Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Dashuria dhe Fejesa nga nje kendveshtrim tjeter!!

    Duke trajtuar njė temė tė tillė, ne besojmė se do i shėrbejmė njė shtrese tė gjerė tė shoqėrisė sonė islame.

    Studiuesit e demografisė, sa herė qė pėrmndin botėn arabe dhe atė islame, e etiketojnė atė me termin “Bota e rinisė”. Ndėrkohė qė me termin “Bota e tė moshuarve” etiketohet perėndimi nė pėrgjithėsi. Nė perėndim, pėrqindja qė zėnė tė rinjtė ėshtė vetėm 40 %. Ndėrkohė qė rinia nė botėn arabe dhe atė islame zė mbi 60 % tė popullsisė.

    Kur flasim mbi moshėn e re, kemi si synim moshat nėn tridhjetė vjeē. Dhe tema mbi tė cilėn do tė diskutojmė, prek pikėrisht kėtė grupmoshė, nė veēanti ata qė janė nė prag tė martesės.

    Shumė tė rinj dhe tė reja, kanė nevojė tė njihen dhe informohen mbi ēėshtje tė tilla si vendimi pėr martesė, fejesa, martesa etj... Sa herė qė mė jepet rasti tė kontaktoj me tė rinj dhe tė reja, pyetjet mbi njė jetė bashkėshortore dhe familjare tė lumtur janė tė shumta.

    Para se njė ēift tė bashkohen nė njė strehė tė vetme, duke u martuar, islami ka caktuar disa faza dhe etapa, me qėllim qė kėtij ēifti t’i garantohet njė jetė sa mė normale dhe e lumtur. Gjatė fejesės, si djali dhe vajza informohen mbi njėri-tjetrin, u jepet rasti tė njihen mė mirė, shihen, bisedojnė dhe nė fund, merret vendimi pėr t’u martuar ose jo.

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 11-05-2009 mė 10:04
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Teoritė mbi tė cilat realizohet njė lidhje martesore.

    Nėse njė djalė, njihet me njė vajzė, takohet me tė dhe tė dy vendosin tė martohen, cilat janė ato kritere dhe standarte qė e bėjnė kėtė djalė t’a pranojė vajzėn pėr bashkėshorten e ardhshme dhe anasjelltas?

    Teoria e parė, ėshtė teoria e standarteve. Secili prej nesh, ėshtė rritur nė njė familje, ambjent dhe atmosferė tė caktuar, ku ai ka pėrftuar disa vlera, tradita, sjellje dhe edukatė tė caktuar. P.sh, nė kėtė ambjent ku ėshtė rritur, ai ka mėsuar se feja ėshtė diēka themeltare. Nė kėtė ambjent, ai ka mėsuar se morali dhe ndershmėria, ia shtojnė dinjitetin dhe personalitetin njeriut. Gjatė fazės sė njohjes mes djalit dhe vajzės, secili prej tyre pėrpiqet tė zbulojė vlerat, edukatėn dhe zakonet e palės tjetėr, dhe sa janė ato tė ngjashme dhe tė pėrshtatshme me tė tijat. Nėse ata ndajnė vlera, tradita dhe morale tė pėrbashkėta, tė dy e pranojnė njėri-tjetrin.



    Teoria e dytė, ėshtė teoria e ngjashmėrive. Kjo teori, ėshtė pėr ata tė rinj, qė janė tė moralshėm, tė ndershėm, tė suksesshėm, bujarė etj... por nga ana tjetėr janė nevrikė. Nėse kėta gjejnė njė vajzė tė moralshme, tė ndershme, tė suksesshme, bujare por dhe nevrike, njė vajzė e tillė bėhet tėrheqėse. Ndonjėherė, njė i ri qė ėshtė bujar, me tė gjetur njė vajzė me kėtė veti, e pranon atė. Herė tė tjera, njė djalė me natyrė tė qetė, me tė zbuluar njė vajzė me tė njėjtėn natyrė, e kėrkon dhe e pranon pėr bashkėshorte. Njė zemėrgjerė, kėrkon njė vajzė tė tillė. Njė koprac, kėrkon njė vajzė koprace. Njė fjalė e urtė arabe thotė:”Ēdo shpend, jeton mes llojit tė tij.”

    Thotė Zoti nė Kuran rreth kėtij fakti:”Gratė e ndershme janė pėr burra tė ndershėm dhe burrat e ndershėm janė pėr gra tė ndershme.” (Nur: 26)

    Nė kėtė teori, nuk bėjnė pėrjashtim dhe njerėzit e ligj. Thotė Zoti rreth kėtyre:”Gratė e pandershme janė pėr burrat e pandershėm dhe burrat e pandershėm janė pėr gratė e pandershme. “(Nur: 26)

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Teoria e tretė, ėshtė ajo e vetive plotėsuese. Kėtu bėjnė pjesė ata tė rinj, tė cilėt kėrkojnė tek pala tjetėr atė qė i mungon atij vetė. Kėta plotėsojnė veten, me anė tė palės tjetėr. Kėshtu, ka tė rinj qė janė tė shkurtėr, por qė bashkėshorten e duan tė gjatė. Mund tė jetė djalė i shėndoshė, por qė bashkėshorten e kėrkon tė jetė e dobėt. Mund tė jetė njė vajzė serioze dhe pa shumė fjalė, por qė kėrkon pėr bashkėshort njė djalė gazmor dhe shakaxhi.



    Teoria e katėrt,
    ėshtė ajo e analizės. Kjo teori, ėshtė kur njė vajzė ėshtė shumė e lidhur me babanė e saj dhe personalitetin e tij. Kur njė i ri, kėrkon dorėn e dhe tė dy ulen sė bashku qė tė prezanohen, vajza zbulon se personaliteti i kėtij djali, ėshtė i pėrafėrt me atė tė babait tė saj. Kėshtu, ajo jepet dhe lidhet me kėtė djalė, pėr shkak tė dashurisė dhe lidhjeve tė forta qė ajo ka me babanė e saj.

    Kjo mund tė ndodhė dhe me djalin, i cili zbulon se vajza tė cilės i ka kėrkuar dorėn, ka shumė tipare dhe veti tė pėrafėrta me nėnėn e tij, me tė cilėn ėshtė shumė i lidhur. Kėshtu, ai e don vajzėn, pėr shkak tė lidhjes dhe dashurisė qė ka pėr nėnėn.



    Teoria e pestė, ėshtė ajo e tė qėnit pranė njėri-tjetrit. Shpesh herė, njė djalė njihet me njė vajzė dhe mė vonė martohen, pėr shkak se ata banojnė pranė njėri-tjetrit, nė njė lagje, rrugė apo pallat. Ata mund tė jenė edhe kolegė nė punė, ose nė shkollė.

    Sot, me zhvillimet teknologjike, ka ndryshuar plotėsisht koncepti i tė qėnit afėr me dikė. Sot, e ke pranė dikė, e shikon dhe bisedon me tė, edhe pse distanca mes jush ėshtė me mijėra kilometra. Me anė tė internetit ėshtė bėrė e mundur qė personat qė jetojnė nė anėn tjetėr tė globit, t’i shohėsh dhe tė bisedosh me ta sikur i ke para vetes.

    >>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Teoria e gjashtė, ėshtė ajo e joshjes dhe tėrheqjes fizike. Sipas statistikave, shumica e djemve dhe e vajzave nė mbarė botėn, lidhen, dashurohen, fejohen dhe martohen, nė bazė tė kėsaj teorie. Sot ėshtė bėrė zakon qė njė djalė tė fejohet ose martohet me njė vajzė, pėr shkak tė fizikut tė saj plot hire. Kjo ndodh edhe me vajzat, tė cilat fejohen dhe lidhen me djem, thjesht duke gjykuar hijeshinė e fizikut tė tyre. Njė teori dhe kriter i tillė, ka pėrfshirė tė gjithė botėn. Ashtu siē bota ėshtė e pėrfshirė nga globalizmi politik, kulturor, ekonomik etj... ėshtė e pėrfshirė dhe nga globalizmi fizik. Tė shumtė janė kanalet televizive, gazetat, librat dhe revistat tė cilėt i bėjnė reklamė trupit dhe fizikut tė pėrsosur. Tė rinjtė dhe tė rejat, kanė filluar t’i kushtojnė mė shumė rėndėsi trupit dhe fizikut tė tyre, seē i kushtojnė anės shpirtėrore, besimit, kulturės, arsimimit etj... Kjo ka ndodhur pėr shkak tė ndikimit tė fuqishėm tė kulturės perėndimore, e cila po importohet nga brezat e rinj.

    Grekėt e lashtė kishin njė perėndi qė e adhuronin, e cila ishte perėndia e bukurisė, Venusi.

    Ne si muslimanė, nuk ėshtė se e refuzojmė njė lidhje dhe martesė me bazė tėrheqjen dhe joshjen fizike. Madje ne e pėrkrahim, por ajo nuk duhet tė bėhet nė kurriz tė fesė, moraleve dhe vlerave njerėzore.

    Pasi pėrmendėm teoritė kryesore mbi tė cilat bazohen lidhjet, fejesat dhe martesat, pyetja qė lind ėshtė: Cila nga teoritė e mėsipėrme ėshtė mė e sakta dhe e duhura? Cilėn prej tyre duhet tė zgjedhė njė i ri dhe e re pėr tė zgjedhur shokun e jetės?

    Pėr asnjėrėn nga kėto teori, nuk mund tė themi se kjo ėshtė mė e mira apo mė e pavolitshmja. Pėr tė thėnė se cila ėshtė mė e mirė dhe e volitshme, duhet qė tė shtojmė disa kritere tė tjera, kritere tė cilat i pėrmend vetė i dėrguari i Zotit a.s.

    Nė dy hadithe, ai pėrmend dy teori, njėrėn pėr tė rinjtė dhe njėrėn pėr tė rejat.

    Pėrsa i pėrket kritereve qė duhet tė ekzistojnė tek njė vajzė, thotė Profeti a.s:”Njė grua merret pėr katėr gjėra: Bukurinė e saj, pasurinė, farefisin dhe pėrkushtimin e saj fetar. Kėrko atė tė pėrkushtuarėn fetarisht, t’u mbushshin duart me dhe!”

    Kurse pėrsa i pėrket kritereve qė duhet tė plotėsojė njė djalė, pėr tė qenė bashkėshort i njė vajze, thotė Profeti a.s:”Nėse dorėn e vajzės tuaj e kėrkon njė fetar dhe njeri i moralshėm, atėherė pranojeni kėtė lidhje. Nė tė kundėrt do tė ndodhė fitne nė tokė dhe degjenerim i madh.”

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 11-05-2009 mė 10:21
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    >>>

    Kurse pėrsa i pėrket kritereve qė duhet tė plotėsojė njė djalė, pėr tė qenė bashkėshort i njė vajze, thotė Profeti a.s:”Nėse dorėn e vajzės tuaj e kėrkon njė fetar dhe njeri i moralshėm, atėherė pranojeni kėtė lidhje. Nė tė kundėrt do tė ndodhė fitne nė tokė dhe degjenerim i madh.”

    Nė kėtė hadith, Profeti a.s nuk e ka neglizhuar dhe shpėrfillur joshjen dhe tėrheqjen fizike. Ai nuk e ka shpėrfillur as teorinė e analizės, tė qėnit pranė, vlerave dhe vetive plotėsuese dhe ngjashmėrive.

    Kėshtu, kurdo qė i pėrmbahemi kriterit tė caktuar nga Profeti Muhamed a.s, mund t’a zgjedhim shokun e jetės sipas shijeve dhe teorive tė mėsipėrme.

    Njė herė, ndodhesha nė Kairo pėr njė ligjėratė. Pasi pėrfundova ligjėratėn, mė erdhi njė vajzė dhe mė tha:”Jam nė njė hall tė madh. Unė jam tridhjetė e dy vjeēe dhe sa herė qė prindėrit e mi mė propozojnė njė djalė pėr t’u fejuar, madje ndėrmarrin dhe hapa konkretė, unė refuzoj. Unė jam shumė e lėkundur pėrsa i pėrket vendimit tė fejesės dhe martesės, pasi kam frikė se do tė dėshtoj. Ēfarė mė kėshillon tė bėj?”

    Unė i thashė:”Kur prindėrit e tu tė kanė propozuar njė djalė, pėrse nuk pranon tė paktėn qė tė njihesh dhe prezantohesh me tė?”

    Ajo u pėrgjigj:”Unė nuk kam asnjė problem mbi kėtė ēėshtje, por i frikėsohem dėshtimit qė mund tė pasojė mė vonė.”

    Unė i thashė:”Me qėllim qė si fejesa ashtu dhe martesa mė vonė tė mos dėshtojė, duhen respektuar disa rregulla dhe parime. Dhe fillova t’i flas mbi disa parime dhe pyetje, me tė cilat mund tė zbulohet personaliteti i personit qė ka kėrkuar dorėn e vajzės dhe anasjelltas. Me anė tė kėtyre pyetjeve, garantohet suksesi i fejesės dhe mė pas i martesės.

    Vajza mė tha:”Por unė kam njė problem tjetėr!”

    “Ēfarė problemi?” e pyeta unė.

    Ajo mė tha:”Nė fakt, unė nuk jam muslimane, por jam e krishterė. Dhe problemi mė i madh nė fenė tonė, ėshtė se po u martova, nuk mund tė divorcohem sido tė jenė kushtet dhe rrethanat. Unė duhet tė jetoj me atė burrė, sido qoftė dhe pėr gjithė jetėn.”

    Nga ana ime, unė fillova t’i ofroj disa zgjidhje, por ajo e refuzonte secilėn prej tyre. Nė fund i thashė:”Tani do tė propozoj zgjidhjen e vetme qė ka mbetur.”

    Ajo pyeti:”E ēfarė do mė propozosh?”

    Unė i thashė:”Tė propozoj tė konvertohesh nė muslimane.”

    Ajo pyeti:”Ēfarė?! E pėrse duhet t’a bėj kėtė?! Ēfarė do tė ndryshojė nėse bėhem muslimane?!”

    Unė i thashė:”Nė islam, nėse njihesh me njė djalė, fejohesh, martohesh, jeton me tė pėr disa vite dhe e shikon se e ke tė vėshtirė tė vazhdosh, ti si femėr ke tė drejtė tė kėrkosh divorcin.”

    Ajo pyeti e habitur:”Ēfarė duhet tė bėj qė tė jem muslimane?”

    Unė i thashė:”Ėshtė shumė e thjeshtė. Duhet tė dėshmosh qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij.” dhe ajo e pranoi kėtė zgjidhje.

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    >>
    Kriteret e njė bashkėshorteje tė denjė, tė pėrcaktuara nė hadithin e mėsipėrm tė Profetit a.s, janė me qėllim qė tė garantohet njė martesė e suksesshme dhe jetė famljare e lumtur. Nga programet e shumta televizive, konsulencat qė mė vijnė, trajnimet etj... kam zbuluar se martesat mė tė suksesshme janė ato qė janė realizuar duke zbatuar kritetret dhe porositė e profetit Muhamed a.s.

    Nėse njė i ri martohet me njė vajzė, vetėm se ajo ėshtė fetare, edhe pse ajo nuk ėshtė e bukur, e fisshme dhe nga njė familje e pasur, a mund tė jetė njė martesė e tillė suksesshme?

    Pėrgjigja ėshtė “Po” mund tė jetė martesė e suksesshme, nėse ky i ri ka aftėsitė dhe gatishmėrinė e duhur qė tė pėrshtatet me kėtė vajzė me tė cilėn ėshtė martuar vetėm pėr faktin qė ajo ėshtė fetare. Padyshim qė kjo ka tė bėjė me psikologjinė e kėtij tė riu, edukimin dhe durimin e tij.

    Edhe pse Profeti a.s i ka kushtuar mė shumė rėndėsi pėrkushtimit fetar tė pretendentes pėr martesė, ai nuk i ka shpėrfilluar dhe neglizhuar kriteret e tjera, si pasuria, bukuria dhe niveli shoqėror. “Njė grua merret pėr katėr gjėra: Bukurinė e saj, pasurinė, farefisin dhe pėrkushtimin e saj fetar. Kėrko atė tė pėrkushtuarėn fetarisht, t’u mbushshin duart me dhe!”

    Kėshtu, Profeti a.s ka pėrmendur katėr kritere tė rėndėsishėm, ku pėrkushtimi fetar duhet tė zėrė vendim mė tė madh. Nė vend qė secilin nga kėto katėr kritere t’a vlerėsojmė me 25 pikė, le t’a vlerėsojmė pėrkushtimin fetar me dyzet pikė, kurse tė tjerėt me pesėmbėdhjetė.

    Nėse ka tė rinj tė cilėt janė shumė tė dhėnė pas bukurisė, elegancės dhe hijeshisė fizike, le t’i shtojė pikėt e pamjes dhe bukurisė sė vajzės. Kėshtu, nėse i jep fesė dyzet pikė, le t’i japė kriterit tė hijeshisė tridhjetė pikė.

    Nėse njė i ri ėshtė i dhėnė pas pasurisė, le t’i shtojė pikėt e kėtij kriteri tek vajza me tė cilėn kėrkon tė martohet. Nėse dikush tjetėr ėshtė i dhėnė pas kriterit tė nivelit shoqėror dhe e kėrkon bashkėshorten e tij tė jetė nga njė familje e fisshme, le t’i shtojė pikėt e kėtij kriteri dhe tė zbresė pikėt e bukurisė dhe pasurisė.

    Ēdo i ri, le t’i vlerėsojė kriteret e pėrcaktuara nga Profeti a.s, sipas karakterit, prirjeve dhe pikės sė tij tė dobėt. Ēdo i ri ėshtė i lirė qė marrėdhėniet e tij shoqėrore dhe familjare, t’i ndėrtojė sipas prirjeve dhe parimeve tė tij, por duke respektuar fillimisht kriterin e pėrkushtimit fetar.

    Njė herė ndodhesha nė Aman, kryeqytetin e Jordanisė pėr njė ligjėratė. Pas ligjėratės, njė i ri mu afrua dhe mė tha:”Unė dhe gruaja ime kur u martuam nuk ishim tė pėrkushtuar nė fe, megjithatė ndiheshim tė lumtur dhe tė gėzuar. Pas pesė vitesh martesė, unė fillova tė pėrkushtohem nė fe dhe i kėrkova bashkėshortes qė tė falej dhe tė vishte hixhabin. Ajo filloi tė falej, por gjithėsesi nuk pranon tė veshė hixhabin. Unė nuk e di ēfarė tė veproj, mos duhet t’a divorcoj?!”

    Unė i thashė:”Nėse secili qė ndryshon fenė apo ideologjitė e tij, divorcohet nga bashkėshortja dhe braktis fėmijėt, do tė ndodhte katastrofė nė shoqėri.”

    Ashtu siē lėkundet pasuria dhe bukuria, ashtu lėkundet edhe besimi, i cili herė forcohet dhe herė tė tjera dobėsohet. Secilit prej nesh i ndodh qė tė ndjejė se besimin e ka shumė tė fortė disa kohė, ndėrkohė qė pas disa kohėsh ai e ndjen qė besimi i ėshtė dobėsuar.

    Pėr kėtė, Profeti a.s thotė:”Njė besimtar, nuk quhet i tillė nė ēastin kur kryen imoralitet...”

    Pra, nė momentin kur njė besimtar vepron njė gjynah tė rėndė, besimi i tij ėshtė nė nivelet mė tė ulėta, gjė e cila ia mundėsoi kėtė vepėr tė ligė. Me t’a pėrfunduar kėtė vepėr, ai pendohet, kėrkon falje dhe i lutet Zotit.

    Kur ti u martove me bashkėshorten tėnde, e zgjodhe sipas modelit tėnd dhe sipas teorisė sė ngjashmėrive. Tė dy ju nuk faleshit dhe besimin e kishit tė dobėt. Ty, Zoti tė nderoi me pėrkushtimin nė fe, gjė e cila i mungon bashkėshortes tėnde. Me qėllim qė edhe ajo tė pėrkushtohet dhe tė pėrfitojė nga udhėzimi i Zotit, kjo kėrkon kohė dhe pėrpjekje. Zemra nuk ėshtė njė kyē qė hapet dhe mbyllet me ēelės dhe sipas dėshirės. Zemrat e njerėzve janė mes dy gishtave tė Zotit dhe Ai i ndryshon sipas dėshirės.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Verejtje:Une nuk jam Autor i ketyre Shkrimeve
    Mosha mė e pėrshtatshme pėr t’u martuar.

    Njė herė ndodhesha nė Britani, pėr tė trajnuar tė rinjtė dhe tė rejat mbi fejesėn. Numri i tė rinjve ishte pesėdhjetė, dhe po aq ishte i tė rejave. Gjatė trajnimit, njė nga vajzat u ngrit dhe mė pyeti:”Cila ėshtė mosha mė e pėrshtatshme pėr t’u martuar?”

    Unė iu pėrgjigja:”Mosha mė e mirė dhe mė e pėrshtatshme pėr t’u martuar, ėshtė mosha e pjekurisė. Nėse djali apo vajza janė tė pjekur dhe tė gatshėm pėr tė mbajtur pėrgjegjėsi, atėherė kjo ėshtė mosha mė e pėrshtatshme.”

    Njė djalė mund tė jetė tridhjetė vjeē, por nuk ėshtė i aftė pėr martesė pasi nuk ėshtė i pjekur. Njė i ri qė ėshtė euforik, sillet dhe reagon si fėmijė, mendon dhe llogjikon si i vogėl, nuk ėshtė i aftė pėr t’u martuar.

    Ndonjėherė mund tė gjejmė njė tė ri qė ėshtė vetėm tetėmbėdhjetė vjeē, por ėshtė i pjekur, i ndėrgjegjshėm, flet dhe reagon si tė ishte dyzet vjeē. Njė i ri i tillė, ėshtė i aftė tė martohet kurdo.

    Ka vajza qė janė vetėm pesėmbėdhjetė vjeēe, por arsyeja dhe llogjika me tė cilėn shfaqen, tė bėn tė ndjesh se je para njė gruaje tė madhe. Njė vajzė e tillė ėshtė e pjekur dhe e aftė pėr martesė. Ndėrkohė, qė njė vajzė tjetėr, edhe pse ėshtė njėzet e pesė apo tridhjetė vjeēe, nuk ėshtė e gatshme dhe e aftė pėr t’u martuar. Kjo, pasi ajo nuk ėshtė e pjekur dhe vazhdon tė mendojė dhe sillet si fėmijė.

    Dikush e pyeti dijetarin e njohur Ibnul Kajjim:”Kush ėshtė mė i mirė, uji apo buka?”

    Ibnul Kajjimi i tha:”Uji ėshtė mė i mirė dhe i dobishėm pėr tė eturin, kurse buka pėr tė uriturin.”

    Po tė shohim, Profeti a.s pėrmend katėr cilėsi dhe kritere qė duhen respektuar nė pretendenten pėr bashkėshorte. Ndėrkohė qė ai pėrmend vetėm dy kritere pėr djalin qė kėrkon dorėn e njė vajze. Thotė Profeti a.s:”Nėse dorėn e vajzės tuaj e kėrkon njė fetar dhe njeri i moralshėm, atėherė pranojeni kėtė lidhje. Nė tė kundėrt do tė ndodhė fitne nė tokė dhe degjenerim i madh.”

    Pėrse vallė nuk e pėrmend kriterin e bukurisė tek i riu qė ka kėrkuar dorėn e njė vajze? Mos vallė djemtė i kushtojmė mė shumė rėndėsi pamjes dhe hijeshisė, mė shumė se ē’i kushtojnė vajzat?

    Pėrgjigja ėshtė se ashtu siē djemtė i kushtojnė rėndėsi pamjes sė jashtme, ashtu edhe vajzat i kushtojnė rėndėsi.

    Atėherė, pėrse kur Profeti a.s caktoi kriteret e bashkėshortes, pėrmendi dhe bukurinė e saj, ndėrkohė qė kur caktoi kriteret e bashkėshortit, pėr vajzėn, nuk e pėrmendi hijeshinė dhe pamjen e tij?!

    Kėndvėshtrimi dhe koncepti qė ka djali pėr bukurinė dhe hijeshinė, ėshtė i ndryshėm nga koncepti i vajzės. Djemtė, e shohin bukurinė nė pamjen e jashtme, fizike. Padyshim qė atij i intereson dhe morali, bukuria shpirtėrore e vajzės etj... Por, fillimisht ai jepet pas bukurisė dhe hireve tė fizikut.

    Ndėrkohė qė vajza ka njė koncept dhe perceptim tė ndryshėm pėrsa i pėrket bukurisė dhe hijeshisė. Pėr vajzat, pamja e jashtme dhe hijeshia, ka rėndėsinė e saj, por ajo kurrė nuk i afrohet hijeshisė shpirtėrore, moralit dhe pėrkushtimit nė fe. Kėshtu, feja e sheh bukurinė nė moralet dhe edukatėn e djalit.

    Prandaj, shohim qė Profeti a.s e ka caktuar kriterin e bukurisė dhe hijeshisė, por sipas konceptit tė secilės palė, si tė djalit ashtu dhe tė vajzės.

    Njė djalė i hijshėm dhe i moralshėm, hyn nė njė dhomė ku ndodhen tre vajza, bisedon me ta pėr dhjetė minuata dhe del. Pas kėsaj, pyeten tre vajzat, se ēfarė u pėlqeu tek ky djalė.

    Vajza e parė thotė:”Mua mė pėlqeu mėnyra e tė folurit.”

    E dyta thotė:”Mua mė pėlqeu qetėsia qė e karakterizonte.”

    E treta thotė:”Mua mė pėlqeu mėnyra si mendonte.”

    Tė tre kėto vajza folėm mbi hijeshinė, por sipas konceptit tė secilės. Njėra prej tyre e shihte bukurinė tek qetėsia e djalit, tjetra e shihte tek mėnyra si mendonte dhe tjetra tek mėnyra si fliste dhe bisedonte.

    Sot nė perėndim, bėhen shumė studime dhe hulumtime, mbi metodat dhe rrugėt si t’a bėjnė mė tė suksesshme periudhėn e fejesės.

    Njė nga kėto studime, unė e kam nė dorė dhe ky studim titullohet “Ndikimi i pėrgjumur.” Qėllimi dhe objektivi i kėtij studimi, ishte tė zbulojė periudhėn mė tė volitshme tė fejesės, gjatė sė cilės tė fejuarit e njohin-njėri tjetrin. Studimi y krye nė Amerikė dhe u zbulua se periudha e fejesės mė e pėrshtatshme dhe e cila garanton njė martesė tė lumtur, duhet tė jetė tetėmbėdhjetė muaj.

    Veēse, duhet pasur parasysh koncepti i fejesės nė perėndim dhe nė islam. Nė perėndim, tė fejuarit mund dhe tė bashkėjetojnė me njėri-tjetrin, mund tė kenė kontakte seksuale etj...

    Nėse nė Amerikė, fejesa nuk duhet tė zgjasė mė shumė se tetėmbėdhjetė muaj, po nė islam, sa duhet tė zgjasė? Sa duhet tė jetė periudha e fejesės, me qėllim qė tė gjykojmė nėse martesa do tė jetė e suksesshme apo jo?

    Nė fakt, nė islam nuk pėrcaktohet periudha e fejesės. Nė islam pėrcaktohen disa kritere dhe standarte, tė cilat nėse realizohen periudha e fejesės mund tė zgjasė edhe njė jave tė vetme dhe pas njė jave finalizohet me martesė. Nėse kėto kritere dhe standarte arrihen nė njė muaj, atėherė njė muaj ėshtė i mjaftueshėn. Nėse ato arrihen nė njė vit, atėherė njė vit ėshtė i mjaftueshėm.

    Kėshtu, shohim qė nė islam nuk kemi njė ligj tė pėrcaktuar mirė, sipas tė cilit periudha e pėrcaktohet njė herė e mirė pėr tė gjithė martesat dhe fejesat dhe nuk tejkalohet.

    Gjatė fejesės ndodhin njė sėrė zhvillimesh si prezantimi mes djalit dhe vajzės, mbledhja e informacionit pėr secilin, studiohet projekti i martesės, konsultimi, falja e namazit tė istihares etj... Tė gjithė kėto, kėrkojnė kohėn e duhur. Nėse djali dhe vajza i kryejnė tė gjithė kėto brenda njė jave, atėherė ata janė tė gatshmė pėr t’u martuar. Njė ēift tjetėr u duhet njė vit qė t’i kryejnė tė gjithė kėto zhvillime.

    Kėshtu, ēėshtja e periudhės sė fejesės ėshtė diēka relative, ajo varet nga vendi, koha, njerėzit dhe rrethanat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 14-05-2009 mė 12:07
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kush ėshtė personi i duhur pėr tė mbledhur informacion?

    Tė mbledhėsh informacion mbi dikė, nuk ėshtė diēka e kollajtė. Gjėja e parė me tė cilėn pėrballet njė djalė pasi tė njohė njė vajzė dhe t’i pėlqejė pamja e saj, ėshtė mbledhja i informacionit tė duhur.

    Informacioni ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr fillimin dhe mbarėvajtjen e ēdo projekti. Duke qenė se martesa ėshtė projekti mė i rėndėsishėm nė jetėn e njeriut, mbledhja e informacionit tė duhur rreth vajzės dhe djalit, bėhet akoma mė i rėndėsishėm.

    Nė rastin e fejesės dhe tė martesės, unė e kėshilloj si djalin ashtu dhe vajzėn, qė ēdo informacion rreth palės tjetėr, t’a shėnojnė nė njė letėr. Gjithashtu, i kėshilloj qė informacionin t’a shėnojnė tė shoqėruar me burimin e tij. Pėr kėtė, ajo mund tė ndėrtojė njė grafik, ku tė shėnojė si informacionet e marra nga vetė djali/vajza, nga kolegėt, tė afėrmit, shokėt etj...

    Pėrsonat tė cilėt mund tė pėrdorim pėr tė grumbulluar informacionin e duhur rreth vajzės/djalit me tė cilin duam tė fejohemi, duhet tė kenė tre cilėsi:

    1 – Tė jetė i paanshėm dhe i drejtė. Kėtu bėn pėrjashtim kushdo qė kėrkon t’a prishė kėtė lidhje pėr njė arsye ose pėr njė tjetėr.

    2 – Tė jetė i besueshėm. T’i kėrkosh dikujt informacion mbi persnonin me tė cilin do tė martohesh, ėshtė si t’i kėrkosh tė tė kėshillojė. Dhe kėshilla nė njė rast tė tillė duhet tė jetė e sinqertė. Thotė Profeti a.s:”Nėse dikush ju kėrkon t’a kėshilloni, kėshillojeni me sinqeritet.”

    Fatime bintu Kajs, vajti tek i dėrguari i Zotit a.s dhe i tregoi se Muavije dhe Ebu Xhehm kishin kėrkuar dorėn e saj. Pasi i tregoi kėtė, ajo e pyeti:”Po ti, ēfarė mendon o i dėrguar i Zotit?”

    Profeti a.s i tha:”Pėrsa i pėrket Ebu Xhehm, ai nuk e ul shkopin nga supi (gjithmonė nė udhėtim). Kurse Muavije ėshtė njė fakir duarbosh.”

    Pėr tė dy kėta persona, Profeti a.s i dha informacionin e duhur dhe tė saktė.

    Nė njė ndodhi tjetėr, vėllai i Bilal ibnu Rebah, kėrkoi dorėn e njė vajze nė Medine. Familjarėt e vajzės, shkuan dhe pyetėn Bilalin, duke qenė se ai ishte njė ndėr shokėt e Profetit a.s dhe muezini i muslimanėve gjatė jetės sė Profetit a.s. Me t’u takuar me Bilalin i thanė:”Vėllai yt ka kėrkuar dorėn e vajzės tonė, prandaj kemi ardhur tė tė pyesim!”

    Bilali u pėrgjigj:”Vėllai im ėshtė me moral dhe fe tė dobėt.”

    Edhe pse ēėshtja kishte tė bėnte me vėllanė e tij, Bilali u tregua i sinqertė dhe ofroi informacionin e saktė.

    Ndonjėherė, ndodh qė familja e djalit dhe e vajzės qė po fejohen, njihen dhe kanė lidhje miqėsore. Kjo bėn qė shumė nga kėto familje tė mos ineteresohen dhe tė mos mbledhin informacion rreth djalit dhe anasjelltas. Projekti i martesės ka nevojė tė studiohet dhe tė mblidhet gjithė informacioni i duhur, me qėllim qė tė mos befasohemi mė vonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 14-05-2009 mė 17:26
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Diferenca nė moshė mes bashkėshorteve.

    Nėse njė ēift i plotėsojnė tė gjithė kriteret e pėrmendura me lart, janė tė hijshėm dhe e kanė pranuar njėri-tjetrin, janė fetarė, tė moralshėm, tė mirėedukuar, rrjedhin nga familje tė fisshme etj... por kanė dallime nė moshė, a mund tė jetojnė njė jetė tė lumtur? A ėshtė kriter i konsiderueshėm dhe i rėndėsishėm dallimet nė moshė mes tė fejuarve dhe tė martuarve mė vonė? A mund tė jetojnė tė lumtur njė ēift, ku djali ėshtė njėzet e shtatė vjeē, kurse vajza vetėm shtatėmbėdhjetė? A mund tė jetė e suksesshme njė lidhje, kur vajza ėshtė njėzet e dy vjeēe, kurse djali qė ka kėrkuar dorėn e saj njėzet e njė?

    Pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, ne kemi nevojė t’i referohemi jetės sė Profetit tonė tė nderuar, paqja e Zotit qoftė mbi tė. Tek ai kemi modelin mė tė mirė nė ēdo fushė, pa pėrjashtuar atė tė martesės. Gruaja e tij Hadixheja, i propozoi atij pėr martesė nė njė formė indirekte. Dallimi nė moshė mes Profetit a.s dhe Hadixhes ishte shumė i madh. Asokohe, Hadixheja ishte dyzet vjeēe, kurse Profeti a.s vetėm njėzet e pesė. Kėshtu, Hadixheja ishte pesėmbėdhjetė vite mė e madhe se Profeti a.s.

    Njė martesė tjetėr me dallim tė madh nė moshė, ėshtė martesa me Aishen. Profeti a.s ishte pesėdhjetė e dy vjeē, kur u fejua me Aishen e cila asokohe ishte vetėm nėntė vjeēe. Diferenca nė moshė ėshtė mbi tridhjetė vite.

    Nė moshėn pesėdhjetė e tre vjeēe, Profeti a.s martohet me Seuda bint Sem’a e cila ishte pesėdhjetė e gjashtė vjeēe.

    Nė moshėn pesėdhjetė e katėr vjeēe, Profeti a.s martohet me Hafsa bintu Umer e cila ishte tetėmbėdhjetė vjeēe.

    Nė moshėn pesėdhjetė e pesė vjeē, Profeti a.s martohet me Ummu Selemen, e cila ishte nė njė moshė ose njė vit mė e madhe se Profeti a.s.

    Kėshtu, pėrgjigja e tė gjithė pyetjeve tė ngritura mė sipėr ėshtė: Kjo varet nga aftėsitė e secilit pėr t’iu pėrshtatur palės tjetėr. E rėndėsishme nė njė fejesė dhe martesė, ėshtė pjekuria dhe mosha mendore dhe jo mosha qė ėshtė e regjistruar nė ēertifikatėn e lindjes. Nėse njė vajzė tridhjetė vjeēare fejohet me njė djalė njėzet vjeēar, por qė kanė tė njėjtin nivel pjekurie, diferenca e moshės nuk ndokon nė suksesin e martesės dhe nė jetėn familjare mė vonė.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Fejesa nėpėrmjet internetit.


    Duke qenė se teknologjia zhvillohet me hapa galopant, kohėt e fundit kanė filluar tė krijohen lidhje, fejesa dhe martesa nėpėrmjet internetit. Me anė tė bisedave nė chatt, kanė filluar tė lindin lidhje tė cilat evolojnė nė dashuri dhe vullnet pėr t’a kurorėzuar me fejesė dhe mė pas martesė. Tė shumta janė ato vajza dhe djem, tė cilėt pyesin nėse duhet tė fejohen dhe martohen me palėn tjetėr, tė cilėn e kanė njohur nėpėrmjet internetit.



    Sot, unė e konsideroj internetin si njė nga fazat e prezantimit mes dy personave qė duan tė fejohen. Nga pėrvoja ime, pėrqindja e informacionit dhe prezantimit mes njė djali dhe vajzė nėpėrmjet internetit nuk e kalon 15 %-shin. Prandaj, pėr tė vendosur, si vajza ashtu dhe djali, kanė nevojė tė ulen, tė shihen dhe tė diskutojnė pėrballė njėri-tjetrit. Ata kanė nevojė tė dinė rreth familjes sė njėri-tjetrit, edukatės, ambjentit ku ėshtė rritur, shokėt etj...

    Unė di shumė raste, kur tė rinjtė kanė vendosur tė fejohen dhe tė martohen, vetėm nga kontaktet nėpėrmjet internetit. Por kur janė ulur dhe kanė diskutuar, tė dy kanė pasur mendim tė kundėrt.

    Bisedat pa e parė njėri-tjetrin ofrojnė vetėm 35 % tė informacionit, ndėrkohė qė gjuha e trupit, shikimi dhe biseda e drejtpėrdrejtė, ofron 65 %-shin tjetėr. Shpesh herė, tė rinjtė pėlqehen vetėm me shikimin dhe takimin e parė.

    Thotė Profeti a.s rreth kėsaj:”Shpirtrat janė ushtarė tė mobilizuar. Shpirtrat binjakė qėndrojnė pranė njėri-tjetrit, kurse shpirtat e kundėrt larg.”

    Gjithėsesi, edhe pse me anė tė internetit informacioni ėshtė i mangėt, pėrmban shumė tė pavėrteta, ėshtė i papėlqyeshėm etj... nuk mund tė themi se ēdo martesė qė realizohet nėpėrmjet internetit ėshtė e prirur tė dėshtojė. Njė martesė e tillė mund tė jetė e suksesshme, edhe pse mundėsia pėr kėtė ėshtė nė pėrqindje shumė tė ulėt. Unė personalisht, kam arritur tė martoj mė shumė se njė ēift nėpėrmjet internetit. Madje, unė dhe grupi im i punės, keme hapur njė faqe internetit (www.zawajtech.com) me anė tė cilit ua lehtėsojmė tė rinjve dhe tė rejave muslimane prezantimin dhe mė pas fejesėn dhe martesėn. Gjithēka realizohet nėn vėshgimin dhe kujdesin e drejtpėrdrejtė tė njė grupi pune. Gjithashtu, edhe pas martesės ne u ofrojmė ndihmėn dhe konsulencėn tonė pėr ēfarėdo problemi.

    Kėshtu, tė zgjedhėsh shokun/shoqen e jetės nėpėrmjet internetit dhe nė kufinjtė e tė lejuarės, nuk ka asgjė tė keqe, por qė duhet tė shoqėrohet me takim, prezantim, mbledhje informacioni nga burime tė tjera etj... Tė njėjtat gjėra vlejnė dhe nė martesat qė bėhen me mblesėri, me ndėrmjetėsi, me anė tė revistave, kanaleve televizive, telefonave celularė etj....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 15-05-2009 mė 15:10
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  11. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Marketingu i vajzave.


    Njė ndėr problemet me tė cilat ballafaqohen shumė vajza dhe familje, ėshtė se duhet pritur qė vajzėn e tyre t’a kėrkojė dikush.

    Njė herė, unė transmetova njė emision satelitor me temė “Marketingu i vajzave”. Ky emision, u kritikua shumė ashpėr nga disa vende arabe. Ndėrkohė qė nga disa vende tė tjera u prit shumė mirė. Ajo qė mė bėri t’a shfaq kėtė emision nė transmetim direkt satelitor, ėshtė se jo vetėm nė vendet arabe, por dhe nė shumė vende tė tjera, vajzat dhe familjet e tyre duhet tė presin djalin qė vjen dhe kėrkon dorėn e tyre. Herėn e fundit, mė erdhi njė email nga Australia, ku vajzat e muslimanėve atje, prisnin nė shtėpi derisa dikush tė kėrkonte dorėn e tyre. Ndėrkohė qė tė rinjtė muslimanė, pėr shkak tė mosinformacionit, detyrohen tė kėrkojnė vajza nė vendet e tyre tė origjinės. Ky fakt ishte njė shtysė akoma mė e fuqishme pėr emisionin.

    Gjatė emisionit, unė pėrmenda shumė fakte dhe tekste nė Kuranin famėlartė dhe nga tradita profetike.

    Kėshtu, pėmenda rastin e dy vajzave tė Shuajbit, ku njėra prej tyre shprehu simpatinė e saj nė mėnyrė indirekte pėr Musanė a.s.

    Gjithashtu, pėrmenda faktin qė Umer ibnul Hattabi kėrkonte njė burrė tė ndershėm dhe tė pėrshtatshėm pėr vajzėn e tij Hafsa. Pėr kėtė, ai i propozoi fillimisht Uthmanit, mė pas Aliu, Ebu Bekrit dhe nė fund Hafsa u martua me Profetin a.s.

    Fakti qė babai apo nėna kėrkojnė njė djalė tė mirė pėr vajzėn e tyre, nuk ka asgjė tė keqe. Jo vetėm kjo, por nė islam ėshtė e lejueshme qė edhe vetė vajza apo gruaja, t’i propozojė pėr martesė njė djali. Tė gjithė e dimė qė njė nga gratė e Medines, vajti dhe nė prezencėn e muslimanėve tė tjerė, i propozoi Profetit a.s pėr martesė. Njė propozim i tillė mund tė jetė direkt dhe indirekt.

    Vetė juristėt muslimanė, e kanė diskutuar njė ēėshtje tė tillė nė librat e fikhut dhe e kanė lejuar.

    Nuk ka asgjė tė keqe qė njė vajzė t’i dėrgojė njė letėr, email apo mesazh njė djali dhe t’i thotė qė ajo uron tė martohet me njė djalė si ai. Diēka e tillė ėshtė e lejueshme nė Sheriatin islam, ndėrkohė qė traditat dhe zakonet tona e shohin shumė tė dėnueshme. Padyshim qė kjo ėshtė njė e metė e shoqėrive, zakoneve dhe traditave tona.

    Nė koleksionin e imam Muslimit, transmetohet njė hadith tjetėr qė e pėrforcon idenė e mėsipėrme. Transmeton imam Muslimi se e Sad ibnu Haulea, nga fisi Benu Amir, ishte i martuar me Subejan. Sad ibnu Haulea vdiq nė haxhin e fundit tė Profetit a.s. Gruaja e tij Subej’i ishte shtatzanė, dhe disa ditė pas vdekjes sė shoqit, ajo lindi. Pas pak kohėsh, ajo filloi tė zbukurohej pėr ata qė dėshironin tė fejoheshin me tė. Njė nga shokėt e Profetit a.s, Ebu Senabil, e pa dhe gjithė habi e pyeti:”Pėrse je zbukuruar kėshtu?! Mos kėrkon tė martohesh kaq shpejt?! Pėr Zotin nuk ke pėr t’u martuar derisa tė kalojnė katėr muaj e dhjetė ditė!”

    Tregon vetė Subej’a:”Kur mė tha kėtė gjė, unė mblodha plaēkat e mia dhe vajta tek i dėrguari i Zotit a.s t’a pyes pėr atė qė kishte ngjarė. Ai mė tha qė me lindjen e foshnjes, unė isha e lirė tė martohem nėse dėshiroj.”

    Prandaj, pėrsa i pėrket ēėshtjes sė martesės ajo nuk duhet tė trajtohet si diēka e fshehtė, intime dhe problematike.

    Edhe pse para 1.400 vitesh, muslimanėt e parė nuk i kishin kėto komplekse qė kemi ne. Nė atė kohė, ata nuk e shihnin tė keqe qė babai tė kėrkojė njė bashkėshort tė denjė pėr vajzėn e tij, ose vetė vajza tė kėrkojė njė bashkėshort tė tillė pėr veten.

    Ashtu siē ėshtė e lejuar qė djali tė kėrkojė dorėn e vajzės, ashtu pranohen dhe dy format e lartpėrmendura.

    Njė herė, ndodhesha pėr njė ligjėratė me gra dhe vajza tė reja. Kur pėrmenda se nė islam lejohet qė vajza t’i propozojė njė djali, njė nga vajzat u ngrit dhe mė tha:”Nėse jam unė ajo qė i propozoj pėr martesė njė djali, me kėtė sikur unė e ul veten para tij. Ēfarė mendon ti?”

    Unė i thashė:”Nuk ka pėrse tė jetė ulje dhe cėnim i dinjitetit tėnd. Nė fund tė fundit, martesa nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse ofertė dhe kėrkesė. Ashstu siē ka tė drejtė djali tė kėrkojė dorėn tėnde, edhe ti e gėzon kėtė tė drejtė. A konsiderohet si ulje dhe poshtėrim pėr djalin, nėse ai kėrkon dorėn tėnde dhe ti e refuzon?! Normalisht qė nuk konsiderohet si ulje dhe poshtėrim. E njėjta gjė ndodh dhe me vajzėn, nėse ajo i propozon pėr martesė njė djali dhe ai e refuzon. Ajo nuk ka pėrse tė ndihet e fyer dhe e poshtėruar nė kėtė rast. Ėshtė e njėjta gjė, nėse ajo bėn kėrkesė pėr t’u pranuar nė njė universitet dhe i refuzohet kėrkesa.”

    Gjithėsesi, unė e di qė vajza ndihet e ofenduar dhe e poshtėruar nėse i propozon pėr martesė njė djali dhe ai e refuzon. Kjo ndodh pėr shkak se edukata qė kemi marrė nė familjet dhe shoqėrinė ku jetojmė, e ushqen njė ndjenjė tė tillė.

    Prandaj, themi qė ēdo njeri e vlerėson sipas formimit, traditės dhe edukimit, formėn e fejesės qė i pėrshtatet mė shumė. ēfarėdo forme tė zgjedhė njė djalė ose vajzė, nėpėrmjet internetit, mblesėrisė, propozimit direkt apo indirekt etj... duhet tė plotėsojė kushtet dhe kriteret qė kemi pėrmendur mė lart.

    Sot ekzistojnė institucione tė ndryshme qė ofrojnė konsulencėn dhe ndihmėn e tyre pėr njė pėrzgjedhje tė mirė mes tė fejuarve. Gjithashtu, ofrojnė konsulencėn e tyre falas, pėr njė jetė bashkėshortore tė lumtur. Njė nga kėto ėshtė dhe njė revistė elektronike nė Amerikė, e cila studion vetitė dhe cilėsitė e secilit nga pretendentėt pėr fejesė apo martesė. Kjo revistė botohet nga “Instituti Kombėtar i Familjes dhe Atėsisė” dhe “Fondacioni 1+1” nė bashkėpunim me Kishėn Ungjillore.

    Tė gjithė tė dhėnat dhe informacionet e kėsaj reviste, janė rezultate dhe studime tė ndėrmarra nga kėto dy institucione.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  12. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dhurata martesore nė islam (mehri).

    Ēėshtja e dhuratės martesore nė islam (mehrit) ėshtė njė ēėshtje e debatueshme dhe shpesh herė ajo bėhet objekt sulmi nga orientalistėt, kundėrshtarėt e islamit ose edhe nga dikush qė e ka keqkuptuar atė. Duke qenė se dhurata martesore ėshtė nga kushtet e martesės, sipas tyre, kjo e kthen vajzėn nė njė mall qė shitet dhe blihet.


    Pėr tė replikuar dhe pėr t’i dhėnė njė pėrgjigje bindėse njė dyshimi tė tillė, duhet tė kemi parasysh disa pika:

    1 – Nė islam, dhurata martesore shihet si njė vlerė qė kontribon nė forcimin e lidhjeve bashkėshortore.

    Ne jemi dėshmitarė tė shumė fejesave tė prishura nga djemtė, pėr arsye tė rėndomta. Ka tė rinj tė cilėt janė fejuar dhe e kanė prishur fejesėn kushedi sa herė, thjesht pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė. Fejesa dhe martesa janė lojėra, tė cilat nėse nuk tė pėlqejnė mund t’i braktisėsh dhe tė kėrkosh njė lojė tjetėr. Njė fejesė e prishur, padyshim qė ndikon keq pėr emrin e vajzės.

    Nė pėrgjithėsi, burrat janė mė tė dhėnė pas pasurisė dhe shtimit tė saj, se ē’janė gratė. Duke i kėrkuar burrit tė paguajė njė shumė tė caktuar tė hollash para se tė martohet, bėhet me qėllim qė tė kuptohet serioziteti dhe pėrgjegjshmėria e tij. Nė rastin kur burri pranon tė nxjėrrė njė shumė tė caktuar nga pasuria e tij, ky ėshtė njė tregues i seriozitetit dhe sinqeritetit tė tij.

    Kėshtu, kuptojmė qė dhurata martesore nuk ėshtė pėr tė vlerėsuar bashkėshorten, por ėshtė pėr tė provuar seriozitetin dhe sinqeritetin e tij.

    Edhe pse islami e ka ligjėruar dhuratėn martesore, Profeti a.s nė njė hadith qė flet mbi kėtė ēėshtje thotė:”Gratė mė tė bereqetshme, janė ato qė kėrkojnė mė pak dhurata martesore.”

    Me kėtė hadith, kuptojmė qė me dhuratėn martesore nuk synohet vlerėsimi i vajzės, apo trajtimi i saj si njė mall qė shitet dhe blihet.

    Dhurata e martesės sė vajzave tė Profetit a.s ishte shumė simbolike. Kjo, edhe pse ishin vajzat e tė dėrguarit tė Zotit, njeriut mė tė mirė dhe mė tė privilegjuar mbi faqen e dheut. Dhurata martesore qė Aliu i ofroi Fatimes, vajzės sė Profetit a.s, ishin dy-tre derhemė. Mos vallė vlera e Fatimes, vajzės sė Profetit a.s, ishte dy-tre derhemė?! Kjo, duke ditur se Profeti a.s e kishte pėrmendur Fatimen me katėr gratė qė kanė arritur pjekurinė dhe pėrsosmėrinė shpirtėrore dhe morale.

    Prandaj, dhurata martesore nuk ka pėrse tė shihet si vlerėsim pėr vajzėn. Ajo nuk ėshtė mė shumė se provė pėr tė sprovuar seriozitetin e personit qė ka kėrkuar dorėn e saj.

    Zakonisht kur shkojmė tė lėmė njė takim tek njė doktor privat, na kėrkohet tė lėmė njė shumė si parapagim, pėr t’u siguruar qė e kemi seriozisht dhe qė do tė paraqitemi nė orarin e duhur. Kjo vlerė qė parapaguajmė, nuk ėshtė pėr tė vlerėsuar doktorin dhe njohuritė e tij, por pėr tė vėrtetuar seriozitetin tonė.

    Veē kėsaj, islami nuk e ka caktuar shumėn qė i fejuari duhet t’i japė tė fejuarės para se tė martohen. Gjithashtu, islami nuk e ka caktuar qė dhurata e martesės duhet tė jetė vlerė monetare patjetėr. Dhurata martesore ėshtė e drejtė e vajzės dhe ajo mund tė kėrkojė ēfarė tė dojė.

    Unė kam kurorėzuar njė ēift dhe dhurata qė vajza i kėrkoi djalit pėr martesė, ishte qė ai t’i mėsojė tė gjithė Kuranin pėrmendėsh, pasi vetė djali ishte hafiz. Nė njė rast tjetėr, vajza i kėrkoi djalit si dhuratė martese, qė t’a ndihmojė derisa ajo tė pėrfundojė doktoraturėn.

    Njė student qė studion nė njė shkollė apo universitet privat, duke paguar tarifėn vjetore tė studimit, ai nuk e pėvetėson univeristetin. Kėtė shumė, ai e paguan kundrejt shėrbimeve qė pėrfiton nga shkolla.

    Nė kohėn e Profetit a.s, njė i varfėr dėshironte tė martohej por nuk kishte asnjė grosh pėr t’i dhuruar bashkėshortes. Profeti a.s e pyeti:”A ke ndonjė unazė, qoftė dhe prej hekuri?”

    Burri i tha:”Jo.”

    Profeti a.s e pyeti:”Sa sure ke mėsuar nga Kurani?”

    Pasi burri i tregoi suret qė kishte mėsuar, Profeti a.s i tha:”Shko pasi tė kam martuar me filanen, me kusht qė t’i mėsosh ato sure qė ke mėsuar vetė.”

    Njė ndodhi tjetėr e ēuditshme ėshtė se imam Ebu Bekr Semerkandij, u matua me vajzėn e mėsuesit tė tij, Ebu Bekr Kasanij. Dhurata martesore qė iu kėrkua, ishte tė shpejgojė librin e mėsuesit tė tij “Et-tuhfe fil fikh” dhe libri i ri qė u shkrua dhe u publikua, u quajt “Shpjegoi librin dhe i mori vajzėn”.

    Prandaj, dhurata martesore nuk ka pėrse tė shihet si vlerėsim dhe nuk ėshtė kusht qė tė jetė vlerė monetare. Ajo mund tė jetė arsimim, mund tė jetė udhėtim dhe ēfarėdo tjetėr qė i pėlqen vajzės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 16-05-2009 mė 11:41
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  13. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Format e fejesės.


    Cila ėshtė forma mė e mirė e njė fejese mes dy tė rinjve? Kush duhet tė jetė ai qė e realizon njė fejesė mes tyre? A ėshtė e pranueshme qė tė jetė vajza ajo qė i propozon djalit tė fejohen, apo duhet qė djali tė kėrkojė dorėn e vajzės? A duhet tė jetė e lirė vajza pėr tė vendosur pėr shokun e jetės? A ėshtė e pranueshme njė fejesė qė bėhet nėpėrmjet internetit, celularit apo kanaleve sateitore? A ėshtė e pranueshme njė fejesė qė realizohet me mblesėri?

    Njė ndėr problemet mė tė pikasura nė shumė familje, ėshtė se vendimi pėr fejesėn e vajzės u takon vetėm prindėrve, gjė e cila ėshtė e gabuar. Shumė nga kėta prindėr, e konsiderojnė edhe dhuratėn martesore qė djali i dhuron vajzės, si tė drejtė ekskluzive tė tyren. Edhe vetė vendimi pėr t’u fejuar ose jo, ėshtė e drejtė e vajzės dhe e djalit.

    Prandaj, Profeti a.s thotė:”Njė vajzė e virgjėr, nuk martohet derisa tė japė pėlqimin e saj.” Kjo, pasi njė vendim i tillė ka tė bėjė me jetėn dhe tė ardhmen e saj.

    Shokėt e Profeti a.s e pyetėn:”Si t’a kuptojmė nėse ėshtė dakord me kėtė fejesė?”

    Ai u tha:”Pėlqimi i saj shfaqet me heshtjen e saj.”

    Heshtja e vajzės, ėshtė tregues qė asaj i vjen turp tė pranojė dhe tė japė pėlqimin e saj. Prandaj, heshtja konsiderohet si formė e pėlqimit. Por nėse vajza flet dhe e jep pėlqimin e saj, nuk ka asgjė tė keqe.

    Njė ndodhi tjetėr e vlefshme pėr temėm tonė, ėshtė dhe fejesa e Hansa bintul Hidham El-ensarij. Dorėn e saj e kishin kėrkuar dy persona, Ebu Lubabe, njė nga shokėt e Profetit a.s dhe njė tjetėr nga rrethi miqėsor i saj. Vajza pėlqente tė martohej me Ebu Lubabe, ndėrkohė qė babai preferonte personin nga rrethi miqėsor. Madje, ai e martoi me dhunė, duke mos e respektuar mendimin dhe dėshirėn e saj. E gjendur para njė fakti tė kryer, vajza shkoi tek Profeti a.s dhe i tha:”O i dėrguar i Zotit! Babai mė ka nėpėrkėmbur. Ai mė ka martuar pa mė pyetur fare.”

    Profeti a.s i tha:”Martesa nuk ėshtė e drejtė e tij. Nėse dėshiron mund tė martohesh me kė tė duash.”

    Nė njė trasnmetim tjetėr, Hansa bintul Hidham i thotė Prefetit a.s:”Babai mė ka fejuar me filanin, tė cilin unė e urrej.”

    Profeti a.s i thotė:”Pranoje vendimin e babait tėnd!”

    Vajza i tha:”Unė nuk e pranoj atė qė ka bėrė babai!”

    Profeti a.s i tha:”Atėherė shko martohu me kė tė duash, pasi ai nuk ka tė drejtė tė tė martojė me dhunė!”

    Atėherė, vajza i tha:”Tani e pranoj vendimin e babait. Por me kėtė, doja qė tė gjithė njerėzit t’a dinė qė e drejta e martesės ėshtė nė dorėn e vajzės dhe jo tė babait.”

    Babai dhe nėna, mund t’i propozojnė vajzės sė tyre ndonjė djalė tė cilin e shohin tė pėrshtatshmė pėr tė, por jo t’ia imponojnė. E njėjta gjė ėshtė dhe pėr djalin. rindėrit e tij kanė tė drejtė t’i propozojnė njė vajzė, por jo t’a detyrojnė tė martohet pa pėlqimin e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 18-05-2009 mė 05:08
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SenI_99
    Anėtarėsuar
    05-05-2009
    Vendndodhja
    mergim
    Postime
    33
    Selamun alejukum vella musliman,shum me pelēeu kjo tem,sidomos te drejtat ēe i takojn vajzes per te shpreh deshiren simbas lixhit islam,me te vertet te na dhe ne shum vende muslimane vajzat nuk pyeteshin.Ka raste edhe sot qe prinderit vendosin per fatin e tyre,dhe shum keē per kta vajza ēe detyrohen, A thua kan jet te lumtur?apo vuajn e sakrifojn jeten e tyre per hir te traditave apo friges? Zoti ju shperbleft.

  15. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kėshilla dhe porosi tė shkurtra.


    Nė fund tė kėsaj teme, dua t’i drejtoj tė gjithė tė fejuarve disa kėshilla dhe porosi tė shkurtra. Kėto kėshilla, unė dua t’i konkretizoj duke rrėfyer sekretin e suksesit tė tre ēifteve tė cilėt i njoh pesonalisht.



    Historia e parė: ėshtė e njė burri tė martuar qė prej njėzet e tre vitesh. Unė e pyeta, se cili ishte sekreti i martesės sė lumtur qė kishte pėrjetuar deri atėherė.

    Ai u pėrgjigj:”Sekreti qėndron nė natyrėn e marrėdhėnieve qė kam ndėrtuar me bashkėshorten dhe mbi kėtė natyrė, kemi rėnė dakort qė nė fejesė.”

    Unė ndėrhyra:”Qė prej njėzet e tre vitesh?”

    Ai u pėrgjigj:”Pėr Zotin qė prej njėzet e tre vitesh.”

    Unė e pyeta:”Cilat janė ato pika mbi tė cilat ratė dakort?”

    Ai u pėrgjigj:”Gjatė prezantimit dhe kur secili mblidhte informacion pėr njėri-tjetrin, vendosėm njė rregull: Nuk do tė grindeshim dhe debatonim rreth gjėrave tė kėsaj bote, por vetėm pėr gjėra tė botės tjetėr.”

    Unė i thashė:”Nuk tė kuptova.”

    Ai tha:”Nėse unė dhe bashkėshortja kemi mendime tė ndryshme dhe debatojmė mbi diēka, e pyesim njėri-tjetrin:”Kjo pėr tė cilėn po zihemi dhe debatojmė, i pėrket kėsaj bote apo botės tjetėr?” Nėse ka tė bėjė pėr shembull me ngjyrėn e makinės qė do tė blejmė, markėn e mobiljeve etj... kėto janė gjėra qė i pėrkasin jetės sė kėsaj bote dhe qė kėtu shuhet debati dhe mosmarrėveshja. Pėr tė mos debatuar mė tej dhe pėr t’a zgjidhur ēėshtjen, kemi rėnė dakort qė njė herė t’a sakrifikoj unė zgjedhjen dhe shijen time dhe herėn tjetėr gruaja.

    Kėtė marrėveshje qė kemi bėrė me gruan, ne vazhdojmė t’a respektojmė edhe tani qė kanė kaluar njėzet e tre vite.”

    Historia e dytė ėshtė e njė burri qė ka dymbėdhjetė vite i martuar. Kur e pyeta nėse ishte i lumtur me jetėn martesore dhe bashkėshortore ai u pėrgjigj:”Po, jam i lumtur.”

    E pyeta:”Sipas teje, cili ėshtė sekreti i suksesit tė martesės tėnde?”

    Ai u pėrgjigj:”Kemi bėrė njė marrėveshje me gruan qė ditėn e parė tė fejesės.”

    Unė e pyeta:”E ēfarė marrėveshje paske bėrė?!”

    Ai u pėrgjigj:”ēfarėdo lloj debati dhe mosmarrėveshjeje mes ne tė dyve, nuk duhet tė dalė nga dera. Ka dymbėdhjetė vite, qė ne zihemi, grindemi dhe debatojmė, por vazhdojmė tė jemi tė lumtur. Asgjė nga debatet dhe mosmarrėveshjet tona, nuk del jashtė derės sė shtėpisė.”

    Historia e tretė ėshtė e njė burri qė kishte shtatėmbėdhjetė vite i martuar. Kur e pyeta mbi shkakun e suksesit tė jetės bashkėshortore, ai u pėrgjigj:”Qė kur ishim tė fejuar bėmė njė marrėveshje: Nėse do tė grindemi dhe kemi mosmarrėveshje mbi diēka, kjo grindje dhe mosmarrėveshje nuk do i kalojė njėzet e katėr orė. Kushdo qoftė fajtori, duhet t’a shuajm konflitin e ndezur dhe tė pajtohemi. Pėr Zotin ka shtatėmbėdhjetė vite qė jemi martuar dhe sa herė kemi mosmarrėveshje, pėrpiqemi t’i shuajmė brenda njėzet e katėr orėve.”

    Gjithēka qė pėrmendėm nė kėtė temė, e thamė me qėllim qė pėrzgjedhja e shokut tė jetės tė jetė mė e studiuar dhe me qėllim qė tė garantojmė njė jetė bashkėshortore dhe familjare sa mė tė lumtur. Unė jam i bindur qė ka ēifte tė cilat janė martuar pa pasur parasysh asnjė nga kriteret qė kemi pėrmendur, megjithatė janė tė lumtur. Kjo ėshtė njė mirėsi dhe begati nga Zoti pėr kėta ēifte. Kjo i ngjan mė sė shumti njė personi qė e nget makinėn shumė mirė, pasi ka kryer njė kurs dhe njė tjetri qė e nget shumė mirė, edhe pse nuk ka kryer kursin e duhur.

    Nė fund, e mbyllim kėtė temė duke u uruar tė gjithėve fejesė dhe martesė tė lumtur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 20-05-2009 mė 07:09
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  16. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Sfidat me tė cilat pėrballen tė fejuarit!!!

    Zakonisht, tė fejuarit pėrballen me njė sėrė sfidash dhe vėshtirėsish gjatė periudhės sė fejesės. Mė poshtė, ne do i pėrmbledhim disa nga kėto sfida:

    Sfida e parė


    Fantazia e Princit me Kali te Bardhė - "Fantazia dhe Realiteti "!



    Sfida e parė, ka tė bėjė me dallimin mes fantazisė dhe realitetit. Leximi i librave dhe revistave, shikimi i filmave dhe telenovelave romantike, bėn qė njė i ri tė formojė njė model tė caktuar tė vajzės me tė cilėn do tė fejohet. Kjo ndodh edhe me vajzat, ku ato ėndėrrojnė dhe fantazojnė mbi princin e kaltėr tė ėndrrave tė tyre, i cili i afrohet me kalin e tij tė bardhė, e merr dhe tė dy fluturojnė drejt vendeve mė tė bukura. Qė nė adoleshencė, si djali ashtu dhe vajza, fillojnė tė ėndėrrojnė mbi personin me tė cilin do tė fejohen dhe martohen mė pas. Ata ėndėrojnė mbi vetitė e tė feuarit/fejuarės, hijeshinė, personalitetin dhe virtytet.

    Njė miku im i ka kaluar tė dyzetat dhe akoma ėshtė beqar. Kjo, pėr shkak se ai ka caktuar njėzet e tre kritere pėr vajzėn me tė cilėn do tė martohet. Njė herė, unė i thashė:”Pėr Zotin, po tė hysh edhe nė xhenet nuk do e gjesh njė vajzė tė tillė.”

    Kur dikush e pyet pėrse nuk martohet, ai pėrgjigjet:”Akoma nuk e kam gjetur vajzėn e cila u pėrgjigjet tė gjithė kėrkesave tė mia.”

    Askush prej nesh nuk ėshtė martuar me vajzėn (dhe anasjelltas) qė i pėrshtatet plotėsisht. Kėshtu, ne duhet tė ndėrgjegjėsohemi qė pėrveē ėndrrave, fantazisė dhe dėshirave tė pafund, kemi dhe realitet.

    Problemi mė i madh gjatė fejesės, ėshtė se tė dy tė fejuarit, e pranojnė njėri-tjetrin nė bazė tė fantazisė dhe imagjinatės sė tyre. Me t’u martuar, ata zbulojnė tė vėrtetėn dhe shohin se ajo qė kishin ėndėrruar mund t’i afrohet vetėm 50 – 60 % personit me tė cilin janė martuar tashmė.

    Nė Kuvajt, ne ndėrmorrėm njė studim mbi shkaqet kryesore tė divorceve tek ēiftet e reja nė shoqėrinė tonė. Ne zbuluam se njė ndėr shkaqet mė kryesore, ishte se aktualiteti me tė cilin u pėrballėn pas martese, ishte plotėsisht i ndryshėm nga ajo qė kishin ėndėrruar dhe imagjinuar.

    Ėndrrat dhe fantazitė janė tė mbushura gjithė romancė, dashuri, gėzim dhe hare. Ndėrkohė qė aktualiteti dhe realiteti ėshtė i mbushur me problemet dhe hallet e pėrditshme.

    Pėrplasja mė e madhe mes ėndrrave dhe realitetit ndodh kryesisht nė fillimet e martesės. Kjo, pasi djali pėr njėzet vite apo mė shumė, ėshtė rritur dhe edukuar nė njė familje tė caktuar, ka banuar nė njė mėnyrė tė caktuar, ėshtė ushqyer dhe flen sipas mėnyrės sė tij. Ky i ri, ėshtė lidhur dhe martuar me njė vajzė e cila edhe ajo ėshtė edukuar nė njė mėnyrė tė caktuar, ushqehet dhe flen sipas mėnyrės sė saj.

    Njė herė, mė erdhi njė ēift dhe kėrkuan tė divorcohen. Ngaqė nuk kishin veēse dy vite tė martuar, unė i pyeta:”Po cili ėshtė shkaku i divorcit? Ju nuk keni tė martuar veēse dy vite?!”

    Djali mė tha:”Pėr Zotin unė dhe gruaja ime nuk kemi asgjė tė pėrbashkėt.”

    Unė i thashė:”Mirė, por mė jep njė shembull.”

    Ai mė tha:”Kur flej, unė dua qė dhoma tė jetė tėrėsisht e errėt, dua errėsirė tė plotė, sikur tė jem brenda njė sėnduku tė zi ku nuk depėrton asnjė fije dritė. Ndėrkohė qė bashkėshortja ime e ka tė pamundur tė flejė nė njė ambjent tė tillė. Ajo ėshtė mėsuar nė familjen e saj, qė tė flerė nėn dritėn e dobėt tė njė llambushke. Kėshtu, as unė nuk mund tė fle me tė, dhe as ajo nuk mund tė flerė me mua.

    Unė e dua ēajin pa sheqer, ajo e pėlqen me sheqer. Sallatėn unė e dua pa domate, ndėrkohė qė ajo e pėlqen me domate...”


    Nė aparencė, kėto dallime duken shumė meskine, por nė jetėn e pėrditshme ato marrin pėrmasa tė frikshme. Problemi i kėtyre dallimeve, qėndron tek konflikti mes fantazisė dhe realitetit.

    Sa mė shumė qė t’a afrojmė fantazinė me realitetin, aq mė shumė e bėjmė tė suksesshme fejesėn dhe martesėn. Diēka tė tillė ne mund t’a realizojmė nė dy mėnyra:

    1 – Tė mbledhim informacionin e duhur dhe tė nevojshėm mbi personin qė ka kėrkuar (dhe anasjelltas) dorėn e vajzės. Sa mė shumė inforamcion tė mbledhė njė vajzė mbi djalin qė ka kėrkuar dorėn e saj, aq mė shumė i afrohet realitetit duke iu larguar fantazisė. Nė kėtė mėnyrė, ajo shmang surprizat dhe befasitė pas martesės.

    2 – Tė dy pretendentėt pėr t’u fejuar, duhet tė prezantohen sa mė mirė dhe ēiltėrsisht me njėri-tjetrin. Kjo arrihet duke i drejtuar njėri-tjetrit dhjetė pyetjet, tė cilat do i pėrmendim mė poshtė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 20-05-2009 mė 07:59
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  17. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Lidhjet Dashurore Para Martese



    Sfida e dytė

    Sfida e dytė, ka tė bėjė me lidhjet dashurore para martese. Ne shpesh herė gjendemi pėrballė dilemave tė tilla “A lejohet dashuria nė islam?” Trajtohen tema tė shumta mbi dashurinė para dhe pas martese. Dy persona qė duheshin para martese, a mund tė kenė njė jetė martesore tė lumtur dhe tė suksesshme, apo janė tė prirur pėr njė jetė me vuajtje dhe tė dėshtuar.



    Kohėt e fundit mė erdhi njė email nga njė vajzė e cila ishte njohur me njė djalė nė chatt. Gjatė bisedave tė gjata, diskutimit dhe prezantimit, ajo kishte filluar t’a dojė kėtė djalė. Ajo kėrkonte tė dijė nėse ėshtė mė mirė qė t’i hapet, t’ia tregojė ndjenjat e saj dhe t’i kėrkojė tė fejohen, apo tė heshtė.

    Sot, probleme tė tilla janė tė shumta dhe kanė marrė pėrmasa tė frikshme.

    Nga dijetarėt dhe juristėt muslianė, dėgjojmė gjithēka qė ka tė bėjė me fenė, por kurrė nuk pranojmė tė flasin mbi dashurinė.

    Si pa dashje, ėshtė krijuar njė trekėndor mbi tė cilin nuk flitet: Dashuria, bukuria dhe seksi. Nė pėrgjithėsi, ne si muslimanė, nuk i trajtojmė dhe nuk flasim rreth kėtyre tre temave tė rėndėsishme. Gjithmonė u vijmė rrotull, por pa i ngacmuar.

    Le t’i kthehemi sėrish pyetjes qė ndoshta mundon shumė nga muslimanėt: Si gjykohet dashuria nė islam, haram apo hallall?

    Shkurtimisht, themi qė dashuria ėshtė hallall. Dijetari i madh musliman, Ibnul Kajjim El-Xheuzije thotė:”Fjala “dashuri” (nė arabisht hub) pėrbėhet nga dy bashtingėllore “H” dhe “b”. Pėrsa i pėrket bashtingėllores sė parė “H” ajo shqiptohet dhe del nga fundi i fytit. Ndėrkohė qė “b” del nga buzėt. Vetė shkronjat me tė cilat shprehet dashuria, Zoti i ka zbukuruar dhe hijeshuar.”

    Gjatė njė trajnimi, njė nga pjesėmarrėsit mė tha:”Ju flisni mbi dashurinė para martese dhe dashurinė pas martese. Por, Zoti nė Kuran nuk e ka pėrmendur fjalėn “dashuri” kur ka pėrshkruar marrėdhėniet mes dy bashkėshortėve. Atėherė, pėrse ju pėrmendni fjalėn “dashuri” ndėrkohė qė vetė Zoti ka pėrmendur prehjen dhe mėshirėn?”

    Unė i thashė:”A e pranon dialogun?”

    Ai mė tha:”Sigurisht..”

    Unė:”Pikėsėpari, Kurani famėlartė e pėrmend fjalėn “dashuri” por nė njė kontekst tjetėr. Pėr shembull, “Zoti i don ata qė flasin drejt” “Zoti nuk i don shkatėrruesit”

    Ai ndėrhyri dhe tha:”Unė e kisha fjalėn pėrsa i pėrket marrėdhėnieve bashkėshortore.”

    Unė i thashė:”Duhet tė jesh i duruar. Siē e pe, vetė Kurani famėlartė e ka pėrmendur fjalėn “dashuri”.

    Veē kėsaj, sipas teje, nė traditėn profetike, a pėrmendet dashuria?”

    Ai tha:”Nuk di gjė.”

    Unė i thashė:”Vetė i dėrguari i Zotit ka folur mbi marrėdhėniet e tij dhe dashurinė qė ndjente pėr gruan e tij, Hadixhen. Thotė Profeti a.s:”Unė jam i dashuruar pas saj.”

    Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s pėrmend dashurinė e tij pėr Aishen. Amr ibnul Asi e pyeti Profetin a.s:”Kush ėshtė personi mė i dashur pėr ty o i dėrguar i Zotit?”

    Profeti a.s iu pėrgjigj:”Aisheja.”

    Amr ibnul As i tha:”Kisha si qėllim kush ėshtė mė i dashuri nga burrat.”

    Profeti a.s i tha:”Atėherė ėshtė babai i saj, Ebu Bekri.”

    Tekstet ku pėrmendet dashuria nė traditėn profetike, janė tė shumtė.

    Megjithatė, pjesėmarrėsi nė trajnim insistoi se dashuria nuk ėshtė pėrmendur nė Kuranin famėlartė. Nė fund, unė i thashė qė njė nga kuptimet e fjalės “miqėsi” (mevedde) qė pėrmendet nė Kuran, ėshtė dashuria.

    Nė fund, pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes nėse dashuria ėshtė hallall apo haram, themi qė ajo ėshtė hallall. Ne duhet t’a dallojmė dashurinė si ndjenjė dhe dashurinė si sjellje dhe veprim. Nė perėndim, nuk e bėjnė kėtė dallim, kurse ne si muslimanė po. Dashuria si ndjenjė ėshtė hallall. Nėse njė vajzė ka simpati dhe e don njė djalė, deri kėtu nuk kemi tė bėjmė me diēka haram. Nėse njė djali i pėlqen njė vajzė, e don dhe ka simpati pėr tė, kjo ėshtė diēka hallall. Ajo qė e bėn kėtė dashuri haram, ėshtė kur kėto ndjenja pėrkthehen nė sjellje dhe vepra. Nėse dy tė rinj qė duhen, dalin nė bregdet dhe tė kapur pėr dore shėtisin, ky veprim padyshim qė ėshtė haram. Nė njė rast tė tillė, dashuria u kthye nga ndjenjė nė vepėr dhe sjellje.

    Nėse njė vajzė e puth njė djalė me tė cilin ėshtė lidhur dhe e don, kjo vepėr padyshim qė ėshtė haram. Vetėm martesa ėshtė ajo qė e lejon dashurinė tė kthehet nga ndjenjė nė sjellje, nė kuadrin e hallallit dhe tė lejuarės.

    Profeti a.s thotė:”Pėr dy tė dashuruar, nuk ka gjė mė tė mirė se martesa.”

    Kėtė hadith, Profeti a.s e tha kur njė prind vajti tek ai dhe i tha:”O i dėrguari i Zotit! Dy veta kanė kėrkuar dorėn e vajzės time. Njėri prej tyre ėshtė i pasur, kurse tjetri i varfėr. Ne duam qė vajzėn tonė t’a martojmė me tė pasurin. Ēfarė mė kėshillon ti?”

    Profeti a.s e pyeti:”Po vajza, me kė pėlqen tė martohet?”

    Prindi i tha:”Me tė varfėrin.”

    Atėherė Profeti a.s i tha:”Pėr dy tė dashuruar, nuk ka gjė mė tė mirė se martesa.”

    Nė kėtė rast, Profeti a.s e vlerėsoi dhe i dha pėrparėsi ndjenjave tė vajzės dhe jo pasurisė. Kjo zgjidhje qė Profeti a.s ofroi pėr prindėrit e vajzės, studiohet nė universitetet mė tė fashme tė sociologjisė dhe psikologjisė.

    Vallė ēfarė do tė ndodhte nėse prindėrit e detyrojnė vajzėn tė martohet me njė tė pasur qė ajo nuk e don, ndėrkohė qė ajo ėshtė e lidhur me njė tė varfėr? A mund tė vazhdojė njė martesė e tillė? A mund tė ndihet e lumtur ajo vajzė?

    Nė pėrgjithėsi, njė martesė e tillė ka jetė tė shkurtėr. Pas dy-tre viteve, ky ēift do tė detyrohen tė divorcohen, pasi janė martuar me imponim.

    Fakti qė familja e vajzės e dinin se ajo dashuron tė varfėrin ėshtė njė fakt shumė mbresėlėnės. Kjo tregon se familjarėt kishin marrėdhėnie shumė tė mira me vajzėn e tyre.

    Prej kėtu lind pyetja: A konsiderohet si turp dhe e pahijshme qė njė vajzė t’ju rrėfejė prindėrve qė ajo e dashuron dhe ka i pėlqen njė djalė? A konsiderohet si me vend qė ajo t’ju kėrkojė prindėrve t’a ndihmojnė pėr kėtė zgjedhje nėse ėshtė e duhur apo e gabuar? A kemi ndėrtuar marrėdhėnie kaq tė mira me fėmijėt tanė, qė hallet dhe shqetėsimet e tyre t’i ndajnė me ne?

    Nė fakt, ajo qė ndodh rėndom, ėshtė se nėse vajza u rrėfen prindėrve se ajo e pėlqen njė djalė, diēka e tillė konsiderohet si njė krim i pafalshėm.

    Tek ne nė Kuvajt, nė universitete studiojnė bashkė djemtė dhe vajzat. Gjatė vitit shkollor, njė vajzė njihet me njė student dhe me kalimin e ditėve kėto marrėdhėnie filluan tė forcohen derisa ajo filloi tė ndjejė simpati dhe t’a dashurojė. Duke qenė se tė dy ndjenin tė njėjtėn gjė pėr njėri-tjetrin, ata vendosėn qė kėtė lidhje t’a kurorėzojnė me martesė.

    Kėshtu, njė ditė, vajza iu drejtua tė ėmės e cila shquhej pėr zgjuarsinė, menēurinė dhe urtėsinė e saj dhe i tha:”O nėnė! Unė dua tė tregohem e ēiltėr me ty. U bėnė disa kohė qė unė kam lidhje me njė tė ri dhe ai kėrkon tė vijė tė kėrkojė dorėn time.”

    Kėtė histori, ma ka rrėfyer mua personalisht nėna e kėsaj vajze. Ajo mė tha:”Kur mė tregoi kush ishte ky djalė, unė u shokova. Unė e njihja atė dhe tė gjithė familjen e tij. Ai rridhte nga njė familje e degjeneruar, babai ishte konsumues i alkolit dhe kishte lidhje jashtėmartesore me disa gra. Djali tė cilin donte vajza ime, ishte kopje e tė atit.

    Megjithatė, unė fillova tė mendohem rreth njė zgjidhje tė pėrshtatshme.”


    Nėse kjo nėnė do e kishte refuzuar qė nė fillim kėtė djalė, vajzės do i shtohej mė shumė dashuria, vlerėsimi dhe respekti pėr tė. Kjo nėnė e urtė dhe e zgjuar, e priti kėtė bombė shoqėrore me zemėrgjerėsi.

    Ajo i tha vajzės sė saj:O bija ime! Padyshim qė unė dhe babai yt e presim me padurim ditėn kur ti tė vishesh nuse dhe tė krijosh familjen tėnde. Ndoshta ajo ditė dhe ai ēast ka arritur, por fillimisht unė tė propozoj qė si ti edhe unė tė informohemi mė mirė rreth kėtij djali dhe familjes sė tij.”

    Vajza iu pėrgjigj:”O nėnė! Ka muaj qė unė e njoh kėtė djalė dhe nuk kam dėgjuar veēse gjėra tė mira rreth tij.”

    E ėma i tha:”Nė kėtė rast, ti nuk je para njė projekti tregtar, nėse nuk tė ecėn e mbyll aktivitetin dhe gjithēka pėrfundon. Ti ndodhesh pėrballė projektit tė martesės dhe krijimit tė familjes tėnde. Prandaj, le tė interesohemi tė dyja mbi familjen e tij.”

    Tregon kjo nėnė:”Pas dy javėsh, e mora vajzėn dhe dolėm tė dyja pėr shėtitje. Gjatė rrugės e pyeta nėse ajo ishte interesuar rreth djalit dhe familjes sė tij apo jo. Ajo u pėrgjigj se e njihte mirė atė djalė. Kėshtu, i thashė:”Unė kam pyetur mbi familjen dhe prindėrit e tij dhe sikur mė kanė treguar gjėra tė papėlqyeshme rreth babait tė tij. Prandaj ėshtė mirė qė edhe ti tė interesohesh dhe tė pyesėsh nėse kėto fjalė qė janė pėrhapur janė tė vėrteta apo janė thjesht trillime. Ndoshta burimet e informacionit tek tė cilat mbėshtetesh ti, janė mė tė sakta se burimet e mia.”

    Pėrveē kėsaj, sa herė mė jepej rasti dhe bisedonim rreth kėsaj teme, unė e nxisja qė ajo tė interesohej mbi djalin dhe familjen e tij.

    Njė muaj mė vonė, ajo mė erdhi dhe mė tha:”O nėnė! U bė njė muaj qė unė tė kam folur mbi fejesėn me filanin, por tani unė preferoj qė t’a lė me kaq.”

    Nėna e pyeti:”Po pėrse, ēfarė ka ndodhur? Ėndrra ime e vetme ėshtė tė tė shoh tė veshur nuse!”

    Vajza:”Nė fakt, unė u intersova mbi vetė djalin, nėnėn, babanė dhe gjithė familjen dhe kam zbuluar gjėra qė nuk janė tė mira. Prandaj dua qė t’i ndėrpres tė gjithė lidhjet e mia me tė.”

    Gjatė njė trajnimi, unė po ua rrėfeja kėtė ndodhi njė grupi pjesėmarrėsesh. Pasi pėrfundova, njėra prej tyre mė kundėrshtoi dhe mė tha:”Unė e shoh si gabim qė ju tė na e rrėfeni kėtė ndodhi dhe reagimi i kėsaj nėne mendoj se ka qenė i gabuar. Ajo duhet t’i fliste drejt dhe t’i tregonte tė metat e djalit dhe tė familjes sė tij. Ajo duhej t’i thoshte qė lidhjet e saj me kėtė djalė janė haram dhe duhet t’i ndėrpriste menjėherė.”

    Unė i thashė:” O motra ime! Ēdo nėnė e din mė mirė si duhet tė sillet dhe tė reagojė nė raste tė tilla me fėmijėt e saj. E rėndėsishme ėshtė qė kjo nėnė tė arrijė njė rezultat tė kėnaqshėm nėse i ndodh diēka e ngjashme me vajzėn. Nėse ti je mėsuar qė tė komunikosh me fėmijėt e tu nė kėtė formė dhe ato tė binden, duke i ndėrprerė menjėherė lidhjet me djalin apo vajzėn qė duan, atėherė nuk ka asnjė problem. Nėse ti ke njė vajzė qė tė bindet kaq verbėrisht dhe arrin t’i mposhtė ndjenjat e saj, je e lirė qė t’i imponohesh si tė duash.”

    Rreth faktit se cila martesė ėshtė mė e suksesshme, ajo qė ka lindur si rezultat i njė lidhjeje dashurore apo asaj qė dashuria ka ardhur pas martese, janė bėrė dy studime. Njėri studim ėshtė bėrė nė Gadishullin Arabik, kurse tjetri ėshtė bėrė nė Amerikė. E veēanta ėshtė se tė dy studimet, vėrtetuan se dashuria qė lind pas martese, garanton njė martesė dhe jetė bashkėshortore mė tė lumtur dhe tė suksesshme se dashuria para martese.

    Dashuria para martese, nuk mund tė quhet dashuri, por thjesht marrėdhėnie dhe lidhje romantike. Dashuria e vėrtetė mund tė jetė vetėm pas martese.

    Hadixheja, e ndjeu qė kishte simpati pėr Profetin a.s dhe para se tė ndėrmarrė ndonjė hap, ajo e provoi besnikėrinė dhe moralin e tij. Ajo e dėrgoi shėrbėtorin e saj Mejsere t’a shoqėrojė Profetin a.s nė njė udhėtim tregėtie pėr nė Sham, me qėllim qė tė zbulojė karakterin e tij. Me t’u kthyer Mejsere nga tregėtia, Hadixheja e pyeti:”Mė trego ēfarė ke parė.”

    Mejsere i paraqiti njė raport tė plotė mbi gjithēka kishte parė tek Profeti a.s gjatė atij udhėtimi.

    Kur e dėgjoi, Hadixheja tha:”Kėtė dashuri dhe simpati, do e kurorėzoj me martesė.”

    Ajo ndėrmorri hapat e duhur derisa u martua me Profetin a.s.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 21-05-2009 mė 08:25
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  18. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Mashtrimet dhe Informacioni I Rremė gjatė Fejesės

    Sfida e tretė


    Sfida e tretė, ka tė bėjė me mashtrimet dhe informacionin e rremė gjatė fejesės. Ndonjėherė, ndodh qė vetėm pas martese djali ose vajza zbulojnė qė partneri i tyre i ka mashtruar gjatė fejesės. Kėta bashkėshortė ose bashkėshorte mashtruese, kanė shfrytėzuar periudhėn e fejesės, periudhė nė tė cilėn ėshtė vėshtirė tė zbulohet hileja dhe mashtrimi.



    Duke dashur qė tė sigurojmė njė martesė tė suksesshme, fillimisht duhet tė sigurojmė njė fejesė tė suksesshme. Tė prishėsh njė martesė, ėshtė shumė mė e vėshtirė se tė prishėsh njė fejesė. Prandaj, islami ka caktuar fejesėn, me qėllim qė si djali ashtu dhe vajza, tė mbledhin informacionin e duhur, nėse pala tjetėr i pėrshtatet apo jo.

    Duke qenė se sot jetojmė njė njė atmosferė ku mashtrimi, dredhitė dhe informacioni i rremė ėshtė i pėrhapur kudo, duhet tė tregohemi tė matur nė pėrzgjedhjen dhe miratimin e shokut tė jetės.

    Gjatė kohės qė punoja nė gjykatė, mė erdhi njė burrė i cili kėrkonte tė divorcohej nga bashkėshortja e tij. Kur e pyeta mbi shkakun e divorcit, ai mė la gojėhapur. Ai mė tha:”Njė ndėr kriteret qė kėrkoja tek bashkėshortja ime e ardhshme, ka qenė qė tė jetė bjonde dhe me sy tė gjelbėr. Kur vajta tė kėrkoj dorėn e bashkėshortes time, pashė qė ngjyra e syve tė saj ishte e gjelbėr. Motrat dhe nėna mė konfirmuan qė edhe flokėt i kishte bjonde. Duke qenė se e doja tė bukur, bjonde dhe me sy tė gjelbėr, unė e pranova dhe i kėrkova dorėn. Por pas martese, zbulova se ngjyra e verdhė e flokėve ishte fallco, d.m.th ajo i kishte tė lyer flokėt. Kurse pėr ngjyrėn e syve ajo kishte pėrdorur lente. Qė ditėn qė u prezantuam pėr herė tė parė, unė e pyeta mbi kėto hollėsi dhe ajo pohoi se flokėt i kishte bjonde dhe sytė tė gjelbėr...”

    Njė herė tjetėr, mė erdhi njė vajzė e cila kėrkonte tė divorcohej nga i shoqi me tė cilin sapo ishin martuar. Kur e pyeta mbi shkaku, ajo mė tha se i shoqi e kishte gėnjyer si pėr moshėn ashtu dhe pėr preardhjen familjare. Ai e kishte falsifikuar ēertifikatėn e tij tė lindjes duke e ulur moshėn nga 41 vjeē nė 31, dhe po ashtu kishte falsifikuar dhe trungun familjar, duke pretenduar se rridhte nga njė familje dhe fis i fisshėm.

    Si t’a zbulojmė nėse pala tjetėr na gėnjen ose jo?

    E para, duhet tė mbledhim informacion sa mė tė detajuar.

    E dyta, nėse e zbulojmė mashtrimin dhe dredhinė, duhet tė kėrkojmė sqarim. Le t’a konkretizojmė kėtė me njė shembull. Njė djalė kėrkon dorėn e njė vajze dhe i thotė se ai nuk ėshtė i martuar. Nga informacionet e saj, vajza zbulon se ai ėshtė i martuar, madje me dy gra njėherazi. Ēfarė duhet tė bėjė njė vajzė e tillė? A duhet qė ajo t’a prishė fejesėn, apo tė martohet?

    Shumė vajza hezitojnė dhe lėkunden nė njė situatė tė tillė. Ata u frikėsohen fjalėve dhe paragjykimeve tė njerėzve, nė rast tė prishjes sė fejesės. Nė disa shoqėri, nė rast tė prishjes sė fejesės, gjithmonė faji i mvishet vajzės. Ky ėshtė njė krim i pafalshėm qė ekziston tek disa familje dhe shoqėri. Kjo ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me ligjet dhe normat e Sheriatit islam.

    Kėshtu, unė e kėshilloj njė vajzė tė tillė, qė t’i hapet dhe tė kėrkojė sqarime nga i fejuari. Ajo dhe familja e saj duhet t’a ftojnė tė fejuarin nė shtėpi dhe t’i thonė qė nga informacionet e tyre del qė ai ėshtė i martuar ose ēfarėdo tė mete tjetėr. Ėshtė mirė qė si vajza ashtu dhe familja tė pėrballen dhe t’i sqarojnė me vetė djalin kėto probleme. Mund tė ndodhė qė informacioni tė jetė i gabuar dhe djali e hedh poshtė duke vėrtetuar tė kundėrtėn. Ose ėshtė informacion i saktė dhe ai e pranon. Nė njė rast tė tillė, si vajza dhe familja e saj, e kanė mė tė lehtė tė gjykojnė dhe tė marrin njė vendim tė drejtė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 21-05-2009 mė 16:35
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  19. #19
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    A duhet tė flasim mbi tė kaluarėn tonė?



    Shpesh herė, mė vijnė pyetje dhe konsulenca tė shumta, rreth tė kaluarės sė djemve dhe tė vajzave. Njė djalė ose njė vajzė, nė tė kaluarėn e tyre kanė vepruar gjynahe, kanė pasur lidhje dashurore dhe ndoshta dhe marrėdhėnie seksuale jashtėmartesore. Nė rast se ata ndodhen para njė fejese ose martese tė mundshme, a duhet qė t’u rrėfejnė tė fejuarve mbi tė kaluarėn? A duhet t’u rrėfejnė se kanė pasur tė dashur ose qė nuk ėshtė e/i virgjėr?



    Unė personalisht kam lexuar shumė rreth kėsaj pyetjeje dhe problemi qė i shqetėson shumė tė rinj dhe tė reja. Kam lexuar si studime ekspertėsh, ashtu dhe mendime juristėsh muslimanė.

    Gjithėsesi, nė islam ekzistojnė disa rregulla tė pėrgjithshme tė cilat duhe respektuar.

    Njė nga kėto rregulla ėshtė se nė rast pendimi tė sinqėrtė, islami i fshin tė gjithė gabimet dhe gjynahet e vepruara mė parė. Tė gjithė muslimanėt e parė, kur u martuan, padyshim qė kishin tė kaluar tė turbullt dhe tė mbushur me gjynahe. Megjithatė, asnjėri prej tyre nuk i tregoi bashkėshortes se ēfarė kishte vepruar.

    Kėshtu, nėse njė djalė kėrkon dorėn e njė vajze dhe ajo e pyet nėse ka pasur lidhje me vajza tė tjera, ai ndodhet para dy zgjidhjeve:

    E para, tė tregojė tė vėrtetėn. Nėse ka pasur lidhje tė mėparshme, ka pasur kontakte jashtėmartesore etj... t’a pohojė. Dhe kjo, nė tė shumtėn e rasteve ēon drejt prishjes sė fejesės dhe martesė.

    E dyta, t’a mohojė. Nė kėtė rast, ai gėnjen dhe mashtron. Atėherė ēfarė si duhet tė pėrgjigjet dhe si duhet tė reagojė njė djalė nė raste tė tilla?

    Pėr t’ju pėrgjigjur kėsaj pyetje, duhet tė dimė diēka tė rėndėsishme: A vazhdon ky djalė akoma tė ketė lidhje me vajzėn apo vajzat e mėparshme?

    Nėse ai vazhdon tė ketė lidhje me to, unė e kėshilloj qė tė tregohet i sinqertė me vajzėn tė cilės i ka kėrkuar dorėn. Le t’i thotė qė edhe pse kam kėrkuar dorėn tėnde, unė shoqėrohem me vajza tė tjera dhe nuk kam ndėrmend qė t’i shkėpus kėto lidhje.

    Por nėse ky djalė, ka pasur lidhje dashurore nė tė kaluarėn me vajza dhe i ka shkėputur kėto lidhje, dhe ėshtė penduar nga kėto lidhje dhe gjynahe, unė e kėshilloj kėtė tė ri qė tė mos e tregojė tė kaluarėn e tij. Pas pendimit tė sinqertė, Zoti ia ka falur gjithēka ka vepruar mė parė.

    Nė rast se vajza e pyet direkt nėse ka pasur lidhje jashtė martesore, ai nuk duhet t’i tregojė por as dhe tė gėnjejė. Nė njė rast tė tillė, ai duhet tė pėrdorė manovrimet.

    Ato janė veprime tė shkathėta ose mėnyra tė tėrthorta e dredharake qė pėrdor dikush pėr t'ia arritur njė qėllimi ose pėr t'ia dalė nė krye njė pune. Me anė tė manovrimit, vajza mund tė kuptojė diēka tjetėr, ndėrkohė qė qėllimi i djalit ėshtė plotėsisht i ndryshėm. P.sh, nėse vajza e pyet djalin nėse ai ka pasur tė dashur nė tė kaluarėn. Djali i pėrgjigjet me “Jo” duke pasur qėllim tė kaluarėn qė nga momenti kur ėshtė penduar dhe deri nė ato ēaste.

    Nė traditėn profetike, kemi dy raste tė cilat tregojnė rreth rėndėsisė sė transparencės nė periudhėn e fejesės.

    Tregon Ummu Seleme, njė nga gratė e Profetit a.s:”Kur mė vdiq bashkėshorti, Ebu Seleme, i dėrguari i Zotit a.s dėrgoi si shkues Hatib ibnu ebi Beltea pėr tė kėrkuar dorėn time. Unė i thashė:”Unė kam njė vajzė dhe veē kėsaj jamė shumė xheloze.”

    Kėto fjalė, tregojnė transparencėn dhe ēiltėrsinė me personin qė ka kėrkuar dorėn e saj. Me fjalėt:”Unė kam njė vajzė” ajo i rrėfen gjendjen e saj sociale. Kurse me fjalėt “jam shumė xheloze” ajo flet mbi njė tė metė nė natyrėn dhe karakterin e saj.”

    Kur Hatib ibnu Ebi Beltea ia pėrcolli kėto fjalė Profetit a.s, ky i fundit i tha:”Pėrsa i pėrket vajzės sė saj, ne e lusim Zotin qė t’a ndihmojė. Kurse pėrsa i pėrket xhelozisė, e lusim Zotin qė t’ia largojė.”

    Pas kėsaj, Profeti a.s u martua me Umu Selemen dhe kurrė nuk u ankua pėr praninė e vajzės sė saj dhe as pėr xhelozinė e saj.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  20. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Si tė gjykojė vajza, nėse djali qė ka kėrkuar dorėn e saj ėshtė i pėrshtatshėm ose jo?

    Ndodh shpesh, qė me t’u prezantuar dhe takuar vajza me djalin qė ka kėrkuar dorėn e saj, ajo thotė se nuk ndihet e qetė dhe e sigurtė me kėtė djalė. E njėjta gjė mund tė ndodhė dhe me djalin. Ai pohon qė vajza ėshtė e mirėedukuar dhe shumė e mirė, por nuk ndihet i sigurtė nėse dėshiron qė ajo tė bėhet bashkėshortja e tij.

    Si duhet t’a trajtojmė kėtė problem tek tė rinjtė? Si duhet t’i ndihmojnė tė marrin vendimin e duhur nė raste tė tilla?

    Nė raste tė tilla, tė rinjtė duhet tė pėrdorin ligjin prioriteteve. Qė nė takimin e parė me vajzėn, djali duhet t’a pyesė dhe tė diskutojė me tė mbi gjėrat primare sipas radhės.

    Shikimi dhe prezantimi mes djalit dhe vajzė, ėshtė caktuar me qėllim qė tė dy tė sigurohen para se tė ndėrmerret njė vendim fejese.

    Sot, diēka e tillė ėshtė bėrė akoma mė e lehtė, pasi mjetet e telekomunikacionit janė shtuar. Sot, si djali ashtu dhe vajza mund tė prezanohen nė telefon – nėse banojnė shumė larg njėri-tjetrit – ose me anė tė internetit, ku secili e shikon tjetrin dhe bisedojnė.

    Para disa kohėsh, ndodhesha nė njė konferencė me disa dijetarė, tė cilėt ngulmonin nė faktin se gruaja ėshtė mirė tė mos dalė, veēse me lejen e burrit tė saj.

    Unė ndėrhyra dhe u thashė qė teknologjia moderne i ka ndryshyar dhė shndėrruar plotėsisht shumė koncepte. Sot, edhe pse gruaja mund tė qėndrojė e mbyllur nė shtėpi, ajo e ka shumė tė lehtė tė dalė dhe tė shohė gjithė botėn pa dalė jashtė shtėpisė. Me tė hapur internetin, ajo ėshtė e lirė tė bredhė, vizitojė dhe bisedojė me miliona njerėz. Me anė tė internetit, ajo mund tė shohė kė tė dojė dhe njėkohėsisht mund t’a shohin tė tjerėt me anė tė kamerės.

    Kėshtu, kriteri i parė pėr tė gjykuar nėse njė vajzė i pėrshtatet njė djali dhe anasjellta, ėshtė kriteri pamor.

    Kriteri i dytė, ėshtė kriteri mendor dhe i arsyes. Ne mundemi t’a zbulojmė arsyen dhe llogjikėn e tjetrit, vetėm duke u ulur dhe biseduar me tė.

    Kriteri i tretė dhe i fundit ėshtė zemra. Pasi syri tė ketė parė dhe mendja ka gjykuar, ėshtė zemra ajo qė merr vendimin final.

    Nėse njė djalė ėshtė takuar me njė vajzė dhe anėn e saj tė jashme e vlerėson me 33 %, mendjen dhe arsyen 16 %, kurse ndjenjat e tij pėr tė 33 %, kjo pėrqindje ėshtė e mjaftueshme pėr tė hedhur hapin e fejesės.

    Nėse pėrqindja e tre kritereve sė bashku, ėshtė mbi pesėdhjetė, atėherė vendimi pėr fejesė ėshtė mė i lehtė.

    Nėse edhe pas njė vlerėsimi tė mirė, dyshimet dhe lėkundja vazhdon, atėherė qoftė djali, qoftė vajza kanė nevojė tė ulen pėrsėri me njėri-tjetrin. Sa mė shumė t’a shohin njėri-tjetrin, tė bisedojnė dhe tė mbledhin informacion, aq mė shumė forcohet bindja, bien dyshimet dhe lehtėsohet marrja e vendimit.

    Por, ndonjėherė kriteri pamor ėshtė i plotėsuar, po ashtu i mendjes dhe i zemrės, por njė lidhje fejese ose martese e tillė ėshtė plot pengesa. Kėto pengesa mund tė jenė zakonet dhe traditat e ndryshme. Ndonjėherė pengesė mund tė bėhet kombėsia ose nėnshtetėsia e ndryshme mes djalit dhe vajzės. Ndonjėherė mund tė bėhen pengesė dallimet sektare dhe ideologjike.

    Para disa kohėsh, njė vajzė mė dėrgoi njė email nė tė cilin mė thoshte:”Unė jam sunnite dhe ka gjashtė muaj qė nėpėrmjet internetit jam njohur me njė djalė shi’i. Duke qenė se ne tė dy e duam njėri-tjetrin, unė i kėrkova qė tė kėrkojė dorėn time. Ai mė tha se familja e tij refuzonin qė djali tė martohej me njė sunnite. Ndėrkohė qė edhe familja ime e refuzojnė qė unė tė martohem me njė djalė shi’i. Nėse unė dhe ai martohemi pa pėlqimin e prindėrve, si prindėrit e mi ashtu dhe prindėrit e tij do na braktisin. Gjithashtu, unė do tė humbas dhe vendin e punės, pasi mė duhet tė largohem nga vendi im, sepse ky djalė jeton nė perėndim. ēfarė mė kėshilloni ju tė veproj?”

    Unė iu pėrgjigja:”Nga kjo tablo e shkurtėr, unė mendoj se nėse ti martohesh me kėtė djalė, martesa do jetė e dėshtuar pėr dy shkaqe kryesore:

    I pari, ka tė bėjė me dallimet sektare, gjė e cila ndikon drejtpėrdrejt nė familje. Nesėr ju tė dy do tė keni fėmijė dhe do tė pėrballeni me probleme pėrsa i pėrket edukimit tė tyre, do i edukoni si sunni apo shi’i.

    I dyti, nėse martohesh me kėtė djalė, ti do tė humbasėsh prindėrit dhe familjen tėnde dhe kjo ėshtė njė humbje e madhe. Martesa juaj mund tė mos vazhdojė pėr njė kohė tė gjatė, por prindėrit i humbe.

    Veē kėsaj, ti e ke njohur kėtė djalė nėpėrmjet internetit dhe jam i bindur se ti nuk e njeh mirė atė. Ai mund tė ketė me dhjetėra vajza tė tjera, tė cilave u thotė se i dashuron dhe se dėshiron tė martohet me to. Kėshtu, unė tė kėshilloj t’i shkėpusėsh lidhjet me kėtė djalė dhe tė mos ndėrmarrėsh aventura tė rrezikshme.”

    Nė legjislacionin islam, ekziston njė padi krejt e veēantė, e cila njihet me emrin “padia e forcės”. Kjo ndodh kur babai i vajzės refuzon pa ndonjė shkak, t’a martojė vajzėn e tij, edhe pse djali ėshtė i mirė dhe i pėrshtatshėm pėr vajzėn dhe ajo vetė e pranon. Nė njė rast tė tillė, legjislacioni islam i jep tė drejtėn vajzės tė ngrejė padi nė gjykatė kundėr tė atit. Ajo i tregon gjykatėsit qė babai e ka privuar nga martesa pėr shkaqe dhe arsye tė pa llogjikshme. Nė njė rast tė tillė, gjykatėsi e fton babanė dhe i kėrkon sqarime. Nėse babai arrin t’a bindė gjykatėsin se djali qė ka kėrkuar dorėn e vajzės sė tij dhe qė ajo vetė e ka pranuar ėshtė i papėrshtatshėm pėr tė, gjykatėsi nė kėtė rast e hedh poshtė padinė. Nė tė kundėrt, gjykatėsi ndėrhyn dhe e marton vajzėn me djalin qė ka kėrkuar dorėn e saj. Unė personalisht, kur punoja si gjykatės, kam lidhur mė shumė se njė kurorė nė kėtė formė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 25-05-2009 mė 11:17
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  4. Libri rijadus salihin
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •