Close
Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 410
  1. #181
    Ashtue shte gjithe andej. Ne zona te banuara nuk te le njeri te besh zhurme pas ore 11 ne darke. Nese duan kulbe nate, duhen bere jashte qytetit dhe ta ngren sa te duan zerin pastaj e ta vazhdojn qefin deri ne mengjes.

  2. #182
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Na ishte dikur, Kopshti Botanik
    Olsi Kolami, Gazeta Shqiptare

    Ndertimet e betonit gati po i marrin frymen kryeqytetit. Por, kjo eshte vetem pershtypja e pare kur del nga trafi ku marramendes dhe plot smog i Tiranes, pasi taksa ngjitesh ne lagjen me te re te metropolit “Komuna e Parisit”, ndryshon kryekeput mendim. Sapo kalon pragun e portes se hekurt te Kopshtit Botanik, mund te marresh fryme lirisht, mushkerite thithin ate pak ajer te paster qe i ka mbetur Tiranes ne nje oaz te vertete gjelberimi. Por, nuk ka asgje te sigurt sesa jetegjate do te jete Kopshti Botanik! Ne fi llim “kafshatat” e ndertuesve dhe tani Unaza e madhe, e cila pritet qe te zgjatet ne pjesen hyrese te Kopshtit. “Nuk na eshte komunikuar ende, por nga informacionet qe kam pritet qe Unaza e madhe te kaloje pikerisht ne hyrjen e Kopshtit Botanik, duke demtuar nje nga zonat me ta pasura me bimesi”, - rrefen Petrit Hoda, drejtor i Kopshtit Kombetar Botanik. Neser, ndoshta ajo hapesire gjigante nuk do te jete me e plote dhe bimet do te zhduken nga “thesari” i botanikes shqiptare...!
    Projekti i unazes se madhe
    Palmat Uashington te mbjella plot 40 vjet me pare jane te vetmet deshmitare qe rrefejne te shkuaren, duke sfi duar shefat apo botanistet qe kane ikur apo jane plakur teksa krasisnin krahet e tyre per t’u ngjitur me fytyre drejt qiellit. Por, edhe ato deshmitaret e perjetshme ka gjasa te shkulen me rrenje nga projektet per ‘Tiranen e Madhe’. Pas viteve ‘90, hapesira prej plot 14 hektaresh joshi ne fi llim ish-pronaret, por ky kercenim qe mjaftoi me ca gardhe te thyer e me pas i harruar, tani eshte me i madh. Nje nga te vetmet hapesira te gjelbra te Tiranes do te betonohet, dhe kjo per “faj” projektit te Unazes se madhe. Aty ku edhe pritet te shtrihet rruga e re, ndodhet pikerisht nje brez i pafund bimesie te mbledhura nga te gjitha anet e vendit. “Ky eshte ndoshta nje nga problemet me te mprehta qe kemi aktualisht. Per Unazen ne kemi informacion thjesht mediatik. Ne jemi te shqetesuar per ndikimin e kesaj vepre tek ne”, - tregon drejtori i Kopshtit Botanik. Hoda thekson se ata do te donim qe Unaza te mos e prekte fare Kopshtin Botanik, por gjithsesi kjo eshte e pashmangshme. Dje, teksa ne shkelnim permes Kopshtit Botanik, Qeveria beri te ditur edhe projektin per Unazen e madhe, ndersa punonjesit vazhdonin punen pa ditur se c’gatuhej ne qarqet e politikes. Kjo ka qene edhe arsyeja qe pikerisht ne zonen qe do te kaloje ky ndertim gjigant, kohet e fundit nuk eshte bere asnje investim. “Ne nuk e dime se kush do te kompensoje fi nanciarisht, kur, nga do te fi lloje puna dhe si do te integrohet zhvendosja e objekteve qe do te rindertohen”, -tregon drejtori Hoda, duke sqaruar se, ne projekti i Bashkise mund te rrenoje disa nga magazinat e tyre, madje edhe seren ku rriten fidanet...
    Bimesia e rralle
    “Kujdes ku shkel”, - thote nje nga punonjesit e Kopshtit, nje prej atyre qe perdite kujdeset edhe per bime te padukshme per syrin e zakonshem te qytetareve qe shkelin perdite mes rrugicave te gjelberuara. “Kopshti Botanik eshte njesi kryesisht shkencore e mesimore. Tjeter pune eshte kur vleresohet ne aspektin clodhes, por nuk eshte ky qellimi i tij kryesor”, - sqaron drejtori, edhe pse imazhi qe mese shumti fiksohet ne memorien e gjithkujt nga kjo hapesire nuk ka lidhje kurrsesi me argetimin apo zbavitjen. Kjo hapesire prej 14 hektaresh, eshte oazi i vetem i mbijeteses per bimet natyrale qe jane marre nga cdo cep i vendit ne gjendje te eger, per t’i zbutur, madje edhe per t’u studiuar nga botanistet. “Ne kopsht ka bime te natyrave te ndryshme, ku secili grup ka rendesine e tij. Nga me te rendesishmet jane bimet e rralla e te kercenuara. Jane pergjithesisht bime spontane, te cilat i marrim nga zona te ndryshme te vendit, per t’ia treguar pastaj nxenesve apo studenteve. Te tilla jane bimet endemike, ato rriten vetem ne Shqiperi”, - shpjegon profesori. Kurrkujt nuk do t’i shkonte ne mendje qe aty, mes mijera lloje bimesh, mund te gjesh edhe ato me te rrallat, disa edhe ne zhdukje. Rudithi shqiptar ose boshtra, jane tipike per vendin tone dhe nuk gjenden ne asnje vend tjeter, qe sipas specialisteve jane duke u zhdukur perdite e me shume. “Per keto bime ne ofrojme ekspertizen e ruajtjes apo menyra te ndryshme te grumbullimit apo kultivimit. Shumica jane mbledhur me mund, teksa kemi shkelur cdo cep te vendit per t’i sjelle ketu ne Kopshtin Botanik”, - tregon Petrit Hado, duke treguar nje prej tyre qe ndodhet perbri dritares se zyres se tij.
    Gjelberimi i Tiranes
    Hapesirat e gjelbra te kryeqytetit, dikur ne fazen e farave e me pas fidane, lindnin pikerisht ne Kopshtin Botanik, por sot jo me. Ato pak fidane qe mbillen ne sere nuk mjaftojne as per te zevendesuar bimet qe nevojiten per arsye studimore. “Vitet e shkuara ne i jepnim fara dhe fidane drejtorive qe merreshin me gjelberimin e Tiranes, kurse sot nuk mundemi”, - thote Liri Dinga, nje nga themelueset e Kopshtit Botanik. Dikur cdo qytet kishte ndermarrjen e gjelberimit dhe serat per kultivimin e luleve, kurse sot, nga pese qendra te tilla qe kishte dikur Tirana, kane mbetur fare pak. Ish-Fidanishtja e Kombinatit, prodhuese e mozaikut te kryeqytetit, nuk ekziston. Sera prane Pallatit te Brigadave zbukuron vetem tryezen presidenciale si dhe sherben per ministrite te cilat kane hapesira te gjelbra. Nderkaq, ne Varrezat e Deshmoreve ende ekziston nje sere e vogel me rreth 15 lloje lulesh, qe ka si funksion zbukurimin e territorit te saj. Fidanishtja me e madhe ne kryeqytet ka qene afer zones se Stacionit te Trenit, por nuk ekziston me pasi aty jane ndertuar prej vitesh pallate, ndersa hapesirat e ish-Kombinatit gjithashtu jane bllokuar nga ndertimet pas viteve ‘90. Nderkohe, Kopshti Botanik perdoret vetem per nevojat e Fakultetit te Shkencave te Natyres, prej te cilit varet. Ne kete menyre eshte tregu privat, ai qe sjell bime zbukurimi nga vendet ekzotike, por kjo nuk kufizon mbjelljen dhe kultivimin e tyre ne vend. Dhjetera amatore rrisin dhe tregtojne lule, por kjo nuk mjafton per nje treg ku bimet e zbukurimit jane me te kerkuarat, edhe pse asnje prej tyre nuk eshte ‘Made In Albania’.

  3. #183
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kopshti Zoologjik,vetem me 6 kafshe
    Ermelinda Hoxhaj, Gazeta Shqiptare

    Kopshti Zoologjik i Tiranes per vizitoret nuk ofron me asnje gje, vec nje ambienti te paster dhe me gjelberim, pasi kafshet jane drejt zhdukjes ne kete kopsht. Deri tani jane vetem gjashte lloje kafshesh. Midis te cilave ariu, luani, tigri, ujku, dhelpra dhe disa lama. Por ambienti brenda ku jane pjesa me e madhe e ketyre kafsheve, eshte e pamundur te hysh per shkak te eres se keqe. Edhe pse dritaret jane gjithe kohen hapur, ne pjesen ku eshte luani, ujku dhe tigri eshte e pamundur qe te shkosh sepse mban ere e rende dhe ka mjaft insekte. Edhe pse femijet kane shume deshire te shikojne luanin dhe tigrin, prinderit e tyre nuk i cojne per t'i vizituar per shkak te ndotjes. Ata mjaftohen vetem duke pare lamat, pasi ato jane edhe me te shumta, si dhe nuk jane vetem nga nje lloj si kafshet e tjera...!
    Gjendja e parkut
    Parku Kombetar Zoologjik perbri Liqenit Artificial te Tiranes, dikur teper i populluar me kafshe e shpende te egra, sot eshte "tkurrur" e lene ne harrese. Parku Zoologjik i Tiranes eshte krijuar ne vitin 1966, afro kater dekada me pare, nderkohe qe nga ajo dite nuk eshte vene dore. Mjediset ku rrine kafshet e shpendet e egra jane po ato. Mes problemeve te shumta qe ndeshin punonjesit e ketij parku eshte dhe mungesa e ujit. Luaneve te parkut duket se u merret "fryma" ne nje hapesire prej 150 metra katrore, ne te njejtat kushte eshte edhe majmuni Silva, te cilit nuk i mungon gje per te ngrene, por ne ate hapesire te vogel nuk ka privilegjet e te qenit i lire. Por pavaresisht numrit shume te paket te llojeve te kafsheve, interesi i qytetareve eshte shume i madh, sidomos ne fundjave. Sipas biletashitesit ne Kopshtin Zoologjik, vetem diten e diel fitimi nga biletat kap rreth 30 mije leke te reja, pasi u shkojne me shume se 300 vizitore. Por edhe ditet e tjera te javes kur dhe koha eshte e mire, nuk mungojne vizitoret; gjate nje dite shkojne mesatarisht 40-70 persona. Bukuria e ketij kopshti ka filluar te zbehet ndjeshem sidomos me pallatet shumekateshe qe po ndertohen rreth tij. Keto ndertesa "gjigante" jo vetem qe po i zene frymen ketij parku, por per shkak te ndertimeve te shumta dhe mungeses se kanalizimeve te ujerave te zeza, ato qe me pare njiheshin si liqeni i mjelmave tashme jane kthyer ne keneta. Frekuentuesit me te shumte te tyre jane bretkosat dhe disa rosa, ndersa nga mjelmat e shumta tani ka mbetur vetem nje, e cila futet shume rralle ne uje per shkak se ai eshte shume i ndotur. Por ajo qe eshte lene ne harrese te plote eshte godina e cila me pare, kur Kopshti Zoologjik ishte ne ditet e lulezimit, perdorej vetem per ekspozimin e shpendeve. Ne kete godine kishte nga llojet me te ndryshme te tyre, perfshi edhe fazanet. Por tani ajo eshte vetem nje ndertese e amortizuar e cila nuk perdoret per asnje gje, pasi eshte drejt shembjes. Vizitoret e ketij parku tregojne se vijne ne keto ambiente jo me per kafshet, pasi ato kane mbetur shume pak, por per te kaluar disa ore ne qetesi. Ne kete menyre funksioni i Kopshtit Zoologjik ka ndryshuar dukshem, duke lene menjane qellimin kryesor, argetimin e femijeve dhe familjeve qe vizitojne kete park ne kryeqytet.

  4. #184
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    "Zhurmat e makinave dëgjohen deri në mesnatë"

    Shekulli | 16/10/2009

    Shpresa Lika


    Policia nuk vjen shpesh në rrugën ku banoj, kontrollojnë më shumë zonat e tjera


    Banorët e Rrugës "Myslym Shyri" prej disa ditësh vazhdojnë të ankohen për zhurmat e larta, sidomos për ato që shkaktohen nga lëvizjet e makinave apo motorëve.


    Qytetarët ankohen se Policia nuk ndërhyn sa duhet për të ndëshkuar shoferët, që me automjetet e tyre shkaktojnë zhurma të bezdisshme. Shpresa Lika banon në rrugën "Myslym Shyri" dhe sipas saj zhurma e makinave mbetet problemi më i madh.


    Në këtë zonë banorët shprehen se volumi i muzikës nëpër lokale ka ardhur duke u ulur, ndërsa zhurmat e makinave dëgjohen deri në orën 00. 00. Banorja ankohet dhe për lëvizjet e Policisë , pasi sipas saj punonjësit e rendit nuk patrullojnë shpesh në lagjen ku banon.

    Ju shqetësojnë zhurmat?


    Po zhurmat në përgjithësi janë shqetësuese. Zhurmat e makinave janë një problem i madh. Në rrugën ku banoj, "Myslym Shyri", nuk kemi probleme me muzikën e lokaleve të natës, por më problem kemi trafikun makinave.


    Zhurmat e motorëve dhe të makinave dëgjohen deri në mesnatë, vetëm pas orës 00:00 fillojnë të rrallohen. Policia nuk vjen shpesh, më shumë kontrollojnë rrugët kryesore ose zonën e ish-bllokut.

    A jeni ankuar diku për këtë problem?


    Jo nuk jemi ankuar asnjëherë, në asnjë institucion. Nuk mendoj se ky problem do të zgjidhet ndonjëherë. Sa më shumë kohë kalon aq më shumë shtohet dhe trafiku dhe nuk shpresoj se do të zgjidhet ky problem.

    ;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;

    Petro Vaso


    "Lokalet e natës të izolohen ose të ndërtohen në periferi"

    Banorët që shprehin shqetësime për ndotjen akustike, që shkaktohet nga niveli i lartë i zhurmave, e shikojnë zgjidhjen vetëm në respektimin e ligjit. Petro Vaso në opinionin e tij për zhurmat në kryeqytet shprehet se ky është një fenomen që ekziston prej vitesh dhe zgjidhjen e këtij problemi e shikon në respektimin e ligjeve në fuqi nga pronarët e lokaleve apo dhe bizneseve të tjera.


    Sipas banorit niveli i lartë i zhurmave ka ardhur si nga lokalet e natës që janë të shumtë, ashtu dhe nga trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës. Për të zgjidhja më e mirë do të ishte ndërtimi i lokaleve të natës në periferi të qytetit.

    Jam shumë dakord me opinionet që kam lexuar në gazetën "Shekulli", në lidhje me çështjen e zhurmave. Ky është një problem që ka vite që ekziston, nuk lindi sot. Mendoj se e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë çështje është zbatimi i ligjit. Ligji ekziston dhe duhet zbatuar.


    Sot Shqipëria vuan nga mos zbatimi i ligjit. Për të gjitha gjërat ne kemi ligje, po ato nuk zbatohen. Perse nuk zbatohen? Për shkak të lidhjeve dhe interesave mes politikaneve dhe biznesmenëve që merren më këtë punë dhe që kanë lokalet e natës apo pub-et. Prandaj unë e shoh si një sipërmarrje të vështirë zgjidhjen e problemit. Është e vërtetë që lokalet mund të mbyllen për një javë apo për dy por sërish kanë për të filluar..


    Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


    Lokalet duhen rikonstruktuar sipas parametrave që i ka gjithë bota ose duhen ndërtuar në periferi të qytetit dhe jo në qendër, pasi janë kthyer në një shqetësim për banorët. Po t'i shtojmë kësaj edhe zhurmat e trafikut dhe boritë e makinave situata bëhet e padurueshme. Këtu dhe për një gjë elementare i bien borisë në mes të natës. Kjo është edhe mungesë e edukatës qytetare.

    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
    Pere Hoxhaj

    Shoferët u bien borive të makinave në çdo kohë

    Ju shqetësojnë zhurmat urbane?


    Sigurisht që na shqetësojnë. Më problem janë zhurmat e makinave që qarkullojnë nëpër rrugë. Shoferët u bien borive në çdo kohë duke krijuar një rrëmujë të madhe. Edhe motorët që lëvizin me shpejtësi krijojnë shumë zhurmë të padurueshme.

    Cilat orare janë më shqetësueset?


    Deri në mbrëmje vonë ka zhurma. Me sa shoh unë janë shoferë të rinj që i bien borisë së makinës kot

    Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


    Mendoj se kjo ka të bëjë me kulturën, me edukatën e njerëzve. Shpresoj që situata do të ndryshojë një ditë


    Mbi Ligjin nr. 9774, dt. 12.07.2007 "Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis".

    Z. Mësonjës, çfarë parashikon kuadri ligjor shqiptar mbi zhurmat?
    Për mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, është miratuar dhe është në fuqi Ligji nr. 97 74, dt. 12.07.2007 "Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis", ligj i cili përcakton mënyrat e shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj tyre, përfshirë bezdinë nga zhurma.

    Sipas ligjit, cilat janë organet përgjegjëse për mbrojtjen nga zhurmat?
    Ministria e Mjedisit është organi qendror përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit nga zhurmat, nëpërmjet përcaktimit të niveleve kufi dhe zbatimit të masave mbrojtëse. Pranë kësaj ministrie ngrihet Këshilli Teknik për Zhurmat (KTZH), si organizëm ndërinstitucional këshillimor për çështjet e zhurmës. Ministri i Mjedisit, në bashkëpunim me ministrin që mbulon rregullimin e territorit, miraton udhëzimin për kërkesat dhe rregullat për reduktimin e zhurmave në mjedis që në procesin e hartimit të planeve të rregullimit të territorit.
    Pastaj Ministria e Shëndetësisë është organi qendror përgjegjës për mbrojtjen e shëndetit nga ndikimet negative të zhurmës. Si dhe ministritë e linjës, në fushat dhe sektorët që mbulojnë, marrin masat përkatëse për mbrojtjen nga zhurmat.

    Mendoni se është i plotë ky kuadër institucional?
    Deri diku.. Ndoshta në Institutin e Shëndetit Publik duhet të krijohet sektori i zhurmave, si njësi bazë e referencës për matjen, monitorimin dhe vlerësimin e saj, sipas ligjit.

    Po nga organet e qeverisjes vendore cilët janë përgjegjës për mbrojtjen e qytetarit nga zhurmat, sipas ligjit?


    Tre janë përgjegjësitë kryesore për këtë që pyesni. Sipas ligjit, organet e qeverisjes vendore, brenda juridiksionit të tyre: 1. Drejtojnë hartimin dhe zbatimin e planeve vendore të veprimit për zhurmën, të cilat miratohen nga këshillat e bashkive/komunave.


    2. Kërkojnë nga personat fizikë e juridikë, që ushtrojnë veprimtari apo përdorin impiante dhe instalime që lëshojnë zhurmë, marrjen e masave parandaluese për respektimin e vlerës kufi të zhurmës. 3. U kërkojnë organeve të kontrollit të ushtrojnë kontroll, të bëjnë matje dhe të pezullojnë apo të mbyllin veprimtari, që nuk respektojnë dispozitat e këtij ligji.

    Pra organet e qeverisjes qendrore apo vendore, personat fizikë e juridikë, që hartojnë apo miratojnë planet e rregullimit të territorit, zbatojnë kërkesat për reduktimin e zhurmës në mjedis... Përfshirë edhe veprimtaritë në katet përdhese?


    Sigurisht.. Instalimi dhe funksionimi, në katet përdhese të ndërtesave të banimit, i veprimtarive të punimit të drurit, të metaleve, riparimit të pajisjeve e makinerive, i lokaleve të zhurmshme, i altoparlantëve e veprimtarive të tjera, të ngjashme me to, që lëshojnë zhurmë mbi nivelin kufi për mjediset e banimit, sipas nenit 18/4 i ligjit të lartpërmendur janë veprime të ndaluara.

    Gjithnjë sipas ligjeve që kemi, a mund të na thoni cila është procedura konkrete e kontrollit dhe marrja e masave për ata që shkaktojnë shqetësime tek qytetarët?

    Sipas ligjit, kontrolli për zbatimin e masave për mbrojtjen nga zhurmat, ushtrohet mbi: a) burimet e zhurmës, të veprimtarive të pajisura me leje mjedisore;


    b) çdo burim zhurme në mjediset urbane të qyteteve dhe fshatrave, kur ka ankesë me shkrim; (rasti është për zhurmën në lokale që gazeta juaj e ka trajtuar gjerësisht këto ditë), c) objektet në ndërtim, rikonstruksion dhe para vënies në shfrytëzim;

    ç) mjetet e transportit etj
    Sa për organet e kontrollit, ligji thotë se kontrolli kryhet nga Inspektorati i Mjedisit, Inspektorati Sanitar Shtetëror, Inspektorati Shtetëror i Punës, struktura përgjegjëse për kontrollin e mjedisit e bashkisë/komunës dhe Inspektorati i Kontrollit të Automjeteve.


    Çfarë vendimesh ka të drejtë të marrë një grup kontrolli sipas ligjit?


    Në mbështetje të kontrollit të ushtruar, grupi i kontrollit evidenton situatën dhe problemet, cakton masat dhe detyrat për rregullimin e gjendjes, ndëshkon me gjobë kundërvajtjet administrative dhe, sipas rastit, vendos mbylljen, ndalimin apo ndërprerjen e plotë ose të pjesshme të veprimtarisë.


    Rezultatet dhe vendimi i kontrollit i njoftohen subjektit të kontrolluar dhe organit të qeverisjes vendore, në territorin e të cilit ndodhet veprimtaria e kontrolluar.
    Një përmbledhje e vendimit të kontrollit vihet në dispozicion të publikut për një muaj, duke u depozituar në organin e qeverisjes vendore përkatëse.


    Masat gjatë kontrollit

    1. Gjatë kryerjes së kontrollit, grupi i kontrollit urdhëron:
    a) kryerjen e matjeve të zhurmës së veprimtarive të personave fizikë apo juridikë, që përdorin burimin e zhurmës në një mjedis ku punojnë ose qëndrojnë njerëz;
    b) zbatimin e masave të kërkuara për mbrojtjen nga zhurma;


    c) ndalimin e përdorimit të ndërtesave, të reja apo të rikonstruktuara, derisa në to të zbatohen masat për mbrojtjen nga zhurma;
    ç) ndalimin e përdorimit të burimit të zhurmës, derisa të jenë zbatuar tërësisht masat për mbrojtjen nga zhurma;


    d) ndalimin e veprimtarive të zhurmshme, që prishin pushimin dhe qetësinë e natës, nëse këto nuk mund të arrihen duke zbatuar masat e marra;
    dh) ndërprerjen e punës dhe të veprimtarive që lëshojnë zhurmë, nëse kanë filluar pa miratimin e organit përkatës se janë zbatuar masat e mbrojtjes nga zhurma.

    Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 847 datë 29.11.2007 "Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të mjedisit" është konstatuar:
    Zhurmat janë një problem urban. Burimet e tyre kryesore janë transporti, ndërtimet, industria dhe disa aktivitete tregtare si lokalet dhe klubet. Niveli maksimal i lejuar për zhurmat ne kryqëzime me fluks te madh lëvizje është 60-65 dB (decibel) ditën dhe 40-45 dB natën.


    Në 6 nga 8 qytete te monitoruara për zhurmat ne vitin 2005 kapërcehet lehte niveli maksimal i lejuar. Gjate natës, norma maksimale e lejuar prej 45 dB kapërcehet vetëm ne Tirane me 32.2%, ne Durrës me 10% dhe ne Elbasan me 1%.

    ...............................

    Zonja e paidentifikuar te "21 Dhjetori"

    Do durojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër

    Zonja e moshuar banon pranë kryqëzimit të "21 Dhjetorit", ajo tregon se për të dhe banorë të tjerë të kësaj zone, janë kthyer në një shqetësim të përhershëm makinat dhe zhurmat që ato krijojnë. Pa dashur të bëjë publik emrin e saj kjo zonjë ka treguar për "Shekullin" shqetësimet që i shkakton rrëmuja e trafikut që krijohet pranë shtëpisë së saj.


    A ju shqetësojnë zhurmat urbane?


    Zhurmat e makinave në orët e vona janë shumë shqetësueses, edhe zhurma që shkaktohet nga mbyllja e qepenave të lokaleve. Ato mbyllen njëra pas tjetrës dhe shkaktojë një zhurmë shumë të madhe. Ecja me shpejtësi e makinave apo zhurma e motorëve janë edhe këto shumë shqetësuese.

    Jeni ankuar diku për këtë problem?


    E ku të ankohemi. Kush të dëgjon sot apo të zgjidh problemin. S'kemi çfarë të bëjmë tjetër veçse të durojmë.

  5. #185
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    TEC-i ne Porto Romano dhe mendimi qytetar mbi ndertimin e tij

    Deklarate per shtypm Qendra EDEN

    73.4% e te intervistuareve jane kunder ndertimit te TEC-it. Vetem 21.4 % jane dakord per ndertimin e tij dhe 6.2 % nuk jane te sigurte.
    Me 14 tetor 2009, Qendra Mjedisore EDEN organizoi ne qytetin e Durresit nje aktivitet informues- sensibilizues mbi rezultatet e anketimit te zhvilluar me banoret e Durres-it, Poro Romano-s, Manezs, Sukth-it dhe Maminas-it rreth informacionit dhe qendrimit te tyre mbi ndertimin e Termocentralit (TEC) me qymyr ne Porto Romano.
    Qellimi i anketes ishte venia ne dukje e sasise dhe saktesise se informacionit qe kane marre banoret e ketyre zonave, te cilet konsiderohen si potencialisht te ndikueshem nga ndertimi i TEC-it. Permes pyetjes “C’lloj investimesh do te doni te shihni ne bashkine/komunen tuaj” ky anketim sjell gjithashtu nje ide te pergjithshme rreth nevojave te banoreve te rrethit te Durresit dhe nje sugjerim qe pushteti vendor dhe qendror duhet te marre parasysh, perpara se t’u hape udhe investimeve gjigande ne energji.

    Ja cilat jane disa nga rezultatet e ketij anketimi:
    - 73.4% e te intervistuareve jane kunder ndertimit te TEC-it. Vetem 21.4 % jane dakord per ndertimin e tij dhe 6.2 % nuk jane te sigurte.
    - 7.2 % e te intervistuareve nuk dine se c’eshte nje TEC.
    - 6.8% e te intervistuareve nuk kane degjuar asnjehere per TEC-in ne Porto Romano
    - 44% e te intervistuareve nuk dine qe TEC-in ne Porto Romano do te punoje me qymyr
    - Vetem 6 % jane informuar lidhur me ndertimin e TEC-it ne fjale permes konsultimeve me publikun. 60.1% jane informuar permes medias, 21.9% permes bisedave me miqte.
    - 62,5% e te intervistuareve mendojne se ky TEC nuk eshte i dobishem per Shqiperine. Vetem 29.2% mendojne se ai nuk i sjell dobi Shqiperise dhe 7.7% nuk jane te sigurte.
    - Vetem 17.5 % mendojne se TEC-i do t’i sjelle zhvillim Shqiperise, 9.6 % mendojne se do te ndikoje pozitivisht ne ekonomi, 17, 4% mendojne se do te ndikoje pozitivisht ne punesim dhe 20, 3 % mendojne se do te ofroje siguri energjitike.
    - 53.7% e te intervistuarve mendojne se ky TEC ndikon negativisht ne mjedis dhe 51% e tyre mendojne se ndikon negativisht ne shendet
    - 68.4% e te intervistuareve mendojne se TEC-i nuk eshte i dobishem per bashkine / komunen e tyre.
    - 61% e tyre mendojne se TEC-i do te ndikoje negativisht ne shendet dhe 55.2% mendojne se do te ndikoje negativisht ne mjedis.
    - 30% e tyre mendojne se do te ndikoje negativisht ne bujqesi dhe 45.9% mendojne se do te ndikoje negativisht ne turizem.
    - Plot 61.3 % e te intervistuarve mendojne se ne komunen apo bashkine e tyre duhet te investohet ne turizem, 51,7 % mendojne se duhet investuar ne mjedis dhe 50% ne infrastukture.

    Komente dhe sugjerime.
    Perpara se te merret vendimi perfundimtare mbi ndertimin e TEC-it prej 1600 MW ne Porto Romano, duhet te merret parasysh vullneti i banoreve te zonave te prekura (bazuar kjo ne te drejten qe i jep kuadri ligjor Shqiptar).
    Tregohet qarte se vetem 21,4% e te intervistuareve jane dakord me ndertimin e ketij impianti ndotes e me pasoja te pariparueshme ne mjedis. Kjo do te thote se shumica e tyre ( 73.3%) nuk e duan nje veper te kesaj natyre ne oborrin e tyre.
    Shifra 44% qe tregon se gati gjysma e te intervistuareve nuk dine se ky TEC do te djege qymyr, lenda qe sipas studimeve rezulton te jete me ndotesja, tregon per nje proces te dobet informimi nga investitori dhe palet e interesuara.
    Per me teper, anketa tregon se vetem nje pjese fare e vogel e te intervistuareve (6%) jane informuar nga konsultimet me publikun te kompanise Italiane “Enel”. Rol te rendesishem ne informim ka luajtur media vizive dhe e shkruar, e cila ka informuar rreth 60% te te intervistuareve.
    Fakti se 61% e te intervistuarve jane te shqetesuar mbi pasoja e TEC-it ne shendet dhe rreth 55% jane te shqetesuar mbi pasojat ne mjedis, tregon se njerezit vleresojne pak me shume shendetin ne krahasim me mjedisin. Por neglizhohet fakti se ndikimet negative mbi mjedis ndikojne drejt per se drejti ne shendetin e gjithsejcilit.
    Nepermjet kesaj ankete, dallohet gjithashtu se shumica derrmuese e te intervistuarve (61.3 %) deshirojne te shohin Durresin si nje destinacion per turizem dhe shume prej tyre mendojne se ka mungesa ne investime ne sektorin e infrastruktures dhe mjedisin (perkatesisht 50% dhe 51.7%)

  6. #186
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Askush nuk po e zgjidh problemin e zhurmave

    Shekulli | 17/10/2009

    Qemal Hoxha


    Banorët e Rrugës "Myslym Shyri" ankohen për zhurmat që krijohen nga trafiku i makinave. Qemal Hoxha, tregon se ky është problemi më i madh që kanë banorët dhe që vazhdon prej shumë kohësh. Banori tregon se shqetësohet edhe nga ndezja e shpeshtë e fishekzjarrëve në rrugën ku banon, gjë për të cilën nuk është marrë asnjë masë.


    A ka zhurma që ju shqetësojnë në lagjen ku banoni?
    Po, ka zhurma që na shqetësojnë. Ndizen fishekzjarrë vazhdimisht dhe nuk merret asnjë masë nga policia. Ndodh që edhe lokalet të vendosin muzikë me zë të lartë. Por zhurma më e madhe shkaktohet nga trafiku i makinave, ky është edhe problemi më i madh që kemi. Asgjë nuk po rregullohet.

    Si mendoni se duhet të zgjidhet ky problem?
    Duhet të ndërpriten patjetër të gjitha zhurmat, si p.sh zhurmat që krijohen nga ndezja e fishekzjarrëve. Ndërsa për makinat që i bien borive në çdo moment nuk e di se si mund të zgjidhet. Është policia rrugore që duhet të marrë masa në këtë drejtim. Zhurmat që krijohen në mes të qytetit janë të palejueshme. Në çdo vend të botës që kam qenë nuk kam dëgjuar të tilla zhurma.



    ''''''''''''''''''''
    Zaçe Islami "Shallvaret"

    Për zgjidhjen e problemit të zhurmave banorët propozojnë të merren modele nga shtete të tjera

    Pronarët "lyejnë qerren" dhe vazhdojnë biznesin

    Niveli i lartë i zhurmave mbetet shqetësues për banorët e kryeqytetit edhe pas mbarimit të stinës së verës. Zhurmat të krijuara nga muzika e lartë e lokaleve dhe lëvizjet e makinave, janë bërë objekt ankesash, si pranë Bashkisë së Tiranës, ashtu edhe pranë Institutit të Shëndetit Publik. Zaçe Islami, banon në zonën e "Shallvareve" dhe në opinionin e tij për ndotjen akustike tregon se gjatë verës që kaloi, zhurmat kanë qenë të pa durueshme. Islami pohon se brenda unazës së Tiranës, duhet të kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe për këtë duhet të merren dhe modele nga shtete të tjera.

    A shqetësoheni nga zhurmat në lagjen ku banoni?
    Zhurmat më të mëdha na vijnë nga lokali "Music box" që ndodhet tek kompleksi "Tajvan". Po duhet të them se shqetësuese janë edhe zhurmat që krijon qarkullimi i makinave. Gjatë verës situata ka qenë e padurueshme. Jemi ankuar disa herë në Bashkinë e Tiranës dhe në Institutin e Shëndetit Publik. Kemi bërë të gjitha përpjekjet, problemi është zgjidhur në një farë mase por prapë ka zhurma të cilat janë shumë shqetësuese

    Pas denoncimeve që keni bërë në Bashki apo në Institutin e Shëndetit Publik, cilat nga këto institucione kanë matur nivelin e zhurmave në zonën ku ju banoni?

    Për matjen e nivelit të zhurmave nuk ka ardhur njeri, por policia bashkiake dhe ajo e shtetit kanë ardhur disa herë dhe kanë bërë përpjekjet tyre. I kanë gjobitur lokalet, i kanë mbyllur por ata kanë filluar prapë. Këto janë fenomene të zakonshme. Të gjithë e dimë që pronarët "lyejnë qerren" dhe e shtyjnë edhe disa ditë.

    Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
    Zgjidhja është që brenda unazës së Tiranës të eliminohet qarkullimi i tepërt i makinave. Një zgjidhje tjetër që përdoret në vende të tjera është vendosja e një rregulli në qarkullim. P. sh makinat me targa çift të qarkullojnë të hënë, të mërkurë, të premte dhe makinat me targa teke të martë, të enjte dhe të shtunë. Kjo është zgjidhja më e mirë, të paktën në këtë mënyrë do të përgjysmohej trafiku në qytet.



    Çel Prelvulaj "21 Dhjetori 11:50


    "Nuk ka qetësi pa zbardhur mëngjesi"

    Mungesa e një izolimi akustik për ambientet e lokaleve që do të shmangte ndotjen akustike, ka bërë që zhurmat të depërtojnë deri në banesat e qytetarëve. Banorët vazhdojnë të ankohen edhe për boritë e makinave, sidomos kur ato përdoren gjatë natës. Çel Prevulaj, jeton pranë kryqëzimit të "21 dhjetorit", në Rrugën e Kavajës dhe sipas tij zhurmat, në këtë pjesë të Tiranës dëgjohen deri në tre të mëngjesit. Ndërsa për lokalet që ushtrojnë aktivitet gjatë natës, banori shprehet se ato duhet të ndërtohen në zonat periferike të qytetit.

    Shqetësoheni nga zhurmat gjatë natës?
    Ka raste kur edhe në dy të natës na del gjumi nga ndonjë bori makine apo zhurma e motorëve që ecin me shpejtësi. Zhurma që krijohet nga muzika e lartë që luajnë lokalet është edhe ajo shumë shqetësuese, dëgjohet deri brenda në apartament.

    Prej sa kohësh vazhdon ky shqetësim ?
    Zhurma është e përhershme. Nuk ka qetësi pa shkuar ora 2 apo 3 e mëngjesit, ndërsa gjatë muajve të verës është akoma edhe më e theksuar.

    Çfarë masash duhet të merren për të ulur nivelin e zhurmave?

    Duhet të ndërhyjë policia bashkiake, për makinat dhe boritë e tyre që të vendoset qetësia.

    Po për lokalet si duhet vepruar?
    Më mirë do të ishte që lokalet të ndërtoheshin në periferi, kjo është zgjidhja e duhur. Brenda në qytet nuk duhen lejuar lokalet e natës.

    ..........................


    Skënder Balla
    "Ligjet miratohen por nuk zbatohen kurrë"

    A ju shqetësojnë zhurmat?
    Sa të duash, boritë e makinave, që shoferët u bien orar dhe pa orar. Kafenetë po pëlcasin nga muzika me volum të lartë që luajnë ditën dhe natën. Pse nuk i vendosin një orar kufi që të mos ketë më zhurma. Vazhdimisht është diskutuar kjo gjë por ende nuk po gjendet një zgjidhje?
    Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
    Duhet respektuar ligji. Në parlament ligjet aprovohen me shumicë por për tu zbatuar nuk zbatohen kurrë.

    '''''''''''''''''''''''''
    Drita
    "Dëgjoj me vështirësi për shkak të zhurmave"

    Ju shqetësojnë zhurmat?
    Shumë. Ka aq shumë zhurma sa unë mezi dëgjoj. Janë të shumëllojshme, duke filluar nga muzika e lartë dhe deri tek boritë e makinave.

    A jeni ankuar diku për këtë shqetësim?
    Ku të ankohemi?. Kush t'i zgjidh problemet sot ?

    Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?
    Të zbatohen rregullat, të ketë kontrolle të vazhdueshme.

  7. #187
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Presin pishat ne zonen e Darezezes, tre nen hetim
    Ir.Ho., Gazeta Shqiptare

    Prokuroria e Fierit ka nisur hetimin ne gjendje te lire ndaj Krenar Myrtos, nga fshati Bocove e ketij rrethi, pasi akuzohet per "prerje te paligjshme te pyjeve". Mesohet se sherbimet e Policise Pyjore kapen ne flagrance Myrton duke ngarkuar lende drusore ne nje automjet, ne pyllin e Darezezes. Mesohet se autori i krimit ne bashkepunim me dy persona te tjere (keta jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes), kane prere 15 pisha ne zonen turistike. Nga ana e Policise Pyjore eshte bllokuar dhe sekuestruar sasia e lendes drusore, ndersa Krenar Myrto eshte gjobitur me 150 mije leke dhe ceshtja ne ngarkim te tij i eshte percjelle Prokurorise. Gjithashtu, jane vene nen hetim dhe dy bashkepunetoret e Myrtos. Ir.Ho.

  8. #188
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Të hiqen nga qarkullimi makinat e vjetra
    Lutfi Dervishi | 20/10/2009
    Fatos Memisharaj 04:40


    Shqetësimi për zhurmat e makinave ka ardhur duke u rritur, sidomos për banorët që jetojnë në zonat përreth qendrës së kryeqytetit. Shumë prej banorëve, nivelin e lartë të ndotjes akustike e shikojnë të lidhur dhe me sjelljen e vetë qytetarëve.


    Fatos Memisharaj, është një qytetar që banon në rrugën "Myslym Shyri" i cili shprehet se në lagjen ku banon shqetësohet nga zhurmat e makinave

    A ju shqetësojnë zhurmat?


    Shqetësohem nga zhurma e makinave që i bien borive natën dhe lëvizja e motorëve natën. Jo vetëm kjo por edhe njerëzit që dalin nga lokalet e natës duke biseduar apo bërtitur me zë të lartë në mes të qytetit janë një problem.

    A janë ankuar banorët e lagjes suaj për këtë problem?


    Nuk janë ankuar. Secili sheh punën e vet. Por për moshat e vjetra dhe fëmijët zhurmat janë shumë problem. Ky është stres, është shqetësim nervor, gjithë të këqijat i ka.

    Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


    Duhen hequr nga qarkullimi makinat e vjetra. Ndërsa lokalet e natës duhet të ndërtohen në periferi ose të lejohen të funksionojnë deri në orën 00:00.


    Genci Rama 06:00

    Duhet të vendosen kushte për hapjen e lokaleve të natës

    Muzika që luhet në lokalet e natës në të gjithë kryeqytetin është një shqetësim që vazhdon. Kush ka shtëpinë pranë këtyre lokaleve ka harruar se çfarë do të thotë një gjumë i qetë.


    Për të zgjidhur situatën banorët nuk kanë guxim të drejtohen në institucionet përkatëse por mjaftohen duke u ankuar tek njëri-tjetri. Genci Rama është një qytetar që banon në "Rrugën e Kavajës", i cili për këtë situatë të krijuar bën fajtore Bashkinë dhe institucionet e tjera që pajisin me licensa këto aktivitete.


    A ju shqetësojnë zhurmat urbane?


    Shqetësohem shumë. Në lagjen ku banoj ka një lokal nate, i cili në këndvështrimin e pronarit është një biznes fitimprurës pasi aty ka klientelë vazhdimisht , por në këndvështrimin e banorëve ai është një aktivitet që prish qetësinë publike. Këtu fajin nuk e kanë pronarët, por Bashkia dhe qeveria.


    Ata i lejojnë të funksionojnë këto aktivitete. Klubet e natës duhet të jenë sepse janë në të gjithë botën perëndimore, por duhet të kenë zonat e tyre ku mund të kryejnë aktivitetin dhe duhet të kenë kushte të tilla që zhurma të mos dalë jashtë ambienteve.

    Banorët janë ankuar në ndonjë institucion për këtë problem?


    Jo ankesa në formë zyrtare nuk janë bërë. Banorët janë ankuar vetëm me njëri tjetrin.

    Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


    Mendoj se institucionet të cilat licensojnë këto klube duhet që të vendosin kushte për këto klube nate. Kushtet mund të jenë që lokalet të ndërtohen jashtë zonave të banimit. Ose në rast se janë brenda zonave të banuara të krijojnë kushte të tilla që zhurma të mos dalë jashtë lokalit.


    Ema Kapllani 09:00


    Lokalet e natës të ndërtohen nën tokë


    Ka edhe të rinj që ndonëse mund të frekuentojnë lokalet e natës, pranojnë se muzika e lartë që luhet aty është shqetësuese për ata që jetojnë pranë këtyre lokaleve. Ema Kapllani është një vajzë e re e cila mendon se zgjidhja më e mirë për këtë problem do të ishte zhvendosja e lokaleve në zonat periferike të kryeqytetit.

    Ju shqetësojnë zhurmat?


    Po ka shumë zhurma që na shqetësojnë.
    Unë banoj tek "Rruga e Elbasanit" dhe aty gjatë gjithë natës kemi shumë shqetësime për shkak të zhurmave të ndryshme që vijnë nga jashtë. Kjo çon në shqetësime edhe më të mëdha jo vetëm për mua por për pjesën më të madhe të lagjes.


    Gjatë gjithë ditës dëgjohet muzika, zhurma e makinave, boritë e tyre zhurma të ndryshme

    A jeni ankuar diku për këtë problem?


    Me sa di unë banorët janë ankuar por nuk kanë arritur asgjë. Nuk është zgjidhur situata.

    Si mendoni se duhet të zgjidhet ky problem?


    Pub-et apo lokalet e natës të ndërtohen nën tokë ose të zhvendosen jashtë, në periferi të qytetit, nuk duhet të lihen në zonat e banuara ku mund të shqetësojnë njerëzit. Zhurmat ndikojnë shumë keq në jetën e njerëzve


    =================

    Ramazan Demiraj 11:00

    Makinat dhe motorët janë problemi më i madh

    Ju shqetësojnë zhurmat?


    Tek "Rruga e Çamëve" ku banoj na shqetësojnë shumë zhurmat e makinave dhe sidomos të motorëve. Janë të padurueshëm. Në shumë raste pas orës 20:00 apo gjatë natës na shqetësojnë edhe fishekzjarret, të cilët trembin shumë fëmijët. Nëse do t'i ndiznin vetëm në raste festash do të ishte e pranueshme por fishekzjarret i ndezin në çdo kohë.

    Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


    Mendoj se duhet biseduar me ata që janë kompetentë. Bashkia mund të jetë ajo që mund të gjejë një zgjidhje.


    Qamil Jaupllari, 13:00

    Boritë e makinave janë shumë stresuese.


    A ju shqetësojnë zhurmat?


    Zhurmat janë shumë shqetësuese duke filluar që nga ato që shkaktojnë kafshët e deri tek zhurmat e makinave. Edhe po të bësh një shëtitje me familjen nuk arrin të qetësohesh dot, zhurmat janë shumë shqetësuese.


    Shoferët e makinave janë të paedukatë, nuk dinë të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe u bien borive në çdo kohë. Boria është shumë stresuese. Në këtë drejtim ne nuk jemi të qytetëruar. Bota e qytetëruar i respekton të gjitha shenjat konvencionale.

    Si mendoni se mund të zgjidhet ky problem?


    Unë mendoj që të veprohet ashtu si veprohet në çdo vend të botës. Makinat të qarkullojnë me seri sepse mendoj se një pjesë e madhe e makinave lëvizin për qejf dhe jo për punë.


    Boria është shumë stresuese. Në këtë drejtim ne nuk jemi të qytetëruar.

    Mendoni se lokalet e natës duhet të ndërtohen në periferi, larg qendrave të banuara?


    Patjetër që po, në të gjithë botën kjo praktikë funksionon. Kazinotë apo lokalet e natës janë një luks. Ai që ka mundësinë mund të shkojë me makinë.


    Pse po vonohet kaq shumë zgjidhja?

    Shqetësimit të banorëve për nivelin e lartë të zhurmave që po pasqyrohet në gazetën "Shekulli" shpesh u janë bashkuar edhe njerëz të njohur të shoqërisë. Në reagimet e tyre në lidhje me ankesat e vazhdueshme të banorëve, bëhet thirrje për respektim të ligjit dhe eliminim të ndotjes akustike.


    Analisti Lutfi Dervishi në opinionin e tij për këtë çështje thotë se ky është rasti më i mirë për tu treguar gjithë pushtetarëve që nesër do të shkojnë në zgjedhje se kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.


    "Më duhet që në fillim të përshëndes gazetën Shekulli që i është qepur "zhurmës" dhe nuk po e lë të qetë. Një nga kritikat që ne vetë mund t'i bëjmë profesionit tonë është kapërcimi nga një degë në tjetrën, nga një titull i madh në tjetrin, nga një skandal në tjetrin.


    Është një nga rastet e rralla që gazeta i qëndron fort problemit që ngre. Ditët e para kam pasur frikë se redaksia do të lodhej me trajtimin e kësaj çështjeje. Kjo nuk ka ndodhur dhe kjo në vetvete është një fitore.


    Ky problem për shkak të interesave meskine dhe banale të biznesit të bareve dhe pubeve mund të mbetet pa zgjidhur edhe një vit tjetër. Por ky është rasti për t'u treguar pushtetarëve vendorë dhe qendrorë që kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.


    Nesër në zgjedhjet lokale apo qendrore votuesit do të kërkojnë të dinë se "çfarë do të bëhet me zhurmat?"


    Zhurma prek njëlloj të gjithë, të pasur dhe të varfër, ashtu si cilësia e ajrit në Tiranë e kudo. Ka një ligj për "ndotjen akustike". Ky ligj duhet zbatuar dhe... kaq. Ai që premton se do ta zgjidhë, me gjasë do të marrë më shumë vota.


    Në këtë kuptim "më vjen mirë" që ky problem po zgjatet. Pyetja normale është: pse vonohet kaq shumë zgjidhja? Ne nuk duhet të shpikim rrotën çdo ditë. Vendet rrotull nesh e kanë zgjidhur për bukuri këtë çështje. Këtu duhet vetëm pak vullnet dhe vëmendje ndaj shqetësimit të qytetarëve."


    Si mund të reduktojë zhurmën teknologjia

    Në botë janë krijuar lloje të ndryshme strategjish për zvogëlimin e zhurmave. Ndër to përfshihen përdorimi i barrierave të zhurmës, kufizimi i shpejtësisë së qarkullimit të automjeteve, kufizimi i qarkullimit të automjeteve të tonazheve të rënda, rregullimi i sipërfaqeve të rrugëve, vendosja në rrugë e një kontrollori shpejtësie si dhe ridizajnimi i gomave të makinës.


    Kostoja e ndërtimit të këtyre teknologjive për zvogëlimin e nivelit të zhurmave mund dhe është tepër modeste.


    Ditëve të sotme "zhurma" me të drejtë ka fituar statusin e një problemi mjedisor, por për këtë i janë dashur plotë 4 dekada.


    Deri në fillimi të viteve 1970 shumë shtete e konsideronin çështjen e zhurmave urbane një "telash", e jo një problem të mjedisit. Në SHBA p.sh ka standarde të përcaktuara për nivelin e zhurmave urbane.


    Shtetet dhe qeveritë lokale në Amerikë kanë standarde të cilat përcaktojnë në mënyrë të detajuar mënyrën e ndërtimit të banesave, planifikimin urban dhe atë rrugor. Në Kanada dhe BE fatkeqësisht janë të pakta ato vende që aplikojnë një praktikë që i mbron qytetarët nga zhurma.

  9. #189
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Një në pesë evropianë dëmtohet nga zhurmat
    Shekulli | 19/10/2009

    Një në pesë europianë është i ekspozuar nga zhurmat e larta që mund t'i dëmtojnë shëndetin. Kjo shifër është publikuar një javë më parë nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila ka hartuar një raport të plotë për zhurmat në të gjithë Europën.


    "Ashtu si ndotja e ajrit ose lëndët kimike, edhe ndotja akustike është një rrezik për shëndetin e njerëzve", -thotë Rokho Kim, drejtuesi i projektit për Organizatën Botërore të Shëndetit. Ai shpjegon se pothuajse të gjithë njerëzit që janë të ekspozuar nga zhurmat e larta kanë pasur probleme shëndetësore dhe shqetësime të dukshme mendore.


    Por ky është një fakt që për vite me radhë është anashkaluar pothuajse në të gjithë Europën ndërsa tani është kthyer në qendër të debatit, sidomos për zhurmat në zonat e banuara.


    Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetit rekomandon se gjatë natës niveli zhurmës duhet të jetë jo më i lartë se sa 40 decibel sepse vetëm në këtë mënyrë do të quhet "zonë e qetë".


    Nëse niveli i zhurmës arrin më shumë se 55 decibel, njerëzit që jetojnë në zonën përreth janë të rrezikuar nga sëmundje serioze si tensioni i lartë, problemet e zemrës.


    Tek të gjithë këta njerëz nisin fazat e para të pagjumësisë. "Ndikimi negativ i zhurmave ndodh edhe në rastet kur njerëzit janë në gjumë sepse edhe në gjumë truri i njeriut reagon ndaj zhurmave",- thuhet në raport.


    Agjencia AFP raporton studimi në fjalë është kryer nga 35 shkencëtarë, të çilët kanë punuar gjashtë vjet duke matur nivelin e zhurmave, duke intervistuar banorët por edhe duke monitoruar spitalet për njerëzit e dëmtuar nga zhurmat.


    "Zhurmat tashmë mbajnë vendin e parë në listën e problemeve mjedisore në Europë. Vëzhgimi tregon se zhurmat e larta kanë sjellë një reagim popullor duke u rritur ndjeshëm numri i ankesave për këtë problem. Njerëzit duhet të reagojnë edhe më shumë duke raportuar ato që ndodhin",- thuhet në raportin e bërë nga Organizata Botërore e Shëndetit.

    Efektet negative të zhurmës tek qeniet e gjalla

    Zhurma është një tingull i padëshirueshëm për veshin.


    Ky tingull i padëshirueshëm mund të dëmtojë psikologjikisht si njerëzit ashtu edhe kafshët. Ndotja akustike mund të shkaktojë mërzitje, agresivitet, hipertension, stres humbje të dëgjimit, çrregullime të gjumit si dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.


    Më tej akoma stresi dhe hipertensioni që shkaktohen nga zhurmat mund të çojnë drejt formave të ndryshme të depresionit dhe rrjedhimisht mund të shkaktojnë edhe kriza paniku.


    Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zhurmës mund të çojë deri në humbje të plotë të dëgjimit. P.sh është vërtetuar se meshkujt e rritur, të cilët janë ekspozuar vazhdimisht ndaj zhurmës, kanë humbur një pjesë të mirë të dëgjimit në krahasim me ata që nuk janë ekspozuar.
    Ndotja akustike konsiderohet si një nga shkaktarët kryesorë të mërzisë.


    Një studim spanjoll i bërë në vitin 2005 mbi zhurmat sugjeroi që çdo pronar apartamenti të paguante përafërsisht 4 euro për decibel në vit, për reduktimin e zhurmës. Por ndotja akustike nuk është një problem që prek vetëm njerëzit, edhe kafshët reagojnë negativisht ndaj saj.


    Zhurma mund të ketë një efekt të dëmshëm tek kafshët, ajo mund të shkaktojë stres apo edhe rritjen e mundësisë për të vdekur. Njësoj si njerëzit kafshët që ekspozohen në mënyrë të vazhdueshme ndaj zhurmave mund të humbasin dëgjimin.

    "Lokalet më mirë të ndërtohen në periferi"

    A ju shqetësojnë zhurmat?


    Zhurmat janë shumë shqetësuese. Muzikën e lartë e dëgjojmë njësoj, edhe kur nuk ka dasma. Lokalet e ngrenë volumin e muzikës në maksimum për të rinjtë që kanë dëshirë të dëfrejnë. Po këto lokale më mirë të ndërtohen në Dajt apo në Lundër apo në ndonjë vend ku nuk ka shtëpi banimi, pra ne periferi.

    ''''''''''''''''''''''''''''''

    Zhurmat që krijohen nga qarkullimi i makinave, një problem i vazhdueshëm


    Vajza e re, që ka ndarë shqetësimin me "Shekullin" banon në "Rrugën e Kavajës". Edhe pse ka pak kohë që ka ardhur në Shqipëri ajo thotë se zhurmat janë kthyer në një problem të madh. Gjatë gjithë ditës, edhe në orët e mbrëmjes, poshtë apartamentit të saj qarkullojnë shumë makina, zhurma e të cilave i privon banorët nga qetësia.

    A ju shqetësojnë zhurmat urbane?


    Po shumë. Unë banoj tek "Rruga e Kavajës" aty ku ndërpritet linja e Tiranës se re me atë të Kombinatit, në këtë zonë është shumë e vështirë të jetohet për shkak të zhurmave të mëdha që krijohen nga trafiku i rënduar. Zhurmat dëgjohen gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje. Shqetësuese janë edhe zhurmat e motorëve që ecin me shpejtësi, këto dëgjohen më shumë në mbrëmje.

    Jeni ankuar diku për këtë problem?


    Unë kam jetuar jashtë Shqipërisë, dhe vetëm një muaj kam që kam ardhur të jetoj këtu. Nuk e di nëse banorët e tjerë të lagjes janë ankuar diku për këtë shqetësim.


    ''''''''''''''''''''''''''''''''''
    Në zonën e ish- bllokut vazhdojnë zhurmat


    Zonja që flet në intervistën e mëposhtme, banon në zonën e ish-bllokut. Ajo pohon se muzika e lartë e lokaleve vazhdon të jetë një problem i madh për banorët.

    Ju shqetësojnë zhurmat urbane?


    Unë jetoj në zonën e ish-bllokut dhe muzika e lokaleve është një shqetësim për të gjithë banorët. Jo vetëm muzika por edhe zhurmat që shkaktohen nga qarkullimi i automjeteve janë shumë shqetësuese.

    A jeni ankuar diku për këtë problem?


    Jo nuk jemi ankuar. Banorët e tjerë janë ankuar por situata nuk është zgjidhur.

    ;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;

    Jastëku dridhet sipas ritmit të muzikës

    Ka shumë banorë të cilët ngurrojnë të tregojnë shqetësimet e tyre për shkak të konflikteve që mund të kenë me pronarët e lokaleve që gjenden poshtë shtëpive të tyre. Ka prej tyre që pranojnë të bëjnë publik emrin e tyre e të tjerë që nuk pranojnë. Xhimi Dibra është një zotëri i cili banon disa kate sipër lokalit "Tivoli", në një ndërtesë pranë Parlamentit.


    Që prej vitit 2007, kur është hapur edhe lokali Xhimi tregon se nuk ka kaluar asnjë natë të qetë. Problem për të dhe familjen e tij është muzika e lartë që luhet në lokal deri në orët e para të mëngjesit. Volumi i saj është aq i lartë sa shkakton dridhjen e mureve dhe të mobilieve.

    Z. Xhimi poshtë pallatit tuaj ushtron aktivitetin lokali "Tivoli". A ju shqetëson muzika që luhet aty?


    Që natën e parë që është hapur lokali zhurma është ndjerë në apartamentin tim në katin e pestë. Pas kësaj kam kontaktuar me ndërtuesin e pallatit dhe i kam kërkuar të zgjidhë problemin. Ambientet ku është ndërtuar lokali më parë kanë qenë bodrume dhe aty nuk është bërë ndonjë punim për izolimin e lokalit. Vetëm një javë pas hapjes së lokalit u fol për një izolim por që nuk u bë. Me sa di zhurma dëgjohet edhe më lart, deri në katin e nëntë.

    Cilat janë oraret më problematike për ju?


    Në lokal në çdo kohë ka zhurmë por tri ditë në javë, janë më problematiket, e enjtja, e premtja dhe e shtuna. Gruaja ime këtë fundjavë ka pirë ilaçe për të fjetur disa orë gjumë, ndërsa unë kam tri net që nuk vë gjumë në sy. Problemi ynë nuk është vetëm muzika. Në shtëpinë tonë nuk mund të vesh dot kokën në jastëk apo në kolltuk pasi ato dridhen sipas ritmit të muzikës që luhet në pub.


    A jeni ankuar për këtë problem?


    Kemi çuar ankesa në Bashki dhe në Ministrinë e Mjedisit, në kohën kur ishte ministër Lufter Xhuveli. Nga Bashkia na ka kthyer një përgjigje Znj. Dibra e cila në letrën që na dërgoi shkruante se lokali në fjalë ishte i palicensuar. Kemi marrë në telefon edhe policinë bashkiake po aty na kanë thënë drejtohuni tek policia e shteti. Ndërsa policia e shtetit na ka thënë po të njëjtën gjë, drejtohuni tek policia bashkiake.


    U bënë dy vjet që unë nuk i bie me telefonit të policisë për të kërkuar ndihmë. Të shtunën e kaluar ka ardhur policia bashkiake dhe ajo e shtetit dhe i kanë nxjerrë të gjithë klientët nga lokali. Ka qenë ora rreth 00:30. Ndërsa këtë javë muzika ka vazhduar me volum më të lartë se çdo herë tjetër.


    Po në institucione të tjera keni kërkuar ndihmë?


    Më pas kam ftuar në shtëpi specialistin për matjen e ndotjes akustike në Institutin e Shëndetit Publik Arti Cicollin për të matur nivelin e zhurmës. Në orën 00:30 aparati tregonte 78 decibel, nga 45 decibel që është vlera e lejuar në një dhomë gjumi.


    Fqinjët hedhin në gjyq Madonën, për prishjen e qetësisë publike

    Madona bën shumë zhurmë


    Nëse je një yll i muzikës botërore kjo nuk i pengon aspak fqinjët të denoncojnë për prishje të qetësisë publike. Një padi e tillë është depozituar në Gjykatën e Lartë, në Nju Jork në emrin e këngëtares Madona.


    Sipas Karen George, apartamenti i së cilës ndodhet në të njëjtin kat me atë të Madonës në Central Park, këngëtarja e përdor apartamentin si studio muzikore, duke i detyruar fqinjët të dëgjojnë muzikë me volum të lartë për orë të tëra. Në padinë e George shkruhet se ajo ka qenë e detyruar të dëgjojë të gjitha provat që Madona bënte për shfaqjet.


    "Madona së bashku me miqtë e saj kërcejnë dhe bëjnë prova në mënyrë të vazhdueshme, nën një muzikë që i kalon disa herë kufij e lejueshëm. Muzika që del nga amplifikatorët shkakton shumë zhurmë dhe dridhje që tronditin dyshemenë dhe muret" shkruhet në padi.


    Me tej George thotë se ka qenë e detyruar të durojë të paktën tri orë në ditë muzikë të lartë dhe mure që dridhen. Mbikëqyrësi i pallatit në të cilin gjendet apartamenti i mbretëreshë së Pop-it , thanë se e kishin kërcënuar Madonën se do ta dëbonin, në raste se ajo nuk do të ulte volumin e muzikës.

  10. #190
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Zhurmat, Blloku më i qetë, por në zonat e tjera zgjidhja vonon

    Shekulli Online | 20/10/2009

    Megjithe permiresimin e dukshem ne zonen e Bllokut, problemi i zhurmave vijon ne zona te tjera te Tiranes.


    Shqetësimit të banorëve për nivelin e lartë të zhurmave që po pasqyrohet në gazetën "Shekulli" shpesh u janë bashkuar edhe njerëz të njohur të shoqërisë. Në reagimet e tyre në lidhje me ankesat e vazhdueshme të banorëve, bëhet thirrje për respektim të ligjit dhe eliminim të ndotjes akustike.


    Analisti Lutfi Dervishi në opinionin e tij për këtë çështje thotë se ky është rasti më i mirë për tu treguar gjithë pushtetarëve që nesër do të shkojnë në zgjedhje se kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.


    "Më duhet që në fillim të përshëndes gazetën Shekulli që i është qepur "zhurmës" dhe nuk po e lë të qetë. Një nga kritikat që ne vetë mund t'i bëjmë profesionit tonë është kapërcimi nga një degë në tjetrën, nga një titull i madh në tjetrin, nga një skandal në tjetrin.


    Është një nga rastet e rralla që gazeta i qëndron fort problemit që ngre. Ditët e para kam pasur frikë se redaksia do të lodhej me trajtimin e kësaj çështjeje. Kjo nuk ka ndodhur dhe kjo në vetvete është një fitore.


    Ky problem për shkak të interesave meskine dhe banale të biznesit të bareve dhe pubeve mund të mbetet pa zgjidhur edhe një vit tjetër. Por ky është rasti për t'u treguar pushtetarëve vendorë dhe qendrorë që kohës së politikës së madhe dhe premtimeve të mëdha po i vjen fundi.


    Nesër në zgjedhjet lokale apo qendrore votuesit do të kërkojnë të dinë se "çfarë do të bëhet me zhurmat?"


    Zhurma prek njëlloj të gjithë, të pasur dhe të varfër, ashtu si cilësia e ajrit në Tiranë e kudo. Ka një ligj për "ndotjen akustike". Ky ligj duhet zbatuar dhe... kaq. Ai që premton se do ta zgjidhë, me gjasë do të marrë më shumë vota.


    Në këtë kuptim "më vjen mirë" që ky problem po zgjatet. Pyetja normale është: pse vonohet kaq shumë zgjidhja? Ne nuk duhet të shpikim rrotën çdo ditë. Vendet rrotull nesh e kanë zgjidhur për bukuri këtë çështje. Këtu duhet vetëm pak vullnet dhe vëmendje ndaj shqetësimit të qytetarëve."


    ************************

    Aleksander Meksi:

    Edhe ish-kryeministri i Shqipërisë dhe arkeologu i njohur, Aleksandër Meksi, në reagimin e tij për nivelin e lartë të ndotjes akustike, u shpreh disa dite me pare se nëse respektohet ligji për "Vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis", për qytetarët nuk do të ketë më shqetësime. Në reagimin e tij për këtë çështje Meksi thotë se duhet të respektohen dhe normat për decibel që kanë përcaktuar institucionet e specializuara për qendrat e banuara. Një lokal mund të bëjë çfarë të dojë brenda, nëse ka bërë izolimin akustik të ambienteve.

    ****************************************

    Dragoti: Zhurmat, stresuese, por edhe burim konfliktesh

    Ankth, stres, panik dhe depresion. Madje mund të jenë edhe burim konfliktesh mes njerëzve. Këto janë disa nga pasojat negative që sjellin zhurmat e vazhdueshme dhe të forta. Psikologu, Edmond Dragoti në një intervistë për "Shekullin" shpjegon efektet negative të zhurmave mbi psikologjinë e njerëzve. Ai thekson se institucionet përgjegjëse janë indiferente ndaj këtij problemi dhe se zhurmat tashmë janë bërë pjesë e kulturës tonë.
    'Sigurisht që sjellin pasoja negative mbi psikologjinë e njerëzve. Kur zhurmat kalojnë masën e intensitetit dhe janë të vazhdueshme sjellin pasoja shumë negative. Efektet e para të drejtpërdrejta janë në sistemin nervor të njeriut, ku mund të stimulohet një gjendje stresante. Nëse zhurmat janë të vazhdueshme, mund të sjellin edhe efekte më të rënda si ankth, panik e deri në depresion. Shumë njerëz ndihen konfuzë tek flasin me të tjerët dhe një arsye është pikërisht efekti negativ që kanë sjellë zhurmat mbi shëndetin e tyre të cilët i bëjnë më pak të përqendruar në ato që thonë dhe veprimet që bëjnë'

    ***************************************

    Klosi: Zhurmat janë si plehrat që të hedhin përpara derës

    "Së pari përgëzoj "Shekullin" që e ka ngritur zërin kaq fort në ndihmë të qytetarëve për çështjen e zhurmave të padurueshme në bllok, në rrugën e Xh. Bush etj.. Është një rol që duhet ta luajnë në radhë të parë politikanët e shoqëria civile, por në gjendjen apatike ku ndodhen këta, të paktën kemi gazetën që na mbron.

    Për mua zhurmat e larta janë një ndërhyrje në lirinë e tjetrit për të jetuar në paqe dhe qetësi, janë njësoj si plehrat që të hedhin përpara derës ose si një pallat që mund të ta ndërtojnë para dritares. Pra janë një zaptim i asaj hapësire që është e përbashkët dhe duhej të ishte paqësore. Ju e dini që ky vendi ynë është i mbushur me zaptues.

    Në fakt janë vetëm një grusht këta zaptuesit në krahasim me shumicën e popullsisë që do të jetojë e qetë e në paqe.

    ******************************************

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit:

    Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur gazeta "Shekulli" fillojë të publikojë shqetësime e banorëve të Tiranës, për muzikën e lartë të lokaleve apo zhurma të tjera urbane. Një nismë kjo që duhet thënë se nuk është mbështetur nga asnjë institucion, organizatë joqeveriate apo struktura të tjera të shoqërisë civile. Vetëm ditën e djeshme ka ardhur reagimi i parë.


    Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbështeti publikisht nismën e "Shekullit" për publikimin e këtij problemi. Në letrën që po botojmë më poshtë KSHH i sugjeron organeve përkatëse shtetërore të marrin masa dhe të përcaktojnë rregullat për të mos lejuar cënimin e të drejtës kushtetuese të privatësisë.

    ************************************************** *********

    Selenica: Lokalet të na paguajnë për dëmin


    Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore "Living Room" dhe "Folie". Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.

  11. #191
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ministri i Energjetikës reagon për shkeljet në ndërtimin e TEC-it
    Shekulli Online | 24/10/2009
    TIRANË (UPDATE) -Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka reaguar sot mbi raportin e panelit të Inspektimit për shkeljet e kryera nga Banka Botërore. "shkelja e procedurave nga Banka Botërore nuk është problemi i qeverise dhe nuk mund te quhet skandal. Sipas tij, TEC-i është teknologjia më e fundit dhe jep garanci për ndotje minimale.

    Ministri tha se qeveria ka marre masa edhe për prokurimin e pajisjes qe parandalon rrjedhjet e naftës në TEC, që sipas tij do te jete gati përpara se Termocentrali të fillojë prodhimin e plote të energjisë ne mesin e muajit nëntor.


    Paneli i Inspektimit të Bankës Botërore ka kritikuar projektin e realizuar nga BB në Shqipëri për ndërtimin e Termocentralit të Vlorës. Sipas Panelit, që ka investiguar ndërtimin e TEC, nuk janë marrë parasysh problemet mjedisore gjatë ndërtimit të tij. Ky është skandali i dytë me projektet e BB-së në vendin tonë pas atij të shembjeve te nderimeve ne Jalë.


    Paneli ka dale ne konkluzionin se ne rastin e TEC-it të Vlorës, Banka Boterore nuk ka respektuar disa nga dispozitat e politikave te saj qe kane te bëjnë me vlerësimin e projektit, vlerësimin mjedisor, menaxhimin e pasurive kulturore dhe vlerësimin ekonomik. Ne njoftimin zyrtar, Paneli i Inspektimit thote se "konstatoi mangësi të ndjeshme në përmbushjen e kërkesave të politikave te Bankës për konsultimet."


    Por edhe këtë herë ashtu si ne rastin e Jalës, paneli është vendosur para nje fakti te kryer, pasi TEC-i tashmë ka përfunduar së ndërtuari. Ndaj kërkohet të përqendrimin për eliminimin e pasojave. "Eshtë e nevojshme të sigurohet sa me pare blerja pa vonesë e pajisjes së nevojshme që filtron naftën që mund të derdhet në det si dhe te ndihmohen autoritetet shqiptare per te ngritur strukturat e duhura per te bere te mundur nje reagim te shpejte ndaj rrjedhjeve të mundshme të naftes. Sipas panelit, kjo kërcënon seriozisht Gjirin e Vlorës dhe industrinë e turizmit .


    Ndërkohë Paneli ka kritikuar edhe studimin e fizibilitetit, sipas të cilit u përgatit nga një firmë e vetme konsulence, çka mund të lërë dyshime. Hetimi i Panelit të Bankës Botërore me qendër në Uashington, nisi pas ankesës zyrtare të Aleances Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit te Vlorës.

  12. #192
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ajri i Tiranës, 2 vite jetë më pak për çdo banor
    TIRANE-Cilësia e ajrit që thithin banorët e kryeqytetit kalon normat e parashikuara nga BE-ja, duke ulur deri në dy vjet jetëgjatësinë e qytetarëve të Tiranës. Smogu i automjeteve, pluhuri dhe djegia e mbeturinave, janë tre nga faktorët më të rëndësishëm që bëhen shkak për ndotjen mjedisore. Ekspertët që kanë kryer hulumtimin për ndotjen e ajrit në Tiranë paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë në kryeqytet do jetë 1-2 vjet për banor. Të dhënat tronditëse mbi pasojat negative që shkakton ndotja e ajrit lidhen direkt edhe me vdekshmërinë e përvitshme. Duke iu referuar statistikave të OBSH-së, rreth 200 vdekje në vit në Shqipëri janë të lidhura vetëm me ndotjen e ajrit, duke u bërë kështu shkak për prishjen e cilësisë së jetës. Studimi i Institutit të Shëndetit Publik tregon se, rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit ndodhin për shkak të faktorëve të ndotjes së ambientit. Kanceret, sipas studimit, janë të llojeve të ndryshme, ku ato të mushkërive dhe lëkurës që vijnë direkt nga mjedisi, janë faktorët kryesorë.
    Studimi
    Nga një studim i Institutit të Shëndetit Publik që prek disa nga pikat e kryeqytetit, rezulton se ndotja është 2.5 herë më i lartë se standardi dhe në disa vende të tjera, gati 4.5 herë. Matja e cilësisë së ajrit është kryer me një aparature moderne, e cila është vendosur në disa zona të Tiranës, ku është parashikuar edhe shkalla e ndotjes. Studimi tregon se më problematike është niveli i lartë i lëndës së grimcuar në atmosferë. Raporti tregon se problem kryesor në kryeqytet është prania e lartë e grimcave në ajër, nga 100 që është norma në 348, ndërkaq niveli i lartë i azotit ka tashme vlera të konsiderueshme në shumicën e pikave të Tiranës, ku janë kryer matjen. Studimi i monitorimit të ajrit tregon se zonat më problematike janë "21 Dhjetori" si dhe "Zogu i Zi", ku grimcat e shkarkuara në mjedis dhe çlirimi i gazrave nga makinat kapin shifra disa herë më të larta se standardet e lejuara. Edhe pse prej kohësh flitet për ndryshime të cilësisë së ajrit, shifrat as që i afrohen standardeve të parashikuara nga Evropa, madje janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve që thithin çdo ditë smogun e Tiranës.

    (d.b/GSH/BalkanWeb)

  13. #193
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Interesimi dhe diskutimet rreth ketij fakti monstruoz per shendetin e banoreve te Tiranes, tregon se shume shqiptareve nuk i intereson qe 2 vjet te jetes se tyre do te ikin per lesh!

  14. #194
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Ndotja e ambjentit nuk eshte problem vetem ne tirane po ne gjithe boten!Ne hodhem nje makine ne plera vetem pse nuk pasoi testin e ndotjes.Makina s'kishte asnje lloj problemi tjeter!.Po kur pash ne shqiperi tymi i makinave te helmonte.apapaa se di tani ,jane ne qarkullim kto makinat me tym ????
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  15. #195
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Ndotja e ambjentit nuk eshte problem vetem ne tirane po ne gjithe boten!Ne hodhem nje makine ne plera vetem pse nuk pasoi testin e ndotjes.Makina s'kishte asnje lloj problemi tjeter!.Po kur pash ne shqiperi tymi i makinave te helmonte.apapaa se di tani ,jane ne qarkullim kto makinat me tym ????
    Jane e bile jane shtuar edhe me teper e jane vjeteruar me shume ato qe ishin pak si ne rregull
    Sidomos kur kalojne dumdume e betoniera, tymi i zi te pengon shikimin e frymemarrjen!

  16. #196
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qeset plastike, si nje kercenim per ambientin
    Auron Meneri, gazeta Koha Jone

    Shpesh ankohemi se mjedisi qe na rrethon nuk eshte i paster. Ne shume raste ky eshte nje konstatim i drejte. Ndotja e mjedisit ndikon jo vetem ne cilesine e jetes, por edhe ne demtimin e peisazhit qe na rrethon. Eshte ky peisazh qe perben kontaktin e pare me cdo vizitor, pavaresisht se si vjen ne vendin tone.
    Te gjithe e dime, se vete ne mund te bejme shume per ta permiresuar mjedisin. Ne fakt, ne me te shumten e rasteve, ne mbetemi tek konstatimet dhe nuk ndermarrim nisma konkrete per tu bere aktore te zgjidhjes se ketij problemi, qe sa vjen dhe behet me i mprehte. Edhe kur disa media dhe shoqeria civile jane perpjekur te japin shembuj pozitive ne te mire te permiresimit te situates, keto perpjekje kane ngelur ne stadin e aksioneve sporadike dhe te vecuara.
    Tashme koha nuk pret. Kerkohet nje angazhim me i madh qytetar, duke kaluar nga faza e konstatimit ne perfshirjen ne nisma per zgjidhje konkrete per perballimin e problemeve mjedisore. Ne fakt, ndihmesa me e madhe qe ne si qytetare te ketij vendi mund te japim per ta mbajtur paster mjedisin tone, reduktohet ne disa shprehi ose perpjekje te vogla, qe ne vetvete perbejne normat e edukates qytetare te cilat jane te zakonshme ne mjaft vende te perparuara te Evropes ku ne duam te shkojme.
    Eshte fjala per qeset plastike, armikun e ambientit dhe peisazhit. Duke udhetuar neper Shqiperi, kudo pergjate rrugeve nacionale dhe me se shumti ne kryeqytet, te vret syte nje pamje qe perseritet shpesh - qese plastike kudo, anash rruges, ne fusha, ne parqe, ne perrenj ose lumenj, ne breg te detit ose duke fluturuar lart te shtyra nga era. Ato i gjen kudo dhe tashme jane kthyer ne nje shqetesim mjedisor.
    Cdo vit pothuaj 500 miliard qese perdoren ne gjithe boten, prej te cilave riciklohet vetem 1 e 200-ta. Qeset delikate te plastikes, jane kthyer ne nje kamzhik ndotes i pa meshirshem per mjedisin.
    Qeset plastike jane mjaft te perdorshme per te gjithe. Per shitesit, bleresit, perdoruesit sepse ato jane komode, te lira, te forta, te lehta, funksionale dhe relativisht higjienike. Po cfare sjell me vete ky komoditet qe fillesat e veta i ka ne vitet 60-70 dhe u be mjaft popullor gjate viteve 80?
    Qeset plastike kerkojne shpenzime te konsiderueshme per tu ricikluar, ndersa fotodegradimi i tyre natyral kerkon disa qindra vjet. Ato copetohen ne pjeseza te vogla, leshojne toksina nga vendgrumbullimet e mbetjeve, ndotin token dhe ujin dhe futen ne zinxhirin ushqimor kur kafshet aksidentalisht ushqehen me to. Eshte llogaritur se te pakten 100 000 kafshe detare ngordhin si pasoje e ndotjes plastike. Sipas nje studimi te Agjencise se Kombeve te Bashkuara per Mjedisin qeset plastike jane ndotesi me i perhapur ne det e oqeane. Nga ana tjeter, prodhimi i qeseve te plastikes eshte i kushtueshem dhe kerkon sasi te konsiderueshme energjie dhe nafte, e cila ne ditet tona eshte kthyer ne nje lende te pare strategjike.
    Natyrshem ngrihet pyetja: A ka alternativa per ta shmangur sa te jete e mundur perdorimin e qeseve plastike? Pa dyshim qe ka. Zevendesimi i qeseve plastike me ato prej letre qe jane te riciklueshme tashme eshte bere praktike ne mjaft vende te botes. Tashme qendrat tregtare dhe dyqanet e ndryshme gjithnje e me teper po i nxisin klientet e tyre te perdorim me kriter qeset plastike, duke aplikuar cmime per qeset plastike te cilat me pare tregtoheshin falas.
    Politika e ndalimit te perdorimit te qeseve te plastikes, tashme eshte provuar dhe ka dhene rezultate ne Kine. Ne Shtetet e Bashkuara, qyteti i San Franciscos ka ndaluar perdorimin e qeseve te plastikes. Ndersa disa vende evropiane si Irlanda, kane aplikuar taksa mbi cantat plastike dhe kjo ka sjelle uljen e perdorimit te tyre ne masen deri 90%.
    Maqedonia fqinje, ka adoptuar nje ligj qe detyron rritjen e trashesise se materialit te qeses ne 21 mikron, duke bere te mundur perdorimin e tyre me teper se nje here. Nderkaq, qeset plastike te prodhuara me kapacitet te madh mund te perdoren vetem duke i vene ne llogari te bleresit.
    Praktika ka treguar, se politikat mjedisore duhen mbeshtetur nga publiku, perndryshe rezultati i tyre eshte i dyshimte. Para se gjithash, te gjithe duhet te bindemi se qeset plastike pavaresisht se jane te dobishme ne jeten tone te perditshme, kane kosto te larte per mjedisin dhe duhet shmangur sa te jete e mundur me shume perdorimi i tyre. Gjithashtu, subjektet private, sidomos lokalet dhe bizneset prane rrugeve, duhet te tregojne nje ndjeshmeri dhe angazhim me te larte per pastrimin e territoreve te tyre ne bashkepunim me njesite e pushtetit vendor. Ky proces, do te ishte i pafrut nese nuk do te koordinohej nga qeveria dhe do te mbeshtetej nje lobing me i forte nga mediat qendrore dhe lokale, nga shkollat, forumet rinore dhe OJF.

  17. #197
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Pylli i Sodes, denoncohet marreveshja 35-vjecare e qeverise

    Gazeta Shekulli

    Pylli i Sodes, i eshte dhene nen administrim nje kompanie gjermane per 35 vjet. Zona do te perdoret per veprimiari portuale, industriale dhe perpunimi, tregetare dhe magazinim mallrash, sherbime, me perjashtim te veprimtarive qe lidhen me prodhim celiku. Nje vendim i tille mesohet te jete marre nga qeveria shqiptare me 11 qershor te ketij viti e pikerisht ne pikun e fushates zgjedhore. Kjo gje u denoncua nga deputeti socialist i Vlores, i cili tha se ky vendim perplaset me nje tjeter vendim te nje viti me pare, qe kishte marre qeveria, dhe qe ja jepte ate pasuri publike Bashkise se Vlores, e cila ka miratuar nje projekt per te.

  18. #198
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvin..

    lufta ndaj mjedisit..ke shkruar..
    e ke fjalen se si po e luftojne mjedisin ..pra si po e prishin apo se si duhet mbrojtur mjedisi..
    pra mos duhet ndreq titulli..

    psh.. lufta per mbrojtjen e mjedisit.. do ishte me i sakte si titull..

    dalim te pylli i sodes..

    meqe ti edvin je ambjentalist i njohur ne forum po bej ca sqarime.. qe mir ben ti dish..

    pylli i sodes eshte pylli me i ndotur ne shqiperi por ndoshta dhe ne europe..
    qe ne vitet 1960 te.. aty jan derdhur mbeturinat e vlores.. aso kohe jo dhe aq kanceroze.. sepse vlora kishte vetem nje fabrik konservimi peshku te cilen e ndertuan gjermano lindoret e kohes se miqesise se shqiperise me traktatin e varshaves..pra me bashkim sovietikun.. kishte dhe nji fabrik cimentoje qe p.ordh-ëte tym nat e dite.. mbi vlore..
    iku ajo kohe e shqiperia hyri ne vitet 1970 ta.. kur ja hyri me vrull revolucionaro-proletaro marksisto-leninist.. industrise kimike.

    me ndihmen e pa kursyer te kines se mao ce dunit.. te pylli i sodes.. ( der ne kte kohe nuk quhej pyll sode.. por..psh.. e mo do vemi nga pamporri ose vaporri i mbytur.. thoshin vlonjatet kur donin te shkonin andej..) filloj ndertimi i asaj qe u quajt uzina e sodes kaustike..
    qindra mijra puntore e inxhiniere kinez.. si kudo ne shqiperi vershuan dhe ne vlore e ndertuan kte uzine..
    kuptohet se bashk me ta punuan dhe puntoret vlonjate..
    uzina u ndertua mu buze detit e mu mes pyllit me pisheza bukuroshe gjelberoshe hale majoshe..
    deti der athere ishte nje mrekulli.. rera ishte flori.. pylli nje begati.. e vlonjatet me varka druri te vogla qe shtyheshin me nje shkop te gjate e me rrjeta tip trato.. zinin mijra ton peshk mu pran bregut.. si levrek.. qefull .. koce etjetj.. qe sot i ha vetem shpeto gjika e altin arapi kur vete te shoh pronat ne riviere.. kurse ahere dhe populli fukara kishte rast te shijonte peshkun e gjirit te vlores..
    keshtu pra uzina duke u ndertuar e pylli duke u zverdhuar.. e deti duke u helmuar e rera duke u baker-ruar..
    po cbenin vlonjatet ahere..a pipetine gjë..
    hmmm..
    po pse mo do thote ndonjeri.. (gjishi i ketire edvinistave te luizes se hoxhes) pak pune te tjera kishim na mo.. po diversantet kush do i zinte ..po armikun e kllaeses mo kuluf.. kush do e luftonte.. po grupet armiqesore ne ushtri ne bujqesi ne industri e nafte e kuluture kush do i zbulonte.. ja mo ne or babam me shokun hysni ne krye..se nuku donim ta lodhnin vet shokun enver.. me tere ato halle qe kishte ..
    jo me larg se 2 kilometro vij ajrore.. ne shpatet e bukura te ujit te ftonet..mu mbi vërre.. ose tynel.. kishte vilen vet shoku hysni.. aso kohe.. e pa me tujte vet shoku enver..
    pra ata e dinin mire se cbenej atje te pylli ose p.illi..
    u be uzina e filloj puna..
    cdo minut ngrihej lart tymi nga oxhaqet e uzines..
    kush pyeti se cfar permbante ai tym..
    cdo dite zbrazej ne det lend kimike.. qe gjithashtu askush nuk guxonte ta diskutonte se cfar qe..
    kjo pune vazhdoj me dhjetra vjet.. derisa nje dite krejt industria kimike u ndryshk.. u oksidua u korozua e po.rdhi..me gjithcka.. e bashk me te dhe krenaria e Vlores.. SODA.. pra uzina e sodes kaustike..
    megjith perpjekjet kolosale per te c-ndryshkezuar uzinat kimike nuk u arrit sukses.. ato mbeten si fantazma te hekur-ndryshkura.. buz udheve qe shkojne shtrengatat..
    pyesn psh.. nesip ibrahimin.. i cili u lodh me kto probleme..
    Keshtu mbeti uzina e Lacit keshtu azotiku Fierit keshtu soda etj..etj..
    prishja me Kinen ishte fatale.. edhe ne kte fushe te ekonomise shqiptare ne periudhen enveriste..


    vec asaj o edvin.. aso kohe pran uzines se sodes.. u ndertua dhe fabrika e llampave elektrike.. gjithashtu me ndihmen e Kines dhe kjo..
    kjo fabrike perdori gjithashtu kimikate te rrezikshmerise se larte sikurse zhiva etj lende kimike e gazra te llojit qe ne kimi quhen neon argon e ksenon etjetj..kush e mban mend tani.. pra gazra inerte..

    Kishte zera qe athere ne koh te enverit se kjo fabrike po demton shendetin e grave.. punonjse.. por keto thuheshin me shum ze te ulet sepse.. mund ti kushtonte peshperitesit 10 vjet burg politik.. rehat rehat..

    flitej se mbetjet e kesaj fabrike ishin edhe me te rrezikshme se ato te uzines se sodes.. e si mbetjet ato te sodes e si keto te llambave.. aty jan derdhur o edvin.. aty ne kumin (rërën ose zallin si thojn kosoenveristet) e asaj zone.. pra ne pyllin e Sodes.. e ne buzdetin e pyllit te sodes..e ne ajrin e vlores e pra ne mushkerit e vlonjatve.. dhe sipas mendimit tim.. ajo cmenduria e histeria e 97 tes qe vu re tek vlonjat ka lidhje dhe me ate se..ajo popullate ka ngrene me kuintal per dekada te tera helmet e rrezikshme te industrise kimike envero-hysni kapoiste te asaj kohe..
    pra nga nje det blu e te kalter qe kishte der ne vitet 60 ta vlora nga narta der ne orikum.. ne zonen e SOdes filloj te cfaqej nje vije e verdhe buz detit e cila ne vite filloj te zgjatej majtas e djathtas vend derdhjes se mbeturinave.. e te trashej e te behej e dukshme nga shum pika pamore.. si nga anijet si nga avionet si nga udhetari buz detit si nga ata ne uj te ftohte.. etj..

    keto i di mire sazan guri.. por dhe cdo vlonjat.. po dhe klos ardiani e shpeto gjik gjinush zabitiani.. por nuk ndihen sepse.. envero-kapoizmi nuk i le.. as sot ta cfaqin opnionin e tyre te vertete.. sepse vlora o edvin dhe sot eshte..shqiperi 1942-82..

    le se cthone..po un si banor dikur i vlores.. e pikerisht i lagjes Skele.. ja njoh mire surranë..

    pra si perfundim.. un mendoj se ne se vjen gjermani aty vec mire do kete aj zone..sepse helmet aty jan shtresezuar aq thelle nen token ranishte e nen sedimentin detar e floren e zones sa as dreqi vet nuk e rregullon..
    gjermani ose jermani kur thot vlonjati.. ka mjete ka aparate ka kimikate qe mund ta c-bejne m.utin e madh qe i bene vlores hysni kapua e envver ramizi me pallavren dokerr te tyre se do prodhojne plehra kimike per bujqesine..

    ..

    kto dite edvinore kutiz votore rucore prag 97 tore.. o edvin.. do kemi shpesh "zbulime" nga selia roze te "krimeve" qe ben Sali berisha kunder popullit heroik vlonjat..

    kjo fushate "zbulimi" nga media karlo bollinoiste edvino m.utaviste.. do vazhdoj derisa te arrijne ta histerizojne lumpenin vlonjat qe pastaj ta falangezojne ate per ta pasur te gatshem per 97 te.. tani me 2009-te..

    si mundet te duroj enveri i ri.. edvin e ruceri.. kaq kohe ne shtazo-histeri pa u bere.. sulltani nr 1 ne te mjeren shqiperi..
    e filluan ne orikum..

    keshtu edvin djali..





    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-10-2009 më 20:15

  19. #199
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Titulli eshte ashtu per te perkufizuar nje sulm total qe po i bejne vete shqiptaret mjedisit ku ata jetojne, dhe nese prerjet e pemeve, vrasjet dhe masakrimet e kafsheve te egra, gerryerja e maleve, lumenjeve dhe kodrave, hedhja ne ere e peshqve me dinamit e granata, djegia e pyjeve, djegia e mbeturinave, hedhja ne ajer e sasive te medha gazrash helmues, derdhja e shume helmeve ne liqene, lumenj e dete--nuk te duken sulme e lufte ndaj mjedisit, atehere urdhero e me sugjero nje emer me te mire ne shqip qe t'i permbledhe ato qe thashe me siper.

    Sa per tekstin e gjate qe ke shkruar, nuk e kuptoj se pse gjithmone kur permendet shkaterrimi i mjedisit shqiptar, antikombetarizmi qe kane shumica e shqiptareve ndaj mjedisit, dhe shkurtimi i vete jeteve qe ketyre qe po e shkaterrojne dhe neve gjithashtu, gjithmone sillet sazan guri dhe pylli i sodes ne diskutim. Sazan Guri nuk perfaqeson shqiptaret dhe mjedisoret ne Shqiperi, ai perfaqeson veten e tij. Sa per kohen e xhaxhit kur njerezit nuk diskutonin per pyllin e sodes nuk ke pse e permend--ke me mijera helmime qe jane bere ne ate kohe dhe nuk mund te flisje. Tani jemi ne shekullin e 21, mos e mbani koken mbrapa e shihni ca kemi para. Pse shkaterroi enveri, nuk do te thote qe o burra edhe ne te shkaterrojme ate qe ka mbetur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 30-10-2009 më 16:46

  20. #200
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Zhurmat: pasojat dhe nevojshmëria për zgjidhje

    Edvin Pacara dhe Ilir Kalemaj
    Shekulli: 30/10/2009

    Në kuadër të sensibilizimit të vazhdueshëm dhe të pandërprerë qytetar që "Shekulli" ka nisur tashmë prej disa kohësh, si Institut për Politikat Mjedisore, do të donim të sillnim në vëmendje të lexuesit disa nga shqetësimet që prodhojnë zhurma të vazhdueshme, e manifestuar empirikisht në vende të ndryshme, ku edhe përdoret si mjet torture.

    Zhurmat më të larta se 45 dB dhe ndaj të cilave njeriu ekspozohet vazhdimisht, janë tepër të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dëme fiziologjike dhe psikologjike si humbje dëgjimi, probleme kardiovaskulare, presion të lartë gjaku, çrregullime në sistemin imunitar, dhimbje koke, lodhje, rritje të stresit, probleme në zhvillimin mendor të fëmijës, agresivitet shumë të zhvilluar dhe rritje në sjelljet antisociale.

    Ndikimi i madh që kanë zhurmat në zhvillimin mendor të njeriut u vu re kur aeroporti i vjetër i Mynihut në Gjermani u zhvendos në një lokalitet tjetër. Studimet te fëmijët e klasave të treta dhe të katërta që jetonin afër aeroportit, para dhe pasi aeroporti të zhvendosej treguan se këta fëmijë dilnin shumë më dobët në teste memorieje dhe leximi, po të krahasoheshin rezultatet e testeve me ato të fëmijëve që jetonin në lagje më të qeta.

    E kundërta ndodhi sapo aeroporti u zhvendos - fëmijët që jetonin afër aeroportit patën përmirësime të ndjeshme në testet e mësipërme, por fëmijët që jetonin afër aeroportit të ri, tashmë patën rënie drastike në teste. Ky eksperiment i realizuar në mënyrë të rastësishme tregon shkallën e rëndësisë që ka ndalimi i zhurmave në zonat e banuara, nëse duam që truri i fëmijëve tanë të zhvillohet normalisht.

    Për shkak të pasojave të shumta që zhurmat kanë në sistemin fiziologjik dhe psikologjik të njeriut, zhurmat janë përdorur shpesh edhe si mjete tepër efikase torture. Forcat amerikane dhe CIA kanë përdorur shpesh zhurmat si mjet torture dhe presioni për të arritur qëllimet e tyre.

    Rasti më i njohur është ai kur gjeneral Manuel Noriega, diktatori ushtarak i Panamasë në 1989, iu dorëzua forcave amerikane nga Ambasada e Vatikanit në Panama pas 15 ditësh bombardimi me muzikë me volum të lartë të ambasadës, ku diktatori kishte kërkuar strehim.

    CIA ka përdorur gjerësisht zhurmat për të torturuar të burgosurit në burgun e Guantanamos dhe në burgjet e Irakut. Nëse torturat fizike shumë herë duroheshin nga të burgosurit, ekspozimi i tyre ndaj zhurmave të vazhdueshme dhe muzikës me volum të lartë i shkatërronte të burgosurit psikologjikisht dhe i bënte ata të dorëzoheshin para personave që po i torturonin.

    Banorët e Tiranës jetojnë nën një torturë të pandërprerë, ndoshta me efekte të ngjashme me ato të torturave që bëheshin në Guantanamo, por këtë radhë të shkaktuara nga një grup lokalesh dhe shoferësh të çmendur që ngrenë volumin në maksimum e u bien borive të makinave pa asnjë shkak logjik.


    Si mund të jetë jeta e qindra mijëra banorëve në dorën e një grupi të vogël individësh?
    Zgjidhja?

    Nuk mund të ketë kompromis me zhurmat për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin për shëndetin e çdo qytetari prandaj e vetmja zgjidhje është që lokaleve që pëlqejnë zhurmën t'u lihen dy rrugëzgjidhje: ose të pranojnë të ulin volumin e tyre përndryshe do të mbyllen, ose të zhvendosen diku ku nuk është zonë e banuar dhe aty janë të lirë të ngrenë sa të duan volumin.

    Sa për drejtuesit e makinave që e kanë dorën e lirë mbi borinë, nuk ka zgjidhje tjetër veçse gjoba dhe në raste të përsëritura pezullimi ose heqja e patentës. Me ligj, boria është e ndaluar në qytete, prandaj duhet një program për të trajnuar organet policore për zbatimin sa më shpejtë të këtij ligji.

    Shteti nuk ka mundësi të monitorojë zona të tëra, apo me mijëra drejtues makinash që shkaktojnë zhurmë të padurueshme për qytetarët, janë këta të fundit ata që duhet të jenë monitoruesit e zhurmave dhe zbatimit të ligjit.

    Duhet të fillohen projekte e programe për t'i ndërgjegjësuar e për t'i edukuar vetë qytetarët që të kthehen në monitorues të shkeljes së të drejtave të tyre dhe mos të presin çdo gjë nga organet shtetërore.

    Shteti, nga ana e tij, duhet të lehtësojë këtë lloj praktike, që është e zakonshme në shumicën e shteteve të BE-së, duke reklamuar numrat e telefonit, apo adresat se ku mund të denoncohen abuzimet, vënie në dispozicion të shpërblimeve si stimuj për qytetarët dhe marrjen e masave konkrete ndaj individëve apo subjekteve që shkaktojnë zhurma. Shqipëria nuk e ka më atë luks që të eksperimentojë me zbatime të buta e me faza të gjata të ligjeve.

    Nëse Shqipëria do që të ecë me hapa të shpejtë drejt BE-së, edhe zbatimin e ligjeve duhet ta ketë të shpejtë dhe me vendosmëri, përndryshe do të na duhen dekada për të arritur standardet evropiane.
    *Instituti i Politikave Mjedisore

    http://www.shekulli.com.al/2009/10/3...-zgjidhje.html

Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •