; a thua do kete ndjenje me te bukur kur pas disa viteve te jesh me femijen tend dhe t'i tregosh me krenari qe edhe ti ishe nje qytetar i denje i vendit dhe punove per Te; a ka me kenaqesi te tille qe t'ia transmetosh kete mesazh pasardhesve te tu, pikerisht ne nje kohe ku po mundohen me te gjitha menyrat te na shkaterrojne Krenarine Kombetare??!!

  14. #354
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    PO dhe PO, jam nga ata njerez qe besojne dhe punojne per ndryshime, nuk rri e qarravitem nuk ben kjo e nuk ben ajo, se sikur te nisem sipas kesaj llogjike, i bie qe ky eshte muhabet i kryer, i perfunduar dhe nuk po lodhem fare. Per mua nuk ka gje te pamundur, dhe asgje te pakthyeshme, pamundesia dhe pakthyeshmeria, eshte motoja e pertaceve.

    Nuk ta merr ty, por ma merr mua.

    Thelle thelle , them qe jemi njerez per se mbari, se po ta thoja ne siperfaqe do thoja njesoj si ty, por ngaqe e mendoj me thelle, them qe jemi njerez qe e duam rregullin, pastertine, jeten e ndershme, por problemi qendron tek ata qe kemi zgjedhur te kemi mbi koke. Po keta shiqptare jemi, qe kur shkojme ne europe e me tej oqeanit, jemi qytetare po shembullor; tani se ka ca barbare te tille jane ne te gjithe boten, por eshte e tepert te thuhet qe perfaqesojne te gjithe popullin. Nese do kisha menduar qe ky vend nuk behet do kisha ikur me kohe jashte, sepse i kam pasur ato mundesi.
    A ka me bukur se ta ndertosh vendin tend, dhe ta ndjesh qe je edhe ti pjese e ndryshimit; a thua do kete ndjenje me te bukur kur pas disa viteve te jesh me femijen tend dhe t'i tregosh me krenari qe edhe ti ishe nje qytetar i denje i vendit dhe punove per Te; a ka me kenaqesi te tille qe t'ia transmetosh kete mesazh pasardhesve te tu, pikerisht ne nje kohe ku po mundohen me te gjitha menyrat te na shkaterrojne Krenarine Kombetare??!!



    Të gjithë njerëzit që njoh unë duan qetësi, duan punë, duan të jetojnë të qetë jetën e tyre, janë punëtorë, disa syresh janë njerëz veçanërisht pozitivë, disa të tjerëve u bie bretku lart e poshtë për të nxjerrë bukën e gojës, disa përpiqen me çdo kusht për të mbaruar shkollën. Ka nga ata që u shkëlqen biznesi, ka nga ata që i kanë të gjitha. Ka dhe nga ata që nuk kanë shumë por prapë së prapë mundohen.....këtu ka nga të gjitha llojet.....

    ..........e megjithatë, si për çudi ne vazhdojmë të jemi vendi i fundit në Europë......për çdo gjë......absolutisht çdo gjë........dhe vazhdojmë të zgjedhim të njëjtët politikanë.........dhe vazhdojmë të respektojmë atë që ka më shumë para dhe jo atë që ka më shumë mend.......dhe vazhdojmë të mohojmë veten........dhe vazhdojmë të dështojmë.........dhe vazhdojmë të jemi indiferentë.......dhe vazhdojmë të jetojmë në errësirë.

    Ndoshta "barbar" në kuptimin më të keq të fjalës nuk jemi, me gjithë ato fanatizma e rregulla që kemi si shoqëri, megjithatë lexo më sipër postimet e tjera dhe fjala e parë që do të vijë në mendje është pikërisht "barbar".

    Dhe ki parasysh një gjë. Po bisedon me një njeri që zgjohet në mëngjes me idenë e Atdheut dhe bie në darkë po prapë me idenë e Atdheut. Kështu që unë e kuptoj shumë mirë atë që thua ti.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

  15. #355
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    PO dhe PO, jam nga ata njerez qe besojne dhe punojne per ndryshime, nuk rri e qarravitem nuk ben kjo e nuk ben ajo, se sikur te nisem sipas kesaj llogjike, i bie qe ky eshte muhabet i kryer, i perfunduar dhe nuk po lodhem fare. Per mua nuk ka gje te pamundur, dhe asgje te pakthyeshme, pamundesia dhe pakthyeshmeria, eshte motoja e pertaceve.

    Thelle thelle , them qe jemi njerez per se mbari, se po ta thoja ne siperfaqe do thoja njesoj si ty, por ngaqe e mendoj me thelle, them qe jemi njerez qe e duam rregullin, pastertine, jeten e ndershme, por problemi qendron tek ata qe kemi zgjedhur te kemi mbi koke. Po keta shiqptare jemi, qe kur shkojme ne europe e me tej oqeanit, jemi qytetare po shembullor; tani se ka ca barbare te tille jane ne te gjithe boten, por eshte e tepert te thuhet qe perfaqesojne te gjithe popullin. Nese do kisha menduar qe ky vend nuk behet do kisha ikur me kohe jashte, sepse i kam pasur ato mundesi.
    A ka me bukur se ta ndertosh vendin tend, dhe ta ndjesh qe je edhe ti pjese e ndryshimit; a thua do kete ndjenje me te bukur kur pas disa viteve te jesh me femijen tend dhe t'i tregosh me krenari qe edhe ti ishe nje qytetar i denje i vendit dhe punove per Te; a ka me kenaqesi te tille qe t'ia transmetosh kete mesazh pasardhesve te tu, pikerisht ne nje kohe ku po mundohen me te gjitha menyrat te na shkaterrojne Krenarine Kombetare??!!
    Po jemi nje pjese qe perpiqemi me mish e shpirt per kete vend, por dalin disa qe kane fuqi e pushtet si me dhune e si me pare, dhe te shkaterrojne ate qe ti me vite mundohesh te ndertosh. Ti mund te punosh me vite per te ndertuar nje park te bukur, del nje mafioz me pushtet qe ta shkaterron per 3 minuta me bulldozer e ti nuk guxon as te hapesh goje se ta ve pistoleten te koka. Tani, keta mafioze jane shtuar pak si shume, dhe ne qe duam te rregullojme jemi te bere pakice. Nje pakice qe me paqe kerkon te zhbeje ate qe njerez me pistoleta e leva shkaterrojne...eshte nje perpjekje e pabarabarte dhe besoj e kuptoj se kush do te fitoje ne kete perpjekje..dhe ti mund te jesh sado punetor e jo pertac, por kjo nuk eshte pune pertacie...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 21-04-2011 më 14:26

  16. #356
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po jemi nje pjese qe perpiqemi me mish e shpirt per kete vend, por dalin disa qe kane fuqi e pushtet si me dhune e si me pare, dhe te shkaterrojne ate qe ti me vite mundohesh te ndertosh. Ti mund te punosh me vite per te ndertuar nje park te bukur, del nje mafioz me pushtet qe ta shkaterron per 3 minuta me bulldozer e ti nuk guxon as te hapesh goje se ta ve pistoleten te koka. Tani, keta mafioze jane shtuar pak si shume, dhe ne qe duam te rregullojme jemi te bere pakice.
    Ate po thoja edhe une Edvin, nuk eshte se jemi ne si popull ne teresi barbar sic u shpreh ne nerva e siper Dasius, por problemi eshte tek ata qe kane pushtetin, nese nuk mund te ndryshosh boten thoshte- Buda, te pakten ndrysho veten, dmth nese une nuk jam e fuqishme te bind te tjeret te kene kujdes ndaj mjedisit, te pakten une per vete le te tregoj dashuri per Natyren dhe te jap kontributin tim me aq sa mundem. Une acarohem edhe kur hedhin nje mbeturine kur jam ne plazhe, m'vjen t'ua fus ne goje plehrat qe hedhin, por meqe ai tjetri nuk ka aq edukate ta beje vete, nuk me kushton mua si yes, ta kapi e ta hedhi n'kosh ku e ka vendin. Solla nje shembull te thjeshte sa per t'u kuptu idea.

    Sa per mafioze kemi lloj lloj te tille, dhe jo vetem ne Shqiperi, c'a nuk po i behet Natyres dhe Tokes me lloj lloj nderhyrjesh qe bien ndesh me Ligjet e Saj, dhe pastaj ankohemi na ndeshkoi Natyra, kur ne nuk tregojme Dashuri ndaj saj, as te pakten sa te mirembajme mjedisin ku jetojme. Perfshiva shume gjera me duket, e kam per zakon te "hallakatem" sa nga nje spekter ne nje tjeter i marr te gjitha pjeset bashke.

  17. #357
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin
    Në këtë pikë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi, "Në të s'ëmës vaftë shqipëria me gjithë monumentet e saja qofshin këto natyrore, qofshin njerëzore."

    Fundja nuk është ndonjë çudi. Popull barbar kemi qenë, pa histori dhe të tillë do të mbetemi.
    Nëse në 10 veta, 7 nuk e duan shtëpinë e tyre, çmund të bëjnë ata 3 që mbeten? Asgjë. Vetëm të qahen e të ankohen.

    Kështu që, mos e vrisni shumë mendjen, se kësaj pune nuk i bëhet derman. Kanë për të kaluar edhe 1000 vjetë të tjera dhe shqipot prapë këtu do jenë dhe prapë të njëjtën gjo do të bëjnë.
    Barbar behesh atehere kur ske shtet dhe kur nuk zbatohet ligji. Cdo popull kerkon te perfitoje po si pat kto te dyja dhe merr termin barbar. Psh New yorkezet me 11 shtator 2001 thyen e vodhen gjithe naten dyqanet e new yorkut ,sepse shteti dhe ligji per nje dite te vetme nuk funksionoje. Nderkohe ne shqiperi ka 20 vjet qe ligji dhe shteti nuk funksionon si duhet. Deri ne fund te viteve 2000 ,edhe ne mal te dajtit qe eshte rreptesisht e ndaluar jane prere drure pa fund. Nderkohe qe vendet si lura me 7 liqenet e saj eshte kthyer ne shkretetire. Vende si fushkruja ku fabrikat e cimentos dhe gelqeres jane kthyer ne makth per njerzit as duan t'ja dine per mjedisin. Pra barbar jane ato ne pushtet ,qe me vota ku te vjedhura ku me servilizem jane aty ku jane. Por mos harro jemi po kto njerez te sistemit te larg qoftit dhe shqiperia ishte nje nga vendet me mjedisin me te paster ne evrope. Pse? Sepse atehere kishte dhe shtet dhe ligj (pamvarsisht sistemit) ,por masaker si kjo e sotmja qe po i behet mjedisit shqiptar s'kishte shonse te ndodhte.

  18. #358
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sot eshte dita e Tokes, dita per vendin ku jetojme, per token qe na ushqen e qe ne po e shkaterrojme. Nuk pashe nje media shqiptare qe te linte reportazhet me politikane gojemedhenj qe bertisnin, e te jepte nje kronike per jeten tone, per token tone, per mundesine tone te vetme per jetese...

  19. #359
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Sot eshte dita e Tokes, dita per vendin ku jetojme, per token qe na ushqen e qe ne po e shkaterrojme. Nuk pashe nje media shqiptare qe te linte reportazhet me politikane gojemedhenj qe bertisnin, e te jepte nje kronike per jeten tone, per token tone, per mundesine tone te vetme per jetese...
    Qe ketu nis e gjithe meseleja, caktohet vetem si nje dite dhe quhet dita e Tokes, Toka ka nevoje te kujtohet dhe te kujdesemi per te cdo dite. Se dyti, sa per keta palacot politikane, mos prit te te flasin per mjedisin , kur keta vete jane plehrat me te rrezikshme qe po na e ndotin ajrin dhe gjithe mjedisin tone, me shume se cdo pleher tjeter.

  20. #360
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    une per vehte, keto vitet e fundit jam bere mjaft pesimist... sikur me ka humbur ajo shpresa qe kam pasur...
    nuk e ka fajin vetem shteti. e ka fajin kryesisht koka e shqiptarit (duke iu referuar nje pjese te madhe, ndoshta shumices)...
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •