Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Të pathënat e ceremonisë mortore të Enver Hoxhës”

    Të pathënat e ceremonisë mortore të Enver Hoxhës”

    » Vendosur: 11/05/2009 - 08:03


    “Lajmi për vdekjen e Enverit u përjetua si fundi i botës. Së paku në momentet e para dhe gjatë ditëve të ceremonisë mortore. Situatë si kjo nuk ishte parë tjetër herë. Kudo lot e trishtim si në një histeri kolektive. I vetmi mesazh vetpërmbajtje vinte nga Ramiz Alia i cili bënte thirrje për ta kthyer dhimbjen në forcë...”

    Zamira Koleci, ish-gazetarja e RTSH që transmetoi lajmin për vdekjen e diktatorit në prill të ‘85, ka rrëfyer për emisionin “Histori me zhurmues”, mbresat nga ngjarja e bujshme, e arkivuar tashmë si një nga më të veçantat në historinë e Shqipërisë komuniste. Përtej kronologjisë së ndodhive, në tregimin e Kolecit zbulohen për herë të parë detaje të panjohura që ato ditë zie konsumoheshin prapa kuintave. Ndërkaq, gazetarja e RTSH, aktualisht Drejtoreshë e Radio Tiranës, dëshmon për rastet kur Enver Hoxhën e ka parë të reagojë pavetëdije...
    Zonja Zamira! Viti 1985 ishte një vit i ngarkuar dhe shumë i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë komuniste. Në atë kohë ju ishit gazetarja që transmetuat nëpërmjet Radio Tiranës lajmin për vdekjen e diktatorit komunist. Ka qenë një atmosferë tronditëse dhe e ngarkuar besoj...
    Patjetër. Vdekja gjithmonë sjellë emocione dhe ngarkesa të veçanta. Padyshim në një rast të tillë ngarkesat bëheshin edhe më të mëdha, po të kemi parasysh emrin e njeriut që ndërroi jetë. Enver Hoxha ishte lideri që e drejtoi vendin me dorë të hekurt për 40 vjet me radhë...
    Cili ishte në krye të stafit që nëpërmjet radios dhe televizionit publik bëri pasqyrimin e vdekjes dhe funeralin e diktatorit Enver Hoxha?
    Si në çdo institucion edhe tek ne kishte një hierarki. Njeriu që mbante lidhje mes gazetarëve dhe pjesës tjetër të politikës dhe udhëheqjes së atëhershme, ishte drejtori i Përgjithshëm i RTSH, i cili sillte orientimet, siç quheshin atëherë, të udhëheqjes komuniste për çdo aktivitet, aq më tepër për një ngjarje të tillë që ishte e dimensioneve të jashtëzakonshme. Më kujtohen shumë mirë ato çaste kur u njohëm me njoftimin se kishte vdekur diktatori. Ishte mëngjes. Si zakonisht, aty nga ora 8:00 apo 8:30 u futa te porta kryesore e radios, ku punoja prej vitesh në sektorin e informacionit. Kur u futa në hollin e godinës shikoj një kolegun tim, që kishte ndezur një cigare dhe rrinte i menduar në një qoshe të korridorit. Sa e pashë ju drejtova: “Çfarë ka bërë vaki se ti nuk e pi cigaren?”. Ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, më tha ai sakaq. Pastaj më tregoi se duhej të shkoja te drejtori, pasi më prisnin për të zhvilluar një mbledhje të rëndësishme. Çfarë, e pyeta. Ndërkaq më shpjegoi se kishte vdekur Enveri. Shkova në mbledhje. Aty diskutuam si do të realizonim transmetimin e lajmit, si do të pasqyronim ceremoninë dhe veprimtaritë e tjera. Në ato momente ishte mbledhur dhe kolegjiumi. Unë nuk bëja pjesë në të. Në atë kohë isha vetëm një gazetare, që merresha me pasqyrimin e aktiviteteve politike. Në përfundim të mbledhjes së kolegjiumit na u komunikua se njoftimi për vdekjen e Enverit do të jepej në orën 12:00. Ndërkaq, mësuam se udhëheqja e lartë kishte marrë masa, që mbarë opinioni ta dëgjonte lajmin në mënyrë të organizuar. Të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet në orën 12:00 do të ndërprisnin punën dhe do dëgjonin komunikatën për vdekjen e diktatorit. Po kështu edhe shkollat, repartet ushtarake etj. Në fakt komunikata ishte incizuar dhe u transmetua në të gjithë vendin në orën e caktuar...
    Deri në këtë moment ju nuk dinit gjë se çfarë kishte ndodhur me shëndetin e Enverit?
    Në fakt ishte një ngjarje që pritej, pasi Enveri kishte 24 apo 48 orë që kishte rënë në koma. Njerëzit që ishin poshtë tij ishin të hutuar dhe prisnin kush do ta merrte komandën. Ishte një pozitë pritjeje dhe përjetoheshin momente shumë delikate. Teksa mora orientimet e rastit për lajmin që do transmetonim, mu kujtua porosia e mikut tim Petro Zheji, i cili më kishte thënë disa herë se do kisha privilegjin të isha ndër të parët që do merrja vesh vdekjen e Enverit dhe, sido që të ishte puna duhej të njoftoja dhe atë. Nuk e di sa ishte njohur publiku me ngjarjen, por unë mora biçikletën dhe shkova e i thashë mikut tim Petro Zheji se ajo që kishte menduar tani kishte ndodhur...
    Petro Zheji ishte disident...
    Ai ishte një disident i heshtur, por hera-herës edhe shpërthente me atë mënyrën e tij. Nuk e di pse nuk ia vinin re dhe e linin të shkonte, po gjithsesi ai shprehej madje me kurajë për shumë nga ato gjëra që mendonte se nuk shkonin.
    Si nisi puna për transmetimin e ceremonisë mortore të diktatorit?
    Mbaj mënd që gazeta lajmin për vdekjen e Enverit e dha të nesërmen. Pra, të nesërmen “Zëri i Popullit” me një format të çuditshëm vetëm me një faqe njoftoi për ngjarjen që vlerësohej e jashtëzakonshme. Ishte aty me germa të zeza teksti i komunikatës zyrtare, ekipi i mjekëve, komisioni i ceremonisë dhe një foto e madhe e Enverit në qendër. E gjitha kjo vetëm nga njëra anë e faqes, madje dhe në një format më të vogël nga i zakonshmi. Faqja tjetër ishte bosh. Dukej si një pamflet, si diçka...
    Pra, si një lajmërim vdekje...
    E tillë ishte përshtypja që krijonte ajo faqe gazete atë ditë. Këtë e thoshin edhe njerëzit nën zë, po që gjithsesi me drojë e frikë. Kuptohet ishte një situatë mjaft delikate dhe mjaftonte një psherëtime për të shkuar në ferr...
    Të mbetemi te organizimi nga ana mediatike e ceremonisë mortore të funeralit të diktatorit...
    Ne që do të merreshim direkt me të, na thirri drejtori dhe na tha se kishim të bënim me një ngjarje tronditëse, shumë të rëndë për popullin, për partinë dhe vendin. Gjithsesi, shtoi ai nuk do të thotë se është fundi i botës dhe vazhdoi me ato sloganet e kohës. Orientimi ishte i tillë që nuk ishte një tragjedi që duhej vajtuar, po njerëzit duhej të shikonin përpara për ta kthyer dhimbjen në forcë. Pra, pak a shumë ky duhej të ishte mesazhi që duhej të transmetonim me kronikat tona nga ceremonia funerale. Ajo nisi të nesërmen me një organizim prefekt. Kuptohet si ditë zie me homazhe dhe atmosferë tejet të trishtuar...
    Sa ditë vazhduan homazhet?
    Ato vazhduan për pesë ditë me radhë. Arkivoli me trupin e diktatorit ishte vendosur në mjediset e ish-presidiumit të Kuvendit Popullor, (Presidenca e sotme) E sillnin aty në mëngjes dhe gjatë tërë kohës vazhdonin homazhet. Bëhej një pushim aty nga dreka. Ndërkohë e kontrollonin, i bënin një lloj makijazhi dhe fillonte përsëri rituali me grushtin lart...
    Sipas disa dëshmive ka qenë një grimiere e RTSH që bënte trukun e pamjes të kufomës së Enver Hoxhës...
    Është e vërtetë. Ka qenë Zhaneta, një kolegia jonë e vjetër. Ajo e rregullonte. E pudroste dhe interesohej deri për detajet e pamjes së trupit. Enveri edhe i vdekur duhej të dukej i bukur. Aty nga ora 20:00 arkivolin me trupin e tij e çonin në morg...
    Në morgun e Tiranës...
    Aty e çonin se nuk kishte morg tjetër. Diktatori bashkohej kështu me të vdekurit e tjerë në të njëjtën sallë. I qëlloi kështu Enverit që për herë të parë në jetën e tij të ishte i barabartë me qytetarët e thjeshtë...
    Po familjarët e Enverit kur i bënin homazhet?
    Ata vini aty dy ose tre herë në ditë. Kuptohet në këtë kohë ndërpriteshin homazhet për të tjerët. Hynte e para Nexhmija, bashkëshortja me dy motrat e Enverit, me njërën jetonin bashkë. Hynin djemtë, nuset, vajza, dhëndurët. Rrinin dhjetë 15 minuta dhe pastaj kalonin në një dhomë aty pranë. Kush donte shkonte dhe i ngushëllonte...
    Po populli si e përjetoi vdekjen e Enverit?
    Në fillim kishim orientimin që mos të jepnim lot e kujë, por një dhimbje në heshtje. Më vonë, mbaj mënd që na mblodhi drejtori dhe na tha se gjërat kishin ndryshuar. Sipas tij, duhej të trasmentonim atmosferën e trishtuar me të qarat dhe dënesën që shfaqej në sallën e homazheve. Orientimi me sa dukej vinte nga eprori i tij. Më kujtohet se menjëherë pas këtij takimi nxitova për të takuar një vajzë nga Saranda, e cila para mikrofonit tim tek arkivoli i Enverit u shkreh në vaj dhe me zërin e dridhur më tha se kishte ardhur në Tiranë për qejf pa e menduar se do përjetonte këtë dhimbje. Padyshim që më erdhi mirë që shprehu dëshpërim dhe sa mbarova me të u nisa me vrap për ta çuar për transmetim. Kjo ishte spuntua e parë, siç i themi në gjuhën tonë. Në vijim atmosfera që pasqyronim do përcillte lot e dhimbje. Ndonjëri që vinte aty edhe mund të ishte porositur për të qarë, por e vërteta është që të gjithë që kapërcenin portën e atij holli qanin madje me dënesë. U bë një gjendje vërtetë e rëndë...
    Ishte një histeri kolektive mund ta quajmë..
    Ka qenë vërtetë kështu. Pamje të tilla kanë qenë rrëqethëse. Kam pasur rastin ta shikoj këtë situatë gjatë ceremonisë mortore të Kim Ir Senit, kryekomunistit të Koresë së Veriut. Lotonin njerëzit e thjeshtë e i pllakoste trishtimi sikur të kishte ardhur fundi i botës. Por nuk ke çfarë t’i bësh. Në diktatura kështu ndodh. Njerëzit nuk janë vetvetja...
    Të kapërcejmë pak në kohë. Ju e keni ndjekur aktivitetin e Enverit dhe sidomos vizitat e tij në rrethe të ndryshme. E kishit konstatuar gjendjen e rënduar të tij?
    Vizita që Enveri bëri në vitin ‘78 në Gjirokastër u përfol si vizita e fundit, vizita e lamtumirës dhe e ndarjes me vendlindjen. Unë nuk e kam shoqëruar në atë vizitë, por kam bërë të gjitha montimet e kronikave në radio. Më shumë më qëllonte të shoqëroja Ramiz Alinë. Gjithsesi, ideja se Enveri ishte i sëmurë keq nisi pikërisht në atë vizitë. Më kujtohet një ngjarje nga ajo periudhë.. Në mos gaboj ka qënë viti 1980. Teksa dëgjoja muzikë te RAI UNO, një çast filluan lajmet e orës 12:00. Lajmi parë nisi pikërisht kështu: Mjekët francezë janë duke bërë një betejë të humbur me diktatorin e Shqipërisë Enver Hoxha. Ai është duke vdekur. Vetëm kaq. Më është fiksuar në kujtesë ky informacion i çuditshëm. Ishte koha kur kishte ardhur Pol Miliezi dhe me sa duket ata ishin bindur që perspektiva e shëndetit të Enverit ishte e zymtë. E vërteta është, që ai jetoi edhe pesë vjet pas kësaj, por falë një përkujdesje deri në marrëzi...
    Nga aq sa e kini ndjekur aktivitetin e Enverit, keni konstatuar raste kur ai e humbiste logjikën dhe reagonte pavetëdije?
    Në këtë çështje kam dëshirë të flasë ato që kam parë e dëgjuar vet. Mbaj mënd një rast kur ishim duke ndjekur Enverin gjatë votimeve për deputetët e Kuvëndit Popullor. Në mos gabohem ka qënë viti 1983. Ai erdhi bashkë me Nexhmijen për të votuar në gjimnazin “Ismail Qemali”. Ne kishim shkuar aty bashkë me Alfons Gurrashin e ndjerë. Ai ishte për televizionin. Kishte me vete dhe një operator. Ishte ndërkaq një gazetar i ATSH-së dhe një i Kinostudios. Në një moment ata u afruan te komisioni i votimit. Enveri nxori pasaportën me disa gjeste të shkujdesura, që të krijonin përshtypjen se ishte i pavetëdijshëm. Nuk ka njeri që të ma kundërshtojë se kam qenë shumë afër aty. Në një çast në vend që të hidhte fletën e votimit, që ja dhanë anëtarët e komisionit, e futi atë në xhep dhe mori pasaportën, të cilën deshi ta fuste në kutinë e votimit. Kjo është shumë e vërtetë. Dihej që ai ishte i sëmurë, vuante nga diabeti, siç thoshin, por me sa dukej sëmundja i kishte lënë gjurmë në vetëdije dhe hera-herës nuk kthjellohej. Ndërhyri aty Nexhmija dhe i tha se duhej të futej në kuti fleta e votimit. Ua, ja bëri ai dhe pastaj nxori fletën e votimit. Për ne ishte një moment shumë tronditës...
    Çfarë mbani mënd nga transmetimi maratonë i funeralit të Enverit?
    Për transmetimin e kësaj ceremonie kam punuar me Alfonsin, Gazmir Shtinon, Pali Kuken, Stefan Gajon që kanë qenë miqtë e mi. Gjurmë të veçanta më ka lënë sidomos ndarja e familjarëve. Nexhmija donte të bënte të gjitha ritet, aq sa mund të bëheshin në një vend ateist siç ishim në atë kohë. Pasi u përshëndet Byroja Politike, në fund bënë përcjelljen e tyre familjarët. Të gjitha këto u bënë pasi i futën dhuratat që kishin sjellë njerëz të ndryshëm. Në arkivol i futën një yll me pesë cepa dhe një flamur të madh që ja kishin sjellë nga diaspora. Më kujtohet si tani ndarja e Nexhmijes me një puthje shumë të gjatë...
    Pra, e fundit u nda Nexhmija...
    Veç puthjes së gjatë më kujtohet si tani e qara e veçantë e saj. Sigurisht që ajo humbiste njeriun më të shtrenjtë, po kishte një mënyrë të vajtuari shumë interesante me një zë melodioz, që është dhunti për njerëz të rrallë. “O jeta ime e bukur”, i thoshte në fjalët e vajit dhe mbushej me lot...
    Ke bërë shumë intervista ato ditë, a ka patur reagime të tjera veç atyre që shprehnin dhimbje?
    Apsolutisht jo. Ne i merrnim njerëzit sa delnin nga salla ku ishte arkivoli i Enverit dhe kuptohet cila do të ishte gjëndja e tyre. A kishte syresh që e përjetonin ndryshe këtë ngjarje, patjetër që ka patur, por ata kurrsesi nuk mund të shpreheshin publikisht. Njerëzit në atë kohë ishin të dyzuar në sjelljet e tyre. Ndryshe reagonin në publik dhe ndryshe në rrethe të besuara.
    Në përfundim, do të shtonit ndonjë gjë tjetër nga emocionet e atyre çasteve?
    Ajo që do të shtoja ka të bëjë me diçka të veçant. Ditën që u varros Enveri ka qënë një Natë e Mirë për besimtarët mysliman. Atë ditë unë agjiroja,pra nuk kisha ngrënë bukë, nuk kisha pirë ujë, ndërkohë që më duhej trasmentoja drejtpërdrejt për orë të tëra. Nuk e kam parasysh mirë, ishte duke filluar apo sa kishte përfunduar Ramazani, por ishte një nga Netët e Mira, tre ditë pas të cilës vinte Bajrami. Pra ditën që u varros Enveri ka qënë një ditë e shënjtë për myslimanët. Thonin atëherë nën zë se këtë e kishte bërë Nexhmija, se ajo i dinte këto. Mund të jetë edhe kështu...


    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per kte shkrim qe ke sjell o xhum..

    i del emri petro zhejit ketu..

    edhe te kujtimet e bashkim shehut i del emri petros..

    del se e kan pasur keta ..nje kategori intelektualesh te ri te asasj kohe si nje fare "qishe ku faleshin"..
    po ky zheji tani .. qe qe drejtor tev-je e tani analist i pamvarur.. e anti-berish i semure.. cfar e ka petro zhejin?
    a eshte besa imami gruaja e ketij petro zhejit?
    ne se po.. cfar disidenti paska qen ki kur e shoqja ala militon me duket ne falangat e PPSh-se sikurse koleget e saje kadri rosh violet manush e si ky qelbaniku katundar shkodre.. lazer filip lenini..

    apo tipe tipe mileti..

    na thuaj ndonje gje si cun tirone qe je..

    a eshte shtepia e vjeter e bes imamit aty ne rrug elbasan te cepi.. apo eshte bere pallat i trashe mbi te..
    jam kurioz..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Brari ,Artur Zheji ,eshte i biri i Petros ,tani me duket se ate Besen nuk e ka per mama ,shume e re ajo per te qene gruaja e Petros ,pastaj ajo ka vite qe eshte ne Itali .
    Tani nuk jame e sigurte per kete ,qe do them per Vera Zhejin ,o eshte halla e Arturit ,o mamaja (nuk me kujtohet mire )
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #4

    a mund të ma sqarojë ndokush?

    [COLOR="Blue"]Fundi i intervistës [/COLOR]( po them intervistë, sepse është shkruar me kaq papërkushtim sa njeriu e ka të vështirë ta gjejë se kush po pyet e kush po përgjigjet. Megjithëkëtë unë po e quaj intervistë) me Zamirën është:

    "Ajo që do të shtoja ka të bëjë me diçka të veçant. Ditën që u varros Enveri ka qënë një Natë e Mirë për besimtarët mysliman. Atë ditë unë agjiroja,pra nuk kisha ngrënë bukë, nuk kisha pirë ujë, ndërkohë që më duhej trasmentoja drejtpërdrejt për orë të tëra. Nuk e kam parasysh mirë, ishte duke filluar apo sa kishte përfunduar Ramazani, por ishte një nga Netët e Mira, tre ditë pas të cilës vinte Bajrami. Pra ditën që u varros Enveri ka qënë një ditë e shënjtë për myslimanët. Thonin atëherë nën zë se këtë e kishte bërë Nexhmija, se ajo i dinte këto. Mund të jetë edhe kështu..."


    Më jepni njër përgjigje për gjithë intervistën, se unë nuk po kuptoj nëse donte të shante a të lëvdëronte Zamira.

    Mund t'i ketë shkuar ndërmend Zamirës edhe të shajë, por nga ajo që po thotë në fund të intervistës, po kuptoj që paska qenë një nejri fort i mirë dhe i pranuar edhe te Zoti, meqë paska qenë një "natë e mirë për besimtarët myslimanë", ramazan po se po, "ditë e shenjtë", ku "tre ditë pas së cilës vinte Bajrami".
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    [COLOR="Blue"]Fundi i intervistës [/COLOR]( po them intervistë, sepse është shkruar me kaq papërkushtim sa njeriu e ka të vështirë ta gjejë se kush po pyet e kush po përgjigjet. Megjithëkëtë unë po e quaj intervistë) me Zamirën është:

    "Ajo që do të shtoja ka të bëjë me diçka të veçant. Ditën që u varros Enveri ka qënë një Natë e Mirë për besimtarët mysliman. Atë ditë unë agjiroja,pra nuk kisha ngrënë bukë, nuk kisha pirë ujë, ndërkohë që më duhej trasmentoja drejtpërdrejt për orë të tëra. Nuk e kam parasysh mirë, ishte duke filluar apo sa kishte përfunduar Ramazani, por ishte një nga Netët e Mira, tre ditë pas të cilës vinte Bajrami. Pra ditën që u varros Enveri ka qënë një ditë e shënjtë për myslimanët. Thonin atëherë nën zë se këtë e kishte bërë Nexhmija, se ajo i dinte këto. Mund të jetë edhe kështu..."


    Më jepni njër përgjigje për gjithë intervistën, se unë nuk po kuptoj nëse donte të shante a të lëvdëronte Zamira.

    Mund t'i ketë shkuar ndërmend Zamirës edhe të shajë, por nga ajo që po thotë në fund të intervistës, po kuptoj që paska qenë një nejri fort i mirë dhe i pranuar edhe te Zoti, meqë paska qenë një "natë e mirë për besimtarët myslimanë", ramazan po se po, "ditë e shenjtë", ku "tre ditë pas së cilës vinte Bajrami".
    Dashuria per Verin ,nuk te len te kuptosh ty Demo ,ja po ta perkthej une .
    Me ate qe thonin atehere nen ze se kete e kishte bere Nexhmija ajo ka dashur te thoshte qe ai kerma kishte ngordhur me kohe e me vakt ,por Nexhi e kishte lene me u varros ato dite .
    Sa i mire ka qene ,u pa qe e terhoqen zvarre gjith populli dhe ja bene dhe shurren mbi koke .
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 12-05-2009 më 03:57
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Dashuria per Verin ,nuk te len te kuptosh ty Demo ,ja po ta perkthej une .
    Me ate qe thonin atehere nen ze se kete e kishte bere Nexhmija ajo ka dashur te thoshte qe ai kerma kishte ngordhur me kohe e me vakt ,por Nexhi e kishte lene me u varros ato dite .
    Sa i mire ka qene ,u pa qe e terhoqen zvarre gjith populli dhe ja bene dhe shurren mbi koke .
    .
    1. Dashuria per Verin ,nuk te len te kuptosh ty Demo ,ja po ta perkthej une .

    Saktë. Sa për dashurinë, Sami Frashëri ka një aforizëm të mirë: "Njeriun që ti do nuk ka asnjë të metë, pa fillo mos e duaj sheh sa të meta ka". E keqja është se edhe kur po mundohem mos ta duaj nuk po shoh aq të meta. (Doemos do ketë të meta, per s'do harruar faktorin kohë si dhe rrethanat në të cilat u krijua Shqipëria e Re )

    2. Me ate qe thonin atehere nen ze se kete e kishte bere Nexhmija ajo ka dashur te thoshte qe ai kerma kishte ngordhur me kohe e me vakt ,por Nexhi e kishte lene me u varros ato dite .

    Zamira përgjigjet: "Nuk e kam parasysh mirë, ishte duke filluar apo sa kishte përfunduar Ramazani, por ishte një nga Netët e Mira, tre ditë pas të cilës vinte Bajrami".

    Jo, këtë sqaroma ti:
    Zamira një herë thotë:"duke filluar apo sa kishte përfunduar Ramazani... " dhe pastaj vazhdon:"por ishte një nga Netët e Mira, tre ditë pas të cilës vinte Bajrami". Unë nuk di cilat janë ato "tri ditë të mira" qoftë në fillim qoftë në fund të Ramazanit. Dhe mbi të gjitha, nuk arsyetohet kjo që ka thënë Zamira, sepse pas 25 vitesh, vërtet është dashur të trillonte dicka më të bukur e më bindëse!


    3. Sa i mire ka qene, u pa qe e terhoqen zvarre gjith populli dhe ja bene dhe shurren mbi koke.

    Gjithë populli,jo. Krimbat, krimbat. Ah, dhe ja tash m'u kujtua dicka tjetër. Po kalonte njëri pranë varrit të një perandori me famë e tha:"Eh, ti që dikur mundje luanët, tash po të hanë krimbat"!!

    (Dreq o punë, si po më dalin parasysh krimbat e bardhë të nevojtoreve të katundit! Pih! dalshin fare krimbat!)
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 12-05-2009 më 13:11 Arsyeja: ngjyrosja
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ah ti nuk paske asnje brazde ne tru .......paske shku per lesh .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anëtarësuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Akoma ju me dobicin e Gjirokastres.Boll se late nam.Hoxha ish fatkeqsia me e madhe qe pati kombi shqiptar pas shpalljes shtet i pavarur.
    Me shume dua shqiperine.

  9. #9
    Ka ngel ndonje t....si nga ne ,si nga Kosova qe eshte i dashuruar me Enverin,as ja vlen me u marre me idiota njerez.
    Kështu është kur kakarisin pulat ! lol

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •