Close
Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 481
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve
    Kosova:1389
    Në Mesjetë, një ngjarje e madhe për popullin tonë dhe për Ballkanin në përgjithësi, ishte edhe Beteja e Kosovës, 1389. Në këtë betejë, njëra nga figurat qendrore u shqua dhe Milosh Kopiliqi, pasi që mundi të vriste Sulltan Muratin I, që ishte Sovrani i Perandorisë Osmane.
    Serbët e konsiderojnë atë si hero te vetin, por edhe shqiptarët e Kosovës e kanë ruajtur të gjallë kujtimin e tij dhe i kanë kënduar këngë për 5 shekuj.
    Beteja, sipas Kostandin Jireçekut, filloi të martën dhe vazh*doi deri të premten. Njëri nga shtatë princërit që mori pjesë në këtë betejë, ishte edhe Gjergj II Balsha, sundimtari i Shkodrës, Teodor Muzaka, i cili u vra në betejë. Në një përshkrim që i bën betejës, humanisti dubrovnikas, abati benediktin i manastirit të Shën Andreas dhe Shën Jakobit në Vishnjice, A. C. Tubera, (i njohur me emrin Tuberon Krijeviq) shkruan se në këtë betejë morën pjesë: Dardanët, Ilirët, Maqedonasit.
    D. Kostiq, i cili i ka kushtuar një studim të gjerë çështjes se emrit të M. Kopiliqit, konkludon që “ai ishte dinarian, i dalë prej simbiozës serbo-shqiptare; pra, Ballkanas i serbizuar.
    Siç thamë, M. Kopiliqit i janë kënduar kënga nga shqiptarët e Kosovë. I pari ka qenë Dervish Ahmeti nga Gjakova (1918), ndërsa i dyti, G. Elezoviq (1923). “Jedna arnautska pesma o boju na Kosovu”, Elezoviqi e kishte dëgjuar nga Xhemë Bojku i Vushtrrisë.
    Cajkanoviq ka konstatuar, më 912: “Kulti i Milosh Kopiliqit është shumë i fortë ndër shqiptarët dhe ata e quajnë hero të tyre”. Duke u nisur nga mbiemri i tij, dimë që ndërmjet Pejës dhe Mitrovicës, gjendet edhe sot fshati Kopiliq në Drenicë dhe akoma edhe sot, kur banorët e këtij fshati zihen me banorë të fshatrave të tjera, ata thonë “unë jam nga Kopiliqi, ku lindi ai burrë që vrau sulltanin”.
    Serbët nuk kanë këngë për M. Kopiliqin. E përmendin në disa këngë, por e përmendin bashkë me të tjerët. Dhe, në një këngë e dallojnë edhe etnikisht, kur thonë: “Kopiliq qëndron ndërmjet dy vojvodëve Serbë”. Interesi i serbëve për Miloshin, sipas studiuesve, u zgjua nga fundi i shekullit XVII, kur koha kishte errësuar tashmë origjinën e tij. Në këtë kohë iu ndryshua edhe mbiemri, nga Kopiliq, iu bë Obiliq. Në shekullin XVIII, historianët P. Julinaç dhe V. Petroviq i dhanë atij emrin Obiliq (bollëk, tepri).
    Historiografia serbe është përpjekur vazhdimisht, dhe po përpiqet që Kosovën gjatë sundimit të Nemanjidëve (fundi i shek. XII deri në vitin 1371) dhe në përgjithësi, në periudhën para sundimit osman, ta paraqesë të banuar vetëm nga serbët. Pretendimeve të këtilla tendencioze, një përgjigje të merituar shkencore u dha profesor dr. J. Dranqolli, i cili thekson: “Burimet e kohës, që ruhen në arkiva, kisha dhe biblioteka, japin të dhëna krejtësisht të tjera nga ato që na i ofron historiografia serbe”.
    Para se të parashtrojmë këto të dhëna, vlen të përmendet një konkludim shumë i qëlluar i studiuesit francez, A. Dyselje, i cili pohon se Kosova gjatë shek. XIII-XIV ka qenë qendra ekonomike dhe politike e mbretërisë mesjetare serbe, por në mënyrë shkencore vëren se vendosja e një qendre të pushtetit politik dhe ekonomik në një territor të caktuar nuk garanton aspak, veçanërisht në mesjetë, karakterin etnik sundues të atyre që e kanë pushtetin politik. Në këtë mënyrë, ai merr shembull despotatin e vogël “serb” të Serit në Greqinë Veriore, i cili mundi të sundonte nga viti 1355 deri më 1371, një popullsi, pjesa më e madhe e së cilës ishte greke.Prania e popullsisë serbe në Kosovë, sipas burimeve të shkruara, dëshmohet që në shek. XI, ndërsa në një farë mase fillon të shtohet në gjysmën e dytë të shek. XII, dhe në fillim të shek. XIII, atëherë kur Kosova hyri në kuadrin e Shtetit të Nem*anjidëve. Një rritje e dukshme e popullsisë serbe në Kosovë, pa dyshim, bëhet atëherë kur Serbia fitoi statusin e Perandorisë.
    Në atë periudhë, popullsia e viseve veriore serbe filloi të depërtojë me të madhe në drejtim të jugut, pra edhe të Kosovës. Në çfarë raporti arriti ajo ndaj popullsisë vendase arbërore, nuk mund të thuhet kurrgjë.
    Të dhënat burimore, po ashtu dëshmojnë se arbrit, gjatë gjithë mesjetës vazhduan të jetojnë në trevat e tyre autoktone të Kosovës. Kjo provohet nga vetë dokumentet cirilike të shek. XIII-XIV, në të cilat, krahas antroponimeve shumicë serbe, hasen në masë të konsiderueshme edhe aso të pastra arbërore, por dhe arbërore të sllavizuara. Kur jemi tek të dhënat burimore cirilike, vlen të përmendet se në to hasen edhe familje të përziera në aspektin antroponomik.
    Kështu p.sh., sipas një të dhëne që i përket viteve 1293-1302, mësojmë se në vendin Ship të Klinës, në mesin e banorëve të tij është edhe Dobrosllavi, bir i Gjinit. Rast të njëjtë hasim edhe në krisobulën e manastirit të Deçanit (1330) ku thuhet: “Gjoni dhe djemtë e tij, Radosllavi dhe Bogosllavi”.
    Nga të dyja rastet shihet qartë se prindërit mbanin emra arbërorë, kurse djemtë e tyre emra sllavë (serbë), respektivisht emrin e serbit ka mundur ta mbajë edhe arbri.
    Duke marrë parasysh faktin se pushteti politiko-kishtar ishte në duart e klasës politike-kishtare serbe, atëherë, lirisht mund të thuhet se arbrit plotësisht u janë nënshtruar formave të diskriminimit, me të vetmin qëllim që t‘i sundonin më lehtë, dhe tek e fundit nëpërmjet antroponimisë së imponuar sllave t‘i identifikonin si sllavë. Prandaj, antroponimia e tyre në masë të konsiderueshme u humb në atë sllave (serbe).
    Prania e etnosit arbëror provohet edhe nga burimet latine, përkatësisht raguziane. Kështu, më 1369, përmenden tre treg*tarë prizrenas që i kishin borxh Raguzës, dhe sipas emrave që mbanin (Liepur-Lepur, Lumasius-Lumi dhe Jovanich-Gjon) na dalin arbërorë. Në këtë drejtim duhet përmendur edhe Dhimitër Drançin dhe presbit Gjinin nga Novobërda, të cilët më 1382 mbanin lidhje afariste me Raguzën.
    Prania e arbërve në Kosovë gjatë feudalizmit të zhvilluar, mund të shpjegohet edhe me disa shembuj nga sfera e toponi*meve të përkatësisë arbërore. Vend të rëndësishëm në këtë drejtim zënë toponimet: Unjemir (Ujmiri i sotëm), Lloçan dhe fshati Arbanas. Në krisobulën e Stefan Dushanit të vitit 1348 (mbi themelimin e manastirit të shenjtorëve Mihal e Gabriel në Prizren), zihen në gojë edhe një sërë fshatrash arbërorë: Gjinov*ci, Magjerci, Pegogllavci, Flokovci, Çruca, Çaparçi, Gonovci, Shpinadinci dhe Novaci, e mbi të gjitha aty arbrit përmenden me emrin e tyre etnik. Ky fakt jo vetëm që dëshmon praninë e popullsisë arbërore në Kosovë, por njëkohësisht, në aspektin juridik, atë e paraqet të nivelizuar me popullsinë serbe.
    Jo rastësisht përshkurtazi përmendëm praninë e arbërve në Kosovë, sepse pikërisht në territorin e tyre u zhvillua beteja e famshme e Kosovës (15, përkatësisht 28 qershor 1389). Beteja e Kosovës ishte një nga përpjekjet më të vendosura të popujve ballkanikë, për të ndaluar ekspansionin e mëtejmë osman në Gadishullin Ballkanik.
    Për të arritur këtë qëllim ata bashkuan forcat e tyre në një koalicion të përbashkët, të cilit i printe sundimtari serb Lazar Hreblanoviç, dhe vendosën t‘i bënin ballë ushtrisë osmane, e cila udhëhiqej nga vetë Sulltan Murati I dhe djemtë e tij, Baja*ziti dhe Jakupi. Përgatitjet serioze, numri i madh i ushtarëve të ushtrive kundërshtare, rrjedhat e betejës, rrjedhojat dhe pasojat, kontribuan që ajo të hyjë në analet historike dhe njëkohësisht të shërbejë si motiv për krijimin e njërit nga ciklet më të mëdha dhe më të bukura të epit ballkanik.
    Në fushatën e tyre për pushtimin e brendisë së Gadishul*lit Ballkanik, ushtritë osmane, të kryesuara nga Sulltan Murati, më 1386, depërtuan në Serbi, ku pushtuan Nishin. Më pas, tek Ploçniku (sot fshat pranë Prokuples), Murati u ndodh përpara sundimtarit të Serbisë, Lazarit. Ky i fundit nuk guxoi të konfron*tohej në një betejë të hapur me Sulltanin, por i premtoi Muratit dhënien e një tributi, si dhe një trupe ndihmëse ushtarake prej 1000 vetash, mirëpo shumë shpejt hoqi dorë nga premtimi i dhënë.
    Në këtë kohë edhe Shteti i Balshajve kalonte çaste të vështira. Në të vërtetë, për shkak të veçantisë së brendshme feudale dhe nën sulme të vazhdueshme osmane, ku për pasojë territori i Gjergjit II Balsha u ngushtua bukur shumë (përfshinte vetëm Shkodrën, Drishtin, Ulqinin dhe Tivarin), dhe për të mos humbur krejtësisht zotërimet e mbetura, ai pranoi që të hynte nën vasalitetin osman.
    Sipas Orbinit, kjo u bë në vitin 1386, respektivisht para 27 janarit të po atij vit, sepse po të ishte në këtë kohë në armiqësi me osmanët, Gjergji nuk do të mund t‘u siguronte liri tregtarëve raguzianë në trevat e tij. Nga ana tjetër, mospërmendja e osma*nëve nga ana e Gjergjit, lë vend për të konkluduar se ai kishte pranuar sovranitetin osman vetëm formalisht.
    Duket se, për të hequr qafet sovranitetin formal osman, Gjergji planifikoi t´u jepte atyre një goditje vendimtare. Në këtë drejtim, derisa në njërën anë i nxiti dhe u premtoi ndihmë osmanëve kundër Bosnjës (me mbretin e së cilës, Tvërtkon, deri atëherë ishte në marrëdhënie të këqija), në anën tjetër fshehurazi vuri në lëvizje planin e dëshiruar antiosman, duke u afruar me vjehrrin e tij, Lazar Hreblanoviqin dhe me Tvërtkon.
    Njëkohësisht, planet e tij duhet t´i jenë bërë të njohura edhe Raguzës, për arsye se më 23 gusht 1388, aty u ndodh i deleguari i Gjergjit, Gjoni, i cili siç thuhet “erdhi për shkak të bisedimeve me osmanët, për të mirën tonë”.
    Planet antiosmane arriti t´i konkretizojë në verë të vitit 1388. Forcat osmane, nën komandën e Lala Shahinit, që në këtë kohë depërtuan në Bosnjë, u thyen rëndë nga forcat aleate të Tvërtkos, Gjergjit II Balshës dhe Lazarit.
    Në këtë disfatë të osmanëve, rolin udhëheqës e kishte pasur Gjergji, sepse, siç pohon Bitlisi, ai ishte bërë shkak për vrasjen e 10 deri 15 mijë luftëtarëve. Pas kësaj disfate të osma*nëve, Gjergji duhej të kishte hequr qafe sovranitetin formal osman, sepse Neshriu, duke përshkruar rrethanat që sollën në konfliktin e Bosnjës, Gjergjin II Balshën e cilësonte “të nën*shtruar të sulltanit”, kurse Bitlisi, duke përshkruar përgatitjet e pjesëmarrësve udhëheqës të Koalicionit ballkanik për ditën e mynxyrës së Kosovës (1389), e radhiste atë në mesin e “banditëve” dhe të “pafeve”.
    Mospërmbushja e detyrimeve nga ana e Lazarit, disfata në Bileçe të Bosnjës dhe roli vendimtar i Gjergjit II Balshës në atë disfatë që iu shkaktua osmanëve, u bë, siç thotë kronikani osman, Idris Bitlisi, “e domosdoshme dhe detyrë ndaj vullnetit perandorak që të përgatiteshin për të vënë në vend nderin e ushtarëve të vrarë dhe të likuidonin intrigat dhe ngatërresat e kokëfortëve”.
    Pra, siç mund të shihet, parapërgatitjet që u paralajmëruan nuk kishin për qëllim që në një betejë vendimtare të thyenin vetëm qëndresën e sundimtarit serb Lazarit, siç pretendon historiografia serbe, por, në fakt synohej që të thyheshin sundimtarët ballkanikë.
    Përgatitjet e osmanëve, në krye me Sulltan Muratin, për një ndeshje vendimtare me sundimtarët ballkanikë, sipas të gjitha gjasave kishin filluar që në fund të vitit 1388.
    Murati dha urdhër perandorak, u bënte thirrje komandantëve të Anadollit dhe të Rumelisë, respektivisht të gjithë bejlerbejve të vilajeteve, djemve të tij, Bajazitit dhe Jakupit, disa princave nga Azia e Vogël, si dhe sundimtarëve të krishterë, të cilët kishin pranuar vasalitetin ndaj shtetit osman, që me forcat e tyre të mblidheshin dhe të drejtoheshin për t´i mposhtur sundimtarët ballkanikë. Përveç të sipërpërmendurve, Sulltanit i erdhi ndihmë “edhe nga persët edhe nga arabët”, dhe në këtë mënyrë u krijua një ushtri e madhe në krye të së cilës qëndronin Sulltan Murati dhe dy djemtë e tij, Bajaziti dhe Jakupi.
    Përmendëm pjesëmarrjen e këtij spektri të gjerë forcash në kuadër të ushtrisë osmane, nga shkaku se në historiografinë serbe, jo vetëm që anashkalohet kjo e vërtetë, por nga ana tjetër synohet që të minimizohet Koalicioni ballkanik, duke theksuar se “lajmet e mëvonshme osmane janë krejtësisht fantastike, ku, sipas të cilave, Lazarin e ndihmuan edhe… arbrit, vllehtë dhe hungarezët”, dhe gjithnjë sipas tyre, “duhej ta paraqitnin fitoren osmane sa më të rëndë dhe sa më të rëndësishme”. Po të kishte qenë me të vërtetë ashtu, atëherë kronikanët osmanë nuk do të përshkruanin edhe spektrin e gjerë të ushtrisë osmane (duke përmendur si pjesëtarë të saj edhe turqit nga principatat selxhuke të Kastamonisë dhe të Karamanisë, të cilat hynë nën mbrojtjen e Sulltan Muratit vetëm formalisht (1387), ngase ato edhe më tej ruajtën autonominë e tyre, madje edhe gjatë shek. XV u gjendën në luftë me shtetin osman, derisa u pushtuan prej tij; si dhe ndihmën që i erdhi asaj nga persët dhe arabët; por do të kënaqeshin me përshkrimin e pjesëmarrësve të Koalicionit ballkanik.
    Me qëllim që ta kishin më të lehtë këtë fushatë, forcat e mbledhura të ushtrisë osmane mendonin që atë ta nisnin në pranverë, prandaj dimrin e kaluan në Pllovdiv të Bullgarisë. Përgatitjet e Muratit i shqetësuan dhe i vunë në lëvizje sundimtarët e vendeve të ndryshme të Ballkanit.
    Për t‘i bërë ballë rrezikut, zotërinjtë e tyre lanë mënjanë grindjet dhe konfliktet e vjetra dhe formuan një koalicion nën kryesinë e sundimtarit serb, Lazar Hreblanoviçit. Gjergji II Balsha, i cili që prej kohësh e kishte ndjerë rrezikun osman, siç duket shumë kohë përpara Betejës së Kosovës, d.m.th. qysh në vitin 1388, ishte angazhuar në përgatitjen e koalicionit antios*man. Vitin në fjalë, atë së bashku me Vuk Brankoviqin, i ndeshim te vjehrri i tyre, Lazari.
    Prandaj, sipas kësaj të dhëne, mund të dyshohet se ata u morën vesh për një aksion të përbashkët kundër osmanëve.
    Pjesëtarët e Koalicionit patën kohë të mjaftueshme për t‘u përgatitur dhe për t‘u mbledhur në momentin e duhur. Kjo dëshmohet nga vetë kronikanët osmanë, të cilët flasin mbi traktatet diplomatike ndërmjet të të deleguarve të Muratit dhe udhëheqësit të Koalicionit, Lazarit, ku preken çështjet për zgjidhjen e konfliktit të tyre dhe ku njëkohësisht mësohet për përgatitjet ushtarake të palëve kundërshtare.
    S‘ka dyshim se një rol udhëheqës në përgatitjen e Koalicionit ballkanik patën edhe arbrit. Në këshillimin për mënyrën e strategjisë së luftës (të cilën do ta zbatonin sundimtarët ballkanikë kundër osmanëve) të zhvilluar në prag të betejës, jo rastësisht kaloi propozimi i Jorgjit (Gjergj Kastriotit- gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut), që konflikti me osmanët të zhvillohej ditën dhe jo natën, siç kishte propozuar udhëheqësi i Koalicionit, Lazari.
    Jo vetëm gjykimi i tij qe i drejtë, por edhe miratimi i propozimit të tij në mënyrë unanime nga sundimtarët pjesëmarrës (duke përfshirë këtu edhe vetë Lazarin), është një dëshmi tjetër se sa autoritativ kishte qenë ai në mesin e pjesëmarrësve të Koalicionit, aq më tepër kur dihet se kishte një forcë të rëndë*sishme ushtarake.
    Le të ndalemi tani pak në çështjen e dilemave që ekzistojnë në historiografi lidhur me identifikimin e Jorgjit dhe me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare.
    Disa studiues Jorgjin e identifikojnë si Gjergji II Balsha, kurse disa studiues të tjerë si Gjergj Kastrioti. Ne konsiderojmë se mund të mbështetet qëndrimi i dytë, ngase kronikanët os*manë Gjergjin II Balshën e cilësuan “Sundimtar të Shkodrës Arbërore”, por pa i shtuar këtij emërtimi emrin e tij, me çka u la vend për t´u kuptuar se nuk bëhet fjalë për Gjergjin II Balshën, por për Gjergj Kastriotin.
    Po ashtu duhet shtuar se disa studiues kanë shprehur mendimin se gjyshi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Gjergji, do të jetë quajtur Gjon, kurse studiues të tjerë, duke u mbështetur në njoftimet e Gjon Muzakës, se i ati i Skënderbeut quhej Pal, përcaktohen për këtë emër.
    Ndërsa, lidhur me numrat e ushtarëve të ushtrive kundërshtare në burimet osmane dhe në ato serbe ato janë tepër të ekzagjeruara, ku për pasojë në shkencën historiografike janë paraqitur mendime të ndryshme. Ne konsiderojmë si më të pranueshëm konkludimin e studiuesit P. Thëngjillit, i cili duke analizuar këtë fenomen, ka ardhur tek përfundimi se numri prej 20000-25000 ushtarësh në anën serbe (Koalicionit) dhe prej 30000-40000 ushtarësh në anën osmane, i paraqitur nga studi*uesit serbë, me qëllim të minimizimit të Koalicioni ballkanik, është tepër i zvogëluar. Studiuesi në fjalë ka lënë vend që të kuptohet se duhet mbështetur numra më të mëdhenj, nga ata që na i ofrojnë studiuesit serbë. Kurse ne konsiderojmë se numrat në fjalë duhet zmadhuar edhe ca, ngase njëri nga kronikanët osmanë, siç është Oruçi, duket se është më afër realitetit.
    Ai thekson: “Ai (Sulltani- Q. D.) me pesëdhjetë-gjashtëdhjetëmijë ushtarë shkoi dhe doli në fushën e Kosovës”).
    Pas trajtimit të dilemave në fjalë, i rikthehemi vazhdimit të problematikës së sipërpërmendur, përkatësisht rolit udhëheqës që patën arbrit në përgatitjen e Koalicionit ballkanik.
    Në këtë drejtim duhet përmendur edhe rolin e rëndësishëm të princit nga Kosova, Milosh Kopiliqit (kronikani osman Enveri, Milosh Kopiliqin e përmend me titujt: “Princ” dhe “Ban”; humanisti raguzian Feliks Petançi, “Princ Ilir”; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, “Baron”; arq*ipeshkvi i Tivarit, Andrea, “Ban”; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e “Perandorit të Mizisë”), i cili për kryezot kishte Vuk Brankoviqin.
    Se sa personalitet me peshë kishte qenë ai në radhët e krerëve të Koalicionit, vërtetohet nga një e dhënë e Enverit, ku thuhet: “Lazari i dha Miloshit një gotë me pije, duke i thënë: “thonë për ty që je bërë tradhtari im…” Miloshi i përgjigjet: “nesër ke për ta parë tradhtarin, ke për të parë nëse jam njeri i drejtë apo tradhtar”. Lazari në atë moment e mori në dorë gotën e dollisë dhe e piu”.
    Përshkrime afërsisht të ngjashme të këtij momenti na ofrojnë edhe humanistët raguzianë Feliks Petançi, A. Cerva – Tuberoni dhe Mauro Orbini, si dhe humanisti slloven Benedikt Kuripeshi. Ngritja e dollisë nga ana e Lazarit, vetëm atëherë pasi u sigurua për besnikërinë e Kopiliqit, flet qartë se ai ishte njëri nga princërit kryesorë të Koalicionit, dhe një prestigj të tillë e kishte arritur, padyshim, pasi që ishte përfaqësuar me një forcë të rëndësishme ushtarake.
    Po pse u vendos që beteja të zhvillohej pikërisht në fushën e Kosovës? Rrethanat e karakterit ushtarak e strategjik, si dhe fakti se agresioni osman tashmë i kërcënonte drejtpërsëdrejti trevat e Ballkanit Qendror, bënë që beteja të zhvillohej në Ko*sovë, në afërsi të Prishtinës; në një rajon ku mund të organizoheshin më mirë ushtritë e shteteve feudale ballkanike, por që ishte njëkohësisht një pikë ku kryqëzoheshin rrugët nga mund të depërtonin më tutje osmanët.
    Në rrethana të këtilla, ushtritë e Koalicionit, të kryesuara nga sundimtarët e tyre, në mëngjes të 15, përkatësisht të 28 qershorit 1389, zunë nga një pozicion të veçantë në fushën e Kosovës. Në burimet osmane, të cilat me të drejtë janë cilësuar si shumë më të pasura se burimet serbe e bizantine, dallohen dy grupe kryesore lidhur me pjesëmarrësit në betejë: nga njëri grup, pjesëmarrësit përmenden në mënyrë të papërcaktuar, ku thuhet se krahas ushtrive të Lazarit morën pjesë edhe arbrit, boshnjakët, vllehtë, çekët, hungarezët, polakët dhe frëngjit; dhe nga grupi tjetër, pjesëmarrësit përcaktohen drejtpërsëdrejti, si më kryesorë serbët, arbrit dhe boshnjakët, duke i dalluar këta nga forcat e tjera ndihmëse.
    Ushtria e Koalicionit u rreshtua në fushën e luftimit, duke pasur në qendër Lazarin, djathtas Vuk Brankoviqin dhe majtas fisnikun boshnjak Vlatko Vukoviqin dhe atë arbëror Dhimitër Jonimën, zotërimet e të cilit shtriheshin në zonën midis Lezhës dhe Rrëshenit, kurse kronikani osman, Mehmet Neshriu, e quan atë i biri i Jundit, Dimitri.
    Përndryshe, prijësit e tjerë ballkanikë dhe arbërorë ishin rreshtuar në të dy krahët e ushtrisë së Koalicionit. Nga kjo shihet se ndonjë nga zotërinjtë arbërorë (kuptohet jashtë trevës së Kosovës) merrte pjesë me forcat e veta pikërisht në krahun e djathtë, ndërsa forcat e arbërve të Kosovës, logjikisht ishin në kuadër të forcave të Vukut, dhe shikuar nga këndvështrimi i kritikës historike, pse aty, si vasal i Vukut, me forcat e veta të mos ishte edhe Milosh Kopiliqi.
    Rreth pjesëmarrjes, apo mospjesëmarrjes së Gjergjit II Balshës në Betejën e Kosovës, është shkruar bukur shumë në historiografi. Studiuesit sllavë kryesisht e mohojnë pjesëmar*rjen e tij. Ndërsa, historiografia shqiptare e mbështet në tërësi pjesëmarrjen e tij.
    Nëse u besojmë kronikave osmane, atëherë del e qartë se ai ka marrë pjesë në betejë. Në të vërtetë, duke marrë parasysh faktin se Gjergji II Balsha në kronikat osmane cilësohet “Sundimtar i Shkodrës Arbërore” dhe “Sundimtar i Shkodrës së Arbërve”, atëherë, të dhënën që na e ofron Bitlisi lidhur me përgatitjet e pjesëmarrësve të Koalicionit ballkanik për ditën e mynxyrës së Kosovës, në mesin e të cilëve përmend “Sundimtarin e Arbërve”, s´është gjë tjetër, veçse është fjala për Gjergjin II Balshën. Pjesëmarrjen e tij e mbështesin edhe njoftimet e këngëve epike serbe.
    Sipas tyre, ai i ishte përgjigjur thirrjes së Lazarit për ndihmë, duke shkuar në Kosovë me një ushtri prej 6000 vetash. Në njërën nga këngët në fjalë madje thuhet se kishte marrë pjesë në betejë “Balsha me trimat e Zetës dhe arbërorët e rreptë”.
    Në Betejën e Fushë-Kosovës morën pjesë edhe sundimtarë të tjerë të fuqishëm arbërorë, si: sundimtari i Despotatit të Beratit, Theodori II Muzaka, i cili me vete kishte një ushtri të madhe arbërore; zotër të tjerë të Arbrit, në mesin e të cilëve ishin edhe zotër feudal arbërorë të Himarës dhe të Epirit. Arbrit kishin mbushur gjithashtu edhe radhët e shigjetarëve të ushtrisë së Koalicionit, të cilët ishin të parët që filluan betejën.
    Sipas kronikanëve osmanë, beteja filloi në mëngjes. Të njëjtën gjë e pohon edhe Anonimi nga Firencja, kurse sipas kujtimeve të Konstandin Jireçeku, ajo filloi të mërkurën dhe përfundoi të premten. Konfrontimi ndërmjet ushtrive kundërshtare qe i ashpër.
    Pas disa sukseseve fillestare të ushtrisë së Koalicionit, ku ajo theu krahun e majtë të ushtrisë osmane që udhëhiqej nga Jakupi, me ndërhyrjen e Bajazitit që komandonte krahun e djathtë, sukseset ushtarake u kthyen në të mirë të osmanëve, të cilëve përfundimisht u takoi fitorja. Por humbjet në njerëz nga të dyja palët ishin të mëdha, saqë, po të hidhej vështrimi, në çdo anë nuk shihej gjë tjetër veçse koka të prera. Në mesin e të rënëve mbetën edhe dy udhëheqësit e betejës, Murati dhe Lazari. Aty u vranë edhe Theodori II Muzaka dhe vrasësi i Sulltanit, Milosh Kopiliqi.
    Pas vrasjes së Muratit, Bajaziti u tërhoq për në Edrene me qëllim që ta siguronte marrjen e fronit të zbrazur. Tek pjesëmarrësit e Koalicionit ballkanik, kjo tërheqje krijoi përshtypjen se osmanët u thyen. Kështu, mbreti i Bosnjës, Tvërtko, në letrën e tij të shkruar disa ditë pas betejës (1 gusht 1389) njoftonte qytetin e Trogirit, se “duke fituar me triumf fushën e luftës, u shkaktuam disfatë atyre (osmanëve) … i vramë, saqë nga ata mbetën pak të gjallë”. Lajmi i fitores duket se ishte përhapur me të madhe.
    Për këtë dëshmojnë:
    a) Në letrën e datës 20 tetor 1389 që qytet-shteti i Firences i dërgonte Tvërtkos, (në përgjigje të njoftimit të tij për fitoren mbi osmanët) i bënte të ditur se këtë lajm të gëzuar e dinte që më parë, dhe se atë e kishte marrë përmes zërave të përhapura dhe letrave të shumta. Prandaj e dinte mirë ngjarjen e 15 qershorit, ku në fushë të Kosovës kishte mbetur i vrarë edhe Murati, kurse në atë betejë të lavdishme, fitorja i kishte takuar Mbretërisë;
    b) Udhëpërshkruesi francez i shek. XIV, Filip de Mezier, në veprën “Ëndrra e Pelerinit të moçëm”, të shkruar në muajin tetor të vitit 1389, theksonte: “Murati… u mposht plotësisht nga të krishterët”.
    Në fakt, këto ishin përshtypje të gabuara, pasi, siç kemi cekur më lart, fitorja u takoi osmanëve, të cilëve njëherit i hapën dyert për të depërtuar në pjesët e Ballkanit Veriperëndimor.
    Më lart, kalimthi përmendëm se në betejë morën pjesë edhe arbrit e Kosovës. Por, problemi i pjesëmarrjes së tyre në betejë është prekur pak në historiografi, sepse mungojnë të dhënat historike të drejtpërdrejta mbi këtë problematikë. Në qoftë se më lart dëshmuam për praninë e arbërve në Kosovë, atëherë ata nuk do të mund të qëndronin të mënjanuar dhe të mos merrnin pjesë në ngjarjet e mëdha politike-ushtarake të kohës, të zhvilluara në truallin e tyre autokton.
    Mospërmendja në mënyrë të drejtpërdrejtë në burimet historike e pjesëmarrjes së tyre në betejë, shpjegohet me faktin se autorët e kohës që ishin sllavë, bizantinë e osmanë, janë kënaqur me paraqitjen e pjesëmarrjes së formacioneve politike-shoqërore e të sundimtarëve të tyre, kurse, si zakonisht, nuk i kanë marrë parasysh masat popullore. Ajo është mbuluar me paraqitjen e pjesëmarrjes në luftë të sundimtarit serb të Kosovës, Vuk Brankoviqit dhe ushtrisë së tij.Në favor të këtij vlerësimi, vlen të përmendet e dhëna e Shën Denisit, ku thuhet: “Mbreti i Kosovës mblodhi një ushtri jo vetëm nga feudalët, por edhe nga popullsia e rëndomtë” d.m.th. arbërore. Përkundër faktit se kronika ka të bëjë me Betejën e Rovinës të vitit 1395, përmendja e pjesëmarrjes së popullsisë vendase në një betejë jashtë territorit të saj, është një sinjal i fortë se popullsia në fjalë do të ketë marrë pjesë edhe më masovikisht (në kuadër të ushtrisë së kryezotit të saj, Vuk Brankoviqit) në Betejën e Kosovës, ngase ajo u zhvillua pikërisht në territorin e saj. Humanisti raguzian Tuberoni, nënshtetasit e Lazarit i quan dardanë, ilirë dhe maqedonas, ndërkaq Lazarin mbret të dardanëve, të cilët gjatë betejës mbroheshin me aq guxim, saqë turqit mezi bënin ballë.
    S‘ka dyshim se është fjala për popullsinë arbërore të Ko*sovës, që autori e përmend me emrin e saj të vjetër. Se arbrit e Kosovës kishin marrë pjesë masovikisht në betejë, dëshmohet edhe nga një e dhënë tjetër, “despoti Lazar i Serbisë, bullgarët … dhe sundimtarë të Arbrit nga Dardania … u mblodhën … u hapën luftë turqve, por Lazari dhe shumë të tjerë humbën jetën në betejë”.
    Tek e fundit, Filip de Mezier, jo rastësisht, këtë betejë e vendosi në pjesët e Arbrit, me çka la vend që të kuptohet drejt karakteri etnik arbëror i Kosovës, pasi kuptimi gjeografik, pari*misht nuk e mohon kuptimin etnik.
    Është e vërtetë se përmes traditës popullore nuk mund të ndërtohet historia, posaçërisht nëse ajo nuk gjen mbështetje në burimet historike. Por, tradita jonë popullore që i kushtohet Betejës së Kosovës, me një kuadër të hollësishëm të ngjarjeve për: organizimin dhe nisjen e ushtrive osmane nga Anadolli, itinerarin e tyre në Ballkan, marshin nëpër Selanik e Shkup dhe arritjen në Fushë-Kosovë; si dhe për zhvillimin e lufti*meve, vrasjen e Sulltan Muratit dhe fundin e Miloshit, gjen një mbështetje pikërisht në burimet historike osmane, të cilat po ashtu, na njoftojnë për këto ngjarje.
    Prandaj, si e tillë, ajo mund të merret në konsideratë për trajtimin e ngjarjeve për këtë betejë. Pikërisht pjesëmarrjen e arbërve të Kosovës në këtë betejë e dëshmon ekzistenca e këngës së vjetër arbërore – shqiptare mbi Betejën e Kosovës, që në fakt është këngë e popullsisë vendase arbërore të Kosovës, sepse të gjithë botuesit e varianteve të ndryshme të këngës në fjalë, japin shënime të qarta se personat nga të cilët ata i kanë mbledhur këto këngë, që të gjithë janë nga Kosova.
    Pra kënga lindi në Kosovë, sepse popullsia e saj mori pjesë në betejë.
    Vargjet e fundit të këngës popullore arbërore - shqiptare, flasin për largimin e një pjese të popullsisë arbërore të Kosovës pas disfatës në betejë. “Një çik oms (d.m.th. të ëmës) ça kish pas thon”:
    - Ku po shkojmë mori non?
    - Na po ikim prej turku, i ka thon.
    - E kur vim ko, mori non?
    - Kur çartojet turku, sikur na”
    Mendojmë se ky emigrim mund të gjejë mbështetje në faktin se, qysh në vitin 1390, në Raguzë tanimë jetonte familja Kopiliqi, aq më tepër kur dihet fakti se përveç ekzistimit të oazave arbërore që jetonin gjatë gjithë mesjetës në pjesën jugore të bregdetit Adriatik gjer në Raguzë, si dhe në prapatokë (pra, edhe në troje të Bosnjës e Hercegovinës dhe të Malit të Zi) gjatë shekujve XIV-XV në trojet e përmendura, veçmas në Raguzë, ndeshim shumë mërgimtarë arbërorë, të cilët lëshuan atdheun e tyre për shkaqe të ndryshme.
    Pjesëmarrja e arbërve të Kosovës në betejë mund të shtri*het deri aty sa të pretendohet me të drejtë e të diskutohet edhe për përkatësinë etnike arbërore të Milosh Kopiliqit, përndryshe hero i Betejës së Kosovës. Emri dhe mbiemri i tij ka zgjuar in*teres që prej kohësh, që së paku, duke e analizuar atë në dritën e të dhënave antroponimike, t‘i afrohet zgjidhjes së çështjes së përkatësisë së tij etnike.
    Por, në këtë drejtim, historiani serb i shek. XVIII, P. Juli*anac, më 1765, nuk zgjodhi kritere (për ta identifikuar atë më lehtë si serb - Q. D.) dhe ia tjetërsoi mbiemrin nga Kopiliq /Kopil(i) ose Kobil(i) më vonë e ka marrë sufiksin sllav Kopil(iq) – Kobil(iq)/ në Kobiliq - Obiliq, term i cili u pranua nga his*torianët pasardhës të historiografisë serbe.
    Përkundër faktit se mbiemri i Miloshit tek kronikani os*man, Ashik Pashazade, i shkruar me grafinë osmane, në radhë të parë mund të lexohet si Kopila e pastaj Kobila, studiuesit G. Elezoviq dhe A. Olesnicki, në rastin konkret përcaktohen dhe përdorin variantin Kobila, kuptohet që në bazë të termit serb kobita ‘pelë’, të lihej vend që përkatësia e tij etnike të kërkohej vetëm në mesin e serbëve.
    Mirëpo, studiuesi K. Jireçek, lidhur me këtë problematikë, që prej kohësh me të drejtë sinjalizonte se në shekullin XVIII emri që rridhte nga pela ishte i pahijshëm, prandaj e tjetërsuan, duke i dhënë për bazë termat (serbë) obilan dhe obilje. Nga ana tjetër, rezultatet shkencore nga fusha e gjuhësisë, megjithatë dëshmojnë origjinën thjesht arbërore të emrit dhe mbiemrit të tij. Kështu, prapashtesat osh, ush dhe oshe janë të përhapura sot e kësaj dite në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.
    Edhe rrënja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarë, si, bie fja*la, Mëhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzian F. Petançi e përmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diç të ngjashme.
    Studiuesi ynë E. Çabej, duke analizuar përkatësinë gjuhësore të një vargu fjalësh, pohon: “Një problem më vete përbëjnë disa fjalë që janë të përbashkëta për shqipen, sllavishten ballkanike e rumanishten, pjesërisht dhe për greqishten e re. Fjalë, të cilat kryesisht me ndërmjetësinë e rumunëve kanë depërtuar edhe në disa gjuhë të tjera, si në çekishten, sllovakishten, polonishten e ukrainishten.
    Hyjnë aty, ndër të tjera: balgë, buzë, gushë, katund dhe kopil”. Studiuesit F. Mikloshiç dhe P. Skok mendojnë se bëhet fjalë për term (d.m.th. kopil) me prejardhje shqipe, përkatësisht për një huazim nga shqipja. Në të vërtetë, emri Kopil është shumë i hershëm, dhe në dokumente të shkruara përdoret në krisobulën e Shën Shtjefnit të Banjskës së Kosovës në vitin 1313, kurse si Kipil haset në fshatin Çabiq, i regjistruar në krizobulat e Deçanit.
    Përndryshe, supozohet se emri Kopil ka prejardhje iliro-thrakase, i cili në gjuhën e vjetër arbërore-shqiptare ka kuptimin e fëmijës të cilit nuk i dihet prindi-babai, ndërsa në gjuhën ru*mune ka kuptimin e fëmijës. Në këtë drejtim, duket se enigmën e ka zgjidhur studiuesi kosovar prof. dr. sci. J. Drançolli, i cili pohon: “Emri Kopil, gjithashtu është një emër me prejardhje thjesht shqiptare. Përveç të tjerash, sot në shqip fjala kopil, ka kuptimin e sythit të mbirë në një rrënjë, trung a në degë të një bime”.
    Është e njohur se në traditën mesjetare fshati merrte emrin e zotërisë, e së këndejmë fshati Kopiliq i Drenicës, përgjithësisht njihet si vend i Milosh Kopiliqit, aq më tepër kur këtë fshat (përkatësisht Kopiliqin e Epërm dhe Kopiliqin e Poshtëm) e hasim në regjistrin osman të vitit 1455, kushtuar krahinës së Brankoviqëve.
    Përkatësia thjesht arbërore e heroit të betejës, dëshmohet edhe nga vetë kënga arbërore - shqiptare për Betejën e Kos*ovës, ku ai del si figurë kryesore e këngës. V. Çajkanoviq, duke shpjeguar motivet e këngës arbërore – shqiptare, të botuar nga ana e G. Elezoviqit, e karakterizon atë, “epopeja shqiptare… nuk është gjë tjetër veçse kënga për Miloshin”.
    Ai më tej shton se gjatë qëndrimit të tij në afërsi të El*basanit, në rrethanat e luftës ballkanike (1912), i kanë treguar për disa shqiptarë vendas se janë pasardhës të Milosh Kopiliqit. E gjithë kjo, vazhdon më tej. Ai tregon se heroi, Miloshi, kishte kultin dhe traditën e tij në mesin e shqiptarëve.
    Ndërsa M. Gjurgjeviq (shumë kohë përpara këtij të fun*dit) që qëndronte në Prishtinë si zyrtar i Austro-Hungarisë në vitet 60 të shekullit XIX, e ka vlerësuar përshkrimin e Betejës së Kosovës, sipas traditës gojore vendëse, si më reale sesa të dhënat e shpjegimit historiografik, serb të modifikuara nga prirjet politike shoviniste.
    Kënga në fjalë është një poemë me një lëndë origjinale dhe autentike, me tipare të dalluara nga ato të këngëve epike serbe për Betejën e Kosovës. Në të nuk i këndohet knjaz Lazarit ose figurave të tjera të bujarëve feudalë serbë që morën pjesë në betejë, siç ndodhi në epikën serbe.
    Pavarësisht nga roli pozitiv që luajtën në luftën kundër vërshimit osman, ato mbeteshin të huaja për botën arbërore-shqiptare, e cila epopenë ia kushtoi pikërisht heroit që doli nga gjiri i saj.
    Në këtë truall, tek shqiptarët, krahas këngës, organikisht jetojnë edhe një sërë legjendash, kujtimesh, toponimesh etj. Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Ko*piliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”.
    Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës).
    Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Vneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.
    Ilmgap, ky informacion eshte mjaft interesant!
    Veq nje gje duhet te intervenohet: ky material osht i pregatitun prej tjeter kuj dhe ka bo mund ai studjues, keshtuqe merami osht me CITUE ne FUSNOT.

    shnet

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga Humanisti Lexo Postimin
    Ilmgap, ky informacion eshte mjaft interesant!
    Veq nje gje duhet te intervenohet: ky material osht i pregatitun prej tjeter kuj dhe ka bo mund ai studjues, keshtuqe merami osht me CITUE ne FUSNOT.

    shnet
    Humanisti, thash me siper se shkrimi eshte i bukur me gjthe te disa te metave...
    Pra edhe pse ky rresht eshte i pa saket me beri kyrioz se si autori i ketij shkrimi e ka ngatrruar ngjarjen ne mes te betejes se pare dhe te dytes ?
    Si ka mundesi qe ka ardhur deri te ky ngatrrim ?
    shih ketu;
    "Beteja, sipas Kostandin Jireçekut, filloi të martën dhe vazh*doi deri të premten"" ?

    Pra ky rreshte duhet te korrigjohet sepse eshte i nxjerrun ky fakt nga beteja e dyte e kosoves 60 pas te pares !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #143


    ‘Beteja e Kosovës’ ngujohet në Beograd

    Në Prishtinë u promovua libri “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic”, i përgatitur nga Ana Di Lelio. Kopjet e librit nuk kanë arritur ende në Prishtinë pasi që qëndrojnë të ngujuara në Beograd.

    Nga Alfred Beka më 30.06.2009 në ora 18:30
    “N’Fushë Kosovë Murati i parë, kamturqisht rrin fitimtarë. Prej Drenice del një djalë, fluturon mbi kalë të bardhë, mespërmes i bjen ushtrisë, shkon e i falet naltmadhnisë. Tungjatjeta naltmadhni, jam një arbër vendali, shpata jote nuk u theka, hovi yt prapë s’u ktheka, kurrë ma mirë ti s’ke dhanë provë sesa sot në Fushë Kosovë. Jam ardhë pa vonue ta puth dorën me t’nerue. Zgjatët mbreti i jep kamën, ngrihet djali i ban gjamën, mik pa thirrë ki ardh prej Azie n’Dardani, me na marrë magjet e miellit, me na zanë hiset e diellit, gjithë ushtrinë e paq me shnet, kjo Arbni ka bijt e vet, ta vej kryet maje kapices, jam Miroshi prej Drenicës, mbret e krajl shpesh gabohen, t’bijtë e Arbnit nuk poshtohen”.

    Kështu, sipas kësaj kënge epike, vargjet e së cilës i recitoi aktori dhe politikani Lirak Çelaj, i ka thënë Millosh Kopiliqi Sulltan Muratit pak para se ta vriste.

    Kjo është njëra prej tetë këngëve epike që janë përfshirë në librin “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic” (Beteja e Kosovës 1389 – një epikë shqiptare), i cili u promovua të hënën mbrëma në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në Prishtinë, edhe pse asnjë libër nuk ndodhej në tavolinë.

    Ana Di Lelio, autore e librit, tregoi arsyen pse nuk ndodhej asnjë libër. Ajo tha se botuesi i ka dërguar librat me Fedex në Beograd dhe Beogradi i ka bllokuar. Ajo shprehu bindjen se ky bllokim të jetë i përkohshëm dhe tha se do ta kemi shumë shpejt librin. Më pas ajo shpjegoi se si është përgatitur ky libër si dhe i falënderoi bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar.

    “Libri “The Battle of Kosovo 1389 – an Albanian epic” është koleksion i tetë këngëve në shqip për Betejën e Kosovës. Përkthimi në anglisht është nga Robert Elsie dhe ka një ese timen si parathënie. Me këtë libër unë nuk mendoj të propozoj një lloj historie të vërtetë të Betejës së Kosovës. Unë dëshiroj të diskutoj disa fakte për Betejën e Kosovës që janë pak a shumë të panjohura” tha Di Lelio.

    Ajo theksoi se është e vërtetë që Princ Llazari dhe Sulltan Murati janë vrarë atje. Sipas saj, gjithashtu është e vërtetë se shqiptarët kanë luftuar në Fushë Kosovë kundër ushtrisë otomane para 620 viteve.

    “Dokumentet e ndryshme zbulojnë këto fakte si dhe që Sulltan Murati është vrarë nga ushtari i krishterë Kobila, Kopiliq ose Kobiloviq. Askush nuk e di sigurisht kombësinë e Kopiliqit nëse ishte shqiptar ose serb ose hungarez. Sipas Noel Malcolm ai ishte hungarez. Për mua është më e rëndësishme për të kuptuar pse shqiptarët besojnë se Kopiliq ishte shqiptar ndërsa serbët besojnë që Obiliq ishte serb. Emri Obiliq është shpikur nga historianët nacionalistë serbë në shekullin e tetëmbëdhjetë”, shtoi Di Lelio.

    Ajo tha gjithashtu se këto rrëfime janë shumë të rëndësishme për të krijuar hapësirë për debat rreth përvojave të ndryshme të historisë shqiptare, e cila, siç u shpreh ajo, është shumë e pasur dhe komplekse.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Reagimi serbe nuk vonoj dhe u deklaruan ...

    Sot ne te perditshmen beogradase "politika on line" ne internet reagoi ndaj ketij libri te autores
    Ane Di Lilio i cili permes editorit eshte derguar per ne Kosove permes vijes ajrore ne Beogradi per llogari te shperndasit te njohur te postes FEDEX mirepo organet serbe momentalishte e kane bllokuar librin ne Beograd dhe menjehere edhe siç duhej te pritej reagimi nga pala serbe nuk vonoi, si thone iu shkon gjuha aty ku iu dhembe dhembi....

    The Battle of Kosovo between Serbian and Turkish armies, whose anniversary we prekjuče checked, murder Sultan Murata, heroic act of Milosa Obilić and myth that ga monitors to date, received, and the Albanian version. According to the publisher's New York "Palgrejv Makmilan", 7 July will be published book Anne Di Lilio "Battle for Kosovo, 1389: Albanian myth" which, according to the publisher's descriptions, offers a "fantastic story on Muratovom attacks on Kosovo and the murder that Murata has performed Albanian knight Miloš Kopilik (Millosh Kopiliq).

    The display books on the Internet, the publisher explains that Milos was often screened from the Serbian perspective, which has declared the Serbian knights honor Obilić.

    - Offering an alternative version, "Battle for Kosovo" provides better tinted story for understanding the powerful myth of nationalism and belonging - the publisher explains, "Palgrejv Makmilan".

    The book, which, according to the notification publisher, deals with the analysis epskih later Albanian songs about the battle in Kosovo, and contains texts authoress who explore the significance of this epic story and battle in the context of the last war in Kosovo, with the intent "to strengthen the collective identity that emphasizes resistance against foreign forces and identify strongly with the European, the dominant Christian culture. "

    Milos Obilić, National Museum, Belgrade
    - "Battle for Kosovo" is an important book, which helps to understand past, present and future of the complex Balkan nation, with a wider consideration of issues such as the national memory and identity - the publisher says the book.

    The introduction of this text, the publisher says that the battle in Kosovo 1389th year has enormous symbolism in the formation of modern Balkan states, especially among the nationalist circles in the South Slavs and Serbs. And the question: "What is the color derives from such an echo, even six vekova later, and what it reveals about the complex network identity to the modern Balkans?"

    The biography authoress Ana Di wish, whose name appears in the variant, Di and De Lilja Lilja, writes that she is a visiting professor at the graduated program of international cooperation on Nju skul from New York University and is working on the Kosovo Institute of Journalism and Communication in Pristina. It is a sociologist, journalist and political analyst who has worked in Kosovo, the last 10 years, has a doctorate in sociology at Kolambija University and a master in the field of public policy, which was received in Vagnerovoj school for public activities at New York University. In the biography noted that she was an advisor to the prime minister of Kosovo. Translator Robert Elsie books emphasize the Albanologist.

    In addition to advertising text for the book, no more details about this "version" authentic Serbian myth, with Albanian heroes in the foreground, which will soon find the millions of American readers. On the Internet is still available and the contents of the book, with the following chapters: "There once was a sultan Murat ..."," Historical records: Albanian protagonists in the Christian camp, Milos Obilić against Milosa Kopilika "," Albanian versions of the songs color in Kosovo ", and" Selection of songs about the color in Kosovo in the Albanian language, which are Pevani and recorded between 1923. and 1998. year.

    Publisher "Palgrejv Makmilan" is an English-American publishing house, which has existed since 1843. and publishes books in the field of Social Sciences.

    (tomorrow: Albanian svojataju and Karadjordja and Alexander the Macedonian)

    S. Stamenković


    Lexoni komentet e serbeve se si kan reaguar mbrenda nje dite per kete liber !

    Ketu keni komentet pasi qe hapa nje llogari aty mora komentet..

    http://histoiredesserbes.blogspot.co...e-beograd.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 01-07-2009 më 05:07
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Ketu mund ti lexoni reagimet e serbeve per ketelibrin e ri, si duket botuesi amerikan ua ka futur kete bomb me qellim serbve mbrenda duke e derguar librin mu ne gojen e ujkut..;mire eshte kujtuar, tani mori hovin dhe do te jete sukses botror, qellimi i tij eshte i sukseseshem !

    http://histoiredesserbes.blogspot.co...e-beograd.html

    Keti keni edhe gazeten serbe ne rrjete..
    http://www.politika.rs/rubrike/Kultu...jordja.lt.html

    Ketu keni reagimet e lexuesve serbe ndaj ketij libri;;;

    http://www.politika.rs/index.php?lid...t_itemID=93459
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 01-07-2009 më 05:20
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #146
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-06-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Ketu mund ti lexoni reagimet e serbeve per ketelibrin e ri, si duket botuesi amerikan ua ka futur kete bomb me qellim serbve mbrenda duke e derguar librin mu ne gojen e ujkut..;mire eshte kujtuar, tani mori hovin dhe do te jete sukses botror, qellimi i tij eshte i sukseseshem !

    http://histoiredesserbes.blogspot.co...e-beograd.html

    Keti keni edhe gazeten serbe ne rrjete..
    http://www.politika.rs/rubrike/Kultu...jordja.lt.html

    Ketu keni reagimet e lexuesve serbe ndaj ketij libri;;;

    http://www.politika.rs/index.php?lid...t_itemID=93459

    Te lumt burr per kto linka,shkijeve duke ju dol tymi...u knaca tu lexu...

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga texas Lexo Postimin
    Te lumt burr per kto linka,shkijeve duke ju dol tymi...u knaca tu lexu...
    Polemik eshte bere edhe deri te ministrija e kultures serbe, vet me veti po thojne kah na erdh ky taksirat prej Amerike, 10 vjet pas bombardimit amerika ua lshoi edhe nje bomb !

    Bravo editorit njujorkez !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Duhet tash me ju falenderu ne vendasit tim Valit, qe na e solli i pari ket informat, ket Ana di Lelion e kam te njohun mire, dhe e mbajti premtimin ashtu si ka paralajmeru se do te shkruan diqka per Mitin serb dhe ja ku doli fjala e saj!
    Ky eshte veq fillimi i betejes, librat qenkan ne Beograd, pyetja eshte pse i kerkoi Beogradi dhe ku i muarr keto kompetenca mi ia marr librat zonjes se nderuar???

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    Kali i Trojes hyri ne Beigrad !

    Citim Postuar më parë nga Humanisti Lexo Postimin
    Duhet tash me ju falenderu ne vendasit tim Valit, qe na e solli i pari ket informat, ket Ana di Lelion e kam te njohun mire, dhe e mbajti premtimin ashtu si ka paralajmeru se do te shkruan diqka per Mitin serb dhe ja ku doli fjala e saj!
    Ky eshte veq fillimi i betejes, librat qenkan ne Beograd, pyetja eshte pse i kerkoi Beogradi dhe ku i muarr keto kompetenca mi ia marr librat zonjes se nderuar???
    Kali i Trojes u fu ne Beograd !

    Ketu e ke burimin e lajmit.
    Nje bomb ra perseri ne beograd, i lumt ketij botuesi po edhe autort sa sa bukur e kan perdor kete strategji, i kan futur kalin e trojes ne Beograd...
    http://www.gazetaexpress.com/index.p.../10511/C6/C21/
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #150
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-06-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    84
    Oooo lexoni se cka thojn Kroatet.
    http://www.nacional.hr/clanak/61198/...kosovske-bitke

  11. #151
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Ooooooo kur dojn amerikanet e rrotllojn qysh dojn, eshte fat qe na ka ra shi ne kollomoq, sepse mi pas mledh 100 te tonet badihava ish kan, krejt shkruajn ne shqip, asnja ne anglisht, per kete arsye edhe jemi vonue deri tash.

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Humanisti Lexo Postimin
    Ilmgap, ky informacion eshte mjaft interesant!
    Veq nje gje duhet te intervenohet: ky material osht i pregatitun prej tjeter kuj dhe ka bo mund ai studjues, keshtuqe merami osht me CITUE ne FUSNOT.

    shnet
    Sigurisht i Nderuar : Humanist

    Unë nuk thash që ky tekst është shkruar nga unë , por është dërguar nga unë , për të ju ndihmuar sadopak juve që mundoheni shumë në këtë temë :

    Ky tekst është marrë nga :
    Libri : "Guximi Shqiptar"
    Autor : Flori Bruqi


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Sigurisht i Nderuar : Humanist

    Unë nuk thash që ky tekst është shkruar nga unë , por është dërguar nga unë , për të ju ndihmuar sadopak juve që mundoheni shumë në këtë temë :

    Ky tekst është marrë nga :
    Libri : "Guximi Shqiptar"
    Autor : Flori Bruqi


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Tani edhe kroatet po i bien ne qaf serbve; i kemi aleat si dikur ne betejen e kosoves tani jane edhe ne nato me ne;
    lexon reagimet e serbve; u kall beogradi prej inati edhe me ekte liber te ri..
    u hap thesi;


    http://histoiredesserbes.blogspot.co...-albanski.html
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #154
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632

    ballina e librit te Anna Di Lellio " beteja e kosoves nga epika shqiptare"


    By kreksi
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  15. #155
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Philip Mezier,nji historian franqez i njohur ne lindje ,ne fund te librit te tij te botuar pak muaj pas betejes,thot: Sullatan Murati "ishte plotesisht i mundur ne rajonet e Shqiperise "Nderkaq franqezet e festuan fitoren e koalicionit krishter ne prani te bretit dhe kenduan Te Duem(G.Castellan,Historia e Ballkanit,Paris 1996).Ne ket rast esht evleshme te shenohet qe Beteja e Kosoves ka ndodhur ne Shqiperi.
    Mirosllav Krlezha,autor ma i madh kroat thote:"Historia e Serbe esht nji histori e falsifikuar"
    Serbi Marko Kraleviq, udhoqi kontigjentin e tjera serbe dhe luftoj ne betejen e kosoves ne anen e osmanve dhe vazhdoj luftimet derisa u vra si armik i popujve te ballkanit.kjo esht si deshmi e rend, dersa serbet e trajtojn at si hero te tyre.
    E veja e Lazarit ne vend qe te lufton kunder pushtuesve te pa fe ajo vetum e pranoj vasalitetin e osman por gjithashtu djali i saj Stefani mori pjes ne luftimet osmane antikrishter dhe ja dha vajzen e saj Sulltanit ne harem.

  16. #156
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Filip Mezier Fegi nuk e ka njohur Arberin per se afermi, dhe ska mujt ku me perkufizu, por ka than ne Albania ose albanenses, dhe nuk o i vetmi qe thot keshtu jan edhe disa raguzan qe sdin se ku osht mbajt beteja, dhe ja kan fut kot ne Shqiperi. etj

    Burimet Bizantine, dhe osmane e saktesojn sakt qe kjo betej osht be mbrenda Kosoves, por osht enigme ne cilin vend bash, pasiqe Fusha e Kosoves osht shum e madhe dhe njesite qe jepen nga kronistet osman nuk po perputhen me ket fushe!

    Keshtuqe do jete enigme ende perderisa nuk behet rekognoscimi i terrenit te kesaj fushe me ate te Drenices!

    shendet

  17. #157
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kto prej veti sikom Maru qyshtu i kom lexu

  18. #158
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Leximi don studim hulumtim, so kjo krahin e Mujes, por osht kronike e Filip Mezierit, kronikat lypin studim te thuket.

  19. #159
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Sigurisht i Nderuar : Humanist

    Unë nuk thash që ky tekst është shkruar nga unë , por është dërguar nga unë , për të ju ndihmuar sadopak juve që mundoheni shumë në këtë temë :

    Ky tekst është marrë nga :
    Libri : "Guximi Shqiptar"
    Autor : Flori Bruqi


    Me Rrespekt : ILMGAP
    kliko Rrahim sadiku 28 1 2008 per flori bruqin

  20. #160
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    gjithashtu BALLKAN PAZAR dhe do te gjeni edhe pak materjal nga osmanet

Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •