Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Berisha dhe politikanët tropojanë në PD

    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Berisha dhe politikanët tropojanë në PD

    Written by Gazeta SOT

    Tuesday, 28 April 2009 22:28

    Nga Kastriot MYFTARAJ
    Pluralizmi politik në Shqipëri në dhjetor 1990 ishte rezultat i një marrëveshjeje mes Ramiz Alisë dhe amerikanëve. Kur Ramiz Alia e pa se nuk kishte nga t’ ia mbante dhe ishte i detyruar që të bënte pluralizmin politik, atëherë loja e tij ishte që t’ u thoshte amerikanëve se ai mund të bënte pluralizmin politik, por nuk mund të bënte që shqiptarët të votonin për një parti të madhe opozitare me PPSH. Loja e Ramiz Alisë ishte që PPSH, e cila pritej të shndërrohej, së paku në letër, në një parti të majtë të llojit perëndimor, të dilte nga zgjedhjet pluraliste si e vetmja parti e madhe në vend, duke mbetur politika shqiptare njëpolare. Kështu PPSH, më pas e shndërruar në PS, do të rrinte gjatë në pushtet.
    Amerikanët e dinin se që të kishte kuptim pluralizmi politik në Shqipëri, duhet të kishte një parti tjetër të madhe opozitare me PPSH. Që të kishte një parti të madhe opozitare në Shqipëri, duhej që të dilte një lider i aftë për këtë gjë. Ky lider duhet të ishte verior, jo vetëm se opozita duhet të kompensonte dhe deficitin e veriorëve në lidershipin politik gjatë gjysmë shekulli të regjimit komunist, por edhe që të ishte më atraktiv për shqiptarët e Kosovës, ku ishte përqendruar interesi amerikan, sa i përkiste hapësirës shqiptare, në dy anët e kufirit.
    Zhvillimet e mëpasme politike në Shqipëri, që nga dhjetori i vitit 1990 e tutje, treguan se Berisha kishte qenë i përzgjedhuri i amerikanëve mes intelektualëve shqiptarë me origjinë veriore, të cilët kishin cilësitë për t’ u bërë lider politikë opozitarë. Në këto cilësi përfshihej karizma, por edhe autoritarizmi, se amerikanët e dinin mirë se një lider politik që të mbajë një parti të madhe, duhet të jetë autoritar. Sigurisht që Berisha ishte komunist, por kjo nuk u prishte punë amerikanëve, madje shikohej si një përparësi, se ata llogarisnin që duke qenë në krye të partisë opozitare një njeri që deri dje do të kishte qenë komunist, kjo do të çante bllokun e elektoratit që pritej të votonte për PPSH, dhe që përbëhej prej 200 mijë anëtarë dhe kandidatë tëe PPSH dhe familjet e tyre, çka do të thoshte rreth 1 milion vota. Tekefundit amerikanët nuk kishin shumë zgjedhje, se nga krahu antikomunist, i shtypur nga regjimi, nuk kishte intelektualë të aftë për të marrë rolin e liderit. Fakti se që atëherë deri më sot nga ish-të persekutuarit nuk ka dalë një person me cilësitë e liderit politik, tregon se përzgjedhja e Berishës ishte pa alternativë.
    Në vjeshtën e vitit 1990, amerikanët, të cilët me mënyrat e tyre kishin përzgjedhur Berishën, ia bënë të qartë Ramiz Alisë se Berisha duhet të ishte njeriu që duhet të lançohej si lider i opozitës. Kjo i prishte planet e Ramiz Alisë i cili synonte që të mos lejonte një parti të madhe opozitare me PPSH, por vetëm parti të vogla. Prandaj Ramiz Alia u përpoq që të lançonte si lider të opozitës një tjetër person nga Tropoja, Azem Hajdarin, të cilin llogariti ta bënte rivalin e Berishës në PD. Në dhjetor 1990 Azem Hajdarit as që i kishte shkuar ndërmend që të vihej në krye të protestave studentore për të përmbysur regjimin komunist, derisa nuk e thirrën që të zbatonte skenarin e Ramiz Alisë. Në fakt Azem Hajdari nuk ishte lider i lëvizjes studentore, se realisht nuk pati një lider të saj.
    Nga protestat studentore doli PD, në të cilën Azem Hajdari u katapultua si kryetar i Komisionit nismëtar, domethënë kryetar i përkohshëm i partisë. Katapultimi i Azem Hajdarit u bë për të evituar Ramiz Alia që të përmbushte premtimin që u kishte dhënë amerikanëve se në krye të PD do të dilte Sali Berisha. Berisha ishte vetëm një nga 16 anëtarët e komisionit nismëtar, që votoi për Azem Hajdarin. Ata që e votuan Azem Hajdarin e shikonin atë si një lider të përkohshëm të partisë, vendin e të cilit siç e tregoi koha ishte planifikuar ta zinte Gramoz Pashko, duke qenë si rezervë Eduard Selami. Gramoz Pashko kishte qartësisht mbështetjen e Ramiz Alisë dhe dukej se Pashko kishte klanin që përbënte shumicën e komisionit nismëtar. Berisha pothuajse nuk kishte fare mbështetje. Azem Hajdari ishte karizmatik dhe impulsiv, por i mungonte energjia dhe kapaciteti i Berishës për të punuar ditë-natë. Nëse Azem Hajdari do të kishte qenë lider i PD në vend të Berishës, kjo parti sigurisht që do të ishte një parti e zhurmshme, por gjithsesi nuk do të ishte veçse një nga partitë e vogla të politikës shqiptare.
    Dëshira e Ramiz Alisë për ta siluruar Sali Berishën u duk qartë kur në fund të janarit 1991, gjatë së vajtje të Berishës në qytetin e Bajram Currit, në cilësinë e anëtarit të Komisionit nismëtar të PD, atje u organizua i pari nga antimitingjet famëkeqe që organizonte PPSH gjatë mitingjeve të PD, ku një grup njerëzish sulmoi tribunën gjatë mitingut në kohën që po fliste Berisha dhe i rrëmbeu këtij mikrofonin e iu drejtua turmës duke e quajtur parafolësin tradhtar dhe armik të Tropojës. Që ky ishte një skenar shtetëror, kjo u kuptua nga fakti se telegrami drejtuar Ramiz Alisë nga pjesëmarrësit në antimiting, u lexua në lajmet e mbrëmjes në televizionin shtetëror, i vetmi në vend. Dukej qartë se qëllimi i regjimit komunist ishte që të jepte të kuptonte se Berishën nuk e donte as vendlindja e vet, Tropoja. Berisha, pas mitingut në Tropojë në janar 1991 dha të kuptojë se kishte një skenar për eliminimin e tij fizik. Në fakt ky skenar do të riaktivizohej më pas në 1997, gjatë një tjetër vajtjeje të Berishës në Tropojë, për të sajuar legjendën e armiqësisë së tij me Tropojën.
    Në këto rrethana, në shkurt 1991, dy muaj pas krijimit të PD, do të mbahej konferenca e kësaj partie për krijimin një forumi më solid drejtues, që do të quhej Komisioni drejtues, dhe që do të ekzistonte deri në kuvendin e parë kombëtar të kësaj partie. Gjithashtu në konferencë do të zgjidheshin dhe kryetari e sekretari i përgjithshëm i partisë. Sipas statutit të asaj kohe të PD-së, kryetarin e partisë e zgjidhte forumi më i lartë drejtues i partisë që ishte komisioni drejtues prej 19 anëtarësh i zgjedhur nga konferenca e partisë (komisioni drejtues atëherë kishte atributet që më vonë e patën kryesia e partisë dhe këshilli kombëtar). Ramiz Alia, i cili i luante fijet në prapaskenë, u kishte dhënë fjalën amerikanëve se do të bënte gjithçka që Berisha do të dilte kryetar i partisë nga konferenca. Por në anën tjetër Ramiz Alia punonte kundër Berishës, duke dashur t’ i paraqesë gjërat sikur Berisha kishte humbur në një votim demokratik, me vetëm një votë.
    Përsëri, rol kyç për dështimin e zgjedhjes së Berishës në votimin e parë, pati Azem Hajdari, i cili vuri kandidaturën për kryetar partie. Azem Hajdari e dinte mirë se Berisha kishte nevojë për votën e tij që të zgjidhej kryetar (Hajdari mori vetëm një votë, e cila qartësisht ishte e tija), dhe se me kandidimin e tij (Hajdarit), shtoheshin mundësitë e kandidatit tjetër, Gramoz Pashko, për të fituar postin e kryetarit. Në përfundim të votimit Berisha mori nëntë vota nga nëntëmbëdhjetë, domethënë një më pak nga sa i duheshin për të fituar. Berisha mori aq vota sa mjaftonin që Ramiz Alia të justifikohej para amerikanëve se ai e kishte mbështetur Berishën (por në fund plani kishte dështuar për një votë), por jo aq vota sa duheshin që të fitonte. Gramoz Pashko mori katër pesë, ndërsa Aleksandër Meksi mori katër vota. Në votimin e dytë pritej që të fitonte Pashko, duke qenë se për të pritej të shkonin të gjitha votat që nuk shkuan për Berishën, duke përfshirë dhe atë të Hajdarit, falë një premtimi që Pashko i kishte bërë Hajdarit se, nëse ky i jepte votën për kryetar, atëherë Pashko, në këmbim, do ta mbështeste për t’ u bërë sekretar i përgjithshëm, posti nr. 2 në parti.
    Pas këtij suspansi pritej një votim i dytë të nesërmen. Në ndërkohë amerikanët ushtruan presion të fortë tek Ramiz Alia që Berisha të dilte në krye të PD. Atëherë diktatori komunist u tha se derisa ata donin kështu, ai nuk kishte çfarë të bënte dhe ishte i detyruar të influenconte që kryetari i parë i Partisë Demokratike, të zgjidhej në mënyrë aspak demokratike. Neritan Ceka, pas të gjitha gjasave i instruktuar nga Ramiz Alia, tha në mbledhjen tjetër se nuk kishte fare nevojë për votim, se të gjithë në sallë e kishin të qartë që kryetar ishte Sali Berisha. Pas kësaj, me konsensus Berisha u shpall kryetar i partisë. Azem Hajdari nuk u gëzua nga zgjedhja e Berishës për shkak se ai e dinte mirë se nuk kishte vend për dy tropojanë në lidershipin e PD. Dhe vërtet, me zgjedhjen e Berishës në krye të partisë, Azem Hajdari mbeti thjesht anëtar i komisionit drejtues prej 19 vetësh. Postin nr. 2 në parti, atë të sekretarit të përgjithshëm e mori Eduard Selami.
    Pas zgjedhjeve të para pluraliste në vend, ato të marsit 1991, që siç dihet i fitoi PPSH, në PD pati zëra, me burim nga Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari, se tashmë Berisha duhet të ndiqte shembullin e liderëve të partive perëndimore, të cilët japin dorëheqjen kur partia humb zgjedhjet. Madje këto zëra thoshin se me Berishën partia nuk mund të vinte në pushtet as në zgjedhjet e parakohshme. Por qenë amerikanët ata që e mbështetën Berishën. Kur Sekretari i Departamentit të Shtetit, James Baker foli në parlamentin shqiptar, gjatë vizitës në Tiranë, ai tha se kishte ardhur në Shqipëri me ftesë të Sali Berishës. Me këtë amerikanët i dhanë publikisht Berishës kredencialet e njeriut të tyre në PD, çka e fuqizoi shumë pozitën e Berishës në parti. Të tjerat ai qe në gjendje t’ i bënte vetë.
    Në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, nga 75 deputetë që nxori PD tre deputetë qenë nga Tropoja, por asnjë prej tyre nuk u zgjodh në Tropojë, ku fitoi PPSH. Sali Berisha, u zgjodh në Kavajë, Azem Hajdari në Shkodër, Besnik Mustafaj në Tiranë. Nga këta Besnik Mustafaj nuk e kishte fare teserën e PD, por vetëparaqitej si një intelektual pranë kësaj partie. Të tre ata qenë muslimanë nga Tropoja. Rrethi i Tropojës në 1990 kishte 42 mijë banorë, nga të cilët 71% muslimanë dhe 29% katolikë, sipas regjistrimeve të para Luftës së Dytë Botërore. Tre deputetë tropojanë në PD, nga një rreth i vogël verior si Tropoja, madje nga një pjesë e këtij rrethi, dukeshin vërtet shumë, aq më tepër që asnjëri prej tyre nuk qe zgjedhur në Tropojë. Berisha e kuptonte se kjo e dëmtonte atë si lider dhe me siguri që ai do të donte që së paku njëri prej dy tropojanëve të tjerë, pas të gjitha gjasave Azem Hajdari, të mos ishte zgjedhur deputet.
    Azem Hajdari i kishte sjellë jo pak probleme PD gjatë fushatës zgjedhore me retorikën e tij plot slogane të bujshme. Problemi i radhës erdhi në qershor 1991. Deri në këtë kohë, ende çështjet fetare nuk qenë sjellë në debatin politik midis dy palëve dhe liderët e dy partive të mëdha qenë treguar të kujdesshëm që mos të kishte implikime fetare në veprimtarinë e tyre politike, së paku jo në dukje. Për herë të parë një gjë e tillë ndodhi në qershor 1991, kur nënkryetari i PD-së, Azem Hajdari, pati bërë një gjest që do të qe rasti i parë i përzierjes të politikës me fenë, në Shqipërinë paskomuniste. Në këtë kohë në Tropojë u mbajt një tubim për promovimin e rindërtimit të një tempulli musliman shiit, teqes së Dervish Luzhës, që u rindërtua me shpenzimet e vetë Azem Hajdarit, i cili qe oratori kryesor në këtë tubim. Kjo ngjarje shkaktoi debatin e parë për çështje fetare në politikën shqiptare. PS, e cila porsa pati zgjedhur një lidership të dominuar nga ortodoksët, e përdori këtë rast, për ta akuzuar PD-në se po merrte profilin e një partie islamike. Ironikisht, pati qenë qeveria e PPSH (PS) e drejtuar nga kryeministrit ortodoks, Fatos Nano, ajo që një muaj më parë, në maj 1991, e pati futur Shqipërinë në Organizatën e Konferencës Islamike, duke çuar për këtë qëllim në tubimin e radhës të kësaj konference ministrin e jashtëm, Muhamed Kapllani.
    PD shkoi në Kuvendin e parë të saj në shtator 1991, pasi në qershor kishte arritur t’ i shkëpuste partisë në pushtet, marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare në harkun e një viti, do të thotë brenda pranverës së vitit 1992. Kjo e fuqizonte pozitën e Berishës. Në prag të kuvendit pati dy përpjekje për ta larguar Berishën aforfe nga posti i kryetarit të partisë, kur u propozua që në kryesi të mos ketë ish-komunistë, si dhe kur kryesia ekzistuese votoi që statuti të parashikonte që të ishte kryesia ajo që ta zgjidhte kryetarin e partisë. Por duket se ishte presioni amerikan ai që bëri që ky vendim të anullohet dhe kjo çështje t’ i lihet kuvendit të partisë. Në kuvend Azem Hajdari kandidoi përsëri përballë Berishës për postin e kryetarit të partisë. Ky insistim i Azem Hajdarit për të kërkuar postin e kryetarit sigurisht që nuk i pëlqeu Berishës, së pari po për ato arsye që nuk i pëlqeu dhe anëtarësisë dhe mbështetësve të PD, se kështu e kapërcente masën prezenca e tropojanëve në lidershipin e PD.
    Azem Hajdari kandidoi qartësisht për të çarë bllokun e votave pro Berishës, në mënyrë që të përfitonte kandidati tretë, dhe më seriozi kundër Berishës, Neritan Ceka. Ky i fundit porsa kishte shoqëruar Presidentin Ramiz Alia në një vizitë në Finlandë dhe Francë, pa miratimin e partisë, por thjesht i përzgjedhur nga Alia si përfaqësues i opozitës. Me këtë Ceka sfidonte Berishën, por tregonte dhe se ishte karta që Ramiz Alia po luante kundër Berishës në PD. Synimi i kundërshtarëve të Berishës ishte që ai të mos zgjidhej që në votimin e parë. Pastaj ata shpresonin se në një votim të dytë, Berisha do të hynte i dobësuar dhe do të humbte. Në korridoret flitej për një aleancë Ceka-Hajdari në turin e dytë të votimit, të llojit të asaj Pashko-Hajdari në shkurt.
    Në votimin për kryetar, Berisha mori 449 vota, Neritan Ceka 77 dhe Azem Hajdari vetëm 9 vota. Kuvendi i PD konfirmoi mbështetjen për Berishën si lider, dhe shfryu “tollumbacen” Azem Hajdari. Berisha, megjithëse kishte mbështetje absolute brenda partisë, kërkoi kompromis me kundërshtarët e tij në parti. Ai, pranoi që Eduard Selami të bëhej sekretar i përgjithshëm i partisë, si dhe që partia të kishte tre nënkryetarë, të cilët qenë të tre nga kundërshtarët e tij, Neritan Ceka, Arben Imami, Azem Hajdari. Ajo që bëri përshtypje ishte zgjedhja e Azem Hajdarit në postin e nënkryetarit të partisë. Berisha qartësisht nuk e donte zgjedhjen e Azem Hajdarit në postin e nënkryetarit se kjo u jepte dorë atyre që thoshin se PD është parti e tropojanëve. Por çuditërisht, Azem Hajdari u mbështet për të marrë postin e nënkryetarit nga klani i Pashkos, i cili thoshte se PD me në krye Berishën nuk do të thoshte Partia Demokratike, por Partia e Dragobisë. Në kujtesën e anëtarëve dhe mbështetësve të PD ishte sigurisht imazhi i Shpellës së Dragobisë në Tropojë, i ngulitur nga poezia e Nolit që gjendej në tekstet shkollore të kohës së komunizmit, dhe me këtë luante Pashko.
    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të marsit 1992, ku fitoi PD, nga 92 deputetët që pati PD (nga 140 që kishte parlamenti) katër qenë me origjinë tropojane, dhe nga ata vetëm njëri, Besnik Mustafaj u zgjodh në Tropojë. Sali Berisha u zgjodh deputet në Kavajë, Azem Hajdari në Shijak, Shaban Memia në Tiranë. Një tjetër tropojan, Lisien Bashkurti, u zgjodh deputet nga Partia Socialdemokrate, e cila në ato zgjedhje ishte aleate e PD dhe që mundi të fitonte shtatë deputetë falë mbështetjes që i dha PD deri edhe me zonë të lirë. Kështu koalicioni i kryesuar nga PD çoi në parlament pesë tropojanë, të gjithë të lindur në Tropojë. Pesë deputetë nga një rreth me 42 mijë banorë qenë vërtet shumë, aq më tepër kur të pestë ata qenë muslimanë, pra nga pjesa prej 30 mijë banorësh muslimanë e rrethit të Tropojës. Edhe pse në qeveri nuk do të kishte asnjë ministër tropojan, kjo influencoi disi që të krijohej miti politik i pushtetit të tropojanëve.
    Azem Hajdari qe i pakënaquri i madh nga ndarja e posteve pas ardhjes së PD në pushtet. Azem Hajdari donte të merrte postin e ministrit të Brendshëm, gjë që nuk e arriti. Pas insistimit të Hajdarit, Berisha i tha ftohtë: “Çfarë kërkon ti, që të na thotë opozita se këta dy tropojanët u bënë si dy gjeorgjianët, Stalini e Beria, në Bashkimin Sovjetik!” Atëherë Hajdari kërkoi postin e kryetarit të PD, i cili mbeti vakant se Berisha u zgjodh kryetar i PD. Por Berisha nuk mund të pranonte as që kryetari i partisë në pushtet të ishte një tropojan, në ndërkohë që Presidenti ishte tropojan. Në konferencën e PD që u mbajt në 16 prill 1992, për të zgjedhur kryetarin, Berisha mbështeti Eduard Selamin. Azem Hajdari kandidoi përballë tij, duke dashur që të tregojë se nuk kishte hequr dorë nga ambicia e tij. Gjithashtu kandidoi dhe nënkryetari tjetër i pakënaqur, Arben Imami. Nga 485 vota, Hajdari dhe Imami ndanë 74 votat që nuk i mori Selami, i cili mori 411 vota. Ky ishte dështimi i dytë i madh i Hajdarit. Pas kësaj ai u bë armik i Berishës.
    Klani antiberishë në PD, ata që pak muaj më pas do të dilnin publikisht me një mocion, e nxitnin Azem Hajdarin që të dilte publikisht kundër Berishës. Por, Azem Hajdari, ndërsa i mbështeste, nuk donte që ta shiste veten lirë, dhe u kërkonte që ta njihnin si liderin e tyre. Por mocionistët, të cilët në shumicën e tyre qenë me origjinë nga Shqipëria e Jugut, dhe që donin ta çanin PD-në me kartën e antiveriorizmit, nuk mund të nxirrnin në krye të lëvizjes së tyre një tjetër tropojan. Prandaj ata e mbanin Hajdarin me premtime. Në fakt, mospërmbushja nga mocionistët e aspiratës së Hajdarit për të qenë lideri i tyre, e shpëtoi Hajdarin nga përjashtimi prej partisë në konferencën e gushtit 1992, e cila mbajti qëndrim ndaj mocionistëve. Mocionistët e PD të vitit 1992, qenë ekuivalenti i asaj që do të ishte në 2001 lëvizja për katarsis në PS.

    Vijon...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Shume interesant ky shkrim i Kaç Myftarit (per shkrimet dhe botimet e tij me se normale kjo).

    Jo 100% e vertetë (histori bruto), por 95% e vertete dhe 5% e rafinuar (e vertete e perpunuar, por kurrsesi e genjeshter).

    Rrofsh Brari për mundimin.
    Mos harro se ne fund te shkrimit ke shkruar: Vijon...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Shum e bukur pralla

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e maxhuni
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Vendndodhja
    Atje Ku S`Ke Qënë NDoNJëHeRe Ti :)
    Postime
    269
    Ça ViJOn Më TeJ ??? !!!! Po PReSIm Ne .....
    FJªLët Janë G®ā .... VeP®aT Jãńë Bų®®ǻ

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nje gur tjeter i hedhur ne lume, nga Brari, ne nevoje te debatit te munguar keto dite, duke shpresuar qe te mbushen faqet serisht, ne shprese per ta gjetur! Ironia e postimit, qendron pikerisht ne zbardhjen dhe aprovimin e shume replikave te mia, perfshi ketu edhe antare te tjere, ne lidhje me mohimin e deklaratave te vete Brarit, ku ngren ne piedestal Berishen, si heroi kombetar, qe i dha grushtin komunizmit, qe doli nga turrma me energjine dhe deshiren per demokraci, doli kundra rrymes dhe u solli shqiptareve lirine, u dhuroi te drejten e fjales e zgjedhjes, i coi ne kurbet ku te hapin syte dhe te kontribojne ne mireqenjen ne familjeve te tyre..dhe lista vazhdon. E pra, eshte Brari vete, qe hap nje teme, ku pamvaresisht titullit te saj dhe vijimit qe presim, na prezanton me historine e Partise Demonkratike dhe me lindjen e nje lideri, qe do vazhdoje te mbetet dy dekada ne fuqi, duke e bere kete vend te eci ne perpjestim te zhdrejte me kohen dhe duke lene gjurmet ne historine e tij. Ta kishte postuar ne nje teme tjeter, nuk do ishte cudi, por te hape nje teme, apostafat, te ben te mendohesh dhe te presesh se provokimi, gjella e preferuar dhe specialiteti i kuzhines Brar, do serviret serisht. Fat te mbare me temen, se je merzitur keto dite. Nese deshe provokimin te beje pune, bujrum ne kurrizin tim, se mendimin tim rreth figures Berisha, e ke te qarte dhe nuk i trembem as opinionit tuaj sulmues e klasifikues ne fuqine e paragjykimit dhe as te vertetes qe cdo shqiptar (jo shqip-foles) meriton te njohe e godase..

    Amerikanët e dinin se që të kishte kuptim pluralizmi politik në Shqipëri, duhet të kishte një parti tjetër të madhe opozitare me PPSH. Që të kishte një parti të madhe opozitare në Shqipëri, duhej që të dilte një lider i aftë për këtë gjë. Ky lider duhet të ishte verior, jo vetëm se opozita duhet të kompensonte dhe deficitin e veriorëve në lidershipin politik gjatë gjysmë shekulli të regjimit komunist, por edhe që të ishte më atraktiv për shqiptarët e Kosovës, ku ishte përqendruar interesi amerikan, sa i përkiste hapësirës shqiptare, në dy anët e kufirit.
    Zhvillimet e mëpasme politike në Shqipëri, që nga dhjetori i vitit 1990 e tutje, treguan se Berisha kishte qenë i përzgjedhuri i amerikanëve mes intelektualëve shqiptarë me origjinë veriore, të cilët kishin cilësitë për t’ u bërë lider politikë opozitarë. Në këto cilësi përfshihej karizma, por edhe autoritarizmi, se amerikanët e dinin mirë se një lider politik që të mbajë një parti të madhe, duhet të jetë autoritar. Sigurisht që Berisha ishte komunist, por kjo nuk u prishte punë amerikanëve, madje shikohej si një përparësi, se ata llogarisnin që duke qenë në krye të partisë opozitare një njeri që deri dje do të kishte qenë komunist, kjo do të çante bllokun e elektoratit që pritej të votonte për PPSH, dhe që përbëhej prej 200 mijë anëtarë dhe kandidatë tëe PPSH dhe familjet e tyre, çka do të thoshte rreth 1 milion vota.
    Neser, te lodhur nga hallet e jetes dhe te taksuar me kete memorie te shkurter, ne kete forum, do kete serisht persona qe besojne ne voten e lire, njelloj sic do e konsiderojne ate te 28 qershorit. Keto persona do jene po ato, qe do vazhdojne te ngrejne ne piedestal, lirine e popullit qe me voten e tyre, zgjedhin liderin qe preferojne. Sot, u behet thirrje njerezve te nxitojne e te aplikojne per karta identiteti, si kriter primar per zgjedhje te drejta. Akoma nuk e kuptojne delet, qe zgjedhja eshte bere, por kartat e identitetit, me teknollogjine bashkohore, me shenja gishtat etj, nuk jane gje tjeter vetem se nje perpilim dhe ri-regjistrim i popullsise ne rrajon, per t'ja servirur Big Brotherit..Per te tjerat nuk po zgjatem, se qe Berisha ka qene komunist dhe se nuk e zgjodhi populli, por Amerika dhe se Shqiperia eshte thjeshte nje kukull ne duart e vajzes tekanjose, kete e dime dhe eshte nje fat qe na duhet ta pranojme pa kushte. Kosova e don Berishen dhe mire ben, se Berisha eshte Amerike dhe Amerika eshte sovranitet, por kjo nuk do te thote qe Kosova te keqinformohet rreth Berishes, ashtu si edhe shqiptaret e tjere. Se neser, ashtu sic po presim veten me thike per grekun, ashtu mund te shijojme edhe diabetin ekonomiko-politik.

    Azem Hajdari qe i pakënaquri i madh nga ndarja e posteve pas ardhjes së PD në pushtet. Azem Hajdari donte të merrte postin e ministrit të Brendshëm, gjë që nuk e arriti. Pas insistimit të Hajdarit, Berisha i tha ftohtë: “Çfarë kërkon ti, që të na thotë opozita se këta dy tropojanët u bënë si dy gjeorgjianët, Stalini e Beria, në Bashkimin Sovjetik!” Atëherë Hajdari kërkoi postin e kryetarit të PD, i cili mbeti vakant se Berisha u zgjodh kryetar i PD. Por Berisha nuk mund të pranonte as që kryetari i partisë në pushtet të ishte një tropojan, në ndërkohë që Presidenti ishte tropojan. Në konferencën e PD që u mbajt në 16 prill 1992, për të zgjedhur kryetarin, Berisha mbështeti Eduard Selamin. Azem Hajdari kandidoi përballë tij, duke dashur që të tregojë se nuk kishte hequr dorë nga ambicia e tij. Gjithashtu kandidoi dhe nënkryetari tjetër i pakënaqur, Arben Imami. Nga 485 vota, Hajdari dhe Imami ndanë 74 votat që nuk i mori Selami, i cili mori 411 vota. Ky ishte dështimi i dytë i madh i Hajdarit. Pas kësaj ai u bë armik i Berishës.
    Pas këtij suspansi pritej një votim i dytë të nesërmen. Në ndërkohë amerikanët ushtruan presion të fortë tek Ramiz Alia që Berisha të dilte në krye të PD. Atëherë diktatori komunist u tha se derisa ata donin kështu, ai nuk kishte çfarë të bënte dhe ishte i detyruar të influenconte që kryetari i parë i Partisë Demokratike, të zgjidhej në mënyrë aspak demokratike. Neritan Ceka, pas të gjitha gjasave i instruktuar nga Ramiz Alia, tha në mbledhjen tjetër se nuk kishte fare nevojë për votim, se të gjithë në sallë e kishin të qartë që kryetar ishte Sali Berisha. Pas kësaj, me konsensus Berisha u shpall kryetar i partisë. Azem Hajdari nuk u gëzua nga zgjedhja e Berishës për shkak se ai e dinte mirë se nuk kishte vend për dy tropojanë në lidershipin e PD. Dhe vërtet, me zgjedhjen e Berishës në krye të partisë, Azem Hajdari mbeti thjesht anëtar i komisionit drejtues prej 19 vetësh. Postin nr. 2 në parti, atë të sekretarit të përgjithshëm e mori Eduard Selami.
    Pas zgjedhjeve të para pluraliste në vend, ato të marsit 1991, që siç dihet i fitoi PPSH, në PD pati zëra, me burim nga Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari, se tashmë Berisha duhet të ndiqte shembullin e liderëve të partive perëndimore, të cilët japin dorëheqjen kur partia humb zgjedhjet. Madje këto zëra thoshin se me Berishën partia nuk mund të vinte në pushtet as në zgjedhjet e parakohshme. Por qenë amerikanët ata që e mbështetën Berishën. Kur Sekretari i Departamentit të Shtetit, James Baker foli në parlamentin shqiptar, gjatë vizitës në Tiranë, ai tha se kishte ardhur në Shqipëri me ftesë të Sali Berishës. Me këtë amerikanët i dhanë publikisht Berishës kredencialet e njeriut të tyre në PD, çka e fuqizoi shumë pozitën e Berishës në parti. Të tjerat ai qe në gjendje t’ i bënte vetë.
    Une do ja keshilloja kujtdo, ta lexonte kete artikull, pamvaresisht autorit (qe s'e njoh mire) dhe vertetesise apo perpunimit (sic permendi edhe Antimafia me lart). Nje gje e them me siguri. Nese populli shqiptar, vertet do kishte fuqi dhe t'ju jepte e drejta te zgjidhte ne menyre demokratike, 90% e politikaneve, qe per dy dekada, e shnderruan kete vend ne kasaphane, nuk do shiheshin me ne fushen politike dhe duke u dhene pamvaresi organeve te drejtesise, duke zbatuar ligjin me rigorozitet, duke perdorur taksa dhe te ardhurat me efikasitet, ju garantoj qe Shqiperia do behej lule, ne nje afat kohe teper te shkurter. Kjo arrihet, por se pari, duhet nje sensibilizim shoqeror, nje ndryshim mentaliteti ne mase dhe nje force per te kerkuar ate cfare meritojme.

    Vazhdo Brar..vijo me thurje levdatash Berishes. Kenaqu me nje rruge te super-vonuar dhe fitim zgjedhjesh-ideuar, me nje NATO imponuar dhe me nje Shqiperi qe ne realitet eshte e harruar.

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    po ju sjell nje shkrim qe e kam lexuar pak kohe me pare ne nje forum tjeter
    mua mu duk interesant dhe ka vend per diskutime (sidomos Brari)

    autori i shkrimit Petrit Kola

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ne nuk e dimë, nëse Berisha do të hap dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, por dimë vetëm faktin, që me njerin prej të akuzuarve (Nanon) u "puth" edhe nga zverku, ndërsa ndaj tjetrit (Gjinushit) nuk ndihet fare. Ai vazhdon çon lule tek memoriali i Heroit Simbol të Demokracisë, por nuk çon asnjë fakt në drejtësi për vrasjen e tij. Kjo na detyron t'i bëjmë disa pyetje zotit Berisha, të cilat në fakt i bëjnë gjithë demokratët dhe shqiptarët prej afro 10 vjtësh, të cilave “antikomunisti” i Dhjetorit 1991, Sali Berisha duhet t'u përgjgijet. Natën 12 shtatorit që është vrarë Azem Hajdari, keni patur një mbledhje kryesie të PD. A ka qënë e planifikuar, apo është incuar 6 orë më parë, me urdhër prej jush? A i keni kërkuar Azem Hajdarit, që të jetë patjetër në atë mbledhje dhe a ju ka thënë, se do të jetë jashtë Tirane? A keni këmbëngulur, që ai të jetë në atë mbledhje, duke i thënë që më "duhesh, sepse ashtu janë punët në kryesi"? Cila është përgjigja që ju ka dhënë Azem Hajdari dhe a ka filluar mbledhja pa ardhur ai? Azem Hajdarin e kanë telefonuar 1 orë pas fillimit të mbledhjes. Ju, dini gjë kush kanë qënë? A ju ka ardhur një mesazh në telefon dhe nga kush? A ju ka kërkuar leje Azem Hajdari për të dalë "5 minuta" pas një njoftimi nga në anëtar kryesie dhe a ia keni bërë me shenjë për të dalë? Cili drejtues i PD, ua ka bërë me kokë, kur ka dëgjuar krismat e armëve? Cili ka qënë reagimi juaj dhe a ju ka rënë telefoni pas krismave? Nga cilat zyra të shtetit? A keni lënë porosi, që të mos jepet lajmi në "Radio Kontakt", pa komunikuar me ju? A keni biseduar ndonjëherë për vrasjen e Azem Hajdarit, me ata që akuzuat për vrasjen e tij dhe përse konkretisht? Cili ka qënë anëtari i kryesis së PDSH në mbledhje, që ka dalë "pesë minuta jashtë" përpara Azemit dhe kur është kthyer, ka njoftuar Azemin, se "të kërkojnë jashtë"? A keni kërkuar të dini se nga erdhën krismat dhe nga kush keni këkruar shpjegime jashtë zyrës ku bëhej mbledhja? Cili ka qënë politikani i parë nga e majta, që ju ka pyetur në telefon: "Ç'bëhet andej nga ju dhe cila ka qënë përgjigja juaj? A keni telefonuar me Fatos Nanon, për largimin e tij jashtë vendit, fill pas vrasjes së Azemit, duke e njoftuar për rrezik jete? Me cilin keni kontaktuar për herë të parë, për të pyetur se kush është vrarë dhe a punon aktualisht ky person, pranë kabinetit tuaj? A keni dhënë urdhër, që nga gazeta "RD" të hiqet posteri i përditshëm kalendarik për ditët e vrasjes së Azem Hajdarit? Përse dhe kush ju ka urdhëruar? Kush e ka bërë kontrollin e parë në makinën e Azem Hajdarit natën e vrasjes dhe a ka lidhje me ju, ku kontroll? Përse nuk është lejuar prokuroria të bëjë hetime mbi makinën dhe a ka patur pakt "mirëkuptimi" mes jush dhe asaj? A i njihni vrasësit e ish-bashkëpunëtorit tuaj dhe cilët janë ata? Cila është biseda që keni bërë me ish- shefin e SHIK Bashkim Gazidede, 50 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit? Pas krismave, cilëve drejtues të kryesisë së PD u ke dhënë urdhër, të mos qëndrojnë në selinë e PDSH dhe pse? Ju keni akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, Fatos Nanon dhe Skënder Gjinushin. A i qëndroni kësaj akuze publike? A dini ku gjendet ish-buodigardi i plagosur Neza, i Azem Hajdarit dhe deri kur keni patur lidhje telefonike me të? Po kontakte fizike? Çfarë keni biseduar? A i keni çuar në prokurori dëshmitë e familjes së Besim Çerja, ish-buodigardit të vrarë me Azem Hajdarin? A ju ka dorëzuar dikush, një kasetë që ka patur Azem Hajdari në xhep, ditën e vrasjes dhe ku gjendet ajo? A keni patur dorë, në incidentet policore të Azem Hajdarit në Tropojë, Ura-Vajgurore, Laç, Tropojë dhe Milot? Po në stadiumin e Shkodrës? Me cilin drejtues politik të majtë, keni biseduar pas plagosjes së Azem Hajdarit në parlament dhe për çfarë? A ka patur dijeni Azem Hajdari, për të vërtetën e firmës së karburanteve "Shqiponja" të PD, që çonte karburant në Serbi dhe përse ju ka kundërshtuar? Cili ka qënë reagimi juaj? Cili ka qënë drejtuesi i PDSH pranë jush, që kërkonte spostimin e Azem Hajdarit nga drejtimi i PD? A i keni dhënë mision për këtë spostim? Ju deklaruat, që sa të kthehet PD në pushtet, akti i parë do të jetë dëshmia juaj për vrasësit dhe hapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Përse nuk po e bëni? Pas ardhjes së PD në pushtet, a ju ka kërkuar familja Hajdari hapjen e dosjes "Hajdari" dhe cilat kanë qënë përgjigjet tuaja deri tani? A keni bërë ndonjë bisedë me Arben Imamin, për vrasjen e Azem Hajdarit dhe a ka lidhje kjo bisedë, me futjen e tij në kabinetin tuaj? Vetëm 5 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit, ju keni ndëruar bravën e derës së zyrës së Azemit dhe prej 1 viti e keni mbajtur të bllokuar, me motivin "për ta bërë zyrë muze". A ka lidhje kjo, me ndonjë pastrim "letrash shqetësuese" për ju? Cili ka patur detyrë të dorëzojë tek ju, celularin e Azem Hajdarit dhe ku gjendet ai? A ju ka rënë ndonjë telefon nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe si i jeni përgjigjur? A keni patur dijeni për nisjen e një helikopteri të shërbimit qeveritar, drejt veriut, 2 orë pas vrasjes së Azem Hajdarit? Pak minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit, a ju ka thënë dikush në telefon: "Iku"! A ju ka kërcënuar ndonjëherë përballë Azem Hajdari në zyrën tuaj dhe përse? A ka patur kërcënimi i tij ndaj jush, lidhje me një biznes të Ramiz Alisë në Itali? A jeni ju, skenaristi i heqjes së imunitetit të Azem Hajdarit me 52 deputetët e PD dhe a kishit planifikuar burgosjen e tij? A keni urdhëruar SHIK në vitet 1992-1997, për të përgjuar Azem Hajdarin dhe ku gjendet një kopje e dosjes së këtij përgjimi, prej 1800 faqesh? A kanë lidhje me vrasjen, 25 pyetjet e bëra nga Mero Baze në gazetën "Albania" dhe a jeni ju "shefi" i atyre pyetjeve? A keni marrë nga familja e Azem Hajdarit dosjet e tij të punës, që mbante në studio në shtëpi dhe ku gjenden ato sot? Çfarë keni biseduar në telefon natën e vrasjes së Azemit, me Perikli Tetën dhe ku jeni takuar me të, të nesërmen në orën 10 e 30 minuta? A është vrasja e Azem Handarit, vrasje politike dhe cilët janë autorët? A do të hapni dosjen e vrasësve të vërtetë të Azem Hajdarit? CIA ju ka kërkuar një informacion me opsionet tuaja, për vrasjen e Azem Hajdarit. A mund të publikoni raportin e dërguar? Cila ka qënë Ambasada e parë e huaj në Shqipëri, që ju ka telefonuar pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat kanë qënë "këshillat" e saj, për të vepruar publikisht? Ku ndodhet kaseta që publikoi Azem Hajdari në parlament, pas ngjarjeve të vitit 1997? A e keni ju, kopjen origjinale? A keni komunikuar me Bashkim Gazideden në telefon 2 muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe cilat janë dy porositë që i keni lënë atij? A i keni dhënë ndonjë porosi Arben Rakipit, për "dosjen Hajdari"dhe përse nuk ka pranuar kërkesën tuaj? Po Theollori Sollaku, a ju ka kërkuar dëshmi për këtë dosje dhe a ka lidhje konflikti mes jush edhe me këtë dosje?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    prenceden a si e ke.. qat nick..

    mir ke ba qe ke sjell shkrimin e ketij petrit kokakoles.. qe pi uje ne ato kanalet qe dalin prapa zyrave te ruc gjinush rames..

    ja si fillon ky shkrim:

    --------------
    Ne nuk e dimë, nëse Berisha do të hap dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, por dimë vetëm faktin, që me njerin prej të akuzuarve (Nanon) u "puth" edhe nga zverku, ndërsa ndaj tjetrit (Gjinushit) nuk ndihet fare. Ai vazhdon çon lule tek memoriali i Heroit Simbol të Demokracisë, por nuk çon asnjë fakt në drejtësi për vrasjen e tij.

    ---------------------

    ngo or prec..

    eshte pikerisht berisha ai qe qe ate nate kur ndodhi krimi ngriti zerin e drejtoj gishtin mbi banden e krimineleve.. dhe e beri kte hapur e me fakte.. dhe koha ate vertetoj se.. kriminelet ishin pikerisht ata qe denoncoj berisha..

    prandaj keto pallavrat e ketij kokakoles se rucit.. sjan tjeter vec pjese-hungerima te asaj lukunie vampiresh e cakejsh e krokodilesh.. te korit anti berish enverist tash 20 vjet..

    e kur nje shkrim fillon qe ne tullen e pare me genjeshtra.. mendo cfar eshte kusuri..

    ishte ktu ky petrit cocacola.. .. hodhi sa hodhi helmin rucoedvinist.. anti berish.. e kur e pa qe ktu ish nje far brari.. iku i ngrati se nuk i pinte me uj gomari..

    ..

    ne teme tash..

    anti mafi..

    e kam postu shkrimin e Myftarit por ala nuk e kam lexu..
    po pres dhe vijimin e pastaj ta lexoj..
    ka fillue pranvera ketej e duhet dhe me dal nga pak me bicikell neper natyr kur kemi koh..

    cdo te mire..

    le qe kur je ti ktu nuk ka nevoj per brar..

    ..

  8. #8
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    z. brari nuk pretendoj se jam specialist ne fushen e krimeve politike dhe nuk i perkas asnje rryme politike
    ju qe na hiqeni si specialist(i peshkut dhe i midhjes) a mund te beni nje koment ju lutem per shkrimin dhe per ate mori pyetjesh ne kete shkrim apo jeni mesuar me zik-zak si puna e njgjales.
    kush eshte Sala Tosi Gjinushi etj e dime mire ti ,une dhe gjith shqiptaret
    dhe sa per "cocakolen" sic e perkufizon ti eshte munges edukate te ofendosh tjetrin pa qene ne prezence . po me sa duket mer mesime nga padroni yt or tej

    dhe nje pyetje nga une tani o z.Brari a ke degjuar gje per hapjen e varrezave te serbeve diku ne veri te shqiperise? pyeteni pak "padronin" tuaj ju lutem dhe na informoni edhe ne te tjereve ta dime se c'behet
    Ndryshuar për herë të fundit nga prenceedi : 01-05-2009 më 02:33

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    ngo or prec..

    eshte pikerisht berisha ai qe qe ate nate kur ndodhi krimi ngriti zerin e drejtoj gishtin mbi banden e krimineleve.. dhe e beri kte hapur e me fakte.. dhe koha ate vertetoj se.. kriminelet ishin pikerisht ata qe denoncoj berisha..

    Kujdes nga ata qe te vrasin naten e te qajne diten.

    Brari je me i madh ne moshe e duhet te na mesosh jo te te mesojme, por vertet po te them edhe nje tjeter, edhe "Plaku mesoi nga femija".
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  10. #10
    Tropojanizimi i ri i Antiberishizmit

    01 maj 2009

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Ndërkohë doli raporti i komisionit parlamentar për ngjarjet e vitit 1997, i cili e bënte përgjegjës Berishën, dhe i rekomandonte Prokurorisë ndjekjen penale të tij për krime kundër njerëzimit, akuzë me të cilën më pas Millosheviçi do të shkonte në Gjyqin e Hagës. Të majtët në pushtet mendonin se SHBA do t’ u jepnin leje që të arrestohej Berisha, në mënyrë që të sigurohej stabiliteti në Shqipëri në kohën e luftës së Kosovës, gjë për të cilën amerikanët qenë shumë të interesuar.

    Të gjitha këto ndodhnin në vitin 1998, në kohën kur shërbimi sekret amerikan CIA ndërmori një fushatë të ashpër kundër grupimeve terroriste islamike, që kishin gjetur strehë edhe në Shqipëri, PS në pushtet, vendosi të përfitonte nga kjo klimë e favorshme politike për ta atakuar Berishën dhe PD-në si ushtruese të terrorizmit islamik. Në këtë kohë konflikti politik midis PS-së në pushtet dhe PD-së u shkallëzua në aspektin religjioz, kur mediat pranë PS-së filluan ta akuzojnë lidershipin e PD-së se donte të organizonte një kryengritje me ngjyrim islamik në Shqipëri. Në vitin 2002, komisioni parlamentar që hetoi veprimtarinë e SHIK zbuloi se në verën e vitit 1998 SHIK i pati çuar qeverisë «Nano» një raport sipas të cilit PD po përgatiste një rebelim të armatosur të llojit islamik për përmbysjen e qeverisë që do të fillonte në Shkodër, dhe në krye të të cilit qe Sali Berisha.

    Në rast se të majtët nuk do të merrnin leje ta eliminonin Berishën politikisht duke e arrestuar, atëherë kishin llogaritur që ta eliminonin me anë të një skenari të llojit të atij që rusët e zbatojnë në Çeçeni dhe e quajnë Çeçenizim. "Çeçenizimi" konsistonte në atë që konflikti të projektohet tek pala tjetër. Kështu rusët synonin, dhe në një masë të madhe ia arritën, që konfliktin ruso-çeçen ta projektonin tek vetë çeçenët, si konflikt mes tyre. Kështu duhej projektuar një konflikt mes Berishës dhe Tropojës, çka do të thoshte tropojanizim i konfliktit politik në Shqipëri, duke shërbyer Azem Hajdari si njeriu që do ta tërhiqte Berishën në këtë konflikt, derisa Berisha qe i detyruar që ta mbronte Hajdarin politikisht, kur ky hynte në aventura.

    Ngjarjet e shtatorit 1998 në Tiranë kanë qenë të lidhura me këtë skenar të çeçenizimit. Por nuk duket e besueshme që vrasja e Azem Hajdarit të ketë qenë pjesë e këtij skenari. Pushteti i majtë e dinte se nëse vritej Azem Hajdari ndërkombëtarët do të alarmoheshin shumë dhe do të ndërhynin në vend për të qetësuar situatën, dhe me këtë rast jo vetëm që Berisha do të shpëtonte pa u vrarë, por as do të mund ta arrestonin.
    Plani i tyre ishte arrestimi i Berishës, që u paralajmërua me arrestimin e gjashtë ish-funksionarëve të lartë të kohës kur PD qe në pushtet, me ato akuza për të cilat kërkohej dhe arrestimi i Berishës për ngjarjet e vitit 1997. Fatmir Haklaj dhe Jaho Sali në 12 shtator nuk shkuan para PD për ta vrarë Azem Hajdarin, por pas të gjitha gjasave për ta rrëmbyer, dhe për të bërë kushedi ç’ punë të errëta me të. Port ë dy palët nuk ia kishin besën njëri tjetrit dhe në një moment gjërat precipituan deri në një shkëmbim zjarri, ku u vra Azem Hajdari dhe një njeriu i vet, por edhe një nga pala tjetër. Këtu zunë fill incidentet e 13-14 shtatorit që e majta në pushtet i quajti grusht shteti.

    E vërteta e këtyre ngjarjeve të 12-14 shtatorit nuk është as ajo që thotë PD, as ajo që thotë, PS, por është pak nga të dy versionet, por duke shtuar dhe disa gjëra të tjera, të cilat në Shqipëri nuk janë analizuar kurrë si duhet. Ajo që ndodhi në 14 shtator 1998, kur turma e tubuar për funeralin e Azem Hajdarit mësyu selinë e qeverisë dhe rrëmbeu tanket që dolën në rrugë kundër saj, nga pikëpamja klasike mund të përcaktohet si sulm me dhunë kundër institucioneve, por jo si grusht shteti, se që të ketë grusht shteti duhet që të dalë një grupim që të marrë pushtetin. Së pari, kur oficerë të policisë së shtetit vijnë nga province në kryeqytet të armatosur deri në dhëmbë dhe vrasin një figurë të rëndësishme të opozitës para selisë së partisë së tij, pastaj largohen të qetë, nëpër një rrugë të gjatë të mbushur me post-blloqe policore, ndërsa qeveria i mbron, duke thënë se e verifikoi se nuk qenë atë ditë në Tiranë, atëherë vrasja i mbetet në derë qeverisë. Edhe nëse ndodh sot e njëjta gjë, me një figurë të opozitës së sotme, vrasja i mbetet në derë kryeministrit Berisha. Reagimi që vjen pas kësaj nuk mund të quhet sulm kundër institucioneve, se institucionet kanë humbur të drejtën të quhen të tilla, pasi e kanë lejuar këtë gjë, ose nuk kanë vepruar kundër vrasësve.

    Së dyti në 14 shtator 1998 nuk doli një grupim që të hynte në kryeministri dhe të shpallej si qeveria e re e Shqipërisë, në vend të asaj të mëparshmes. Sigurisht që turma ishte e frymëzuar nga liderët e opozitës së atëhershme por qëllimi nuk ka qenë që të merrte pushtetin se ai e dinte që kjo ishte e pamundur, por vetëm që të tregonte forcë, për t’ u faktorizuar para ndërkombëtarëve, të cilët dukej se i kishin dhënë pushtetit licencën të mbante nën kontroll me represion opozitën. Berisha sigurisht që e dinte shumë mirë, se në rast se do të kishte ardhur në pushtet në shtator 1998, ai do të ndodhej në situatën që u ndodh në mars 1997, çka ai sigurisht që nuk e donte më.

    Prokuroria dhe gjykata, që ka dhënë një vendim të formës së prerë për vrasjen e Azem Hajdarit, e kanë quajtur vrasjen si të kryer për gjakmarrje. Pushtetarët e kohës kanë larë duart, duke thënë se ky ishte një sherr mes tropojanësh dhe jo një konflikt politik ku ishte i implikuar shteti. Drejtori i atëhershëm i SHIK, Fatos Klosi, mëse një herë ka thënë se ai dhe ministri i rendit publik i kohës, Perikli Teta, e kanë paralajmëruar Azem Hajdarin për atentatin që po përgatitej kundër tij, duke përmendur dhe autorët e mundshëm, që rezultuan të ishin ata që e bënë vërtet atentatin. Por problemi është se Fatmir Haklaj, shefi i grupit që bëri vrasjen, kishte qenë shef i komisariatit të policisë së Tropojës me gradën major, deri në janar 1998, kur vrau në mjediset e komisariatit një oficer police vartës së tij, me ç’ rast u shpall në kërkim.

    Pse u emërua Fatmir Haklaj, familja e të cilit ishte e implikuar në hasmëri dhe vrasje dhe dy vëllezër të të cilit ishin në kërkim për vrasje, madje edhe për vrasjen e një polici, shef komisariati, kur ishte praktika që këta njerëz duhen shmangur nga policia. Si erdhi Fatmir Haklaj në Tiranë, në 14 shtator, dhe lëvizi lirisht, kur ai ishte në kërkim? Si ndodhi që Fatmir Haklaj pas kësaj vrasjeje kur u kthye në Tropojë, u fut përsëri në polici me gradën major? Si ndodhi që shefi i policisë së rendit publik të Tropojës, kapiten Jaho Salihi, që ishte në Tiranë atë ditë bashkë me Haklajn, në atentat, së bashku me disa funksionarë policie, dhe me automjetet e policisë, kur u denoncua nga opozita si vrasë, u mbrojt personalisht nga ministri i rendit, duke u thënë se u verifikua se ai nuk gjendej në Tiranë, por në Tropojë? Si nuk e njoftuan ministrin e rendit ato postblloqe të panumërta, nga Tirana deri pranë Tropojës, për praninë e gjysmës së policisë së Tropojës në Tiranë, në 14 shtator, deri edhe 100 metra larg ndërtesës së ministrisë, ku ndodhi atentati? Si ndodhi që kur Fatmir Haklaj u soll i plagosur në spitalin ushtarak në Tiranë, pasi u plagos në vitin 1999, ai u lirua me ndërhyrjen e vetë drejtorit të SHIK, Fatos Klosi, gjë të cilën ky e ka pohuar vetë, gjoja për t’ u kuruar jashtë vendit, kur asnjë spital në botë, nuk pranon pa ndërhyrjen e autoriteteve, një kriminel të plagosur?

    Të gjitha këto gjëra janë justifikuar nën zë, nga pushtetarët e kohës, me atë se për shkak të Luftës së Kosovës, duheshin toleruar njerëz si Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi në policinë e Tropojës, se duheshin çuar armë në Kosovë. Por e vërteta është se për t’ u ndihmuar lufta e shqiptarëve të Kosovës nëpërmjet Tropojës, nuk kishte nevojë që në policinë e Tropojës të kishte njerëz si Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi, se në Tropojë, çdo njeri, i majtë apo i djathtë qoftë, ishte pro luftës së shqiptarëve të Kosovës. Të gjithë fshatarët e fshatrave kufitare, që kishin pjesëtarë të fiseve të tyre në Kosovë, ishin gati të ndihmonin për të çuar armë në Kosovë dhe ndihmuan, madje pa interes. Ndërsa Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi u duheshin atyre pushtetarëve të Tiranës, që donin t’ u shisnin armë luftëtarëve shqiptarë të Kosovës, nëpërmjet njerëzve të tillë.

    Gjithashtu këta njerëz duheshin dhe që në Kosovë të pengohej hyrja masive e armëve vërtet moderne, të blera në perëndim, por atje të hynin kallashnikovët dhe minahedhësit e prodhimit rus dhe kinez të viteve gjashtëdhjetë, që nuk i bënin ndonjë dëm të madh ushtrisë serbe. Ata që ishin implikuar në këtë tregti të ndyrë, si dhe në këtë skenar të çeçenizimit, e zbuluan veten duke liruar Fatmir Haklajn, kur u erdhi në dorë, se ai për të shpëtuar veten do të zbulonte shumë të vërteta që atyre nuk u interesonin. Atyre u bënte komoditet skenari i "çeçenizimit" dhe versioni i tij i tropojanizimit, se me këtë do të eliminonin opozitën reale, dhe do të mund të realizonin planin e krijimit të një opozite fiktive.

    Në atentatin e Azem Hajdarit është implikuar dhe Izet Haxhia, me ç’ rast është aluduar përgjegjësia e Berishës. E vërteta është se Izet Haxhia, kur u bë vrasje prej një viti nuk ishte bodyguard i Berishës, pasi ishte larguar nga ky i fundit, dhe kjo është e dokumentuar, se bodyguardët e Berishës, që kishte statusin e ish-presidentit, ishin oficerë të gardës. Ajo që duhet sqaruar në këtë rast, është se kush tentoi të rrisë reputacionin e Izet Haxhisë në PD, duke inskenuar në tetor 1997 arrestimin e tij, çka më pas u ndryshua në arrest shtëpiak, që ishte në fuqi edhe në shtator 1998? Këtë e bëri policia dhe prokuroria e kohës. Rekrutimi i ish-bodyguardit të Berishës, nga grupi i vrasësve, si bashkëpunëtor, është një gjë që doli shumë më vonë, dhe kur doli, PD, ende në opozitë, e denoncoi, nuk e mbrojti. Pra, është fakt nuk veproi si ata pushtetarë që morën në mbrojtje Fatmir Haklajn dhe Jaho Salihin pasi krimit, për një kohë të gjatë.

    Pas ngjarjeve të 14 shtatorit parlamenti i hoqi imunitetin Berishës me kërkesën e prokurorisë, duke e akuzuar këtë herë për ngjarjet e 14 shtatorit. Por tashmë kancelaritë e huaja ishin zgjuar dhe e kishin kuptuar plotësisht se ç’ po ndodhte dhe nuk mund të lejonin arrestimin e Berishës, pavarësisht se vazhdoi dhe disa kohë loja ku prokuroria kërkonte të arrestonte Berishën dhe qeveria “Majko” bënte sikur ishte e pafuqishme ta ndalonte, ndërsa shefi i Zyrës së OSBE, Dan Everts, shkonte në prokurori të shikonte se mos ishte prerë fletë-arresti për Berishën.

    Atë që e majta nuk e arriti dot me Azem Hajdarin, pra eliminimin politik të Berishës, vendosi ta bëjë vitin e ardhshëm, në 1999, me Genc Pollon, i cili krijoi një fraksion në PD, të quajtur nga mediat e majta si moderatorë dhe reformatorë. Synimi ishte që të ndalohej rizgjedhja e Berishës në krye të PD, në Kuvendin V, në shtator 1999. Këtu Berisha u tradhtua dhe nga një tjetër tropojan, Afrim Krasniqi, i cili u bashkua me Genc Pollon. Në kuvendin e PD të shtatorit 1999 Berisha lançoi në parti një tjetër tropojan, Besnik Mustafajn, të cilit iu dha posti i sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në PD, edhe pse nuk ishte fare anëtar i PD. Besnik Mustafaj thoshte se ai ishte pranë PD, por jo brenda në PD. Pra donte të merrte privilegjet e politikës, duke mos marrë imazhin e militantit, pra të njeriut me teserë.

    Besnik Mustafaj do të ishte kandidatura e favorizuar e Berishës për kandidat i PD për kryetar bashkie i Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2000, përballë Edi Ramës. Për shkak të Besnik Mustafajt Berisha pati dhe një përplasje me Bamir Topin, i cili gjithashtu kishte shpallur kandidaturën e vet brenda PD, për të qenë kandidat i kësaj partie për kryetar bashkie në Tiranë. Për të nxjerrë kandidatin që do të paraqiste partia u bë një votim në konferencën e PD të Tiranës, që u mbajt në pallatin e sportit. Votimi përfundoi me një balotazh mes Mustafajt dhe Topit. Ky i fundit u tërhoq nga gara, pasi u vendos që votimi i dytë të bëhet në sallën e madhe të selisë së PD. Topi u largua në krye të mbështetësve të vet, duke e quajtur votimin të manipuluar nga Shaban Memia, sekretar i degës së PD të Tiranës. Mustafaj pasi humbi në zgjedhjet vendore përballë Ramës, u largua për në Francë, ku tha se kishte një ftesë si shkrimtar, duke mos marrë pjesë në mitingjet që bënte PD me pretendimin se zgjedhjet qenë manipuluar. Mitingjet e protestës u shkallëzuan derisa në Tropojë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë ku u vra dhe një protestues, gjë për të cilën PD akuzoi qeverinë.
    Sido që të kishin shkuar gjërat në Tropojë, veprimet që bëri qeveria në Tiranë qenë absolutisht të shpërpjesëtuara. Selia e PD u rrethua me autoblinda, snajperë dhe forca policore me maska, në një operacion që u kulmua me ndalimin dhe shoqërimin nga policia të Berishës, kur ai doli në mbrëmje vonë nga selia. Duket se vazhdonte skenari i hershëm për eliminimin e PD si partia e dytë e madhe në vend, çka praktikisht realizohej duke eliminuar politikisht Berishën. Kjo ishte arsyeja që ndërkombëtarët as këtë herë nuk dhanë lejë për arrestimin e Berishës.

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, nga 31 deputetë nga 140 që mori PD (13 ua fali aleatëve), katër qenë me origjinë nga Tropoja. Nga ata vetëm njëri u zgjodh në Tropojë, Azgan Haklaj (u zgjodh ndërsa ishte i arrestuar për ngjarjet e nëntorit të kaluar në Tropojë). Tre të tjerët u zgjodhën në Tiranë (Shaban Memia dhe Besnik Mustafaj) dhe në Kavajë (Sali Berisha). Në Kuvendin VII të PD, në dhjetor 2001, ku Berisha u rizgjodh kryetar, në kryesinë e PD nuk u zgjodh asnjë tropojan.

    Tashmë Berisha nuk po kishte më probleme me politikanët tropojanë. Në Kuvendin VIII të PD, mbajtur në prill 2005, dy muaj para zgjedhjeve, ku Sali Berisha u rizgjodh kryetar, në kryesinë e PD prej 25 vetësh u zgjodh dhe një tjetër tropojan veç tij, Aleksandër Biberaj, i cili pavarësisht emrit, është musliman. Besnik Mustafaj u zgjodh ex officio anëtar i Këshillit Kombëtar (për shkak se ishte deputet), gjë e çuditshme kjo, se ai nuk e kishte teserën e PD dhe nuk e ka ende. Në zgjedhjet e qershorit 2005, nga 56 deputetë që fitoi PD (në fakt 18 deputetë ua bëri dhuratë partive aleate), vetëm tre qenë tropojanë. Nga këta një u zgjodh në Tropojë (Aleksandër Biberaj). Dy të tjerët u zgjodhën në Kavajë (Berisha) dhe në Tiranë (Besnik Mustafaj). Në qeverinë e paszgjedhjeve, të kryesuar nga Berisha, nga 14 ministra, njëri ishte tropojan, Besnik Mustafaj, i cili mori postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

    Përdorimi i tropojanëve për diversion kundër Berishës filloi përsëri pas zgjedhjeve vendore të vitit 2007 dhe sidomos pasi Bamir Topi u bë president në korrik të atij viti. Besnik Mustafaj e humbi portofolin e tij ministror para vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, me sa duket për shkak se në postin e tij duhej të vinte Basha që të rriste profilin e tij politik në arenën ndërkombëtare, për të qenë trashëgimtar i Berishës. Pasi u detyrua të japë dorëheqjen Mustafaj deklaroi se miqësia e tij me Berishën ka marrë fund. Pas kësaj Mustafaj filloi të bëhet një kritik i ashpër publik i Berishës. Kështu Berisha u keqshpërblye dhe nga tropojani i cili kishte marrë më shumë poste prej tij, pa marrë as teserën e PD. Ironikisht Mustafaj guxon të shpallë kandidaturën për kryetar i PD të Tiranës, kur nuk thotë dot se kur e ka marrë teserën e PD.

    Tjetri në radhë ishte Aleksandër Biberaj i cili u josh nga presidenti Topi i cili synonte të krijonte një pakicë bllokuese në PD. Biberaj, bashkë me Mustafajn janë bërë të yjet e mediave të majta, si Azem Hajdari dikur, kur sulmonte Berishën. Në ndihmë të tyre është shfaqur dhe Besnik Gjongecaj, pasi u zhduk për shumë vite nga skena.

    Epigrami për marrëdhëniet e Berishës me tropojanët do të ishte: Ai i ka zgjedhur shumë keq bashkëpunëtorët e tij të afërt mes tyre, ndërsa armiqtë e tij i kanë zgjedhur shumë mirë bashkëpunëtorët që kanë përdorur kundër tij.

    sot

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Tropojanizimi i ri i Antiberishizmit

    01 maj 2009

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Tjetri në radhë ishte Aleksandër Biberaj i cili u josh nga presidenti Topi i cili synonte të krijonte një pakicë bllokuese në PD. Biberaj, bashkë me Mustafajn janë bërë të yjet e mediave të majta, si Azem Hajdari dikur, kur sulmonte Berishën. Në ndihmë të tyre është shfaqur dhe Besnik Gjongecaj, pasi u zhduk për shumë vite nga skena.

    Epigrami për marrëdhëniet e Berishës me tropojanët do të ishte: Ai i ka zgjedhur shumë keq bashkëpunëtorët e tij të afërt mes tyre, ndërsa armiqtë e tij i kanë zgjedhur shumë mirë bashkëpunëtorët që kanë përdorur kundër tij.

    sot

    Bahhhhh ky po na e ben Berishen si Nene Terezen, e te gjithe Tropojanet e tjere na dolen te keqinj....

    Shume tregim i bukur...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Kujdes nga ata qe te vrasin naten e te qajne diten.
    I bini kot asaj daulleje, sepse nuk ju beson njeri.

    Sonte Ed Rama ishte i ftuar per 3 ore tek "Ora News".
    Gjate kesaj kohe e luajti te plotë 2 here, kaseten qe fut ne turin e tij "Monolog neper katune".
    Ne nje moment tha se prej 1997 nuk banon me ne apartamentin qe ka ne pronesi, pas tentatives qe iu be nga Berisha per ta vrare ne hyrje te pallatit. Kete perralle ai kerkon t`ia shes militanteve te tij ose shqiptareve qe nuk e lodhin trurin per te bere ca pyetje naive.

    -Perse njerezit e "derguar per te te vrare", nuk te vrane me arme te nxehta apo te ftohta (pistolet apo bajonet), por te masakruan me grushta dhe me tulla?
    -Ne qofte se njerzit qe u "derguan per te te vrare" duhej te perdornin duart apo mjetet rrethanore per te te vrare, ne menyre qe te dukej si vrasje ordinere, ateher perse nuk te sollen 2-3 "ustallare" 2m te gjate, 100-120kg dhe qe me 2 te rame i thyejn kafazin e kraharorit edhe kalit?
    -Perse nuk te bene aksident me makine?
    -Perse iken "vrasesit profesionist" pa e kryer detyren, por te lane te shtrire ne toke duke bertitur?

    E verteta eshte shume banale, per te qare, por edhe per te qeshur.

    Banale sepse e kane bere 2 persona, pasi ashtu ju tha truni.
    Per te qare sepse masakruan qytetarin Edi Rama, qe s`ju kishte asnje borxh.
    Per te qeshur sepse ata te dy personat duhet te kercenin "pupthi" per ti rene Edit, pasi jane 20-25 cm me te shkurter se ai.
    (nuk po llogaris ketu qe ata te dy bashke peshonin edhe me pak se Edi dhe qe njeri sapo kishte mbaruar Insitutin e Arteve ne degen "Klarinet")

    Ne fund te ketij emisionit tek "Ora News" u perball edhe nje here me realitetin qe e pret me 28 Qershor.
    Teleshikuesit (imagjino qe militantet e PS ishin te gjithe para ekranit per te pare "Mesian" e tyre) kishin votuar gjate 3 oreve me SMS, per pyetjen : "kush i fiton zgjedhjet e 28 Qershorit e majta apo e djathta".

    Rrezultati : PD 51,8% PS 48,2%

    http://www.oranews.tv/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 01-05-2009 më 21:28

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin

    Te them te drejten nuk du t'ja di per Edin, mbasi nuk bej avukatin e tij, sic beni ju avokatin e Sales, kur sa here e ka marre pushtetin i kane plasur "Hieroshimat" mbas oborrit te tij.

    Keshtu qe ti dhe te tjere si ty mund te mbushni jo vetem postime te medhaja ta nxirrini ate me te shenjte se "Krishti" apo "Nen Tereza", po edhe sa vete Zoti, bemat e Sales jane ditur dhe marre vesh per arsye sepse i ben kaq hapur saqe i eshte tiposur tashme qe nuk ben gje ose genjen edhe veten, pale me te verbuarit dhe shurdhet.

    Ti dhe shoqeria jote mund te genjeheni nga kjo nostalgji, ndersa une shikoj dhe analizoj realitetin, qe per disa nuk eshte aq e vlefshme sa xhepat qe mund tu boshohen.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    anti mafi..

    le qe kur je ti ktu nuk ka nevoj per brar..
    Mendoj se thjesht kjo fraze thote gjithcka dhe nuk ka nevoje per fjale te tjera!

    Sinqerisht jam e befasuar nga militantet qe ka Sal Beu dhe qe do jepnin gjithcka per te patur kete njeri ne pushtet. Jeni vertet per t'u admiruar dhe zoti ju dhente fuqi qe te vazhdoni sepse Shqiperia do te ishte nje hic pa ju.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    infiniti..

    kush ta ka mbjell at egersi..
    ne ate shpirt katran te zi..
    oj zog edvini ne bashki..
    le te gzoj shqiptari pak demokraci..
    qe e solli xhaxhi sali..
    se ju me gjysheri..
    sollet dyqanrafte bosh e qaf bari..
    burrel gulag e fuksëri..
    me zinxhir zvarr o djem te ri..
    tuj i vra neper kufi..
    se deshen pakez liri..
    oj kelisheri e panteres nexhmi..

    anti mafi..nuk e di..a ky eshte vijimi apo ka pas tjeter shkrim myftari per tropojanoizmin e berishianizmin..

    un kte gjeta kte po sjell..

    --

    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Tropojanizimi i ri i Antiberishizmit

    Written by Gazeta SOT

    Friday, 01 May 2009 13:31

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Ndërkohë doli raporti i komisionit parlamentar për ngjarjet e vitit 1997, i cili e bënte përgjegjës Berishën, dhe i rekomandonte Prokurorisë ndjekjen penale të tij për krime kundër njerëzimit, akuzë me të cilën më pas Millosheviçi do të shkonte në Gjyqin e Hagës. Të majtët në pushtet mendonin se SHBA do t’ u jepnin leje që të arrestohej Berisha, në mënyrë që të sigurohej stabiliteti në Shqipëri në kohën e luftës së Kosovës, gjë për të cilën amerikanët qenë shumë të interesuar.
    Të gjitha këto ndodhnin në vitin 1998, në kohën kur shërbimi sekret amerikan CIA ndërmori një fushatë të ashpër kundër grupimeve terroriste islamike, që kishin gjetur strehë edhe në Shqipëri, PS në pushtet, vendosi të përfitonte nga kjo klimë e favorshme politike për ta atakuar Berishën dhe PD-në si ushtruese të terrorizmit islamik. Në këtë kohë konflikti politik midis PS-së në pushtet dhe PD-së u shkallëzua në aspektin religjioz, kur mediat pranë PS-së filluan ta akuzojnë lidershipin e PD-së se donte të organizonte një kryengritje me ngjyrim islamik në Shqipëri. Në vitin 2002, komisioni parlamentar që hetoi veprimtarinë e SHIK zbuloi se në verën e vitit 1998 SHIK i pati çuar
    qeverisë «Nano» një raport sipas të cilit PD po përgatiste një rebelim të armatosur të llojit islamik për përmbysjen e qeverisë që do të fillonte në Shkodër, dhe në krye të të cilit qe Sali Berisha.
    Në rast se të majtët nuk do të merrnin leje ta eliminonin Berishën politikisht duke e arrestuar, atëherë kishin llogaritur që ta eliminonin me anë të një skenari të llojit të atij që rusët e zbatojnë në Çeçeni dhe e quajnë Çeçenizim. "Çeçenizimi" konsistonte në atë që konflikti të projektohet tek pala tjetër. Kështu rusët synonin, dhe në një masë të madhe ia arritën, që konfliktin ruso-çeçen ta projektonin tek vetë çeçenët, si konflikt mes tyre. Kështu duhej projektuar një konflikt mes Berishës dhe Tropojës, çka do të thoshte tropojanizim i konfliktit politik në Shqipëri, duke shërbyer Azem Hajdari si njeriu që do ta tërhiqte Berishën në këtë konflikt, derisa Berisha qe i detyruar që ta mbronte Hajdarin politikisht, kur ky hynte në aventura.
    Ngjarjet e shtatorit 1998 në Tiranë kanë qenë të lidhura me këtë skenar të çeçenizimit. Por nuk duket e besueshme që vrasja e Azem Hajdarit të ketë qenë pjesë e këtij skenari. Pushteti i majtë e dinte se nëse vritej Azem Hajdari ndërkombëtarët do të alarmoheshin shumë dhe do të ndërhynin në vend për të qetësuar situatën, dhe me këtë rast jo vetëm që Berisha do të shpëtonte pa u vrarë, por as do të mund ta arrestonin. Plani i tyre ishte
    arrestimi i Berishës, që u paralajmërua me arrestimin e gjashtë ish-funksionarëve të lartë të kohës kur PD qe në pushtet, me ato akuza për të cilat kërkohej dhe arrestimi i Berishës për ngjarjet e vitit 1997. Fatmir Haklaj dhe Jaho Sali në 12 shtator nuk shkuan para PD për ta vrarë Azem Hajdarin, por pas të gjitha gjasave për ta rrëmbyer, dhe për të bërë kushedi ç’ punë të errëta me të. Port ë dy palët nuk ia kishin besën njëri tjetrit dhe në një moment gjërat precipituan deri në një shkëmbim zjarri, ku u vra Azem Hajdari dhe një njeriu i vet, por edhe një nga pala tjetër. Këtu zunë fill incidentet e 13-14 shtatorit që e majta në pushtet i quajti grusht shteti.
    E vërteta e këtyre ngjarjeve të 12-14 shtatorit nuk është as ajo që thotë PD, as ajo që thotë, PS, por është pak nga të dy versionet, por duke shtuar dhe disa gjëra të tjera, të cilat në Shqipëri nuk janë analizuar kurrë si duhet. Ajo që ndodhi në 14 shtator 1998, kur turma e tubuar për funeralin e Azem Hajdarit mësyu selinë e qeverisë dhe rrëmbeu tanket që dolën në rrugë kundër saj, nga pikëpamja klasike mund të përcaktohet si sulm me dhunë kundër institucioneve, por jo si grusht shteti, se që të ketë grusht shteti duhet që të dalë një grupim që të marrë pushtetin. Së pari, kur oficerë të policisë së shtetit vijnë nga province në kryeqytet të armatosur deri në dhëmbë dhe vrasin një figurë të rëndësishme të opozitës para selisë së partisë së tij, pastaj largohen të qetë, nëpër një rrugë të gjatë të mbushur me post-blloqe policore, ndërsa qeveria i mbron, duke thënë se e verifikoi se nuk qenë atë ditë në Tiranë, atëherë vrasja i mbetet në derë qeverisë. Edhe nëse ndodh sot e njëjta gjë, me një figurë të opozitës së sotme, vrasja i mbetet në derë kryeministrit Berisha. Reagimi që vjen pas kësaj nuk mund të quhet sulm kundër institucioneve, se institucionet kanë humbur të drejtën të quhen të tilla, pasi e kanë lejuar këtë gjë, ose nuk kanë vepruar kundër vrasësve.
    Së dyti në 14 shtator 1998 nuk doli një grupim që të hynte në kryeministri dhe të shpallej si qeveria e re e Shqipërisë, në vend të asaj të mëparshmes. Sigurisht që turma ishte e frymëzuar nga liderët e opozitës së atëhershme por qëllimi nuk ka qenë që të merrte pushtetin se ai e dinte që kjo ishte e pamundur, por vetëm që të tregonte forcë,
    për t’ u faktorizuar para ndërkombëtarëve, të cilët dukej se i kishin dhënë pushtetit licencën të mbante nën kontroll me represion opozitën. Berisha sigurisht që e dinte shumë mirë, se në rast se do të kishte ardhur në pushtet në shtator 1998, ai do të ndodhej në situatën që u ndodh në mars 1997, çka ai sigurisht që nuk e donte më.
    Prokuroria dhe gjykata, që ka dhënë një vendim të formës së prerë për vrasjen e Azem Hajdarit, e kanë quajtur vrasjen si të kryer për gjakmarrje. Pushtetarët e kohës kanë larë duart, duke thënë se ky ishte një sherr mes tropojanësh dhe jo një konflikt politik ku ishte i implikuar shteti. Drejtori i atëhershëm i SHIK, Fatos Klosi, mëse një herë ka
    thënë se ai dhe ministri i rendit publik i kohës, Perikli Teta, e kanë paralajmëruar Azem Hajdarin për atentatin që po përgatitej kundër tij, duke përmendur dhe autorët e mundshëm, që rezultuan të ishin ata që e bënë vërtet atentatin. Por problemi është se Fatmir Haklaj, shefi i grupit që bëri vrasjen, kishte qenë shef i komisariatit të policisë së Tropojës me gradën major, deri në janar 1998, kur vrau në mjediset e komisariatit një oficer police vartës së tij, me ç’ rast u shpall në kërkim.
    Pse u emërua Fatmir Haklajn, familja e të cilit ishte e implikuar në hasmëri dhe vrasje dhe dy vëllezër të të cilit ishin në kërkim për vrasje, madje edhe për vrasjen e një polici, shef komisariati, kur ishte praktika që këta njerëz duhen shmangur nga policia. Si erdhi Fatmir Haklaj në Tiranë, në 14 shtator, dhe lëvizi lirisht, kur ai ishte në kërkim? Si ndodhi që Fatmir Haklaj pas kësaj vrasjeje kur u kthye në Tropojë, u fut përsëri në polici me gradën major? Si ndodhi që shefi i policisë së rendit publik të Tropojës, kapiten Jaho Salihi, që ishte në Tiranë atë ditë bashkë me Haklajn, në atentat, së bashku me disa funksionarë policie, dhe me automjetet e policisë, kur u denoncua nga opozita si vrasë, u mbrojt personalisht nga ministri i rendit, duke u thënë se u verifikua se ai nuk gjendej në Tiranë, por në Tropojë? Si nuk e njoftuan ministrin e rendit ato postblloqe të panumërta, nga Tirana deri pranë Tropojës, për praninë e gjysmës së policisë së Tropojës në Tiranë, në 14 shtator, deri edhe 100 metra larg ndërtesës së ministrisë, ku ndodhi atentati? Si ndodhi që kur Fatmir Haklaj u soll i plagosur në spitalin ushtarak në Tiranë, pasi u plagos në vitin 1999, ai u lirua me ndërhyrjen e vetë drejtorit të SHIK, Fatos Klosi, gjë të cilën ky e ka pohuar vetë, gjoja për t’ u kuruar jashtë vendit, kur asnjë spital në botë, nuk pranon pa ndërhyrjen e autoriteteve, një kriminel të plagosur?
    Të gjitha këto gjëra janë justifikuar nën zë, nga pushtetarët e kohës, me atë se për shkak të Luftës së Kosovës, duheshin toleruar njerëz si Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi në policinë e Tropojës, se duheshin çuar armë në Kosovë. Por e vërteta është se për t’ u ndihmuar lufta e shqiptarëve të Kosovës nëpërmjet Tropojës, nuk kishte nevojë që në policinë e Tropojës të kishte njerëz si Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi, se në Tropojë, çdo njeri, i majtë apo i djathtë qoftë, ishte pro luftës së shqiptarëve të Kosovës. Të gjithë fshatarët e fshatrave kufitare, që kishin pjesëtarë të fiseve të tyre në Kosovë, ishin gati të ndihmonin për të çuar armë në Kosovë dhe ndihmuan, madje pa interes. Ndërsa Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi u duheshin atyre pushtetarëve të Tiranës, që donin t’ u shisnin armë luftëtarëve shqiptarë të Kosovës, nëpërmjet njerëzve të tillë.
    Gjithashtu këta njerëz duheshin dhe që në Kosovë të pengohej hyrja masive e armëve vërtet moderne, të blera në perëndim, por atje të hynin kallashnikovët dhe minahedhësit e prodhimit rus dhe kinez të viteve gjashtëdhjetë, që nuk i bënin ndonjë dëm të madh ushtrisë serbe. Ata që ishin implikuar në këtë tregti të ndyrë, si dhe në këtë skenar të çeçenizimit, e zbuluan veten duke liruar Fatmir Haklajn, kur u erdhi në dorë, se ai për të shpëtuar veten do të zbulonte shumë të vërteta që atyre nuk u interesonin. Atyre u bënte komoditet skenari i "çeçenizimit" dhe versioni i tij i tropojanizimit, se me këtë do të eliminonin opozitën reale, dhe do të mund të realizonin planin e krijimit të një opozite fiktive.
    Në atentatin e Azem Hajdarit është implikuar dhe Izet Haxhia, me ç’ rast është aluduar përgjegjësia e Berishës. E vërteta është se Izet Haxhia, kur u bë vrasje prej një viti nuk ishte bodyguard i Berishës, pasi ishte larguar nga ky i fundit, dhe kjo është e dokumentuar, se bodyguardët e Berishës, që kishte statusin e ish-presidentit, ishin oficerë të gardës. Ajo që duhet sqaruar në këtë rast, është se kush tentoi të rrisë reputacionin e Izet Haxhisë në PD, duke inskenuar në tetor 1997 arrestimin e tij, çka më pas u ndryshua në arrest shtëpiak, që ishte në fuqi edhe në shtator 1998? Këtë e bëri policia dhe prokuroria e kohës. Rekrutimi i ish-bodyguardit të Berishës, nga grupi i vrasësve, si bashkëpunëtor, është një gjë që doli shumë më vonë, dhe kur doli, PD, ende në opozitë, e denoncoi, nuk e mbrojti. Pra, është fakt nuk veproi si ata pushtetarë që morën në mbrojtje Fatmir Haklajn dhe Jaho Salihin pasi krimit, për një kohë të gjatë.
    Pas ngjarjeve të 14 shtatorit parlamenti i hoqi imunitetin Berishës me kërkesën e prokurorisë, duke e akuzuar këtë herë për ngjarjet e 14 shtatorit. Por tashmë kancelaritë e huaja ishin zgjuar dhe e kishin kuptuar plotësisht se ç’ po ndodhte dhe nuk mund të lejonin arrestimin e Berishës, pavarësisht se vazhdoi dhe disa kohë loja ku prokuroria kërkonte të arrestonte Berishën dhe qeveria “Majko” bënte sikur ishte e pafuqishme ta ndalonte, ndërsa shefi i Zyrës së OSBE, Dan Everts, shkonte në prokurori të shikonte se mos ishte prerë fletë-arresti për Berishën.
    Atë që e majta nuk e arriti dot me Azem Hajdarin, pra eliminimin politik të Berishës, vendosi ta bëjë vitin e ardhshëm, në 1999, me Genc Pollon, i cili krijoi një fraksion në PD, të quajtur nga mediat e majta si moderatorë dhe reformatorë. Synimi ishte që të ndalohej rizgjedhja e Berishës në krye të PD, në Kuvendin V, në shtator 1999. Këtu Berisha u tradhtua dhe nga një tjetër tropojan, Afrim Krasniqi, i cili u bashkua me Genc Pollon. Në kuvendin e PD të shtatorit 1999 Berisha lançoi në parti një tjetër tropojan, Besnik Mustafajn, të cilit iu dha posti i sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në PD, edhe pse nuk ishte fare anëtar i PD. Besnik Mustafaj thoshte se ai ishte pranë PD, por jo brenda në PD. Pra donte të merrte privilegjet e politikës, duke mos marrë imazhin e militantit, pra të njeriut me teserë.
    Besnik Mustafaj do të ishte kandidatura e favorizuar e Berishës për kandidat i PD për kryetar bashkie i Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2000, përballë Edi Ramës. Për shkak të Besnik Mustafajt Berisha pati dhe një përplasje me Bamir Topin, i cili gjithashtu kishte shpallur kandidaturën e vet brenda PD, për të qenë kandidat i kësaj partie për kryetar bashkie në Tiranë. Për të nxjerrë kandidatin që do të paraqiste partia u bë një votim në konferencën e PD të Tiranës, që u mbajt në pallatin e sportit. Votimi përfundoi me një balotazh mes Mustafajt dhe Topit. Ky i fundit u tërhoq nga gara, pasi u vendos që votimi i dytë të bëhet në sallën e madhe të selisë së PD. Topi u largua në krye të mbështetësve të vet, duke e quajtur votimin të manipuluar nga Shaban Memia, sekretar i degës së PD të Tiranës. Mustafaj pasi humbi në zgjedhjet vendore përballë Ramës, u largua për në Francë, ku tha se kishte një ftesë si shkrimtar, duke mos marrë pjesë në mitingjet që bënte PD me pretendimin se zgjedhjet qenë manipuluar. Mitingjet e protestës u shkallëzuan derisa në Tropojë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë ku u vra dhe një protestues, gjë për të cilën PD akuzoi qeverinë.
    Sido që të kishin shkuar gjërat në Tropojë, veprimet që bëri qeveria në Tiranë qenë absolutisht të shpërpjesëtuara. Selia e PD u rrethua me autoblinda, snajperë dhe forca policore me maska, në një operacion që u kulmua me ndalimin dhe shoqërimin nga policia të Berishës, kur ai doli në mbrëmje vonë nga selia. Duket se vazhdonte skenari i hershëm për eliminimin e PD si partia e dytë e madhe në vend, çka praktikisht realizohej duke eliminuar politikisht Berishën. Kjo ishte arsyeja që ndërkombëtarët as këtë herë nuk dhanë lejë për arrestimin e Berishës.
    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, nga 31 deputetë nga 140 që mori PD (13 ua fali aleatëve), katër qenë me origjinë nga Tropoja. Nga ata vetëm njëri u zgjodh në Tropojë, Azgan Haklaj (u zgjodh ndërsa ishte i arrestuar për ngjarjet e nëntorit të kaluar në Tropojë). Tre të tjerët u zgjodhën në Tiranë (Shaban Memia dhe Besnik Mustafaj) dhe në Kavajë (Sali Berisha). Në Kuvendin VII të PD, në dhjetor 2001, ku Berisha u rizgjodh kryetar, në kryesinë e PD nuk u zgjodh asnjë tropojan.
    Tashmë Berisha nuk po kishte më probleme me politikanët tropojanë. Në Kuvendin VIII të PD, mbajtur në prill 2005, dy muaj para zgjedhjeve, ku Sali Berisha u rizgjodh kryetar, në kryesinë e PD prej 25 vetësh u zgjodh dhe një tjetër tropojan veç tij, Aleksandër Biberaj, i cili pavarësisht emrit, është musliman. Besnik Mustafaj u zgjodh ex officio anëtar i Këshillit Kombëtar (për shkak se ishte deputet), gjë e çuditshme kjo, se ai nuk e kishte teserën e PD dhe nuk e ka ende. Në zgjedhjet e qershorit 2005, nga 56 deputetë që fitoi PD (në fakt 18 deputetë ua bëri dhuratë partive aleate), vetëm tre qenë tropojanë. Nga këta një u zgjodh në Tropojë (Aleksandër Biberaj). Dy të tjerët u zgjodhën në Kavajë (Berisha) dhe në Tiranë (Besnik Mustafaj). Në qeverinë e paszgjedhjeve, të kryesuar nga Berisha, nga 14 ministra, njëri ishte tropojan, Besnik Mustafaj, i cili mori postin e ministrit të Punëve të Jashtme.
    Përdorimi i tropojanëve për diversion kundër Berishës filloi përsëri pas zgjedhjeve vendore të vitit 2007 dhe sidomos pasi Bamir Topi u bë president në korrik të atij viti. Besnik Mustafaj e humbi portofolin e tij ministror para vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, me sa duket për shkak se në postin e tij duhej të vinte Basha që të rriste profilin e tij politik në arenën ndërkombëtare, për të qenë trashëgimtar i Berishës. Pasi u detyrua të japë dorëheqjen Mustafaj deklaroi se miqësia e tij me Berishën ka marrë fund. Pas kësaj Mustafaj filloi të bëhet një kritik i ashpër publik i Berishës. Kështu Berisha u keqshpërblye dhe nga tropojani i cili kishte marrë më shumë poste prej tij, pa marrë as teserën e PD. Ironikisht Mustafaj guxon të shpallë kandidaturën për kryetar i PD të Tiranës, kur nuk thotë dot se kur e ka marrë teserën e PD.
    Tjetri në radhë ishte Aleksandër Biberaj i cili u josh nga presidenti Topi i cili synonte të krijonte një pakicë bllokuese në PD. Biberaj, bashkë me Mustafajn janë bërë të yjet e mediave të majta, si Azem Hajdari dikur, kur sulmonte Berishën. Në ndihmë të tyre është shfaqur dhe Besnik Gjongecaj, pasi u zhduk për shumë vite nga skena.
    Epigrami për marrëdhëniet e Berishës me tropojanët do të ishte: Ai i ka zgjedhur shumë keq bashkëpunëtorët e tij të afërt mes tyre, ndërsa armiqtë e tij i kanë zgjedhur shumë mirë bashkëpunëtorët që kanë përdorur kundër tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 02-05-2009 më 01:50

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Sinqerisht jam e befasuar nga militantet qe ka Sal Beu dhe qe do jepnin gjithcka per te patur kete njeri ne pushtet. Jeni vertet per t'u admiruar dhe zoti ju dhente fuqi qe te vazhdoni sepse Shqiperia do te ishte nje hic pa ju.
    Nje verejtje te vogel.

    Titulli "Bej" eshte i barabarte me graden "Kolonel" ne ushtrite moderne.
    (Edhe ne ushtrine otomane, nje "Bej" mund te udhehiqte nje batalion, maksimumi nje brigade.)

    "Pasha" eshte e barabarte me graden "Gjeneral"

    Mos m`ia ul Sales gradat se nuk eshte FAIR.
    Heres tjeter te lutem, Sali Pasha.

    -----------

    Faleminderit per komplimentin.

    Meqenese jemi tek komplimentat.
    Fotografia jote tregon qe qenke shume e bukur. E mrekullueshme.

    Vetem per nje moment me ty, do isha i gatshem te behesha armik i Sali Pashës.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 02-05-2009 më 05:14

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Rrezultati : PD 51,8% PS 48,2%

    http://www.oranews.tv/

    Njëashtu ne kete faqe udheheq Partia Demokratike ne krye me Sali Pashen..

    Shqiperia po fiton..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  18. #18
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Njëashtu ne kete faqe udheheq Partia Demokratike ne krye me Sali Pashen..

    Shqiperia po fiton..
    zombi fallibahriste, kaq nuk mjafton ... bejeni padishah, ah, ah, ah!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sipas ketij sondazhi.. puna nuk eshte mire o Gjillans.. sepse petro korab koci e edvin enver hoxha e Ilir meto kapua.. ne se bashkohen ( e do te bashkohen patjeter) fitojne mbi PD-ne e vetmuar..

    pra PD nuk i ka punet mire..

    Kto dite gjykata e larte e aranit celave i dha leje Hetuesise enveriste te Ine edvin Bamir Rames.. se Nexhit..qe te vazhdoje persekutimin stalinist ndaj politikanit te shquar lul bashes.. qe do te thote.. penalizim i PD-se e cuarje e Pd ne dyer te birucave edhe duke qene Pd de jure ne pushtet..
    Mendo pas zgedhjeve qe sic duket do i fitojne perbindshat enveriste se cdo beje Ine nexhmije rame ramiz edvin Hoxha..

    keq puna..

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Vetem per nje moment me ty, do isha i gatshem te behesha armik i Sali Pashës.

    P.S. A thua Angelina Jolie do leri Brad Pitt-in per ty?! lol

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •