Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 119 prej 119
  1. #101
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    E kjo lidhet me dyndjet e arianėve nė ato zona.

    Sė pari raca jonė ka invadu nordikėt uraliko-fonė, ku ia ka imponu shqipen, dhe nga shqipja vulgare demotike janė krijuar gjuhėt e reja: gjermane, baltike, sllave, ariane.

    Arianėt kanė qenė gjysma dinarikė dhe gjysma nordikė. Gjuha ka qenė shqipe e bastardhuar.

    Kėta arianė janė vendosur mė pas nė Azinė qendrore. Prej aty kanė invadu zezakėt e Iranit dhe tė Indisė, ku janė kriju gjuhė e reja, indo-iraniane.

    Nė pėrgjithėsi, ka njė pėrpjestim tė drejtė mes: R1a, tipi gjaku B, dhe racė nordike ose mbetje nordike.

    Problemi im ėshtė se nuk po gjej dot haplogrup E3b, mes indo-iranianėve, kur shihet fare mirė qė ata jo vetėm qė krijuan gjuhėn e kulturėn nga ne, por edhe dinarikė ka mjaft atje.
    Ēėshtė mė e keqja as nė mesin e kalashave nuk janė gjetur E3b, pėrveē nė mesin e Pathanėve tė cilėt nuk janė Kalasha.

    Kjo mė bėn tė mendoj pėr praninė e manipulimeve nė kėto studime.

  2. #102
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    T'i futemi dhe njė herė studimit tė haplogrupit I sepse ėshtė me rėndėsi. Mundėsisht le t'a hamė "pasulin ka nji kokėrr"

    Cilat nga kėto subklada ekzistojnė sot dhe ku shtrihen???

    I 23.000 Ballkan
    I2 15.000 Ballkan
    I2b 11.000 Europė Qendrore
    I2a 9.000 Ballkan
    I2b1 7.000 Gjermani
    I2a1 6.000 Sardinja
    I2a2 5.500 Alpet Dinarike
    I1 3.000 Skandinavia
    I2b1a 1.000 Britani

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e MariglenD
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Postime
    17
    Pericic ne studimin e saje ka theksuar per genetic drift ne Kosove?

    Cka eshte genetic drift, edhe vall ajo mundet te ndikoje ne zvogelimin e nivelit te % te V13 ose zmadhimin e saje?

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Citim Postuar mė parė nga GL_Branch Lexo Postimin
    Kete teme e hapa qe te flasim lidhje me keto 3 haplogrupe sepse pothajse cdo muaj po ka risi te reja lidhje me to dhe gjithashtu eshte krijuar dhe studim baze nga antropologet.

    Sic dihet 6 haplogrupe njihen si evropian qe jane:

    - R1a
    - R1b
    - I1a

    dhe 3 te fundit njihen ndryshe haplogrupe ballkanik sepse epiqendra eshte ne ballkan:

    - "E3b-M78" apo (E3b1a, E-V13)-----Epiqendra eshte tek shqiptaret
    - "J2b" apo (J2e-M102)------Nga studimet e ndryshme epiqendren kane nxjerr her Italianet, Greket apo Shqiptaret.
    - "I1b" (apo I2a)-----Epiqendra eshte kryesisht tek Boshnjaket, Kroatet dhe Moldavet.

    Por problemi eshte se disa studiues E3b-M78 her etikojne qe kane ardhur nga koha neolitike bashke me J2b ne ballkan kurse te tjeret mendojne qe E3b-M78 kane qene ne ballkan bashke me I1b qe nga koha mesolitike.

    - Studimi i Cruciani (el 2007) etikon:
    Mesolitik: I1b
    Neolitik: E3b1a dhe J2b

    - Studimi i Battaglia (el 2008) etikon:
    Mesolitik: I1b dhe E3b1a
    Neolitik: J2b dhe G2

    p.s G2 ky e quan haplogrup evropian (ku epiqendra eshte ne Gjeorgji dhe me shume eshte i perhapur ne Kaukaz, Rusine jugore dhe lindjen e mesme)

    Te dyte jane studies shume te njohur dhe qe tani jane kontradite sa i perket haplogrupit E-V13 ne te cilen epiqendra eshte tek shqiptaret.
    Aktualisht sipas studimeve te fundit te Ken Nordvetd haplogrupi I2a1b(me i perhapur te Sllavet e jugut) nuk eshte eshte Mesolitik por mendohet te jete perhahpur me dyndjet Sllave ne Ballkan sipas analizave dhe kjo le si haplogrup me te lashte ne Ballkan E-V13 and J2b

  5. #105
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanė
    Postime
    1,813
    E3b-M78 kane qene ne ballkan me I1b qe nga koha mesolitike dhe jane te paret qe e populluan ballkanin. When i say Bosnjaks is Illyrian, is 100% fact, kurse per kroatet e dijme te gjithe...

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Citim Postuar mė parė nga Gon! Lexo Postimin
    E3b-M78 kane qene ne ballkan me I1b qe nga koha mesolitike dhe jane te paret qe e populluan ballkanin. When i say Bosnjaks is Illyrian, is 100% fact, kurse per kroatet e dijme te gjithe...
    Jo e ke gabim, siē thashe me perpara ky HG u perhap ne Ballkan me dyndjet Sllave, TMRCA i ketij HG eshte 2500 vjet.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Te Mbijetuarit te kohes se akullit: jane Kroatėt pasardhesit e banorėve te Evropės

    Paraardhėsit e banorve kroate nė kėtė rajon para 20.000 vjet mė parė, mbijetuar nga koha e akullnajave, sipas njė studimi tė kryer te origjinės gjenetike

    Mė shumė se e tre tė katėrtat e meshkujve e tanishme kroate janė pasardhės tė lashtė evropianė qė kishin mbijetuar 13.000-20.000 vjet me parė nga koha e fundit e akullit nė disa vende (nė shkencė janė pėrcaktuar si parajsa) nė Evropė.
    Studimet e fundit shkencore tregojnė pėr faktin se ajo ishte njė nga ato strehė, nė qoftė se mė tė rėndėsishme, duke pėrfshirė zonat e Kroacisė sė sotme dhe Bosnja e Hercegovina. Rreth 45% e meshkujve kroatė te sotme kan origjinėn nga ky vend. Nga ana tjetėr, 30% janė tė lidhur me etėrit qė ishin nė disa valė, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, pėrmes rajoneve tė tjera tė Evropės , erdhi nga tė ashtu-quajtur. streh ukrainase

    Shkrirja e Akullnajave
    Ajo ėshtė mė e mundshme qė meshkjute me. haplogroup R1a nė Kroaci te ardhur kryesisht nga strehė e Ukrainės, njė periudhė e zgjerimit tė kėtyre periudhave haplogroup ndryshojnė nga akullnajat shkrijen derisa tė migrimeve sllave mes shekullit 5 dhe 8. Njė pėrqindje e vogėl e imigrantėve ėshtė i lidhur me tė ashtuquajturat. Iberik streha. Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se kjo ėshtė ajo, streha Iberik tani vihet nė pikėpyetje dhe se shkenca ėshtė ende nė kėrkim pėr pėrgjigjet nė lidhje me ekzistencėn dhe rolin e saj nė rivendosjen e Evropės.
    Origjina gjenetike e kroatėve >>
    Studimet e fundit tregojnė se paraardhėsit e kroatėve tė sotėm, tė cilėt besohet se kanė ardhur nga ky lokalitet janė njerėz tė cilėt janė tė pavarur nga migracionit neolitike, dhe para se ata , qė vijnė nga Lindja e Mesme qe erdhen nė kėtė vend. Pjesa tjetėr e popullsisė ėshtė kryesisht pasardhėsit e njerėzve qė u vijnė nė kėtė pjesė tė juglindja e Evropės-, nė 10.000 vitet e fundit, kryesisht gjatė Neolitit, njė nga periudhat mė tė rėndėsishme tė historisė njerėzore qė u shėnua nga zgjerimi i bujqėsisė, i cili i ka dhėnė tė rritet nė popullsi tė mėdha. Kėto janė tė dhėnat shkencore nga neni rishikimit tė cilėt deri nė fund tė javės tė publikohet nė njė ēėshtje tematike ne Journal Medical kroat, i dedikuar pėr njė nga takimet mė tė mėdha shkencore tė kėtij viti - Konferenca 7 mjeko-ligjor, gjenetika antropologjike dhe mjekėsore - qė do tė jetė javėn e ardhshme, nga 20 deri nė 24 Qershor, mbajtur nė Bol nė Braē. Puna ėshtė njė pėrmbledhje e studimeve tė mėparshme qė kanė zgjatur 12 vjet nė tė cilat kryesisht pėrfshihen pesė shkencėtarėt: Prof Dr Dragan Primorac, prof. Dr Paul Rudan, prof. Damir Marjanovic, prof. Dr Peter Underhill dhe prof. Dr Richard Villems, dhe kjo ėshtė nė bazė tė rezultateve tė rrumbullakosura historinė e origjinės gjenetike tė kroatėve.
    Dhe ajo filloi nė vitin 2000. kur profesori. Dr Dragan Primorac, njė grup i autorėve, ndėr tė cilat janė gjenetistėt mė sot qė tė hetojėnrrethe origjinėse se popullit, si profesor. Dr Luca Cavalli Sforza, profesor.Dr Peter Underhill, Profesor. Dr Ornella Semino, nė revistėn shkencore Science kryesor publikuar rezultatet e strukturės se 1007 burra tė palidhur nga Evropa, duke pėrfshirė edhe kroatėt. Kėto studime kanė konfirmuar se njerėzit e parė gjatė Paleolitit (periudha parahistorike qė filloi 2.600.000 vjet mė parė dhe pėrfundoi 10.000 vjet mė parė), ata erdhėn nė Evropė, ka shumė tė ngjarė qė kan ardhe nga Azia, para me se 30.000-40.000 vjet.Rezultatet e kėrkimit nė kėtė studim tregoi se gati 45 pėr qind e meshkujve kroatė i pėrkasin EU7 haplotype (sinonim pėr haplogroup pėrcaktuar aktualisht tė cilit rrėnjėt janė nė Evropė).
    Mutacione tė reja rajonale tė veēanta u shfaq nė Gadishullin Iberik (Spanjė), ku etėrit tanė tė kėrkuar strehim nga mosha akull e fundit, por hera e fundit kjo ēėshtje ėshtė bėrė objekt i strehė tė gjerė tė debatit. Kėto inkubatorė diversiteti gjenetik mė vonė u bė rajoni nga i cili ajo filloi recolonization e Evropės pas shkrirjes sė akullnajave dhe holocenit. Me migrimin e ri klaneve neolitike nga Lindja e Mesme dhe Anadoll (Turqi moderne) mbėrritėn nė Greqi dhe u pėrhap pėrgjatė brigjeve tė Mesdheut. Ata sollėn kulturėn e zbutje tė kafshėve tė egra dhe bimėve, dhe ata ndanė njohuritė e tyre me popullsinė indigjene, qė paraqet fillimin e bujqėsisė dhe blegtorisė nė Evropė. Pas kushtet klimatike janė pėrmirėsuar, kjo popullsi ka zgjeruar nė veri dhe nė lindje.
    Hulumtimi i kryer pas kėsaj referuar periudhės sė neolitit nė tė cilėn njeriu ėshtė gjahtari klasik u bė njė bujk, filloi tė angazhohen nė peshkim,dhe zbutjen e kafshėve . Analiza e kromozomit Y e 1206 meshkujve te palidhur nga 17 popullatat e rajonit, duke pėrfshirė edhe kroatėt, u analizuan te parėt shqiptarėt nga Maqedonia, kroatėve nga Sllavonisė, sllovenėt, italianėt nga Trento Province dhe popullatės mė parė nga Kaukazi, grekėt, shqiptarėt nga Shqipėria, kroatėt, polakėt , ēekėt, ukrainas, hungarezėt dhe kroatėt dhe serbėt nga Bosnja dhe Hercegovina dhe boshnjakėt.Provuar tė jetė njė shėnues i J-M241 pėrshtatet periudhėn neolitike, dhe zgjerimet e popullsive neolitike nga Sahara lindore dhe Lindjen e Mesme (Turqi, brigjet lindore tė Mesdheut, Egjipti), kurse shėnuesit e E-v13 dhe IM-423 lidhur me Mesolithic gjahtar-mbledhėsve tė cilėt ishin vendasit pėrgjatė Kroacisė, Bosnje-Hercegovinės dhe tė rajonit pėrreth. Nė atė kohė, gjuetar-u bė fermerėt dhe faktorėt kyē pėr pėrhapjen e bujqėsisė nė veri, dhe me ndihmėn e ndėrveprimeve tė shumta me popullsi Mesolithic pastaj ku popullsia ka jetuar.
    Fermerėt dhe gjahtaret-mbledhės
    E gjithė kjo flet nė favor tė bashkėveprimit kompleks midis fermerėve dhe gjahtar-mbledhės tė ushqimit se sa njė migrim tė madh tė fermerėve nga Lindja e Mesme, i cili zėvendėsoi me autokton gjuetar lokal –
    .Rezultatet flasin edhe pėr faktin se popullata lokale Mesolithic (vendasit nga rajoni i sotme Ballkanike) me njė shenime I-M423 dhe E-v13 dhe bazat bujqėsi para se tė ndodhur migrimin sistematikisht ardhjen nga neolit. analizat gjenetik per here te parė ėshtė vėrtetuar.
    .
    Kroatėt e Bosnjes janė mė shumė Europian se kroatėt dhe serbėt
    Duke analizuar foton gjenetike tė popullsisė sė vendeve fqinje, prof. Dr Marjanovic, prof. Dr Primorac dhe autorė tė tjerė kanė treguar njė frekuencė mė tė madh tė haplogroup I (ose origjine tė lashtė evropiane)kroatet e Bosnjės, se rasti me kroatėt nė kroaci.Esht vertetu se kroatėt e Bosnjes kanė frekuencė haplogroup (Hg I), rreth 73 pėr qind, dhe boshnjakė 48, serbėt boshnjak 34 pėr qind. Mbi bazėn e kėtyre studimeve treguan qartė se tė gjitha popullsive tė studiuara mė parė europiane pikėrisht pėrgjatė Kroacisė dhe Bosnje dhe Hercegovinė, ėshtė shkalla mė e lartė e haplogroup Hg I.http://www.vecernji.hr/index.php?cmd...lika_id=362219

    http://www.vecernji.hr/vijesti/prezi...-clanak-300151
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bajraku : 05-09-2012 mė 15:28

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    Prishtinalia mė i vjetėr nuk ėshtė shqiptar (Video)
    Dennis Cleeton nga Llandindodi i Uellsit, ka shpenzuar 20 vite duke hulumtuar paraardhėsit e tij.

    Ai ka shkuar deri nė shekullin e 16-tė me fakte ndėrsa testi i ADN-sė e ka dėrguar atė edhe mė larg, qysh nė pushtimin e romakėve.

    Madje, ai thuhet tė ketė prejardhje nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovės. /Express/
    vidio.
    http://www.zeri.info/artikulli/20170...shqiptar-video
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #109
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    Haplogrupet kryesore tek popullesia shqiptare te linjes aterore, sipas testimeve te kryera nga Projekti ,,Rrenjet" sipas renditjes me perqindje:

    Haplogrupet Y-DNA (N=1157)
    E-V13
    R1b-M269
    J2b-L283
    I2a-Y3120
    I2a-CTS595
    I2-L596
    R1a-M417
    I1-M253
    J2a-M410
    J1-M267

    Per me shume shikoni webfaqen e Projekit Rrenjet.
    https://rrenjet.com/lajme/
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  10. #110
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    E-V13
    Haplogrupi E-V13 ėshtė haplogrupi mė i pėrhapur ndėr shqiptarė, me rreth 25-30% tė linjave atėrore. Ka shtrirje pak a shumė tė njėtrajtshme nė tė gjitha trevat shqiptare, edhe pse nga njė krahinė nė tjetrėn mund tė mbizotėrojnė nėndegė tė ndryshme.

    Tė gjithė bartėsit e E-V13 kanė njė paraardhės tė pėrbashkėt qė ka jetuar rreth 4900 vite mė parė. Zbulimet degėve paraardhėse ose tė afėrta me E-V13 nė lashtėsi pėrfshijnė E-L618 nga Neoliti nė Kroaci dhe Hungari, dhe E-Z1919 nė Bullgarinė e shek 8-6 p.e.s. (kjo sipas njė analize jo-zyrtare), kurse vetė E-V13 ėshtė gjetur nė mbetje tė kulturės sė hekurit La Tene nė Europėn qendrore e nė Panoni, nė Moldavi: shek 4-2 p.e.s., nė Dardaninė e lashtė tė periudhės romake (pėrfshirė edhe njė vendbanim nė kufinjtė e Dardanisė) ku ishte haplogrupi kryesor nė tri vendbanime tė shqyrtuara, po ashtu nė eshtra tė periudhės romake nė Kroaci, nė Ēeki nė shek. 4-5, pėrsėri nė Panoni nė shekut 7-8 ku ishte gjithashtu ndėr haplogrupet kryesore, nė Itali: shek 5-6 (Romė) dhe shek 6-7 (Lombardi), nė Danimarkė: shek 9-10, dhe ka gjasa qė tė jetė pėrhapur edhe nė Rusi tė paktėn qė nė shek 11.

    Nisur nga gjetjet e eshtrave tė lashta, E-V13 ose njė linjė pararendėse, duhet tė ketė mbėrritur nė Europė tė paktėn qė nė Epokėn e Neolitit, me shumė gjasė pėrmes Ballkanit, por zgjerimi i vrullshėm i kėsaj linje ka filluar nė Epokėn e Bronzit. Mungesa e deritanishme E-V13 ndėr eshtrat nga Ballkani dhe Italia tė Epokės sė Bronzit dhe Hekurit sugjerojnė se epiqendra e E-V13 deri nė fundin e Epokė sė Bronzit mund tė ketė qenė hapėsira e Ballkanit qendror e verior dhe Europės qendrore-lindore. Edhe fakti qė sot E-V13 ka shtrirje dhe larmi tė lartė nė tė gjithė Europėn gjithashtu mbėshtet idenė e pėrhapjes nga ajo zonė, nė valė tė ndryshme zhvendosjesh.

    E-V13 dhe degėzimet kryesore

    *Skema ėshtė bazuar kryesisht nė pemėn e YFull.com. Disa degė nuk janė paraqitur pėr thjeshtėsi.
    Map of E-V13 among Albanians
    E-V13 ndėr shqiptarė
    Nga ana tjetėr, gjetja e njė numri tė madh tė E-V13 nė eshtra nga Moezia dhe Dardania e lashtė, po ashtu nga Kroacia e deri nė Moldavi nė njė individ skith tė shek 4-2 p.e.s., dhe vjetėrsia rreth 2500-3500 vjeēare e lidhjeve tė linjave ballkanike tė E-V13 me ato mė veriore, tregojnė se nga fundi i Epokės sė Bronzit ose nga Epoka e Hekurit, haplogrupi E-V13 duhet tė ketė qenė i pranishėm ndėr popujt e njohur tė Ballkanit tė lashtė, si dardanėt dhe fiset e tjera ilire, dakėt, trakėt, etj. Rezultate tė ardhshme nga eshtra ballkanike tė Epokės sė Hekurit mund tė na japin edhe informacione mė tė hollėsishme rreth pėrhapjes sė E-V13 ndėr fiset e vjetra tė Ballkanit.

    E-V13 jo vetėm ėshtė haplogrupi mė i pėrhapur ndėr shqiptar, por edhe gjendet nė pėrinqjde tė larta nė tė gjitha trevat, nga veriu nė jug. Deri tani, dendėsia mė e lartė vėrehet nė Labėri, nė Tiranė e Durrės, nė Drenicė, nė Rrafsh tė Dukagjinit, nė Shkodėr, nė Pult e nė Dukagjin, si dhe nė disa pjesė tė Malėsisė. Duhet thėnė qė pavarėsisht prejardhjes sė pėrbashkėt, degė tė ndryshme tė E-V13 mund tė kenė ndjekur rrugė tė ndryshme shtegtimi, ndaj secila duhet parė mė hollėsisht nė veēantinė e saj. Degėt mė tė pėrhapura tė E-V13 ndėr shqiptarė janė kryesisht nėn E-V13>Z5017 dhe E-V13>Z5018: E-Z5017>CTS9320>Z17107, E-Z5018>S2979>FGC33625>Y93102, E-Z5018>S2979>FGC11450>Y173822, E-Z5018>S2979>FGC11450>Y146086, E-Z5018>S2979>L241>PH2180, etj. Nėn rubrikėn e E-V13, do tė publikojmė vazhdimisht pėrmbledhje analizash pėr secilėn prej kėtyre degėve, si dhe degėve tė tjera mė tė rralla.

    (Pėrditėsimi i fundit: 06.2022)
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  11. #111
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    R1b-M269
    R1b-M269 ėshtė haplogrupi i dytė mė i pėrhapur ndėr shqiptarė. Edhe pse gjendet nė pėrqindje relativisht tė lartė nė tė gjitha trevat, dendėsia mė e madhe vėrehet nė Prizren, Llapushė, Malėsi, Mat, Labėri dhe Skrapar, dhe pėrgjithėsisht nė zona malore.

    Prejardhja e haplogrupit R1b-M269 mendohet nga popullsitė indo-europiane nė Stepat e Euroazisė, konkretisht nga Ukraina dhe Rusia jugore mbi Kaukaz. Rezultate tė R1b-M269, sidomos tė degėzimit R1b-M269>L23, janė gjetur nė dendėsi tepėr tė lartė nė kėto zona nė periudha qė pėrkojnė me fillimet dhe mė pas zgjerimin e proto-indo-europianėve. Gjatė Epokės sė Bronzit, kėta popuj kryesisht blegtoral u pėrhpapėn nė tė gjitha drejtimet duke u veēuar dhe duke formuar grupe tė reja gjuhėsore si gjermanikėt, keltėt, italikėt, etj. Nga kėta popuj mendohet tė ketė evoluar edhe gjuha shqipe, si njė degė e veēantė e gjuhėve indo-europiane. Kjo pėrhapje gjuhėsore pėrkon edhe me tė dhėnat gjenetike nga eshtrat e kohės, pasi pikėrisht nė Epokėn e Bronzit, R1b-M269 fillon tė shfaqet edhe nė Ballkan dhe nė pjesė tė tjera tė Europės.

    R1b-M269 ndahet nė dy nėndegė: R1b-M269>PF7562 dhe R1b-M269>L23. Kjo e fundit u degėzua nė R1b-M269>L23>Z2103 dhe R1b-M269>L23>L51. Degėt R1b-M269 tė shqiptarėve u takojnė kryesisht R1b-M269>PF7562>PF7563 (~3-4% e popullsisė) dhe R1b-L23>Z2103>Z2106>Z2108>Z2110>CTS9219 (~15% e popullsisė), kurse rreth 1% e linjave atėrore shqiptare janė nėn R1b-M269>L23>L51.


    *Skema ėshtė bazuar kryesisht nė pemėn e YFull.com. Disa degė nuk janė paraqitur pėr thjeshtėsi.
    Sot, degėt europiane tė R-PF7562 dhe R-Z2103 gjendet sidomos nė Europėn lindore dhe jugore, kurse R-L51 mbizotėron nė perėndim, dhe nisur nga gjetjet e lashta mund tė hamendėsohet se kjo shpėrndarje kishte filluar tė merrte formėn e sotme qė nė Epokėn e Bronzit. Pas valėve tė para indo-europiane, secila nėndegė mund tė ketė vijuar pėrhapjen nė mėnyrė tė pavarur, prandaj secilėn degė do ta trajtojmė veēas duke nisur qė nga Epoka e Bronzit deri te shtrirja qė shohim sot nė trojet shqiptare.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  12. #112
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    J2b-L283
    J2b-L283 ėshtė haplogrupi i tretė mė i pėrhapur ndėr shqiptarė. Degė tė vjetra tė J2b janė gjetur nė Lindjen e Mesme neolitike, dhe ende degė tė ndara prej asaj periudhe gjenden tė veēuara: disa nė Indi, disa nė Azinė qendrore, disa Lindje tė Mesme, dhe J2b-L283 pothuajse ekskluzivisht nė Europė. Veēimi i J2b-L283 dhe zhvendosja drejt Europės duhet tė ketė ndodhur nė njė periudhė ndėrmjet Neolitit tė hershėm dhe Epokės sė Bronzit. Ka mundėsi qė J2b-L283 tė ketė lėvizur bashkė me popujt indo-europianė, me qenė se ėshtė gjetur nė Kaukaz nė eshtra 3800 vjeēare nga veriu i Kaukazit. Ajo qė dihet me siguri tė plotė ėshtė se gjatė mijėvjeēarit tė tretė p.e.s. J2b-L283 tashmė ishte shtrirė gjerė nė Mesdheun verior, ku gjendet nė njė numėr tė madh skeletesh: nė njė numėr tė madh eshtrash tė Epokės sė Bronzit dhe Hekurit nga Ballkani veri-perėndimor, duke nisur nga Sllovenia deri nė Dalmacinė jugore, nė tri eshtra nga Sardenja, shek 10-13 p.e.s, nė njė skelet etrusk, shek 7 p.e.s, nė eshtra tė Daunėve nė Pulja, etj. Sipas tė gjitha gjasave, J2b-L283 ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė gjenezėn e popujve tė lashtė tė Ballkanit (me shumė mundėsi tė ilirėve, ndoshta dhe mė gjerė) dhe Italisė.

    J2b-L283 dhe degėt kryesore

    *Skema ėshtė bazuar kryesisht nė pemėn e YFull.com. Disa degė nuk janė paraqitur pėr thjeshtėsi.


    Map of J-L283 among Albanians
    J2b-L283 ndėr shqiptarė
    Sot J2b-L283 ka dendėsinė mė tė lartė nė botė pikėrisht mes shqiptarėve. Brenda trojeve tona, shfaq njė pėrqendrim dallueshėm mė tė lartė te gegėt se tek toskėt. Pėrqindja mė e lartė vėrehet nė zonat mė veriore tė Shqipėrisė (~30-50% nė Tropojė e Malėsi tė Madhe), nė trevat mes Gjakovės e Pejės nė Rrafsh tė Dukagjinit, nė Gollak, nė Malėsi tė Dibrės, nė Gollobordė, etj. Njė pjesė e madhe e fiseve veriore, si fisi Krasniqe, Nikaj, Hoti, Shkreli, Gashi i Gurit, Kastrati dhe tri fiset kryesore tė Mirditės i takojnė kėtij haplogrupit, ashtu si edhe njė pjesė e rezultateve nga Lura, Selita, Fani, etj. Tek toskėt, dendėsia mė e lartė gjendet nė Labėri (rreth 10%), ku po ashtu ka larmi tė lartė. Shumica dėrrmuese e linjave shqiptare J-L283 gjenden nė nėndegėn J-L283>Z600>Z585>Z615>Z597>Z2507>Z638, me moshė rreth 4200 vjeēare. Brenda kėsaj, nėngrupet mė tė mėdha janė J-L283>Z638>Z38300>Y20899>PH1751, J-L283>Z638>Z38300>Y20899>Y85522, J2b-L283>Z638>Z1297>Y23094>Y82533, J-L283>Z638>Z1297>Z1295>Y21878, dhe J-L283>Z638>Z1297>Z1295>Z631 me disa degėzime mė tė vogla. Pėr secilėn prej tyre do tė shkruajmė mė hollėsisht nė vazhdimėsi.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  13. #113
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    R-CTS9219
    Linja atėrore R1b-CTS9219 ėshtė linja mė e pėrhapur e haplogrupit R1b dhe ndėr mė tė shpeshtat nė pėrgjithėsi ndėr shqiptarė tė tė gjitha trojeve, me rreth 14% tė gjithė linjave atėrore. R-CTS9219 ėshtė linjė pasardhėse e haplogrupit R-M269, dhe degės sė tij R-M269>L23>Z2103>Z2106>CTS7556. R-Z2103 ishte pjesė e popujve indo-europianė qė banonin nė Europėn lindore dhe stepat e Euroazisė, dhe u pėrhap rreth fillimit tė Epokės sė Bronzit nė tė gjitha drejtimet bashkė me valėt qė formuar gradualisht edhe grupet kryesore tė popullsive europiane qė njohim sot, si gjermanikėt, keltėt, shqiptarėt, grekėt, etj.

    Pėrmbajtja hide
    1 Pėrhpaja fillestare e R-CTS9219
    2 R-BY250 dhe R-Y18959
    3 R-BY611
    4 R-BY611>Z2705
    5 R-BY611>Z2705>BY147912
    6 R-BY611>Z2705>BY38894 (DYS393=13)
    7 R-BY611>Z2705>BY38894>Y32147
    Pėrhpaja fillestare e R-CTS9219
    Ndryshe nga shumica e degėzimeve tė R-L23>L51, qė pas Europės qendrore e lindore u pėrhapėn vrullshėm drejt Europės veriore dhe perėndimore, shumė prej degėzimeve tė R-L23>Z2103 qėndruan nė Europėn qendrore e lindore dhe Ballkanin verior, ose u pėrhapėn drejt jugut dhe rreth Mesdheut. R-CTS9219, si nėndegė e R-Z2103, duket se i pėrshtatet kėsaj dinamike.

    Koha e shfaqjes sė R-CTS9219 nė pjesėn juglindore tė Europės dhe nė Ballkan ka gjasė tė jetė rreth 3800-4500 vite mė parė. Fakti qė dega paraardhėse R-CTS7566 ėshtė gjetur nė Vojvodinė nė njė skelet >3800 vjeēar ėshtė provė e fortė nė mbėshtetje tė pranisė sė R-CTS9219 nė Ballkan tė paktėn qė nė kėtė periudhė, ndėrsa prania e degėve tė vjetra e tė izoluara tė R-CTS9219 edhe sot nė popuj tė Euroazisė (njė R-CTS9219 vjen nga Mordavia nė Rusi) sugjeron qė lindja e CTS9219 para rreth 4600 vitesh (sipas YFull, v.8.09.00) i paraprin shtegtimit drejt Europės qendrore. Nisur nga larmia e degėve tė R-CTS9219 sot, si dhe nga rezultati nga Vojvodina, hapėsira mė e mundshme ku kjo linjė ėshtė vendosur nė Epokėn e Bronzit ėshtė zona mes Alpeve Europiane dhe Karpateve. Nga kjo hapėsirė, nėndegėt kryesore, R-CTS9219>BY250 dhe R-CTS9219>Y18959, u pėrhapėn mė tej nė disa drejtime, duke pėrfshirė edhe Ballkanin qendror e perėndimor. Kjo hipotezė mbėshtetet edhe nga gjetja R-CTS9219 nė njė skelet nga kufiri verilindor i Dardanisė sė periudhės romake (shek 4-5). R1b-CTS9219

    Informacioni pėr skemėn dhe rezultatet e huaja vjen nga YFull.com dhe BlockTree nė FTDNA.com. Rezultatet shqiptare vijnė vetėm nga anėtarė tė projektit tonė.

    R-BY250 dhe R-Y18959
    Si R-BY250, ashtu edhe R-Y18959 shfaqin larmi tė lartė nė Ballkan, por kanė edhe mjaft rezultate nga vendet perėndimore. R-BY250 ka diversitet tė lartė veēanėrisht nė trevat veriore tė Gjermanisė, ku me shumė mundėsi ishte pjese e proēeseve qė formuan popullsitė gjermanike qė fillojnė tė njihen nė lashtėsi. Nė shumicėn e rasteve, ndegėt ballkanike dhe ato veriore e perėndimore tė R-BY250 dhe R-Y18959 duhet tė jenė ndarė pėrpara pėrfundimit tė kėtyre proēeseve.

    Deri sot (dhjetor 2020), nga 943 anėtarė tė projektit, dy i takojnė nėndegės R-CTS9219>BY250, njė tjetėr nėndegės R-Y18959>FT61900, dhe 125 anėtarė nėndegės R-Y18959>BY611. Sipas YFull, lidhjet gjenetike e secilit prej kėtyre degėzimeve me rezultate nga jo-Ballkanike janė respektivisht rreth 3900, 2600, 3200 dhe 2600-3300 vjeēare. Duhet thėnė se ka mundėsi qė koha e formimit dhe zgjerimit tė R-BY250>Y19972 dhe R-Y18959>BY611 tė jetė nėnvlerėsuar lehtėsisht, por pavarėsisht disa datave qė duhen konsoliduar, tė dhėnat e deritanishme sugjerojnė qartė se periudha kur paraardhėsit atėror tė shqiptarėve nėn R-CTS9219 lėvizėn drejt jugut ballkanik duhet tė jetė 2000-600 p.e.s. Prej asaj kohe, duhet tė kenė qenė pjese e popujve tė lashtė tė Ballkanit si ilirėt, dakėt, etj.

    Nuk mund tė thuhet me siguri nėse tė gjitha degėt shqiptare nėn R-CTS9219 ishin pjesė e njė shtegtimi tė vetėm. Rezultati nga Elbasani, nėn R-BY250>Y19469, dhe ai nga Tirana (tradita e kėsaj familjeje flet pėr prejardhje tė largėt nga Mirdita) nėn R-Y18959>FT61900, pėr nga largėsia gjenetike me rezultatet e tjera, sugjerojnė lėvizje tė Bronzit tė mesėm ose tė vonė. Rezultati nga Lunxhėria, nėn R-BY250>Y19469>Y19752, mund tė ketė lidhje disi mė tė vona me rezultate tė ndryshme nga Europa, por duhet rishikuar mosha e degės me mė shumė teste me rezolucion tė lartė.

    R-BY611
    Tė gjitha rezultatet shqiptare nėn R-BY611 i takojnė nėndegės ~1500 vjeēare R-BY611>Y23373>Z2705. Degėzimet e tjera kanė rezultate nga Italia, Spanja, Amerika, Gjermania/Polonia dhe Hungaria. Pėrveē kėtyre, ka edhe rezultate qė nėse pėrmirėsojnė rezolucionin e testimit, mund tė formojnė nėndegė tė reja nėn BY611. Kėto vijnė nga Italia veri-lindore, Kroacia dhe Vojvodina. Shpėrndarja dhe larmia e gjithė kėtyre rezultateve sugjeron njė pėrhapje nga pellgu Panonik mes Alpeve tė Europės dhe Karpateve, me gjasė nga pjesa perėndimore e kėsaj hapėsire. Pėr tė pėrcaktuar mė me saktėsi kohėn e pėrhapjes, duhet tė kemi edhe disa teste me rezolucion tė lartė, por periudha mė e mundshme mbetet para 2600-3300 vitesh.

    R-BY611>Z2705
    Pas mbėrritjes nė Ballkan R-Y23373/Z2705 kaloi efektin tipik bottleneck, dhe arriti tė rifillojė pėrhapjen e saj vetėm para rreth 1500 vitesh, nga pjesa veriore e trojeve tė sotme shqiptare.

    R-Z2705 ėshtė linja atėrore me pėrhapjen mė tė njėtrajtshme nė trevat shqiptare. Gjithashtu, ndėr linjat me moshė 1200-1800 vjeēare, ėshtė edhe linja mė e shpeshtė, me ~14% tė gjithė rezultateve. Pėr kėto dy arsye, mund tė themi me siguri tė lartė se pėrhapja e saj lidhet ngushtė me etnogjenezėn arbėrore gjatė Antikitetit tė vonė ose Mesjetės sė hershme. Nė vendet fqinje gjendet nė pėrqindje mė tė ulėt (2-4%), me pėrjashtim tė trevave me prani historike shqiptare, Sanxhaku, pjesa jugore e Malit tė Zi, Nishi, Peloponezi e Atika, etj. Dendėsia mė e lartė nė trojet shqiptare vėrehet nė rreth Prizrenit, nė Mat dhe nė Labėri.

    R1b-BY611

    Informacioni pėr skemėn dhe rezultatet e huaja vjen nga YFull.com dhe BlockTree nė FTDNA.com. Rezultatet shqiptare vijnė vetėm nga anėtarė tė projektit tonė.

    Nisur nga larmia e linjave paraardhėse nė lindje tė Alpeve tė Europės, dhe nga larmia e vetė R-Z2705 nė trevat veriore shqiptare dhe nė skajet jug-lindore tė Malit tė Zi, ka mundėsi qė gjatė periudhės romake, kjo linjė ka qenė nė Iliri, Dardani, ose nė pjesėn jug-perėndimore tė Moezisė. Gjatė Mesjetės sė hershme, me siguri ka qenė ndėr linjat mė tė shpeshta tė Shqipėrisė sė veriut. Kėtė fakt na e tregon sė pari larmia e linjave R-Z2705 nė Shqipėrinė veriore, nė Pollog, Kosovė, nė jug tė Malit tė Zi dhe nė Sanxhak, hapėsirė ku gjenden tė gjitha nėndegėt e R-Z2705 e zbuluara deri sot. Gjithashtu, nė Malėsi, R-Z2705 duhet tė ketė pasur larmi tė lartė qė nė Mesjetė, pasi ėshtė gjetur nė familjet qė tradita i konsideron si anase, pra banorė vendas, tė Shkrelit, Reēit, Grudės, Trieshit, Nikajve dhe ndoshta edhe ndonjė fisi tjetėr qė mbetet pėr t’u verifikuar (Kelmendi, Kuēi, etj.). Jo mė vonė se 1000 vite mė parė, R-Z2705 duhet tė ketė pasur pėrhapje tė gjerė nė gjithė trojet shqiptare, pasi shumė rezultate nga jugu nuk kanė lidhje mė tė vona se 900-1200 vjet me rezultatet nga veriu. Po ashtu, edhe prania e shpeshtė e kėsaj linje te Arbėreshėt na siguron se qė nė Mesjetė kishte pėrqindje tė lartė nė jug. R-Z2705 ka dy nėndegė kryesore: R-BY147912, dhe R-BY38894, tė dyja me pėrhapje nė tė gjitha trevat shqiptare, dhe me degezime edhe nė vendet fqinje. Rezultatet me rezolucion tė lartė mund t’i gjeni nė skemėn e R-Z2705 mė lart.

    R-Z2705 ndėr shqiptarė (eng: R-Z2705 among Albanians)
    R-Z2705 ndėr shqiptarė
    Pas pėrhapjes fillestare, shpėrndarja drejt viseve mė lindore dhe jugore tė Ballkanit, ka gjasa tė ketė ndodhur pjesėrisht me lėvizje tė njohura historike tė shqiptarėve, si psh ato tė arvanitasve, apo vendosja (dhe asimilimi) e shqiptarėve nė Bullgari gjatė sundimit osman, etj. Megjithatė, nuk pėrjashtohet mundėsia qė disa degėzime tė jetė veēuar dhe tė kenė shtegtuar qė nė Mesjetėn e hershme. Pėr shembull, ndonjė nėndegė mund tė ketė qenė pjesė e grupeve mesjetare vllehe, por kjo duhet verifikuar me teste tė thella nga Ballkani verilindor. Njė rast mjaft interesant lidhur me R-BY147912 pėrbėn minoriteti turk nė Maqedoni, ku kjo linjė ėshtė gjetur nė 5 prej 100 tė testuarve nga Jankova et al (2019). Edhe nė projektin tonė kemi nė kėtė degė njė anėtar nga minoriteti turk nė Maqedoni, i cili vjen nga njė fshat afėr Kumanovės dhe sipas traditės kanė prejardhje nga zona e Dibrės nė Shqipėri.

    R-BY611>Z2705>BY147912
    Ndėr dy degėt e R-BY147912, e para ėshtė gjetur nė Bosnje. E dyta, R-BY147912>BY105603, ka dy degėzime tė tjera: R-BY147912 gjendet nė familjet e vėllazėrisė Xhaj tė fisit Shkrel, qė sipas traditės janė anas nė atė zonė, dhe nė Kosovė; dega tjetėr, R-BY147912>BY105603>BY182782, ka shpėrndarje mė jugore dhe lindore. Nga kjo nėndegė kemi nė projekt tre anėtarė qė kanė kryer test me rezolucion tė lartė, respektivisht nga Lezha, Berati dhe Vlora. Tė tre ndajnė njė paraardhės tė pėrbashkėt qė ka jetuar ~1200 vite mė parė. Pas analizės shtesė nė YFull, u gjet se anėtari nga Vlora ndan njė paraardhės edhe mė tė vonė (nga ~800 vjet mė parė) me njė rezultat nga Greqia. Kėto rezultate kanė tė pėrbashkėt mutacionet SNP BY182782 dhe BY182789, si dhe disa vlera STR si DYS393=12, DYS392=11, etj. Pasi tė njėjtat vlera vėrehen edhe te rezultatet tė gjetura nga studime tė ndryshme nė Shqipėri (nga veriu, nga Tirana, vlleh nga Andon Poēi), Greqi, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Rumani, madje edhe nga Italia jugperėndimore, mund tė themi se tė gjithė ndajnė njė paraardhės tė pėrbashkėt me anėtarėt e R-BY147912>BY105603>BY182782.

    Pra, testet me rezolucion tė lartė tregojnė se rezultatet e kėsaj dege nga Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania vijnė nga njė person qė ka jetuar rreth 1200 vite mė parė, qė ka pasardhės sot edhe ndėr shqiptarė toskė e gegė, si dhe ndėr vllehėt e Shqipėrisė. Me qenė se dy degėzimet mė tė vjetra tė kėtij grupi janė gjetur nė Malėsi tė Madhe dhe nė Bosnje por mungojnė nė Bullgari dhe Rumani, diversiteti mė i lartė i gjithė grupit ėshtė i pėrqendruar nė Ballkanin perėndimor. Edhe brenda trojeve shqiptare, paēka se sot gjendet pak mė shpesh nė jug, larmia mė e lartė e degės ėshtė pak mė e lartė nė veri.

    R-BY611>Z2705>BY38894 (DYS393=13)
    Shumica e degėzimeve tė R-Z2705 ndodhen nėn R-Z2705>BY38894, qė karakterizohet edhe nga mutacioni DYS393=12>13. Nėn R-BY38894 gjendet disa nėndegė ndėr tė cilat R-Y32147 pėrfshin pak mbi 50% tė gjithė rezultateve shqiptare R-Z2705. Pėrveē R-Z2705>Y32147, qė gjendet nė ēdo rajon, shpėrndarja ndryshon sipas degėve. Pėr shembull, R-FT49932, ku bėjnė pjesė rezultate nga Gruda, Trieshi, Lushnja e Vlora, por edhe fisi malazez Piperi dhe disa rezultate nga Sanxhaku, ka shpėrndarje perėndimore dhe kryesisht veri-perėndimore. Dega R-A24000 e gjetur nė Librazhd, Skrapar dhe nė shumė rezultate nga fisi Bytyē nė Malėsi e nė Kosovė, dhe dega R-Y177765 e gjetur nė Mat e Gramsh, deri tani kanė divesitet mė qendror. Sė fundi, dega R-FTA51671, e gjetur nė Kolonjė e nė Kosovė, mund tė ketė pėrhapje mė lindore. Kurse dega R-BY199059, qė ėshtė e vetmja qė nuk ka anėtarė shqiptarė deri tani, duket se mund tė jetė pėrhapur ndėr serbė kryesisht pėrmes fiseve vllahe. Nė drejtimin veri-jug, larmia e degėve tė R-BY38894 mbetet pak mė e lartė nė veri, prandaj mund tė hamendėsohet qė pėrhapja e saj duhet tė ketė ndodhur paralelisht me atė tė R-BY147912, fillimisht nga trevat veriore shqiptare, por duke arritur shumė shpejt tė pėrhapet nė tė gjitha drejtimet.

    Ndėr rezultatet me rezolucion jo tė lartė, kemi njė numėr tė madh R-BY38894, qė vijnė nga ēdo pjesė e trojeve shqiptare. Nė pėrgjithėsi, trevat malore kanė dendėsi pak mė tė lartė. Nė jug, dendėsia mė e lartė gjendet nė Labėri, mė pas nė Devoll, Ersekė e Skrapar. Nė veri, pėrveē Matit, ka pėrqindje tė lartė nė Llapushė e nė pėrgjithėsi nė rajonin e Prizrenit, nė Mal tė Zi, Maqedoninė perėndimore, dhe nė Malėsi. Ndėr fiset veriore, nėn R-A24008 gjendet fisi Bytyē, nėn R-BY218801 vėllazėria Kapit e fisit Nikaj kurse nėn R-FT49932 gjenden disa vėllazėri tė vjetra tė Grudės e Trieshit.

    R-BY611>Z2705>BY38894>Y32147
    R-Y32147 gjendet nė tė gjitha trevat shqiptare, dhe mė gjerė. Shumica e haplotipeve tė kėsaj dege shfaqin vlera mbi 15 nė shėnuesin DYS458. Nė Labėri, ku pothuajse mungojnė degėt e tjera tė R-Z2705, kjo degė pėrbėn gati 20% tė gjithė linjave atėrore. R-Y31247 mbizotėron nė tė gjitha krahinat e tjera, me pėrjashtim tė trevave mė veri-perėndimore shqiptare. R-Y32147 ka tri nėndegė kryesore, tė shpėrndara nė mėnyrė tė ndryshme:

    R-FT166340 ėshtė gjetur nė disa pjesė tė Ballkanit, mirėpo rezultatet shqiptare kanė pa dyshim diversitetin mė tė lartė. Brenda trojeve shqiptare, larmia mė e lartė dhe rrjedhimisht edhe vendi i mundshėm i nisjes sė pėrhapjes, ėshtė pjesa veri-perėndimore e Shqipėrisė, pėrreth Shkodrės. Nė kėtė degė ka edhe rezultate nga familje serbe nga zona e Prizrenit, si dhe disa rezultate nga Mali i Zi qė sipas traditave tė tyre, lidhen me fisin Bukmiri, qė nė shekujt 15-16 vendosej nga Pulti, nė Piper e Kuē, dhe gjatė verė nė trevat fushore nėn Shkodėr. Rezultati mė i afėrt shqiptar lidhet me kėtė nėngrup nė rreth 40 breza, dhe vjen nga njė familje e fisit Shalė nga Podujeva.
    R-FT166340

    R-Y133365 gjendet mė shpesh nė veri, duke nisur nga Sanxhaku e nga Plava, Shkodra, Hasi, deri nė Gjilan, mirėpo gjendet edhe nė Labėri. Edhe nė rajon, gjendet mė shpesh nė veri, si nė Sanxhak e nė Mal tė Zi. Nisur nga larmia e nėndegės, pikėnisja duket nė njė zonė veriore, por nuk mund tė pėrcaktohet mė saktėsisht se nga cila pjesė e veriut, pasi rezultatet janė mjaft tė shpėrndara. Ka mundėsi qė disa prej linjave pėrbėrėse tė R-Y133365 tė kenė banuar prej shekujsh zonėn e sotshme kufitare mes Kosovės dhe Shqipėrisė.
    R-Y133365

    R-Y126039 ka shtrirje mė tė veēantė se dy degėt e tjera, pasi ndėr shqiparė ėshtė gjetur vetėm nė anėt lindore, si Dibėr e Strugė, dhe gjendet gjithashtu edhe nė Maqedoni, Bullgari, nė Egje e deri nė Turqi e Arabi Saudite. Pa dyshim kėto rezultate janė vijnė nga familje me tė shkuar qė lidhjet me lėvizjet e shqiptarėve gjatė Mesjetės (psh vendosjet e Arvanitasve nė Greqi) dhe gjatė periudhės sė sundimit osman. Pėrjashtim pėr tendencėn lindore pėrbėjnė disa rezultate nga Sanxhaku, por larima mbetet qartėsisht e pėrmbledhur nė lindje tė trevave shqiptare, duke filluar nga verilindja (Malet e Dibrės, Dibra e Madhe), deri nė zonėn e Strugės dhe Resnjė.
    R-Y126039

    Pa klasifikim mė tė thellė, nėn R-Y32147 kemi disa vėllazėri tė Thaēit, Morinės, Hotit nė Prizren, Pejė e Gjilan, po ashtu njė pjesė e Fanit, njė pjesė e Xhanit tė Pultit, shumė rezultate nga Labėria, Devolli, Tirana, Pollogu, etj. Me qenė se nėndegėt kryesore tashmė janė tė ravijėzuara, shumica e tė testuarve tė ardhshėm do tė kenė mundėsi tė kuptojnė me pėrpikmėri mė tė lartė prejardhjen e tyre atėrore.

    Pėrditėsimi i kėtij artikulli do tė vijojė nė mėnyrė tė vazhdueshme me mbėrritjen e rezultateve tė reja.

    (pėrditėsimi i fundit: 10.2021)
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  14. #114
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    R-Z29758
    Prejardhja e largėt e R1b-M269>PF7562>PF7563>Z29758, si pėr gjithė haplogrupin R1b-M269, mendohet nga stepat euroaziatike mbi Kaukaz. Mbėrritja e paraardhėsve tė kėsaj linje nė Ballkan mund tė hamendėsohet nga degėt e zbuluara pėrmes testeve tė popullsisė sė sotshme, duke qenė se gjetje nga lashtėsia ende nuk ka. Megjithatė fakti qė lidhjet mė tė afėrta tė zbuluara deri sot me tė testuar nga Rusia, Ukraina, etj., llogariten mbi 4500 vjeēare, R-Z29758 duhet tė ketė qenė e pranishme nė Europė tė paktėn qė nė Epokėn e hershme ose tė mesme tė Bronzit. Gjasat janė qė zhvendosja nga stepat kryesisht drejt Europės juglindore tė ketė ndodhur me lėvizjet/zgjerimet e popujve blegtoral indo-europianė.

    Rezultatet e projektit tonė tregojnė njė larmi shumė tė lartė tė R-Z29758 nė trojet shqiptare. Nė fakt, i vetmi vend me larmi tė krahasueshme tė kėsaj dege ėshtė Italia. Rezultatet italiane dhe ato shqiptare ndajnė paraardhės tė pėrbashkėt qė kanė jetuar rreth 3500-4500 vite mė parė. Kėto tė dhėna sugjerojnė se vendosja e R-Z29758 nė hapėsirėn e sotshme duhet tė ketė filluar gjithashtu gjatė Epokės sė Bronzit, ndoshta pak pas mbėrritjes nė Europė. Si nė trojet shqiptare, ashtu edhe nė Itali, diversiteti mė i lartė gjendet nė jug. Nėn R-Z29758, nė projekt kemi dy rezultate qė pėrbėjnė linja tė veēanta rreth 4400 vjeēare, pasi nuk kanė lidhje mė tė afėrt me asnjė tė testuar deri tani, si dhe dy nėndegė me pėrhapje mė tė gjerė: R-Y32042 dhe R-FGC40202.

    R-Y32042
    Linja atėrore R-Y32042 deri tani ėshtė gjetur vetėm nė Toskėri, pothuajse nė ēdo pjesė tė saj pėrveē Labėrisė. Nuk ėshtė ndėr nėndegėt mė tė pėrhapura, por nisur nga larmia, mund tė hamendėsojmė se ėshtė vendosur nė Ballkan (ndoshta pikėrisht nė Epir ose Ilirinė jugore) nė parahistori. Ndarja e parė nė dy degėzime qė deri tani mbeten shqiptare ka ndodhur rreth 3500 vite mė parė, por zgjerimi kryesor nis nė Mesjetėn e hershme, njė fenomen karakteristik i shumicės sė linjave atėrore shqiptare. Mund tė themi pothuajse me siguri se kjo pėrhapje ka filluar nga Shqipėria e jugut.

    Nga studime shkencore dhe teste tė tjera komerciale, dimė se kjo nėndegė duhet tė gjendet po ashtu nė pėrqindje tė ulėta edhe nė Greqi dhe deri nė Izmir. Mbetet pėr t’u parė nėse pėrhapja e saj nė vendet fqinjė ka lidhje me ngulimet arvanitase apo ndonjė popullsi mė tė hershme.

    R-Z29758 dhe nėndegėt e saj (R-PF7562>PF7563>Z29758 and its subclades).

    Informacioni pėr skemėn dhe rezultatet e huaja vjen nga YFull.com dhe BlockTree nė FTDNA.com. Rezultatet shqiptare vijnė vetėm nga anėtarė tė projektit tonė.
    R-FGC40202
    Ashtu si R-Y32042, edhe R-FGC40202 duket se ka kaluar njė efekt tė fortė “bottleneck” si pasojė e tė cilit deri tani ėshtė zbuluar vetėm njė linjė qė ka mbijetuar deri nė mesjetėn e hershme. Para rreth 1400 vitesh, kjo linjė ka filluar njė zgjerim i shpejtė, duke u shpėrndarė nė trevat shqiptare, por edhe nė disa vende tė tjera pėrreth si Mal i Zi dhe Greqi. Me qenė se kjo ėshtė njė ndėr linjat me mė shumė teste tė rezolucionit tė lartė nė projekt, kemi mundur tė zbulojmė njė numėr tė madh degėzimesh qė na tregojnė pėr kohėn dhe drejtimet e zgjerimit tė saj.

    Rezultatet e testeve na tregojnė qė shpėrndarja mė e vrullshme ka ndodhur pikėrisht para rreth 1400 vitesh, periudhė qė pėrkon me kohėn kur njė folėsit e proto-shqipes u mbijetuan luftėrave dhe zhvendosjeve tė mėdha tė popullsive mes Lashtėsisė e Mesjetės. Njė periudhė e dytė zgjerimi qė ndoshta mund tė lidhet me lindjen e formacioneve politike mesjetare arbėrore si dhe me fillimet e njė sistemi shoqėror sedentar feudal, shfaqet nė ndėrrim tė mijėvjeēarėve deri rreth shek XIII.

    Me tė dhėnat e deritanishme, duket qartė qė pėrhapja e R-FGC40202 duhet tė ketė filluar nga pjesa veriore ose qėndrore e trojeve shqiptare dhe tė jetė pėrhapur drejt jugut sidomos gjatė Mesjetės sė vonė. Pėrveē linjės sė veēantė nė bajrakun e Qerretit nė Pukė, edhe R-FGC40202>Y187625 ka deri tani divesitet tė lartė nė veri, me njė rezultat nga pjesa e Anamalit qė ka mbetur nė Mal tė Zi, njė rezultat nga Nikshiqi dhe njė nga Dibra. Kurse brenda nėndegės R-FGC40202>Y145535 dallohet njė diversitet mjaft i lartė nė pjesėt lindore tė trojeve shqiptare, nga rajoni i Prizrenit, deri nė zonėn malore mes Korēės e Elbasanit. Duhet nėnvizuar se pėrveē rezultateve nga Prizreni, Dibra e Librazhdi, i testuari nga Berati ka prejardhje nga njė familje e dokumentuar si shqiptare nė Voskopjėn e shek 18. Pra, tė dhėnat e deritanishme flasin pėr njė linjė me prani nė Ballkan qė nė Epokėn e Bronzit tė hershėm e cila u zgjerua nė Mesjetė, ndoshta nga njė zonė e Shqipėrisė veriore ose tė mesme. Nga teste komerciale me rezolucion tė ulėt duket se kjo linjė gjendet edhe te shqiptarėt e Maqedonisė. Testimi i tyre mė cilėsor mund tė na japė mė shumė informacion mbi historinė e pėrhapjes sė R-FGC40202.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  15. #115
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    E-Z17107
    Linja E-Z17107 (E-V13>Z1057>CTS5856>BY3880>Z5017>Z5016>Y3762>CTS6377>CTS9320>Z17107), ėshtė ndėr nėndegėt mė tė pėrhapura tė E-V13 ndėr shqiptarė, me rreth 3% tė popullsisė (~13% e E-V13). Deri tani nuk ėshtė gjetur nė eshtra tė lashta, prandaj prejardhja e largėt duhet gjurmuar pėrmes rezultateve bashkėkohore. E-Z17107 bėn pjesė nė grupin E-CTS9320, nga ku dalin disa linja tė shpeshta nė trevat shqiptare dhe nė Ballkan. Megjithatė, njė pjesė e mirė e rezultateve E-CTS9320 vjen edhe nga Europa veriore dhe ajo lindore. Njė shpėrndarje e pėrafėrt vihet re edhe nė degėzimet e E-Z17107, e cila pėrmbledh rezultate tė shumta nga Ballkani, disa nga Hungaria, madje edhe nga Suedia, Ukraina e Rusia.

    E-Z17107 ndėr shqiptarė

    Informacioni pėr skemėn dhe rezultatet e huaja vjen nga YFull.com dhe BlockTree nė FTDNA.com. Rezultatet shqiptare vijnė vetėm nga anėtarė tė projektit tonė.


    Duke parė kėtė shpėrndarje gjeografike, si dhe faktin se degėt ballkanike kanė lidhje rreth 2300-2900 vjeēare me ato tė Europės qendrore, veriore e lindore, mund tė hamendėsojmė se paraardhėsit e shqiptarėve tė E-Z17107 janė zhvendosur gjatė Epokės sė Hekurit nga hapėsira e Ballkanit qendror/verior, ose Europės qendrore/lindore, drejt jugut (nė kėto elemente, E-Z17107 ngjason edhe me E-BY4526, pėr tė cilėn mund tė shkruajmė nė tė ardhmen). Vija shtegtuese ka mundėsi tė ketė kaluar nėpėr korridorin e Ballkanit qendror, megjithatė pėr verifikimin e kėsaj hipoteze duhen mė shumė tė dhėna, sidomos nga eshtrat e lashta. Pavarėsisht nga kanė kaluar, larmia e lartė e linjave shqiptare E-Z17107 sugjeron se prania e tyre nė Ballkanin perėndimor fillon tė paktėn qė nė Antikitet. Pėr mė tepėr, kemi njė numėr rezultatesh tė reja mjaft tė veēanta nė projekt, tė cilat pasi tė thellohen sipas nevojės, mund t’a rrisin edhe mė tepėr larminė e kėtij grupi mes shqiptarėve (rreth tyre do tė shkruajmė gjatė muajve tė ardhshėm).


    Abdyl Frashėri (imazhi nga Valondk)
    Pas vendosjes nė trojet e sotshme, E-Z17107 filloi tė zgjerohej pak a shumė nė tė gjithė hapėsirėn shqipfolėse. Sot e gjejmė sidomos nga Drini nė Shkumbin, si dhe nė Shqipėrinė juglindore. Gjendet edhe nė trojet shqitpare jashtė kufijve shtetėror tė Shqipėrisė, nga Plava deri nė Ēamėri. Dendėsia mė e ulėt vėrehet nė trevat mė veriore dhe nė Labėri.

    Brenda E-Z17107, pothuajse tė gjitha rezultatet janė nėn E-Z38456. Nė kėtė nėndegė gjenden anėtarė tė disa fiseve tė veriut, si Toplana, Shllaku, Dibrri dhe Ēidhna. Po nga ky nėngrup kemi nė projekt edhe njė anėtar nga Frashėri i Pėrmetit, pinjoll i familjes sė shquar Frashėri. Pra, gjasat janė qė edhe atdhetarėt e Rilindjes Kombėtare, vėllezėrit Frashėri, kanė pasur linjėn atėrore E-Z17107>Z38456, dhe ndajnė njė paraardhės tė pėrbashkėt me gjithė anėtarėt e tjerė tė tė njėjtės linjė.

    E-Z38456 pėrfshin dy grupe tė mėdha: E-Y97307, qė gjendet kryesisht nė veri, dhe E-Y161799, qė deri tani ėshtė gjetur nė Shqipėrinė e mesme dhe jugore. E-Y97307 ka njė moshė pak mė tė vjetėr mirėpo shpėrndarja mė e vrullshme e tė dy degėve ka ndodhur rreth 1100-1300 vite mė parė. Shtrirja nė pjesėn mė tė madhe tė trojeve shqiptare, sė bashku me pėrputhjen kohore tė pėrhapjes me linjat e tjera atėrore sugjeron se E-Z17107 pėrben njė ndėr linjat themeltare tė etnogjenezės arbėrore.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  16. #116
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    E-FGC11450
    E-FGC11450 ėshtė degėzim i haplogrupit E-V13 dhe nėndegės E-V13>Z5018, sipas zinxhirit tė mutacioneve E-V13>Z5018>S2979>FGC11457>FGC11451>FGC11450. E-FGC11450 pėrmban disa prej linjave atėrore mė tė shpeshta shqiptare, tė cilat gjenden nė tė gjitha trojet, por secila me tiparet e saj tė veēanta. Pėrhapja e E-FGC11450 duhet tė ketė nisur gjatė Epokės sė Bronzit, me shumė mundėsi nga Ballkani verior, ose njė territor i afėrt diku mes Alpeve Europiane dhe Karpateve, ashtu si edhe nėndegė tė tjera tė E-V13.

    Pėrmbajtja hide
    1 Pėrhapja fillestare
    2 E-Y173822
    3 E-Y146086
    3.1 E-Y146086>Y140828
    3.2 E-Y146086>BY68094>Y227294
    Pėrhapja fillestare
    Fakti qė E-FGC11450 gjendet nė tė dy anėt e Danubit nė larmi tė lartė mbėshtet skenarin e pėrhapjes nga zona e lartpėrmendur. Edhe i vetmi rezultat para-modern deri tani, ėshtė gjetur nga njė studim nė njė skelet nga Hungaria mesjetare (shek. XII). E-FGC11450 mapNga ana tjetėr, nėndegėt e E-FGC11450 duhet tė kenė qenė ndėr tė parat e E-V13 nė pjesėt mė jugore tė Ballkanit, ndoshta prej Epokės sė Bronzit ose tė Hekurit, siē tregon larmia mjaft e lartė e degėve shqiptare, por edhe prania nė Bullgari, Greqi, etj. Gjithsej, rreth 6% e gjithė linjave atėrore shqiptare janė pjesė e kėtij grupi qė ndan njė paraardhės tė pėrbashkėt prej Epokės sė Bronzit.

    Degėzimet qė gjenden ndėr shqiptarė janė tė shumta, duke filluar nga rezultate tė afėrta me E-FGC11450 dhe rezultate nėn E-FGC11450 qė nuk kanė afėrsi tė madhe me asnjė prej rezultateve tė tjera, kryesisht nga krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė jugore. Kurse degėt mė tė pėrhapura ku hyjnė mbi 90% e gjithė rezultateve janė E-Y173822, E-Y146086>Y140828 dhe E-Y146086>BY68094>Y227294.



    E-Y173822
    Tė gjithė anėtarėt e E-Y173822 deri sot janė shqiptarė. Tė gjithė ndajnė njė paraardhės tė pėrbashkėt qė ka jetuar para rreth 1400 vitesh. Si shumė linja tė tjera karakteristike shqiptare, edhe E-Y173822 duket se ėshtė pėrhapur vrullshėm pikėrisht gjatė Mesjetės sė hershme, pas njė mbijetese me gjasa tė vėshtire qė nga fillimi i Epokės sė Hekurit. Sot pėrbėn rreth 2% tė popullsisė (~8% tė E-V13), me pėrhapje tė gjerė nė trojet shqiptare. Dendėsia mė e lartė vėrehet nė disa zona veriore si Mirditė, Ulqin & Anamal, Tiranė por edhe nė Labėri. Nga ana tjetėr, shfaqet shumė rrallė nė Malėsi dhe Kosovė.

    E-Y173822

    *Skema ėshtė bazuar nė pemėn BlockTree tė FTDNA.com dhe nė pemėn YFull.com. Rezultatet shqiptare vijnė vetėm nga anėtarė tė projektit tonė.

    Pėrkundėr dendėsisė nė disa treva veriore, larmia mė e madhe vėrehet nė jug dhe nė Shqipėrinė e mesme. Nga tė dhėnat e testeve me rezolucion tė lartė del degėzimi mė i vjetėr i zbuluar deri tani gjendet nė jug tė Shqipėrisė: nė Dropull e Labėri. Rezultati nga Dropulli vjen nga njė familje e vjetėr shqiptare e zonės. Kėto dy familje lidhen jo mė afėr se 1300-1400 vjet me pjesėn tjetėr tė rezultateve, tė cilat formojnė njė nėndegė paralele me ta: E-Y173822>Y228147. Brenda kėsaj kemi anėtarė nga tė gjitha trojet, mirėpo ėshtė pėr t’u theksuar fakti se tė gjitha rezultatet nga trevat mbi lumin Mat (vetėm pozicioni i njė rezultati nga Postriba mbetet pėr t’u verifikuar) i takojnė njė nėndege mė tė re: E-Y173822>Y228147>FT184022, rreth 1000-1100 vjeēare. Nė krahun tjetėr, rezultatet nga Tirana, Elbasani dhe Labėria janė mė tė largėta mes tyre. Pra, pėr E-Y173822, gjasat janė se pėrhapja nė trojet shqiptare ka filluar nga Shqipėria jugore ose e mesme, duke u pėrhapur edhe nė veri tė paktėn qė prej Mesjetės.

    E-Y146086
    Nga shpėrndarja dhe larmia mes shqiptarėve, por edhe mė gjerė, E-Y146086 ėshtė ndėr degėt mė interesante tė E-V13. Pjesė e kėsaj linje rreth 3400 vjeēare janė degėzime shqiptare, finlandeze, gjermane, etj. Deri tani janė zbuluar dy nėndegė: E-Y146086, e pėrhapur gjerėsisht ndėr shqiptarė, me dendėsinė mė tė lartė nė Labėri, dhe qė nuk ėshtė gjetur nė popujt tė tjerė; dhe E-Y146086, e pėrhapur mė shumė nė veri, por qė gjendet edhe nė vende tė ndryshme tė Europės. Lidhja 3400 vjeēare mes kėtyre dy degėve pėrfshin edhe lė hapur disa skenarė tė pėrhapjes. Ekzistenca e njė degėzimi finlandez i cili nuk ka lidhje pėr mbi 3000 vjet me rezultatet e tjera, sugjeron se pikėnisja nuk ka qenė e ndryshme nga pjesa tjetėr e E-FGC11450. Mirėpo pėrhapja mund tė ketė vijuar pėrmes valėve tė ndryshme pėrgjatė shekujve. Nisur nga prania e njėrės nėndegė vetėm te shqiptarėt, dhe lidhjeve rreth 2300-2500 vjeēare tė shqiptarėve me tė rezultate nga Europa perėndimore nė degėn tjetėr, mund tė hamendėsojmė se njė valė e dytė lidhet me lėvizjet e ballkanasve drejt perėndimit nė periudhėn romake tė Romės. Pėrsa i takon vjetėrsisė sė E-Y146086 nė Ballkanin perėndimor, tė dhėnat e deritanishme favorizojnė prani tė paktėn nga Epoka e Hekurit.

    E-Y146086>Y140828
    Kjo nėndegė gjendet nė tė gjitha trevat, por nė Labėri ka pėrqindjen mė tė lartė, me rreth 21% tė gjithė rezultateve, dhe me pėrhapje gati nė ēdo fshat tė krahinės. Rreth kėsaj linjave kryesore nė Labėri do tė shkruajmė sė shpejti nė hollėsi, por ndėrkohė mund tė themi me siguri se E-Y146086>Y140828 ka luajtur rol thelbėsor nė formimin, fillimisht fisnor e gjenealogjik, e mė pas edhe etnografik tė Labėrisė, me gjasė bashkė me I1-Y97339 dhe R-Z2705. Gjithashtu, duke qenė se nė Labėri gjenden dy nėndegė tė saj me moshė rreth 700-1000 vjeēare, mund tė themi se prania e saj nė Labėri fillon tė paktėn nė Mesjetė (pra nuk ka mbėshtetje pėr legjendat e vendosjes nga veriu pas periudhės sė Skėnderbeut). Nga ana tjetėr, rezultatet nga treva tė tjera, sidomos veriore, edhe pse mė tė rralla, shfaqin larmi mė tė lartė. Pra, prejardhja mė e largėt e degės edhe mund tė lidhet me krahina veriore, mirėpo nė kėtė pikė nevojiten disa teste me rezolucion tė lartė nga veriu pėr tė verifikuar largėsinė mes tyre dhe me rezultatet nga Labėria, Ēamėria, Korēa, etj.



    E-Y146086*Skema ėshtė bazuar nė pemėn BlockTree tė FTDNA.com dhe nė pemėn YFull.com. Rezultatet shqiptare vijnė vetėm nga anėtarė tė projektit tonė.

    E-Y146086>BY68094>Y227294
    Nė lidhje rreth 3400 vjeēare me linjėn E-Y146086>Y140828 gjendet linja atėrore E-Y146086>BY68094>Y227294. Rezultatet shqiptare tė kėsaj linje gjenden kryesisht nė veri: nė Kaēanik, nė Shkodėr, me shumė mundėsi edhe nė Rrafsh tė Dukagjinit, por edhe Kavajė, dhe mė nė jug, nė Skrapar e Berat. Vjetėrsia e lidhjeve mes kėtyre rezultateve ėshtė rreth 1200-1400 vjeēare, pra tipike pėr linjat paleo-Ballkanike tė ri-pėrhapura nė trojet shqiptare gjatė Mesjetės sė hershme. Veēantia e kėsaj linje ėshtė lidhja jo fort e largėt me rezultate nga vende tė ndryshme europiane: Gjermani, Holandė, Finlandė, Kroaci, Greqi, Bosnje-Hercegovinė. Dega finlandeze, siē u pėrmend mė herėt, pėrbėn njė rast tė veēantė, kurse lidhjet e tjera datojnė rreth 2300-2500 vite mė parė. Duke qenė se degėt ballkanike shfaqin diversitet shumė tė lartė, dhe duke pasur parasysh degėn paralele me rezultate shqiptare, hipoteza mė bindėse pėr shpjegimin e kėtyre lidhjeve mund tė jetė ajo e pėrhapjes nga Ballkani drejt perėndimit. Nė kontekstin perandorak romak, lėvizje tė tilla mund tė lidheshin me zhvendosjet e legjioneve romake nė zona kufitare, si psh. kufiri i Rinit, i cili ka njė farė ngjashmėrie me pėrhapjen e kėsaj dege nė Gjermani dhe Holandė (nė zonėn e Rinit ka edhe rezultate J2b-L283). Megjithatė, nevojiten edhe disa rezultate tė tjera tė thelluara pėr tė pasur siguri mė tė lartė pėr moshėn e degės dhe pėr tė interpretuar kohėn dhe drejtimin e pėrhapjes.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  17. #117
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    Malėsia
    Malėsia ėshtė njė prej krahinave pėrbėrėse tė pjesės veriore tė trojeve shqiptare. Populli i gjithė kėsaj treve shfaq tradita tė pėrbashkėta dhe ruan gojėdhėna qė lidhin fiset e ndryshme me njėri-tjetrin, e qė, pėrtej verifikimit tė vėrtetėsisė sė tyre historike, i japin Malėsisė njė karakter tė pėrbashkėt qė kėrkon studimin e saj nė tėrėsi si krahinė etnografike.

    Ndėr fiset shqiptare tė Malėsisė, pėr tė cilat kemi shkruar ose do tė shkruajmė artikuj tė veēantė nė tė ardhmen, janė:

    Rezultatet gjenetike nė Malėsi (eng: DNA results from the Albanian Highland)
    Rezultatet gjenetike nė Malėsi
    Bytyēi
    Gashi
    Gruda
    Hoti
    Kastrati
    Kelmendi
    Krasniqja
    Kuēi
    Lohja
    Nikaj
    Reēi
    Rrjolli
    Shkreli
    Trieshi
    Vendndodhja, kufijt, pjesėt pėrbėrėse
    Sipas Rr. Zojzit, Malėsia si krahinė etnografike, ėshtė zhvilluar kryesisht nė trojet qė nė Mesjetė ishin pjesė e Pultit. Megjithėse sot vetėdija e pėrbashkėt e prejardhjes nga popujt e Pultit thuasje ėshtė shuar, emri “Pult” ende pėrdoret si emėr krahine, por vetėm pėr trojet e fiseve Xhan, Plan e Kir. Pas shembjes sė sistemit mesjetar feudal tė principatave arbėrore, emri “Pult” vazhdoi tė pėrdorej pėr disa shekuj, por me organizimin e ri shoqėror nė Male, e gjithė krahina filloi tė pėrmlidhej nė termin “Malėsi”.

    Disa prej traditave qė e dallojnė popullin e Malėsisė si njė grup i veēantė i shqiptarėve tė veriut, si pėrdorimi i lahutės, vallja e shpatave, Eposi i Kreshnikėve, Kanuni i Maleve, organizimi shoqėror me bazė Malet si dhe vetė-emėrtimi si Malėsi e malėsorė (kjo e fundit haset edhe nė treva tė tjera, si psh. “Malet e Dibrės”). Po ashtu, fiset malėsore kanė trashėguar gojėdhėna qė i lidhin me njera-tjerėn: sipas njė gojėdhėne shumė tė njohur, fiset Hot, Triesh, Krasniqe, Nikaj, Piper e Vasojeviē rrjedhin nga njė paraardhės i pėrbashkėt; po ashtu, fiset Kastrat, Bardhėt e Gashit, njė pjesė e Lohjes, Reēit, Rrjollit dhe Kirit, thuhet se janė me prejardhje nga Kuēi, sot nė Mal tė Zi; fisi Bytyē dhe Markajt e Margegajt e Krasniqes mbahen njė fis me Shkrelin, njė pjesė e Planit mbahen me prejardhje nga Kelmendi, etj.

    Malėsia nė Shqipėri sipas Rr. Zojzit
    Malėsia nė Shqipėri sipas Rr. Zojzit
    Zojzi tregon se Malėsia pėrfshin gjithė trevat nga Lumi i Skatinės (kufiri Tropojė-Has) nė lindje, duke vazhduar pėrgjatė Drinit si kufi jugor, deri nė Liqenin e Shkodrės dhe skajet mė veri-perėndimore tė trevave shqiptare, qė sot gjenden nė Mal tė Zi. Brenda kėtij territori ka edhe popuj qė sipas traditės kanė ardhur nga zona e Dukagjinit, si Shala e Shoshi, qė u vendosėn nė toka qė sot njihen edhe si Dukagjini i Ri, dhe njė pjesė e Mėrturit qė u vendos mbi Drin, nė jug tė Nikajve. Pjesė e grupit tė bajraqeve tė Dukagjinit u bėnė mė vonė edhe fiset tė tjera tė territorit tė Malėsisė, si Toplana, Temali dhe fiset e Pultit. Kurse ndėr 12 Malet e Malėsisė, Zojzi numėron nėntė qė formuan Malėsinė e Madhe: Trieshi, Hoti, Gruda, Piperi, Vasojeviēi, Kelmendi, Kastrati, Shkreli dhe Kuēi; dhe tri qė formuan Malėsinė e Vogėl, ose siē njihet ndryshe sot, Malėsinė e Gjakovės: Krasniqja, Gashi e Bytyēi.

    Me qenė se nė zonat fushore qė Zojzi pėrfshin nė Malėsi ka pasur lėvizje tė shumta tė popullsisė, nė rezultatet e mėposhtme do tė pėrmendim vetėm ato nga trevat malore tė Malėsisė sė Madhe nė Shqipėri e Mal tė Zi – mbi Koplik dhe deri nė Plavė –, nga tri fiset e Pultit tė cilat politikisht janė lidhur me Dukagjinin e Ri, por nė gojėdhėna lidhen mė ngushtė me fiset malėsore, dhe nga Malėsia e Gjakovės.

    Rezultatet gjenetike nė Malėsi
    Deri sot (maj 2021) kemi 106 rezultate nga Malėsia, sipas fisit: Berishė (4), Bytyē (4), Gash (8), Grudė (3), Hot (7), Kastrat (4), Kelmend (12), Kir (2), Krasniqe (22), Lohje (5), Nikaj (6), Plan (3), Reē (7), Rrjoll (1), Shkrel (11), Shoshi (1), Triesh (1), Xhan (2), pa fis (3). Numri i pėrgjithshėm ėshtė i mjaftueshėm pėr tė nxjerrė disa pėrfundime tė qėndrueshme, por pėr tė dhėna mė tė plota dhe pėrfundime mė tė hollėsishme do tė duhen mė shumė rezultate sidomos nga trevat e fiseve Triesh, Grudė dhe Kojė e Kuēit, nga Plava, Gucia, Juniku dhe Pulti. Shpėrndarja e haplogrupeve dhe nėndegėve nė Malėsi (n=106), dhe nė dy nėnndarjet kryesore, Malėsi e Madhe & Pult (n=60), dhe Malėsi e Gjakovės (n=56) ėshtė si mė poshtė:

    Search:
    Haplogrupi Nėndega Gjithsej Malėsia e Madhe
    & Pulti Malėsia e Gjakovės
    E-V13 35.8% 40% 30.4%
    E-Z5017>CTS9320>Z16988>BY62310 13.2% 21.7% 2.2%
    E-Z5018>S2979>L241>PH2180 10.4% 5% 17.4%
    E-Z5018>S2979>FGC33614>Y93102 3.8% 8.7%
    E-Z5018>Y145455 1.9% 3.3%
    E-Z5017>CTS9320>Z17107 0.9% 1.7%
    E-Z5017>Z19851>A18833 0.9%
    E-Z5018>S2979>Y3183>BY168279 0.9% 2.2%
    E-V13 pa nėndegė tė pėrcaktuar 3.8% 6.7%
    J2a-M410 (M67) 1.9% 3.3%
    J2b-L283 41.9% 28.3% 58.7%
    J-Y21045>PH1751>Y52453 25.5% 58.7%
    J-Y21045>PH1751>FT134628 3.8% 6.7%
    J-Z1297>Y23094>Y82533 7.5% 13.3%
    J-Z1297>Z1295>Y81278>FT125046 3.8% 6.7%
    J-Z1297>Z1295>Z631>Z1043 0.9% 1.7%
    J2b-M205 (Y22059) 4.7% 8.3%
    R1a-M417 (Y2608) 1.9% 3.3%
    R1b-M269 14.2% 15% 13%
    R-Z2103>BY611>Z2705>A24000 3.8% 8.7%
    R-Z2103>BY611>Z2705>FT49932 2.8% 5%
    R-Z2103>BY611>Z2705>Y32147 2.8% 5%
    R-Z2103>BY611>Z2705>BY147912 1.9% 3.3%
    R-Z2103>BY611>Z2705>BY218801 0.9% 2.2%
    R-Z2705 pa nėndegė tė percaktuar 1.9% 1.7% 2.2%
    Siē dallohet nė tabelėn e mėsipėrme, malėsorėt janė njė popull mjaft homogjen, pasi mbi 90% e gjithė linjave atėrore u takojnė vetėm tri haplogrupeve: E-V13, J2b-L283 dhe R1b-M269. Duke parė nėndegėt dallohet se homogjeniteti vjen kryesisht nga pėrhapja e gjerė e njė numri relativisht tė ulėt fisesh tė mėdha. Pėr shembull, rezultatet nga Krasniqja janė nė pjesėn dėrrmuese tė linjės J2b-L283>Y52453, tė Shkrelit J2b-L283>Y82533, tė Kelmendit E-V13>BY62310, tė Bytyēit R1b-Z2705>A24000, etj. Kjo mund tė dallohet fare qartė edhe nė hartėn e rezultateve, ku shenjat me ngjyrė tė njėjtė gjenden pranė njėra-tjetrės. Nė fakt, ndėr gjithė trojet shqiptare, Malėsia shfaq karakteristikat mė tė forta tė bashkėsive tė tilla tė ndėrtuara mbi lidhjet e gjakut nė vijė atėrore. Brenda Malėsisė, treva mė homogjene ėshtė Malėsia e Gjakovės (Tropoja) dhe mė pas pjesa veriore e Malėsisė sė Madhe, kurse Pulti, dhe sidomos Rranzat, shfaqin diversitetin mė tė lartė.

    Lidhjet gjenetike mes dy njėsive pėrbėrėse tė Malėsisė pėrmblidhen sidomos nė linjat atėrore rreth 1200-1500 vjeēare E-V13>PH2180, J2b-L283>PH1751 dhe R1b-Z2705, tė cilat pėrbėjnė rreth 26-30% tė linjave atėrore nė Malėsi tė Madhe dhe Pult, dhe rreth 90% tė linjave atėrore nė Malėsi tė Gjakovės. Kėto lidhje duhet tė jenė mjaft tė vjetra, me gjasė qė nga Mesjeta e hershme, pasi deri tani, nuk ėshtė gjetur asnjė lidhje gjenetike mė e re se 1000 vjet.

    Nga ana tjetėr, linjat atėrore E-V13>BY62310, J2b-L283>Y82533, J2b-L283>FT125046, J2b-M205>Y22059 shfaqen nė Malėsi tė Madhe dhe mungojnė ose gjenden rrallė nė Tropojė, kurse E-V13>Y93102, e cila lidhet me fiset Berishė dhe Mėrtur, gjendet dendur nė Tropojė por mungon nė Malėsi tė Madhe.

    Malėsia si pjesė e Gegėrisė
    Nė krahasim me trevat e tjera tė Gegėrisė, Malėsia paraqet disa veēori. Sė pari, bie nė sy pėrqindja e lartė e haplogrueve qė lidhen me popujt paleo-Ballkanikė, sidomos e haplogrupit J2b-L283, i cili ėshtė edhe shumė i larmishėm nė kėtė rajon. Edhe E-V13 ka pėrqindje e larmi tė lartė, kurse R1b-M269 ėshtė relativisht e rrallė, por nėndega R-Z2705 gjendet shpesh dhe ka larmi tė lartė.

    Nga ana tjetėr, haplogrupet qė lidhen me popujt qė u vendosėn nė Ballkan gjatė mijėvjeēarit tė parė e.s., janė nė pėrqindje shumė tė ulėt, gjė qė sugjeron se gjurmėt e dyndjeve gjermanike, avare, sllave, etj., ndėr popullsinė e Malėsisė janė pothuajse tė papėrfillshme. Raste mė tė vona (psh rreth Mesjetės sė vonė) tė asimilimit tė ndėrsjelltė gjuhėsor, nėse kanė ndodhur, me siguri duhet tė kenė pėrfshirė kryesisht pasardhės tė popujve tė lashtė tė Ballkanit. Nė treva tė tjera shqiptare, I1-M253, R1a-M417 dhe I2a-Y3120 gjenden nė dendėsi mė tė lartė.

    Tabela e mėposhtme thekson veēoritė gjenetike tė malėsorėve, sipas haplogrupit:

    N E-V13 R-M269 J-L283 I-Y3120 R-M417 I-M253 J-M410 J-M267 I-M223
    J-M205 E-M123
    Malėsorėt 106 35.8 14.2 41.9 1.9 1.9 4.7
    Gegėt e tjerė 601 26 21.1 18.1 6 7.3 6.7 1.3 2.3 0.7 0.5 1.5
    Nė nivel nėndegėsh, veēoritė kryesore janė pėrqindjet dhe larta tė E-BY62310 dhe J-Y82533 qė janė mė tė rralla tjetėrkund. Pėrveē pėrhapjes sė gjerė e nė fise tė ndryshme, E-BY62310, E-PH2180 dhe R-Z2705 paraqesin edhe larmi tė lartė, dhe janė gjetur edhe ndėr familjet anase, pra duhet tė kenė prani tė hershme nė Malėsi. Kurse disa degė tė shpesta nė troje tė tjera shqiptare, si E-Z17107, E-Y17322, E-Y146086, R-Y168201, R-FGC40202, R-L1029, I-Y3120, J-L70 dhe I-S25733 deri tani ose mungojnė tėrėsisht, ose janė shumė tė rralla. Nuk pėrjashtohet qė disa prej tyre tė gjenden nė Malėsi nė tė ardhmen, por rezultatet e deritanishme tregojnė se nuk janė ndėr linjat kryesore atėrore tė krahinės.

    Gojėdhėnat pėr prejardhje nga Bosnja
    Njė pjesė e madhe e fiseve malėsore kanė ruajtur gojėdhėna qė e lidhin prejardhjen e tyre me treva nė veri e veri-perėndim tė trojeve shqiptare, nė Bosnje. Zojzi ngre hipotezėn se mbėrritja e tyre nė Malėsi daton nė shekujt e parė tė mijėvjeēarit tė dytė. Tė dhėnat gjenetike nuk e mbėshtesin mundėsinė e prejardhjes nga Bosnja tė paktėn prej fillimit tė Mesjetės, ndoshta edhe mė herėt. Secili prej fiseve Hot, Kelmend, Bytyē, Kuē, Kastrat, Shkrel kanė lidhjet e tyre gjenetike 1000-1500 vjeēare me rezultate nga treva mė jugore e lindore si Lura, Dibra, Kruja, Elbasani e Librazhdi. Fiset Krasniqe, Nikaj e Gash i Gurit, pėrveē lidhjeve rreth 800 vjeēare mes tyre, lidhen mė tej me rezultate tė tjera nga veriu i Shqipėrisė, Kosova, Dibra, etj. Lidhur me gojėdhėnat rreth Bosnjes, mund tė lėmė tė hapura tri mundėsi: ose gojėdhėnat janė tė gabuara nė kėtė rast, ose lėvizje tė tilla kanė ndodhur gjatė Mesjetės sė hershme dhe mė herėt, ose me termin “Bosnje” mund tė jetė kuptuar treva e Sanxhakut nė Mal tė Zi, me tė cilėn ekzistojnė mė shumė lidhje gjenetik.

    Fiset e Malėsisė nė Kosovė dhe nė ultėsirėn veri-perėndimore
    Gjatė shekujve, fiset e Malėsisė kanė lėvizur vazhdimisht nga zonat malore drejt atyre mė fushore, nė disa raste pėr kullota dimėrore, nė raste tė tjera pėr t’u vendosur pėrfundimisht nė ultėsirė ose nė qytete. Prania e familjeve tė vetėdijshme pėr fisin e prejardhjes nė fushat e nėn-Shkodrės, nė Krajė e Anamal, si dhe nė shumė pjesė tė Kosovės, ka shtyrė shumė autorė tė hamendėsojnė mbi prejardhjen e kėtyre familjeve.

    Nga krahasimi i 71 rezultateteve nga familje tė tilla me ato tė fiseve tė njėjta nė Malėsi, del se rreth 55-60% e kėtyre familjeve kanė “kushėrinj” gjenetikė nė Malėsi (kėtu kemi llogaritur vetėm anėtarėt nga Kosova ose zonat fushore tė Shqipėrisė qė ruajnė gojėdhėnėn se vijnė nga njė fis malėsor, pra anėtarėt e fiseve tė Dukagjinit si Berishė, Thaē, Shalė, Fan, etj., dhe familjet e kėtyre zonave qė nuk i takojnė asnjė fisi, nuk janė pėrfshirė). Rreth 30-40% mund tė jenė bashkuar me fiset malėsore pa patur lidhje gjaku me ta. Bashkime tė tilla me kanė qenė tė shpeshta, pėr arsye politike dhe ekonomike. Duhet theksuar se pėrqindja e lidhjeve gjenetike mund tė pėsojė rritje tė lehtė nėse rezultate tė reja zbulojnė lidhje qė nuk janė shfaqur deri tani. Po ashtu, duhet pėrmendur se ka pasur edhe raste kur tė fiseve ose vėllazėrive malėsore qė janė shpėrngulur tėrėsisht, dhe pėr kėtė arsye nuk kanė lidhje me malėsorėt e sotshėm, pavarėsisht prejardhjes nga e njėjta trevė. Sidoqoftė, ėshtė e qartė qė nė trevat fushore veriore ka pasur ndėrthurje mes familjeve malėsore dhe atyre vendase.



    Pėrditėsimi i fundit: 24.05.2021



    Burime:

    Zojzi, Rr. (2018)[1962]. Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 6-2018. Marrė me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com.

    Doja, A. (1999). Morphologie traditionnelle de la société albanaise. Social Anthropology. 7 (1): 42. doi:10.1017/S0964028299000038.

    Durham, E. (1909). High Albania. London: Edward Arnold.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  18. #118
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    Labėria
    Labėria ėshtė treva mė e madhe malore nė pjesėn jug-perėndimore tė Shqipėrisė. Nga ana gjuhėsore, janė tė shumtė autorėt kanė vėnė re se popullsia e Labėrisė shfaq karakteristika tė veēanta brenda dialektit toskė (Friedman, 2005; Elsie). Po ashtu, nė aspektin kulturor, etnografik dhe historik, krahina ka tipare dalluese qė i japin banorėve tė saj vetėdije tė spikatur tė identitetit lab brenda atij shqiptar (Elezi & Zojzi, 2006; Mahony, 2011; Zojzi, 2018; etj). Pėr kėto arsye, ėshtė me interes tė shqyrtohet nė mėnyrė krahasimore pėrbėrja gjenetike e popullsisė labe me atė tė pjesės tjetėr tė trevave shqiptare dhe sidomos me pjesėn tjetėr tė Toskėrisė.

    Tė dhėnat gjenetike
    Pėr tė identifikuar sa mė saktė bėrthamėn e krahinės, do tė mbėshtetemi tek kufijtė e vjetėr tė ruajtur nė traditėn vendase (Zojzi, 2018, f.56): Ura e Drashovicės nė veri, Ura e Tepelenės nė lindje, Ura e Kalasė nė jug dhe bregdeti i Jonit dhe Adriatikut nė perėndim. Treva brenda kėtyre kufijve ėshtė ndėr mė tė testuarat deri tani, me 85 rezultate nga 36 vendbanime tė ndryshme. Sipas vendlindjes sė gjyshit nė vijė atėrore tė ēdo personi tė testuar, rezultatet vijnė nga vendbanimet: Nivicė (8), Golėm (6), Kuē (5), Brataj (4), Progonat (4), Rradhimė (4), Sevastėr (4), Tepelenė (4), Dhėrmi (3), Himarė (3), Smokthinė (3), Vranisht (3), Bolenė (2), Dukat (2), Fterrė (2), Kardhiq (2), Luzat (2), Qeparo (2), Rexhin (2), Tragjas (2), Vajzė (2), Vuno (2), Borsh (1), Dhemblan (1), Fushėbardhė (1), Gjorm (1), Gusmar (1), Humelicė (1), Kudhės (1), Memaliaj (1), Picar (1), Prongji (1), Shkozė (1), Turan (1), Velēė (1), Zhulat (1). Tabela e mėposhtme paraqet rezultatet nga Labėria dhe treva tė tjera shqiptare:

    N E-V13 R-M269 J-L283 I-Y3120 R-M417 I-M253 J-M410 J-M267 I-M223
    G E-M123
    Gegėt 367 25.9 21.5 18.8 4.6 7.1 9.0 4.9 1.4 1.4 0.8 1.6
    Labėria 85 32.9 20 9.4 2.4 3.5 12.9 7.1 7.1 1.2
    Toskėt
    (pa Labėri) 225 21.8 16 5.3 14.7 11.1 5.3 7.1 5.3 4.4 4 1.3
    Rezultatet nga Labėria shfaqin lidhjet e pritshme me trojet e tjera shqiptare, megjithatė tregojnė edhe disa veēori krahinore.

    – Si nė pėrgjithėsi nė trojet shqiptare, gjasat janė qė shumica e linjave atėrore labe kanė prejardhje tė lashtė ballkanike (nga Epoka e Bronzit dhe e Hekurit), kurse njė pakicė kanė mbėrritur nė Ballkan prej Antikitetit tė vonė ose Mesjetės sė hershme me dyndjet gjermanike, sllave, apo tė popullsive nomade nga stepat euroaziatike. Nė nivel haplogrupesh, E-V13, R1b-M269, J2b-L283 dhe I1-M253 kanė dendėsi mė tė lartė nė Labėri se tek toskėt e tjerė. Madje edhe jashtė kufirit qė pėrcaktuam, kėto haplogrupe gjenden disi mė dendur nė Tepelenė dhe Mallakastėr. Sidomos I1-M253, nė Labėri mbėrrin pėrqindje mė tė lartė se nė gjithė trevat e tjera shqiptare me pėrjashtim tė Pukės, ku gjithashtu ka pėrqindje shumė tė lartė. Vėrehet gjithashtu dendėsi mjaft e ulėt e haplogrupeve R1a, I2a, G, dhe disa haplogrupeve tė tjera mė tė rralla. Tė dhėnat pėrputhen me shpėrndarjen e kėtyre haplorupeve edhe nė trevat e tjera shqiptare, ku R1a-M417, I2a-Y3120 dhe G gjenden mė dendur nė zona fushore, kurse I1-M253, R1b-M269 dhe J2b-L283 kanė dendėsi mė tė lartė nė zona malore.

    Labėria: harta e rezultateve gjenetike.

    – Nė nivel subkladash (degėzime haplogrupesh), Labėria shfaq disa dallime me pjesėn tjetėr tė Toskėrisė:

    Rezultatet E-V13 janė nė pjesėn dėrrmuese E-V13>Z5018>FGC11450>Y173822, E-V13>Z5018>FGC11450>Y146086, ose njė degėzim i veēantė i E-V13>Z5018, tė cilat gjenden rrallė ose aspak nė pjesėn tjetėr tė Toskėrisė. Nga ana tjetėr, nėndega mjaft e pėrhapur nė juglindje, E-V13>Z5017>CTS9320>Z17107, pothuajse mungon nė Labėri.
    Shumica e rezultateve nga haplogrupi R1b-M269, ashtu si nė pėrgjithėsi nė trevat shqiptare, i takojnė nėndegės R1b-BY611. Njė veēori e R1b-sė sė gjetur deri tani nė Labėri ėshtė se degėzimi i dytė mė i shpeshtė nuk ėshtė R1b-PF7563, i cili deri tani mungon, por R1b-L51.
    Haplogrupi J2b-L283, relativisht i rrallė nė pjesėn mė tė madhe tė Toskėrisė, pėrveē dendėsisė, shfaq edhe larmi mjaft tė lartė nė Labėri, me rezultate nga disa degėzime tė vjetra.
    Njė ndėr rezultatet mė tipike labe ėshtė I1-M253>Z58>A6397>Y97339, qė dominon haplogrupin I1-M253 nė Labėri, por jashtė saj gjendet vetėm nė Mallakastėr.
    J2a-M410 po ashtu pėrmban degėzime tė pagjetura nė troje tė tjera, ndėrsa shmuica e linjave J1-M267 kanė lidhje me disa rezultate tė tjera Berati, Korēa dhe Gjirokastra.
    – Njė numėr i relativisht i lartė linjash atėrore janė vendosur dhe pėrhapur nė Labėri, duke formuar grupe qė gjenden vetėm aty dhe nė zonat pėrreth. Grupe tė dallueshme pėr momentin janė I1-M253>Y97339, dhe degėzime tė E-V13>Z5018, E-V13>Z5018>FGC11450>Y146086 dhe J2a-M410>L25. Ka shumė gjasa qė nėndegė tė veēanta labe tė kenė edhe E-V13>Z5018>FGC11450>Y173822 dhe R1b-BY611, por duhen disa teste me rezolucion mė tė lartė pėr t’u dalluar. Pėr tė gjitha kėto degėzime do tė kemi artikuj tė veēantė nė tė ardhmen nėse rritet numri i testeve me rezolucion tė lartė.

    – Fshatrat e Labėrisė janė shpesh tė dominuara nga njė trung i vetėm gjenealogjik. Nė shtatė prej dhjetė fshatrave me tri, ose mė shumė rezultate, tė paktėn gjysma e tė testuarve janė tė njė linje atėrore. Nė kėtė nėndarje tė rezultateve, kampioni ėshtė pak mė i vogėl, prandaj pėrfundimi duhet marrė disi me rezervė. Nėse ky trend pėrforcohet me rritjen e numrit tė testeve, ky tipar i Labėrisė mund tė jetė tregues i themelimit tė disa prej fshatrave si bashkėsi fisnore dhe ruajtjes deri nė njė farė shkallė tė kėsaj strukture deri nė ditėt e sotshme.

    – Shpėrndarja gjeografike e grupeve kryesore tė linjave atėrore paraqitet jo e njėtrajtshme. Pėrveē E-V13>Y146086, qė ka shpėrndarje tė gjerė, linjat e tjera janė tė pėrqendruara nė zona mė tė kufizuara: rezultatet E-V13>Y173822 gjenden nė pjesėn mė lindore tė krahinės; linjat R1b-BY611 vijnė kryesisht nga brigjet e Vjosės dhe nga Kurveleshi; J2a-M410 gjendet gjatė gjithė bregdetit, por jo nė brendėsi; I1-M253>Y97339 ėshtė pėrhapur pak mė gjerėsisht por shumica e rezultateve tė kesaj linje vijnė gjithashtu nga Kurveleshi. Pėrsėri duhet thėnė se njė kampion mė i madh mund tė tregojė me siguri mė tė lartė shpėrndarjen lokale tė secilės linjė atėrore, por shpėrndarja e deritanishme e linjave atėrore nė Labėri ka karakter lokal mė shumė se krahinor. Nė pritje tė mė shumė rezultateve, mund tė hamendėsojmė se formimi i identitetit tė pėrbashkėt krahinor lab ka qenė mė shumė pasojė e proceseve kulturore apo ekonomike/shoqėrore, se sa si zgjerim i disa fiseve kryesore, sic mund tė ketė ndodhur nė disa zona tė veriut.

    – Labėria shfaq ngjashmėri tė kufizuar me linjat atėrore tė gegėve. Nė fakt, shumė ndėr fshatrat e Labėrisė kanė gojėdhėna pėr prejardhje nga veriu, pėr verifikimin e tė cilave nevojiten teste me cilėsi tė lartė. Nga rezultatet e deritanishme, mund tė themi se njė numėr i kufizuar i tė testuarve mund tė ketė prejardhje veriore. Kėtu hyjnė rezultate R1b-BY611>Z2705>Y31247>Y133365, R1b-BY611>Z2705>BY105603, J2b-L283>PH1751, J2b-L283>Y82533 dhe ndoshta ato E-V13>Y173822. Duhet theksuar se edhe pse ka gjasa qė perjardhja e tyre tė jetė nga veriu: 1- kjo duhet verifikuar me teste me rezolucion mė tė lartė; 2- deri tani nuk ka prova qė lidhin rezultate nga Labėria me rezultate veriore nė afėrsi nėn 500 vjet; 3- shumica dėrrmuese e linjave atėrore labe nuk shfaqin afėrsi tė dukshme me linja veriore. Nė kėtė rast, mė shumė se rritja e kampionit ka rėndėsi pėrmirėsimi i rezolucionit tė testeve tė deritanishme.



    Burime:
    Friedman, V. (2005). Albanian in the Balkan Linguistic League: A Reconsideration of the Theoretical Implications. Studia Albania, nr.1. Marrė me 25 prill 2020 nga home.uchicago.edu

    Elsie, R. Albanian Dialects. Marrė me 25 prill 2020 nga www.dialects.albanianlanguage.net

    Elezi, I. & Zojzi, Rr. (2006). Kanuni i Labėrisė. Toena: Tiranė

    Mahony, M. (2011). An investigation of the polyphonic folk music of Albania. Marrė me 25 prill 2020 nga http://hdl.handle.net/2263/27337

    Zojzi, Rr. (2018). Ndamja krahinore e popullit shqiptar. Gegnia, 7-2018. Marrė me 17 prill 2020 nga www.bibliotekashkoder.com
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  19. #119
    SHKOZA
    Anėtarėsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619

    Pėr: Haplogrupet ballkanike ("E3b-M78", "J2b" dhe "I1b")

    Prejardhja gjenetike e shqiptarėve
    Prej vitesh tashmė, pėrparimi i teknologjisė sė zbatuar biokompjuterike ka mundėsuar shfrytėzimin e tė dhėnave gjenetike pėr studimin e historisė. Veēanėrisht pėrmes analizės sė kromozomi Y, i cili pėrēohet drejtpėrdrejt nga babai te i biri, pa kontribut gjenetik nga nėna, ēdo familje apo fis mund tė gjurmojė prejardhjen e vijės atėrore, apo siē njihet botėrisht, haplogrupit. Kurse mbledhja e njė kampioni pėrfqėsues rezultatesh gjenetike mundėson edhe hulumtimin e prejardhjes nė shkallė krahinore apo vendi.

    Pėrmbajtja hide
    1 Pėrmbledhje statistikore
    2 Historia e linjave atėrore shqiptare
    2.1 Nga Epoka e Bronzit deri nė Antikitet
    2.2 Antikiteti i vonė dhe Mesjeta e hershme
    2.3 Etnogjeneza arbėrore
    3 Pėrfundim
    Deri tani, nė Projektin Shqiptar tė ADN-sė “Rrėnjėt” janė mbledhur nė mėnyrė vullnetare rezultatet e 1322 anėtarėve nga tė gjitha trevat shqiptare. Nga krahasimi i tyre si me analiza gjenetike tė eshtrave tė lashta nė Ballkan e Europė, ashtu edhe me rezultate nga popujt e sotshėm, dalin qartė disa pėrfundime tė cilat po i paraqesim nė mėnyrė tė pėrmbledhur mė poshtė. Ndėrkohė ftojmė ēdo familje shqiptare tė kryejė njė test gjenetik tė kromozomit Y dhe tė anėtarėsohet nė projekt. Pėr mė shumė rreth mėnyrės sė regjistrimit nė projekt mund tė na kontaktoni drejtpėrdrejt pėrmes faqes “Projekti Rrėnjėt” nė Facebook: https://www.facebook.com/Projekti-Rr...01700961530810, ose tė ndiqni udhėzimet nė faqen tonė: https://rrenjet.com/#Si_te_regjistroheni.

    Pėrmbledhje statistikore
    Nga drejtpeshimi statistikor i 1322 rezultateve, del se rreth 10 haplogrupet mė tė shpeshta pėrmbledhin rreth 94.6% tė gjithė linjave atėrore shqiptare. Afėrsisht njė e katėrta e rezultateve u takojnė anėtarėve nga Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera shqiptare jashtė Republikės sė Shqipėrisė. Me rritjen e numrit tė anėtarėve nė kėto treva, sidomos nė Kosovė, pėrqindjet mund tė pėsojnė ndryshime tė lehta, por duhet tė mbesin brenda rrezeve tė sigurisė 95%. Mė poshtė gjeni shpeshtinė e secilit haplogrup:

    Show
    100
    entriesSearch:
    Haplogrupi Pėrqindja Rrezja e sigurisė 95%
    E-V13 27.7% 25.2 - 30.1%
    R1b-M269 21.3% 19.1 - 23.5%
    J2b-L283 15.3% 13.4 - 17.3%
    I2a-Y3120 7.5% 6.0 - 8.9%
    R1a-M417 5.9% 4.7 - 7.2%
    I1-M253 5.5% 4.2 - 6.7%
    J2a-M410 4.3% 3.2 - 5.4%
    J1-M267 2.5% 1.6 - 3.3%
    I2a-M223 2.5% 1.6 - 3.3%
    G-M201 1.6% 0.9 - 2.2%
    E1b-M123 0.7% 0.3 - 1.2%
    Showing 1 to 11 of 11 entriesPreviousNext
    Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nga tabela dallojmė se njė pėrqindje e vogėl e linjave atėrore shqiptare (1-4%) janė tė vendosura e tė pėrhapura nė Ballkan prej mė shumė se 4500 vitesh kryesisht me pėrhapjen e bujqėsisė, shumica prej 72-77% u pėrhapėn rreth 2500 deri 4000 vite mė parė me fiset e lashta tė ballkanit si ilirėt, dardanėt, dakėt, etj. Vala e fundit qė ka lėnė gjurmė tė rėndėsishme gjenetike prej tė cilave vijnė 16-19% e linjave atėrore shqiptare mbėrriti para rreth 1200-1800 vitesh, gjatė periudhės sė dyndjeve tė fiseve gjermanike, sllave, etj.

    Historia e linjave atėrore shqiptare
    Pėrtej statistikave tė pėrgjithshme, secili haplogrup ka historinė e tij dhe duhet studiuar nė thellėsi pėr tė kuptuar kohėn dhe mėnyrėn e vendosjen dhe pėrhapjes. Prandaj mė poshtė paraqesim njė nga njė periudhat e ndryshme arekologjike dhe historike me rėndėsi pėr kuptimin e prejardhjes sė shqiptarėve.

    Para Epokės sė Bronzit

    Mendohet se njeriu modern mbėrriti nė Europė para mė shumė se 30.000 vitesh. Ndėr linjat atėrore mė tė vjetra tė gjetura nė Europė deri nė periudhėn e Mesolitit janė haplogrupet C, I, F, mė pas I1, I2-P37, I2-M223, I2-L596, R1b-V2219, etj. Europianėt e kėsaj periudhe ishin popuj nomadė qė merreshin kryesisht me gjueti, duke ndjekur gjahun nga njė zone nė tjetrėn. Edhe pse ka shqiptarė tė cilėt bartin disa prej linjave atėrore tė lartpėrmendura, nuk mund tė flitet pėr vazhdimėsi gjenetike tė tyre nė popullin shqiptar sot, pasi pjesa dėrrmuese e kėtyre linjave kanė lėvizur nėpėr Europė derisa kanė arritur tė rishpėrndahen, nė shumicėn e rasteve nga Europa veriore ose lindore, duke u vendosur nė Ballkan relativisht vonė. Pėrqindja e paraardhėsve atėrorė tė shqiptarėve qė kanė banuar vazhdimisht nė Ballkan prej Mesolitit ėshtė nėn 0.5%.


    Perhapja e bujqesise gjate Neolitit perkon edhe me shkallen e afrise gjenetike te linjave femerore te sotme me ato neolitike te nga Lindja e Mesme. Haak et al, 2010.
    Prej 7000-9000 mė parė, popuj qė kishin pėrvetėsuar bujqėsinė nė Levant filluan tė pėrhapen drejt Ballkanit dhe Europės nė pėrgjithėsi. Kjo lėvizje ėshtė vėnė re prej kohėsh nė arkeologji, por sė fundi kemi mėsuar edhe qė linjat atėrore qė mbėrritėn nė Europė gjatė kėsaj kohe ishin kryesisht degėzime tė haplgrupeve G, E, J1, J2, T, etj. Revolucioni bujqėsor, brenda pak vitesh, ndėrroi nė mėnyrė drastike pėrbėrjen gjenetike tė Europės jugore dhe qendrore, duke zėvendėsuar linjat atėrore mesolitike me tė ardhurat rishtazi nga lindja. Kėshtu, haplogrupi G ėshtė qartazi mbizotėrues nė gjithė gjetjet neolitike nė studime shkencore nė Ballkan, ndėrsa haplogrupe tė tjera tė gjetura nė Ballkan pėrfshinin degėzime tė caktuara tė J2a, J1, etj. Sot haplogrupin G e mbartin mė pak se 2% e shqiptarėve, kurse linjat e tjera qartėsisht neolitike gjenden edhe mė rrallė. Nė Toskėrinė veriore dhe lindore kjo pėrqindje ėshtė pak mė e lartė por gjithesi nuk kalon 5%. Duke marrė parasysh faktin se njė pjesė e kėtyre linjave mund tė jenė vendosur edhe nė periudha mė tė vona nga drejtime tė ndryshme, mund tė themi me siguri se mė pak se 4% e gjithė paraardhėsve atėrorė tė shqiptarėve gjendeshin ndėr popujt neolitikė (pra, para-ilirė) tė trojeve tė sotshme shqiptare.

    Nga Epoka e Bronzit deri nė Antikitet
    Pas disa mijėravjeēarėve zgjerimi tė bujqėsisė dhe linjave atėrore tė popujve qė e shpėrndanė, me fillimin e Epokės sė Bronzit nisėn edhe dyndjet masive tė indo-europianėve. Nė vendorigjinėn e tyre nė Stepat e Euroazisė, kjo popullsi me strukturė shoqėrore patriarkale merrej kryesisht me bletori, dhe kishte pėrvetėsuar edhe pėrdorimin e kuajve dhe mė vonė edhe tė karrocave, dhe kishin fituar imunitet tė lartė ndaj sėmundjeve tė kafshėve dhe tolerancė ndaj laktozės. Nga zona e Stepave, indo-europianėt u pėrhapėn nė tė gjitha drejtimet, duke u shtrirė nė pak breza nga Europa perėndimore deri nė Kinė e Indi. Grupet e mėdha gjuhėsore tė Europės sė sotshme, si grupi i gjuhėve latine, i atyre gjermanikėt, sllave, keltėt, ashtu si edhe shqipja e greqishtja, kanė rrėnjė tė pėrbashkėt pikėrisht nga gjuha qė fliste ky popull. Mbėrritja e indo-europianėve nė Europėn qendrore dhe nė Ballkan ėshtė e mirėdokumentuar jo vetėm gjenetikisht, por edhe nė arkeologji.


    Jamnaja ishin grupi kryesor i indo-europianeve qe u perhap drejt Europes dhe Azise qendrore e jugore. Narasimhan et al, 2019.
    Ndėr popujt e Stepave qė lėvizėn drejt perėndimit gjatė Epokės sė Bronzit, haplogrupi kryesor ishte R1b-M269, kurse haplogrupe tė tjera pėrfshinin R1a-Z93, I2-M223. Ka shumė mundėsi qė zgjerimi drejt trojeve tė sotshme shqiptare mos tė ketė qenė njė lėvizje e njėtrajtshme, por njė seri zhvendosjesh qė nisin nga Epoka e Bronzit e vijojnė deri nė Antikitet, duke asimiluar e pėrfshirė edhe popuj tė tjerė nė kėto dyndje. Linjat atėrore kryesore tė shqiptarėve qė janė vendosur nė Ballkan prej kėsaj periudhe nga veriu dhe verilindja janė R1b-PF7562, J2b-L283, E-V13, R1b-CTS9219, I2-L701, etj.

    R1b-PF7562 dhe J2b-L283, nė pjesėn dėrrmuese tė tyre, janė vendosur nė trojet e sotshme shqiptare prej Epokės sė Bronzit. Pėr prani mbi 3000 vjeēare flasin si gjetjet nga lashtėsia, ashtu edhe diversiteti i linjave modern. J2b-L283 ėshtė gjetur edhe nė eshtra ilire nga Epoka e Bronzit dhe e Hekurit nė Dalmaci, Slloveni dhe Vojvodinė, nga Epoka e Hekurit ndėr mesape tė Puljas, dhe nė Antikitetin e vonė nė Moezi dhe Dardani. Nė pėrputhje me kėto gjetje, nė databazėn e Projektit Rrėnjėt, vėrehet se nėndegėt e R1b-PF7562 ndėr shqiptarėt e sotshėm janė veēuar prej 3400-4000 vitesh, kurse ato tė J2b-L283 prej 3100-3600 vitesh. Sot R1b-PF7562 gjendet nė dendėsi tė ngjashme (3-4%) nė gjithė trojet shqiptare, kurse J2b-L283 gjendet shumė mė dendur nė veri (15-30% sipas zonės) se nė jug (7-10%). Kėto dy linja atėrore pėrmbledhin rreth 20% linjave atėrore shqiptare.


    Disa grupe indo-europiane u vendosėn fillimisht nė pellgun panonik, prej ku, pasi asimiluan popuj vendas, vijuan mė nė jug drejt Ballkanit perėndimor.
    Pėr linjat atėrore E-V13 dhe R1b-CTS9219, ka mė shumė mundėsi qė vendosja nė Ballkanin perėndimor ka nisur nga veriu, me gjasė nga zona mes Alpeve Europiane dhe Karpateve, duke filluar nga fundi i Epokės sė Bronzit e pėrgjatė Epokės sė Hekurit deri nė Antikitet. R-CTS9219 ėshtė gjetur nė kufi tė Dardanisė sė periudhės romake, kurse linja tė afėrta me tė janė gjetur edhe nė Vojvodinė nga Epoka e Bronzit. Pėr kėtė linjė atėrore, pellgu panonik duhet tė ketė qenė ndalesa mes Stepave dhe Ballkanit. Kurse E-V13 ishte njė linjė e rrallė atėrore e mbijetuar ndėr pasardhėsit e popujve bujqėsorė qė indo-europianėt i gjetėn nė Europėn qendrore e lindore, por pėrhapja e saj nisi gjithashtu gjatė Epokės sė Bronzit. Gjetja e linjave tė afėrta nė Ballkanin verior dhe nė Hungari, dhe prania masive e vetė E-V13 nė Moezi dhe nė kufi tė Dardanisė nė periudhėn e vonė romake dhe mė rrallė nė kulturat kelte tė Europės qendrore, gjithashtu tregon se nė trojet e sotshme shqiptare duhet tė ketė mbėrritur kryesisht nga veriu e veri-lindja. R-CTS9219 gjendet e pėrhapur me dendėsi tė njėtrajtshme (14%) nė trojet shqiptare, kurse E-V13 ka shumė nėndegė, secila me shpėrndarjen e saj tė veēantė. Si nėndegėt e sotshme shqiptare tė R-CTS9219, ashtu edhe ato tė E-V13, kanė lidhje gjenetike rreth 2500-3500 vjeēare me linja atėrore jashtė ballkanit, kryesisht nė Europėn qendrore. Pra vendosja e kėtyre dy linjave nė trojet e sotshme mund tė hamendėsohet rreth fundit tė Epokės sė Bronzit ose gjatė Epokės sė Hekurit. Kėto dy linja atėrore pėrbėjnė rreth 40-45% tė gjithė linjave atėrore shqiptare.

    Pėrveē linjave tė lartpėrmendura, edhe nėndegė tė I2-L701, R1b-L51, J2a-M410 dhe J1-M267 mund tė jenė vendosur nė trojet e sotshme shqiptare mes Epokės sė Bronzit dhe Antikitetit. Nė pėrmbledhje, me tė dhėnat e deritanishme, rreth 75% e gjithė linjave atėrore shqiptare duhet tė kenė qenė nė Ballkanin qendror e perėndimor prej asaj kohe, duke qenė edhe pjesė e fiseve ilire.

    Antikiteti i vonė dhe Mesjeta e hershme
    Me dobėsimin e Perandorisė Romake, fise tė ndryshme nga Europa veriore e lindore filluan tė depėrtonin kufinjtė perandorak, duke vėrshuar rregullisht edhe drejt Ballkanit. Ndėr dyndjet mė tė famshme mund tė pėrmendim ato tė gotėve, hunėve, vandalėve, avarėve, sllavėve, etj. Elementi i lashtė ballkanik arriti t’u mbijetojė kėtyre vėrshimeve, por duke pėrthithur edhe prurje tė reja, diku mė rrallė e diku mė dendur. Njė studim i fundit mbi trashėgiminė gjenetike tė ballkanasve tė lashtė dhe dyndjeve sllave, vlerėson se shqiptarėt dhe grekėt u prekėn nga kėto lėvizje mė pak se serbėt, bullgarėt, rumunėt e kroatėt.


    Gjurme gjenetike te dyndjeve qe preken Ballkanin ne shek 3-7 sipas Olade et al 2021.
    Linjat atėrore qė u bashkuan nė kėtė periudhė me ata banorė tė Ballkanit qė u mbijetuan dyndjeve janė I1-M253, R1a-CTS1211 e R1a-M458, I2a-Y3120, N-P189.2, etj. Tė gjitha kėto mugojnė nė gjetjet e lashta deri nė periudhėn perandorake romake, dhe linjat moderne qė gjenden ndėr shqiptarė zakonisht lidhen me linja nga Europa veriore dhe lindore nė rreth 1400-2000 vjet. I1-M253 ėshtė e lidhur mė ngushtė me lėvizjet e fiseve gjermanike, N-P189.2 me ato tė popujve tė Euroazisė (avarėt, magjarėt, etj.), kurse R1a-CTS1211, R1a-M458 dhe I2-Y3120 me ato tė sllavėve. Megjithatė, nuk pėrjashtohet qė ndonjė nėndegė e veēantė e R1a ose I2-Y3120 tė ketė lėvizur me fiset gjermanike, ose ndonjė degėzim I1-M253 me ato sllave. Sot I1-M253 ėshtė mė e pėrqendruar nė treva malore si Kurveleshi, Puka dhe zona mes Matit e Mirditės, kurse R1a-M417 dhe I2-Y3120 gjenden mė shpesh nė treva fushore. Gjithė kėto linja sė bashku pėrbėjnė rreth 16-19% tė linjave atėrore shqiptare sot, ndėr tė cilat rreth ¾ kanė mbėrritur me fiset sllave, kurse pjesa tjetėr kryesisht me fiset gjermanike.

    Etnogjeneza arbėrore
    Pas kalimit tė trazirave nga rėnia e Perandorisė Romake, dyndjeve tė njėpasnjėshme barbare dhe epidemive tė ndryshme, popujt e sotshėm tė Ballkanit filluan tė ravijėzohen gjatė Mesjetės sė Hershme. Populli arbėr, i cili del nė dokumente nga shekulli i XI, arriti tė ruajė njė gjuhė qė rridhte nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit. Edhe nė rrafshin gjenetik, vėmė re se shekujt e fundit tė Antikitetit ishin periudhė e vėshtirė pėr paraardhėsit tanė, pasi shumica e linjave tona kanė kaluar efektin bottleneck (rrallim i degėzimeve tė linjės atėrore) gjatė kėsaj kohe.

    Albanian haplogroups
    Haplogrupet atėrore ndėr shqiptarė sipas qarqeve/komunave (pėrmasat e rrathėve sipas numrit tė rezultateve nga secila njėsi)
    Shqiptarėt e sotėm tė tė gjitha linjave atėrore, nė tėrėsi janė pasardhės i asaj popullsie tė tkurrur me prejardhje nė kryesisht paleo-Ballkanike dhe trashėguese tė njė gjuhe tė lashtė, qė u mbijetoi pėrmbysjeve tė shekujve 3-7. Nė pėrputhje me kėtė vėrejtje, njė studim i vitit 2013 thekson se shqiptarėt janė populli mė homogjen nė Europė, dhe shumica vijnė nga paraardhės tė pėrbashkėt qė pėrbėnin njė popullsi tė vogėl por kompakte para rreth 1500 vitesh.

    Pėrfundim
    Si pėrfundim, duhet theksuar se gjenetika e popujve ėshtė disiplinė e re e nė zhvillim, prandaj ky artikull do tė zgjerohet dhe pėrmirėsohet vazhdimisht, si me rritjen e kampionit tė shqiptarėve tė sotėm, ashtu edhe me daljen nė dritė tė rezultateve tė reja nga eshtra tė lashta. Nga ana tjetėr, numri i rezultateve te sotshme e tė lashta na lejon tashmė tė pėrmbledhim me siguri prejardhjen e linjave atėrore shqiptare nė tri grupe kryesore: (1) njė pakicė shumė e kufizuar, nėn 4%, qė mund tė jetė pasardhėse e popujve neolitikė nė tė njėjtat troje si sot; (2) njė pakicė e rėndėsishme, rreth 20%, qė vjen nga fiset qė u vendosėn kėtu mes shekujve 3 dhe 7; dhe (3) shumica dėrrmuese, rreth 75%, qė vjen nga fiset e lashta ballkanike qė mbėrritėn mes Epokės sė Bronzit dhe Antikitetit.

    Informacion mė tė hollėsishėm rreth secilit haplogrup mund tė gjeni kėtu: https://rrenjet.com/linjat-aterore/. Pėr pyetje apo ndonjė paqartėsi, mund tė kontaktoni njė prej vullnetarėve tė projektit pėrmes faqes nė Facebook ose adresave tė email-it qė gjenden kėtu: www.rrenjet.com/rreth-nesh.



    Pėrditėsimi i fundit: janar 2022.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. “Ushtria Ballkanike e Napoleonit”: 3000 ushtarė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 28-07-2013, 17:45
  3. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  4. Perspektiva ballkanike “pas Montenegro”
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-06-2006, 15:31
  5. Politikat e BE-sė dhe vendet ballkanike
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 09:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •