Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    “U bėftė vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    83

    Muaji i majit me Marinė

    Kisha katolike muajin maj ia kushton nderimit tė Virgjėrės Mari

    tė shkosh tek Shenjtorėt domethėnė tė pranosh e tė njohėsh nė Shenjtorėt njė shembull feje e dashurie. E nė Virgjėrėn Mari ne njohim nė mėnyrė tė posaēme shembullin, modelin e fesė.

    Kisha katolike muajin maj qė posa e kemi filluar ia kushton nderimit tė Virgjėrės Mari, Nėnės sė Zotit. Besimtarėt katolikė gjatė kėtij muaji ngarendin tek Nėna e Jezusit e asaj ia besojnė jetėn e tyre personale e familjare. Maji ėshtė kohė lutjeje e bashkimi mė tė ngushtė me Nėnėn e ne tė gjithėve, e cila na prin tek Jezusi Shpėtimtar.

    Papa na thėrret nė kėtė muaj tė lutemi nė mėnyrė qė “sipas shembullit tė Vigjėrės Mari, ēdo i krishterė, tė jetė pėrherė i kujdesshėm ndaj shenjave tė Zotit qė pėrjeton e has nė jetėn personale, dhe Fjalėn e Zotit ka ketė prijėse jete".

    Po cilat janė veēantinė e muajit maj qė Kisha ia kushton Zojės sė Bekuar?
    “Muaji i maji ėshtė muaji i bukurisė; ėshtė muaji nė cilėn shpėrthen krijimi, pėrmes luleve e ke pėrshpytjen se tėrė krijimi vishet me veshjen mė tė bukur.. E mirė pra, veshja mė e bukur e njerėzimit ėshtė Maria. Besoj se ēasti mė i rėndėsishėm i muajit maj duhet tė jetė ai i irzbulimit tė bukurisė sė lutjes mariane e posaēėrisht i lutjes sė Rruzares Shenjte nėpėr familje nė shtėpi, nė gjirin familjar. Mund tė themi se dikur Rruzarja e Shenjtė ishte njė element i domosdoshėm pėr jetėn e pėrditshme tė familjes sė krishterė. Duke lutur Rruzaren, besimtarėt mbushen pėrplot me Zotin, deri sa i luten sė bashku me Marinė.

    Si ta pėrmirėsojmė nė kėtė muaj lutjen tonė drejtuar Virgjėrės Mari?
    Mbi tė gjitha duke e imituar Marinė, duke iu lutur Shenjtorėve. Ti lutėsh Shenjtorėve nuk do tė thotė thjesht ti kemosh, njė Shenjtor nuk ka nevojė pėr kemim: ti lutėsh Shenjtorėve, tė shkosh tek Shenjtorėt domethėnė tė pranosh e tė njohėsh nė Shenjtorėt njė shembull feje e dashurie. E nė Virgjėrėn Mari ne njohim nė mėnyrė tė posaēme shembullin, modelin e fesė. Ne duhet ti afrohemi Marisė pėr tė mėsuar nga Maria besimin, fenė, pėr tė mėsuar nga Maria pėrvujtėrinė, hapjen e zemrės ndaj Zotit. Eshtė kjo njė udhė meditimi qė zbulojmė duke recituar ēdo ditė Besojmėn. Kėshtu, pėr ta thėnė apo lutur mirė Rruzaren e Shenjtė ėshtė e nevojshme qė nė shtėpi tona tė ndjehet atmosfera e lutjes. Lutja nuk vjen vetvetiu. Nė se nė shtėpi ndjehet fryma e fesė, ėshtė e lehtė tė krijohen kushtet e nevojshme pėr ta lutur me zemėr e fe edhe Rruzaren. Dua tė pėrmendi edhe faktin se kur lutet Rruzarja ndjehet zėri i popullit tė Zotit, familja bėhet njė gjė e vetme me tė, ndjehet misteri i Jezusit tė pranishėm nė mes tė atyre qė janė tė mbledhur nė emėr tė Tij.
    "..ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja, po tė mos besoni se UNĖ JAM".

  2. #2
    “U bėftė vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    83

    04.05.2009

    Maji i Zojės: t’i lutemi, sepse Ajo na ēon tek Krishti



    Ta themi sa mė shpesh Rruzaren nė kėtė muaj kushtuar Zojės. E nė sa e themi, do tė vėrejmė menjėherė se Virgjėra Mari zė njė vend tė rėndėsishėm, sepse elementi mė karakteristik ėshtė pėrsėritja e pėrshėndetjes ‘Tė falemi Mari!”.

    Ta pėrshėndesim pėr vendin qė zė nė planin e shėlbimit: ajo ėshtė Nėna e Shėlbuesit. Pėrsėritja e kėsaj pėrshėndetjeje bėhet lavdėrim i pėrhershėm pėr Krishtin, fjalė e fundit e lajmėrimit tė Engjėlli dhe e pėrshėndetjes sė Elizabetės: “Bekuar fryti i barkut tėnd”. (Mk 46).

    Ta themi sa mė shpesh Rruzaren kėtė muaj: pėrsėritja e ‘Tė falemi Mari’ pėrbėn strumbullarin, rreth tė cilit shtjellohet kundrimi i mistereve tė Krishtit. Njėri pas tjetrit, misteret na paraqesin atė Jezus, qė ėshtė nė qendėr tė ‘Falemi Marisė: tė lindur nė Shpellė tė Betlehemit; ndėr grahma nė Kopshtin e Ullinjve; tė ngjallur prej tė vdekurve, ndėrsa dėrgon Shpirtin Shenjt ose larton Marinė nė lumturinė e vet.

    Ata qė pėrdorin ‘klauzolat’, fraza tepėr tė shkurtėra, tė cilat kujtojnė ēdo mister si: Jezusi vdiq pėr ne mbi kryq… Jezusi na jep Shpirtin Shenjt.. e dinė mirė se kjo e ndihmon shumė kundrimin.

    Ta themi Rruzaren e Virgjėra Mari nuk do tė pushojė sė ndėrmjetėsuari pėr kėrkesat tona, shqetėsimet tona, vuajtjet tona, duke na ēliruar nga ankthi e duke na e shumėfishuar gėzimin qė lind nė shpirtin e njeriut nė kėtė muaj pranvere, kur gjithēka i kėndon pėrtėritjes sė jetės!Ta themi Rruzaren e Virgjėra Mari do tė na ēojė tek Krishti!
    "..ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja, po tė mos besoni se UNĖ JAM".

  3. #3
    “U bėftė vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Mė 1 maj fillon muaji kushtuar Zojės sė Bekuar.


    Mė 1 maj, fillon muaji mė i bukur i vitit, muaj i luleve, kushtuar Zojės sė Bekuar, sė cilės njerėzmi i lutet nė kor, duke pėrsėritur pėrshėndetjen e Kryeengjėllit Gabriel drejtuar Vashės sė Nazaretit. I foli hebraisht: מ×Øים, apo nė gjuhėn aramajke Maryām, Kryeengjėlli Vashės sė re hebreje, qė do tė bėhej Nėna e Zotit e qė shqiptarėt do ta pėrshėndesnin me fjalėt: “Tė falemi Mari, hirplote”?
    Nė kėtė atmosferė, nė Itali botohet njė libėrth, qė pėrmbledh lutjen mariane nė 91 gjuhė tė ndryshme tė botės. Pėr hartimin e librit u shfrytėzua njė botim i mėparshėm, i vitit 1931, nė gjuhėn frėnge, realizuar nga Urdhėri i Kalorėsve tė Varrit tė Shenjtė, qė pėrmban 404 tekste, nė po aq gjuhė e tė folme vendase.

    Nė botė njihen rreth njėqind gjuhė kryesore, por nuk ėshtė arritur kurrė tė pėrcaktohet numri i saktė i gjuhėve tė folura nga kombet e mėdha e nga pakicat, qė jetojnė tė shpėrndara nėpėr botė, nė qytete e fshatra, nė male e fusha, nė pyjet e thella tė Ekuadorit e nė polet e ngrira tė Tokės. Njė gjė, veē, ėshtė e qartė: nė tė gjitha skajet e Planetit, nė njė numėr tė papėrcaktuar gjuhėsh, nė bazilika, katedrale, kisha, kapela e elterė shtėpijakė, nesėr besimtarėt katolikė do ta pėrkujtojnė Zojėn nė ditėn e parė tė muajit, qė i ėshtė kushtuar, duke kėnduar pėrsėri nė kor:


    Nė latinisht:
    Ave Maria, gratia plena,
    Dominus tecum,
    benedicta tu in mulieribus,
    et benedictus fructus ventris tui, Iesus.
    Sancta Maria, mater Dei,
    ora pro nobis peccatoribus, nunc et in hora mortis nostrae.

    Amen.


    Nė shqipen e traditės:

    Falemi Mėrķ, hķrplote, Zoti me ty,
    bekue jé mi gjith grį
    e bekue fryti i barkut t’yt Jezus.
    Shźjtja Mrķ, āma e Tenzot,
    lutu pėr né mėkatnorėt,
    tash e nė fill tė mordės s’onė.
    Ashtu Kjoftė



    Nė shqipen e sotme:

    Tė falemi Mari, hirplote, Zoti me ty,
    e bekuar je mbi tė gjitha gratė
    e i bekuar ėshtė fryti i barkut tėnd, Jezusi.
    Shenjtja Mari, Nėna e Hyjit,
    lutu pėr ne mėkatarėt,
    tash e nė fill tė vdekjes sonė.

    Amen!


    E dimė tė gjithė se ‘Ave Maria’ u kompozua nga mjeshtrit mė tė mėdhenj tė muzikės, frymėzoi qindra poetė, ndėrmjet tė cilėve, edhe ata shqiptarė. Po radhisim, kėtu, dy Ave Maria – bėrė poezi nga dy meshtarė shqiptarė, njė franēeskan e njė jezuit:

    A ve M a r i a

    Falemi, o virgjin Mrķ, o Vajzė fatmire!
    Hir-plote, si me lule ā plot prendvera;
    Zoti ā me Tż ; ti jé békue e dlķre,
    E zgjedhė ndėr gjith grį tjera:
    Ndėr gjith grį tjera prej s’ Tenzot shenjue
    Njeri m’u veshė nė krahnuer t’and t’kullue.
    O Shźjtja Mrķ, o Nana e Hyj’t t’ adhruem,
    Lutu pėr né qi pėr gjith dit’gabojmė;
    Lute, sa t’jemi gjįll T’And-Bķr t’ Lumzuem.
    E kśr ket jetė tė mbarojmė, o Shejtja Mrķ,
    Ket shpirt na merr, tė gzojmė gjithmonė me tż.

    Atė Leonard de Martino ‘Harpa e njė arbėreshi’, Venedik 1888, fq. 168

    T’Falemi, Mrķ!

    Tė falemi, o Mrķ! Virgjina e dlir',
    O Nana e bukur e K'shillit t'Mirė;
    Ty ndimė tė kena nė ket' shkretķ:
    T’ falemi, o Mrķ, tė falemi, o Mrķ


    Tė falemi Virgjin', Nana e Tenzot,
    Ndihma e kshtenimit me hire plot;
    T'biej nė mend se Zoja e Shkodrės je:
    Lutu pėr ne, lutu pėr ne!


    Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja
    Si n'kohėt e moēme n'kishė te Kalaja,
    Ku t'lutej Shkodra plot me dobi;
    Tė falemi, o Mrķ, tė falemi, Mrķ!


    Lutu, Shqiptarėt, o Zojė, tė tanė
    Te Ti e ēojnė zanin nė Gjenacanė:
    Mėshirė, tė luten, t'kesh pėr Shqypni!
    Tė falemi, o Mrķ, tė falemi, o Mrķ!

    Nga krijimet poetike tė Atė Pjetėr Mėshkallės.
    "..ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja, po tė mos besoni se UNĖ JAM".

  4. #4
    “U bėftė vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Atė Gjergj Fishta

    Zemrės sė shugurueshme sė Zojės sė Bekueme

    1 O Zęmra e Zojės, kű mshrira,
    Posė Njat qi rruzullimin
    Sundon e pakthellimin,
    Mį ambel n’qiellė shkelxen,

    2 Ti Zęmer Nanet t’ambel
    Jé p’r atė qi s’e lodhė mkati;
    Prej Teje kurr i ngrati
    Fajtuer pa gzim nuk kthen.

    3 T’nderon Tż qiella e toka,
    T’nderon Tż vetė yt Bķr:
    Ti jé zamaku i dlķr,
    Qi gjarpni s’e helmoi.

    4 Prej gjakut t’and t’kulluem
    Zęmra e Njatij u mishue,
    Qi pezull tue peshue
    M’kryq deken e pushtoi.

    5 Pra t’falmi, o Zęmra e dashtun,
    S’cillės Ejlli n’qiellė e nieri
    T’biejn para n’gjűj e i mjeri
    Ndihmen t’a lypė me lot.

    6 Merr zęmrat t’ona, o Virgjin,
    Ti mundesh me i pertrī;
    Dergojau njatė dashtnķ
    Qi zęmren e ké plot.

    7 O Nanė, pre’ Zęmres s’ate
    Gzim Zęmra e Krishtit kį
    Dż zęmra kurr pergjį
    Mā fort n’dashtni nuk kan.

    8 Si mundmi me t’u falun
    Si duhet na Tż, o Zęmer,
    Na qi kem’ qitė nen thémer
    Gjakun e Birit t’an’ ?

    9 O bijt e mi ktű eni:
    (Na thrret kshtű e lumja Zojė),
    Kush t’m thrrase mue n’nevojė
    Un ndihmen kurr s’i a ndal’.

    10 Rreth meje t’tanė shterngohi,
    Nen hije t’ęme eni,
    Pse n’ē do rrezik qi t’keni,
    Un zot gjithmonė ju dal.

    Atė Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 107-109
    "..ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja, po tė mos besoni se UNĖ JAM".

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Sikur ti ta dije;
    se sa shumė te dua...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Njė mendim pėr Virgjėrėn Mari, nė muajin maj: Maria nė Ungjillin sipas Gjonit.



    Nė Ungjillin sipas Gjonit, Maria vijon tė quhet “Nėna e Jezusit”. Biblistėt katolikė mendojnė se nė kėtė Ungjill, Maria mund tė jetė simbol i Izraelit besnik, qė pret nga Jezusi dhuratėn e verės sė Besėlidhjes sė Re.

    Hap Shėn Gjoni para syve tanė, skenėn e njė dasme orientale, qė vijon me javė, ku pihet e vallėzohet me ditė. Rrėfen: “Tė tretėn ditė u bė njė dasmė nė Kanė tė Galilesė. E nėna e Jezusit ndodhi aty. Grishėn, pra, edhe Jezusin e dishepujt e tij nė dasėm. E me qė mungoi vera, i tha Jezusit e ėma: “S’kanė mė verė!”. I pėrgjegji Jezusi: “Ēka na duhet mua e ty, o fisnike? Ende s’ka ardhur koha ime!”.

    Po Nėna e kuptoi Birin pa fjalė e u dha urdhėr shėrbėtorėve: “Bėni gjithēka t’ju thotė ai!”. Porosi, qė pėrshkon shekujt, pėr tė ardhur deri nė ditėt tona, nė zemrat tona, e pėr ta shndėrruar ujin e mendimeve e tė ndjenjave tona nė kelk. Nė kelkun e elterit, pėr t’i shėrbyer Mbretėrisė sė Amshuar.

    “Bėni gjithēka t’ju thotė ai!”- u tha nėna e Tij shėrbėtorėve. Tashti ndodheshin aty afėr gjashtė shtėmba guri qė, simbas dokeve tė judenjve, pėrdoreshin pėr tė larė duart. U tha Jezusi shėrbėtorėve: “Mbushini shtambat me ujė!”. E ata i mbushėn plot e pėr maje. Atėherė rishtas u tha Jezusi: “Merrini tani e ēojani kryekujdestarit tė tryezės!”. E ia ēuan. Porsa kryekujdestari i tryezės e shijoi ujin e kthyer nė verė - e ai s’e dinte se prej kah vinte, ndėrsa shėrbėtorėt, qė i kishin mbushur shtambat me ujė, e dinin mirė - thirri dhėndrrin e i tha: “Gjithkush s’pari qet nė sofėr verėn e mirė e mė vonė, atėherė kur miqtė tė jenė bėrė nė qejf, kalon atė, qė ėshtė mė e dobėt...”.

    Kėshtu Jezusi nisi mrekullitė e veta nė Kanė tė Galilesė dhe e shpalli lumninė e vet, e dishepujt besuan nė Tė.

    E kėshtu, pėrmes Marisė, Izraeli distancohet nga Besėlidhja e vjetėr e pėrgatitet tė lidhė njė besė tė re. Prej kėndej, Nėna thotė “Nuk kanė mė verė!”, e nuk thotė “Nuk kemi mė verė”. Ligji i Moisiut, qė e ka humbur forcėn e bashkimit tė Zotit me njeriun, tani duhet t’i hapė udhėn Ligjit tė ri e ndėrmjetėsuesit tė ri. Ndėrhyrja e Marisė pėrligjet me mungesėn e verės, e kjo lidhet me besėn e vjetėr, sė cilės tashmė i mungon diēka themelore. Vera ėshtė simbol i gėzimit, qė ndjejnė dasmorėt, por sidomos, bashkėshortėt, qė e duan fort njėri-tjetrin (Kėnga e Kėngėve, 4,10), nė sa pėrgatiten tė nisin njė jetė tė re. Maria personifikon pritjen mesianike tė Izarelit, qė distancohet nga Besa e vjetėr e pėrgatitet tė njohė, nė Jezusin, Mesinė, pėrmes tė cilit njeriu takohet me Hyjin.

    Sjellja e Marisė nė dasmėn e Kanės, vėrteton profecinė e Izaisė, pėr tokėn e Izraelit:
    “Askush nuk do tė tė thėrrasė mė “e lėshuara”,
    as toka jote s’ka pėr t’u quajtė “e shkretuara”,
    pėrkundra, ti do tė quhesh “kėnaqėsia ime”,
    e toka jote “Vasha ime”,
    sepse Zoti do tė kėnaqet nė ty
    e toka jote njė dhėndėrr ka pėr tė pasė.
    Po, sikurse njė nuse tė ré, njė vashė,
    ashtu nė kurorė do tė tė lidhė Krijuesi yt;
    si dhėndrri gėzohet pėr fatin e vet,
    ashtu Zoti yt pėr ty ka pėr t’u gėzuar”.


    Shndėrrimi i ujit nė verė ishte mrekullia e parė e Jezusit e qe Nėna ajo, qė e nxiti Birin tė tregonte kush ishte e tė kryente mrekullinė e parė nė jetėn e tij publike. Prej kėndej, Zoja paraqitet si ndėrmjetėsuese pranė Jezu Krishtit.

    Mbi Kalvar, gjatė agonisė mbi kryq, Jezusi ia beson Nėnėn Shėn Gjonit Apostull, nė njė nga skenat mė tragjike qė ka parė ndonjė herė njerėzimi. Me fjalėt rrėnqethėse, shqiptuar prej Zotit, qė shikon nga lartėsia e kryqit Nėnėn e vet, tė mbytur nė lot, e dishepullin e dashur:

    “Grua, qe yt bir!” - “Qe nėna jote”!
    Sipas doktrinės katolike, ky ėshtė akti qė e bėn Marinė, Nėnėn e tė gjithė besimtarėve.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Tema tė Ngjashme

  1. Maria dhe roli i saj sipas Bibles
    Nga Gregu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:12
  2. Lajmi i fundit nga Iraku
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 193
    Postimi i Fundit: 27-11-2004, 12:33
  3. Pse nė orthodoksi dhe nė katoliēizėm Maria shihet si virgjėreshė?
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 16:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •