Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Ndoshta ka ardhur koha pėr disa modifikime :-).

    Vė re nė faqen kryesore tė forumit qė ėshtė shėnuar:
    Filozofi-psikologji-sociologji (3 duke lexuar)
    Gjithcka qe ka te beje me misterin me emrin "Njeri". Ndajini mendimet tuaja me ne pasi te gjithe kemi pyetje dhe po kerkojme pergjigje.
    Duke u nisur nga pėrcaktimi i pėrbėrjes sė kėtij nėnforumi : - “Gjithcka qe ka te beje me misterin me emrin "Njeri “ - mė lind pyetja:
    Pėrse nuk janė pėrmbledhur vėrtet tė gjitha degėt e shkencave qė mirren me misterin njeri? Thėnė pėrgjithėsisht, pse nuk janė bashkuar tė gjitha sė bashku degėt e shkencave njerėzore njohur Shkencat Sociale, nė tė njėjtin nėnforum. Thėnė veēanėrisht: Pse edukimi nuk bėn pjesė nė kėtė nėnforum?
    Edukimi ėshtė shkenca e cila mirret me aftėsimin e njeriut pėr pėrballjen me jetėn. Edukimi pėrgatit njeriun tė pėrshtatet me lėvizjet dhe shndėrrimin e pėrditshėm qė ne pėrjetojmė ēdo moment. E mėson si tė hyjė nė “reaksion” veprues me mjedisin me qėllim qė tė jetė njeriu qė rrotull “rrotėn” e jetės dhe jo jeta qė rrotullon njeriun.

    Edukimi pėrmbledh artin e mėsimdhėnies, artin e shoqėrimit (pedagogjinė), artin e mėnyrės dhe mjeteve tė shoqėrimit ( didaktikėn), si dhe artin e komunikimit. Thėnė ndryshe edukimi ndihmon marrėdhėniet e individėve ndėrmjet tyre, si dhe marrėdhėniet e individit me mjedisin. Nėse njė degė nėnforumi do ekzistonte pėr edukimin apo shkencat e edukimit, tė gjithė personat qe mirren me shoqėrimin dhe edukimin e fėmijeve, adolėshentėve apo tė rriturve, mund tė kėrkonin apo sillnin aty mendime tė ēmuara nė lidhje me kėtė fushė.

    Unė mendoj se do ishte njė nėnforum interesant. Nga ana organizative hap ca punė, ndoshta dhe pėr riorganizimin e gjithė forumit, por do sillte frytet e saja nga na funksionale e mėpasshme. Do jepte mė shumė mundėsi shkėmbimi specifike sipas fushave qė i pėrmbledhin.

    Nga pikėnisja personale, mendoj se mund sillja mjaft elemente apo burime profesionale tė dobishme pėr prindėrit por edhe pėr profesionalet e fushės sė edukimit tek ne (sigurisht nė funksion te kohės sė lire qė mund tė kem nė dispozicion).

    Nisem me kėtė mendim nga eksperienca personale. Nė vitin 2000 fillova punė edukatore kėtu nė Gjenevė. Nga vėshtirėsia e kuptimit tė koncepteve specifikė profesionale fillova tė kėrkoja material nė gjuhėn time, pėr ti pėrshtatur a kuptuar kėto tė gjuhės adaptuese. Por, fatkeqėsisht pėrpjekjet e mia pėr tė gjetur material profesional specifik nė shqip pėr fushėn edukimit nė lidhje me botėn e vegjelisė (0-6 vjeēarė) ishin pa rezultat.

    Pesonat qė kontaktova nė Shqipėri,tek ministria e arsimit (filaili pėr kopėshtet) apo librashitėsit e librabotuesit, nuk mė ndihmuan dot. Sipas tyre, nuk kishte nė qėndrat e tre material bashkėkohor mbi zhvillimin dhe shoqėrimin specifik tė fėmijės sė kėsaj moshe. As nė web nuk kishte... Kėshtu qė mendoj se mund tė jetė interesant njė shkėmbim kėndvėshtrimesh nė kėtė drejtim. Do ndihmonte vetėpasurimin nė kėtė fushė tė gjithė pjesėmarrėsit e saj qofshin prindėr apo profesionalė.

    Pėr tė mos qenė vetėm ide-ndjellėse dhe jo konkrete, realizova njė sugjerim riorganizimi pėr forumin e “Fushės Sociale” qė mund tė prezantohej kėshtu:


    Sociologjie - Psikologji


    Gjuhėsi - Filozofi


    Shkencat e Edukimit
    (edukim, arsimim, pedagogji,
    didaktikė, transmetim)

    Histori- Antropologji- Etnologjie


    Gjeografi - Arkeologji


    Shkenca Politike - Ekonomie

    Me shpresėn e mirėkuptimit, ju pėrcjell tė gjithėve pėrshėndetjet e mia respektuese.


    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 10-05-2009 mė 13:32

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Pershendetje Elna !

    Po ju pergjigjem si nje prej moderatoreve te nen-forumit te Filozofi-Psikologji-Sociologji , por duke theksuar qe mendimi im nuk perben nje pergjigje perfundimtare pasi kjo e fundit mund te merret vetem prej administratoreve.

    Dua t'ju pergezoj mbi te gjitha per vullnetin dhe mbeshtetjen qe ofroni me materiale, por mendoj se nje konfigurim i nen-forumit nuk eshte i nevojshem.
    Per sa i perket mesimdhenies, ajo eshte shume e gjere ashtu sikurse eshte shume e ngushte. Cfare dua te them me kete :

    Eshte shume e gjere sepse permban ne vetvete shume disiplina ( apo lende, materie, fusha ) te ndryshme, te cilat mua me duket se ne forum jane te perfaqesuara. Keto materiale mund te postohen shume mire ( ne varesi te specifikave ) tek Mentori Akademik, Grupmoshat e komunitetit ( ku eshte nje pjese e dedikuar pikerisht per femijet ) , Letersia Shqiptare, Kulture Demokratike, Elita Shqiptare, Historia Shqiptare etj.

    Eshte shume e ngushte sepse perfaqeson nje aspekt te kufizuar ne gjithe lemin e diskutimit apo ndarjes se mendimeve. Pra vete mesimdhenia eshte nje fushe e cila ne vetvete nuk mendoj se mund te jete qellim i nje pjese te forumit, por lenda ( mesimi ) po.

    Gjithsesi supermoderatoret apo administratoret do te shprehen dhe ata reth sugjerimit tend.

  3. #3

    Jo dhe aq dakort me mendimin tėnd :-).

    Pra vete mesimdhenia eshte nje fushe e cila ne vetvete nuk mendoj se mund te jete qellim i nje pjese te forumit, por lenda ( mesimi ) po.
    Me sa kuptoj nga postimi unė nuk kam paskam nxjerrė thelbin e ēėshtjes. Qėllimi nuk ishte dhe aq tek mesimdhėnia, por tek shoqėrimi i individit ( pedagogji), nė veēanti shoqėrimi i femijės nė aftėsimin e tij, qė pėr mua nėnkupton shtrim dhe shkėmbim problematikash.Pra, tek ēėshtja e zhvillimi i global tė fėmijės: fiziologjik, intelektual, shoqėror ( social) motorik, emocional, etik. Shembuj:
    • Si mund tė veprohet me fėmijėn nėn peshė? Po me fėmijėn mbi peshė?
    • Cilat janė pasojat e nėnpeshės? Po mbipeshės?
    • Fėmija qė nuk flet ende? Nga se mund tė ndodhė? Cilat janė pasojat? Si mund ta shoqėroj ? Si keni vepruar ju nė raste tė tilla?
    • Autizmi dhe individi : - A preken femijėt nga ky fenomen?
    • Agresiviteti dhe fėmija: - Fėmija shtyn e godet gjithė fėmijėt e tjerė rreth e rrotull tij. Si mund tė veprohet? Si keni vepruar ju nė njė rast tė tillė?
    • Fėmija rrihet ose shahet gjithnjė nga tjerėt. Ėshtė shumė i pambrojtur. Si mund ta ndohmoj tė zhvillojė vetmbrojtjen? Si veproni ju me fėmijėt tuaj nė tė tilla raste?
    • Fėmija ecėn ēuditshėm? Si mund ta ndihmoj tė korrigjojė kėtė apo atė problematikė motorrike?
    • Fėmija ėshtė shumė i ndrojtur, i trishtė apo i ndjeshėm. Si ta ndihmoj tė pėrballoė atė apo kėtė situatė? Cilat tregime apo lojra tė zgjedh?
    • Fėmija nuk di ende tė pėrshtasė veprimin me ambientin dhe atmosferėn shoqėrore. Si ta ndihmoj tė mėsojė e shtjellojė etikėn? Etj,etj, etj…
    Ndoshta ē’orientova disi rrjedhėn e mbarėvajtjes sė forumit me sugjerimin tim, mirėpo thelbi i ēėshtjes ishte mė i thellė se thjesht pėrralla tė njė nate vere, pra tek “pėrrallat” e ndėrtimit tė njė jete, tė njė personaliteti tė ardhshėm. Ky ndėrtim bėhet nėpėrmjet artit tė shoqėrimit dhe arti i shoqėrimit ( pedagogjia) ėshtė pėrbėrėsi kryesor i edukimit.

    Pėr tė ilistruar konceptimin tim unė kėrkova domethėnien e fjalės pedagogji. Tek wikipedia nė shqip, pėrkufizimi i fjalės pedaogji nuk mu duk i pėrshtashėm ndaj u bazova tek : Wikipedia nė frėngjisht dhe pėrktheva.
    http://fr.wikipedia.org/wiki/P%C3%A9dagogue

    La pédagogie est l'art d'éduquer. Le terme désigne les méthodes et pratiques d'enseignement et d'éducation ainsi que toutes les qualités requises pour transmettre un savoir quelconque. Faire preuve de pédagogie signifie enseigner un savoir ou une expérience par des méthodes adaptées ą un individu ou un groupe d'individus .

    Pedagogjia ėshtė arti i tė edukuarit. Termi pėrshkruan metodat dhe praktikat e mėsimdhėnies dhe tė edukimit, si dhe tė gjitha cilėsitė e duhura pėr tė transmetuar njė dijeni ēfarėdoqoftė ajo. Praktimi i pedagogjisė do tė thotė mėsimi i njė dijeje ose i njė eksperience nėpėrmjet metodave tė adaptuara sipas njė individi apo njė grupi individėsh.
    Le terme de « pédagogie » dérive du grec παιδαγωγία, de παιδός (/'paɪdɔs/) « l'enfant » et ἄγω (/'a.gɔ/)« conduire, mener, accompagner, élever ». Dans l'antiquité, le pédagogue était un esclave qui accompagnait l'enfant ą l'école, lui portait ses affaires, mais aussi lui faisait réciter ses leēons et fairt du XXe sičcle, la « science de l'éducation » désignait la pédagogie. Au XXIe sičcle, l'expression s'emploie au pluriel : les sciences de l'éducation s'étudient en empruntant ą plusieurs disciplines des sciences humaines (sociologie, psychologie, biologie, économie, philosophie, etc.).
    e ses devoirs. « Pédagogie » est un mot remontant ą 1495 d'aprčs le dictionnaire Le Robert. L'Académie franēaise l'admet depuis 1762.
    Au débu
    Termi « pedagogji » rrjedh nga greqishtja παιδαγωγία, de παιδός (/'paɪdɔs/) « fėmija » dhe nga ἄγω (/'a.gɔ/) « udhėhequr, dėrguar, shoqėruar, rritur ». Nė antikitet , pedagogu ishte njė skllav qė shoqeronte fėmijėn nė shkollė, i mbante gjėrat e tij, pour dhe qė e ndihmonte tė recitonte mėsimet dhe tė bėnte detyrat. « Pedagogji » ėshtė njė fjalė qė vjen qė nga 1495 sipas fjalorit francez « Le Robert ». Akademia franceze e njeh qė nga 1762. Nė fillim tė shekullit tė XX, « shkenca Edukimit » pėrshkruante pedagogjinė. Nė shekullin XXI terimi u pėrdor nė shumės : shkencat e edukimit duke huazuar nga shumė disiplina tė shkencave njerėzore ( sociologji, psikologji, biologji, ekonomi, filozofi).
    Pėrsa i pėrket nėnforumit ekzistues « Vogėlushėve Shqiptar » nuk mė ėshtė dukur dhe nuk mė duket i pėrshtatshėm atje ku ndodhet, nė atė formė qė ndodhet aktualisht. As dedikimi i tij nuk mu duk i pėrshtatshėm:

    Vogėlushėt shqiptarė

    Ky forum u dedikohet fėmijėve shqiptarė. Tė gjithė vizitorėt janė tė lutur tė postojnė pėrralla, gjėegjėza, tregime pėr ta nė gjuhėn shqipe.
    Fėmija nuk ka nevojė vetėm pėr pėrralla, tregime dhe gjėegjėza, qė tė rritet. Ka nevojė edhe pėr prindėr apo shoqerėues qė dine ti pėrgjigjen apo qė kėrkojnė ti pėrgjigjen rritjes sė tyre nė tė gjitha aspektet.

    Nė kundėrshti me dedikimin, aty kishte shumė ēėshtje qė ia vlenin tė trajtoheshin si problematikė apo zgjidhje pedagogjike:
    • Fėmijėt nė internet – cila ėshtė mosha e duhur?
    • Sjellja ndaj fėmijėve pėrcakton karakterin e tyre
    • Nė ēfarė moshe duhet tė fillojė edukata seksuale?
    • Fėmijėt qė rriten me gjyshėr, mė tė dobėt!
    • Si mėsojnė fėmijėt tė flasin? Etj..etj.
    Ky fakt lė tė nėnkuptohet qė nevoja pėr shkėmbim nė lidhje me ēėshtjen e shoqėrimit tė fėmijės ekziston.
    Nisur nga ky konstatim dhe duke qenė se njė nga misionet e “Forumit Shqiptar” ėshtė tė shkėmbimi i shqiptarėve me njėri tetrin, mendoj qė
    • ashtu siē ka nėnforum "Pyesni psikologun" ashtu duhet tė ketė dhe nėnforum "Pyesni Pedagogun"

    ...dhe pedagog nuk ėshtė vetėm edukatori/rja, apo siē emėrohet gabimisht mėsimdhėnėsi. Por,
    • Pedagogu i parė dhe mė i mirė ėshtė ai qė ka rritur dhe rrit fėmijė: Prindi!

    Ashtu siē eksperienca qė mund tė sjellė prindi nuk ka tė paguar, ashtu edhe ndihma qė mund tė kėrkojė ai apo shoqėruesi i fėmijės sė tij, mund tė jetė shumė e ēmuar.
    Gjithashtu, fėmija ėshtė njė njeri, ose mė saktė siē ka thėnė “Franēoise Dolto”: " Fėmija ėshtė njė person" dhe si i tillė e ka vendin sė bashku me e personat e tjerė tek nėnforumi:
    Gjithcka qe ka te beje me misterin me emrin "Njeri". Ndajini mendimet tuaja me ne pasi te gjithe kemi pyetje dhe po kerkojme pergjigje.
    Gjithsesi ky ėshtė dhe mbetet mendimi im!

    Falenderime pėr pėrgjigjen.

    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 10-05-2009 mė 16:47

  4. #4
    Sqarim...

    Aktualisht, nė tė gjitha kulturat, kėmi trashėguar nga historia e mėsimdhėnies njė emėrim tė gabuar pėr mėsimdhėnėsin/sen: Pedagog/e!

    Pedagog/e, nuk ėshtė as mėsuesi/sja e shkollės fillore, as ai/ajo i shkollės sė mesme, as ai/ajo i universitetit.

    Siē e tregon rrjedha e fjalės, pedagogu shoqeronte fėmijėn nė shkollė, i mbante gjėrat e tij, pour dhe qė e ndihmonte tė recitonte mėsimet dhe tė bėnte detyrat.

    Asnjė nga mėsimdhėnėsit/set qė nga fillorja e deri nė universitet nuk shoqėronin fėmijėn apo studentin nė... dhe nuk e ndihmonin tė .... Por, transmetonin dhe transmetojnė njė paketė dijesh mes tė cilave fėmija i shoqėruar nga prindi duhet tė gjejė zgjidhje.

    Pedagogėt e parė janė prindėrit, dhe ky emėrim u vjen me plot tė drejtė nga lashtėsia, si dhe shoqėruesit e fėmijėve apo edukatorėt tė cilėt kanė pėr mision kryesor ndaj fėmijės, vazhdimėsinė e shoqėrimit deleguar nga prindėrit e tyre.

    Pėr informim nė lidhje me postimin e mėsipėrm po bashkangjis dhe pėrkufizimin nga "Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė" shqip.

    Pedagogjia ėshtė shkencė qė merret me parimet dhe metodat, sipas tė tė cilave zhvillohet procesi edukativ-arsimor, pėrkatėsisht ėshtė shkencė qė merret me edukimin dhe arsimimin nė planin mė tė gjerė (nė institucionet arsimore, sportive etj.), si dhe me modat qė pėrdoren pėr kėtė qėllim. Pedagogjia bashkėkohore. Pedagogjia shkollore. Padagogjia sportive.

    Lėndė mėsimore, pėrkatėsisht libėr, tekst qė jep njohuritė e pėrgjithshme apo tė veēanta nga pedagogjia, qė jep njohuri pėr metodat dhe parimet e punės pedagogjike.

    Nga fjala pedagogji rrjedh emri pedagog/e - njeriu qė merret me punė pedagogjike, apo me edukimin dher arsimimin e fėmijėve dhe tė rinjve dhe mbiemri pedagogjik/e, qė lidhet me pedagogjinė apo me pedagogun.

    Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Pedagogjia"
    Elna.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 10-05-2009 mė 16:38

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  3. Epir + Dardani + Iliri = Shqipėri
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  4. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Nasi Lera
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 18:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •