Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 250
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te dogji o dujvet ruc..

    hahaha..

    ju a njoh surranė..

    ju di cfar mendoni..

    sikur te dinte sa 1 e qinta ime ai sali matufi.. nuku do kishit bere miliarda.. e 97 shttra..o djaj..

  2. #242
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    te dogji o dujvet ruc..

    hahaha..

    ju a njoh surranė..

    ju di cfar mendoni..

    sikur te dinte sa 1 e qinta ime ai sali matufi.. nuku do kishit bere miliarda.. e 97 shttra..o djaj..
    ja si flet njeri nga personalizimet e tua, si gjithmone te semura ...

    nuk e ke ndermend te sherohesh ... edhe be boten tjater do te vesh i semure, do te kujtosh se do te mashtrosh edhe atje si ketu ...

    siē duket, i perket totalisht sketerres ...

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti dujruc.. e di mire kush e ka vrare xhindin..
    mirpo kini porosi nga lart qe kurre te mos tregoni.. se ju del maska..

    ina rama e di mire se pse eshte vrare xhindi.. mirpo ajo di mire dhe porosine e shefit te saje.. ed rucit.. qe te mbaje turbull muhabetnė..

    3 motive jane qe i di cdo laluc..po dhe ti o 0 dujruc..

    beteja per troje e ndertime mes mafiozeve te ed rucit..
    beteja per trafiqe droge qe gjithashtu seline e ka ne seli roze..
    beteja e klaneve tutore prostitucionore.. ku nje nip i xhindit eshte i perfshire.. dhe dikush sic duket nuk e ka duruar.. qe te motren tja keqperdore ky pisi.. nipi i xhindit..

    pra te tre pistat smundet ina rama ti hedh ne media..sepse felliqet mafia qe ajo mbron..pra partia e mamase se saje dhe e shefit edvin..

    keshtu mo hipokriti duj dad e duj altin arap..

    edhe zhabat ne roskovec e dine te verteten.. se mileti po e po..
    por ciu miu.. asnji sguxon te thote gjys llafi se.. kush prek seline roz ne myzeqe.. e ha fshatce.. e aldo barce.. e altin dardhce..

  4. #244
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ti dujruc.. e di mire kush e ka vrare xhindin..
    mirpo kini porosi nga lart qe kurre te mos tregoni.. se ju del maska..

    ina rama e di mire se pse eshte vrare xhindi.. mirpo ajo di mire dhe porosine e shefit te saje.. ed rucit.. qe te mbaje turbull muhabetnė..

    3 motive jane qe i di cdo laluc..po dhe ti o 0 dujruc..

    beteja per troje e ndertime mes mafiozeve te ed rucit..
    beteja per trafiqe droge qe gjithashtu seline e ka ne seli roze..
    beteja e klaneve tutore prostitucionore.. ku nje nip i xhindit eshte i perfshire.. dhe dikush sic duket nuk e ka duruar.. qe te motren tja keqperdore ky pisi.. nipi i xhindit..

    pra te tre pistat smundet ina rama ti hedh ne media..sepse felliqet mafia qe ajo mbron..pra partia e mamase se saje dhe e shefit edvin..

    keshtu mo hipokriti duj dad e duj altin arap..

    edhe zhabat ne roskovec e dine te verteten.. se mileti po e po..
    por ciu miu.. asnji sguxon te thote gjys llafi se.. kush prek seline roz ne myzeqe.. e ha fshatce.. e aldo barce.. e altin dardhce..
    si kurdohere, shoki salis, ti i di ku, si e qysh organizohen kurvat, prostitucioni, trafiku, tutorat, motelat ...

    je krietar qeverrie dhe nuk u ben gje as me polici, as me shi e shik, e as me hetuesi, qe ti i ke ne varesi ... sepse argita merr perqindjen tende, o sgafelle punisto-sigurimse ...

    kur nuk arrin ti bejsh keto detira me inen (qe eshte nje tjeter viktime e jotja), dergo ne ushnje ate tritan preshin, ne daē edhe genc pollos ... ose ndonje bashkepuntor sigurimi si puna e palokes me shoke e shoēe ...

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol


    ke lojtur nga fikiri dhe ti si kryetari yt edvin.

    mir ta ka bere berisha qe te ka flakur..

    shko lepij cizmet e rucit tani.. o duj dondollak..

  6. #246
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    M E T R O P O L, 04/05/2010

    Njė popull qė duartroket varfėrinė
    PROF. DR. AGO NEZHA

    Varfėria ėshtė ulur kėmbėkryq nė mijėra familje shqiptare. Sot ajo pėrbėn njė fenomen shumėdimesional. Njė dramė qė pasurohet ēdo ditė me aktorė tė rinj, nga qeverisja e keqe. Propaganda banale e Qeverisė, qė na kujton sistemin qė lamė pas, se ne jemi fanar ndriēues nė Evropė, me rritjen e mirėqenies nė mėnyrė galopante ėshtė njė ritual komiko-tragjik. Studimet e ndryshme tė institucioneve ndėrkombėtare tregojnė se varfėria nė Shqipėri, e pėrkufizuar mbi bazėn e tė ardhurave ose konsumit tė ulėt, ėshtė relativisht e lartė, kryesisht pėr shkak tė mundėsive tė kufizuara pėr punė dhe tė ardhura tė ulėta, veēanėrisht nė zonat rurale.

    Shqipėria nuk shfaqet vetėm nė tė ardhurat e ulėta tė njė pjese tė popullsisė, por ēka ėshtė mė e rėndėsishme, edhe nė nivelin e kufizuar dhe cilėsinė e ulėt tė shėrbimeve bazė, si: arsim, shėndetėsi, strehim, infrastrukturė, shėrbime komunale, etj. Pėrveē kėsaj, trazirat e herėpashershme, krizat e vazhdueshme, tė shoqėruara me shkallėn e lartė tė migrimit tė brendshėm dhe tė jashtėm, kanė ēuar nė dobėsinė e kohezionit social, tė familjes tradicionale dhe tė rrjetit tė sigurisė mbi bazė komuniteti, duke bėrė qė tė rritet prekshmėria dhe pėrjashtimi social i grupeve tė ndryshme tė popullsisė.

    Nė sfondin e butaforisė propagandistike qeveritare pėr njė mirėqenie "shokuese" sfidohet nga tė dhėnat e organizmave ndėrkombėtarė, qė e radhisin Shqipėrinė shumė mė poshtė se vendet e tjera nė tranzicion tė Evropės Juglindore dhe Qendrore. GDP-ja pėr frymė nė Shqipėri ėshtė mė e ulėt se niveli mesatar i kėsaj shifre nė vendet e tjera nė tranzicion tė Evropės Juglindore, dhe mjaft mė e ulėt se niveli mesatar i kėsaj shifre nė vendet e tjera nė tranzicion tė Evropės Qendrore. Revista "The Ekonomist" e rendit Shqipėrinė nė vendin e 18-tė nga 20 vende tė Evropės Lindore, pėr nivelin e tė ardhurave pėr frymė tė popullsisė. Qeveria, kur flet pėr mirėqenie nė rritje, me sa duket ka parasysh Shqipėrinė e pushtetarėve, por jo Shqipėrinė e qytetarėve, qė ėshtė zhytur nė varfėri tė tejskajshme.

    Po t’i hedhėsh njė sy panoramės ekonomike dhe nivelit real tė jetesės sė qytetarėve, do tė pėrballesh me dukuri dhe fenomene tė dhimbshme. Tragjizmat e familjeve shqiptare nga trysnia e varfėrisė ekonomike janė tė prekshme nga numri i vetėvrasjeve, i borxheve, listave tė marrjes sė bukės veresie, fėmijėve qė lypin nė rrugė, papunėsisė, etj. I pėrjetojmė me brengė flijimet e baballarėve e nėnave qė i japin fund jetės se nuk sigurojnė dot bukėn e gojės pėr fėmijėt. Kjo situatė na kujton kohėn e Migjenit, tė legjendės sė misrit. Rasti i vetėflijimit tė njė babai nė Bulqizė, studentes me rezultate tė shkėlqyera qė nuk siguron dot pagesėn e bursės, tė njė nėne qė tentoi t’i japė fund jetės se nuk siguronte dot bukėn e gojės pėr dy vogėlushet e saj, janė pjesė e asaj drame ekonomike e sociale, qė kanė ēuar numrin nė 350 vetėvrasje qė ndodhin mesatarisht nė vit, e barabartė me njė nė ditė, kryesisht pėr shkak tė varfėrisė.

    Ajo qė e bėn mė shqetėsuese situatėn ekonomike ėshtė se treguesit e studimeve flasin se familjet e varfra kryesisht kanė njė moshė mesatare tė re. Varfėria ėshtė e lidhur ngushtė me nivelin arsimor, se gjinia nuk ka lidhje me varfėrinė, dhe se kontributi nga emigrantėt tregon se remitancat kanė njė rėnie tė ndjeshme mbi 5%, dhe pėrbėjnė pasiguri edhe pėr tė ardhmen nė vazhdim. Niveli i varfėrisė bie, me rritjen e moshės sė kryefamiljarit. Te familjet me kryefamiljar tė moshės nga 16 deri nė 35 vjeē, varfėria ėshtė 10% mė e lartė se sa te kryefamiljarėt me moshė 64 vjeē, e mė sipėr. Familje me kryefamiljarė qė janė analfabetė ose qė kanė vetėm arsim fillor, kanė njė probabilitet 20-30 herė me varfėri mė tė lartė, sesa familjet qė kanė kryefamiljar me arsim universitar. Veēanėrisht niveli i varfėrisė nė zonat rurale ėshtė minimal, kur kryefamiljari ka punuar nė emigracion dhe ėshtė kthyer nė shtėpi dhe ka investuar nė pronėn e tij paratė e fituara. Pėr ato familje qė i kanė kryefamiljarėt nė emigracion, niveli i varfėrisė ėshtė mė i lartė, krahasuar me tė parėt, sepse ata dėrgojnė mė pak para, mbasi pėrballojnė edhe koston e lartė tė jetesės nė vendet ku punojnė e jetojnė. Tek ato familje qė s’kanė asnjė pjesėtar tė tyre nė emigracion, niveli i varfėrisė ėshtė tepėr i lartė. Shtresėzimi social vjen duke u thelluar.

    Varfėria po bėhet mė kėrcėnuese, pėr faktin se papunėsia po zgjerohet, pėr shkak tė tkurrjes sė biznesit, tė humbjes sė vendeve tė punės, si dhe tė rritjes sė ēmimeve tė mjeteve tė konsumit. Nė zonat rurale e urbane janė krijuar xhepa tė konsiderueshėm varfėrie. Profili i varfėrisė, tentohet tė mbulohet nga Qeveria, me mirėqenie fiktive. Nė zonat rurale problemet sociale janė tepėr tė mprehta. Ato po braktisen dhe erozioni social shpjegohet me varfėrinė, kushtet tejet tė vėshtira, pa shėrbim shėndetėsor, pa mundėsi arsimimi pėr fėmijė, me mungesa tė energjisė elektrike, tė ujit tė pijshėm, infrastrukturės tė aksidentuar, etj. Nė kėto kushte sociale, ekonomike, ku varfėria po thellohet, Qeveria shqiptare feston nė ditėn ndėrkombėtare tė punėtorėve grevistė tė botės (qė luftuan pėr tė fituar tė drejtat e mohuara tė 8-orėshit tė punės) "sukseset" e saj tė varfėrisė nė thellim. Kėtė kurajė Qeveria e gjen tek indiferentizmi dhe reagimi qytetar i mefshtė. Edhe kur shpėrthen ndonjė syth demonstruesish apo mitingu, siē po ndodh kohėt e fundit, opinioni qeveritar nxiton ta etiketojė si shfaqje destabilizimi. Kjo ėshtė njė demokraci e deformuar.

    Shqipėria ėshtė njė vend pa "sindikata", qė duhet tė mbrojnė tė drejtat e punėtorėve. Formalisht ato ekzistojnė si shtojca tė Qeverisė, qė i bėjnė fresk nė strategjinė e saj. Nė kėto kushte, kur populli hesht para kėsaj gjendjeje kritike tė varfėrisė, Qeveria kėtė situatė e kthen nė festė. Kėtė privilegj qeveritarėt tanė e pėrligjin me sa duket me thėnien e drejtorit tė Shkollės Teknike Amerikane tė Herri Fulcit, kur eksperimentoi me nxėnėsit duke iu hequr nė njė drekė frutat, dhe ata heshtėn; ditėn tjetėr iu hoqi ėmbėlsirėn, ata nuk reaguan; dhe ditėn e tretė iu hoqi edhe mishin, dhe ata pėrsėri heshtėn. Atėherė Fulci pohoi se ėshtė i lumtur ai qeveritar qė do qeverisė kėtė popull pa nerv.

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ku qe ky profesori tetė vjetėt e socialistėve se edhe atėhere duartrokisnim ne!!!
    Pse nuk shkruan ky profesori qė edhe Rama i mbledh nga tė gjitha anėt fukarenjtė socialistė dhe ju kėrkon ta duartrokasin?!
    Si nuk kuptoni qė tė gjithė shkruajnė vetėm duke konstatuar kėtė e atė dhe askush,duke filluar nga Rama,nuk shkruan se si dilet nga kjo gjėndje!
    Edhe ky profesori.Se qė tė jesh profesor,duhet edhe tė thuash ndonjė llaf de.Ndonjė zgjidhje ashtu si e mendon profesori.

  8. #248
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    me vendimin e meposhtem, gjykata "legalizon" gjuheqenerine ...


    balkanweb.com

    Gjykata e Lartė pushon padinė e Ramės ndaj Berishės

    TIRANE- Gjykata e Lartė ka vendosur tė pushojė dosjen ku Aneta Rama, nėna e liderit socialist Edi Rama padit pėr shpifje kryeministrin Berisha, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė.

    Pasi ka dėgjuar palėt e paraqitura nė gjykatė Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė duke arsyetuar se; “vepra penale e pretenduar nga ankuesja Aneta Rama, nuk i kundėrdrejtohet asaj”, nė nė bazė tė nenit 290 - 291 tė Kodit tė Proēedurės Penale, vendosi: “Mosfillimin e proēedimit penal ndaj shtetatit Sali Berisha pėr veprėn penale tė shpifjes sė kryer botėrisht, tė parashikuar nė nenin 120/2 tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė, nė dėm tė kėrkueses Aneta Rama”.

    Pak kohė mė parė Aneta Rama ngriti padi ndaj kundėrshtarit politik tė djalit tė saj pėr “shpifje dhe akuza ndaj familjes sė saj”. Akuzat u ngritėn menjėherė pas fjalimit qė Kryeministri Berisha mbajti nė nėntor tė 2009 ku nga foltorja e Kuvendit artikuloi njė sėrė akuzash duke denigruar familjen dhe jetėn personale tė kryesocialistit.

  9. #249
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi

    Familja e Fatmir Xhindit: Ndėrhyrje pėr tė filluar hetim ndėrkombėtar

    Familja e deputetit socialist Fatmir Xhindi, i vrarė nė maj tė 2009-s para shtėpisė sė tij, i nisi dje njė letėr publike Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ku kėrkojnė zbardhjen e ngjarjes dhe akuzojnė pėr pėrdorim politik tė saj, ndėrsa apelojnė pėr tė filluar hetim ndėrkombėtar. “U mbushėn afėrsisht katėr vjet nga vrasja e njeriut tė dashur tė familjes sonė, pėrfaqėsuesit legjitim tė popullit tė Roskovecit, si dhe deputetit tė Parlamentit tė Shqipėrisė, Fatmir Xhindi. Katėr vjet qė ne presim zbardhjen e ngjarjes, vėnien pėrballė drejtėsisė tė autorėve dhe ēuarjen nė vend tė padrejtėsisė qė mbizotėron pėr ne familjen dhe pėr komunitetin qė e kishte zgjedhur atė pėrfaqėsuesin e vet nė Kuvendin e Shqipėrisė”, shkruhet nė letėr, ku ndėr tė tjera pėrmenden premtimet e krerėve tė shtetit pėr tė zbardhur ngjarjen.

    “Zoti President. Po Ju drejtohemi Ju… E kur sėrish shkuat nė postin e ministrit tė Brendshėm, nuk harruat tė deklaronit po sėrish se ēėshtja Xhindi ishte drejt zgjidhjes. Nė postin e Presidentit tė Republikės, riartikuluat po sėrish se duhej hapur dosja e deputetit Xhindi, nė njė takim me prokurorėt e Krimeve tė Rėnda”, thuhet nė letėr, ndėrsa shtohet se deklarata tė tilla janė fyese pėr familjen dhe bėhen sa herė kjo ēėshtje i nevojitet politikės, ndėrsa nėnkuptohet se edhe pas kėtyre deklaratave asgjė nuk ėshtė zgjidhur. Familja ndėrkohė i kujton kryeministrit Berisha se ka premtuar zbardhje tė ēėshtjes.

    “Zoti Kryeministėr. Keni deklaruar nė familjen tonė qysh ditėn e mortit pėr tė vėnė pėrgjegjėsit e kėsaj ngjarjeje pėrballė drejtėsisė? Keni harruar? Do tė kujtoheni sėrish nė kėtė fillim fushate?”, shkruhet mė tej nė letėr, e firmosur nga familja e deputetit Xhindi. Sipas letrės, dosja pėr vrasjen ėshtė e plotė dhe ndodhet nė prokurori, por kjo e fundit nuk ka bėrė asgjė deri tani pėr zbardhjen e saj. Nė letėr i kėrkohet Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėrgjigje pse nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė veprim qė prej zbardhjes sė dosjes. Ndėrkohė qė nė fund tė letrės, pasi kėrkojnė qė emri i deputetit tė ndjerė tė mos pėrdoret nė fushatė dhe pėr politikė, familja apelon qė pėr rastin tė ndėrmerret hetim ndėrkombėtar. “Moszbardhja e krimit vė nėn akuzė kėtė klasė politike dhe kėtė qeverisje. Ne ju kėrkojmė t’i jepet fund kėtij qėndrimi, tė pėrfundojnė hetimet dhe t’i jepet emri autorit dhe shkaqet e vrasjes sė deputetit Xhindi. I kėrkojmė Trupit Diplomatik ndėrhyrje pėr tė hapur njė hetim ndėrkombėtar”, thuhet nė fund tė letrės drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Fatmir Xhindi u vra para portės sė shtėpisė sė tij mė datėn 2 maj tė vitit 2009. Autoritetet mė tė larta shqiptare kanė premtuar zbardhjen e plotė tė ngjarjes sė rėndė. Prokuroria e Krimeve tė rėnda ėshtė shprehur se ėshtė nė pėrfundim tė hetimeve pėr kėtė vrasje, por ende nuk ka asnjė tė dhėnė se cilėt mund tė jenė autorėt dhe motivet e krimit qė mbetet enigmė.

    MAPO

  10. #250

    Pėr: Vritet me armė zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi

    Krimet e Rėnda rihapin hetimet pėr vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi

    28 Dhjetor 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Silvana Muēa

    Analiza - Prokuroria ka analizuar tė gjitha provat e gjetura pranė banesės sė Xhindit, ku mė 2 maj 2009, u vra nga persona tė paidentifikuar

    Rihetimi - Grupi i ri hetimor ka riparė me vėmendje dėshmitė pėr vrasjen, ka analizuar skenėn e krimit, por ende nuk ka dalė nė konkluzione

    Karikatori - Njė provė me vlerė, qė prokuroria ka nė dorė, ėshtė gjetja e njė karikatori pranė vendit tė ngjarjes nga vėllai i Fatmir Xhindit

    Hetues dhe ekspertė tė rinj rivlerėsojnė faktet

    Prej dy muajsh janė duke u rimarrė nė pyetje persona qė kanė dėshmuar edhe nė vitin 2009

    Silvana Muēa

    Prokuroria pėr Krimet e Rėnda ka rihapur dosjen pėr vrasjen e ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi, me qėllim zbardhjen e krimit tė rėndė, i cili prej katėr vitesh, ende nuk ka njė autor. Prej mė shumė se dy muajsh, nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda ėshtė riaktivizuar njė grup i ri hetimor pėr vrasjen e deputetit tė Partisė Socialiste, Fatmir Xhindi. Hetuesit janė duke vlerėsuar me vėmendje tė gjitha provat e mbledhura nga viti 2009 e nė vijim. Burimet bėjnė me dije se grupi i pėrbėrė nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda dhe ekspertė nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, ka parė me vėmendje personat qė kanė dėshmuar pėr vrasjen, kanė analizuar skenėn e krimit, por pa mundur qė ta rindėrtojnė plotėsisht atė nga e para. Gjithashtu, organi i akuzės ka analizuar nga e para tė gjitha provat e gjetura nė skenėn e krimit, ku mė 2 maj 2009, Fatmir Xhindi u vra pranė banesės sė tij nė Roskovec tė Fierit.



    Pyeten sėrish tė dyshuarit

    Burimet bėjnė me dije se prej dy muajsh janė duke marrė nė pyetje persona qė kanė dėshmuar nė vitin 2009. Nė grupin e dėshmuesve besohet se janė edhe 20 persona qė nuk janė banues nė zonėn ku ndodhi krimi, por kanė qenė si “vizitorė”, apo kalimtarė atė natė. Ata i janė nėnshtruar procesit tė pyetjeve pėr tė parė nėse kanė thėnė tė vėrtetėn pėr ngjarjen apo jo. Gjithashtu grupi i dėshmuesve ėshtė zgjeruar duke besuar se ata kanė dijeni pėr ngjarjen, apo mund tė jenė pėrfshirė. Pėr ēdo pistė tė ngritur, policia dhe prokuroria ka shoqėruar personat e dyshimtė. Pavarėsisht kėsaj, vrasja e ndodhur nė vitin 2009 nuk ka njė autor.



    Njė karikator nė vendin e ngjarjes

    Njė provė me vlerė qė prokuroria ka nė dorė, ėshtė gjetja e njė karikatori pranė vendit, ku u vra Fatmir Xhindi. Duket se atė kohė, policia nuk kishte bėrė kėqyrjen e saktė tė skenės sė krimit, duke lėnė aty karikatorin. Ai ėshtė gjetur nga Ilir Xhindi, vėllai i deputetit tė vrarė, i cili ėshtė marrė nė pyetje nga grupi hetimor. Nėse karikatori do tė ishte gjetur natėn e krimit nė tė mund tė ishin gjetur gjurmė gishtash. Objekti i gjetur iu nėnshtrua ekspertizės sė policisė. Fakti qė ai ka qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė natyrė ėshtė dėmtuar nga agjentėt atmosferikė, duke fshirė gjurmėt. Burimet thanė atėherė se karikatori ishte i veshur me njė shtresė tė tillė qė shkaktohet nga balta, shiu dhe nga ekspozimi pėr njė kohė tė gjatė nė diell. Pėr tė bėrė njė ekspertizė mė tė thelluar, Instituti i Kriminalistikės nė Tiranė vendosi qė ta dėrgojė nė Angli. Pavarėsisht kėsaj, hetuesit nuk arritėn tė gjenin ndonjė provė me vlerė pėr dokumentimin e ēėshtjes.



    Pistat e ngritura pėr vrasjen e Xhindit

    Pas kaq shumė kohėsh, askush nga prokuroria nuk ėshtė nė gjendje qė tė saktėsojė njė pistė pėr motivin e vrasjes sė Fatmir Xhindit, ndonėse nė 2009-n, u ngritėn disa. Akuza do tė shprehej se deputeti mund tė ishte vrarė pėr shkak tė detyrės, pėr njė konflikt tė vjetėr nė vitin 1997 dhe pėr shkak se ka influencuar nė njė vendim gjyqėsor. Fillimisht u dyshua se ai mund tė ishte ekzekutuar pėr motive pronėsie, por mė pas kjo pistė u rrėzua. Njė tjetėr motiv mund tė ishte influencimi i Xhindit pėr njė proces gjyqėsor. Disa vite mė parė, ish-shoferi personal i tė ndjerit Fatmir Xhindi aksidentoi me makinė njė fėmijė. Pas kėsaj ngjarjeje, ai ėshtė arrestuar, por mendohet se me ndėrhyrjen e deputetit Xhindi, u la pėrsėri i lirė. Tė nisur nga kjo situatė, grupi hetimor hodhi dyshime se ekzekutimi i deputetit Xhindi mund tė jetė kryer nė shenjė hakmarrjeje nga tė afėrmit e fėmijės, por as pėr kėtė pistė, nuk ėshtė gjetur ndonjė provė bindėse. Njė nga pistat qė po i mėshohet mė shumė ėshtė ajo pėr shkak tė detyrės, gjė tė cilėn e beson edhe familja. Ndėrkaq, dosja pėr vrasjen e Fatmir Xhindit nuk u mbyll kurrė dhe nuk ka pasur afate pėr hetimet, sepse ngjarja ka mbetur pa autor. Ēėshtja nė fjalė ėshtė trajtuar shumė herė, ku drejtuesit mė tė lartė tė organit tė akuzės dhe policisė janė shprehur optimistė pėr zbardhjen e sė vėrtetės. Madje nė shkurt tė 2013-s, drejtuesit e rinj tė prokurorisė u zotuan se njė nga dosjet hetimore qė do tė rivlerėsohet do tė ishte edhe vrasja e deputetit socialist, Fatmir Xhindi. Tė gjitha kėto hetime po rishikohen me vėmendje nga grupi hetimor. Ndonėse provat e mbledhura nė skenėn e krimit dhe mė gjerė, janė shumė tė pakta, hetuesit kanė shpresė se do tė hedhin dritė mbi vrasjen.





    Retrospektivė

    Vrasja e Xhindit, mė 2 maj 2009

    Fatmir Xhindi ėshtė ekzekutuar mbrėmjen e 2 majit 2009. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė qendėr tė Roskovecit, pranė banesės sė deputetit. Nė momentin atentatit, 49-vjeēari ishte duke parkuar automjetin nė oborrin e shtėpisė, pas njė takimi elektoral pasi atė vit, Shqipėria do t’i nėnshtrohej zgjedhjeve parlamentare nė muajin qershor. Rreth orės 21:15 tė asaj nate, deputeti ėshtė qėlluar me njė breshėri automatiku nga autorė tė paidentifikuar. Fatmir Xhindi u dėrgua nga familjarėt menjėherė nė spitalin e Fierit, por nuk i ka mbijetuar dot 6 plumbave qė kishte marrė nė trup. Sipas tė dhėnave tė ekspertizės, Fatmir Xhindi ėshtė qėlluar pas shpine me automatik tip Kallashnikov, nga njė distancė rreth 2 metra. Atentatorėt i kanė bėrė pritė Xhindit, i cili natėn e ngjarjes udhėtonte i vetėm me automjetin e tij personal. Bėhet e ditur se Xhindi ka qenė 6 metra larg shtėpisė, e cila ndodhet nė njė rrugicė tė errėt. Dyshohet se autorėt e krimit kanė shfrytėzuar errėsirėn pėr tė kryer vrasjen. Atė kohė, Ministria e Brendshme nė Tiranė vuri nė dispozicion tė atyre qė japin informacion mbi kėtė ngjarje njė shumė prej 250 mijė eurosh, si dhe dy numra telefoni tė posaēėm.



    Intervista

    “Tani qė gjėrat po vihen nė lėvizje, kemi besim se do tė zbulohen autorėt e krimit”

    Ilir Xhindi: Zbardhja e vrasjes u zvarrit pėr motive politike

    Pėr rinisjen e hetimeve, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka njoftuar edhe familjen e tė ndjerit. Ata kanė shumė shpresė qė kjo ngjarje do tė zbardhet, pasi janė tė bindur se hetuesit e kanė marrė seriozisht kėtė ēėshtje. Gjatė kėtyre katėr viteve, ata kanė besuar se zbardhja e sė vėrtetės ėshtė bllokuar nga persona tė veshur me pushtet, e thėnė ndryshe nga kundėrshtarėt politikė tė Fatmir Xhindit. I vėllai i deputetit, Ilir Xhindi, thotė se mė nė fund gjėrat po vihen nė lėvizje, duke shpresuar nė gjetjen e autorėve. Iliri ėshtė i bindur se i vėllai ėshtė vrarė pėr motive politike.

    Keni informacion pėr hetimet?

    Para dy muajsh jemi njoftuar se Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, nė bashkėpunim me ekspertė tė Policisė sė Shtetit kanė marrė nė shqyrtim dosjen e tim vėllai. Ata na thanė se dosja po rihetohet nga e para, e pėr pasojė po vlerėsohet ēdo provė e mbledhur. Ata na kanė premtuar se po punojnė intensivisht pėr zbardhjen e vrasjes sė tim vėllai dhe ne jemi nė pritje.

    Hetuesit kanė bėrė riekspertim tė vendit tė ngjarjes?

    Jo. Unė nuk di qė tė jetė bėrė njė gjė e tillė. Jam njoftuar nga organet e akuzės se dosja e Fatmirit po shihet nga e para. Gjithashtu mė kanė thėnė se janė rimarrė nė pyetje persona qė dyshohet se kanė dijeni pėr ngjarjen, ose janė pėrfshirė nė vrasjen e tim vėllai.

    Keni besim nė zbardhjen e vrasjes?

    Gjatė gjithė kohės kemi ndenjur me shpresėn se vrasja do tė zbardhet. Ndonėse hetimet kanė qenė tė vakėta, ne kurrė nuk hoqėm dorė pėr tė kuptuar tė vėrtetėn. Kur na njoftuan pėr rinisjen e hetimeve, shpresa u rizgjua tek ne. Kam vėnė re se grupi hetimor ėshtė vėnė nė lėvizje, pėr hetimin e vrasjes sė tim vėllai. Unė vėrtet e shpresoj dhe besoj nė zbardhjen e sė vėrtetės. Grupi i punės ėshtė i pėrbėrė nga ekspertė tė specializuar. Gjithsesi nuk ėshtė se jam nė dijeni tė informacioneve tė detajuara pasi me kėtė po merret grupi hetimor.

    Keni ndonjė ide se kush e ka bėrė vrasjen?

    Vrasja e tim vėllai ėshtė politike dhe nuk ka arsye tjetėr. Po tė ishte vrasje pėr motive tė rėndomta, atėherė do tė ishte zbardhur me kohė, por nuk ėshtė kėshtu, e pėr pasojė hetimet janė bllokuar qėllimisht. Ai ėshtė vrarė pėr motive politike, por gjithsesi unė nuk kam kujt t’ia vė gishtin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė.

    Keni ndonjė apel ndaj organeve tė drejtėsisė?

    E vetmja gjė qė kėrkojmė, ėshtė gjetja e autorit tė krimit. Kemi mbi 4 vjet qė e kėrkojmė njė gjė tė tillė. Nuk e dimė se ku jemi dhe vrasja e tim vėllai ėshtė zvarritur prej kaq shumė kohėsh.

    shqip

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Pėrgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  5. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •