Fabula origjinash
Henri MICHAUX
Origjina e kontinenteve
Zoti nė fillim krijoi tokėn dhe, mbi tė, jetėn. Gjithēka qė jeta afronte, gjallėrohej, bėhej njeri.
Por popujt u bėnė aq tė rėndė, sa gjysma e tokės u shemb dhe u gėlltit nga uji.
Zoti atėherė u mendua dhe krijoi vdekjen. Kur pesha e popujve bėhet shumė e rėndė, vjen vdekja dhe vret.
Origjina e shtėpisė
Pylli po digjet prej katėr ditėsh. Kafshėt rrezikohen dhe mbėrrijnė nė fushė. Njerėzit janė ulur mbi prapanicėn e vet; ata ndiejnė se dikush i kilikos nė krah.
Ndoshta janė pleshtat, dhe nisin ti hanė me sho-shoq. Por mė pas, gjithkush thotė prapė po kilikosem (dhe kjo ngaqė nuk ngjiten mė nė degėt e larta). Ata vėrsulen, kapėrthehen, vėrvitin degėt, i hedhin pėrtokė. Disa ngrihen mbi tė tjerat e ndėrthuren, dhe pėrsėri njerėzit zėnė tu qepen pemėve. Atėherė ata nuk ndihen mė tė kilikosur nėpėr krahė. Degėt formojnė njė kasolle.
Gjatė stuhisė, njerėzit panė se kasollja u bėri ballė shiut dhe erės. Ata nuk do kthehen mė nė pyll.
Origjina e veshjes
Ja tek ėshtė Mnia, gruaja e Dumit, e ulur pėrtokė. Ajo ha njė lakėr.
Nė atė ēast ngarend njė buburrec. Ai ngjitet nė njė fije tė pingult bari, mbėrrin te qimet e kėmbės (me putrat e tij tė panumėrta ecėn njėherazi mbi shumė qime). Tani buburreci i ka hyrė nė vaginė.
Dum! Dumi vjen me vrap; Dumi vret gjithė magjistarėt e tribusė, sepse ata dėrguan frymėn e zjarrit mes kėmbėve tė gruas.
Pastaj thotė: Mnia, ēfarė ke?
Mnia e heq buburrecin me gishta.
Ja zanafilla. Qė nga ky ēast, femrat do veshin fund. Por te Guisėt, vajzat dhe burrat ndenjėn lakuriq.
Veshja ėshtė dinakėri
Tre vėllezėr, Fia, Dafia dhe Dafida banojnė nė njė fshat me kolibe tė larta. Fia, duke ecur, largohet dhe mbėrrin nė mes tė kolibeve tė ulta. Shkon te kryetari. Shikon gruan e kėtij. E dėshiron (kėtė e shohin tė gjithė, sepse ai ėshtė lakuriq).
Kryetari vret Fian. Dafia ndjek nėpėr baltė rrugėn e gjurmėve tė tė vėllait dhe mbėrrin nė fshat. Njė kokė ėshtė ngulur mbi hu. Ai ka frikė. Pastaj vjen Dafida, Dafida qė, me njė shqyt prej zhgualli pranė barkut, gjuan gjarpėrinjtė. Ja tek ėshtė nė fshatin me kolibe tė ulta, pėrpara kryetarit tė fisit; me shqytin prej zhgualli pranė barkut. Pas pak, ai do tia hedhė kryetarit dhe do ti marrė gruan.
Tani edhe ju e dini historinė. Mos i besoni tė bardhit, sepse njeriu i bardhė afrohet i veshur.
Deformimi i kafkės
Duaja, qė i ka sytė tė zinj, mendon se e di se ēmendon njė njeri, qė i ka sytė gjithashtu tė zinj. Po tė shohė njė Njeri me sy blu, ai nuk i zė besė; ngaqė nuk e pėrfytyron dot si mund tė mendosh po ti kesh sytė blu. Kėtej rrjedh armiqėsia e racave. Kėtej fakti qė, duke qenė i zi, ai dashuron leshverdhat. Kėtej, shkaku qė Duaja deformon kokėn, e zgjat a e zgjeron. Kjo pamje e paraqet tė frikshėm.
Sė shpejti, ai emėrohet kryetar.
Origjina e tatuazhit
Duaja ka nė shpinė njė vrajė tė madhe. Ia ka bėrė njė ujk, me tė cilin luftoi dhe e vrau.
Qysh atėherė, Duanė e kanė frikė tė gjithė. Njė ditė, ai takon njė ujk; por nuk i duhet tė luftojė. Ujku ngordh qė me goditjen e parė nė kokė. Atėherė Duaja merr putrėn e ujkut tė ngordhur; me dorėn e majtė e mbėshtet mbi kraharor dhe me tė djathtėn e tėrheq gjer te barku.
Ja origjina e tatuazhit.
Vrajė e dyfishtė dhe nder i ri!
Origjina e kėmbės sė vogėl
Seni shkon te shtrati bashkėshortor, me njė dėshirė tė madhe pėr gruan.
Mirėpo gruaja e Senit nuk ndodhet aty; ja origjina e kėmbės sė vogėl tė grave kineze; sepse tregojnė qė Senin e kapi njė zemėrim aq i madh, saqė i futi nėpėr thasė lėkure kėmbėt e vogla tė vajzukeve tė shtėpisė. Ato nuk mundėn kurrė ti nxirrnin prej andej.
Kėmbėt nuk rriten. Vajzat rrijnė nė shtėpi dhe Seni ka femra, sa herė qė ti teket.
Shumė burra bėnė si Seni.
Dashuri
Nėse mė dashuron, ēdo mė japėsh? Ai i jep kalin e tij tė shpejtė.
Nėse mė do, ēdo mė japėsh? Ai i jep shtėpinė e tij; pastaj i jep gjithė pasurinė, dhe gjithmonė ajo nuk e dashuron. Atėherė, ai merr sėpatėn me dorėn e djathtė dhe avit krahun; dorėn e majtė e pret te kyēi; e vė mėnjanė dhe ia jep. Mė merr nė krahė, thotė ai, tani qė nuk mund as tė tė dashuroj mė, pa ndihmėn tėnde. Sakaq, ajo e dashuron.
Por, pas pak, vjen gjaku, dėshpėrimi, dhe lumi qė i gėlltit me njė shtjellė tė vetme.
Pėrktheu Alket Ēani
28 Prill 2009
albania
Krijoni Kontakt