Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081

    Humor nga Kavir

    Vini re! Vini re!
    Nqs pėrtoni tė lexoni gjithė postimin,
    se s'keni nge
    lexoni vetėm poezitė.
    Tė tjerave, varini nė teneqe.


    Para se tė vazhdoj me kėtė temė ju paralajmėroj qė jam me temperaturė. Aq lartė ka vajtur sa nuk e di se nė cilin nėnforum jam, prandaj u lutem moderatorėve tė mos e fshijnė temėn (e kam pėr herė tė parė dhe kam shumė emocione, jam skuqur i tėri tani).

    Pra, siē ju thashė, jam sėmurė por meqė nuk rrija dot nė krevat, u ēova. Nga njė anė hapa forumin, nga ana tjetėr dėgjoja TV pėr shtatė palė qejfe. Po lexoja ca tema interesante, midis tė cilave edhe "A e shiti Shqipėrinė Sala?".
    Hapa temėn dhe lexoja "E shiti", "jo nuk e shiti", kurse njė zė i tretė kuakėriste "Pse shėrohet i vdekuri moj budallaqe?". Kėtu u habita, sepse ky ishte dialogu i zhabave tek njė teatėr i vjetėr pėr fėmijė. Ah, temperatura thashė.
    Befas forumi filloi tė ēirrej. Nga zėri m'u duk si soprano prandaj thashė mos ishte Brari, por jo qėnkėsh Jozefina nga televizori.
    E mbylla TV, e mbylla FSH, piva njė aspirinė dhe u shtriva prapė.Aty e hėngra. Nuk e di e kisha nga temperatura apo nga zėri i sopranos qė kisha dėgjuar mė parė por pėr dreq rashė nė njė vend tė errėt, qė ndriēohej me llampa vajguri dhe njė zė qė kėndonte:

    Tiranė, qytet i turpėruar,
    Prite prite Sali Benė,
    po te vjen si korb-mallkuar
    tė tė shesė edhe denė.
    Ka pas vetes plot trutharė
    kokėkunguj e pa farė,
    ndonjė na quhet Lul a Joz
    ndonjė na quhet brar a lloz.
    Sali bej o Sali bej,
    dili pra Karamanlisit,
    jepi, e bardha zemėr ē'tė dojė,
    varreza shqipėtarėsh,
    Kishėn,Jugun edhe detin,
    Lirinė....dhe gjithė gratė e fisit.


    Por nuk qe e thėnė tė mbaronte me kaq, filloi prapė:

    Ja bojaxhiu qė ish burrė
    mė i gjatė nga gjithė tė parėt.
    dhe kur pallte gjithė bujė
    tundej sahati i Tiranės.
    I dridheshin leqet Sahatit,
    se mos ishte radha e tij,
    vendin t'ja lėshonte pallatit.

    Aty mė hipi edhe mua, dhe nga inati bėra njė poeziēkė:
    O Naim, ore tė thashė
    Pse s'pi ēaj po hashash?

    Dhe Naimi ma ktheu reston tak fak:

    Kot thėrret or i shkretė,
    Ēaj kam pirė dhe jam kėshtu,
    Se me tė tillė rob tė marrė
    dhe me ēaj bėhesh dru.



    Nė kėtė moment zgjova, se mbaroi efekti i aspirinės dhe mė filloi prapė dhimbja e kokės. Dua tė pi aspirinė, po kush merret me Naimin pastaj. Kushedi ē'i hipėn nė mėnd herėn tjetėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kavir : 11-05-2009 mė 11:53
    -

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Ravikut...

    si ka mundesi qe asnje nuk ka bere komente ketu??????????????

    Shume bukur, une qesha!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •