Nezir Myrta / KA IDE AQ SA QIELLI KA RE KUR SHKREPTĖTINĖ!



Rerplikat e forta, e tė menēura janė konfrontime tė bukura, qė ēojnė peshė shpirtin e mendjen e njeriut, tė pėrparoj e ta krijoj privatėsinė personale, me njė kulturė tė pjekur komunikimi, qė mvaret krejt me kėnd e bėn - kush ėshtė biseduesi e kush bashkbiseduesi apo masa e gjėrė...pa politizime e hierarkira hipokrite

...ka ide - aq sa nuk dijmė ne. Ka ide aq sa qielli ka re, kur vėtėton e shkreptėtinė! Se pa vėtėtima e shkreptėtima nuk ka shi, as nuk ka bukė, mbetet ara djerrė...

replikat e forta e tė menēura, me fakte e gjurmime ideologjike shkencore, pėrkundrazi ia rritin vlerėn njė komunikimi, bisede, fjalimi dhe e shtijnė masėn tė merr vendime konkrete, por e keqja ėshtė se na ende kemi komunikime politike, ku tjerėt e bėjnė politiken e na flasim si muēat pas dahinjve. Shumė agrak gjoja adhurues ideshė e partishė politike, i shkundin edhe zhelet e tyre, i fryjnė sytė gulaē, e bėjnė nomin e zotit me ba me ua shajtė njė lideruc politik, qė as ka dijt t'i thurė kurr as tre fjali rresht mirė, mas oratori, por duke iu shkruar tjerėt referatin, e ai veē lexo e mbaju tė trullosur kompaninė e tij...e njė popull!

Edhe pak e kalon koha e komunikimeve politike, nė atė moment sikur tek popujt e civilizuar qė sot thonė se (politik ist shajze) - atėherė na kthehemi pėrsėmbari - ēlirohemi nga prangat ideologjike, qė dikujt iu zu fryma nga ējerrjet e bjerrjet, e klithje majmunesh e brohoritje masash tė trullosura... ēlirohet njeriu shpirtėrisht, kthjellet, pendohet pėr krejt atė megalomagari qė e ka bėrė dhe iu kthehet ideve kulturore e shkencore, nė dobi afatgjate nė ndėrtimin e ardhmėrisė, si kulturė e pėrsosur komunikimi e pėrfitimi, bashkimi e forcimi kulturor, ekonomik, e kombėtar!

Pa u hjekė pezhishkat politike nga sytė e brumosur e tė ēartur politik, nuk ka debat as komunikim kulturor e shkencor, sepse as nuk dijnė as nuk tė lėnė tė veprosh e shfaqesh ide tė reja, as komunikimi as progresi shoqėror! Kur merrja pjesė nė disa psikoza politike tė kohės, e shihja njerėz pēartiak, duke u ēartur e gėrvallur, e pėrjargur, ideologjik tė sistemeve tė shkuara dhe nuk e njihke vllain vėlla, po ia thente qafėn grusht e plumb - u shtangnin akull, kur iu thoja hapur: ma e fortė asht njė ushtri gomarėsh, qė iu prinė luani - se sa njė ushtri luanėsh, qė iu prinė gomari ! E ktheja krejt orientimin e opinionit nė kahje tjetėr syēeltėsie, qė ta shohin veteveten nė ēfarė atmosfere opiume gjindeshin - anipse me sakrifica tė mėdha a - duhej t'i kishje tė lidhura me tel 6-sh...

Kultura e komunikimit i prinė kulturės personale tė personalitetit dhe kulturės kombėtare - aty ėshtė baza e edukumit tė njeriut, tė heshti derisa ta mbaroj tjetri fjalėn dhe t'i kundėrvėhet me fakte e mjeshtri dialogu deri nė ekstrem njohurishė, kur ka tė bėjė me njerėz qė gjoija i thonė vetes intelektual, e dalin intelekual, qė gjoja brejnė e han (m...)hekur me dhėmbė ! Nė vende civilizuese edhe po tė flasi njė krejt ahmak (qė themi ne), ata e dėgjojnė deri nė fund dhe me mjeshtėri bisedimi e kthejnė masen mbarė, nė drejtim tė duhur, pa zhurma as gėrvallje, apo ndonjė eksces rasti eventual... e tek ne, pas njė rasti tė tillė, dalin guzhva rrotull pėrdere si bishat nga tharku i thive jashtė, e me javė e muaj sherri nuk pranė, duke u hakmarrė nė njeritjetrin, derisa ta zhbinė ēdo ide e ideal tė njeriut tė menēur, nė forma e mėnyra, qė as dreqi nuk i kujton...!

Ka punė e mbipunė kultura e komunikimit, lexim tė parreshtur veprash madhore, aplikim ideshė e ugjidhjesh tė reja tė kohės sado problematike tė jetė, shturje pėrpara tė rinisė, nė ngritje ideore dhe dhėnie krahu personit tė menēur - e jo duke e bėrė budalla tė stėrkequr njė masė, e njė popull pėr interesa personale, ndėr ma tė ndyerat! Kur lexon vepren e Getes psh 'Biseda mbi mjeshtrinė', sheh mijėra formash aplikimi bisedash intelektuale, tė gjalla, progresive-pėrparimtare, nxitje mentaliteti e zhvillim tė tij, ngritje ideshė e formash pėrparimi edhe njohje tė reja...e sa e sa vepra tjera, qė sot rinia jonė as i njeh as i din as don t'i dij, sepse iu ka trullosur truri me lojėra kibernetike elektronike, muzikore xhinkalla e klithje majmunėsh, e rrahje rraqesh e shfrenime psiko-fizike ndėr ma tė shėmtuarat...!

Kultura e komunikimit ka punė e mbipunė! Fillova rastėsisht pėr pak, e doli shumė njė det komunikimi dhe po titullojmė e postojmė me privatėsi personale! Sepse kjo ėshtė ēėshtja qė na mundon e mungon mė sė shumėti - ashtu siē thot populli: tė merremi vesh me njeritjetrin, ta dėgjojmė e respektojmė njeritjetrin edhe ta gjykojmė vetveten, sa kemi aftėsi e privatėsi personale!

(Mai, 3.09)