Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Te njohim Atdheun

    Reportazh (Shala e Bajgorės)

    ATJE KU NESĖR DO TĖ KULLOSIN VETĖM RRUFETĖ



    8 janar 2003 / Shkruan: Fazli HAJRIZI



    - Shala e Bajgorės dashuria dhe dhembja ime
    Ka kohė, janė mbushur mė shumė se dhjetė vjet, qėkur Shala e Bajgorės vazhdon tė mė preokupojė, tė mė pushtojė... Mė tėrheq peizazhi i mrekullueshėm i saj, mė mahnit historia e lavdishme e saj, mė entuziazmon e mė bėn krenar pasuria materiale dhe shpirtėrore e saj... Megjithatė, mė shqetėson edhe gjendja e tanishme e saj. Shumė fshatra sot janė shterur, kanė mbetur, tė thuash, shkret.


    Banorėt ua kanė kthyer shpinėn si pėr inat Boletinit, Batahirit, Cerajės, Zijaēės, Ofēarit Zabėrgjės, Rrzhanės, Dedisė... Nesėr?! Mos, o Zot! Atje ku s'ka zėra njerėzish, fėmijėsh, atje ku s'ka blegėrima delesh, qengjash..., atje dėgjohen vetėm bubullima, atje korbojnė korbat, atje kullosin vetėm rrufetė...
    Nė ēdo stinė, besa, nganjėherė edhe ēdo muaj, mė ėshtė bėrė shprehi tė ngjitem nė Shalė tė Bajgorės dhe tė bėj pelegrinazh nė ndonjėrin prej fshatrave tė saj. Shkoj pėr t'u ngazėllyer e pėr tė vuajtur njėkohėsisht. Nuk ka vend nė Shalė ku nuk ka shkelur kėmba ime!


    Kėtė funddhjetor (29 dhjetor 2002) kam vendosur ta vizitoj sėrish Gjytetin dhe, nėse mė del kohė, do tė ngjitem, s'e di pėr tė satėn herė, edhe te Kulla e Isės nė Boletin. Shala, ah Shala e Bajgorės!... Pėr tė hyrė nė gjirin e saj gjithmonė kam kapėrcyer nėpėr derėn e Trepēės. Sot u nisa pėr tė hyrė nėpėr njė shteg tjetėr. Hyra nėpėr portėn e Qytezės (Smrekonicė) nė jug. Udha Tėrthore nėpėr Llanak, Ēajr e Shorte mė nxjerr majė Qafės, Te Birat e Kishės sė Gjytetit tė Rashanit. Aty ndalem dhe vėshtroj pėrreth Shalėn e Bajgorės. Gjithēka ma thith shikimin. Mė bėhet sikur kam hipur nė tempullin kombėtar...


    - Nė kėtė dekor madhėshtor janė zhvilluar ngjarje tė mėdha historike

    Shala e Bajgorės, disa parapėlqejnė ta quajnė Shala e Mitrovicės, shtrihet nė lindje tė Angrit tė lashtė (Lumit tė Bardhė - Ibrit) deri te Murgulla e Lumi i Kaēanollit. Nis nga Bardhana e Albanikut, nė veri, dhe pėrfundon te lumthi i Qytezės, nė jug, duke pėrfshirė njė sipėrfaqe prej afro 300 km², Relievi malor formon fizionominė kryesore tė kėsaj hapėsire tė rėndėsishme gjeografike. Lėvizjet tektonike qė kanė ndodhur nė kohėn e tercierit, kanė bėrė qė mbi shtresat gėlqerore tė formohen shtresa tė trasha tė shkėmbinjve vullkanikė, tė cilėt, si rezultat i proceseve postvullkanike, janė bartės sė xehes sė plumbit dhe zinkut. Meqė kjo hapėsirė ėshtė shumė e pasur, prej kohės antike e deri nė Mesjetė kėtu ka ekzistuar njė organizim i jetės politike e shoqėrore.
    Banorėt e parė qė mund tė identifikohen si njė grup etnik, i kanė takuar fisit ilir tė quajtur Dardan. Shala e Bajgorės, duke filluar nga shpirti i popullit e deri te rrėnojat e kėshtjellave, si kjo e Gjytetit tė Rashanit, ėshtė plot me prehistori. Gjetjet arkeologjike dėshmojnė pėr njė jetė tė organizuar dhe kulturė tė lartė tė paraardhėsve tanė. Trashėgimia materiale ėshtė njė tregues i mirė qė dėshmon qartazi se pasuria xeherore ėshtė eksploatuar nė masė tė madhe nga ilirėt. Kėshtu romakėt, pas ardhjes nė kėto treva, kanė shfrytėzuar njohuritė xehetare tė popullsisė autoktone. Pasuritė xehetare tė Trepēės mundėsuan zhvillimin e mėtutjeshėm tė vendbanimeve tė vogla e tė mėdha, tė cilat lidheshin pėrmes rrugėve tradicionale, tė vogla e anėsore, me ato magjistrale nė drejtim tė pjesėve kryesore tė Dardanisė e mė gjerė.

    Dikur, siē na tregojnė burimet historike, siē dėshmojnė gjetjet arkeologjike, siē na flasin gojėdhėnat e moēme, rrėfimet e pleqve etj., Shala e Bajgorės dhe hapėsira e saj me vargmale tė larta, me gryka tė thella, ishte njėra ndėr sheshet e moēme tė ndeshjeve tė mėdha e tė pėrgjakshme... Pėrleshjet titanike nė mes tė ushtrive tė huaja pushtuese dhe luftėtarėve iliro-shqiptarė, beteja me jehonė tė madhe historike janė zhvilluar nė kėtė dekor madhėshtor tė kėtyre maleve. Shala e Bajgorės shpeshherė gjatė historisė u bė faktori mė determinues i qėndresės kombėtare. Shumė ngjarje tė mėdha me dimensione kombėtare kanė pasur si prolog kryengritjet e shaljanėve, qėndresėn titanike tė tyre. Kėshtu shaljanėt hynė nė skenėn famėmadhe edhe nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, edhe nė kohėn mė tė re...




    - Gjyteti i Rashanit vazhdon tė sfidojė historinė e pashkruar dhe pret kazmėn e arkeologut

    Gjyteti i Rashanit (toponimi i tij nuk ėshtė aq memec sa duket nė vėshtrim tė parė - nganjėherė mė bėhet se ai do tė mė shpie atje ku as vetė nuk e besoj se mund tė arrij) ėshtė njė gravurė madhėshtore e ekspozuar nė cepin jugor tė Shalės sė Bajgorės. Nė brendinė dhe mbretėrinė e heshtjes sė tij provoj tė marr vesh diēka, tė kuptoj prej saj ndonjė gjė... Kėtu, nė kohė tė lashta ka vluar jeta. Sot nuk ka njerėz kėtu. Ata kanė ikur. Kanė ikur edhe shekujt.

    Por Gjyteti dhe muret e tij kanė mbetur kėtu. Kėtu, me siguri, dikur ėshtė luajtur njė tragjedi e madhe. Pas ndonjė lufte tė tmerrshme, tė ndonjė termeti a lėngate, njerėzit nuk e morėn me vete Gjytetin e tyre. E ruajtėn nė kujtesė. Vendi i tyre i dashur ka mbetur gjithmonė pas, si njė qiell i ngrirė, si njė pikėllim i tyre... Aty afėr nė rrah kanė mbetur edhe varret. Prandaj pikėllimi, sigurisht, duhet tė ketė qenė dyfish mė i madh. Ka mundėsi qė nė fillim tė epokės sonė banorėt e braktisėn Gjytetin dhe zbritėn nė fushė. Atje ata lanė gjurmėt e veta tė padiktueshme nė varrezat e moēme, kanė lėnė emrin e moēėm...

    Megjithatė, Gjyteti vazhdon tė qėndrojė nė dekorin e lashtė tė rrėnimeve, vazhdon tė jetojė nė kujtesėn e rashanasve qė ėshtė mė e fortė se muret ēiklopike tė kėshtjellės! Bota shpirtėrore e kėtyre njerėzve ende qėndron mė lart se memecėria e arkivave dhe bibliotekave, ende thotė me zė tė lartė gjėra tė harruara nga ato... Njerėzit, pėr tė mos e harruar vendin e tė parėve, nė shenjė dashurie e kujtimi, morėn pėr mbiemėr emrin e vendbanimit tė tyre...

    Sot Gjyteti ka mbetur njė grumbull i madh gurėsh. Popullata qė gjithė jetėn ka vuajtur pėr grurė, mė shumė se pėr gurė, nuk ėshtė interesuar shumė pėr kėta grumbuj gurėsh. Kėshtu, thana, murriza, kaēa, lajthi, shkoza..., pas pėrpjekjesh shekullore, kanė arritur tė triumfojnė mbi gurėt edhe me ato pak lėndė organike qė kanė mundur tė thithin pėrmes gurėve...


    - Tė bėjmė diēka sa s'ėshtė zbehur kujtesa

    Disa pleq, enciklopedi tė vjetra lėvizėse, edhe sot vazhdojnė tė rrėfejnė pėr Gjytetin, i cili dikur nė kohė tė moēme, shtrihej deri nė Vushtrri; pėr Kroin e Nuseve nė Mazhiq, ku pėr njė natė janė bėrė 77 dasma e kanė ardhur 77 nuse; pėr... Sot, nė kohėn e kompjuterizmit, kėto "enciklopedi" dita - ditės po i mbyllin kapakėt pa e ditur askush se ē'visare tė lashta pėrmbajnė "pergamenet" e tyre!... Gjyteti i Rashanit qė e nxirrte kujtesėn e pleqve nga gjendja opake me tė cilėn ishin mbuluar qytete tė tjera nė kujtimet e brezave, nesėr s'do tė jetė mė as nė... Prandaj...

    Gjyteti ėshtė zhdukur, po kanė lindur shumė gojėdhėna si kujtim i qenies sė tij tė dikurshme. Me zhdukjen e tij edhe sot e kėsaj dite nuk ėshtė ndėrprerė kujtesa e tij e moēme, sepse fisi ka lėnė aty afėr (nė Rashan, nė Qytezė, nė Sumė...) njė degė tė tij... Ėshtė rrėnuar Gjyteti i Rashanit, ėshtė shkretuar, por shpirti i popullit nuk ka pėsuar rrėnim tė plotė. Ai mezi u qėndroi kataklizmave nė mėnyrė tė pashembullt.

    Megjithatė, sa s'ėshtė zhdukur e shuar gjithēka nga rrėnjėt, sa s'ėshtė zhveshur plotėsisht nga kujtimet historike, sa s'ėshtė zbehur plotėsisht kujtesa, sa s'ka rėnė ajo nė gjendje tė plotė terri, duhet tė bėjmė diēka nė kėtė drejtim. Toponimi i Gjytetit, si pjesa mė inerte e kėtij vendbanimi tė lashtė, ėshtė aty. Toka me emrin e lashtė e me Gjytetin brenda nė gjirin e saj ėshtė aty. Nė hapėsirat e legjendave e tė dokumenteve tė lashta unė shoh qartė rrėnojat e Gjytetit, tė cilat janė ende aty. Ato sikur vazhdojnė edhe mė tej tė sfidojnė historinė e pashkruar. Gėrmadha e vjetėr plotėson me njė detaj gojėdhėnėn e moēme dhe, me dritėn e zbehtė, pėrpiqet tė ndriēojė, si njė kometė qė vie nga qiejt e largėt e tė errėt...

    Gjyteti i Rashanit dikur ka qenė njė qendėrbanim i fortifikuar ilir qė i pėrkiste periudhės sė parė tė hekurit. Ai siguronte lėvizje tė qetė nė rrugėn qė pėrbėnte arterien mė tė rėndėsishme tė Dardanisė...
    Ngjitem ngadalė e me kujdes mbi faqen e shkėmbit ku gjenden disa vrima. Banorėt kėtė vend e quajnė "Te Birat e Kishės". Kam idenė se pikėrisht tek to ndodhet ēelėsi i etimologjisė sė emrit Gjytet. Brenda shoh gjurmė asketike. Deri vonė, thonė, janė dalluar fragmente muresh tė kishės sė vjetėr. Edhe unė, si tė parėt tanė dikur, mund tė komunikoj lirshėm me sy edhe me qytezat pėrreth. Nė njė territor tė vogėl, thonė, kanė qenė shtatė kisha...
    Dhe prapė bie nė mendime. Bota prehistorike ilire dhe bota aktuale e kohėrave moderne, megjithatė, janė dy botė tė pandara. Ato janė dy paralele qė ēuditėrisht priten mu para syve tė mi. Edhe kėtu nė Gjytet, edhe nė Xhaminė e vjetėr tė Mazhiqit, edhe nė Kishėn katolike tė Shėn Pjetrit nė Stanterg (Trepēė), po tė trokiste kazma e arkeologut, nga gjiri i tokės do tė dilnin profilime tė kulturave tė lashta prehistorike...


    Gjyteti i Rashanit ende nuk ėshtė bėrė objekt gėrmimi, hulumtimi arkeologjik. Pos arkeologut tė ndjerė, Bajram Koshutanit, me sa di unė, askush tjetėr nuk ka hulumtuar as nuk ka bėrė asgjė nė kėtė drejtim. Jam i bindur se aty ndodhen edhe tuma tė lashta. Tumat e mėdha, pėr tė cilat flasin pleqtė, me siguri, pėrbėjnė njė nekropol tė moēėm. Nė Rashan dhe nė fshatrat pėrreth janė ngritur shtėpi dhe gjurmėt e mureve tė kalasė, tė kishave dhe tė tumave gati janė zhdukur.

    Arkeologėt tanė, pėr momentin, meqė nuk kanė mundėsi materiale tė bėjnė hulumtime shkencore, do tė duhej t'u linin brezave tė ardhshėm, tė paktėn, njė hartė tė saktė arkeologjike, duke i shpallur objektet e saj monumente tė paprekshme kulturore, pavarėsisht se nė pronėn e kujt ndodhen. Ashtu si e kanė ruajtur njerėzit mbi tokė kulturėn e tyre shpirtėrore, me siguri, me po atė fanatizėm e ruan edhe nėntoka kulturėn e vjetėr materiale nė thellėsitė e saj. Prehistoria e Shalės sė Bajgorės duhet tė dalė nga nėntoka ku ėshtė duke u prehur me shekuj...


    - Nė dekorin madhėshtor tė Boletinit gurėt e Kullės sė Isės po troshiten...
    Nė mesditė u ndava nga Gjyteti i Rashanit. Nuk mė bėjnė kėmbėt tė kthehem nė shtėpi pa e vizituar edhe Kullėn e Isės nė Boletin. Pasi vizitova Xhaminė e Mazhiqit (shek. XVI), Kishėn e Shėn Pjetrit nė Trepēė (shek. XV), udhėtova nėpėr kurrizin e vargmaleve qė kanė vėnė supin njėri-tjetrit. Rruga qė pėrbiron nėpėr fytin e luginės, mė nxori te Guri i Kushtrimit. Pėrballė me del Kulla e Isės. U gjenda ballė pėr ballė me njė mall tė madh. Nuk munda tė mbaj mė peshėn kozmike tė kėtij malli. Ai doli nga vetja ime, mbushi gjithė hapėsirėn qė mė rrethonte, dhe shkoi larg, pėrtej viteve e shekujve...

    Kulla e Isės! Sa herė e kam pėrfytyruar mbi re tė bardha, ashtu siē rrėfejnė pėr tė vargjet e kėngės popullore!... Nisem drejt saj. Shkel mbi gurėt e ngrėnė nga rrufetė e erėrat... Gjatė rrugės nuk takoj njeri... Dikur nė kėtė qiell tė kaltėr ēanin ajrin krahėt e fortė tė shqiponjės, ndėrsa mbi kreshtat e kėtyre bjeshkėve shihja njerėz tek ecnin a fluturonin me nga njė palė flatra nė ije...Ndalem nė kikol. Shikimi mė derdhet te kisha serbe. Nė oborrin e saj dalloj njė selvi. Atė nis ta tundė era. O Zot, se si mė duket si bisht dhelpre. Po, po kjo kishė ka qenė gjithmonė strofull e dhelprave!...Sakaq nė derėn e konakut shfaqet njė murgeshė. Pas saj dalin disa ushtarė tė KFOR-it.


    Sa herė jam ngjitur kėtu pranė Kullės sė Isės, kam ndier njė krenari tė ligjshme. Ashtu siē ndihet ēdo njeri kur gjendet nė tempullin kombėtar! E sot, si ndihem sot, o Zot? Kurrė mė tė dėshpėruar, kurrė mė tė shkapėrderdhur, kurrė mė tė troshitur shpirtėrisht!...Kulla e Isės qė me shekuj ka lėshuar rrėnjė nė kėtė kėshtjellė gjigante natyrore, ku shaljanėt u rezistuan me heroizėm rrebesheve tė ushtrive tė ndryshme, sot mė duket si njė gjyshe e thinjur, me fytyrė tė rrudhur sa s'ka mbetur vend as edhe pėr njė rrudhė tė vetme, me duar nė gji, e gėrmuēur, si hėnė e ngrirė e e ngrėnė...

    Pėrpiqem tė kap pėrmasat e trimėrive tė mėdha tė harmonizuara nė relievin e veēantė, por s'mė lėnė krrokamat e sorrėshkinave, kori i korbave qė korbojnė kob, s'mė lėnė tingujt e ējerrė tė kėmbanės sė kishės serbe qė ka lėshuar rrėnjė dhe shkėlqen si nuse e llastuar pranė kullės sė Isės, s'mė lė kryqi i madh i gdhendur lart nė shkėmbin pėrballė qė mė bėhet sikur tallet me kėtė muranė tė mjerė, s'mė lėnė gurėt gjigantė tė kullės qė kanė filluar tė thinjen nga heshtja e tė troshiten nga dhembja e pikėllimi, s'mė lėnė frengjitė e saj qė mė duken si sy tė zbrazėt, s'mė lėnė Kroi i Isės dhe uji i pėrrockės qė dėnesin nė gjuhėn e valėve, s'mė lėnė shtėpitė bosh e tė braktisura si me inat nga njerėzit e lozės sė Isės, s'mė lėnė trungjet e pemėve, ai i qershisė, i mėnit e i njė skamne qė kanė kaluar kufijtė maksimalė tė moshės biologjike dhe duken sikur u ėshtė mėrzitur jeta, s'mė lėnė...

    Kjo kullė e Isės e ngritur si njė kėshtjellė gjigante (tamam pėr tragjedi gjigante), e cila i nxori shaljanėt dhe gjithė shqiptarėt nė skenėn e trazuar historike tė Evropės, si edhe 77 shtėpitė e tjera tė braktisura, mėrdhijnė nė kėtė dimėr tė "butė", dėnesin nė heshtje nė kėtė dekor madhėshtor. U mbushėn tri vjet qėkur ka pėrfunduar lufta. As nuk u kthyen banorėt e Boletinit kėtu (si duket i ka lėnė vullneti pėr tė jetuar nė kėtė djep tė lavdisė), as nuk u renovua kulla, as nuk u rivarrosėn eshtrat e Isės e tė bashkėluftėtarėve tė tij qė u sollėn nė Mitrovicė mė 15 nėntor 1998, as...

    Para njė decenie, pikėrisht mė 28 dhjetor 1992, pas vizitės qė i pata bėrė kullės sė Isės, nė njė reportazh timin, ndėr tė tjera, pata thėnė: “Boletini ėshtė portreti mė i qartė i gdhendur nė Shalėn e Bajgorės dhe nė gjithė relievin madhėshtor kombėtar. Ėshtė portreti i virtyteve mė tė mėdha. Nė Boletin pėrmasat e tokės janė tepėr tė vogla nė krahasim me pėrmasat e trimėrisė sė shaljanėve; dimensionet e maleve: Majdanit, Majės sė Zezė e Kreshbardhės as qė mund tė maten me dimensionet e besės; madhėsia e bjeshkėve nuk mund t’i afrohet madhėsisė sė bujarisė; hapėsira e pyjeve tė larta ėshtė tepėr e ngushtė para hapėsirės sė fjalės sė dhėnė; thellėsia e luginave ėshtė mjaft e cekėt para thellėsisė sė burrėrisė shaljane; luginat me bar e lule tė livadheve tė Barelit e Samatit nuk janė kurrė krahėhapur nė shpatet e maleve sa ē’ėshtė mikpritja nė pragun e kullės sė shaljanėve!...”

    Po sot, ē’mund tė them sot? Nuk kam ēfarė tė them, mė besoni! Kėtu s’ka njerėz, domethėnė s’ka mė dashuri, mall pėr Boletinin, kullėn, historinė, tė kaluarėn e lavdishme, s’ka mė!... Prandaj nuk kam forcė mė tė shkruaj. Prandaj nuk di ēka tė them! Tė them se?!...

    Terri lėshohet ngadalė. Megjithatė s’ma thotė zemra t’ia kthej shpinėn kullės, e cila mė bėhet sikur nė ēdo ēast tkurret. Bėhet sa njė gogėl! Njė mjegull, si qefin, e mbėshtjell shpejt. Njė lot mė pėrvidhet nga sytė, zhdirgjet nėpėr faqet qė mė djegun. Mbėshtes kokėn nė qemerin hark tė portės sė madhe dhe ia nis vajit gati me zė. Po, po qaj. S’mė vjen turp pse qaj! Qaj se s’mund tė bėj asgjė pėr kullėn. Largohem vetėm disa hapa. “Po shkon? – m’u bė sikur dėgjova zėrin qė doli nga njėra frengji e kullės. Ai zė m’u duk sikur m’i puthi sytė e brymtė. “Zhdirgju dhe, kur tė kthehesh nė qytet, pėrshėndeti bashkėfshatarėt e Isės. Sa herė kanė ngrėnė bukė nė kėtė kullė.

    S’di pse e braktisėn Boletinin. S’di pse u ėshtė zverdhur dashuria, kujtimi pėr vendlindjen e kullėn. Unė megjithatė i dua! Ua thuaj kėtė, tė lutem! U thuaj se unė, megjithatė, nuk kam mbetur vetėm kėtu. Kam njerėzit e mi nė varre dhe ēdo dimėr, edhe bora e sivjeme i thinji, po... E ndjej aromėn, avullin e shpirtit tė tyre. Kam kujtimet... As mali nuk ėshtė vetėm. Ai ka shushurimėn e degėve e gjetheve. As fushat e arat, ndonėse kanė mbetur djerrė, nuk janė vetėm. Nė to kullosin rrufetė!... Oh!... Mė fal, u ligshtova pak, po...

    Ndalem dhe mbėshtetem nė trupin e skamnės. Shikoj degėt e saj qė duken si duar. Sakaq nė njėrėn degė tė saj shoh tek var kafkėn hėna e zbehtė. Nė tjetrėn ulet ngadalė e pikėllueshėm trishtimi im!...


    trepca.net
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Teme shume interesante dhe domethenese,

    Duke lexuar shtypin tone,e pare se cka shkruhet neper forume te ndryshme per neve dhe rreth nesh nga vet shqiptaret,duke ndjere injorancen dhe inferioritetin e shume bashkekombaseve tane perballe tjereve ne shume raste,fitohet pershtypja shume e bazuar se te gjitha keto jane pasoje e mosnjohjes se atdheut,vlerave te kultures,artit dhe historise se tij.
    Eshte nje shprehje e vjeter e cila thot se per t`a dashte dikend,s`pari duhet ta njohesh....
    Ne shqiptaret,sic dihet patem fatin e zi- te na ndajne e percajne shume gjate.Per pasoje te kesaj historie te trishtueshme,sot shume te rinje e te reja,jane plot paragjykime per vellezrit e vet te nje gjaku nga krahinat tjera te Shqiperise etnike,jane plot paragjykime per historine e kishes autoqefale shqiptare,jane plot paragjykime per menyren se si u bene konvertimet e medha ne besime e fe te ndryshme,jane shume te painformuar per gjeografine,pasurite e vendit,per zakonet e lashta,mikepritjen tradicionale dhe per shume vlera tjera qe na bejne unik ne bote per kah shumellojsheria e ngjyrave,dokeve,zakoneve,folklorit dhe besimeve.
    Mendoj se duhet vazhduar kjo teme e te nderuarit Erzen, me artikuj,udhepershkrime,studime e forma tjera shkrimesh,ne menyre qe t`a njohim me mire atdheun tone,te pasqyrojme vlerat,punen qe kane bere parardhesit tane nder shekuj dhe te krahasojme te gjitha keto me te metat tona tradicionale qe nuk jane te pakta.Por,natyrisht duke mos rene ne banalitete e ektreme qe ndajne,por vlera qe na bashkojne ...
    Me poshte po sjelli nje udhepershkrim te qytetit te lashte te Beratit,ketij qyteti muze e perle e trashigimise sone historike,arkeologjike,arkitekturore,fetare dhe artistike;

    ---------------------
    Kodikėt e purpurt tė Beratit pėrbėjnė vėrtet njė pasuri tė rrallė dhe ruhen si relike tė ēmuara


    Nė fortesėn e bardhė tė Antipatreas


    Flora NIKOLLA


    Breza studiuesish kanė folur shumė mbi veprat e Onufrit tė madh qė nga shumė syresh besohet se ka lindur nė kėtė lagje. Edhe nė mos qoftė e vėrtetė, e gjithė kjo mori veprash tė bėn tė besosh se mjeshtri dhe djali i tij kanė kaluar jo pak nga jeta e tyre nė kėtė ambient mistik. Pikėrisht kėtu, Onufri i madh, ia ka vendosur Shėn Mėrisė Jezusin nė krahun e djathtė!!!


    Nė njė kthesė rruge, si tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė tė shfaqen radhazi katėr kisha: Shėn Mėria e Vllahernės njė kishė e shekullit tė XIII-tė, aty ku Nikolla, djali i Onufrit, ka lėnė kėtu disa afreske pėr tė vijuar me kishat e Shėn Thanasit, Shėn Kollit, Shėn Andonit. Kostandini i Madh tė shfaqet nė njė bust vendosur pranė murit tė kishės sė Shėn Konstandinit dhe nėnės sė tij, Shėn Helenės. Koha e ndėrtimit, viti i largėt: 1639


    A thua tė jetė bardhėsia e venitur dhe e rreshkur e kalldrėmit.?!!!

    Nė fakt ty tė mbetet vetėm tė kundrosh, kur kapėrcen njė portė tė madhe e gjitha nė gur nė Berat. Sepse sheh njė gjindje qė t'i mbledh mendimet njėherazi pastaj t'i rrokullis furishėm brenda vetes pėr tė thėnė pa dashje mbi dhe nėn buzė: Ėshtė njė mrekulli .!!!

    Sa shpejt ndodh e gjitha kjo?

    Se di.! Tani qė shkruaj do tė thoja nė tė qindin e sekondit.

    Gjendesh nė njė oborr murelartė, atė qė specialistėt e quajnė bazamenti i kullės kryesore tė Kalasė sė Beratit qė ndodhet nė njė qytet mbi 2400-vjeēar, nė jug e nė mes tė Shqipėrisė. Pas kėsaj ballė pėr ballė ke Portėn e Madhe! Kėshtu je nė njė botė tjetėr.

    Kėtė pamje ta jep dlirėsisht Kalaja e lashtė e Beratit, e ngritur hijerėndė mbi njė kodėr. Ajo i rri mbi kurriz qytetit tė "Njė mbi njė dritareve", shtrirė nė tė majtė tė grykės sė lumit Osum. Pastaj, poshtė dhe nė tė djathtė, ka dy lagjet Mangalem dhe Goricė, nga mė tė vjetrat nė qytetin mbi 2400-vjeēar, njė enciklopedi rrėfenjash dikur mė erė jete.

    -"E gjitha ėshtė vyrtyt", thotė bashkėshoqėruesi im nėn zė.

    -Tė ndihesh i rrethuar nga lashtėsia mistike dhe e gjallė, vazhdon ai. Po nėn zė.

    Ti shkel heshturazi mbi kalldrėmin e rreshkur nė tė bardhė tė venitur. Syri ngec paskėsaj nė kalldrėmet, gurė mė gurė, ndarė mes vedit me gjelbėrim bari. Jehona nė kohė tė shkuar tregon se ka qenė njė vendbanim protourban, nė shekullin e VII-V p.e.s, paskėsaj edhe qytet kėshtjellė me mure qė arrinin deri nė 1.400 metra. Njė njeri, nga njė dritare nė njė kat tė dytė nė njė ndėrtese me gure tė bardhė, si tė vijė nga njė kohė e shkuar, tė fton zė-ngrohtė. Pėr tė pirė ujė tė ftohtė e njė kafe turke tė zier mirė. Poshtė kokės sė tij, po sėrish mbi njė mur tė bardhė ėshtė shkruar: Restorant tradicional. Pastaj djathtas mbi njė portė gjysmė harku, shkruhet Market.

    -Hėm, market, emėr i huazuar nga njė gjuhė latine vendosur mbi njė mur tė lashtė .!!! Bota duket se gjithnjė lėviz edhe pėrmes modės, modė nė veshje, modė nė politikė, nė fjalė, nė gjuhė, si kjo fjalė e shkruar mbi njė histori nga njė pronar, qė ka trashėguar kėtė shtėpi tė kėtij qyteti tė shpallur nga UNESKO, pasuri Botėrore.

    Ky idilo-historik nuk rresht kėtu. Nė tė mėngjėr kanė nxjerrė pėr tė shitur punime tradicionale tė kėsaj zone, e ndodhur nė zgrip tė jugut e tė mesit tė Shqipėrisė. Qetėsia, shtėpitė varg njėra pas tjetrės duken sikur vijnė nga njė kohė tjetėr, pa lidhje me shiun grindavec qė ka nisur tė zihet lart nė qiell dhe as me zhurmėn aty poshtė kalasė, qė lėshojnė nga tė gjithė vrimat e mundshme njerėzit dhe makinat.

    Tre burra nė moshė pijnė kafenė e pasdites. Pronari i lokalit, me mure tė lashta, thotė se kalarinjėt (kėshtu quhen banorėt e kalasė), mblidhen zakonisht ēdo pasdite nė tė njėjtėn orė. Pijnė kafe e nga njė gotė raki, por jo rrallė atė tė bekuarėn raki e duan edhe me pak kole, vijon ai. Pohon njė ndodhi tė pėrditshme, ndoshta e rrallė nė jetėn e pėrditshme nė qytetet e mbushur me pluhur tė zi makinash. Ndoshta, ėshtė jehona e Antipatreas sė vitit 216 p.e.s, apo Albanorum oppidium (fortesa e Arbėrve) e pagėzuar kėshtu nga romakėt kjo kėshtjellė. Jehona e tyre tė vjen e flashkėt nė kufinjtė e njė dekade nė njė shekull tė ri. Por, ja qė ajo vjen dhe jeton dhe nė kėtė prag vjeshte. Me fllad erė mali si atėherė, ajo vazhdon tė jetė e rrethuar nga mure tė larta, tė ndara nga 24 kulla, si pėr tė mbrojtur mijėra histori qė i mban brenda saj. Nė njė gotė tė bardhė, vera e butit lėshon tringėllima tė argjendta, nė njė pjatė koleja e famshme e Beratit tė ndjell me erėn e erėzave qė lėshojnė.

    -Nė Korēė ju thonė kolloface, thotė kamarieri, njė djalė rreth tė 20-ve. Makina e parė nė Berat ėshtė blerė rreth vitete 30 tė shekullit tė kaluar, nga njė banor i kėsaj lagjeje mistike ku sot numėrohen mbi 100 shtėpi.


    Nė kishat e Onufrit


    Baret pa fjalė nė kurrizet e vockla qė krijojnė guralecat e rreshtuara si hojėzė bletėsh nė Kala, kėtė lagje qė njihet aq mirė dhe pėr kishat e saj. Askush nuk tė thotė njė numėr tė saktė. 25, 35 apo 40?! Njė kalvar i gjatė historish dhe vuajtjesh mbajnė ato si edhe shtėpitė e Kalasė. Statistikat tregojnė se, sot numri i tyre duhet tė jetė tek 21-shi.

    Capitesh nė kalldrėmin e rreshkur nga koha si pėr tė kursyer kohėn, qė nuk do tė iki brenda kėtij mjedisi. Kisha e Shėn Todrit, me afreskėt e Onufrit i pėrkufizuar si novatori i artit bizantin, ikonat e Krishtit Pantokrator, Gjon Pagėzori, Virgjėresha Mari, etj. Koha ndalet kur sheh veprat e mjeshtrit tė ikonografisė mesjetare nė Katedralen e Shėn Mėrisė apo dhe Muzeun e ikonave "Onufri", njė nga mė tė vizituarit nė Berat dhe nga mė tė rėndėsishmit nė Shqipėri, apo pasuritė qė ruan Muzeu Etnografik.


    Po befasitė qė tė zbulojnė "Kodikėt e Beratit"???


    "Kodikėt e purpurt tė Beratit pėrbėjnė vėrtet njė pasuri tė rrallė dhe ruhen si relike tė ēmuara", na thotė zė plotė njė kalarinj. Fjala ėshtė pėr Kodikun e purpurtė tė Beratit, i cili ėshtė mė i vjetri dhe i takon shekullit VI pas Krishtit. Ai pėrfaqėson njė nga kopjet e vetme nė botė qė arkeologu dhe bizantinologu P. Batifol, mė 1885-ėn e quajti "Codexs Purpureus Beratinus 0" (Kodiku i purpurt i Beratit). Tė krishterėt e Beratit e kanė pagėzuar si "Ungjilli ēudibėrės i Shėn Gjergjit". Ky kodik besohet si njė autograf i Shėn Joan Kristostomit (Gojartit), kryepeshkopit tė Kostadinopojės (Stambollit) 347 - 407, qė iu fal qytetit tė Beratit sė bashku me dorėshkrime tė tjera tė shenjta, prej arhondit beratas Skuripeq nė mbarim tė shek. tė XIII. Kodiku nė fjalė ka 190 fletė. Po veē kėtij ėshtė dhe Kodiku i artė ose kodiku i dytė i famshėm, i cili ėshtė mė i madhi kodik i shenjtė pergamenor i Beratit me 413 fletė dhe me kapakė tė argjendtė tė larė nė flori dhe me shkronja ari tė tretura. Brenda kėsaj sipėrfaqe prej 9.6 ha tė Kalasė ndodhen edhe Sarajet turke, rrėnojat e dy xhamive, sternat e ujit tė quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandės, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Katėr porta komunikimi pėrmbyllin tė gjithė kėtė mjedis mbushur me rrugica tė ngushta dhe ndjellėse. Nuk rresht sė ecuri ndėr to teksa majtas dhe djathtas sheh kopshte, baēe, shtėpi banimi.

    Pas kėsaj kur kalon portėn juglindore futesh nė njė oborr tė fortifikuar. Pėrpara ke sėrish njė portė e dytė. Dhe pikėrisht nė murin ballor tė saj, nė anėn e djathtė tė njė harku ndodhet njė monogram me tulla tė kuqe, qė i pėrket ndėrtimeve bizantine tė vitit 1204. I ndėrtuar ashtu si i gjithė kompleksi mbrojtės nga Despoti i Epirit Mihal I Porta, me monogramin nė formė kryqi me inicialet M.K., edhe sot ruan po kėtė emėr "Porta e Mihal Komnenit".

    Por, nė njė kthesė rruge, si tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė tė shfaqen radhazi katėr kisha: Shėn Mėria e Vllahernės njė kishė e shekullit tė XIII-tė, aty ku Nikolla, djali i Onufrit, ka lėnė kėtu disa afreske pėr tė vijuar me kishat e Shėn Thanasit, Shėn Kollit, Shėn Andonit. Kostandini i Madh tė shfaqet nė njė bust vendosur pranė murit tė kishės sė Shėn Konstandinit dhe nėnės sė tij, Shėn Helenės. Koha e ndėrtimit, viti i largėt: 1639.

    Breza studiuesish kanė folur shumė mbi veprat e Onufrit tė madh qė nga shumė syresh besohet se ka lindur nė kėtė lagje. Edhe nė mos qoftė e vėrtetė, e gjithė kjo mori veprash tė bėn tė besosh se mjeshtri dhe djali i tij kanė kaluar jo pak nga jeta e tyre nė kėtė ambient mistik. Pikėrisht kėtu, Onufri i madh, ia ka vendosur Shėn Mėrisė Jezusin nė krahun e djathtė!!!


    Diell qe ikėn mbi kala


    Xhoni, njė turist londinez ka ditė qė ka ardhur nė Berat. Pasditet i kalon nė kala. Aparatin e ka patur mikun e tij mė tė ngushtė gjatė kėtyre ditėve. Nė tė ka foto nga Parku Kombėtar i Tomorrit, Rezervati i Bogovės, Kanionet e Osumit, bukuri qė ofron Berati njė copė udhė qė kėtu. "Kam shkuar dhe kam ardhur brenda ditės, sepse dua qė diellin kur ikėn dua ta shijoj qė kėtej", thotė Xhoni, mėsues historie, i cili ka tre vite qė nuk i ndahet ēdo verė qytetit mitik tė njė mbi njė dritareve. Ėshtė i ngazėllyer se "UNESKO e tha fjalėn e saj, pėr Beratin me kalldrėmet e lagjes "Mangalem", pėr gurėt e sokakut ku plakat pinė kafe pasditeve, pėr dritaret e panumėrta dhe shtėpitė dykatėshe tė lyera me gėlqere. "E dua Beratin se ėshtė qytet i bardhė", tha ai teksa shihte diellin qė binte nėn Kala.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    [B]Natyra ka privilegjuar Shkodrėn...

    "Metropol",Tirane
    shtator,2009

    Njė studim i REC ka nxjerrė nė pah se kjo zonė ka mundėsi pa fund pėr turizmin

    E rrethuar nga lumenj e liqene, bjeshkė e alpe tė mrekullueshme dhe diversiteti i bimėve e kafshėve


    SHKODER- Rajoni i Shkodrės njihet nga ekspertėt, si njė nga zonat me vlerat mė tė pasura natyrore dhe mjedisore, qė po tė ruhen dhe shfrytėzohen siē duhet do tė ndikojnė dukshėm nė zhvillimin ekonomiko –social, jo vetėm tė kėsaj zone, por edhe tė zonave pėrreth saj.

    Privilegjet

    Qendra rajonale e Mjedisit (REC), pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore, ka kryer njė studim tė hollėsishėm tė kėsaj zone, duke nxjerrė si konkluzion se, nė sajė tė pozicionit gjeografik tė pėrshtatshėm qė ka kjo zonė, resurset e shumėllojshme tė trashėguara, ndėrthuren nė mėnyrė perfekte, duke shpalosur vlerat e njė mjedisi tėrheqės qė krijon mundėsi tė mėdha pėr investime nė fushėn mjaft fitimprurėse tė turizmit. Natyra, e thėnė me plot gojėn, i ka privilegjuar banorėt e zonės sė Shkodrės me mjediset e pasura me vlera natyrore plotėsisht origjinale, ku mė kryesoret janė: Liqeni i Shkodrės, lumi Drin, kaskadat e Drinit (liqenet e Vaut tė Dejės dhe Komanit), lumi Buna, plazhi i Velipojės, rezervati i Velipojės. Laguna e Vilunit, zona e Kelmendit, Bjeshkėt e Namuna dhe Parku i mrekullueshėm Kombėtar i Thethit.

    Mė saktėsisht, pėr tė dhėnė vlerat e detajuara tė kėsaj zone, drejtuesit e REC, i referohen ekosistemit mė tė pasur nė Ballkan, qė pėrfaqėsohet nga liqeni i Shkodrės dhe lumi Buna, qė buron nga ky liqen. Studimet kanė nxjerrė se ekosistemi paraqitet me njė biodiversitet tė admirueshėm. Kėshtu liqeni i Shkodrės me njė sipėrfaqe prej 368 km 2, nga tė cilat brenda kufijve shqiptarė ndodhen 156km2, sepse pjesa tjetėr ka mbetur brenda kufijve tė Malit tė Zi, numėron njė pasuri tė rrallė brenda tij. Studimet e biodiversitetit kanė nxjerrė: 281 lloje shpendėsh, 61 lloje peshqish,17 amfibėsh,33 reptilėsh, 37 gjitarėsh, 39 molusqesh dhe 122 lloje bimėsh, shifra kėto qė dėshmojnė pėr vlerat e padiskutueshme tė kėtij liqeni. Vlerat mjedisore tė kėsaj zone shtohen dukshėm, po tė kihet parasysh fakti se ka njė lidhje tė njėpasnjėshme tė liqenit tė Shkodrės, lumit Buna dhe detit Adriatik, lidhje nė tė cilėn vihen re ligatina tė shumta dhe mjedise tė mrekullueshme pėr zhvillimin e turizmit. Por jo vetėm kjo pjesė tė ofron pasuri dhe mundėsi tė zhvillimit tė kėsaj fushe, sepse mė nė veri tė kėsaj zone ndodhen alpet tė pasura me njė mjedis interesant dhe tėrheqės nė shumė aspekte.

    Alpet dhe bjeshkėt

    Shkodra mes bukurisė dhe shkatėrrimit


    Alpet madhėshtore ofrojnė bukuri dhe peizazhe tė rralla, ndėr tė cilat mė tė rėndėsishmet janė: zona e Kelmendit, Bjeshkėt e Namuna, rrafshi i Dukagjinit, ndėr tė cilat shfaqen luginat e lumenjve alpin siē janė ai i Cemit dhe i Vermoshit, me ujėra tė pastra qelibar, me ujėvara tė mahnitshme dhe liqene tė tipit alpin. Por kur studiohen vlerat e zonės sė Shkodrės, nuk mund tė anashkalohet prania e sistemit malor alpin qė ndodhet nė majat e larta mbi 2000m, ku spikat malėsia e Bjeshkėve tė Namuna me peizazhet e veēanta qė ofrojnė cirqet, luginat akullnajore tė Jezercės, Sefercės,Vermoshit dhe Lepushės. Por vlerat natyrore tė alpeve nuk mund tė kuptohen pa biodiversitetin e rrallė tė bimėsisė, florės dhe faunės, ku livadhet janė etiketuar si “qilima me lule shumėngjyrėshe”, ndėrsa pyjet madhėshtore si “mushkėritė” e kėsaj zone, epitete kėto tė njėllojta edhe pėr Parkun e Thethit. Por, pėrveē vlerave natyrore, specialistėt e mjedisit nė Shkodėr kanė studiuar edhe nivelin e dėmtimeve tė kėtyre vlerave nė zonėn e Shkodrės. Kėshtu studimet kanė nxjerrė qė gjatė 15 viteve tė fundit ka pasur mjaft dėmtime nė pyje, nė zonėn e Cukalit, Vilėzės, Shoshit, Mnelės dhe veēanėrisht nė atė tė Vermoshit. Dėmtime kanė rezultuar edhe tek biodiversiteti i liqenit tė Shkodrės dhe lumit Buna, tė cilat janė shkaktuar nga gjuetia pa kriter, peshkimi me mjete shfarosėse dhe nė periudha tė ndaluara, ėshtė dėmtuar vegjetacioni i brigjeve i liqenit dhe lumit, ku janė hedhur mbeturina dhe janė bėrė ndėrtime. Shqetėsuese paraqitet edhe gjendja e sipėrfaqeve tė gjelbra nė hyrje tė Shkodrės, pranė lumit Buna, ose mė saktė lulishtja e Pazarit, qė pėrfshinte 81700 m2 gjelbėrim, por qė nuk i ka shpėtuar dėmtimeve tė mėdha, si nga sėpata, ashtu dhe nga ndėrtimet. Po kėshtu dėmtime ka pasur edhe nė kurorėn rrethuese tė qytetit nė njė rreze prej 1 deri nė 3 km.

    “Shpėtimi”
    Ende nė kohė...

    Edhe erozioni mbetet problematik, sidomos nė fshatrat Dajē dhe Shirq pranė bregut tė lumit Buna, ku zona tė tėra janė tė papyllėzuara dhe tė dėmtuara nga fenomeni erozion. Ekosistemi u dėmtua pas viteve 90-tė dhe nga hedhja e mbeturinave nė shtratin e lumit Kir qė derdhet nė lumin Drin e mė pas nė lumin Bunė. Duke parė tė gjitha kėto fenomene negative qė kanė dėmtuar zonėn e pasur natyrore tė Shkodrės, specialistėt e mjedisit shprehen se instancat pėrkatėse, duhet tė vijojnė punėn me strategjitė efikase nė mėnyrė qė tė ruhen dhe ripėrtėrihen tė gjitha vlerat e padiskutueshme mjedisore dhe natyrore tė zonės sė Shkodrės, si dhe tė merren masa tė menjėhershme pėr ruajtjen nga dėmtimi i mėtejshėm i kėtyre vlerave.

    Sipas specialistėve, ruajtja dhe ripėrtėritja e kėtyre zonave arrihet, duke u marrė tė gjitha masat pėr mbrojtjen e vlerave ekologjike tė zonave tė dėmtuara nėpėrmjet projekteve dhe programeve tė veēanta nga institucionet qė merren me ruajtjen dhe pėrmirėsimin e mjedisit, duke monitoruar dhe ruajtur terrenet e pasura, duke ndaluar ndėrhyrjet abuzive, duke eliminuar faktorėt shkatėrrues tė mjedisit, duke krijuar njė harmoni ndėrmjet zhvillimit ekonomik dhe atij ambiental ,duke ruajtur impaktin ambiental dhe ngritur struktura administrative dhe ligjore qė do tė merren me kėto pasuri tė mrekullueshme. Marrja e gjithė kėtyre masave do tė bėjė qė tė gjitha vlerat mjedisore dhe natyrore tė zonės sė Shkodrės tė futen nė rrjedhėn e shfrytėzimit nga fusha e turizmit, qė do ti japė njė zhvillim tė shpejtė kėsaj zone, e cila tani pėr tani njihet ende si njė zonat mė tė varfra ekonomikisht, pavarėsisht nga vlerat e mėdha mjedisore dhe natyrore qė mbart nė vetvete.

Tema tė Ngjashme

  1. E duam atdheun, por jo tė jetojmė nė tė. Pse?
    Nga projekti21_dk nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 222
    Postimi i Fundit: 01-03-2013, 12:38
  2. Ēfarė mund tė bėjmė sot pėr atdheun
    Nga Arbushi nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 10-10-2012, 08:32
  3. Dashuria nė dy kohė
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  4. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  5. A ka lidje mes infinitit dhe asaj qe njohim ne?
    Nga Failed Rapper nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 11:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •