Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 73
  1. #1

    Gripi i derrit A/H1N1 (Swine Flu)

    Cfare eshte gripi i derrit? (Swine Influenza)

    Gripi i derrit eshte semundje e rrugeve te frymarrjes tek derrat qe shkaktohet nga viruset e Influenzes se tipit A. Eshte nje semundje qe shfaqet here pas here tek derrat. Ne pergjithesi nuk kalon tek njerezit, por edhe ne rastet kur ka ndodhur eshte limituar ne dy-tre persona.

    Eshte ngjites ky lloj i gripit te derrit?

    Sipas te dhenave te fundit eshte deklaruar nga organizatat boteore te shendetesise se ky lloj i gripit te derrit A(H1N1) eshte ngjites nga njeriu tek njeriu. Mgjth ne keto momente nuk ka te dhena se sa shpejt apo lehtesisht trasmetohet.


    Mund ta marr gripin e derrit duke pergatitur ose ngrene mish derri?


    Jo. Viruset e gripit te derrit nuk perhapen nga ushqimi . Nuk mund te merret duke ngrene mish derri ose produkte te tij. Duke u gatuar si duhet, ne temperature te larte mishi i derrit eshte i sigurte.


    Cilat jane shenjat e gripit te derrit tek njerezit?


    Shenjat e gripit te derrit jane njesoj me ato te gripit te 'zakonshem' qe ze njerezit dhe qe perfshijne : ethe, kolle, dhimbje fyti, dhimbje trupi, te dridhura, dhimbje koke dhe lodhje (ndjesi keputjeje). Ne disa raste ka te dhena qe mund te shoqerohet edhe me heqje barku (diare) dhe te vjella. Ne te kaluaren rastet e renda kane qene te shoqeruara edhe me pneumoni ose probleme te frymemarrjes qe kane cuar deri ne vdekje te te semurit. Ashtu si gripi sezonal (i "zakonshem"), gripi i derrit mund rendoj edhe me shume simptomat e individeve me semundje kronike.

    Si shperndahet?

    Mendohet se shperndahet si gripi i ''zakonshem'' (sezonal). Virusi zakonisht shperndahet tek njerezit nepermjet kolles ose teshtimes nga i infektuari. Ne disa raste njerezit mund te semuren edhe nqs prekin objekte te 'infektuara' nga virusi i gripit dhe me pas prekin me duar hunden, gojen apo syte.
    Dikush i semure mund te infektoj dike tjeter qe 1 dite para se vete individi mbartes i virusit te shfaq simptomat e gripit, gje qe shton rrezikun e perhapjes. Po keshtu i semuri mund te infektoj te tjeret deri ne 7 dite pasi e ka zene gripi. Per femijet kjo periudhe ''ngjitese e virusit'' zgjat edhe me shume, sidomos te me te vegjlit.

    Cfare mund te bej qe te mos marr gripin?

    Mbi te gjitha : lani duart. Kjo mund te behet me uje e sapun per nje kohe 15-20 sekonda ose duke perdorur solucione qe kane perberje alkoli.
    Te perpiqeni te qendroni ne forme te mire fizike : duke fjetur gjume mjaftueshem; duke qene aktiv fizikisht; duke mbajtur nen kontroll stresin; duke pire shume lengje dhe duke ngrene ushqim te shendetshem.
    Si edhe duke evituar kontaktet me te semurin ose perdorimin e maskes per hunden dhe gojen kur ndodheni prane tyre.
    Po keshtu kur dikush semuret, qe te parandaloj kalimin e virusit tek nje individ tjeter, duhet te mbuloj hunden dhe gojen kur kollitet ose teshtin me nje shami ose pecete letre dhe me pas ta hedhi ate ne kosh, ose ne mungese te nje shamie te 'mbulohet' me duar dhe me pas te laj duart.

    Sa gjate mund te jetoj nje virus jashte trupit?

    Dihet qe disa viruse dhe bakterie mund te jetojne 2 ore ose me shume ne siperfaqe te tilla si tavolina, doreza dyersh etj. Duke i lare shpesh duar ulet mundesia per te marr gripin ne kete menyre.

    Cfare duhet te bej nese semurem?


    Kontaktoni sa me shpejt doktorin nese ndjeni ndonje nga shenjat/simptomat e gripit te permendura me lart si ethe, dhimbje gryke, koke etj
    Shenjat qe kerkojne vemendje urgjente dhe masa te menjehershme jane

    Per femijet :
    - frymarrje e shpejte ose veshtiresi ne frymarrje
    - hije ngjyre bluje ne ngjyren e lekures se femijes
    - nuk pi lengje mjaftueshem (nga sasia qe pi normalisht)
    - nuk i del gjumi ose nuk komunikon me te tjeret
    - eshte shume i acaruar aq sa nuk do te mbahet as ne duar
    - temperature e shoqeruar me skuqje vende vende te lekures (rash)

    Per te rriturit:
    - veshtiresi ne frymarrje
    - dhimbje ose presion ne kraharor ose bark
    - marrje mendsh e papritur
    - konfuzion
    - te vjella te vazhdueshme ose te renda

    Trajtimi, parandalimi dhe ilacet

    Ilacet antivirale mund te merren me recete nga mjeku dhe mund te jene tableta, me pika ose me pompe aerosol (inhaler). Keto ilace veprojne kundra viruseve perfshi ketu edhe virusin e gripit te derrit, duke e luftuar virusin qe te mos riprodhohet ne trupin e njeriut. Ilacet antivirale kundra gripit funksionojne vetem ndaj viruseve te gripit, ato nuk mund te ndalojne ose ndihmojne ne sherimin e semundjeve te tjera virale qe mund te kene te njejtat simptoma si ato te gripit.

    Jane kater ilace te njohura antivirale kundra virusit te gripit (te aprovuara ne Amerike) : oseltamivir, zanamivir, amantadine dhe rimantadine. Virusi i gripi te derrit A (H1N1) eshte rezistues ndaj amantadines dhe rimantadines, keshtu qe perdorimi i ketyre ilaceve nuk do sjelli ndonje efekt. Testet laboratorike kane treguar qe deri tani virusi A (H1N1) eshte i ndjeshem ndaj oseltamivir dhe zanamivir.

    Te mirat e perdorimit te ilaceve antivirale


    Trajtimi : Keto lloj ilacesh ndihmojne ne zbutjen e simptomave te virusit te gripit dhe sherim me te shpejte. Ato gjithashtu mund te parandalojne komplikimet e renda qe mund te shkaktoj virusi. Qe keto ilace te funksionojne me mire duhet te merren sa me shpejt qe eshte e mundur kur shfaqen simptomat e para te gripit. Keto ilace mund te mos funksionojne nese merren me vone se 48 ore pasi fillon semundja.

    Parandalimi : Ilacet antivirale veprojne edhe per parandalimin e gripit. Kur perdoren si parandalues te gripit, keto ilace jane rreth 70-90% efektive. Gjatesia e kohes qe keto ilace duhet te merren percaktohet nga mjeku.

    Qendra per Kontrollin e Semundjeve (CDC) rekomandon perdorimin e oseltamivir ose zanamivir per trajtimin dhe parandalimin e infektimit nga virusi i gripit te derrit.

    Oseltamivir (emri i tregut Tamiflu) eshte i mire per te trajtuar dhe parandaluar virusin e influenzes A dhe B duke filluar nga mosha 1 vjec dhe me lart
    Zanamivir (emri i tregut Relenza) eshte i mire per te trajtuar virusin e influenzes A dhe B ne individet 7 vjec e siper dhe per ta parandaluar virusin ne individet 5 vjec e siper.

    permbledhur dhe perkthyer nga faqja e Qendres per Kontrollin e Semundjeve (CDC)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Eshte ngjites ky lloj i gripit te derrit?

    Sipas te dhenave te fundit eshte deklaruar nga organizatat boteore te shendetesise se ky lloj i gripit te derrit A(H1N1) eshte ngjites nga njeriu tek njeriu. Mgjth ne keto momente nuk ka te dhena se sa shpejt apo lehtesisht trasmetohet.
    Eshte ngjites edhe nga derri tek njeriu dhe anasjelltas.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Mund ta marr gripin e derrit duke pergatitur ose ngrene mish derri?

    Jo. Viruset e gripit te derrit nuk perhapen nga ushqimi . Nuk mund te merret duke ngrene mish derri ose produkte te tij. Duke u gatuar si duhet, ne temperature te larte mishi i derrit eshte i sigurte.
    Sigurisht qe mund ta marresh, por kjo propagande behet qe te mos paralizohet tregu i mishit ne pergjithsi dhe ai i DERRIT ne vecanti. Sepse per qeverite dhe industrite eshte me e rendesishme ekonomia se sa mijra vet te vdekur. Shkurt muhabeti fitojme me shume duke gropusur njerez se sa duke groposur derra.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    [QUOTE]
    Cfare mund te bej qe te mos marr gripin?

    Mbi te gjitha : lani duart. Kjo mund te behet me uje e sapun per nje kohe 15-20 sekonda ose duke perdorur solucione qe kane perberje alkoli.
    Te perpiqeni te qendroni ne forme te mire fizike : duke fjetur gjume mjaftueshem; duke qene aktiv fizikisht; duke mbajtur nen kontroll stresin; duke pire shume lengje dhe duke ngrene ushqim te shendetshem.[/
    QUOTE]

    -dhe duke ngrene ushqim te shendetshem. dmth ai qe na rekomandohet me lart pra ky:

    [U]Mund ta marr gripin e derrit duke pergatitur ose ngrene mish derri?

    Jo. Viruset e gripit te derrit nuk perhapen nga ushqimi . Nuk mund te merret duke ngrene mish derri ose produkte te tij. Duke u gatuar si duhet, ne temperature te larte mishi i derrit eshte i sigurte.[/
    U] Ky per ta eshte ushqim i shendetshem sepse te dhjamos si DERRI.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Cfare mund te bej qe te mos marr gripin?
    Per mendimin tim duhet te forconi imunitetin dhe asgje tjeter.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ajo qe shikoni ne figure eshte nje puntor apo si i thone veteriner i cili ka mbi shpine nje bidon 5 litrosh plot me vaksina pra me virus ,dmth brenda tij ndodhen me miliarda, e miliarda di virus ne forme vaksine te gatshem te futen ne trupin e derrit por edhe te kafsheve te tjera nepermjet asaj pistolete qe duket ne figure. Ajo eshte nje pistolete automatike dhe gjelpera e saj nuk nderrohet pa mbaruar te gjith bidonin. Por ne raste te vecanta kur thyhet gjilpera ne kofshe te derrit jane te detyruar ta nderrojne.
    C'far vaksinash jane ato ?
    Dihet qe ne te gjitha stallat si te lopeve pulave, derreva etj... ka semundje infektive dhe keto semundje luftohen me ilace dhe me pas vaksina.Keto vaksina behen duke perzier ADN e disa virusve, si te majmunit, njeriut, derrit etj qe te jene sa me te efektshem, dhe prodhohen ne laborator nga inginieret gjenetik.
    Prandaj edhe ky virus eshte prodhuar nga mendja e njeriut kete e verteton edhe ky link.

    http://www.cdc.gov/swineflu/

    A duhet te hani mishin e Derrit ??????????????????

    Une them JO dhe jo vetem Derrin por cdo lloj mishi nuk eshte gje tjeter vecse nje kafshe e ngordhur diku ne nje thertore disa jave muaj apo vite me pare dhe qe na serviret me emra dhe etiketa te bukura plot ngjyra te ndezura si salēiēe,Biftek,Berxolle,Kotolet,Hamburger,etj.... qe nuk eshte gje tjeter vecse nje mish i ngordhur drejt nje dekompozimi te shpejte dhe per te frenuar kete dekompozim e trajtojne kimikisht me solucione qe jane akoma me te rrezikshme se vete mishi i ngordhur.

    Siti i mesiperm cdc deklaron se virusi i Derrit eshte i tipit A me emrin H1N1
    dhe permban ADN e virusit te tipit aviario, te derrit dhe te njeriut, duke permbledhur ketu te gjith elementet e derrave evropian dhe atyre aziatik.
    [nN23355101]
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  7. #7
    Po te lexosh me qetesi i kupton me mire ato qe jane shkruar

    Virusi ka kaluar nga derri tek njeriu, jo nga ngrenia e mishit, por nga ndryshimi qe ka pesuar forma e virusit te influenzes se tipit A (H1N1). Ky fakt theksohet dhe ritheksohet nga te gjithe ata qe merren me studimin e viruseve, qe virusi nuk ka kaluar nga ngrenia e mishit. Per aq kohe sa eshte i gatuar tamam, eshte i sigurte. Mish jo i gatuar mire mund te sjelle lloj lloj semundjesh, por jo virusin e gripit dhe kjo eshte e vertete per te gjitha llojet e mishit, jo vetem ate te derrit.
    Link qe ke dhene me lart nuk flet aspak qe ky virus eshte shkaktuar ne laboratore apo krijuar nga njeriu. Se si ka ndryshuar formen virusi (mutate) dhe ka kaluar tek njerezit eshte akoma duke u studiuar. Nuk eshte hera e pare qe virusi i derrit apo i kafsheve te tjera kalon tek njerezit. Link qe ke dhene me lart jep numrin e rasteve te te infektuarve ne shtete te ndryshme te Amerikes, masat qe po merr qeveria duke perfshire edhe studimin per krijimin e nje vaksine.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Po te lexosh me qetesi i kupton me mire ato qe jane shkruar

    Virusi ka kaluar nga derri tek njeriu, jo nga ngrenia e mishit, por nga ndryshimi qe ka pesuar forma e virusit te influenzes se tipit A (H1N1). Ky fakt theksohet dhe ritheksohet nga te gjithe ata qe merren me studimin e viruseve, qe virusi nuk ka kaluar nga ngrenia e mishit. Per aq kohe sa eshte i gatuar tamam, eshte i sigurte. Mish jo i gatuar mire mund te sjelle lloj lloj semundjesh, por jo virusin e gripit dhe kjo eshte e vertete per te gjitha llojet e mishit, jo vetem ate te derrit.
    Link qe ke dhene me lart nuk flet aspak qe ky virus eshte shkaktuar ne laboratore apo krijuar nga njeriu. Se si ka ndryshuar formen virusi (mutate) dhe ka kaluar tek njerezit eshte akoma duke u studiuar. Nuk eshte hera e pare qe virusi i derrit apo i kafsheve te tjera kalon tek njerezit. Link qe ke dhene me lart jep numrin e rasteve te te infektuarve ne shtete te ndryshme te Amerikes, masat qe po merr qeveria duke perfshire edhe studimin per krijimin e nje vaksine.
    Une nuk thash qe virusi eshte perhapur nga ngrenia e mishit, por thash qe egziston mundesia qe te perhapet edhe me ngrenien e mishit ,

    Autoritet thone te kunderten per interesat e tyre por sic kane vertetuar faktet shpeshhere shum ilace te recomanduara si mrekullira kana patur efekte te renda anesore dhe jane terhequr nga tregu pa bere shum zhurme.

    Perhapja e virusit ne rruge ajrore nga mushkrite eshte i menjehershem ndersa ai me ngrenie mund te jete shum i ngadalshem sepse duhet te kaloje disa pengesa te brendshme te organizmit sic eshte acidi ne stomak,imuniteti ne intestino etj... por kjo nuk perjashton mundesine qe ai te mutoje perseri dhe ti kaloje edhe keto pengesa. Por egziston edhe mundesia qe mund te shfaqet ne nje forme tjeter dhe te demtoje pjese te tjera te organizmit qe ne dukje nuk kane lidhje me kete virus duke i dhene keshtu nje emer tjeter por qe ne fakt mund te jete perseri i njejti.

    Si perfundim dua te them qe informazioni qe thote hani mish derri se nuk ju ben dem duhet marre me shume rezerva dhe nuk duhet besuar 100%

  9. #9
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Ne karantine jane vene edhe aeroportet e australise pas shenjave te ketij gripi nder udhetaret e ardhur nga america qendrore . Shenjat me te dukshme jane konstatuar ne Zelande nga udhetare te ardhur prej mexico nga ku kane udhetuar edhe qytetare austral. masat ne airporte jane te rrepta.
    ....... per trajtimin e semundjes akoma nuk jane njoftuar format, vende te ndryshme bejne trajtim te ndryshem. Mjeket jane mjaftuar deri tani me stabilizimin e temperatures dhe ne pak raste antibiotike te tipit te permendur me lart dhe te kesaj familjeje antibiotikesh.
    Shpresa eshte qe virusi te izolohet duke respektuar higjenen personale, contactet neper ambiente publike me njerez apo sende, ushqime neper markets(te gatuara) etj. Ne shqiptaret jemi te paster nuk na kap ky grip.
    Salam!





    http://www.bloomberg.com/apps/news?p...d=aAOiwmIkRts0
    Bese dhe hakmarrje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    E verteta mbi H1N1

    Nderkohe qe po pregatis nje shkrim mbi te verteten e H1N1 shikoni kete video, dhe mendoni disa sekonda.
    http://www.youtube.com/watch?v=eFFjh...layer_embedded

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anėtarėsuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Qe ka nje hije dyshimi mbi kete virus,kjo dihet.Problemi eshte se njeriu nuk di kujt ti besoje,dhe ne rolin e deles do bashkohet me turmen.Per OMS ka nje fare llogjike sepse kush na thote ne qe pas 2 vjetesh s'na del nje grip i kuajve dhe na fusin ca vaksina te tjera kot sa me na ngrene leket.
    Jemi shume te pafuqishem ne kete aspekt,do bejme cfare te beje bota.Kjo do hyje tek shume gjerat qe s'do kene shpjegim.
    Pastaj kjo nuk gjente dot nje vend tjeter me bo kte xhirim po aty ne mes te gjinkallave.S'ka pike serioziteti si filmim.Pse nuk del ne TV ti thoje ato gjera para te gjitheve.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Nė Prishtinė sot pėrurohet Laboratori pėr diagnostikimin e Gripit A H1N1

    Nė Prishtinė sot pėrurohet Laboratori pėr diagnostikimin e Gripit A H1N1

    Prishtinė, 30 shtator - Nė kuadėr tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike (IKSHP), sot nė Prishtinė do tė pėrurohet Laboratori pėr diagnostikimin e Gripit A H1N1, ku pritet tė marrin pjesė Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaēi, Ministri Alush Gashi dhe zyrtarė tė herė. Diagnostikimi i rasteve tė rėnda klinike tė Gripit tė ri A H1N1 do tė bėhet nė Qendrėn Kombėtare tė Gripit me metodėn mė tė sofistikuar me RT PCR. Ky ėshtė laboratori i parė i llojit tė tillė nė Kosovė dhe do tė bėjė tė mundur trajtimin e viruseve, pėrfshirė gripin e derrave dhe atė shpezėve. Laboratori tanimė ėshtė pjesė e Rrjetit Evropian tė mbikqyrjes sė gripit dhe sėmundjeve pėrcjellėse tė tij.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prishtinė, 30 shtator - Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaēi pėruruan sot Qendrėn pėr diagnostifikimin e gripit A H1N1, nė Institutin e Shėndetit Publik. Nė kėtė laborator, i cili do tė jetė pjesė e rrjetit evropian tė mbikėqyrjes sė gripit, diagnostikimi i rasteve do tė bėhet me metodėn mė tė sofistikuar, me RT-PCR.



    (Foto: Jetmir Idrizi)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Mbrojtja nga gripi i derrit

    Dr Raussell Blaylock, neurokirurg, ligjėrues dhe shkrimtar, njėri ndėr personat mė me ndikim nė botėn e medicinės ka deklaruar:

    “Askush nuk duhet tė marrė vakcinėn kundėr gripit tė derrit, ajo ėshtė njėra ndėr vakcinat mė tė rrezikshme e prodhuar ndonjėherė. Pėrmban Squalene (MF 59), pėr tė cilėn ėshtė vėrtetuar se shkakton sėmundje autoimune si Multiple sklerozėn, Artritisin Reumatoid dhe Lupusin.
    Virusi H1N1 shkakton stuhi citokine qė do tė thotė se shkakton reakcion shumė tė fortė tė sistemit imunitar dhe kjo ėshtė arsyeja se pse ėshtė mė i rrezikshėm pėr tė rinjtė ndėrsa mė pak i sulmon mė tė moshuarit (tė cilėt kanė imunitet mė tė dobėt).

    Kjo vakcinė ėshtė njė imuno stimulator shumė i fuqishėm dhe ka shumė gjasa se do ta rrisė rrezikshmėrinė vdejkeprurėse tė kėtij virusi.

    Njėra ndėr preventivat mė tė mira kundėr kėtij virusi ėshtė vitamina D3. Duhet tė merret 5000 IU nė ditė, ndėrsa nėse fillon sėmundja tė pėrhapet doza duhet tė rritet nė 15.000 IU gjatė njė dite.

    Vitamina D3 modulon reakcionin imunologjik duke zvogėluar mundėsinė e reakcionit tė fortė tė sistemit imunologjik dhe duke stimuluar organizmin qė tė formojė peptide antimikrobe tė cilėt janė shkatėrrues tė fortė tė virusit nė tė cilin nuk ėshtė i inkuadruar imuniteti.

    Gjithėēka ėshtė e lidhur me dozimin e vitaminės D3, qė dtth doza sa mė e lartė, aq mė e lartė mbrojtja.
    Vaji i peshkut poashtu zvogėlon reakcionin e fuqishėm tė sistemit imunologjik. Njė lugė kafeje nė ditė ėshtė e mjaftueshme. Pėr simptomat e zhvilluara dy lugė kafeje nė ditė. Poashtu ndihmojnė edhe antioksidantet: curcumini, quercetini, ekstrakti i farave tė rrushit, vitamina C dhe vitamini E natyror.

    Rastet e tė sėmururve dhe tė vdekurve nga gripi i derrit tė cilėt janė duke u plasuar nė kanale televizive nuk janė tė sqaruara nė mėnyrė detale.


    Atė qė unė doja tė shtoja ėshtė terapia e Dr Frederick Kleenerit. Nė pranverėn e vitit 1949 nė Amerikė bėnte kėrdi paraliza e fėmijėve. Doktor Kleeneri me terapinė e tij me vitamin C ka shėruar 60 pacientė nė afat prej 5 ditėsh, madje edhe ata qė kanė qenė tė kapur nga gėrēet. Por natyrisht, terapia nuk u festua sepse nuk ka qenė profitabile pėr kompanitė farmaceutike.

    Pos kėtyre unė do tė kėshilloja:
    * Kaloni kohė sa mė tė gjatė jashtė nė ajėr tė pastėr, merrni frymė thellė dhe shfrytėzoni secilėn rreze tė diellit.
    * Pini ujė nga bunari dhe nga burimi, jo nga ēeshmja. Vėrtetoni se nė ujin nga shishja mos tė ketė fluoride e cila ėshtė shumė toksike.
    * Shmangni tė gjitha llojet e ushqimeve dhe pijeve tė paketuara, nė kuti dhe qese.
    * Hani sa mė shumė pemė tė freskėta dhe tė terura, perime dhe fara.
    * Shmangni prodhimet nga kafshėt.
    * Shmangni qėndrimet e gjata para televizorėve( sidomos lajmet dhe filmat negativė) tė cilėt nxisin prodhimin e hormoneve stresantne, gjė qė ėshtė rezultues nė shumimin e mikrobeve.
    * Mundėsojeni vetes qė sė paku 15 minuta nė ditė tė qėndroni tė zbathur mbi tokė qė tė shkarkoheni nga elektriciteti tė cilin trupi juaj akumulon nga kompjuteri, telefoni, televizori.
    * Fleni nga ora 10 e mbrėmjes deri nė ora 2 tė mėngjesit nė dhomėn tėrėsisht tė errėt, nė mėnyrė qė trupi juaj tė prodhojė hormonin melatonin, hormon i cili ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mbrojtjen e organizmit tuaj nga sėmundjet.

    Pershendetje nga,
    Dr Sladjana Velkov
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archicad : 12-11-2009 mė 18:37

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-11-2009
    Postime
    2
    A thuaa a esht e vertet apo e ke Kopjuar edhe ti ndokund me fal ne pytje nese nuk me keqkupton ?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Une e kam bere te premten vaksinen kunder <>megjith se nuk bej pjese ne grupin e te rezikuarve,vetem si mase profilakse,dhe nuk kam ndjere asnje pasoje.Mos keni frik jua rekomandoj te gjitheve ta beni.

  17. #17
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    a duhet ta bejme apo jo vaksinen e gripit??????????
    nuk po marim vesh se cpo ndodh.......disa doktore dalin e thone bejeni te tjere thone jo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prenceedi : 15-11-2009 mė 08:20

  18. #18
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anėtarėsuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Ju lutemi, transmetojani kete familjes dhe shokeve tuaj. Sidomos atyre qe kane femije


    Gripi H1N1 tani po perhapet me te madhe. Me poshte keni krahasimin e tij dhe simptomeve normale te ftohjes:


    Simptoma
    Ftohja
    Gripi H1N1

    Zjarmia
    Ftohja) Zjarmia rralle shfaqet me ftohjen.
    Gripi H1N1)Zjarmia eshte zakonisht prezente me gripin e derrit (deri 80%te rasteve). Temperatora prej 37.7 C ose me e larte per 3 deri ne 4 dite shoqerohet me gripin

    Kolla
    Ftohja) Zakonisht eshte prezente nje kolle therese dhe e cila prodhon mukoze
    Gripi H1N1) Me gripin H1N1 eshte prezente kolla e thate

    Dhimbjet
    Ftohja) Dhimbje te vogla te trupit mund te jene pjese e ftohjes
    Gripi H1N1) Dhimbje shume te forta te trpit jane te zakonshme ne gripin H1N1

    Hundet e zena
    Ftohja) Hundet e zena dhe qe rrjedhin jane te zakonshme ne ftohejn e rendomte, dhe zakonisht kalojne vetvetiu brenda javes
    Gripi H1N1) Hundet e zena nuk jane zakonisht te pranishme ne gripin H1N1

    Mornicat
    Ftohja) Ethet (mornicat) nuk jane te pranishme me ftohjen
    Gripi H1N1) 60% te njerezve perjetojne ethe me gripin H1N1

    Lodhje
    Ftohja) Lodhja eshte pak e shprehur tek ftohja
    Gripi H1N1) Lodhja eshte mesatarisht e mund te behet edhe shume erende me H1N1

    Teshtitja
    Ftohja) Teshtitja eshte e zakonshme ne ftohje
    Gripi H1N1) Teshtitja nuk eshte e zakonshme tek gripi H1N1

    Simptoma te papritura
    Ftohja) Simptomoat e ftohjes zhvillohen ne periudhe disa ditore
    Gripi H1N1) Gripi H1N1 ka zhvillim te shpejte brenda 3 - 6 ore. Ai godet fort dhe ne te perfshihen simptoma te papritura si temperature dhe dhimbje.

    Kokedhembja
    Ftohja) Kokedhembja eshte shume e rralle tek ftohja e rendomte
    Gripi H1N1) Kokedhembja eshte shume e zakonshem tek gripi H1N1 (80%) te rasteve

    Dhembja e fytit
    Ftohja) Dhembja e fytit shoqerohet me ftohje
    Gripi H1N1) Dhembja e fytit zakonisht nuk ndodh te gripi H1N1

    Therja ne kraheror
    Ftohja) Therja ne gjoks eshte e vogel em und te jete edhe mesatare tek ftohja .
    Gripi H1N1) Zakonisht therja e gjoksit eshte e ashper tek gripi H1N1.


    E vetmja menyre per ta ndalur kete epidemi eshte me ane te vetedijesimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Roi : 15-11-2009 mė 09:05
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-10-2009
    Postime
    58
    per gripin e derrit gaseta gjermane bild shkruan

    perdorni vitamin c

    shege

    peshk lachs hering makrele

    vitamin zink

    dhe holunderbeeren - perkthejeni

    dhe vitamin d
    gaseta gjermane bild e dates 16 nendor 2009

    shqiptar ruani veten zoti ju ndimoft sidomos femijet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga janar : 16-11-2009 mė 18:14 Arsyeja: germa te shkruar gabim

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    a duhet ta bejme apo jo vaksinen e gripit??????????
    nuk po marim vesh se cpo ndodh.......disa doktore dalin e thone bejeni te tjere thone jo

    Nuk mund askush ta thot me saktesi . Nuk ka asnje mjek i ndershem qe mund te garantoj per ndonje gje . Disa thone " hyt " disa thone " hot " .

    Une per vete punoj ne emergjence , edhe vaksinimin e kemi pa para dhe pa komplikime . Une per veten time ende nuk jam vaksionuar edhe pse kam kontakte te shumta gjat dites me persona te ndryshem dhe me smundje te ndryshme . Pra , nje pergjigje te sakt dhe te prere mos e prit nga askush , sepse askush nuk e di .

    Disa fjale per ate anetarin me larte qe ka bere krahasime ne mes te ftohjes dhe gripit te derrave .

    Problemi eshte ne veshtersine e dallimit ne mes te gripit normal dhe gripit te derrave , por jo ne mes ketije te fundit dhe nje ftohje sezonale . Pra duhet pasur kujdes ne kete .

    Keshilla ime .

    Sa me pak kontakte qe eshte e mundur me njerez . Mos ia zgjatni doren askujt . Lani duart sa me shpesh . Vishuni trash ne keto dite te ftohta . Pini sa me shume qaj me limon , dhe ushqehuni shendosh .

    Zoti ju ruajt !

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrse u ndalua mishi i derrit?
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 29-11-2011, 17:59
  2. Gripi i derrit H1N1: Vdes viktima e parė nė Kosovė
    Nga fisniku-student nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 25-11-2009, 14:12
  3. NDALIMI I MISHIT TĖ DERRIT - fakte shkencore
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 25-07-2009, 15:20
  4. Pak Kuriozitete Rreth Botes Islame*
    Nga La_Lune nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 08:51
  5. Kur'ani Dhe Shkenca - Pse muslimanet nuk e hane mishin e derrit?
    Nga buki19 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 06:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •