Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post Ligji Grek i luftės dhe Shqiperia

    Ligji Grek i luftės dhe Shqiperia

    Historia e tė ashtuquajturit “ligj i luftės” ėshtė njė problem qė ka tė bėjė me tė drejtėn ndėrkombėtare, me politikėn e jashtme dhe diplomacinė. Nė kohėn e sulmit tė Greqisė nga ana e Italisė fashiste, Shqipėria kishte pushuar sė qėni subjekt i pavaruar i sė drejtės ndėrkombėtare, sepse ishte pushtuar qysh prej afro njė viti e gjysmė mė parė nga Italia. Ajo nuk ishte mė njė shtet i pavarur, por pjesė e Mbretėrisė sė Savojės. Dhe kur populli
    shqiptar i braktisur, pėrpiqej tė mbrohej nga pushtimi i egėr fashist, fqinjėt tanė tė jugut nuk harxhuan asnjė pikė bojė tipografike nė mbrojtje tė “vėllezėrve pelazgjikė”.
    Shqipėria nuk i kishte shpallur asnjėherė luftė Greqisė. Nė kėtė kuptim ligji i luftės nuk ka tė bėjė fare me Shqipėrinė.
    Heqja e gjendjes sė luftės midis Greqisė dhe Italisė pas kapitullimit tė kėsaj tė fundit, e ezauronte edhe problemin e gjendjes sė luftės me Shqipėrinė.
    Konferenca e Paqes nė Paris e radhiti Shqipėrinė nė anėn e
    vendeve fituese, anėtare tė koalicionit antifashisht, megjithė pėrpjekjet diabolike tė kryeministrit grek tė asaj kohe, Caldaris. Ajo u bė pėrfituese e reparacioneve tė luftės nga Italia, ēka tregonte nė mėnyrėn mė elokuente se Shqipėria ishte viktimė dhe jo agresore. Vendosja e marrėdhėnieve
    diplomatike u parapri nga njė seri bisedimesh midis pėrfaqėsuesve diplomatikė tė tė dy vendeve. Nė kėto bisedime u bė e qartė se vendosja e marrėdhėnieve diplomatike bėhej pa asnjė kusht nga secila palė. Kjo do te thoshte nuk kishte mė asnjė pretendim as pėr ligjin e luftės dhe as pėr tė
    ashtuquajturin Voirio Epir. Rivėnia e “ligjit tė luftės” mė 1944, heqja e tij mė 1987 dhe “rivendosja” mė 1999 nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė ekspedient politik i Greqisė nė pėrpjekjet e saj pėr tė arritur synimet e saj politike. Por edhe nga pikėpamja e legjislacionit grek, ėshtė tepėr e vėshtirė tė justifikohet vazhdimi i gjendjes sė luftės me Shqipėrinė.
    Le t’i referohemi fakteve. Nė muajin gusht 1987, nė prag tė vizitės sė premtuar nė Shqipėri tė kryeministrit grek Andrea Papandreu, qė pėr shkak tė keqėsimit tė shėndetit tė tij nuk u krye asnjėherė, Qeveria greke deklaroi heqjen e
    ligjit tė luftės me Shqipėrinė duke i dhėnė kėshtu fund njė gjendje anormale nė marrėdhėniet midis dy vendeve. Sipas specialistėve grekė, ligji u hoq me njė akt qeveritar pėr arsye se gjendja e luftės me Shqipėrinė ishte vendosur
    jo me ligj tė miratuar nga Parlamenti, por me njė akt tė Mbretit. Pas heqjes sė “ligjit tė luftės”, nė Tiranė erdhi njė delegacion ekonomik qeveritar grek me tė cilin u nėnshkrua Protokolli i bashkėpunimit ekonomik midis qeverive tė dy vendeve. Nė emėr tė qeverisė greke, Protokollin e nėnshkroi zoti Janos Papantoniu, ministri aktual i Mbrojtjes i Greqisė.
    Nė preambulėn e Protokollit, me propozim tė palės greke, nė mėnyrė eksplicite pėrmendej heqja e ligjit tė luftės nga qeveria greke dhe influenca e tij pozitive nė zhvillimin e gjithanshėm tė marrėdhėnieve midis dy vendeve”. Autori i kėtyre radhėve, nė atė kohė ishte drejtor i Bashkėpunimit Ekonomik nė Ministrinė e
    Punėve tė Jashtme, drejtoi bisedimet nė nivel ekspertėsh qė ēuan nė finalizimin e dokumentit, si dhe ndoqi gjithė procedurat ligjore sipas legjislacionit tė asaj kohe. Duke qenė se nė atė kohė qeveria shqiptare e konsideronte ligjin e luftės si tė paqenė, ishte pėrcaktuar edhe qėndrimi politik pėrkatės qė nė tė gjitha aktet zyrtare dypalėshe shqiptaro-greke nuk pranohej qė tė pėrmendej ligji grek i luftės. Pėrmendja pėr herė tė parė e ligjit nė njė dokument zyrtar ka historinė e vet. Ne u nisėm nga arsyetimi
    se meqėnė se Protokolli do tė ratifikohej nga Parlamenti grek, do tė kishte njė dokument zyrtar qė do tė konfirmonte heqjen e ligjit tė luftės tė shpallur nga qeveria greke. Nga ana tjetėr, nė mėnyrė indirekte, Parlamenti grek do tė miratonte njėkohėsisht me Protokollin edhe aktin e qeverisė pėr abrogimin e kėtij ligji famėkeq. Ky arsyetim u miratua nga nga presidenti
    dhe klauzola e propozuar nga pala greke u pranua.
    Nė fund tė vitit 1987, pala greke me Notė Verbale njoftoi pėr ratifikimin nga Parlamenti grek tė Protokollit, ndėrsa nė fillim tė vitit 1988 pala jonė nėpėrmjet Ministrisė
    tė Punėve tė Jashtme i komunikoi palės greke miratimin e dhenė nga Kėshilli i Ministrave. Nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme gjendet Nota Verbale e ambasadės greke dhe numri i dekretit tė Parlamentit grek.
    Ėshtė e kuptueshme qė nė se Parlamenti grek do tė kishtė vėrejtje pėr abrogimin e ligjit tė luftės nga ana e qeverisė, ai nuk do ta ratifikonte Protokollin.
    Pra, nga pikėpamja legale, nuk ka asnjė dyshim qė abrogimi i ligjit tė luftės me akt qeveritar ėshtė ratifikuar edhe nga Parlamenti grek, qoftė dhe nė mėnyrė indirekte. Gajtė paraqitjes se letrave kredenciale si ambasador i Shqipėrisė nė Greqi nė vitin 1988, autoritetet mė tė larta tė shtetit dhe qeverisė greke nuk lanė rast pa konfirmuar heqjen e ligjit absurd tė luftės.
    Gjatė viteve pas 1987 shumė shtetas shqiptarė nėpėrmjet
    procedurave ligjore kanė marrė pasuritė e tyre qė mė parė ishin tė bllokuara nga vendosja e sekuestros konservative qė kishte sjellė pas vetes ligji mbi gjendjen e luftės. Jo vetėm kaq, por tashmė ėshtė fakt i njohur se shumė shtetas shqiptarė kanė blerė pasuri tė patundshme nė Greqi, ēka provon se
    ligji i luftės dhe pasojat e tij ligjore nuk ekzistojnė mė. Ėshtė pikėrisht pėr kėtė arsye qė presidentėt e tė dy vendeve nėnshkruan Traktatin e miqėsisė dhe bashkėpunimit midis tė dy vendeve. Historia e marrėdhėnieve ndėrkombėtare nuk njeh asnjė rast qė dy vende nė gjendje lufte tė lidhin njė
    traktat miqėsie.
    Kėrkimi i shpjegimeve nga ana e Ministrisė tonė tė Punėve tė Jashtme ne vitin 1999, nė se ėshtė e vėrtetė ajo qė njofton shtypi, ėshtė njė gabim sa profesional aq edhe politik qė mund tė shpjegohet me dėmin e madh qė pėsoi diplomacia shqiptare nga humbja e kujtesės administrative dhe diplomatike pas spastrimeve radikale qė u bėnė nė stafin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė gjysmėn e parė tė periudhės sė tranzicionit. Si kudo Shqipėria edhe kėtu tregoi se ėshtė “e para” dhe dha “shembullin e saj udhėrrefyes” pėr vendet e Europės lindore, por qė si gjithnjė nuk u ndoq nga askush. Mendoj se do tė ishte njė gabim tjetėr i madh nė se do tė vihej nė
    jetė propozimi i bėrė nė Kuvend “pėr ngritjen e njė grupi negociues mes dy parlamenteve pėr tė gjetur njė zgjidhje efikase dhe tė shpejtė pėr abrogimin e ligjit tė luftės” (cituar sipas gazetės “Korrieri” datė 24.12.2002).
    Tė negociosh heqjen e gjendjes sė luftės me Greqinė do tė thotė qė tė pranosh qė Shqipėria ėshtė nė gjendje luftė me Greqinė qė nga ana e vet do tė thotė se Shqipėria i ka shpallur luftė Greqisė. Gjetja e zgjidhjes pėr njė situatė tė tillė zakonisht bėhet duke arritur njė kompromis pėr tė kompensuar dėmet
    morale, politike dhe financiare qė i janė shkaktuar viktimės. Edhe nė se nė rastin mė tė mirė, pala greke do tė kėrkonte njė kompensim moral, historisė
    sė Shqipėrisė do t’i vihej njė njollė duke i ngarkuar asaj pa tė drejtė fajin e njė agresioni tė pakryer. Nė se Kuvendi e konsideron si fakt real ekzistencėn e gjendjes sė luftės, atėherė si duhet shpjeguar fakti qė ai disa herė i ka akorduar Greqisė tė drejtėn pėr tė dislokuar ne territorin shqiptar njėsi tė forcave tė saj ushtarake? Problemi nuk shtrohet qė tė
    fshehim kokėn si struci, apo tė kthehemi nė Peer Gynt qė tė mohojmė ekzistencėn e problemeve midis dy vendeve. E vėrteta ėshtė se problemi i gjendjes sė luftės ėshtė njė problem grek dhe i takon qeverisė greke tė mbyll ciklin e akteve ligjore qė mund tė kenė mbetur akoma pa ndryshuar qysh nga heqja e ligjit tė luftės nė vitin 1987. Ky problem duhet trajtuar vetėm
    nė rrugė diplomatike direkt me palėn greke dhe me miqtė tanė euroatlantikė.
    Parlamenti shqiptar mund tė luajė njė rol tė shquar nė takimet me parlamentarėt grekė dhe sidomos me ata europianė. Vizita e ministrit grek Jorgo Papandreu, qė ėshtė shquar si njė politikan dhe diplomat modern me njė vizion bashkėkohor, ėshtė njė rast tjetėr i mirė pėr tė biseduar hapur problemet qė ekzistojnė. Pėr mė tepėr ai ėshtė djali dhe njėkohėsisht trashėgimtari politik i Andrea Papandreut, i cili me largpamėsinė dhe
    kurajon e tij politike kapėrceu mbi pengesat e qarqeve shoviniste greke duke hapur njė erė tė re nė marrėdhėniet midis dy vėndeve tona.
    Diplomacia greke duhet ta kuptojė se taktika tė tilla duke pėrdorur ligjin e paqėnė tė luftės
    si deterrent pėr tė penguar zgjidhjen e problemit ēam, nuk kanė jetė tė gjatė. Ēamėt kanė qenė nėnshtetas grekė qė janė shpėrngulur me njė dhunė tė paparė nga tokat dhe pasurite e tyre. Grabitja e pronave tė tyre nuk ka snjė lidhje me ligjin e luftės, sepse sekuestroja konservative pas
    shpalljes sė gjendjes sė luftės me Shqipėrinė u vu vetėm pėr pronat e shtetasve shqiptarė. Prandaj pala greke duhet ta kuptojė se me gogolin e ligjit tė luftės nuk tremb asnjė njeri nė Shqipėri, por vetėm jep njė shembull negativ pėr stabilitetin nė rajon. Opinioni publik shqiptar me tė
    drejtė pret tė shikojė njė politikė tė jashtme greke nė nivelin e politikės tė Bashkimit Europian dhe tė pozitės greke nė tė si kryetare e radhės e BE-sė.

    Nga Izedin Hajdini
    ish -Ambasador i Shqipėrisė nė Athinė
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Artikulli juaj ėshtė shumė interesant, dhe ju ndihmoni shumė nė vėnjen nė dritė mbi atė ēka ndodhi. Tė shpresojmė tė paktėn qė ne si faktor shqiptarė tė ēfarė do lloji, ministri e jashtme, kuvend, apo OJQ, t'ja vėmė nė dukje kėtė ligj shteteve tė bashkimit Evropjan dhe SHBA's dhe tė llogjikės tė pakuptueshme tė palės Greke pėr njė ligj tė tillė. Nėnkuptohet qartė arsyja e kėtij ligji, siē e thatė edhe ju, se ėshtė vėnė vetėm pėr pronat e shqiptarėve tė greqisė. Ne nė kėtė anė fitojmė pikė mė shumė po ti paraqesim kėto shqetėsime Perėndimorėve sepse nė kėtė mynyrė vėmė njė gurė mė tepėr nė vėrtetimin se Ēamėt janė diskriminuar nga pala greke, dhe defacto ata s'kanė sesi tė kėrkojnė njė tokė qė ėshtė e banuar nga jo-grekė. Pretendimi i tė ashtu quajturės "Epir" nga grekėt e ka zanafillėn qė nė kohė tė hershme. Po ti kthehemi mitologjisė "greke" duhet tė vėmė re se orakuli mė i vjetėr i Zeusit ka qėnė nė Dodonė tė Ēamėrisė, diku nė lindje tė Janinės. Arsyeja pse disa perėndi tė mitologjisė Greke mund tė pėrkthehen vetėm nė shqip ėshtė sepse ato e kanė prejardhjen nga kjo tokė. Nė Dodonė ka pas qėnė njė lis ngaku kur frynte era dilnin tė thėna nė mynyrė fjalėsh. Njerėzit i interpretuan ato si fjalė tė Zotit. Ata e thėrisnin lisin Zot (ngaku doli fjala Zeus), tė thėnat ėshte Athena, dhe era ėshtė Hera. Padyshim ato e kanė prejardhjen nga Dodona dhe nga tokat iliro-pellasg sepse mynyra sesi kėto fjalė vihen nė atė rrethanė ka shumė kuptim. Po ashtu ka edhe shumė gjėta tė tjera rė huazuara nga grekėt dhe tė marra nga kultura jonė si vallet dhe muzika folkorike. Megjithėse unė s'i njoh mirė grekėt, nga ajo qė kuptoj unė ėshtė se ata janė shumė nacionalistė, dhe nėse bota e merr vesh pėrfundimisht se njė pjesė shumė e rėndėsishme e mitollogjisė sė tyre, por edhe emri i kryeqytetit tė tyre qė ėshtė nė shqip, ka prejardhje nga tokat "barbare" do tė ishtė njė humbje e madhe pėr ta. Prandaj ata mundohen ta rishkruajnė historinė qė u shkruajt nga grekėt e hershėm si p.sh. Pirroja ishte grek, apo se Epiri ishte grek, nga vet fjala epir qė do tė thotė tokė e mesme nė greqisht. Ata, besoj unė, e thirrėn kėshtu sepse nga ajo tokė vinte e thėna e Zotit bashkė me erėn (Athena e Zeusit). Prandaj ata e duan atė tokė me aq vrrull dhe pakuptim. E vetmja gjė qė shpresoj unė ėshtė qė ne tė jemi tė bashkuar dhe tė ndalojmė humbjen e energjive duke sulmuar njėri-tjetrin. Pėr kėtė arsye ne si komb jemi tė katandisur kėshtu, ngaqė si kemi besuar njėri-tjetrit aq shumė sa duhet. Tė gjithė e dime sa ka shumė njėrėz tė shquar botėrisht me orgjinė shqiptare, dhe pėr kėtė arsye, tė paktėn unė, s'mund tė arrij pa pytur veten se kur do tė bėhmi njė komb pėr tė qėnė. Gjėja mė e rėndėsishme qė ka kuptuar ėshtė se ne duhet tė kontriubojmė nga aq sa kemi mundėsi pėr tė ndrequr kombin tonė. Unė tani kam marrė njė iniciativė pėr tė shkruar njė libėr pėr kulturėn shqiptare, dhe meqė studjojė pėr arkitekturė, goli im final do tė jetė shkrimi i njė libri pėr arkitekturėm iliro-shqiptare. Nė Ēamėri mesa di unė ka disa ndėrtime me vlerė tė madhe arkitektonike tė cilat i pėrkasin kulturės tonė. Dhe unė me sa tė kem mundėsi do tė shkruaj dhe do tė flas edhe pėr to.
    Shumė nderime tė gjithėve nė forum
    Me respekt
    Drini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 12-01-2003 mė 22:33

Tema tė Ngjashme

  1. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  2. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  3. Veteranėt shqiptarė kremtojnė Ditėn e Ēlirimit tė vendit
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-11-2004, 02:59
  4. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •