Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Nė zemėr tė Tiranės (pėr disa kohė)
    Postime
    256
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ortodoksia Shqiptare sot

    Ėndrra e trishtė e integritetit

    20/09/2007 nga Foti Cici

    http://bizantin.wordpress.com/2007/0...-integritetit/

    Midis shqiptarėsisė dhe grekėsisė
    Historia e ortodoksisė shqiptare, e tejzbukuruar nga mendimtaria jonė dhe e shėmtuar nga ajo greke, vijon nė brishtėsi sepse nė botėn ballkanase e tillė ėshtė gjithēka qė pėrfton integritet. Nėse shquajmė se sa e vėshtirė ėshtė sot tė mėtohet integritet nė jetėn shqiptare - ndoshta mė e vėshtira e tė gjithave - para njė qindvjeēari, kur nuk ekzistonin as doktrinat e sotme nxitėse e drejtpeshuese, palėt pėrfshirėse iu dhanė intuitės. Si rrjedhojė, beteja pėr kombėtarizimin e shqipfolėsve ortodoksė vijoi herė nė dritė e herė nė terr, herė nė frymė e herė nė gjak, derisa shqiptaria u bė mė nė fund tipar i shqipfolėsve ortodoksė, sidomos i atyre nga Shqipėria, por jo i tė gjithėve.
    Pėr herė tė parė nė histori shqipfolėsit ortodoksė u quajtėn shpenguar si shqiptarė, pėr tė mos thėnė se mė tė shumtėt prej tyre pėr herė tė parė ndiheshin si tė tillė. Pavarėsisht nga pėrrallat kombėtariste tė kėtij brezi, pengesa mė e madhe pėr ndėrgjegjėsim nuk vinte nga grekėt apo nga turqit, sesa nga vetė mendja e manipuluar e shqiptarėve, prandaj dhe Noli u shtrėngua tė thotė pėr ortodoksėt: “I bėmė shqiptarė me pahir”. Ka shumė hir ky pohim i madh i Nolit, sepse nyjėtohet nga dikush qė vetėm kur u pa me shqiptarėt u ndje i atillė, dhe vetėm kur u ndesh pėr ortodoksėt u fejua me historinė. Sepse reforma ortodokse - autoqefalia - ishte njė ėndėrr pėr integritet nė botėn ballkanase.
    Rrethanat gjeopolitike, sidomos vetėveēimi ndėrgjegjėsor i Shqipėrisė mbas viteve 1960, krijuan kushte ideale pėr tė rrėfyer dikush pėr vetveten, pėrderisa nė lėmin e bindjeve, brenda kulturės dhe nėnkulturave vetėngujuese, kishte folės por jo debatues. Mbas ndryshimeve tė viteve 90, zona shqiptaro-greke befasoi duke ringjallur luftėn kulturore mbi vetėdijen kombėtare. Pėr ta bėrė kėtė luftė tė besueshme, u mohuan pėrpjestimet nė dukje mbretėruese nė botėn shqiptare, u pėrqeshėn vetėkėnaqjet tona grupore, u shpėrnjohėn dritat shqipe, duke pėrsjellė nė vend tė tyre idenė e moēme pėrndriēuese tė jugės. Njėkohėsisht, u sendėrgjuan fėt e fėt mjediset qė mund tė pillnin rreziqe pėr kėtė luftė tė re tė pagjakshme; tej e ndanė shpirtėrore. Sendet e tjera u lanė siē ishin, duke pulsuar gjestet dhe britmat e vetmuara tė skajorėve, grekė e shqiptarė, pėr tė pėshtjelluar kėshtu mendtė e tė shumtėve.
    Nė njė kulturė ku feja dhe fetarėt ishin njėsuar me tė keqen, mbas vitit 1990, pati njė tėrheqje tė skajshme nė gjykimin shekullar shqiptar, ndoshta pėr tė qenė dashamirės nė vetvete, ose ndoshta pėr tė besuar ēdo gjė qė urrehej mė parė, pėr tė sfiduar vetveten. Me kėtė naivitet tė ushqyer pėr breza me radhė nga diktatura, i cili naivitet ėshtė tashmė gjymtyrė e trashėgimisė sonė kulturore, Greqia abuzoi mė shumė se tė gjithė, duke shtuar te kriza e pėrgjithshme identitare nė shoqėrinė e sotme shqiptare. Shqiptarėt ortodoksė janė kaq tė ēoroditur e tė pambrojtur nga shteti dhe kultura e tyre kombėtare, saqė loja shqiptaro-greke vazhdon tė kryhet nė tė bardhė: Tabula rasa.
    Nėse kthehemi 15 vjet mbrapa, nė fillim tė vitit 1991, do tė kujtojmė se policia greke kėrkonte brenda turmave tė refugjatėve shqiptarė, atje ku pėrkisja dhe vetė, ndonjė greqishtfolės, i cili tė pėrkthente tė dhėnat themeltare tė tė sapoardhurve. Nė shumicėn e rasteve, atėherė nuk ishte e mundur tė gjeje greqisht ndėr refugjatė, ndėrsa sot mė shumė se gjysma e shqiptarėve tė Shqipėrisė, le tė themi, nuk ka nevojė pėr pėrkthyes. Njė numėr i madh shqiptarėsh, duke pėrfshirė dhe gjysmėn e ortodoksėve si tėrėsi, jetojnė tashmė nė Greqi, duke dhėnė e marrė mė shumė nė greqishte dhe pak e mė pak nė shqipe. Ndėrsa nė mesvitet 80 ne pėrpiqeshim fshehtas tė mėsonim pak greqisht, sot vetė KOASH-i ka nisur njė program pėr pėrhapjen e gjuhės greke nė Shqipėri, dėftesa e tė cilit ėshtė e barasnjohur me atė tė Universitetit tė Selanikut, andej dhe nga afiliohet programi nė fjalė, pa pėrmendur pastaj institucionet dhe organizmat e tjerė zyrtarė e parazyrtarė qė lėrojnė kryq e tėrthor Shqipėrinė.
    Si rrjedhojė e kėtij parashtrimi gjer kėtu, mjaft bashkėkohės jetojnė sot midis shqiptarėsisė dhe grekėsisė, pa i folur kėto me izma. Sidoqoftė, kėta shqiptarė ndodhen shpesh nė njė pozitė “para zgrip, e mbrapa rrymė”, qė tė huazojmė nga e folmja greke. Duke shquar nga jashtė, harron e pyet: Nga do t’ia mbajnė shqiptarėt? Ndoshta tė tjerė shqiptarė do t’i shtohen nė tė ardhmen kėsaj pozite tė brishtė, nė njė kohė kur tė tjerė janė mėrguar, pėr tė shpėtuar pikėrisht nga tė qenit midis dy mendėsive tė pėrkundėrta, a pėr tė shpirtėruar kėtė pozitė tė ndėrmjetme, nė pamundėsi pėr ta shkėrthizuar atė.
    Problemi shqiptaro-grek po vendvendoset sot si mėtues kryeneē pėr tė ardhmen e ēėshtjes shqiptare. Tė tjerė janė mė guximtarė e prandaj thonė dhe mė shumė. Sidoqoftė, pjesa dėrrmuese e mendimtarisė sė sotme shqiptare nuk merret me lėmin shqiptaro-grek, prandaj dhe ky lėrohet pothuaj krejt nga amatorėt dhe skajorėt. Pjesa qė mbetet iu pėrket interesaxhinjve. Ėshtė kaq e imponuar kjo, saqė ėshtė krijuar pėrshtypja se ata qė mungojnė janė tė ēuditshmit. Jo vetėm kaq, por nė zonėn shqiptaro-greke rrallė shfaqen sot pėrshkrime tė shpenguara prej pjesėmarrėsve tė drejtpėrdrejtė. Madje sugjerohet publikisht qė tė dhuntishmit ta pėrdorin gjetkė talentin. Pėrse vallė?
    Pėrderisa ēėshtja greke pranohet nga shumica e politikanėve se ėshtė kaq vendimtare pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, dhe pėrderisa komuniteti ortodoks vazhdon i mbėrthyer peng midis shqiptarėsisė dhe grekėsisė, ashtu si para njė qindvjeēari, cila ėshtė arsyeja qė na kėrkojnė tė heshtim?
    Dy skajet e Sarandės
    Gjatė dy vjetėve tė fundit, 2003-2005, u pėrpoqa tė paraqes nė shtypin shqiptar dhe nė Internet ēėshtjet mė djegėse tė ortodoksisė shqiptare, duke u nisur nga gjuha e simbolet, pėr tė dalė tek diaspora dhe manipulimi i mendjes, tek mashtrimi i shqiptarit, i cili ky i ka tė gjitha pėrgjigjet pėr krizėn e ortodoksisė shqiptare nė Shqipėri dhe nė Amerikė. Si ēdo gjė e re qė shfaqet nė botėn shqiptare pa bekimin e pleqėrisė, edhe shkrimet e mia shkaktuan reagime histerike grupe-grupe, fillimisht nga klane myslimane, nė verėn e 2003-it, menjėherė mbas shfaqjes sime nė shtypin e Tiranės, dhe mė vonė nga mėditėsit e misionit grek nė Shqipėri. Tė dy skajet, pavarėsisht nga kėndvėshtrimet e pėrkundėrta ideologjike, rrokėn ēastin pėr aleanca, duke pėrdorur tė njėjtėn gjuhė pėrbaltėse, mjerisht tė vetėpėrshkruar brenda modeleve tė traditės vendore: Mobilizimi i tė leshtėve nė fletėrrufe bukurshkrimi, firma elegante shkrimtarėsh e artistėsh myslimanė nėn shpifje tė ulėta, agresivitet i lartė ish-komunistėsh e ushtarakėsh pėr kanalizim pasionesh gjysmė tė pranuara, e tė tjera sėmundje.
    Nė vend tė heshtjes qė na urdhėruan myslimanėt dhe grekėt, unė, nė tė kundėrt, vazhdova tė shkruaj e tė botoj pėr dy vjet, duke u pėrkujdesur nga njėra anė tė mos pėshtjelloj edhe mė skajshėm ekstremin shqiptar, dhe nga ana tjetėr tė jem sa mė i kthjellėt nė komunikimin shpirtėror me botėn intelektuale; mbi pėrmasat kulturore tė komunitetit ortodoks dhe jo vetėm. Nevoja e Internetit pėr kėtė komunitet lindi e u bė shumė kėrkuese, aq sa faqja jonė funksionon sot si “tempull kulturor” pėr shqiptarėt. Nė njė kohė kur debati ortodoks ishte nė duar myslimane e greke, pėrdėllyer pėrkatėsisht, ishte e domosdoshme tė dėgjohej fjala e shqiptarėve ortodoksė, tė cilėt nuk munden tė kumtojnė sot. Pavarėsisht se shumica e komunitetit ortodoks e ka pranuar tė sotmen, kjo nuk do tė thotė se tė gjithė janė tė lumtur nga regjimi i shumėfishtė ortodoks i Tiranės. Nė fakt, mė tė shumtėt presin njė shenjė e njė ndryshim, prandaj dhe ėshtė kėtu ku ata tkurren dhe ndalin qėndresėn, duke mbyllur veshėt e zemrėn nga kushtrimet e ekstremit shqiptar, pėr tė kundėrshtuar ndėrhyrjet, pėr t’u mbrojtur, pra, nė dhimbje e nė ankth pėr tė panjohurėn.
    Shqiptarėt ortodoksė pėrballen sot me njė regjim kishtar qė praktikisht ka tė njėjtėn fuqi qė kishte juridiksioni i “miletit rum” nė tė kaluarėn e pėrbashkėt, si shtet brenda shtetit otoman: Perandoria nė miniaturė! Le tė ndalemi pak pėr tė ndijuar lojėn shpėrfytyruese midis nėnshtruesve dhe tė nėnshtruarve, midis ngurtėsimit tė pozitės, nga njėra anė, dhe tė pėrsjelljes sė saj, nga ana tjetėr, ku rrethanat bėjnė qė rolet tė ndėrsillen shpesh, qė personazhet tė ēngjyrohen, tė shkryqėzohen, tė zhvendosen e tė befasojnė, sidomos kur shtrėngohen tė lėshojnė pe kulturorisht. Ėshtė atje ku shfajėsohen epshet e ndrydhura, tė cilat marrin domethėnie nė vegimet e komunitetit imagjinar; atje ku personifikohen tė gjithė e tė gjitha…
    Ky pushtet helen hegjemonizon sot nė Shqipėri brenda e jashtė komunitetit ortodoks, duke spekulluar me disa doktrina njėherėsh, ku shkelja e integritetit tė shqiptarėve ortodoksė mbytet nga hijet e shumėfishta tė ngrehinave tė rėna pėr ta si prej qielli - kaq mrekullisht, pra - tė cilat kėto bamirėsi pėrkojnė me tė drejtat e kėrcėnuara tė minoritetit grek nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, kryepeshkopi ynė milioner, i cili u bė i tillė vetėm gjatė shėrbesės nė Shqipėri, u ekspozua vitet e fundit me konfliktin ndėretnik nė Sarandė, atje ku shqiptarėt ortodoksė kėrkojnė njė kishė shqip, sepse nuk e gjejnė vetveten nė kishėn greke tė Shėn Harallambit; nė tė vetmen kishė ortodokse nė qytet.
    Nė fakt, shqipfolėsit e Sarandės - ata qė janė kundėr regjimit mbizotėrues nė qytet - kėrcėnohen vazhdimisht nga greqishtfolėsit, pėr tė mos folur publikisht mbi kėtė temė. Po kėshtu edhe familja e tė afėrmit e mi nė Sarandė dhe nė Greqi, edhe pse kėta, qė tė gjithė ortodoksė, nuk pajtohen me pėrfshirjen time publike nė lėmin shqiptaro-grek. Sidoqoftė, minoritarėt kanė shumė tė drejtė kur iu thonė bashkėqytetarėve tė tyre sarandjotė: “Kisha u ndėrtua nga grekėt dhe pėr grekėt. Ėshtė e jona! Nėse e duani meshėn shqip, ndėrtoni kishėn tuaj!” Shumė bukur e thonė! Faji i shqiptarėve ortodoksė tė Sarandės, pra, nuk ndodhet nė thelbin e indinjatės sė drejtė, por nė adresimin e zhdrejtė tė shkaktarėve.
    Nė kulmin e kėtij konflikti, nė vend tė zbatimit tė traditės ortodokse mbi barazinė e gjuhėve, Fortlumturia e Tij doli nga vetvetja dhe njoftoi investimin pėr ndėrtimin e njė xhamie nė Kosovė! Jo vetėm qė tundoi dhe atje ku s’pritej, por na e mbylli gojėn tė gjithėve. Nga ana tjetėr, edhe ne tundohemi e pyesim: A nuk do tė ishte rrėfimtare pėr diskursin e tolerancės sonė ndėrfetare, nėse komuniteti mysliman ia kthente tashmė kėtė dhuratė komunitetit ortodoks, duke ndėrtuar njė kishėz pėr shqiptarėt e qytetit tė Sarandės? Le tė jetė kjo dhe njė dhomė/sallė modeste, qoftė dhe nė pėrmasa disa herė mė e vogėl sesa tempulli madhėshtor i komunitetit grek atje. Mund t’i vėnė dhe njė emėr shenjtori nga tradita e lashtė e Kosovės, si shenjė pėrkujtimi pėr takimin e imponuar tė veriorėve me jugorėt, gjatė Luftės mė tė fundit nė trojet shqiptare.
    Flasim pėr ndihmė nga myslimanėt, sepse sa pėr komunitetin ortodoks nė SHBA, fisi i Liolinėve sapo e mbylli njė kishė shqiptaro-amerikane nė shtetin e Nju Jorkut, si tė parėn nė listėn e re tė mbylljes, pėr tė shitur e pėr tė shtuar rrogat e tyre nė kishat shqiptare. Saranda nuk pėrbėn vetėm skajin gjeografik tė Shqipėrisė, por dhe ekspozimin mė tė skajshėm tė misionit grek nė Tiranė dhe tė profilit “patriotik” tė A. Liolinit, i cili ky i fundit keqinformon rrethet shqiptaro-amerikane, se komuniteti ortodoks i Sarandės nuk kėrkoka kishė shqip. Ku e di at A. Liolini se shqiptarėt ortodoksė tė Sarandės nuk kanė dėshirė tė falen shqip?
    Mėkati i integritetit
    Duke sjellė nė tė qenė ditės me diell njė opinion tė tillė nė botėn shqiptare, siē u pėrshkrova gjer kėtu, nė kėtė betejė tė pabarabartė me disa fuqi shqiptare e greke, pra, unė humba pozitėn priftėrore nė Kishėn Ortodokse. Ruajta, mrekullisht, pacėnueshmėrinė nė jetė dhe integritetin tim nė Kanada. Nga ana tjetėr, ėshtė e pabesueshme se si munda tė bie jashtė klerit me dinjitet, nė njė kohė kur historia ortodokse dėshmon se zhbėrja e gjegjėsit pėrshoqėrohet, nė shumicėn e rasteve, me njė njollosje tė pėrjetshme, edhe pse dihet nga tė gjithė qė vuajtėsi ėshtė i pafajshėm dhe se damka ėshtė sajesė. Pėrderisa nė kontaktin me ortodoksinė greke unė e humba pafajėsinė, zhgėnjimi erdhi si pjesė e debatit qė ēela e do tė thelloj, sesa si pasojė e tij.
    Humbja ėshtė e pashmangshme, pėrderisa kundėrvihen e bashkėrendohen nė ndėrluftime e aleanca tė pėrkohshme fuqi tė errėta greke e myslimane, siē ka ndodhur rėndom nė historinė e ortodoksisė greqishtfolėse, por dhe nė historinė e ortodoksisė shqiptare. Ka shumė tė dhėna pėr njė temė tė tillė, por le tė kujtojmė kėtu vetėm njė fakt, se si vetė shqiptarėt i kėrkuan dikur kishės greke tė hiqte qafe Fan Nolin dhe t’iu sillte njė peshkop tjetėr, qoftė dhe jo shqiptar. Le tė pėrmendim se kė propozuan fillimisht shqiptarėt pėr tė zėvendėsuar Nolin: Vetė peshkop Kotokon, i cili ishte larguar nga Shqipėria nė njė ditė me ushtrinė greke! Ato vite, kur e kėrkonin shqiptarėt kryebari nė SHBA, hierarku i dėnuar me vdekje nga regjimi i pasluftės, i gjithmonėkujtuari Pandelejmon i Gjirokastrės, merrej me publikimin e ēėshtjes sė Vorio Epirit nė Perėndim. Ishte kaq a paskrupullt kjo kėrkesė e shqiptarėve pėr tė zhdukur Fan Nolin “e kuq”, saqė vetė Kotoko gjeti rastin pėr tė shpotitur pafytyrėsinė e klaneve nacionaliste shqiptare: “Pandelimon Kotoku iu pėrgjiq se vjen n’Amerikė po ta ftonjė Noli.”[1]
    Mbasi shqiptarėt e arritėn emėrimin e njė peshkopi tė tillė nė vitet 50 (Marko Lipe, shqipfolės, por nėn kishėn greke), nisėn pastaj, nga njėra anė tė demonizojnė kishėn greke, se ajo qenkėsh shkaktare pėr kėtė pėrēarje, dhe nga ana tjetėr u shqyen tė na bėjnė kultin e Fanolit, pėr ta bėrė mė tė lehtė riciklimin e urrejtjes ndaj grekėve. Pėrderisa Noli ishte kaq i madh, pyesim, pėrse shqiptarėt nuk e nderonin pėr sė gjalli?
    Ėshtė e nevojshme tė rrėmojmė e tė sjellim ngjarje nga historia jonė e mitizuar, sidomos kur faktet befasojnė e turpėrojnė, pėr tė shpjeguar kėshtu dhe psetė e rrėshqitjes sonė nga kanoni i mitologjisė shqiptare, endur e qėndisur ky me nocionet e tejshquara tė mikpritjes, nderit e besės. Me pėrqasjen kulturore tė vetė Nolit, pėrmes poezisė sė tij politike, mėrgimi ėshtė i trefishtė: “Lark or lark, lark…”
    Gjithsesi, synimi i projektit tonė kėto vite nuk kishte trillin tė shkaktonte ndryshime pėrmbysėse nė komunitetin ortodoks, sepse diēka e tillė nuk ndodhi sot as nė botėn shqiptare nė pėrgjithėsi, edhe pse ndriēimtarėt atje, pėrkundrazi, nuk janė tė paktė. Nė qoftė se nuk ėshtė kėshtu, ndėrkombėtarėt nuk do tė mundnin tė na impononin Janullatosin nė Shqipėri si tė pėrjetshėm, duke na tallur madje pėrmes dialektikės mbi tė pėrkohshmen. Pėr pasojė, dhimbja jonė ėshtė pjesė e dhimbjes sė kėtij brezi; pėr mė tutje, dėshtimi ynė ėshtė pjesė e dėshtimit tė kėtij brezi; pėr rrjedhojė, kėmbėngulja jonė pėr sukses ėshtė pjesė e ngulmit tė kėtij brezi bashkėvuajtėsish.
    Nėse ngrihet pikėpyetja e motivimit, dua tė rrėfehem, pėr ata qė duan tė besojnė, se shkrimet e mia nuk synojnė as pėr ndryshime e madje as pėr opinion. Pėrse atėherė? Ėshtė ėndrra e trishtė e integritetit, e drejta jonė si pakicė e pėrdorur nė botėn shqiptare - si nga grekėt ashtu dhe nga shqiptarėt myslimanė - me gjithė plasaritjet qė shkakton kjo nė shestinėn e mendimit tė sotėm shqiptar. Njė frymė e tillė, antihipokrite, ėshtė e qenshme dhe e mirėpritur vetėm prej atyre qė vuajnė tė njėjtėn dhimbje nė jetėn shqiptare, secili nė plagėn e tij: Shkeljen e integritetit. Ky ėshtė filli i kėtij debati dhe qė kėtej del gjithė pasioni im pėr pėrfshirjen nė kėtė pėrqasje kulturologjike: Hulumtim, pėrsiatje, diskurs.
    Vetė mjegulla nė interpretimin e integritetit nė shqipen publike tė pasdiktaturės, pėrdorimi metalik i kėtij termi nė tė folmen tonė, i imponuar edhe ky nga ndėrkombėtarėt, tok me Janullatosin, tradhton tundimet grupore nė kulturėn shqiptare. Nė kėtė rast droja ėshtė gjithėballkanase, siē duket dhe nė greqishten e re, ku do tė gjejmė njė pėrkthim tė qelqtė tė kėtij termi (ακεραιότητα), njė prurje nga fondi helenistik, por gjithsesi njė orvatje krejt tė bardhė, ndryshe nga tingėllima e ēeliktė nė shqipe. Vetėm intelektualėt e tė dy vendeve do tė shquanin nė kėto pėrdorime ballkanase plotėrinė e nocionit kulturor, nė njė kohė kur integriteti ėshtė njė nga konceptet mė tė pėrditshme nė tė folmet e Perėndimit. Ja dhe njė tjetėr pikė pėrbashkėsie midis dy popujve miq…
    Skema e diskriminimit tė shqiptarėve ortodoksė ėshtė vėshtirė tė pranohet nga ata qė ndodhen jashtė botės sė vetėqerthulluar shqiptare, kur nė tė njėjtėn kohė, si pėr ogur, klane myslimane i kujtojnė shpesh botės perėndimore se, pėr shqiptarėt, atdhedashuria e racizmi janė motėr e vėlla. Kur ky racizėm ndaj minoritarėve dėnohet nga shqiptarėt ortodoksė, aq mė tepėr kur ekstremistėt myslimanė pėrdhosin njėkohėsisht edhe tė shenjtat ortodokse, ėshtė mu kėtu ku e vetmja mbrojtje pėr besimtarėt ortodoksė mbetet dėrgata greke. Mbas kėsaj fshihet dhe ringritja e prestigjit tė komunitetit ortodoks si bashkėsi autoktone nė Shqipėri, mohuar e pėrulur ky prestigj nga vetė bashkėgjakėsit, por i zėshėm e i kumtuar sot jashtė Ballkanit, pėr herė tė parė nė historinė e ortodoksisė shqiptare; nga Janullatosi.
    Shqiptaroidėt e Amerikės
    Dy misionet ortodokse shqiptare nė Toronto e Montreal u mbyllėn me kėrkesat kėmbėngulėse tė kryepeshkopit Anastasios Janullatos, dhe me ndėrhyrjet e drejtpėrdrejta tė peshkopėve shqiptaro-amerikanė Nikon Liolin e Ilia Katre. Ky plan tinėzar nuk mund tė sendėrtohej pa mjeshtėrinė e njė prifti mafioz nė Boston, i cili ėshtė bėrė njėsh me atė realitet qė e aftėson tė kyēė djallin nė shishe, tė sjellė vėrdallė primatė e presidentė, sepse, duke zbatuar planet e tyre politike nė kurriz tė shqiptarėve, me kėto shkėmbime, pra, at Artur Liolini siguron vetveten dhe fisin e tij me rroga skandaloze pėr kishat modeste shqiptare. Absurdi ėshtė se si at Arturi, ashtu dhe vėllai i tij peshkop, Nikon Liolini, nuk kanė studiuar as priftėri e as teologji, por u shuguruan klerikė nga njė tjetėr peshkop vejan – emigrant fare i pashkollė, kasap nė profesion - nė situata emergjente tė kishave shqiptare nė vitet 70, gjė qė shpjegon se pse kritikat ndaj shėrbesės sė tyre korruptive merren sot si kėrcėnime personale. Pėr tė kuptuar kėtė situatė tė sėmurė, mė mirė le tė pranojmė pyetjen pa pėrgjigje: Sa breza iu duhen shqiptarėve ortodoksė pėr tė dalė nga emergjencat?
    Ato shuma marramendėse qė vjel fisi i Liolinėve nga shqiptarėt, veē, dalin nga gjaku i emigrantėve qė e duan kishėn shqiptare tė lulėzojė, por tė cilėt janė tė painformuar mbi politikėn kishtare, prandaj dhe tė manipuluar pėrmes kultit tė Nolit. Ja se pse lundrojnė kaq lehtė shqiptaroidėt…
    Po kėshtu, e madje emocionalisht mė tė vetėpėrshkruar, rrėfehen intelektualėt fjalėrėndė tė shqiptarizmės, tė cilėt nuk e shohin tė plotėruar njė vizitė nė SHBA, pa u shushatur mė parė para hajmalive tė Nolit nė Boston. Njė mahnitje e tillė ėshtė ekspozuese, edhe pse praktikisht shėrben pėr t’i shpėrqendruar ata nga nepotizmi dhe korrupsioni nė peshkopatė, duke i ftuar nė heshtje tė pėrdorin aftėsinė e tė shquarit pėr tė depėrtuar nė shtresat e pėrdredhjes sė nyjėtimit shqiptaroid, si pjesė e shqiptarizmės, tek djallėzia grupore si virtyt vendor, sesa tek thelbi i sendeve shqiptare; tek gjuha dhe kultura jonė kombėtare. Si mund tė ndihen tė realizuar kėta intelektualė tė Realizmit Socialist me relikat e njė gjeniu tė shkuar, kur shqipja, e cila ekzistonte e shkruar shekuj para Nolit, tė zhduket nga kishat shqiptare tė Amerikės?
    Nėse Noli u pėrpoq, brenda vetėveēimit kishtar, ta zėvendėsojė krejt shqipen me anglishten, cila mendje jo e manipuluar mund tė pranojė sot se shqipja dhe shqiptarėt meritojnė tė flijohen pėr tė shtuar nė kultin e Nolit? Pėrse nuk ndodh e njėjta gjė nė kishat e tjera ortodokse - greke, sllave, rumune, arabe, etj. - tė cilat ato ruajnė, pėr tė drejtė e pėr meritė, gjuhėn dhe identitetin e tyre tė vyer? Apo komunitetet e tjera ortodokse nuk paskan personalitete tė kalibrit tė Nolit tonė? Ēfarė mjerimi!
    Si ėshtė e mundur qė nė qytetin mė tė madh tė Amerikės, nė Nju Jork, ku po pėrqendrohen gjithnjė e mė shumė shqiptarė tė rinj, prifti ortodoks zgjidhet gjithmonė jo vetėm jashtė komunitetit shqiptaro-amerikan, por kundėrshtues i shqipes nė meshė? Si mund tė justifikohet qė nė Detroit, njė qytet me tempuj tė organizuar mirė tė besimeve tė tjera shqiptare, kisha ortodokse tė mos pėrdorė asnjė fjalė shqip, madje as natėn e Pashkėve? Ėshtė ajo kishė ku shėrbeu pėr shumė vjet si prift Nikon Liolini, deri nė ditėn qė u bė peshkop.
    Pėrse kishat shqiptare nuk hapin kurse nė shqipe pėr fėmijtė, nė njė kohė kur nė disa kisha shqiptaro-amerikane janė hapur kurse pėr tė mbėshtetur komunitete tė tjera etnike? Pėrse kisha e Shėn Pjetrit dhe e Shėn Pavlit nė Filadelfia nuk hap njė kurs shqip, pėrbri atij qė ka nisur nė gjeorgjisht? Si ka mundėsi qė po nė Filadelfia, ku ka dy kisha ortodokse shqiptare, ortodoksėt ta gjejnė vetveten mė shpesh e mė lirshėm nė kishėn protestante shqipfolėse qė ėshtė hapur atje? Nėse Liolini ėshtė kaq patriot, pyesim tė leshtėt, pėrse e ndalon gjuhėn shqipe nė kishat shqiptare? Pėrse u pėrkujdes qė shumica dėrrmuese e klerit tė mos dinė shqip? Pėrse u refuzuan ata intelektualė 40-vjeēarė nga Shqipėria, tė cilėt kėrkuan tė bėhen priftėrinj nė kishat shqiptare, me pretekstin e moshės, nė njė kohė kur po bėhen priftėrinj pensionistė jo shqiptarė tė matufjepsur, tė cilėt plus rrogave tė majme nė kishat shqiptare, nuk gjejnė dot njė zbavitje tjetėr nė jetėn amerikane?
    Pėrse fisi i Liolinėve e pranoi ofertėn qė peshkopata shqiptare tė bashkohet me atė tė New England-it, e cila ėshtė dhjetė herė mė e fuqishme dhe pėrdor vetėm anglisht e rusisht? Apo ky ishte ēmimi pėr tė bėrė njė peshkop pa studime kishtare e pa njohuri tė gjuhės shqipe? Cili tru i shėndoshė mund tė besojė se kombėtarizmi dhe folklori kanė fuqi tė justifikojnė zhdukjen e gjuhės sė njė bashkėsie etnike, pa tė cilėn bashkėsi ne nuk guxojmė ta pėrfytyrojmė kombin shqiptar nė histori? Ėshtė pikėrisht kjo pasuri e pėrbashkėt kulturore e spirituale e shqiptarėve, e cila administrohet sot nė mėnyrė fare private.
    Nė vijim tė kėtij pyetėsori, i cili nuk ka fund pėr nga bėmat e shqiptaroidėve, pyesim: Pėrse shqiptarėt ndihen tė vetėkėnaqur kur i poshtėrojnė, kur ua pėrdhosin tiparet e mirėfillta kombėtare, siē ėshtė shqipja? Nėse nuk ėshtė kėshtu, ēfarė quhet ēnderim pėr shqiptarėt e sotėm?
    Situata e sotme nė dhjetė kishat qė kanė mbetur gjallė nė SHBA ėshtė kaq e endur, saqė nuk ėshtė e lehtė tė shqepet me shkrime tė tilla, por ku e gjejnė arsyen intelektualėt e kulturės sonė nacionalkomuniste tė mbėshtesin njė mjedis provincialist, i cili pengon organizimin e emigrantėve tė arsimuar sot, njė regjim bizantin qė abuzon shumėfishtas shqiptarėt e pasdiktaturės?
    Ky organizim i emigrantėve nė shqipe mund tė arrihet pa iu rėnė qė qafė klerikėve amerikanė qė janė punėsuar nė kishat shqiptare. Pėr shembull, duke krijuar famulli tė reja, kisha pėr emigrantėt, me priftėrinj emigrantė, brenda sė njėjtės peshkopatė shqiptaro-amerikane. Derisa tė pėrforcohen ekonomikisht kėta emigrantė ndryshe, tė cilėt mund tė mos dinė shumė nga feja, por janė mė tė arsimuar sesa mesatarja e besimtarėve shqiptaro-amerikanė (mė tė ditur se ata qė pėrpiqen t’i shurdhojnė me nolizma), le ta nisin me shėrbesa shqip njė herė nė muaj, tė dielėn, brenda tė njėjtave godina shqiptare, mbasi tė mbarojė mesha anglisht. Apo njė mision i tillė shqiptar prish planet amerikane mbi kishat shqiptare, dhe kėrcėnon tė ardhurat e fisit tė Liolinėve, dy gjėra qė shkojnė puq e tok?
    Le tė kujtojmė se ata tempuj tė shqipes janė ndėrtuar me privime e flijime nga mėrgimtarėt e ardhur dikur nga Shqipėria, pėr tė cilėt pėrdorimi dhe trashėgimi i gjuhės shqipe ishte kushti i parė dhe i fundit pėr tė investuar. Sepse ishte ėndrra e tyre e mrekullueshme pėr integritet, brenda e jashtė botės shqiptare! Ishin ata qė “flenė 15 vetė nė njė konak”, ata qė “pėshtyjnė gjak”, ata qė “punojnė tėrė ditėn nė fabrikė gjer sa kapiten dhe nuk i prishin kreshmėt, po hanė bukė me qepė dhe me ullinj”, [2] siē i shkruante Noli i varfėr dhe i papunė njė mikut tė tij, duke qenė mė se i sigurt pėr rrogėn qė do tė siguronte nė shėrbesėn priftėrore.
    Por nėse shqiptarėt e pranuan nxitimin e Nolit, ndoshta sepse e shihnin ēfarė blatimesh kishte ai pėr t’i ofruar kishės dhe kombit, pėr atė rrogė qė iu kėrkonte shqiptarėve prej Shqipėrie, a duhet tė vazhdojė sot e njėjta frymė shfrytėzimi ndaj mėrgatės sonė nė SHBA, e madje shfrytėzim nga klerikė pėrtacė e dritėshkurtėr, pa vizion pėr tė ardhmen e gjuhės shqipe nė Amerikėn e Veriut? Abuzimi ėshtė i shumėfishtė, pėrderisa rreth njė e dhjeta e tė ardhurave tė kishave shqiptare i kalon ēdo vit kryepeshkopatės sė Kishės Ortodokse nė Amerikė (OCA) nė Syosset, NY, nga ku vitet e fundit u vodhėn prej administratės sė saj miliona dollarė. Sipas denoncimeve tė ish-kryefinancierit tė OCA, At Eric Wheeler, kėto shuma u depozituan fillimisht nė dy llogari “diskrete” tė ish-primatit, Theodosius dhe tė kancelarit, At Robert Kondratick, dhe u pėrdorėn prej tyre pėr tė paguar e shlyer kėrcėnime mbi padi seksuale, e tė tjera xhevahire.
    Denoncimet e vetė klerikėve tė OCA kundėr kėtyre abuzimeve, me nė krye kreypeshkop Jobin e Ēikagos, i cili madje u kėrcėnua nga primati me shfronėzim, bėnė qė shumė gazetarė tė shkruajnė nė shtypin amerikan gjatė muajve shkurt-mars 2006, derisa rreth 200 klerikė tė OCA u ngritėn dhe ushtruan presion publik nė njė letėr drejtuar primatit tė OCA, Hermanit, pėr tė lejuar kontroll financiar nga ekonomistė jo kishtarė, gjė qė ai fillimisht e mohoi. Nė kėtė ngjarje, peshkop Nikoni dhe at Arturi i dhanė urdhėr klerit tė tyre qė asnjė prift tė mos marrė pjesė nė kėto kritika publike nė shtypin amerikan, duke i kėrcėnuar pėrndryshe me masa disiplinore. Pėrse vallė Peshkopata Shqiptare tė ishte kaq mbrojtėse nė njė skandal tė madh financiar? Ēfarė pasojash negative do tė kishte fisi i tyre nėse kontrolli i paanashėm financiar depėrtonte edhe nė zyrat e Bostonit? A janė marrė tė gjitha masat qė donacionet dhėnė nga burime jo tė krishtera tė mos figurojnė si tė tilla?
    Nė tė kundėrt tė “kulturės sė frikės”, siē e quajtėn frymėn kishtare tė OCA besimtarėt kryengritės, njė grup juristėsh ortodoksė, anėtarė tė kishave tė OCA nė SHBA, i shkruan Hermanit dhe e kėrcėnuan me shfronėzim, nėse nuk pranonte tė bashkėpunojė me ta, prandaj dhe primati u shtrėngua tė shkarkojė kancelarin, pėr tė lejuar kėshtu hyrjen e njė firme financiare nė zyrat e OCA, pėr tė bėrė kontroll tė paanshėm, gjė qė pritet tė pėrfundojė brenda kėtij viti. Kritikėt ortodoksė, kryesisht laikė, kanė nxjerrė nė dritė dhjetra dokumenta qė dėshmojnė lidhjet mafioze tė administratės sė Kishės Ortodokse nė Amerikė, pjesė e sė cilės ėshtė dhe Peshkopata Shqiptare, me qarqe parakishtare nė SHBA dhe nė Rusi: www.ocanews.org. Pėr besimtarėt amerikanė ėshtė e ēuditshme se pėrse kancelari i pushuar pėr kėto skandale gjeti strehė dhe meshon jo nė peshkopatėn ku pėrket, por nė atė tė New England-it, nėn hijen e peshkop Nikonit. Sepse, qė tė huazojmė nga e folmja greke, “njėri ia di gjirizin tjetrit…”
    Nėse nė vitet 1910 do tė ishte parashikuar se ku do t’i katandisnin institucionet tona kombėtare nė Amerikė shqiptaroidėt e sotėm, kėta abuzues qė fshihen duke pėrdorur herė shqiptarizmin e herė nolizmin, a do tė kishin sakrifikuar kaq shumė shqiptarėt e vjetėr pėr t’i ndėrtuar ato kisha? Kishat shqiptare i ndėrtuan besimtarėt, anonimėt, jo eponimėt, as gjenitė e letrave shqipe, e aq mė pak shushunjat e sotme. A mund tė pėrfytyrohen kėta klerikė pa studime kishtare, jashtė konfiguracionit shqiptar ortodoks dhe njėkohėsisht tė vlefshėm e tė nderuar nė SHBA? Si nuk gjejnė urtėsi e fuqi emigrantėt energjikė e tė arsimuar, tė kundėrshtojnė botėrisht zhdukjen e shqipes nga kishat shqiptaro-amerikane dhe tė pėrfshihen nė lėvizjen pėr transparencė nė Kishėn Ortodokse nė Amerikė? Le ta bėjmė kėtė pėr kujtim tė atyre qė dhanė jetėn pėr pėrdorimin e shqipes nė Kishė. Ēfarė tjetėr presin shqiptarėt e Amerikės qė tė pėrmenden?
    Psallmi i mjellmės
    Duke u kthyer nė Toronto, tek ngjarjet e fundit shqiptaro-kanadeze, le tė njoftojmė se u mbyllėn tė vetmet kisha shqipfolėse nė gjithė mėrgatėn ortodokse shqiptare. Ishte kryepeshkopi Anastasios ai qė nė vitin 2000 bėri tė njėjtėn gjė nė Athinė, kur na zhbėri Lidhjen e Shqiptarėve Ortodoksė nė Greqi “Shėn Asti”, e cila nė nėntor 1999 kishte siguruar lejėn nga Gjykata e Athinės dhe nga kryepeshkopi Kristódhulos pėr tė nisur shėrbesat shqip nė Athinė. Edhe at Artur Liolini atėherė veproi kundėr Lidhjes sė shqiptarėve tė Greqisė, duke na akuzuar se nuk kishim marrė lejėn nga kryepeshkopi i Shqipėrisė. Po kush e pengoi imzot Janullatosin ta na e jepte bekimin, tė cilin ia kėrkuam disa herė? Pėrse kryepeshkopi i Athinės, nė tė kundėrt, u pėrgjigj menjėherė dhe na ftoi pėr takim? Mbas disa muajsh, kur ne u ankuam tek imzot Kristódhulos pėr premtimet e shkelura, ai u pėrgjigj pėrsėri me sinqeritet: “Kur nuk ju do kisha juaj shqiptare, ēfarė mund tė bėj unė pėr ju?”
    Nėse fajin e kishte cilėsia e themeluesit dhe drejtuesit tė Lidhjes - ky shkrues, domethėnė - ēfarė bėri KOASH-i pėr shqiptarėt e Greqisė kėta gjashtė vjet, mbas pėrzėnies sime nga Greqia, kur atje komunitetet e tjera etnike janė organizuar me priftėrinjtė e tyre, nė gjuhėt e tyre? Kishat e tjera ortodokse jo vetėm qė nuk i pengojnė bijtė e bijat e tyre tė organizohen nė Greqi, por ndėrmjetėsojnė vazhdimisht pėr ta te kisha greke. Apo ndoshta kjo justifikohet se primatėt e atyre kishave nuk janė grekė dhe nuk janė kaq aktivė jashtė shtetit dhe besimit tė tyre fetar? Nėse unė qeshė i keq, a nuk ekspozohet tanimė vetė kryepeshkopi Janullatos pėr mungesa tė tilla nė njerėz, mbas 15 vjetėsh shėrbese tė paftuar ndėr shqiptarė?
    Problemi i ndalimit tė gjuhės shqipe nė diasporėn ortodokse nuk ėshtė tek natyra njerėzore, e cila ua paska bėrė me hile shqipove, sepse pėr 15 vjet do tė ishin pėrgatitur dy-tre priftėrinj pėr diasporėn; tė paktėn dy-tre tė atillė. A nuk ėshtė idiotėsi tė besosh se Zoti qenka kaq i zhdrejtė sa tė ketė hedhur mė shumė hir tek jo shqiptarėt? Apo ėshtė zgjuarsi tė manipulohesh e tė besosh se Janullatosi na qenka i shenjtė? Si mundet pastaj ky “shenjtor” tė ndėrsejė mėditėsit e tij tė pėrdorin njė gjuhė lehėse nė shtyp, antikristiane, nė njė popull shumėfetar? A humbi gjuha paqėsore e mėsimdhėnėse e spiritualitetit ortodoks? Po diplomacia e tė thirrurit helen, pėrse nuk pėrdoret? Si lejon Kryepeshkopi qė gazeta dhe klerikėt e KOASH-it tė pėrdorin njė gjuhė tė egėr nė publik, kaq materialiste, shpifėse, me kaq urrejtje pėr ata qė mendojnė e jetojnė ndryshe, kur nė tė njėjtėn kohė pėrdoret njė gjuhė adhurimi, kultiste, pėr personin e primatit? Nėse Zoti vendoste tė ulej nė Shqipėri - pyesim tė mashtruarit - a ka vend pėr Tė nė fronin e Tiranės?
    E, nga Shqipėria, le tė shquajmė prapė nė SHBA, ku nė komunitetin shqiptaro-amerikan sendet nuk janė aq ndryshe, nėse nuk na lėbyren sytė nga shėmbėlltyra e Nolit dhe nga sibilizmi i njė prifti me kaq fytyra. Plani politik i OCA ėshtė qė peshkopi mbas Nikonit tė mos jetė nga peshkopata shqiptare, e cila ėshtė shumė herė mė e vogėl se ajo e New England-it. Por edhe pėr etiketė, a nuk do tė jetė e imponuar, nga ky realitet i sotėm, qė nė tė ardhmen froni i Bostonit tė jetė alternativ midis dy peshkopatave? Tani pėr tani, padituria e peshkopit tė sotėm nė shqipe, mungesa e arsimit teologjik - Nikon Liolini ėshtė i vetmi peshkop ortodoks nė Amerikėn e Veriut qė nuk posedon diplomė teologjie - dhe ethet pėr parį, janė situata mė e pėrkryer pėr tė ēshqiptarizuar plotėsisht kishat e pakta shqiptare, por duke iu hedhur pluhur syve emigrantėve dhe vizitorėve tė shastisur, me referenca vend e pa vend kombėtariste.[3]
    Sidoqoftė, nėse heqim disa nuanca protokollare nė kryekishėn e Shėn Gjergjit, nuk shquajmė ndonjė ndryshim midis kishave shqiptare dhe atyre tė New England-it: Tė gjitha pėrdorin tė njėjtėn gjuhė, anglishten, tė gjitha pėrdorin tė njėjtėn praktikė liturgjike, atė sllave, dhe tė gjitha kanė priftėrinj amerikanė, madje tė shkolluar nė tė njėjtin seminar, nė atė rus-amerikan tė Shėn Vladimirit nė Nju Jork. Nėse ka njė ndryshim, ky ėshtė tek pagesat e klerit, sepse nė kishat shqiptaro-amerikane priftėrinjtė kanė rroga mė tė mėdha sesa mesatarja e atyre tė peshkopatės sė New England-it. Shqiptarėt e kanė pėr nder e zakon t’i japin tė gjitha pėr ata qė i tejkalojnė.
    Mbas aktit pėrbashkues tė peshkopizimit njėsh tė dy peshkopatave, si asgjėkundi nė praktikėn ortodokse, i cili akt nė thelb njofton zhbėrjen e peshkopatės shqiptare pėr njė periudhė jo tė largėt kohore, nuk u komentua asgjė nė botėn shqiptare. Ėshtė kaq i famshėm inferioriteti ynė, saqė thjesht fakti qė njė klerik me origjinė shqiptare u zgjodh peshkop me titullin “i Bostonit, i New England-it dhe i kryedioqezės Shqiptare”, vetėm kjo tingėllima fundore, “Albanian”, dėgjohet kaq kremtore, aq terapeutike. I shėron tė gjitha. Nuk prish punė qė titulli shqiptar kaloi nė fund, pėr hir tė rrogave tė shumėfishta qė duhet tė ketė fisi i Liolinėve. Nuk ka rėndėsi se ēfarė do tė bėhet nesėr. Rėndėsi ka qė sot ne, largpamėsit e poshtėruar, ndihemi kokėlartė, tė realizuar! Pėr hir tė dashurisė sė sėmurė ndaj tė huajve, le ta lemė fisin e Liolinėve tė shesė gjuhėn dhe identitetin tonė.
    Arsyet pėr tė penguar gjuhėn shqipe nė Amerikėn e Veriut nuk kanė tė bėjnė me cilėsinė e nismėtarėve tė shqipes nė diasporė, sepse diēka e tillė mund tė ndreqet shumė lehtė nga vetė faktorėt e pėrfolur sot, duke pėrzgjedhur shqiptarė tė tjerė, mė tė pėrshtatshėm, madje mė afėr bindjeve politike tė Janullatosit dhe tė Liolinėve. Emigrantėt e pasviteve 90 nuk mund tė mos kuptojnė tashmė se kėta 15 vjet, tė cilėt shkuan me ėndrra e mashtrime pėr tė lejuar shėrbesa shqip pėr ta dhe pėr fėmijtė e tyre, do tė bėhen 20 e pėrgjithmonė, pėrderisa pengesa kryesore pėr tė ruajtur gjuhėn shqipe nė diasporė ėshtė vetė kisha shqiptare dhe drejtuesit e saj tė pėrdorur nga interesa tejshqiptare.
    Pengesa kryesore pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė Amerikė nuk ėshtė Janullatosi dhe grekėt, por at Artur Liolini dhe ata me tė cilėt shkėmbehet ai. Ndaluni e shihni! Kėtė fakt e beson shumica dėrrmuese e shqiptarėve ortodoksė tė Kanadasė, tė cilėt janė tė privuar sot nga meshimi nė gjuhėn shqipe.
    Kthimi i shqiptarėve nė helenizėm
    E vetmja shpresė pėr nevojat spirituale tė shqiptarėve ortodoksė nė diasporė, mbetet ai institucion qė ėshtė mė afėr botės sė tyre emocionale: Kisha greke. Muzika e njėjtė, riti i pėrbashkėt liturgjik, ritmet e kujtesės sė pėgėrė, tingėllima e njohur, zakonet njėsoj, pėrzierja e pashmangshme, pėrvoja e pėrbashkėt dikur dhe sot, e tė tjera, i sjellin shqiptarėt ortodoksė atje ku kanė qenė. Te kisha greke po kthehen urtė e butė, tė nusėruar, shqiptarėt. Nė kishat greke po i ēojnė fėmijtė t’i pagėzojnė e t’i edukojnė, ku do tė molepsen me mitet e superioritetit tė racės helene, qysh nė belbėzimet e para, pėrderisa kjo bindje ėshtė pjesė e katekizmės sė ortodoksisė greke (Ka mjaft shqiptarė nė Kanada, ortodoksė e myslimanė, tė cilėt nuk e shohin tė mbarė t’i ēojnė fėmijtė nė shkollat shqipe, por e shohin prestigjioze, shėrimore, domethėnė, t’i regjistrojnė ata nė shkollat greke).
    Pėr mė tej, nė kishat greke ku figurojnė tė regjistruar, jo vetėm qė do tė ushqehen me mesazhet qė i dėrgon shpesh ēdo kishė listės sė saj postare, por kur tė rriten kėta prejardhės shqiptarėsh, tė dinė ku tė kthehen pėr dokumentacion e pėr ēdo gjė qė lidhet me pėrkatėsinė e tyre fetare. Ėshtė pak e vėshtirė tė manipulohet dikush, por ėshtė shumė herė mė e vėshtirė tė bindet e tė gjejė fuqi i gėnjyeri tė ēlirohet nga manipulimi. A nuk tingėllon qesharake tani parrulla “Rron, or rron, nuk vdes shqiptari”?
    Kjo nuk vlen vetėm pėr Evropėn dhe Kanadanė, por gjithnjė e mė tepėr dhe pėr vetė SHBA-nė, ku, siē u shtrua me nerv mė sipėr, amerikanizimi dhe sllavizimi i tempujve tė kulturės sonė kombėtare ėshtė tashmė fakt qė pranohet me krenari nga vetė shqiptarėt. Absurdi i kapardisjes shpjegohet tek inferiorieti nga buron kjo mburrje, tek pėrulja e rrethanave, sesa nė njė ndjenjė e shėndoshė atdhedashurie. Kishat emėrshqiptare, me priftėrinj jo shqipfolės, garantojnė jo vetėm pėrjashtimin e shqipes nga shėrbesat, por dhe lundrimin e fisit tė Liolinėve, me retorikėn qė vetėm shqiptarėt besojnė si tė vėrtetė nė Amerikėn e Veriut: “Mbaso mjafton tė mos jetė Gėrqisht, pa Shqipja jonė nuku humbet hiq fare, se na e ka thėnė Noli qė na vinte nė shtėpi!”
    Gjithė kjo bėhet me mbėshtjetjen e shtetit shqiptar dhe me bekimet e klaneve myslimane nė Amerikė. Sepse “nuk ka rėndėsi nėse i kemi shėrbesat arabisht a anglisht. Mbi tė gjitha jemi shqiptarė dhe tė tillė do tė mbetemi!” Ēfarė novele! A ėshtė ky ēmimi i gjakut shqiptar ortodoks pėr integritet? A mund tė jetė njė maskaradė e tillė fragment i fotos sė montuar tė tolerancės ndėrfetare ndėr shqiptarė? Ku ėshtė mprehtėsia e shqiptarėve sot?
    Pėr sa i pėrket diskursit tė ortodoksisė shqiptare, me mbylljen e tė vetmit mision shqiptar ortodoks mbas viteve 90, kėtu nė Kanada, humbi ajo pjesė cilėsore e komunitetit qė e sheh realizimin nė dritėn jetėdhėnėse hyjnore, e jo nėn verbimet kulturore tė jugės. Humbėn ata shqiptarė ortodoksė qė thėrrasin dhuntitė dhe prandaj nuk bien pré e mendjemanipulimit. Ata qė i duan grekėt si vėllezėr e jo si etėr, sepse Zoti nuk ka nipėr e mbesa, por vetėm bij e bija tė barabartė sipas tė gjithave.
    U mbush njė vit qyshkur u ndaluan shėrbesat shqip nė Toronto. Kryepeshkopi Anastasios me at Artur Liolinin e pengojnė ardhjen e njė prifti tjetėr nga Shqipėria, pikėrisht se fajin nuk e kishte prifti i kėtushėm, i cili madje shėrbente falas, bėnte punė tė rėndomta pėr tė mbijetuar - u bėra teatėr pėr gjuhėn shqipe nė diasporė - por kundėrshtimi im pėr t’u punėsuar pėrgjithmonė nė kishėn greke tė Kanadasė, me njė rrogė dyfish nga mesatarja e emigrantėve shqiptarė. Fajin, pra, e kishte dhe na e ka shqipja!
    Si rrjedhojė, imzot Anastasios nuk ka asgjė personale kundėr meje. Pėrkundrazi! Ai vajton ditėn kur nuk mundi tė mė bindė tė shkėmbehem e t’i shėrbej misionit tė tij politik ndėr shqiptarė. Ai ėshtė nė njė pozitė kaq epėrsore, saqė nuk do tė besojė se presionet nuk kanė tė njėjtėn pasojė tek tė gjithė shqiptarėt. Sepse Janullatosi e ka kyēur veten nė njė strofkė qė nxen vetėm njė luan dhe shumė miza. Ai ende nuk mund ta kuptojė psenė, sepse ėshtė mėsuar t’i vlerėsojė shqiptarėt sipas shkėmbimeve tė njėtrajtshme nė Shqipėri. Cili ėshtė ai shqiptar qė ka dalė publikisht tė mbrojė misionin e Janullatosit nė Shqipėri, dhe nė tė njėjtėn kohė nuk ekziston i dokumentuar si mėditės a jargavel i Janullatosit?
    Zoti Janullatos bėhet mjerisht shumė personal me kėdo qė guxon tė shkodizojė lojėn mendjemanipuluese tė misionit helenizues nė Shqipėri dhe nė diasporėn shqiptare. Sa pėr qėndrimin e at Artur Liolinit, herė pro e herė kundėr grekėve, por tani e pėrherė nė kurriz tė shqiptarit, ai ėshtė rob i simonisė dhe jo i rrethanave. Ėshtė atje ku nuk ka mė mister.
    Me kėtė ndalesė tonėn, humbėn edhe ata tė krishterė qė i duan dhe i konsiderojnė myslimanėt tė barabartė nė ēdo send me ta, pa asnjė nuancė dallimi nė ndjenja, pa asnjė paragjykim nė ndėrgjegje pėr pėrmbajtjen e tyre shpirtėrore, por ama qė nuk pranojnė t’iu nėnshtrohen myslimanėve, pavarėsisht nga premtimet lėndore tė bashkėgjakėsve (Jo duke u fotografuar me ta nėpėr gosti, e duke i sharė pastaj mbrapa krahėve).
    Me mbylljen e Kishės sė Shėn Astit tė Durrėsit nė Toronto, humbi edhe njė alternativė premtuese pėr gjuhėn e kulturėn shqiptare nė Kanada, pėrderisa kisha jonė, pėr tre vjet, pėrjetoi pajtimin e trashėgimisė spirituale lindore me pėrvojėn kulturore perėndimore; pėr njė identitet tonin mė tė fisnikėruar. A do tė vazhdojnė shqiptarėt tė manipulohen e tė shkėmbejnė ėndrrėn e tyre tė hershme pėr integritet?
    (Foti Cici, 2006)

    ________________________________________
    [1] Qerim Panariti, “Noli: Princ i pakurorėzuar i Rilindjes Shqiptare”, Fan S. Noli, Albumi II, f. 106-107.
    [2] Letėr Thanas Tashkos, Fan S. Noli, Vepra 6, f. 342. Madje Noli pohon kėtu, ashtu si dhe nė disa letra tė tjera, se i druhet ardhjes sė priftėrinjve tė tjerė shqiptarė nė Amerikė, nga frika se mos humbet rastin pėr t’u stabilizuar vetė ekonomikisht: “Si munt t’ju bint unė qė munt tė mbahem? Thuamėni ju. Njė prift kėtu mbahet nė dorė tė parė dhe 4 priftrinj na shkruan gjer tani tė vijnė dhe mezi i binda tė kėtushmit tė mos u apin kurajo, se do bėhem unė. Dhe u shkruam priftėrinjve, tė mos vijnė, se s’ka sėrė.” (Po aty). Ėshtė e dokumentuar se Noli e pengoi ardhjen e priftėrinjve tė tjerė, ashtu siē pengoi tė bėhej prift dhe vetė Petro Luarasin.
    [3] Njė tjetėr aktivitet folklorik i Peshkopatės Shqiptare nė SHBA ishte ai i qershorit 2006, pėr tė kremtuar “Njėqindvjetorin e ardhjes sė Fan Nolit nė Amerikė” (Sikur ishte Noli ai qė e zbuloi Amerikėn…) Kjo ėshtė qesharake, por jo vetėm kaq. Kancelari i peshkopatės, at A. Liolin, njoftoi se “ardhja e Nolit u dha shqiptarėve sensin e komunitetit.” Kjo nuk ėshtė e vėrtetė! Njė komb qė paska vetėm njė gjeni, a qoftė dhe katėr a pesė tė tillė, ndėrsa tė tjerėt i ka plehra, nuk meriton as tempuj e as autoqefali. Nuk plotėson kushtet pėr tė qenė as komunitet. Sensin e komunitetit shqiptarėve ortodoksė ua dha pėrvoja e tyre shpirtėrore, sakrificat pėr tė ruajtur pikėrisht trashėgiminė e tyre kulturore, pėrmes shqipes e shqiptarisė, duke e pasuruar kėtė identitet me doktrinat kulturore mbi kombin e kombėsinė. Siē e ka dėshmuar vetė Noli, ashtu siē u citua mė sipėr, por dhe gjetkė, ai e gjeti tė organizuar komunitetin shqiptar nė Amerikė, i cili ishte gati tė mbante disa priftėrinj, tė cilėt Noli fillimisht i pengoi tė vinin nė SHBA, me manipulime, pėr t’u stabilizuar vetė ekonomikisht e politikisht. At Liolini, i cili i di kėto detaje shumė mirė, e pėrdor emrin e Nolit si hajmali pėr tė ēoroditur emigrantėt e pėr tė pėrfituar ekonomikisht, sepse dihet qė Noli ka efekt magjik tek shqiptarėt e sotėm, pėrderisa mitologjia nacionalkomuniste kėshtu na mėkoi (Le tė pėrfytyrohet Liolini pa pėrmendur Nolin, qoftė dhe nė njė bisedė tė shpejtė me njė emigrant; ėshtė e pamundur). Ėshtė pėrgjegjėsi e intelektualėve ta ndriēojnė zonėn e kulteve, nė mėnyrė qė tė ndalet dhe abuzimi ndaj shqiptarėve tė Shqipėrisė.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-07-2010
    Postime
    61
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Poshtė grekėt, RROFTĖ SHQIPĖRIA

    Mendoj se koha do i sheshoj vete disa gjera se per keto kushte qe jemi sot e kemi te pamundur per te nderhyre, dhe kete kryepeshkop se heqim. se jane ca rregulla qe i kane ata ne "kushtetuten" e tyre. Ajo qe duhet bere eshte qe kur te ngelet bosh vendi i Anastasit te vije ne krye nje kryepeshkop me kombesi dhe shtetesi shqiptare dhe te ringreje lart ne piedestal Figuren e Te Madhit Fan NOLI. Smund te ecet perpara pa kthyer koken pas dhe pa u bazuar ne ate qe Noli bashke me te tjeret krioji dhe ndertoi.

    Kur te arrihet kjo atehere kisha greke le te hedhi leke po te doje dhe meshat te behen ne gjuhen shqipe.

    une kam qene ketej nga Myzeqeja dhe meshat dhe pagezimet i bejme ne gjuhen shqipe.
    ne gjirokaster e sarande dhe bregun e detit besoj se behen ne greqisht dhe kjo eshte kunder asaj qe Noli krijoi gjithashtu eshte antikombetare.

    Shpresoj dhe mendoj qe do e kalojme eshte kete anomali me kishen tone ortodokse.

    ....Kryepeshkopi duhet te kete kombesi dhe shtetesi Shqiptare sic e ka caktuar Noli qe ne fillim.....

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-07-2010
    Postime
    61
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kushtrim

    u bej tirrje operatoreve qe ta ngacmojne nje cike me shume kete teme ta bejne me prezente, me te diskutuar mes shqipatereve qe te gjithe te jene te mireinformuar per ate cka ndodh me Kishen Autoqefale Shqiptare ,se ne dukje duket shume e vogel, por ka nje rendesi te madhe per Shqiptarine.
    ju flm.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 21-07-2015, 14:25
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 15:58
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 15:02

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •