Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Qumeshti I Devese

    Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran: “Vallė, a nuk i shohin devetė, se si janė krijuar?!” [El Gashije, 17].

    Enes ibėn Malik (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se njė delegacion nga fisi Ukkel erdhėn tek i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe i dhanė besėn pėr pranimin e Islamit. Por ata nuk ju pėrshtatėn ushqimeve tė tokės (sė Medines), kėshtu qė u sėmurėn dhe iu ankuan pėr kėtė gjė tė Dėrguarit tė Allahut. Ai u tha: “A nuk dilni dhe shkoni te bariu ynė, qė tė pini nga qumėshti i deveve dhe urina e tyre?” Ata thanė: “Po”, dhe shkuan, pinė nga qumėshti dhe urina e deveve, u shėruan dhe vranė bariun e tė Dėrguarit tė Allahut, dhe morėn tufėn e deveve… [Buhariu dhe Muslimi]. Kur Pejgamberi e mori vesh kėtė gjė, dėrgoi qė tė kėrkonin pėr ta, dhe pasi i gjetėn u dha dėnimin e merituar. Nė njė transmetim tjetėr nga Enesi (radiallahu anhu) thuhet se kėtyre iu fry barku, pra kishin sėmundjen e hidropizisė. Ibėn el Arabi thotė se sėmundja e tyre ka qenė sėmundje epidemike, kurse dikush tjetėr thotė se ka qenė sėmundje qė prek organet e brendshme tė barkut.



    Qumėshti i devesė konsiderohet ushqimi bazė i beduinėve tė shkretėtirės, tė cilin e konsiderojnė qumėshtin mė tė mirė qė ekziston. Qumėshti i devesė ndryshon pėr nga dobitė dhe pėrbėrja e tij nė varėsi tė prejardhjes sė devesė, fazės sė urinimit dhe mjeljes sė saj, moshės sė saj, llojit tė ushqimit qė ha si dhe nė varėsi tė sasisė sė ujit qė magazinon pėr tė pirė. Qumėshti i devesė ėshtė qumėshti qė afron mė shumė me qumėshtin e gjirit tė njeriut, madje nė shumė raste beduinėt e privilegjojnė atė mbi qumėshtin e nėnės pėr foshnjet e tyre.



    Pėrmbajtja e qumėshtit tė devesė:

    Qumėshti i devesė konsiderohet si alkalin, por shumė shpejt ai kthehet nė thartor nėse lihet pėr njė farė kohe pas mjeljes. Shija e tij gjithashtu ėshtė e ndryshme dhe sillet nga shumė i ėmbėl deri nė tė kripur. Qumėshti i devesė pėrmban proteinė nga 4-25%, pėrmban lėndė tė ngurta nga 10-15%, yndyrė sidomos nė fillimin e kohės sė mjeljes dhe urinimit, deri nė 2-3%, lėndė sheqerore dhe posaēėrisht lacteous (sheqeri i qumėshtit) nga 3-6%, klorid sodiumi nga 14-27%, minerale si: hekuri, kalciumi dhe fosfori, si dhe vitamina, si: B1, B2 dhe C.

    Njė studim i bėrė nga njė organizatė shtetėrore e specializuar, nė Emirate, doli me pėrfundimin se qumėshti i devesė ka dobi tė mėdha mjekėsore, dhe kjo pėr shkak tė pėrmbajtjes sė tij proteinore me veti imune mbrojtėse kundėr njė numri tė madh tė sėmundjeve tė rrezikshme tė brendshme (tė barkut).

    Njė studim tjetėr i bėrė nga organizata “Zaid” pėr kėrkimet bimore dhe mjekėsinė popullore, nė Abu Dhabi, arriti nė pėrfundimin se ekziston mundėsia pėr prodhimin e njė antibiotiku nga qumėshti i devesė, i cili ka mundėsi tė shėrojė sėmundje tė tilla si plasja, sida, infeksioni i mėlēisė (hepatitis) dhe tuberkulozi.

    Qumėshti i devesė ka veti parandaluese tė llojeve tė ndryshme tė kanncerit, pėr shkak se ai pengon formimin e lėndėve tė quajtura Alentrosaminac, tė cilat janė pėrgjegjėse pėr shkaktimin e kancereve. Po kėshtu, qumėshti i devesė mund tė konsiderohet si lėndė antiokside, gjė e cila ndihmon nė mbrojtjen e indeve tė ndryshme tė organizmit nga vdekja, dhe kjo pakėson mundėsinė e prekjes sė njeriut nga llojet e ndryshme tė kancerit.

    Deveja zotėron njė sistem imun tė mrekullueshėm dhe tė ndryshėm nga ai i njeriut dhe i kafshėve tė tjera, pasi qė ai pėrbėhet nga njė fushė e vetme imune, vargu i rėndė dhe nuk e ka vargun e lehtė. Vargu i rėndė imun pėrmban njė forcė lidhėse dhe harmonizuese tė rrallė, e cila i bėn ballė tė gjitha llojeve tė sėmundjeve, si dhe ka mundėsinė e harmonizimit dhe barazimit tė shumė prej gjallesave mikroskopike sėmundjeprurėse dhe vrasjes dhe asgjėsimit tė tyre. Ky varg i rėndė imun ka fuqinė qė tė asgjėsojė indet dhe helmet e huaja nė trupin e kafshės, me vetitė qė i ka dhėnė Zoti i fuqishėm.


    Sėmundjet, nė trajtimin e tė cilave ndihmon qumėshti i devesė:

    Qumėshti i devesė ndihmon nė trajtimin e shumė sėmundjeve, si: hidropizia, verdhėza, problemet e shpretkės, tuberkulozi, astma, anemia, hemorroidet, problemet nė funksionet e mėlēisė, diabeti (ėshtė zbuluar se qumėshti i devesė ka vetinė e prodhimit tė hormonit insulinė dhe pakėson pėrqindjen e kolesterolit nė trup, gjė e cila ndalon arteriosklerozėn dhe goditjen e njeriut nga sėmundjet e ndryshme tė zemrės), rrufa, bronkiti, shto kėtu edhe ulēėrėn e stomakut, kancerin dhe sėmundjet e mėlēisė dhe inflamacionet e saj (hepatitin). Qumėshti i devesė ndihmon gjithashtu nė uljen e peshės pėr shkak tė pėrmbajtjes sė tij tė pakėt tė energjisė dhe yndyrės, dhe njėkohėsisht ai forcon trupin dhe shikimin.


    Nisur nga fakti se qumėshti i devesė tretet dhe thithet shumė shpejt nga trupi i njeriut, me suksesin qė na ka dhuruar Allahu, ne kemi bėrė tė mundur harmonizimin e kurave bimore me qumėshtin e devesė, pėr tė gjitha sėmundjet e pėrmendura mė sipėr, dhe rezultatet kanė qenė tė mrekullueshme, dhe kjo ėshtė nga mirėsia e Allahut dhe bujaria e Tij, ndaj edhe ne vetėm Atė falėnderojmė, sepse vetėm Ai i meriton tė gjitha lėvdatat dhe falėnderimet, i Lartėmadhėruari, Madhėshtori.



    Burimet:

    1. Kapitulli “Mjekėsia dhe farmaceutika”, nga vėll. 11, i Enciklopedisė kulturore popullore, nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite. Pėrgatitur nga Dr. Xhabir Salim Musa el Kahtani dhe grupi i tij.
    2. Libri: “Devetė tek Shiraratėt”, i Sulejman el Afnas esh Shirari, Botimi i parė, 1412 H.
    3. Gazeta “Er Riyad”, Dt. 5/2/1425 H – 2004.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Postime
    205
    Citim Postuar mė parė nga abdurrahman_tir Lexo Postimin
    Enes ibėn Malik (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se njė delegacion nga fisi Ukkel erdhėn tek i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe i dhanė besėn pėr pranimin e Islamit. Por ata nuk ju pėrshtatėn ushqimeve tė tokės (sė Medines), kėshtu qė u sėmurėn dhe iu ankuan pėr kėtė gjė tė Dėrguarit tė Allahut. Ai u tha: “A nuk dilni dhe shkoni te bariu ynė, qė tė pini nga qumėshti i deveve dhe urina e tyre?” Ata thanė: “Po”, dhe shkuan, pinė nga qumėshti dhe urina e deveve...
    Cka eshte kjo o vella? Hadith? Nese eshte hadith ku eshte zingjiri transmetues?
    Mosni ore vellezer mos shkruani kesi gjera se pastaj te tjeret na perqeshin!
    Si qenka e mundur qe Pejgamberi a.s. t'i rekomandonte dikuj te pije urinen e deveve? Nuk ka kuptim kjo!
    Vetėm Zoti mund tė mė gjykojė!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Citim Postuar mė parė nga Sefedini_PZ Lexo Postimin
    Cka eshte kjo o vella? Hadith? Nese eshte hadith ku eshte zingjiri transmetues?
    Mosni ore vellezer mos shkruani kesi gjera se pastaj te tjeret na perqeshin!
    Si qenka e mundur qe Pejgamberi a.s. t'i rekomandonte dikuj te pije urinen e deveve? Nuk ka kuptim kjo!
    selam alejkum vella musliman

    a mund ta dime se sa di nga mjekesia ?
    edhe ata te tjeret te cilet perqeshin, sa dine nga mjekesia ?
    pastaj nese ty apo kujtdo prej muslimaneve apo jomuslimaneve te cileve nuk i duket llogjike apo jo nje gje nuk do te thote se eshte keshtu,pasi nuk eshte feja sipas llogjikes se kujtdo.
    gjithsesi do te jap sitin nga i cili e mora kete artikull e ti per te ditur me shume pyet vellain musliman qe e miremban sitin i cili studion per doktorate ne degen e
    "Jurisprudenca Islame dhe bazat e saj", nė Jordani.


    http://www.mjekesiabimorearabe.com/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Prrall e bukur
    ja dhe nje "perralle tjeter" eksluzivisht per ty edhe njerez te tjere te "zgjuar" si puna jote:


    MJEKESIA PEJGAMBERIKE DHE MJEKESIA POPULLORE



    Falėnderimi i takon vetėm Allahut. Vetėm Atė lavdėrojmė, Atij i kėrkojmė ndihmė dhe falje tė gjynaheve tona. Allahut i mbėshtetemi tė na ruajėn nga e keqja e veteve tona dhe nga veprat tona tė keqia! Atė tė cilin e udhėzon Allahun, nuk ka kush e humb dhe atė tė cilin e humb Allahu, nuk ka kush e udhėzon. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob i Allahut dhe i Dėrguari i Tij.

    Natyra e njeriut, sipas sė cilės e ka krijuar Allahu i Madhėruar, ėshtė qė ai tė sėmuret dhe tė ketė shėndet, pėr urtėsi dhe dobi tė shumta e tė panumėruara, tė cilat njeriu i zbulon gjatė jetės sė tij, merr mėsim prej tyre dhe sheh se sėmundja ėshtė pjesė e jetės nė kėtė botė dhe ka domethėnie nė tė.

    Allahu nuk ka pėr qėllim me sėmundjen qė tė dėmtojė njeriun, krijesėn e Tij, por qė ta mėshirojė atė, dhe besimtarėt e shohin qartė kėtė gjė dhe e gjejnė atė nė burimet e Islamit. Pėrderisa nuk ėshtė pėr qėllim dėmtimi i njeriut, atėherė pas sėmundjes fshihen qėllime tė tjera, tė cilat njeriu duhet t’i zbulojė sa herė qė ai sėmuret apo sheh tė tjerėt tė sėmuren.
    Argument qė sėmundja nuk ėshtė dėmtim por mėshirė pėr njeriun, ėshtė edhe fakti se Allahu nuk ka krijuar sėmundje, veēse ka krijuar edhe shėrim pėr tė, dhe i ka dhėnė njeriut tė gjitha mundėsitė qė ta zbulojė shėrimin e sėmundjeve tė ndryshme, gjė e cila i jep kuptim tė madh jetės sė njeriut nė kėtė botė kalimtare e aq tė shkurtėr sa do gjatė qė tė jetosh nė tė, nė krahasim me jetėn nė botėn tjetėr, me lumturinė e pėrhershme.

    Vetvetiu kuptohet se Pejgamberėt e Allahut, tė cilėve Allahu u ka zbritur shpalljet e Tij, kanė qenė njerėzit mė tė njohur me tė vėrtetėn e sėmundjes dhe tė shėrimit (ilaēit), dhe ata e praktikonin kėtė gjė (mjekimin), pėr tė cilėn njerėzit kishin nevojė nė jetėn e tyre, madje prej mrekullive tė Isait (alejhi selam) ishte se ai shėronte “tė verbrit e lindur dhe tė lebrosurit” [Al Imran, 49].

    Pėrderisa Pejgamberi ynė, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ėshtė i fundit i pejgambereve dhe vula e tyre, patjetėr qė Allahu i ka shpallur atij gjithēka qė i duhet njeriut nė jetėn e kėsaj bote, nė ēdo kohė e vend, deri nė ditėn e Kiametit, dhe kėtu pėrfshihen edhe ato qė lidhen me shėndetin e njeriut, madje kjo ėshtė parėsore dhe njė nga domosdoshmėritė e jetės pėr ruajtjen e tė cilave ka ardhur Islami.
    Padyshim se mjekėsia pejgamberike ėshtė gjithpėrfshirėse, e plotė dhe efektive, sepse ajo buron nga Krijuesi i njeriut, nga shpallja e Tij.
    Pėr mjekėsinė pejgamberike, kanė folur dijetarėt e Islamit qė herėt, dhe ėshtė njohur me tė dijetari i madh Ibėn Kajim el Xheuzije, autor i librit me tė njėjtin titull, tek i cili kthehen tė gjithė ata qė merren me mjekėsi prej muslimanėve e tė tjerėve.

    Sėmundja ndahet nė dy lloje kryesore: sėmundje e zemrės (e shpirtit) dhe sėmundje e trupit (fizike).
    Ėshtė pėr qėllim me sėmundjen e zemrės: ajo shpirtėrore, qė lidhet me besimin apo dyshimin, dhe qė lidhet me ndjekjen e dėshirave dhe kėnaqėsive nė mėnyrė tė palejuar dhe tė pamoralshme. Dhe nuk ėshtė pėr qėllim kėtu sėmundja e organit tė zemrės, sepse ajo futet nė sėmundjet trupore.
    Shėrimi i kėtij lloji tė sėmundjes kthehet tek Pejgamberėt dhe ajo qė u ėshtė shpallur atyre nga Allahu. Zemra e shėndoshė ėshtė ajo zemėr e cila e njeh Zotin e saj, emrat e Tij, atributet e Tij, veprat e Tij, ligjet e Tij; dhe i pėrgjigjet thirrjes sė Tij me kryerjen e atyre qė Ai do dhe pėlqen, dhe largimin nga ato qė Ai ndalon dhe urren. Njeriu nuk ka kurrė shėndet pa kėtė, edhe nėse fiziku i tij do t’i dukej i shėndetshėm, dhe ēdo njeri e ndjen kėtė gjė, sepse e ka nė natyrėn e tij njerėzore: qė nuk mund tė bėjė pa shėrimin e shpirtit dhe se kur dėmtohet shėndeti i shpirtit, ėshtė dėmtuar i gjithė trupi, dhe se dhembja shpirtėrore ėshtė mė e rėndė se dhembja trupore fizike!
    Ndėrsa sėmundja e trupit ėshtė e shumėllojshme, sa qė ēdo organ i trupit ka sėmundjet e veta, dhe kurimi i ēdo sėmundje ka veēoritė e veta.

    Mjekėsia Pejgamberike ėshtė tre llojesh:
    1. Me ilaēe natyrore.
    2. Me ilaēe Hyjnore.
    3. Me tė dyja kėto sė bashku.
    Dhe ky ėshtė kurimi mė i plotė, mė i efektshėm dhe mė i dobishėm pėr njeriun.

    Mjekėsia popullore ėshtė: ēdo lloj mėnyre kuruese ku nuk pėrdoren barnat dhe ilaēet nė kurimin e sėmundjeve, por pėrdoren bimė mjekėsore, ushqime, hixhame (nxjerrje e gjakut me kupa), hekur i nxehtė, gjilpėrat kineze, etj. Mjekėsinė popullore e kanė pėrdorur tė gjithė popujt qė nė kohėt e vjetra e deri mė sot.

    Jo tė gjitha mėnyrat e kurave popullore i janė nėnshtruar eksperimenteve shkencore bashkėkohore, por ato janė pėrcjellė brez pas brezi ashtu si kanė ardhur, dhe njerėzit i kanė pėrfituar ato nga pėrvoja. Kėshtu qė, mjekėsisė shkencore bashkėkohore i del obligim qė t’i eksperimentojė kėto kura dhe ky ėshtė njė detyrim shoqėror bashkėkohor pėr tė mirėn e njerėzimit, pasi qė pėrdorimet dėrrmuese tė mjekėsisė popullore lidhen me sėmundjet kronike dhe tė rėnda nė mjekėsi.

    Duhet pasur parasysh se kurimi me mjekėsinė popullore, duhet tė bėhet pas vizitės te mjeku specialist me qėllim qė tė pėrcaktohet sėmundja dhe pastaj tė jepet ilaēi i pėrshtatshėm popullor, qė tė eliminohen gabimet dhe se ndoshta njė sėmundje e caktuar ėshtė mė e lehtė qė tė kurohet me mjekėsi shkencore se sa me atė popullore. Dhe po kėshtu, mjeku popullor duhet tė jetė i besueshėm dhe i ditur me tė gjitha ilaēet popullore dhe me sėmundjet e njeriut, dhe tė ketė pėrvojė e eksperiencė nė tė kuruarit me bimė mjekėsore. Tė ketė frikė Allahun pėr atė qė bėn, sepse puna e tij lidhet me jetė njerėzore dhe ai duhet tė jetė i pėrgjegjshėm, e jo tė jetė qėllimi i tij pėrfitimi material.

    Nė pėrgjithėsi, mjekėsia popullore nuk ka ndikime dytėsore dhe as pasoja anėsore, sepse ilaēet e pėrdorura nė tė janė natyrore, ndryshe nga ato kimike, tė cilat kanė ndikime dytėsore, dhe qė tė gjithė mjekėt e tė gjitha kohėrave janė dakord se, kurimi me ushqim ėshtė mė i mirė se kurimi me ilaēe, dhe se kurimi me ilaēe tė thjeshta ėshtė mė i mirė se ai me ilaēe tė pėrbėra, dhe nėse kurimi me bimė mjekėsore ėshtė i mundshėm, ai ėshtė mė i mirė se kurimi me ilaēe kimike.

    Por megjithatė, kjo nuk do tė thotė se kėto bimė mjekėsore mund t’i pėrdorė gjithkush pėr ilaē, qoftė pėr veten apo pėr tė tjerėt, por i sėmuri duhet tė kthehet tek mjeku specialist, shkencor e popullor.

    Hapja e ketij kėndi pėr shėndetin ishte njė domosdoshmėri dhe mund ta konsideronim mbushje tė njė boshllėku qė ekziston tek muslimanėt sot, tė cilėt kanė neglizhuar shumė nė lidhje me mjekėsinė dhe shkencat e tjera bashkėkohore, dhe nuk janė mė tė parėt, ashtu si kanė qenė mė parė.

    Nė kėtė kėnd, shpresojmė t’ju vijmė nė ndihmė me gjithēka qė lidhet me shėndetin e njeriut, shpirtėror dhe fizik, me sa tė na mundėsojė Allahu, me ndihmėn dhe fuqinė e Tij, sepse ne nuk kemi fuqi dhe as gjė nė dorė, pėrveēse me ndihmėn e Allahut dhe suksesin nga Ai. Allahu ėshtė Zoti ynė, Ndihmuesi ynė, Ai i cili jep sukses.
    Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė dėrguarin tonė, Muhamedin, familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė ditėn e Kiametit!

    marre nga :

    http://www.mjekesiabimorearabe.com/m...gamberike.html

  5. #5
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar mė parė nga Sefedini_PZ Lexo Postimin
    Cka eshte kjo o vella? Hadith? Nese eshte hadith ku eshte zingjiri transmetues?
    Mosni ore vellezer mos shkruani kesi gjera se pastaj te tjeret na perqeshin!
    Si qenka e mundur qe Pejgamberi a.s. t'i rekomandonte dikuj te pije urinen e deveve? Nuk ka kuptim kjo!
    Perse e kundershton hadithin kur as muhadith nuk je dhe as doktor nuk je qe ta kundershtosh nga ana mjekesore.
    Ti turperohesh tek qafirat per ate qe na meson Allahu se si te kurohemi per semundje te ndryshme?!!

    Urinoterapia eshte metode kuruese aq e vjeter sa vet njerezimi, dhe une e kam fjalen per urinen e njeriut ....

    Shume doktora kane fol per kete, te vjeter edhe modern, musliman dhe jo musliman.

    Sa per hadithin, ai eshte ne sahih buhari.
    .

  6. #6
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Sefedini_PZ Lexo Postimin
    Cka eshte kjo o vella? Hadith? Nese eshte hadith ku eshte zingjiri transmetues?
    Mosni ore vellezer mos shkruani kesi gjera se pastaj te tjeret na perqeshin!
    Si qenka e mundur qe Pejgamberi a.s. t'i rekomandonte dikuj te pije urinen e deveve? Nuk ka kuptim kjo!
    Ky hadithi nuk mbaron me kaq. Biles vazhdok duke thene se ata njerezit qe pine urinen e deves, pasi u sheruan e vrane cobanin dhe kur profeti degjoi kete i coj njerezit e vet qe ti kapin dhe ti shallin para tij. Dhe pasi i sollen para tij profeti dha urdher qe keta njerez te vriten, dhe u vrane, por menyra se si u vrane nese lexon hadithin eshte makabre, psh u jane vre duart, nyjet e kembeve etj etj. me nje fjale torture e vertete.
    Andaj Gv_Usa nuk i beson te gjitha hadithet, e sidomos kete hadith.

    Me Respekt
    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

Tema tė Ngjashme

  1. Qumėshti i nėnės
    Nga Klevis2000 nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 06-07-2012, 05:12
  2. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  4. Qumeshti..
    Nga s0ni nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-02-2003, 02:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •