Forca më e re politike në vend “G99” ka çelur zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nën sloganin “Do t’ia dalim”. Kreu i saj Veliaj ka premtuar një fushatë e cila nuk do të ndërhyjë në jetët personale por do të bazohet në integritet. Ndërkohë që janë prezantuar edhe disa nga emrat kandidatë për deputetë në disa qytete të vendit. Po sot kjo forcë politike feston edhe 1 vjetorin, i cili është cilësuar si mjaft i suksesshëm nga kreu i saj.
TIRANE- “Do t’ia dalim”, ka qenë ky slogani i përzgjedhur nga kreu i forcës politike më të re në vend “G99” Erion Veliaj për të hapur siparin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjithashtu në ditën e sotme kjo forcë politike ka festuar edhe 1 vjetorin e krijimit të saj në ambientet e Amfiteatrit në kryeqytet, ku ky 1 vjetor është cilësuar si mjaft i suksesshëm nga kreu i saj, Erion Veliaj. Veliaj ka theksuar se fushata e zhvilluar nga forca politike që ai drejton do të jetë pa ndërhyrje në jetën personale, por një fushatë e cila bazohet në integritet. “Kjo nuk është Shqipëria e ëndrrave tona, do jemi ne që do ta bëjmë këtë vend, të cilët me pak mund do t’ia dalim”- është shprehur Veliaj në fjalën e tij.
Gjithashtu gjatë çeljes zyrtare të fushatës kreu i “G99” Erion Veliaj ka prezantuar edhe disa nga emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kështu në Tiranë kandidojnë Juliana Hoxha e Arbi Mazniku, në Vlorë Genci Kojdheli, në Korçë Maklen Misha, ndërsa në Durrës, Milva Ikonomi.
Ndërkohë po sot Asambleja Kombëtare e G99 bëri rizgjedhjen ne krye të kësaj force, Erjon Veliaj, i cili do ta drejtojë këtë forcë politike më të re në vend.
Krijoni Kontakt