Ligji Grek i luftės dhe Shqiperia
Historia e tė ashtuquajturit ligj i luftės ėshtė njė problem qė ka tė bėjė me tė drejtėn ndėrkombėtare, me politikėn e jashtme dhe diplomacinė. Nė kohėn e sulmit tė Greqisė nga ana e Italisė fashiste, Shqipėria kishte pushuar sė qėni subjekt i pavaruar i sė drejtės ndėrkombėtare, sepse ishte pushtuar qysh prej afro njė viti e gjysmė mė parė nga Italia. Ajo nuk ishte mė njė shtet i pavarur, por pjesė e Mbretėrisė sė Savojės. Dhe kur populli
shqiptar i braktisur, pėrpiqej tė mbrohej nga pushtimi i egėr fashist, fqinjėt tanė tė jugut nuk harxhuan asnjė pikė bojė tipografike nė mbrojtje tė vėllezėrve pelazgjikė.
Shqipėria nuk i kishte shpallur asnjėherė luftė Greqisė. Nė kėtė kuptim ligji i luftės nuk ka tė bėjė fare me Shqipėrinė.
Heqja e gjendjes sė luftės midis Greqisė dhe Italisė pas kapitullimit tė kėsaj tė fundit, e ezauronte edhe problemin e gjendjes sė luftės me Shqipėrinė.
Konferenca e Paqes nė Paris e radhiti Shqipėrinė nė anėn e
vendeve fituese, anėtare tė koalicionit antifashisht, megjithė pėrpjekjet diabolike tė kryeministrit grek tė asaj kohe, Caldaris. Ajo u bė pėrfituese e reparacioneve tė luftės nga Italia, ēka tregonte nė mėnyrėn mė elokuente se Shqipėria ishte viktimė dhe jo agresore. Vendosja e marrėdhėnieve
diplomatike u parapri nga njė seri bisedimesh midis pėrfaqėsuesve diplomatikė tė tė dy vendeve. Nė kėto bisedime u bė e qartė se vendosja e marrėdhėnieve diplomatike bėhej pa asnjė kusht nga secila palė. Kjo do te thoshte nuk kishte mė asnjė pretendim as pėr ligjin e luftės dhe as pėr tė
ashtuquajturin Voirio Epir. Rivėnia e ligjit tė luftės mė 1944, heqja e tij mė 1987 dhe rivendosja mė 1999 nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se njė ekspedient politik i Greqisė nė pėrpjekjet e saj pėr tė arritur synimet e saj politike. Por edhe nga pikėpamja e legjislacionit grek, ėshtė tepėr e vėshtirė tė justifikohet vazhdimi i gjendjes sė luftės me Shqipėrinė.
Le ti referohemi fakteve. Nė muajin gusht 1987, nė prag tė vizitės sė premtuar nė Shqipėri tė kryeministrit grek Andrea Papandreu, qė pėr shkak tė keqėsimit tė shėndetit tė tij nuk u krye asnjėherė, Qeveria greke deklaroi heqjen e
ligjit tė luftės me Shqipėrinė duke i dhėnė kėshtu fund njė gjendje anormale nė marrėdhėniet midis dy vendeve. Sipas specialistėve grekė, ligji u hoq me njė akt qeveritar pėr arsye se gjendja e luftės me Shqipėrinė ishte vendosur
jo me ligj tė miratuar nga Parlamenti, por me njė akt tė Mbretit. Pas heqjes sė ligjit tė luftės, nė Tiranė erdhi njė delegacion ekonomik qeveritar grek me tė cilin u nėnshkrua Protokolli i bashkėpunimit ekonomik midis qeverive tė dy vendeve. Nė emėr tė qeverisė greke, Protokollin e nėnshkroi zoti Janos Papantoniu, ministri aktual i Mbrojtjes i Greqisė.
Nė preambulėn e Protokollit, me propozim tė palės greke, nė mėnyrė eksplicite pėrmendej heqja e ligjit tė luftės nga qeveria greke dhe influenca e tij pozitive nė zhvillimin e gjithanshėm tė marrėdhėnieve midis dy vendeve. Autori i kėtyre radhėve, nė atė kohė ishte drejtor i Bashkėpunimit Ekonomik nė Ministrinė e
Punėve tė Jashtme, drejtoi bisedimet nė nivel ekspertėsh qė ēuan nė finalizimin e dokumentit, si dhe ndoqi gjithė procedurat ligjore sipas legjislacionit tė asaj kohe. Duke qenė se nė atė kohė qeveria shqiptare e konsideronte ligjin e luftės si tė paqenė, ishte pėrcaktuar edhe qėndrimi politik pėrkatės qė nė tė gjitha aktet zyrtare dypalėshe shqiptaro-greke nuk pranohej qė tė pėrmendej ligji grek i luftės. Pėrmendja pėr herė tė parė e ligjit nė njė dokument zyrtar ka historinė e vet. Ne u nisėm nga arsyetimi
se meqėnė se Protokolli do tė ratifikohej nga Parlamenti grek, do tė kishte njė dokument zyrtar qė do tė konfirmonte heqjen e ligjit tė luftės tė shpallur nga qeveria greke. Nga ana tjetėr, nė mėnyrė indirekte, Parlamenti grek do tė miratonte njėkohėsisht me Protokollin edhe aktin e qeverisė pėr abrogimin e kėtij ligji famėkeq. Ky arsyetim u miratua nga nga presidenti
dhe klauzola e propozuar nga pala greke u pranua.
Nė fund tė vitit 1987, pala greke me Notė Verbale njoftoi pėr ratifikimin nga Parlamenti grek tė Protokollit, ndėrsa nė fillim tė vitit 1988 pala jonė nėpėrmjet Ministrisė
tė Punėve tė Jashtme i komunikoi palės greke miratimin e dhenė nga Kėshilli i Ministrave. Nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme gjendet Nota Verbale e ambasadės greke dhe numri i dekretit tė Parlamentit grek.
Ėshtė e kuptueshme qė nė se Parlamenti grek do tė kishtė vėrejtje pėr abrogimin e ligjit tė luftės nga ana e qeverisė, ai nuk do ta ratifikonte Protokollin.
Pra, nga pikėpamja legale, nuk ka asnjė dyshim qė abrogimi i ligjit tė luftės me akt qeveritar ėshtė ratifikuar edhe nga Parlamenti grek, qoftė dhe nė mėnyrė indirekte. Gajtė paraqitjes se letrave kredenciale si ambasador i Shqipėrisė nė Greqi nė vitin 1988, autoritetet mė tė larta tė shtetit dhe qeverisė greke nuk lanė rast pa konfirmuar heqjen e ligjit absurd tė luftės.
Gjatė viteve pas 1987 shumė shtetas shqiptarė nėpėrmjet
procedurave ligjore kanė marrė pasuritė e tyre qė mė parė ishin tė bllokuara nga vendosja e sekuestros konservative qė kishte sjellė pas vetes ligji mbi gjendjen e luftės. Jo vetėm kaq, por tashmė ėshtė fakt i njohur se shumė shtetas shqiptarė kanė blerė pasuri tė patundshme nė Greqi, ēka provon se
ligji i luftės dhe pasojat e tij ligjore nuk ekzistojnė mė. Ėshtė pikėrisht pėr kėtė arsye qė presidentėt e tė dy vendeve nėnshkruan Traktatin e miqėsisė dhe bashkėpunimit midis tė dy vendeve. Historia e marrėdhėnieve ndėrkombėtare nuk njeh asnjė rast qė dy vende nė gjendje lufte tė lidhin njė
traktat miqėsie.
Kėrkimi i shpjegimeve nga ana e Ministrisė tonė tė Punėve tė Jashtme ne vitin 1999, nė se ėshtė e vėrtetė ajo qė njofton shtypi, ėshtė njė gabim sa profesional aq edhe politik qė mund tė shpjegohet me dėmin e madh qė pėsoi diplomacia shqiptare nga humbja e kujtesės administrative dhe diplomatike pas spastrimeve radikale qė u bėnė nė stafin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė gjysmėn e parė tė periudhės sė tranzicionit. Si kudo Shqipėria edhe kėtu tregoi se ėshtė e para dhe dha shembullin e saj udhėrrefyes pėr vendet e Europės lindore, por qė si gjithnjė nuk u ndoq nga askush. Mendoj se do tė ishte njė gabim tjetėr i madh nė se do tė vihej nė
jetė propozimi i bėrė nė Kuvend pėr ngritjen e njė grupi negociues mes dy parlamenteve pėr tė gjetur njė zgjidhje efikase dhe tė shpejtė pėr abrogimin e ligjit tė luftės (cituar sipas gazetės Korrieri datė 24.12.2002).
Tė negociosh heqjen e gjendjes sė luftės me Greqinė do tė thotė qė tė pranosh qė Shqipėria ėshtė nė gjendje luftė me Greqinė qė nga ana e vet do tė thotė se Shqipėria i ka shpallur luftė Greqisė. Gjetja e zgjidhjes pėr njė situatė tė tillė zakonisht bėhet duke arritur njė kompromis pėr tė kompensuar dėmet
morale, politike dhe financiare qė i janė shkaktuar viktimės. Edhe nė se nė rastin mė tė mirė, pala greke do tė kėrkonte njė kompensim moral, historisė
sė Shqipėrisė do ti vihej njė njollė duke i ngarkuar asaj pa tė drejtė fajin e njė agresioni tė pakryer. Nė se Kuvendi e konsideron si fakt real ekzistencėn e gjendjes sė luftės, atėherė si duhet shpjeguar fakti qė ai disa herė i ka akorduar Greqisė tė drejtėn pėr tė dislokuar ne territorin shqiptar njėsi tė forcave tė saj ushtarake? Problemi nuk shtrohet qė tė
fshehim kokėn si struci, apo tė kthehemi nė Peer Gynt qė tė mohojmė ekzistencėn e problemeve midis dy vendeve. E vėrteta ėshtė se problemi i gjendjes sė luftės ėshtė njė problem grek dhe i takon qeverisė greke tė mbyll ciklin e akteve ligjore qė mund tė kenė mbetur akoma pa ndryshuar qysh nga heqja e ligjit tė luftės nė vitin 1987. Ky problem duhet trajtuar vetėm
nė rrugė diplomatike direkt me palėn greke dhe me miqtė tanė euroatlantikė.
Parlamenti shqiptar mund tė luajė njė rol tė shquar nė takimet me parlamentarėt grekė dhe sidomos me ata europianė. Vizita e ministrit grek Jorgo Papandreu, qė ėshtė shquar si njė politikan dhe diplomat modern me njė vizion bashkėkohor, ėshtė njė rast tjetėr i mirė pėr tė biseduar hapur problemet qė ekzistojnė. Pėr mė tepėr ai ėshtė djali dhe njėkohėsisht trashėgimtari politik i Andrea Papandreut, i cili me largpamėsinė dhe
kurajon e tij politike kapėrceu mbi pengesat e qarqeve shoviniste greke duke hapur njė erė tė re nė marrėdhėniet midis dy vėndeve tona.
Diplomacia greke duhet ta kuptojė se taktika tė tilla duke pėrdorur ligjin e paqėnė tė luftės
si deterrent pėr tė penguar zgjidhjen e problemit ēam, nuk kanė jetė tė gjatė. Ēamėt kanė qenė nėnshtetas grekė qė janė shpėrngulur me njė dhunė tė paparė nga tokat dhe pasurite e tyre. Grabitja e pronave tė tyre nuk ka snjė lidhje me ligjin e luftės, sepse sekuestroja konservative pas
shpalljes sė gjendjes sė luftės me Shqipėrinė u vu vetėm pėr pronat e shtetasve shqiptarė. Prandaj pala greke duhet ta kuptojė se me gogolin e ligjit tė luftės nuk tremb asnjė njeri nė Shqipėri, por vetėm jep njė shembull negativ pėr stabilitetin nė rajon. Opinioni publik shqiptar me tė
drejtė pret tė shikojė njė politikė tė jashtme greke nė nivelin e politikės tė Bashkimit Europian dhe tė pozitės greke nė tė si kryetare e radhės e BE-sė.
Nga Izedin Hajdini
ish -Ambasador i Shqipėrisė nė Athinė
Krijoni Kontakt