Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Gjykata qe Injorohet

    "Gerdeci", procesi nuk hapet




    Gjykata e Larte e ka shtyre seancen gjyqesore ne ngarkim te 29 te pandehurve dhe shoqerise “Albademil”, qe akuzohen nga Prokuroria e Pergjithshme si shkaktare per tragjedine e Gerdecit. (UDPATE)
    Mungesa e te pandehurit Shkelzen Madani dhe avokatit te tij per arsye shendetesore, ngaterresa e te pandehurit Dritan Minxholli, ne prokuren per avokatin e tij, ku kishte nenshkruar me ermin Artan, mungesa e prokures per te pandehurit gjeneral Agim Lala, dhe Fahri Toska, kane qene kater arsyet qe e detyruan Kolegjin Penal te drejtuar nga Besnik Ymeraj ta shtyne kete seance e cila u zhvillua pa pranine e kamerave televizive.

    Ne sallen e gjyqit nga te pandehurit te cilet jane ne gjendje arresti, ka qene vetem Sokol Ngjeci, i cili mesa duket do te jete i vetmi qe do te marre pjese ne proces nga ata qe ndodhen ne burgun 313. Tre te akuzuarit e tjere, Delijorgji, Minxholli dhe Pinari kane kerkuar qe ne proces te perfaqesohen nga avokatet perkates edhe pa pranine e tyre.

    Nga te gjithe gjeneralet e akuzuar, ne salle ndodhej vetem ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha, i cili tha se do te mungoje ne seancat e radhes dhe do te perfaqesohet me avokatin e tij. Edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka preferuar te dergoje dy avokatet e tij, te cilet do ta perfaqesojne ate edhe ne mungese te tij.

    Per shkak se te pandehurit dhe mbrojtja e tyre, nuk ka qene e gjitha prezente ne sale grupi i 5 prokuroreve qe do te paraqesin akuzen nuk e mori dot fjalen.

    Sokol Stojani, Arben Dollapi, Arqile Koca, Alfred Progonati si edhe Kujtim Luli, te cilet thane se jo domosdoshmerisht duhet te jene te peste ne salle ne seancat ne vazhdim dhe jane grupi i cili do te perfaqesoje akuzen e shtetit shqiptar ne procesin me te bujshem te viteve te fundit.

    29 avokate ishin prezente ne salle, ndersa vetem nje i pandehur Zenun Ferro nuk pranoi te mbrohet ne kete proces me avokat, por ka kerkuar te vetembrohet.

    Avokati Arben Prifti ka marre persiper te mbroje me shume te pandehur ne proces, tre prej tyre, Delijorgjin, Minxhollin, Juliana panaritin, si edhe shoqerine “Albademil”.






    Shkak ishte mungesa e avokateve te cilet paraqiten sot ne Gjykaten e Tiranes arsyet e tyre te mosparaqitjes. Damir Fazlliē, depozitoi nė kete gjykatė njė kėrkesė-ankesė pėr mos zgjatjen e hetimeve nga ana e prokurorisė Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE-Gjykata e Tiranės ka shtyrė sot seancėn nė ngarkim tė biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliē. Shkak ėshtė bėrė mungesa e avokatėve mbrojtės. Avokati Genc Gjokutaj, ka depozituar nė gjykatė njė raport mjekėsor, ndėrsa avokati tjetėr Brahim Lahe, ishte i pranishėm nė njė tjetėr seancė gjyqėsore, atė tė Gėrdecit. Seanca ėshtė shtyrė pėr nė datėn 11 maj.

    Damir Fazlliē, depozitoi nė gjykatė njė kėrkesė-ankesė pėr mos zgjatjen e hetimeve nga ana e prokurorisė. Nė seancėn e sotme, gjykata do tė shqyrtonte ankimin e Fazlliē. Ai ndoqi shembullin e ish-ministrit tė Transporteve Lulzim Basha, i cili “rrėzoi” arganin e hetimit nė Gjykatėn e Lartė, duke shpallur tė pavlefshme hetimet pėr rrugėn Durrės-Kukės.



    hahahhahaha, keta u bekan te gjithe te semure kur duhet te vene ne gjyq.
    Po mire keta po kam degjuar qe edhe avokatet e tyre semuren rende...

    O Zot c'behet atje...lol
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #2
    kjo eshte nje shembull i vetem i asaj qe ndodh neper gjyqet tona. u takon gjyqtareve t'u mbeldhin rripat perfaqesuesve dhe paleve. gje qe nuk e bejne gjithmone...

  3. #3
    dhe e bejne qellimisht stavri. Kane filluar te me lindin dyshime edhe per ndershmerin e Prokurorise mbi ceshtje kaq te rendesishme si Gerdeci... Cdo gje behet ne funksion te voneses, shkeljes se afateve dhe si rrjedhi mbylljes se ceshtjeve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    Banorėt e Gėrdecit kanė humbur besimin se e vėrteta e tragjedisė do tė zbardhet. Nė ditėn e parė tė procesit gjyqėsor, ata shprehen se nuk i kanė harruar viktimat, edhe pse nuk kanė besim se drejtėsia do tė vihet nė vend.

    GERDEC- Banorėt e Gėrdecit e kanė humbur besimin se tragjedia e ndodhur njė vit mė parė mė 15 mars, do tė zbardhet. Nė ditėn e parė tė procesit gjyqėsorė ata shprehen se shteti ėshtė pėrpjekur ta mbulojė kėtė tragjedi duke mos nxjerrė para drejtėsisė fajtorėt.
    Ata i janė rikthyer jetės sė tyre normale, duke mos harruar 265 viktimat dhe 300 tė plagosur qė shkaktoi shpėrthimi nė Gėrdec, ja se si shprehen banorėt:

    “Skemi besim fare, ēdo gjė shikohet tė mbulohet brenda qeverisė, na janė prerė shpresat”

    “Skemi besim pėr asgjė, u vramė dhe nuk na dhanė shpėrblimin qė na takonte”

    “Me kėtė kryeministėr qė ne kemi aktualisht drejtėsia ėshtė e dhunuar dhe ėshtė e vėshtirė tė zgjidhen hallet dhe problemet tona duke pas parasysh zbatimin e ligjit dhe rregullit”- shprehen banorėt.

    Mė datė 15 mars tė vitit 2008 shpėrtheu nė gėrdec fabrika e demontimit tė armėve, si pasojė mbetėn tė vdekur 26 persona dhe mbi 300 tė tjerė u plagosėn, prokuroria nisi hetimet pėr kėtė ēėshtje dhe dy muaj mė parė dėrgoi nė Gjykatėn e Lartė disjen ku janė tė pandehur 29 persona. Mė kryesori mes tė cilėve ish ministri i Mbrojtes Fatmior Mediu. (a.r/News24/BalkanWeb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep njė tjetėr “shuplakė” qeverisė pėr pronat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57
  4. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •