Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Prof. Adriatik Kallulli

    Shtypi


    ---......---

    ESSE

    Disa rradhė pėr librin "Pema e jetės": Si shihen tė mėdhenjtė e letėrsisė shqipe nė optikėn e kritikut Kallulli. Stili dhe gjuha e njeriut me shpirt poeti

    Fijet e dridhshme tė artit nė vetėdijen e Adriatik Kallullit
    Ai ėshtė pedagogu brilant, pa pėrqindjet e lokaleve apo mitmarrjeve tė pista nė territoret e Akademisė sė Arteve. Prandaj e duan. E si mund tė rrojė ndryshe ky njeri nė kėtė jetė, veēse tė pijė prej saj kupėn e gėzimit dhe tė helmit, mallėngjimin dhe shpėrfilljen, dashurinė dhe urrejtjen, tė parat nga sofra e letėrsisė dhe artit, tė dytat nga llubėtira e tutorėve tė pacipė


    ----------

    Prof. Dr. Jasif Papagjoni

    Nuk e quaj me vend tė nis e tė flas pėr librin "Pema e jetės" tė Prof. Dr. Adriatik Kallullit, qoftė dhe tė jap njė mendim fluturak a diē tjetėr si njė rezyme, pa thėnė mė parė se ē'ėshtė Adriatik Kallulli pėr mua dhe brezin tim.

    Ai ka qėnė pedagogu im dhe i mijra tė tjerėve, siē vazhdon tė jetė. Ishte kritiku fjalė-zjarrtė, i shlirėt, energjik, ngarendės, vrullues, dhe tejet i sinqertė, tejet i ēiltėr, si njė fletė e bardhė, qė ushqeu dhe brumosi, pse jo, vetėdijet tona si kritikė tė rinj pėr tė vrapuar, si edhe ai, nėpėr fushėtirėn dhe gėrxhet e garės sė mendimit estetik, tė qasjes analitike, tė hetimit shkencor, pėr tė punuar mundėsisht si ai (bash si njė lėronjės i palodhur) nė ugarėt e vėshtirė e humbullues tė dijes, tė letėrsisė, tė arteve.

    Qytetari, profesori dhe kritiku-poet
    E kam nė sy e nė vesh fjalėn e tij plot patos nė leksionet gjatė studimeve universitare, fjalė aspak tė pėrthara nga zhegu i didaskalive, i skemave e formulave tė vdekura, i kompilimeve tė atrofizuara e citimeve tė budallallepsura, tė kopjuara nga tekste tė huaja, doktrina shterpe, leksione tė mbajtura me nxit nėpėr universitetet e Lindjes. Pėrkundrazi, ato ishin dhe vijojnė tė jenė fjalė qė rrjedhin nga shpirti i tij pėrherė i dashuruar me vlerėn sublime tė letėrsisė e arteve shqiptare. Njė fjalė kėsilloji e hasa edhe nė librin "Pema e jetės".

    Adriatik Kallulli ishte dhe ėshtė pėr letėrsinė shqipe kritiku-poet. Unė nuk mund ta hamendėsoj dot atė pa "fluturimet" nėpėr lėndinat e mendimit filozofik, nėpėr mijra libra, emra, citime, bėma, gjėza. Njė mendje qė s'mund tė rrijė dot nė njė vend, qė grish dhe grishet nga ndjesia pėr diskutim, polemikė. Njė imagjinatė qė veē prodhon e riprodhon. Ėshtė kjo arsyeja pse ai e sheh ēdo artefakt pikėrisht si "brenda vetes", si tė "tijėn", jo si tė "botės". Letėrsia dhe arti janė shtėpia e tij, jo avllia. Dhe ky ėshtė monenti introjektiv i kritikut qė e pėrthith lėndėn fillimisht nė vetėdijen e vet dhe mandej e qit atė tė risemantizuar, tė riformėsuar, ku doemos gjen edhe copra shpirti e hapėsirash mentale nga shpirti dhe hapėsira filozofike e tij. Adriatik Kallulli ėshtė kritiku qė flet pėr tė tjerėt nėpėrmjet vetvetes, duke e shndėrruar kėtė "vetvete" nė instrument tė objektit studimor, nė "katalizator", nė "katedėr", nė "partiturė" e "melodi". Para viteve '90 Adriatik Kallulli ishte, mbase, i vetmi qė aplikoi me sukses kėtė tipologji kritike, kėtė filtėr aksiologjikik, nė njė klimė ku skemat logjike dhe racionalizmi doktrinor mbinin si gjėmbaēė nė vetėdijet tona estetike e kritike duke rrafshuar gjithēka. Kėsaj ane tė tij unė i jam pėrfalur personalisht. Dhe i pėrfalem.

    Edhe sot, kur tash jemi kolegė e kėmbejmė ndonjė fjalė duke pirė sė toku kafe, ai s'rresht, ai s'lodhet, ai s'mėngon tė flasė e tė flasė pafund, me pasionin e parė tė rinisė, gjithpo pėr atė, tė dashurėn e njėherėshme e tė pėrherėshme, letėrsinė dhe artet. Atė e rrethojnė studentėt dhe studentet kudo qė ėshtė, i blatojnė dashuri, respekt, gati pėrgjėrim. Nė rrasht tė shpirtit jam bėrė, ndonjėherė, edhe xheloz: Ēfarė mjalti paska ky Adriatik Kallulli qė i thith kėshtu qė tė gjithė si bletėt rreth vetes? E di: ėshtė shpirti i tij i bardhė, kultura e tij e gjerė, pėrkushtimi i "menjėhershėm" duke humbur orė tė vyera pėr t'i ndihmuar studentėt, "dorėzimi" pa kushte ndaj instinktit tė shpjegimit si njė pedagog meritor qė ėshtė, instinktit pėr ta dhėnė "pa pare" dijen tek tė tjerėt, instinkti pėr t'iu gjendur tjetrit. Ai ėshtė pedagogu brilant, pa pėrqindjet e lokaleve apo mitmarrjeve tė pista nė territoret e Akademisė sė Arteve. Prandaj e duan. E si mund tė rrojė ndryshe ky njeri nė kėtė jetė, veēse tė pijė prej saj kupėn e gėzimit dhe tė helmit, mallėngjimin dhe shpėrfilljen, dashurinė dhe urrejtjen, tė parat nga sofra e letėrsisė dhe artit, tė dytat nga llubėtira e tutorėve tė pacipė, injorantė dhe harbutė tė realitetit shqiptar, tė cilėt po e administrojnė kaq keq energjinė e kėtij populli. Adriatik Kallulli aktualisht nuk ka shtėpi, por ka njė tempull ku ai pėrfalet (qė quhet letėrsi dhe arte) dhe kryen ritualin e sektit tė tij ēudak, kokėshkretė, "donkishotesk", si njė nga fėmijtė e pasionit tė pamort (qė quhet kritikė letrare dhe artistike). Adriatik Kallulli, qoftė pse nė kėsi kushtesh qė i kanė imponuar bjerrakohjėsit politikė, ėshtė, megjithatė, njė nga pjesėt mė tė pastra, mė tė paparagjykuara tė energjisė intelektuale, dje dhe sot, dhe pėrherė. Unė nuk do tė gjeja pėrcaktim mė tė bukur, mė dinjitoz, qė i ka bėrė atij njė tjetėr dinjitar i mendimit shqiptar, siē ėshtė gjuhėtari e shkencėtari i njohur Jup Kastrati, nė letrėn qė ky i ka shkruar pas artikullit tė A. Kallullit "Monument i mirėnjohjes shkencore, "Historia e albanologjisė" e prof. Dr. Jup Kastratit". Nė kėtė letėr, ndėr tė tjera thuhet: "Ju ju ka pajisur natyra me aftėsinė e njeriut qė ka si dhunti tė vetėn tė paimitueshme forcėn e shprehjes, ekspresivitetin, leksikun adekuat e tė larmishėm, formėn tėrheqėse, tė bukur, elegante, stilin energjik konician, por me brendi tė shėndoshė, me pėrmbajtje plot brumė, me logjikė tė mprehtė, me inteligjencė jashtėzakonisht tė rallė. Mėnyra e tė shkruarit tuaj mė kujton thėnien proverbiale tė francezit tė pėrmendur Buffon: "Le style c'est l'homme meme".

    Nga vetvetja tek tė tjerėt
    Ēdo libėr, sadoqė pėr objekt ka njė tjetėr, ėshtė pohim i vetvetes, i mendimit dhe ndėrgjegjes tėnde nė raport me objektin studimor. Edhe libri "Pema e jetės" e A. Kallullit ėshtė pėrthyerje shpirtėrore e vetanake e studjuesit tonė tė njohur kundruall vlerave e personaliteteve tė zėshme letrare e artistike tė traditės sonė. Nė njė pikėpamje, ai ėshtė njė dialog i shqetėsuar pėr kohėn dje dhe kohėn sot, pėr letėrsinė dje dhe letėrsinė sot, pėr rrezonancat dhe rikuptimėsimet qė merr kjo apo ajo vepėr, ky apo ai autor i mirėnjohur nė rrjedhėn e viteve, veēanėrisht nė shoqėritė e hapura e demokratike; ėshtė, mė nė fund, shpirti i kritikut dhe inteklektualit qė na fton pėr diskutim nė studjon e tij. Thėrmokla plot dhimbje tė kėtij shpirti vijnė e bėzajnė edhe nė faqet e librit "Pema e jetės". Ndaj, si njė vijė gjithėpėrfshirėse, pėrēonjėse, tejshkuese e librit ėshtė pikėrisht raporti i intelektualit me kohėn e vet, njė raport ky kėlthitės, tepėr dramatik pėr rrethanat e sotme, por dhe tė djeshme, dhe tė gjithherėshme. Sepse intelektualėt e vėrtetė, siē janė emrat e njohur tė letrave shqipe qė merren nė analizė, ashtu si dhe vetė A. Kallulli, janė ngaherė nė opozitė me pushtetin, terapistė tė palodhur tė ndėrgjegjeve tė shqetėsuara, prijės procesesh, profetė e mėkues tė ardhmėrisė, kirurgė tė ēibanėve dhe indeve tė gjymta nė trupin e shoqėrisė, shėrues tė lėngatave tė popullit tė tyre, mesazherė tė funksionalizuar si "Mesi" nė artikulimin qė ata u bėjnė parimeve tė reja, ligjėrues tė njė "Dhiate tė re" morale e sociale, qė rrėnjėzohet pikėrisht nė rrafshin mė sipėran tė vlerės, nė bulbin e shpirtit tė kombit.

    Pikėrisht kėtė apel, tė pėrcjellė me nerv e shqetėsim nė rradhėt pasionale tė librit tė A. Kallullit, unė e kam hasur tej e tej vėshtrimeve tė tij historiografike, analitike dhe estetike mbi personalitetet mė tė shquara tė kombit tonė nė fushėn e letrave, si tek artikujt dhe esetė pėr Naim Frashėrin, Migjenin, Faik Konicėn, Fan Nolin, Gjergj Fishtėn, Andon Zako ]ajupin, Lame Kodrėn, Odise Paskalin, Abdurrahim Buzėn, Petro Markon, Skėnder Luarasin, Mark Gurakuqin etj. Kėto figura dritėlėshuese tė shqiptarizmės dhe mbrothtėsisė, tė qytetarisė dhe pastėrtisė morale, tė fisnikėrisė dhe guximit; kėta rishtarė tė pėrjetshėm tė lirisė dhe pėrparimit tė kombit tonė, vijnė nė optikėn gjakndezur tė prof. Kallullit pikėrisht si tė tillėt, si flakėza qiriu e pishtarė drite nė udhėn plot terr, pusi, kthina e prapaskena,, kur fatet popullit dhe vendit jo pak herė lėviznin nėpėr tavolinat e bixhozit politik afėr dhe largė kufijve. Ai i shikon kėta shkrimtarė tė mėdhenj si tharmin ngjizės tė qėnies sonė kombėtare, si njerėz tė vetėkryqėzuar nė "Golg-otėn" e aktit sublim tė krijimit dhe tė qytetarisė, si pjesa e pėrzgjedhur, elitare e kombit, gjithashtu si referenca e shėmbėllime pėrtėritėse, prej nga ne, dhe tė tjerėt pas nesh, gjejmė e do tė gjejmė forcė tė riciklohemi, tė qėndrojmė, tė ecim mė tutje monopateve plot tė papritura tė historisė. Duke qėnė gati si njė burim energjie nė riaktivizimet e mendėsive qė pėrfaqėsojnė kėto "katoda" tė kombit, pata mbresėn e mirė se trajtesat estetike e kritike tė prof. Adriatik Kallullit nė librin e tij mėtojnė tė riakumulojnė bateritė shpesh herė tė shkrehura tė ndėrgjegjeve tona disi tė topitura, jo vetėm dhe pėrjashtimisht estetike, kritike e letrare, por, siē e pėrmenda kryeherit, edhe nė njė fushėpamje civile, filozofike, diturake, politike, ēka mbrihet natyrshėm tek vetė ideali kombėtar si i tillė. Pikėrisht ky mėtim mė duket se i bėn nder optrisė kritike tė prof. Kallullit, duke qėndruar pėrsipėr saj bash si ato aureolat mbi kokat e shenjtorėve plot dritė e purpurim. Dhe kėtu unė veēoj njė nga spikamat origjinale tė librit "Pema e jetės", tek i cili gėrshetohen bukur mirė aspektet mirfilli letrare, artistike dhe estetike tė njė individualiteti a dukurie tė dhėnė me ato historike, qytetare, mbarėkombėtare, tė shqyrtuara tanimė si korpuset solide tė inteligjencies dhe atdhetarizmit.

    Risemantizimi i teksteve tė "shenjtėruar"
    Nuk mund tė them se e njoh aq thellė letėrsinė shqipe sa prof. Kallulli, ashtu siē nuk mund tė them se jam vetėm njė dashamirės, amator a fillestar nė vlerėsimin a kuptimin historiografik e estetik tė saj. Por dua ta them "menjėherė" se autori nuk hyn nė kėshtjellat epike tė letrave shqipe si njė besimtar i autosugjestionuar nga reliktet e shenjta, ikonat dhe "kodikėt" purpuror tė saj. Sigurisht, edhe ai ka njė autosugjestion, por ky ėshtė ndryshe, i njė tjetėr kahjeje. Ėshtė gėzimi, ēudia dhe mrekullia e zbulimit tė kuptimeve tė reja mbi tekstet e vjetra, nė ata qė quhen autorė klasikė tė letėrsisė shqipe. Dhe kjo s'ka ardhur aq nga hetimi i pėrthelluar i vlerave tashmė tė "ngrira", tė "sanksionuara", "antologjike" tė kėsaj letėrsie. Jo. Syri i Kallullit ka shpuar tutje perdes, tutje "shenjtėrimit", duke zbuluar aty gjėsende tė reja, optika tė reja, kuptime tė reja, tė paartikuluara mė pare, qė vijnė natyrshėm pas rėnies sė perdes sė hekurt tė komunizmit ortodoks doktrinor shqiptar nė fillimvitet '90. Ky risemantizim i teksteve, qė nis nga idetė dhe pėrfundon tek elementėt filigranė tė formės e teknikave shkrimore, ėshtė sot, siē dihet, njė nga pistat eseistike mė tė parapėlqyera, por dhe ato mė sfidantet, nė kritikėn botėrore, prandaj dhe qasjet e prof. Kallullit mua mė kanė lėnė mbresė tė thellė bash pėr kėtė aspekt delikat. Kjo kėrkon menēuri, studim tė thelluar, ballafaqim, gati-gati aplikimin e metodologjisė sė studimeve krahasuese, mė tė vėshtirės tė kėtij lloji. Sepse duhet tė pėrqasėsh dy realitete tė konvertuara, tekstin e djeshėm (tok me rrethanėn historike bashkėshoqėruese) me atė qė quhet "metatekst", pra rikuptimėsimin e shėnjave tė djeshme nė rrethanėn e avancuar tė perceptimit tė sotėm, tashmė nga njė lexues tjetėr, cilėsisht i ndryshėm nga ai i mėparshmi kur edhe u shkruan kryeherit veprat e njohura letrare qė merren nė analizė nga kritiku A. Kallulli. Karakteri idiomatik i dekodifikimit tė teksteve tė moēme s'ėshtė fort i lehtė…

    Mua, p.sh. mė ka emocionuar mėnyra se si shikohen vjershat "biblike" tė Fan Nolit duke u dhėnė kuptimeve tė tyre universale, gjithpoaq kontekste bashkėkohėsie. Krejt Noli nė syrin e Kallullit ėshtė martiri i qytetarisė shqiptare, por edhe mjeshtėri i vargut, i rimės, i ritmit, njė mrekulli dhe pėrsosje qė a do tė arrihet vallė? Politikani dhe artisti flenė paqėsisht tek personaliteti i tij poliedrik. Komentet pėr "Hymnin e flamurit" apo elegjinė postmortum kushtuar Luigj Gurakuqit "Syrgjin-vdekur", janė shėmbėlltyra pasionale, gjithashtu mprehtėsi intelektuale pėr tė kumtuar thelbet e poezisė noliane mėvetėsisht, dhe tė Nolit gjithėsisht. Konica pėr Kallullin nuk ėshtė vetėm "Enciklopedia shėtitėse", por edhe hidhnaku elitarist, i papajtueshėm me asnjė kohė, gjithherė me kritikėn e mprehtė majėbuze, tė pamėshirshme, ēmistifikuese, me gishtin nė plagėt e hapura qė dhembin, dhe jo mbi "fashetat" glorifikuese pėr t'i mbyllur kėto plagė, qė syri i botės kinse "mos t'i shohė". Jo. Konica pėr Kallullin mbetet ndėrgjegja evropjane e shqiptarėve, njė ndjesi tjetėrsoj, me sensin e tij ironik e sarkastik; terapia mė e efektshme kundėr padijes, korrupsionit, mburrjes, tam-tameve.

    Nuk ėshtė e lehtė tė flasėsh pėr Naim Frashėrin, Jeronim De Radėn, Gjergj Fishtėn, Ndre Mjedėn pa kumtuar diēka tė re rreth krijimtarisė sė tyre. Nė artikujt kushtuar shkrimtarėve nė fjalė autori e kėrkon tė renė, mė sė shumti, nė riaktivizimet sociale tė ideve tė pohuara mė parė, porse tanimė nė dimensionet e reja qė ato fitojnė nga momenti komunikues me lexuesin e sotėm. Mesa duket vetėm "kuajt" ndryshojnė, sepse kalorėsit janė gjithpo ata, mjeshtrit e pavdekshėm tė fjalės shqipe, fjalė qė askurrė nuk humbet, nuk tretet, veēse rivlerėsohet nga optika tė reja. Po kjo linjė vijon me Migjenin tek "Tė birt' e shekullit tė ri" ose nė artikullin "Ngadhnjim ndėrgjegjeje dhe mendimi tė lirė"; mė tutje me Lazgush Poradecin dhe Odhise Paskalin, me Lame Kodrėn dhe Skėnder Luarasin, me Petro Markon dhe Mark Gurakuqin.

    Dy radhė shtesė
    Pena e Adriatik Kallullit ėshtė njė penė pėrgjithėsisht e shqetėsuar. Por ja, kalojnė dallgėt e zėmėrimit, tė mllefeve tė grumbulluara, dhe herė-herė kritiku qetohet, bėhet lirik, poetik, i ndjeshėm si fėmijė pėrpara njė bukurie arti qė ia bėn mė sy; nis e thotė diku-diku edhe ca gjėza, anekdota, historiza e shaka, duke i dhėnė njė tjetėr frymė librit e duke e bėrė mė komunikues. Ky ėshtė stili i tij dhe jashtė atij ai s'mund tė dalė dot. Edhe kur kritiku bėn pėrshkrime, mė saktė pėrthellime e pėrbirime nė tablonė e njohur kompozicionale "Refugjatėt" tė Abdurrahim Buzės, sėrish ai gjakon tė shkojė mė tutje, tė bėj motėrzime me realitetet e fundme historike tė popullit shqiptar dhe tė Kosovės pėrgjithėsisht, tė ngre, madje, njė pėrmendore qėndrese, tė shqiptojė e tė artikulojė mesazhin e ardhur nga shekujt se, sado tragjik qoftė fati ynė, Zoti s'na braktisi; sepse as ne s'e braktisėm vetveten, truallin ku kemi lerė, pėrkundrazi e adhuruam atė si nėnė e babė, ndaj dhe mbetėm e do tė mbetemi pėrjetėsisht aty. Shpresa pėr mė mirė, pėr mė mbarė, nė letėrsi e nė arte, nė politikė e nė jetė - kjo shpresė, kudo e kurdo, ėshtė aty, midis rreshtave tė librit, nuk fle, nuk rresht, por drithėron, jeton. Lexojeni dhe do ta ndjeni!…




    Marre nga "gazeta shqiptare"



    ...
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    hi. une jam nje anetar i ri dhe rastesihst pashe emrin e profesorit ne ekran. une profesorin e kam njohur ne Elbasan ne Festivalin e Teatrove dhe qe nga biseda e pare me te ju them sinqerisht se ndjeva nje ndjenje admirimi te jashtezakonshem per te. kurre nuk do ta harroj ato qe me tha : Une vertet i kam syzet me tela - me tha (sepse profesori ka nje problem me palpebrat e syve)- por ama une rri deri ne 2 te nates duke lexuar ......- ne fillim mu duk sikur po tallej pasi ne fund te fundit ai ishte profesor dhe me sa pashe une kishte nje dije te jashtezakonshme!!!por jo!ishte ai qe me beri te kuptoj se dija nuk ka fund dhe atehere kur mendon se je njeriu me i mencur i botes je vetem ne hapin e pare te njohjes se dijeve. do te me behej shume qejfi te takoja perseri profesorin dhe do te doja te beja nje bisede me te. heren e fundit qe folem me tha: dua te te takoj pas 10 vjetesh, te te shoh si je bere se je nje djale qe premton shume....Nuk do ti harroj kurrre bisedat me profesorin. eshte nje njeri me nje horizont dijesh te jashtezakonshme, te pa imagjinueshme!shpresoj ta takoj shpejt!me Respekt Ani nga fieri (Failed Rapper)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Eshte kritik gjithsesi e une nuk kam ndonje konsiderate per sojin e tyre!Adriatik Kallulli me duket se u takon atyre te realizmit socialist,paska bere perparime me vjen mire qe qenka kthyer ne modern,mire per te se per vete nuk kam ndonji konsiderate per kritiket!Kritiket me duken si puna e opozites,vetem bejne verejtje e "studime" po per vete nuk qullosin gje kurre!Ketu ne Amerike thone keshtu per kritiket:"Kritiket jane si puna e eunukeve,ata e dine mire si behet ajo pune,e shohin perdite si behet ajo pune por per vete nuk jane ne gjendje ta bejne!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Andrra!

    Nickun e ke te bukur por te mungon fisnikeria.
    Kritiket jane si artistet e tjere dhe i duhen shoqerise.
    Autori i shkrimit per Kallullin flet ma dashuri per mikun e tije dhe ne duhet te ndjekim autorin ne kete pike. Te hedhesh kunja eshte e lehte por le pik pyetje per vehten.
    Ti endrra qe je kunder kritikve ku i ke ti vete kryeveprat?

    Mos lesho bajga..por ne se mundesh jep lule per njerzit qe nji jete te tere ja kane kushtuar fjales artistike.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Brari!Mati fjalet kur shprehesh,ate bajgen mbaje per vete atje ne vathen tende ku je,ok!Ne qofte se di te lexosh une jam shprehur qarte nuk me pelqejne kritiket e mos valle u dashka te te pyes ty per ate qe me pelqen,nqs eshte keshtu atehere krijoni nje tjeter dritare,:"Policia e albforumit" vendosni tabela e tregoni qarkullimin pastaj sipas shijes suaj!Mati fjalet,kritiket,nqs ke haber nga kritika nuk jane artiste sepse nuk prodhojne art por vetem jetojne ne kurriz te artisteve duke bere "studime",siē thote F.S.Noli "duan nje bukuroshe ta fusin ne salle operacioni e ta masin duke e prere me thike!"!Gjeje kete e ke te veprat e Nolit,kurse per kete Kalluqin apo Kallullin a si i thone meqe na qenka kritik mendoj se i duhet dhene jo lule po nje tufe hithra se ate meritojne gjithe kritiket!Gjithe kritiket e perseris se soji i tyre me ngjall neveri,ok!Kurse sa per kryeveprat qe thua ti more Brari nuk me ha meraku per to,une jam nje lexues i rregullt e mendoj se te jesh nje lexues i mire eshte me e rendesishme sesa te thuresh hymne nje kritiku parazit qe kurre nuk ka krijuar vetem ka ndejtur duke perkthyer e plagjiatuar sot veprat e francezeve kurse me perpara te ruseve si realizem socialist qe ishte!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2008
    Postime
    6
    Pfffff, femer e deshperuar dhe e pacivilizuar!

    Paske lexuar Fan Nolin ti!

Tema tė Ngjashme

  1. Ndihma, SHBA kualifikon Shqipėrinė
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 11:29
  2. Arrestohet Adriatik Kroi
    Nga Michigan2005 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2005, 20:37
  3. Tek ne nė Michigan
    Nga Dreri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 21:57
  4. Adriatik Kallulli: Pėrse mungojnė filtrat e kritikės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2005, 11:29
  5. Tragjedi tjeter ne Adriatik!
    Nga shkodra13 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-08-2002, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •