Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e uragan
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Postime
    11

    vrasja e deputetit socialist fatmir xhindi

    si mendoni a do te ndikoje ne kete fushate elektorale vrasja makabre e deputetit fatmir xhindi dhe pse?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Biografia e deputetit Fatmir Xhindi
    Shekulli Online | 02/05/2009 | Lajm i fundit |


    XHINDI, Fatmir Faslli

    Adresa: Kuvendi i Shqipėrisė
    Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Tiranė

    Tė dhėna vetjake

    Datėlindja: 1.4.1960
    Vendlindja: Fier

    Edukimi:

    Universiteti "Eqerem Ēabej", Fakulteti Histori-Gjeografi, dega Histori, Gjirokastėr - 1986.
    Universiteti i Tiranės, Fakulteti Juridik - 2003.
    Master pėr Shkencat Penale pranė Fakultetit tė Drejtėsisė - 2005.

    Veprimtaria profesionale:

    1986-1989: mėsues historie nė Vlosh, Fier; drejtor i Shkollės sė Mesme tė Bashkuar Kurjan, Fier.

    Veprimtaria politike:
    2005: deputet i PS-sė.
    1991: anėtar i PSSH-sė.
    1989-1991: kryetar i Kėshillit tė Bashkuar Kurjan, Fier.
    1992-1996: kryetar i Komunės Kurjan, Fier.
    1996 e vazhdim: anėtar i Kryesisė sė PS-sė, Fier; anėtar i Kėshillit Socialist tė Qarkut Fier; anėtar i Komisionit pėr Pushtetin Vendor pranė KPD-sė tė PS-sė.
    Komisioni hetimor "Mbi pėrgjimet e paligjshme tė telefonave", anėtar.

    Zgjedhur nė:

    Legjislatura: XVII
    Zona zgjedhore: 68
    Qarku: Fier
    Nr. i votave: 6708
    Pėrqindja: 45%


    Grupi dhe Komisionet parlamentare:

    Grupi parlamentar: PSSH
    Komisioni parlamentar: Komisioni pėr Veprimtarinė Prodhuese, Tregtinė dhe Mjedisin, anėtar.




    Deklarata e MB per vrasjen e deputetit Xhindi

    ANILA DUSHI | 02/05/2009 | Lajm i fundit | DEKLARATE E MINISTRISE SE BRENDSHME

    Rreth orės 21:15 minuta nga ana e patrullės sė qarkullimit rrugor nė aksin rrugor Fier-Patos ėshtė konstatuar qė familjarė tė deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė Z. Fatmir Xhindi, po e transportonin atė me shpejtėsi drejt spitalit tė Fierit pasi ishte qėlluar me armė zjarri.

    Lajmi u konfirmua mė pas nga autoritetet e spitalit tė Fierit, ku deputeti Fatmir Xhindi ishte dėrguar nga familjarėt e tij nė gjendje tė rėndė pas goditjes me armė zjarri, pėr shkak tė sė cilės ka humbur edhe jetėn.

    Forcat e policisė sė Fierit kanė mbėrritur menjėherė nė vendngjarje ku kanė konstatuar se deputeti Fatmir Xhindi ėshtė goditur me armė zjarri brenda oborrit tė shtėpisė sė tij nė kohėn kur sapo kishte parkuar automjetin e tij.

    Sipas deklaratave paraprake tė familjarėve tė tij, deputeti Xhindi sapo ishte kthyer nga puna nė pronat e tij private nė zonėn e Kurjanit.

    Nė vendngjarje kanė mbėrritur drejtues tė lartė tė Departamentit tė Hetimit tė Krimeve tė Rėnda nė Policinė e Shtetit dhe autoritetet e hetimit tė krimeve tė rėnda tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Fier.

    Nė vendngjarje ndodhet edhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit.

    Policia sė bashku me Prokurorinė e Qarkut Fier ka nisur hetimin dhe mbledhjen e tė gjitha provave nė vendngjarje.

    Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanė angazhuar tė gjithė ekspertėt mė tė mirė tė hetimit tė krimeve tė rėnda dhe siguron opinionin publik dhe familjen e deputetit Xhindi, se do tė kryhet njė hetim i hollėsishėm dhe i thellė pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje, pėr zbulimin e shkaqeve tė saj dhe gjetjen e autorėve.


    --------------






    pak komente

    ..


    Ne shekull thuhet mes tjerash:

    Sipas deklaratave paraprake tė familjarėve tė tij, deputeti Xhindi sapo ishte kthyer nga puna nė pronat e tij private nė zonėn e Kurjanit.

    kush di te na thote se.. Kush jane Pronat e ketij xhindit?

    pra sa ka mbaruar shkollen menjihere eshte bere mesues e drejtor e pastaj kryetar pushteti i zones..e tani figuron me "prona te vetat"..

    Ku i gjeti keto prona?
    nga i ka trashegim?
    Sa hektar toke i ka pasur ne prone?
    A i bie cdo shqiptari kaq hektar per koke sa ckish i ndjeri zotriu socialist i anteresuar qe ne 91 -ne ne partine e te varferve..pra ne Ps.. ?

    A ka mundesi te na tregoj dikush pamje te shtepise se Xhindit?

    Po te pronave?

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Pėrgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  5. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •