Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Si funksionon sistemi i ri elektoral

    Supozojme nė votimet nė njė zonė zgjedhore, kanė votuar 400,000 votues pėr 8 mandate qė duhet tė shpėrndahen. Shpėrndarja e votave bėhet pėr kėto parti, tė cilat pėrmbushin kėrkesėn e Kodit tė ri Zgjedhor sipas tė cilit secila prej tyre ka marrė mė shumė se 3% tė votave tė shprehura. Tė supozojmė se partitė janė A, B, C, D dhe E

    Votat janė shpėrndarė nė mėnyrė tė tillė:



    Partia A: 126,000 vota

    Partia B: 94,000 vota

    Partia C: 88,000 vota

    Partia D: 65,000 vota

    Partia E: 27,000 vota



    Numri i votave nė nivel zone zgjedhore tė secilės parti pjeėstohet nė mėnyrė tė vazhdueshme me numra natyrorė tė njėpasnjėshėm, tė quajtur pjesėtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke pėrfunduar me numrin natyror qė i korrespondon numrit tė mandateve qė shpėrndahen nė zonėn zgjedhore. Nese te dhenatq e thame i hedhim ne nje tabele, do kemi:

    TABELA

    Parti/Pjesetues 1 2 3 4 5 6 7 8

    Partia A 126000 63000 42000 31500 25200 21000 18000 15750

    Partia B 94000 47000 31333* 23500 18800 15667 13428 11850

    Partia C 88000 44000 29334 22000 17600 14667 12571 11000

    Partia D 65000 32500 21667 16250 13000 10834 9285 8125

    Partia E 27000 13500 9000 6750 5400 4500 3857 3375

    ku ne rreshtin vertikal jane partite dhe ne rreshtin horizonta pjesetuesit, qe ne fakt perputhen me numrin e mandateve qe do te shperndahen.

    *Nė fakt, rezultati del 31,333.333… Pra herėsi qė pėrftohet ėshtė me mbetje dhjetore. Nė kėtė rast, si herės merret numri i plotė mė i afėrt, qė ėshtė 31,333. E njėjta logjikė pėr rezultatet e tjera me mbetje dhjetore.

    Shėnim. Kur kemi tė bėjmė me njė kandidat tė propozuar nga zgjedhėsit, votat e tij pjesėtohen vetėm me pjesėtuesin 1, qė ėshtė e logjikshme pasi ai do tė marrė vetėm njė mandat.

    Rezultatet e pėrftuara nė kėtė tabelė renditen nga herėsi mė i madh nė herėsin mė tė vogėl, pa bėrė dallimin se kujt partie i pėrkasin. Do tė kemi:


    1. 126,000 (Partia A)

    2. 94,000 (Partia B)

    3. 88,000 (Partia C)

    4. 65,000 (Partia D)

    5. 63,000 (Partia A)

    6. 47,000 (Partia B)

    7. 44,000 (Partia C)

    8. 42,000 (Partia A)

    9. 32,500

    10. 31,500

    11. 31,333

    12. 29,334…



    Nė kėtė rast, mandatet do tė shpėrndahen nė kėtė mėnyrė: Partia A – 3 mandate, Partia B – 2 mandate, Partia C – 2 mandate, Partia D – 1 mandat. Nėse do tė shpėrndaheshin mė shumė mandate se 8, logjika do tė vijonte duke vazhduar renditjen e pjestuesve nga mė i madhi tė mė i vogli…



    Ndryshimi me sistemin e parė ėshtė i qartė. Sė pari, eliminohet njė parti me pak vota (pra kem njė tentative pėr tė “racionalizuar” proporcionalin), dhe sė dyti, mandate qė i shkonte kėsaj partie sipas sitemit tė parė shkon pėr njė parti tė madhe, zakonisht pėr atė qė ka marrė mė shumė vota nė zonėn zgjedhore tė konsideruar.



    Sistemi i dytė, ndryshe i quajtur Sistemi i Hondtit do tė zbatohet nė Shqipėri pėr zgjedhjet e 28 qershorit 2009, nė bazė tė Kodit tė ri Zgjedhor tė hyrė nė fuqi. Ėshtė mėse e qartė se nė mos matematicienė tė mirė, nevojiten njerėz tė pajisur me durim dhe qetėsi pėr tė kryer etapat e mėsipėrme tė llogaritjes sė shpėrndarjes sė mandateve.

    Marre nga
    http://gjeneralmegafoni.com/index.ph...alize&Itemid=6
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga stavri22 : 04-05-2009 mė 04:53

  2. #2
    sh e qarte... Por a nuk duhet te shpinte ky sistem ne zhdukjen ose te pakten ne uljen e numrit te partive te vogla??? Faktet po flasin per nje copezim te metejshem te panorames politike shqiptare. Apo valle politikanet e vegjel nuk po i bejne mire llogarite???

  3. #3
    sot degjova se nikolle lesi ka nenshkruar nje pakt me berishen. kjo eshte nje prove tjeter qe tregon se partite e vgola e kane kuptuar sistemin dhe se nuk kane asnje shans te dalin te vetme ne zgjedhje.

Tema tė Ngjashme

  1. Sistemi i drejtėsisė nė Kur’an
    Nga Sefedini_PZ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 03:40
  2. Sistemi politik i Shqiperise dhe sistemi politik i Kosoves
    Nga Ibrahimfeimi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 15:13
  3. Sistemi me i mire elektoral: maxhoritar apo proporcional
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-06-2003, 00:53
  4. Sistemi Bankar nė Shqipėri
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2003, 07:33
  5. Policia e UNMIK-ut vazhdon me arrestimet e oficerėve tė TMK
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 13:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •